Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mbrojtja e Veliajt i përgjigjet SPAK: Procesi nuk mund të vijojë pa u njohur në mënyrë reale me materialet

6 December 2025 at 16:47

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Mbrojtësit ligjor të kryetarit të bashkisë, Erion Veliajt, sqaruan sot disa elementë proceduriale, që sipas tyre janë thelbësore për garantimin e një procesi gjyqësor të drejtë.

Sipas tyre, përmes kësaj deklarate, ata synojnë të qartësojnë rrethanat konkrete që lidhen me njohjen e akteve dhe ushtrimin efektiv të së drejtës kushtetuese për përgatitjen e mbrojtës.

Reagimi i tyre vjen në përgjigje të njoftimit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e cila sqaroi dje disa rrethana procedurale të cilat lidhen me gjykimin e çështjes penale në ngarkim të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke deklaruar se ky i fundit është njohur me aktet, duke iu vënë në dispozicion të gjitha kopjet e tyre.

Sipas avokatëve të Veliajt, të gjitha kërkesat për kohë shtesë janë paraqitur vetëm për të garantuar të drejtën themelore të njohjes së plotë dhe efektive me materialet e çështjes.

Mbrojtja e Velijat thekson se kërkesat e përsëritura për shtyrjen e seancave nuk kanë synim zvarritjen e çështjes, por janë një domosdoshmëri procedurale, duke pasur parasysh se dosja hetimore përfshin rreth 60 mijë faqe, një material që nuk mund të lexohet dhe analizohet në një afat kaq të shkurtër.

Reagimi i plotë i mbrojtjes së Erion Veliajt

Në përgjigje të njoftimit të SPAK datë 05.12.2025

Mbrojtësit ligjorë të z. Erion Veliaj vlerësojnë të nevojshëm sqarimin e disa elementeve proceduralë, që janë thelbësore për publikun dhe për garantimin e një procesi gjyqësor të drejtë. Kjo deklaratë synon të qartësojë rrethanat konkrete që lidhen me njohjen e akteve dhe ushtrimin efektiv të së drejtës kushtetuese për përgatitjen e mbrojtjes.

  1. Mbrojtja e z. Veliaj ka theksuar në mënyrë të vazhdueshme se e drejta për t’u njohur plotësisht me aktet është kusht themelor për ushtrimin e një mbrojtjeje efektive. Procesi nuk mund të vijojë pa u garantuar më parë që i pandehuri dhe mbrojtja janë njohur në mënyrë reale dhe jo formale, me materialet mbi të cilat do të zhvillohet gjykimi, një standard i pandryshueshëm në çdo sistem të së drejtës dhe pjesë përbërëse e parimit të “due process” (neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë). Kjo kërkesë buron drejtpërdrejtë nga neni 31 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i cili garanton çdo qytetari nën akuzë kohën dhe lehtësitë e nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes vetë, të drejtën për t’u mbrojtur vetë ose me avokat të zgjedhur prej tij, si dhe të drejtën për të komunikuar lirshëm dhe privatisht me mbrojtësin.
  2. Të gjitha kërkesat për kohë shtesë janë paraqitur vetëm për të garantuar të drejtën themelore të njohjes së plotë dhe efektive me materialet e çështjes. Çdo shtyrje është vendosur nga gjykata pas vlerësimit se kërkesat ishin të arsyetuara dhe të domosdoshme për ushtrimin e mbrojtjes. Në asnjë rast mbrojtja nuk ka synuar vonesë, por ka kërkuar vetëm respektimin e standardeve ligjore të një procesi korrekt, të cilat deri më tani nuk janë garantuar plotësisht nga gjykata.
  3. Dosja përmban rreth 60.000 faqe, të cilat përfshijnë dokumente teknike, analiza financiare, transkriptime audio dhe materiale të tjera të dendura. Është fakt i njohur në literaturën shkencore se: një i rritur lexon rreth 50 faqe/orë në tekste të thjeshta; në materiale komplekse, ritmi bie në 10–20 faqe/orë. Vetëm për leximin e thjeshtë (jo për analizën juridike) të 60.000 faqeve, brenda 30 ditëve, duke punuar 8 orë në ditë, do të duheshin 20–40 avokatë me kohë të plotë, pa kryer asnjë detyrë tjetër. Një detyrë e tillë është objektivisht e pamundur në çdo sistem drejtësie dhe bie ndesh me standardin kushtetues dhe europian të proporcionalitetit dhe të “reasonable time” në përgatitjen e mbrojtjes.
  4. Pavarësisht mungesës së kohës së mjaftueshme dhe mungesës së aksesit të plotë në materiale – përfshirë faktin që z. Veliaj nuk ka ende në dispozicion asnjë provë të dosjes – mbrojtja ka punuar intensivisht për të qenë plotësisht bashkëpunuese me gjykatën dhe për të mos u bërë shkak vonesash. Qindra orë pune janë dedikuar për shqyrtimin e pjesëve të vëna në dispozicion, por kjo nuk mund të konsiderohet e mjaftueshme për të garantuar standardet e kërkuara nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut për një përgatitje reale dhe efektive të mbrojtjes.
  5. Prokuroria ka pranuar në deklaratën për shtyp kryerjen e veprimeve hetimore jashtë afatit formal të hetimit, rrethanë që ngre dyshime legjitime mbi përputhshmërinë e materialeve të prokurorisë me dosjen e depozituar në gjykatë. Për sigurimin e korrektësisë së procesit, është thelbësore që mbrojtja dhe z. Veliaj të kenë akses të plotë në dosjen gjyqësore, pasi mbi atë dosje do të zhvillohet shqyrtimi gjyqësor. Ky është një standard minimal i çdo procesi të drejtë dhe nuk përbën as pengesë, as kontestim, por një kërkesë bazike për transparencë dhe qartësi procedurale.
  6. Marrëdhënia avokat–klient është një raport profesional i rregulluar me ligj dhe me kode etike, dhe nuk ka asnjë lidhje me detyrimin procedural të organeve të hetimit dhe ndjekjes penale për të garantuar akses të plotë të të pandehurit në provat që përdoren ndaj tij në gjykatë. Në këtë fazë gjyqësore fokusi mbetet i vetëm: krijimi i kushteve që mundësojnë përgatitjen reale dhe efektive të mbrojtjes.

Mbrojtja nxit Prokurorinë të zbatojë plotësisht standardet e pjekurisë institucionale, duke u përqendruar në detyrimet që burojnë nga Kushtetuta në sallën e gjyqit dhe jo jashtë saj në deklarata publike që nuk zëvendësojnë transparencën dhe qartësinë e procesit gjyqësor.

Ne presim nga gjykata garantimin e këtij detyrimi themelor, pasi çdo devijim nga ky standard do ta reduktonte procesin në një ushtrim formal, duke cenuar qëllimin thelbësor të tij: realizimin e drejtësisë dhe jo prodhimin e një rezultati statistik.

/a.f/

The post Mbrojtja e Veliajt i përgjigjet SPAK: Procesi nuk mund të vijojë pa u njohur në mënyrë reale me materialet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ankimoi kontrollin e SPAK në banesë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arbër Veliajt

By: V K
14 November 2025 at 09:31

Gjykata e Lartë, ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Arbër Veliaj, vëllai i Erion Veliajt, i cili ishte ankuar ndaj vendimit për kontrollin e banesës së tij, të kryer nga SPAK gjatë vitit 2024.

Vendimi është dhënë në dhomë këshillimi nga trupi gjykues i përbërë nga Albana Boksi, Medi Bici dhe Sokol Binaj, të cilët u shprehën se vendimi i Apelit të Posaçëm i datës 31 korrik 2025 duhet të qëndrojë në fuqi.

Me këtë vendim, Gjykata e Lartë, ka lënë në fuqi aktin që autorizonte kontrollin e banesës së Arbër Veliajt, duke rrëzuar pretendimet e tij kundër procedurës së SPAK-ut.

The post Ankimoi kontrollin e SPAK në banesë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arbër Veliajt appeared first on Albeu.com.

Seanca në Kushtetuese, avokati i Erion Veliajt: Shkarkimi është politik, jo ligjor

By: Elva
31 October 2025 at 11:25

Në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet seanca publike ndaj vendimit të qeverisë për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe dekretit të presidentit për zgjedhjet në kryeqytet. Avokati i Veliajt argumentoi se veprimet e Këshillit Bashkiak nuk bazoheshin në ligj, por ishin të motivuara politikisht. Sipas tij, neni 62, pika c, i ligjit për qeverisjen […]

The post Seanca në Kushtetuese, avokati i Erion Veliajt: Shkarkimi është politik, jo ligjor appeared first on BoldNews.al.

Fjalimi i Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese: Jam këtu si kryetar i Bashkisë së Tiranës, kam pritur 9 muaj për të folur 9 minuta, jam rrëmbyer dhe jam mbyllur në qeli

By: V K
31 October 2025 at 11:32

Këtë të premte, Erion Veliaj, ka folur në Gjykatën Kushtetuese, duke thënë pretendimet e tij dhe duke kundërshtuar shkarkimin nga kryetari i bashkisë së Tiranës.

Ai tha se kam pritur 9 muaj, për të folur 9 minuta dhe për t`u dëgjuar pas një sage të gjatë zhgënjyese.

Gjithashtu, Veliaj u shpreh se po flet para Gjykatës Kushtetuese si kryetar i bashkisë së Tiranës, ndërsa ngriti pyetjen se çfarë ka bërë që të jetë i mbyllu në qeli.

Veliaj: Kam pritur 9 muaj për këto 9 minuta. Beteja ime për tu dëgjuar prej jush vjen pas një sage të gjatë, zhgënjyese me thënë të drejtën, për të dëgjuar çfarë paskam bërë që jam rrëmbyer nga zyra ku më kanë zgjedhur qytetarët dhe jam mbyllur në një qeli. Në një regjim burgosje më të rendë sesa vrasësit serialë. Kam më shumë policë në gjykatë kushtetuese sesa avokatë.

The post Fjalimi i Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese: Jam këtu si kryetar i Bashkisë së Tiranës, kam pritur 9 muaj për të folur 9 minuta, jam rrëmbyer dhe jam mbyllur në qeli appeared first on Albeu.com.

Nis seanca ndaj Veliajt në Kushtetuese/ Ish-kryebashkiaku i shoqëruar me polic në sallën e gjyqit

By: V K
31 October 2025 at 10:12

Këtë të premte, ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese, ndaj ish-kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Ky i fundit ka prezantuar mbrojtësit e tij ligjorë kur u pyet nga kryesuesja e seancës, ndërsa siç duket nga pamjet, Veliaj shoqërohet edhe nga një efektiv i policisë në sallë.

Ai u transportua nga paraburgimi i Durrësit, duke shënuar herën e parë që ai lë qelinë që prej arrestimit të tij në 10 shkurt të këtij viti.

The post Nis seanca ndaj Veliajt në Kushtetuese/ Ish-kryebashkiaku i shoqëruar me polic në sallën e gjyqit appeared first on Albeu.com.

Avokati i Erion Veliajt tërhiqet nga mbrojtja: Jam në konflikt interesi, çfarë do të ndodhë nesër në Kushtetuese

By: V K
30 October 2025 at 14:21

Erion Veliaj, pritet që ditën e nesërme të lërë për disa orë qelinë për t’u paraqitur në ambientet e Gjykatës Kushtetuese, ku do të shqyrtohet ankimi i tij për shkarkimin nga detyra, por edhe dekreti i Presidentit Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë.

Por orë para kësaj seancë, avokati Jordan Daci, ka njoftuar se është tërhqur nga mbrojtja ligjore që pritet t’i bëntë ish-kryebashkiakut në këtë Gjykatë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Daci deklaron se është tërhequr nga rasti, për shkak se pretendon se është në konflikt interesi.

“Në përgjigje të interesit publik lidhur me angazhimin tim si mbrojtës i mundshëm i z. Veliaj para Gykatës Kushtuese, pas një vlerësimi të kujdesshëm në përputhje me ligjin dhe Kodin e Etikës, konstatoj që jam në konflikt interesi për shkak të angazhimeve të mia dhe studios time ligjore në raste të tjera të mëparshme ende ne proces dhe shkaqe të tjera nga ato për të cilat ligji, etika dhe morali na detyrojnë të mos jemi mbrojtës në raste si këto. Për këto arsye bëj me dije që s’do jem mbrojtësi i tij para Gjykatës Kushtetuese në gjykimin e nesërm”, shkruan Avokati.

 

 

Ekipi ligjor i Veliajt, tashmë do të duhet të gjejë një tjetër avokat. Nëse seanca e parashikuar do të zhvillohet, sepse nëse gjendet një avokat tjetër ai normalisht do të kërkojë kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.

The post Avokati i Erion Veliajt tërhiqet nga mbrojtja: Jam në konflikt interesi, çfarë do të ndodhë nesër në Kushtetuese appeared first on Albeu.com.

Shtyhet seanca paraprake ndaj Erion Veliajt

By: V K
21 October 2025 at 10:36

Shtyhet sërish seanca paraprake ndaj Erion Veliajt dhe të tjerëve, shkak bojkoti i avokatëve. Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 28 tetor ora 10:00.

Sipas dosjes hetimore të SPAK, Veliaj akuzohet për përfshirje në 9 raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës.

Edhe seanca e kaluar e parashikuar të mbahej më 10 tetor, u shty për shkak të avokatëve, të cilët gjendeshin në bojkot, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Në sallë mungoi edhe vetë Erion Veliaj.

The post Shtyhet seanca paraprake ndaj Erion Veliajt appeared first on Albeu.com.

Drejtorët milionerë të Veliajt marrin në dorë fushatën e Manastirliut/ VIDEO

By: Ela
17 October 2025 at 14:28

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet lokale duke u shfaqur në publik jo vetëm me figura të njohura partiake, por edhe me persona që lidhen ngushtë me strukturat e pushtetit lokal dhe interesave ekonomike. Një nga emrat më të diskutuar që u vu në fokus […]

The post Drejtorët milionerë të Veliajt marrin në dorë fushatën e Manastirliut/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Shtyhet për herë të dytë seanca paraprake ndaj Erion Veliajt, zbulohet arsyeja

By: V K
10 October 2025 at 10:21

Për herë të dytë është shtyrë seanca paraprake për ish kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Mësohet se shkak është bërë mosparaqitje e avokatëve, pasi vazhdon ende bojkoti pas vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaja.

Seanca e radhës u caktua më datë 21 tetor në orën 09:00, ku edhe do të vendoset nëse dosja ndaj Veliajt, bashkëshortes së tij dhe personave të tjerë, do te kalojë apo jo për gjykim.

Të enjten e 2 tetorit Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Erion Veliajt, i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” me një masë më të butë.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash, për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë, kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Sipas SPAK, ish kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milionë euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për blerje luksoze në internet nga Ajola Xoxa.

Megjithëse Veliaj ka kërkuar që të lihet i lirë, sipas Gjykatës së Posaçme të Apelit, ai së bashku me Xoxën, kanë tentuar të ‘helmojnë’ dhe prishin provat e çështjes, duke kërcënuar dëshmitarët dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Dosja e Veliajt

Prokuroria thotë se hetimet provuan marrjen e rryshfeteve nga Veliaj dhe Xoxa në 9 raste. “Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar e provuar se të pandehurit Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme nga subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse (përmendur më sipër), të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë”, thuhet në njoftimin për shtyp. Veliaj dhe Xoxa i mohojnë akuzat.

Sipas SPAK, nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete “të cilat provojnë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se i pandehuri Erion Veliaj, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve”.

Prokuroria rendit në kërkesën për gjykim 13 akuza ndaj ish kryetarit të Bashkisë së Tiranës: 9 raste të korrupsionit pasiv, si dhe akuzat për “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim, “fshehje pasurie” dhe “shpërdorim të detyrës”.

Veliaj akuzohet gjithashtu, se gjatë qëndrimit në qeli ka shkelur disa herë ligjin dhe se ka konsumuar elementët e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, më shumë se një herë.

Edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, akuzohet për korrupsion në të njëjtat raste ku përfshihet Veliaj, si dhe për pastrim parash, fshehje të të ardhurave dhe mosdeklarim të aseteve.

Prokuroria ka evidentuar blerje online të kryera prej saj në një vlerë prej 86.7 milionë lekësh, si dhe përdorim të shumave të mëdha cash jashtë sistemit bankar për pagesa qirash, pagash dhe aktivitete private.

“Provat e grumbulluara dëshmojnë qartë për disponimin dhe qarkullimin e të hollave në cash, jashtë sistemit bankar, në shuma të konsiderueshme dhe në prerje të mëdha, nga e pandehura Ajola Xoxa, bashkëshortja e të zgjedhurit vendor, Erion Veliaj. Këto shuma, të cilat vijnë si rezultat i përfitimeve të parregullta të siguruara për shkak të funksionit të kryetarit të Bashkisë Tiranë, janë përdorur për të ushqyer ndër të tjera edhe aktivitetet private tregtare të subjekteve që kontrollohen nga bashkëshortja e këtij të fundit”, thuhet në deklaratën e SPAK.

Nën akuzë janë edhe biznesmenët apo bashkëpunëtorët e çiftit: Elman Abule, Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Sokol Kryeziu, Mirton Lika, Linda Kazani, Erald Simixhiu, Ina Goxhaj, Frosina Bollo, Valmir Xoxa, Adela Kondakçiu, Flutur Xhani dhe Fatjon Baci. Përveç tyre, ish-deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka akuzohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

The post Shtyhet për herë të dytë seanca paraprake ndaj Erion Veliajt, zbulohet arsyeja appeared first on Albeu.com.

Rama në podcast me Manastirliun: Erion Veliaj u mor nga zyra pa gjyq, ti do të jesh kryetarja e re e Bashkisë Tiranë

By: V K
5 October 2025 at 10:17

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, në nisje të podcastit të tij “Flasim”, foli edhe për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në Tiranë.

Erion Veliaj, vijon betejën e tij në Gjykatën Kushtetuese, duke refuzuar shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës.

Megjithatë, kjo nuk e ndali presidentin Bajram Begaj, që të dekretonte zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet, ndërsa kryeministri Edi Rama, nisi fushatën në mbështetje të kandidates së PS, Ogerta Manastirliu.

“Kryetari i bashkisë u mor nga zyra pa gjyq dhe u çua në paraburgim, ku vazhdon të mbahet prej 8 muajsh, përmes një procesi me standarde të dyshimta. Por ndërkohë, Tirana nuk mund të mbetet pezull”, deklaroi Rama.

Manastirliu gjithashtu hapi sezonin e pestë të podkastit ‘Flasim’, një produksion i kryeministrit Rama, i cili u rikthye në transmetim sot.

“Ti do të jesh kryetarja e re e Bashkisë së Tiranës”, e nisi kryeministri prezantimin e saj.

Në një deklaratë të fortë, Rama theksoi se; “Tirana nuk mund të presë më për një kryetar bashkie, duke iu referuar situatës së krijuar pas arrestimit të Veliajt dhe qëndrimit të tij në paraburgim për 8 muaj, një proces që Rama e cilësoi me “standarde të dyshimta”.

“Tirana mbeti pa kryetar bashkie si pasojë e një zhvillimi brutal të lidhur me drejtësinë. Kryetari i bashkisë u mor nga zyra pa gjyq dhe u çua në paraburgim ku vazhdon të mbahet ende prej 8 muajsh, përmes një procesi me standarde të dyshimta. Por ndërkohë Tirana nuk mund të presë më. Kush thotë të kundërtën thjesht nuk e ka idenë se cfarë duhet që kjo lokomotive e Shqipërisë të ecë me ritmin e duhur.

Ndërsa ata që diskutojnë legjitimitetin e dekretit të presidentit për zgjedhje, nuk kanë faj, se nuk kanë as shkollën, as pavarësinë intelektuale dhe as dijen mbi kushtetutën të Ilir Rusmalit, këshilltarit juridik të presidentit dhe ministrit të Drejtësisë të PD, i cili për hir të integritetit të tij dha dorëheqjen dhe nuk pranoi të bëhej palë me korrupsionin”, tha Rama.

The post Rama në podcast me Manastirliun: Erion Veliaj u mor nga zyra pa gjyq, ti do të jesh kryetarja e re e Bashkisë Tiranë appeared first on Albeu.com.

A është pezulluar shkarkimi i Veliajt pas ankimimit? Ja si përgjigjet Gjykata Kushtetuese

By: V K
30 September 2025 at 13:39

Gjykata Kushtetuese, ka reaguar pasi Erion Veliaj depozitoi ankimimin për shkarkimin e tij nga detyra si kreu i Bashkisë Tiranë.

Pyetur nëse do e njoftojë Këshillin e Ministave dhe Presidentin për pezullimin e vendimit të shkarkimit të tij, Kushtetuesja u shpreh se Gjykata ka bërë publikimin e regjistrimit të kërkesës së Veliaj.

“Gjykata ka bere publikimin e regjistrimit te kerkeses. Shpallja eshte e barazvlefshme me njoftimin publik”, u përgjigj Kushtetuesja.

Sipas njoftimit, kjo shpallje ka efektin e një njoftimi publik për të gjitha palët e përfshira, duke përfshirë Këshillin e Ministrave dhe Presidentin e Republikës.

The post A është pezulluar shkarkimi i Veliajt pas ankimimit? Ja si përgjigjet Gjykata Kushtetuese appeared first on Albeu.com.

Shkarkimi i Erion Veliajt/ Kryeministria informon me letër zyrtare kreun e KQZ-së

By: V K
29 September 2025 at 13:47

Kryeministria i ka dërguar një letër zyrtare kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një letër, ku njofton shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës.

 

 

Letra e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, është dërguar në datën 25 shtator.

Pritet që ky veprim t’i hapë rrugë procesit të nisjes së përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme në bashkinë e Tiranës, për të cilat ende nuk ka një datë.

The post Shkarkimi i Erion Veliajt/ Kryeministria informon me letër zyrtare kreun e KQZ-së appeared first on Albeu.com.

Erion Veliaj zyrtarisht i shkarkuar: Vendimi në Fletoren Zyrtare

26 September 2025 at 21:07

Tashmë është zyrtare, Erion Veliaj nuk është më kryetar i Bashkisë Tiranë. Vendimi i qeverisë që e shkarkoi atë nga detyra u botua sot në Fletoren Zyrtare duke e bërë efektiv largimin e tij.

Të martën, më 23 shtator 2025, Këshilli Bashkiak i Tiranës i propozoi qeverisë, pas një seance votimi me 50 vota, shkarkimin e Veliajt. Votimi përfshinte vota nga të dy krahët politikë – socialistët dhe opozita – dhe u motivua pjesërisht nga dispozita ligjore që parashikon ndërprerjen e mandatit kur kryetari mungon për më shumë se tre muaj.

Gjatë mbledhjes pati mungesa të disa anëtarëve dhe tërheqje gjatë votimit, ndërsa Veliaj kërkoi të dëgjohej përpara votimit, por kërkesa e tij u refuzua nga shumica socialiste.

Lexo: Tirana tjetër e Erion Veliajt

Njohës të ligjit kanë argumentuar se masa e sigurisë ndaj Veliajt – i cili ndodhet në paraburgim nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash – e ka çuar atë në një pamundësi jo të vullnetshme për të qenë fizikisht i pranishëm gjatë votimit, një çështje që mund të debatohet më tej në Gjykatën Kushtetuese.

Prej korrikut 2024 Erion Veliaj ka qenë nën hetim nga SPAK. Në shkurt 2025 ai u arrestua nën dyshimin se paraqiste rrezik për punën hetimore. Në fillim të muajit shtator ndaj tij iu komunikua zyrtarisht akuza për përfshirje në një skemë korruptive që lidhet me leje ndërtimi dhe përfshirje të familjarëve të tij në projekte me financime të dyshimta.

Një pjesë e hetimeve është përqendruar tek bashkëshortja, Ajola Xoxa, dhe sipërmarrës që rezultojnë financues të projekteve të saj artistike.

Çfarë ndodh tani?

Tani që shkarkimi i Veliajt është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë zyrtarisht në fuqi, procesi kalon në një fazë institucionale me pasoja të qarta, por edhe me mjegulla ligjore dhe politike.

Sipas Nenit 115 të Kushtetutës dhe ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, kur një mandat i kryebashkiaku ndërpritet para kohe, Presidenti i shpall vakancën dhe cakton datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore, brenda një afati 45-ditor nga dita e shpalljes së vakancës.

Vetëm pas këtij akti, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mund të nisë procedurat për organizimin e zgjedhjeve.

Në të kaluarën, ka pasur precedentë ku Presidenti ka vonuar shpalljen e vakancave me arsyetimin se proceset e shkarkimit ishin të diskutueshme ose të kontestuara në gjykata.

LexoKauza morale për të cilën s’po hetohet Veliaj

Raste si ai i Valdrin Pjetrit në Shkodër apo Agim Kajmakut në Vorë pas zgjedhjeve të diskutueshme vendore të vitit 2019, tregojnë se proceset e ndërprerjes së mandateve dhe organizimi i zgjedhjeve të reja kanë qenë të ndërlikuara dhe tejet të politizuara.

Në disa raste, vendimet e Presidentit janë kontestuar nga qeveria, e në raste të tjera janë lënë në heshtje nga institucionet. Në rastin e ish-Presidentit Meta madje pati edhe mocion për shkarkimin e tij.

Sipas Nenit 131 të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese ka kompetencën për të shqyrtuar mospajtimet për shkarkimin e kryebashkiakëve, kur këta ankimojnë vendimin që u ndërpret mandatin.

Afati për ankimim është 15 ditë nga hyrja në fuqi e vendimit, që në këtë rast është data e botimit në Fletoren Zyrtare, pra, nga 26 shtatori 2025, Veliaj ka afat deri më 11 tetor 2025 për të paraqitur ankesën në Kushtetuese.

Nëse Gjykata vendos që vendimi është i papajtueshëm me Kushtetutën, ajo mund ta shfuqizojë vendimin e qeverisë dhe ta rikthejë Veliajn në detyrë, duke përmbysur gjithë procesin.

Lexoni gjithashtu:

The post Erion Veliaj zyrtarisht i shkarkuar: Vendimi në Fletoren Zyrtare appeared first on Citizens.al.

BIRN: Shkarkimi nga Bashkia duket se i jep fund karrierës politike të Erion Veliajt

By: V K
24 September 2025 at 13:53

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt të këtij viti, ndërsa ditën e djeshme u shkarkua nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, nga Këshilli Bashkiak i qytetit, në një lëvizje që do të sjellë zgjedhje të reja për kryetar bashkie dhe që përbën një tjetër goditje për karrierën e një politikani, që dikur shihej si një pretendent i mundshëm për drejtimin e Partisë Socialiste.

Në një shfaqje të rrallë konsensusi, Partia Socialiste në pushtet dhe Partia Demokratike në opozitë, votuan në favor të shkarkimit të Veliajt.

Këshilli Bashkiak, veproi mbi bazën e një kërkese të bërë nga Kryeministri i Shqipërisë dhe lideri i socialistëve, Edi Rama.

Kur shpalli nismën dy javë më parë, Rama prezantoi gjithashtu ish-Ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, si kandidate për postin e kryetares së bashkisë.

Gjatë seancës, deputeti i opozitës Dorian Teliti kritikoi procesin, duke thënë:kërkuam që kryetari i Bashkisë të dëgjohej sot. Edhe një i dënuar me burgim të përjetshëm e ka këtë të drejtë”. Ai theksoi megjithatë se opozita e kishte kërkuar shkarkimin e Veliajt prej katër muajsh.

Duke drejtuar seancën, këshilltarja socialiste Megi Fino, tha se kjo lëvizje pasqyronte “një nevojë urgjente për lidership të ri” dhe nuk përbënte një pranim faji në procesin penal në vijim kundër Veliajt, për të cilin ajo tha se është detyrë e gjykatave ta vendosin.

Rëndësia e humbur

Ekspertët thonë se Veliaj e ka humbur rëndësinë e tij politike dhe e ka parë karrierën e tij të shembet që prej muajit shkurt, kur prokurorët i trokitën në zyrë dhe e shoqëruan për në paraburgim.

“Veliaj nuk e dha dorëheqjen si kryetar bashkie sepse shpreson të rikthehet në detyrë herët a vonë, por sepse kërkon të mbrohet politikisht përballë hetimeve”, tha për BIRN analisti politik në Tiranë, Ergys Mërtiri.

“Gjatë kësaj kohe, ai ka tentuar të kërcënojë prokurorët, t’i intimidojë ata, të pengojë hetimet përmes shfaqjes si një njeri me pushtet”, shtoi ai.

Veliaj ndodhet në qeli që nga arrestimi i tij më 10 shkurt dhe nuk mund të ushtrojë detyrën e tij. Ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Veliaj i ka mohuar akuzat dhe ka pretenduar se arrestimi i tij ka qenë i padrejtë dhe i pabazuar. Në një letër dërguar Këshillit Bashkiak të hënën, ai kërkoi të ishte i pranishëm gjatë mbledhjes për shkarkimin e tij, por kërkesa iu refuzua të martën, kur Komisioni i Çështjeve Ligjore i bashkisë vendosi ta vendosë shkarkimin në rend dite.

Veliaj pretendoi se nuk ishte informuar zyrtarisht për nismën për shkarkimin e tij.

“Edhe sot, një ditë para vendimit të Këshillit Bashkiak, nuk jam informuar zyrtarisht nga ky këshill për mbajtjen e një mbledhjeje në të cilën do të merret një vendim lidhur me shkarkimin tim si Kryetar Bashkie”, tha Veliaj.

“Nuk më është dhënë mundësia të mbroj veten, të jap shpjegime dhe të dëgjohem nga ky organ kolegjial, as fizikisht, as me shkrim, veçanërisht kur, duke qenë në paraburgim, mundësitë e mia janë të kufizuara”, shtoi ai.

Veliaj hyri në politikë pas disa vitesh aktivizmi, duke themeluar G-99, një parti që nuk arriti të fitojë mbështetje në zgjedhjet e vitit 2009.

Më pas, iu bashkua Partisë Socialiste, kur kjo e fundit ishte në opozitë.

Ai u bë ministër në vitin 2013 dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës në vitin 2015,  çmimi më i madh në politikën shqiptare që mund të ëndërrojë një politikan i ri një pozicion i fuqishëm, i lakmuar dhe me pak mekanizma kontrolli.

Gjatë një dekade në pushtet në Tiranë, ai përjetoi momente të vështira, përfshirë disa hetime ku prokurorët nuk arritën të gjenin prova për korrupsion apo abuzim me pushtetin.

Pozicioni i Veliajt në Partinë Socialiste, si pasardhës i mundshëm i Ramës u forcua pas rënies në vitin 2017 të Saimir Tahirit, një prej rivalëve të tij kryesorë.

Problemet e Tahirit nisën kur autoritetet italiane zbuluan një rrjet trafiku kanabisi nga Shqipëria që, sipas dyshimeve, kishte mbështetjen e tij.

Ai vuajti dënimin në burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, por u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Megjithatë, karriera e tij politike përfundoi. Po ashtu edhe rivaliteti me Veliajn. Sot, Tahiri merret me biznese ndërtimi, lejet e të cilave janë firmosur nga vetë Veliaj.

Por rivalët e tjerë brenda Partisë Socialiste nuk u zhdukën. Tahiri u zëvendësua nga të tjerë.

Ndërkohë, në korrik 2023, një email komprometues mbërriti në postën elektronike të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), që përmbante informacion implikues.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Veliaj u thirr për t’u marrë në pyetje për këtë çështje. Mediat sugjeruan se saktësia e dukshme e informacionit të dërguar nga një person me pseudonimin “Nesti Angoni” tregonte akses në të dhëna shtetërore — dhe për pasojë, mundësinë që përplasjet brenda Partisë Socialiste në pushtet ta kishin futur Veliajn në telashe.

Nuk priten ndryshime

Legjislacioni shqiptar parashikon tre skenarë në të cilët një kryetar bashkie, mund të shkarkohet – në rast shkeljeje të Kushtetutës ose ligjeve, kur ka një vendim gjyqësor përfundimtar kundër tij, ose kur nuk paraqitet në detyrë për tre muaj rresht.

Tre muaj pas arrestimit të Veliajt, Partia Demokratike në opozitë kërkoi shkarkimin e tij, por kjo kërkesë nuk u pranua nga Partia Socialiste në pushtet.

Për publikun shqiptar, pyetja nuk është nëse Veliaj do të kundërshtojë, por sa larg është ai i gatshëm të shkojë.

Që nga arrestimi, Veliaj nuk ka qëndruar i heshtur. Fillimisht, ai nisi sulmet ndaj gjyqtarit dhe prokurorëve të çështjes së tij. Më pas, ndërmorri një fushatë online për të fituar simpatinë e publikut.

Pas shkarkimit të së enjtes, ai mund ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se shkarkimi është i paligjshëm për shkak se ai nuk ishte i pranishëm për të paraqitur pretendimet e tij.

“Megjithatë, të gjitha këto duket se nuk kanë funksionuar. Ai ka mbetur në burg, edhe pse ka apeluar në të gjitha shkallët gjyqësore” ,tha Mërtiri.

Mërtiri beson se Veliaj do ta apelojë shkarkimin, por kjo nuk do të ndryshojë asgjë dhe mund të shënojë fundin përfundimtar të karrierës së tij politike.

“Sigurisht që ai do të vazhdojë ta apelojë shkarkimin, por nuk besoj se kjo do të ketë ndonjë efekt. Për më tepër … duket se procedura ligjore do të shkojë deri në fund. Në këtë mënyrë, mendoj se Veliaj ka dalë përfundimisht nga politika, pa asnjë mundësi rikthimi” , theksoi Mërtiri.

Rigels Xhemollari nga organizata “Qëndresa Qytetare” në Tiranë është dakord se rikthimi i Veliajt në skenën politike është i pamundur.

“Fundi i tij politik ndodhi në momentin e arrestimit dhe me ekspozimin e luksit të familjes së tij. Rama e kurseu për hir të fushatës zgjedhore dhe e mbylli [karrierën e tij] pas zgjedhjeve të 11 majit”, tha Xhemollari për BIRN.

“Ai nuk do të rikthehet kurrë më në skenën politike, për shkak të numrit të lartë të veprave penale për të cilat akuzohet”, përfundoi ai./ BIRN

The post BIRN: Shkarkimi nga Bashkia duket se i jep fund karrierës politike të Erion Veliajt appeared first on Albeu.com.

MERRET VENDIMI/ Këshilli Bashkiak shkarkon Erion Veliaj nga posti i kryetarit të bashkisë së Tiranës

By: M C
23 September 2025 at 17:25

Erion Veliaj është shkarkuar nga posti i kryetarit të bashkisë së Tiranës. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe vjen pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama të bërë në Asamblenë e Partisë Socialiste, ku shpalli si kandidaturë Ogerta Manastirliu.

Tashmë i takon Këshillit të Ministrave që të miratojë vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i Kryetarit të Bashkisë Tiranë.

Në nisje të mbledhjes, kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino tha se sot po bëhet detyra për ta çliruar Tiranën, nga ndalimi, siç tha ajo pa gjyq i Erion Veliajt.

“Sot ne po kryejmë detyrimin tonë, duke çliruar Tiranën prej ndalimit pa gjyq të kryetarit të bashkisë. Ne sot kemi vetëm një pikë në rendin e ditës, projektvendimim për shkarkimin kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj…”, tha kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino.

The post MERRET VENDIMI/ Këshilli Bashkiak shkarkon Erion Veliaj nga posti i kryetarit të bashkisë së Tiranës appeared first on Albeu.com.

Shkarkimi i kryetarit të bashkisë, Ilda Zhulali: Erion Veliaj është gjallë, e lumtur që sot ai ‘po shijon gjellën’ që ka gatuar vetë

By: M C
23 September 2025 at 16:30

Këshilltarja bashkiake e PD, Ilda Zhulali ka folur lidhur me mungesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në seancen ku do te votohet shkarkimi i tij.

“Erion Veliaj është gjallë. Ai duhet të ishte këtu, ashtu siç ia lejon ligji,” deklaroi Zhulali.

Në vijim, ajo shtoi me ironi se është e lumtur që Veliaj më në fund po përjeton pasojat e politikave të veta.

“Erion Veliaj është gjallë. Ai duhet të ishte këtu, sic ja lejon ligji. Unë jam e lumtur që ai mori shijen e gjellës që ka gatuar vetë për këto vite, këtë gjellë që sot ja gatuat ju”, tha nder te tjera Zhulali.

The post Shkarkimi i kryetarit të bashkisë, Ilda Zhulali: Erion Veliaj është gjallë, e lumtur që sot ai ‘po shijon gjellën’ që ka gatuar vetë appeared first on Albeu.com.

Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Erion Veliajt

By: V K
22 September 2025 at 11:51

Erion Veliaj, i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës, që të marrë pjesë në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i tij nga detyra.

Këshilli, në kthimpërgjigje, shprehet se, nëse nuk mund të jetë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku do të diskutohet dhe votohet shkarkimi i tij, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, mund t’i dërgojë me shkrim komentet e tij.

Pjesë nga përgjigjja ndaj Veliajt:Sa më sipër, në vijim të kërkesës suaj për të qenë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në rast pamundësie për të qenë prezent, Ju lutem që observacionet tuaja t’i përcillni me shkrim pranë Këshillit Bashkiak, në mënyrë që ato të administrohen dhe të bëhem me dije në këtë mbledhje”.

Mbledhja e komisionit të Ligjeve, e cila pritej të mbahej sot, është shtyrë për ditën e nesërme në orën 10:00.

 

The post Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Erion Veliajt appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Tiranë/ Bardhi: PD ka nisur konsultimet për kandidatin! Shkarkimi i Veliajt, i vonuar

By: V K
20 September 2025 at 08:34

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, teksa ishte i ftuar I ftuar në emisionin “Kjo Javë”,  ka deklaruar se shkarkimi i kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, është i vonuar.

Sipas tij, një gjë e tillë është kërkuar prej kohësh nga këshilltarët e opozitës në Këshill, por se kryeministri Edi Rama nuk ishte i gatshëm të ndërmerrte një hap të tillë.

Bardhi u shpreh se në PD kanë nisur tashmë konsultimet, në lidhje me emrin që do të futet në garë për kreun e bashkisë së kryeqytetit.

“Shkarkimi i Veliajt është i vonuar. Do të votojmë pro shkarkimit të tij por forma si procesi po ndiqet i urdhëruar nga Rama në Asamblenë e Përgjithshme, tipar që tregon autoritarizmin e tij a thua se kishte në kontroll pushtetin lokal.

Këshilltarët tanë prej kohësh kanë kërkuar shkarkimin e tij por Rama nuk donte, sot iu tek.

Do të shohim çdo ndodhë sepse Veliaj ka kërkuar ta çojë në Kushtetuese. Kemi nisur konsultimet brenda partisë, pasi kryetari jonë ka deklaruar se nuk braktiset gara, por edhe mbi emrin që do të përfaqësonte më mirë opozitën në garë”, tha ai.

The post Zgjedhjet në Tiranë/ Bardhi: PD ka nisur konsultimet për kandidatin! Shkarkimi i Veliajt, i vonuar appeared first on Albeu.com.

Këshilltarët Bashkiakë socialistë nesër mbledhje, pritet të diskutojnë për shkarkimin e Veliajt

By: M C
16 September 2025 at 19:22

Anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës do të mblidhen ditën e nesërme në selinë e PS. Takimi pritet të mbahet në orën 17:00. Në mbledhjen e këshilltarëve bashkiakë socilistë pritet të flitet mbi procedurat për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Disa ditë më parë, në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama iu kërkoi anëtarëve socialistë që të shkarkonin Veliaj, i cili prej datës 10 shkurt të këtij viti ndodhet nën masën e arrestit me burg nga SPAK, pasi akuzohet për korrupsion. Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi atë ditë se Veliaj duhet që të shkarkohet, në mënyrë që të hapet rruga për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Tiranë.

“Sot kemi një kryetar bashkie i zgjedhur tre herë, i dënuar jo për detyrën si kryetar. I janë nxjerrë edhe biseda me familjarët nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Diktatorial, jo e jo. Është shkelja më e hapur dhe më flagrante në shpërdorim të detyrës, nga ana e tyre që duhet të mbajë nën kontroll hetimet. Tirana ka punë të mëdha dhe të panumërta, përditë e përnatë. Nuk i heq asnjë meritë kryetares në detyrë për sa ka bërë në këto 7 muaj. E falënderoj për përkushtimin. Por sot ne duhet të marrim një vendim politik, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë në Tiranë”, tha Rama në Asamblenë e PS.

Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga peronat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

The post Këshilltarët Bashkiakë socialistë nesër mbledhje, pritet të diskutojnë për shkarkimin e Veliajt appeared first on Albeu.com.

Tirana, Manastirliu përballë kujt? Kthupi: Veliaj mund të ankimojë vendimin e Këshillit të Ministrave

12 September 2025 at 23:44

Për analistin Rezart Kthupi, situata në Partinë Demokratike mbetet problematike dhe se sipas tij nuk pritet të ketë asnjë ndryshim të kursit.

“PD nuk ka asnjë vizion të ri apo frymë të re, por është sërish me një sjellje që është e njëjta, pra  enjë partie që do të jetë pjesë e parlamentit, por nuk do të pranojë parlamentin. Pra nuk ka ndryshuar asgjë. PD ka hyrë në një situatë problematike pa kthim dhe është e vështirë të dalë”, tha ai.

Gjatë intervistës në “Edicioni i Fundit”, në ABC News, Kthupi, komentoi parlamentin e ri duke thënë se duhet të jenë funksionale edhe institucione të tjera që janë bashkërenduese me parlamentin.

Sipas tij deputeti duhet të jetë plotësisht përfaqësues i qytetarëve dhe të miratojë ligje që janë në interes dhe në funksion të qytetarit.

Gjithashtu komentoi edhe shkarkimin e Erion Veliajt, për të cilën u shpreh: “Instrumentet politik që ka kryeministri janë të detyrojë Këshillin bashkiak për fillimin e procedurës, për shkarkimin e zotit Veliaj. Duhet parë nëse Veliaj do ta ankimojë apo jo. Pasi ai mund të ankimojë vendimin e këshillit të Ministrave”, tha Kthupi.

/abcnews.al/

❌
❌