Matja e performancës vendore: Një investim për qeverisje më të hapur dhe transparente
Autor: Dr. Armea Xhaho, Eksperte e Qeverisjes Vendore
Në kushtet kur decentralizimi dhe forcimi i autonomisë vendore janë pjesë e reformave kryesore institucionale në Shqipëri, aftësia e bashkive për të planifikuar dhe ofruar shërbime cilësore mbetet një element i rëndësishëm i qeverisjes vendore. Kuadri ligjor parashikon matjen dhe raportimin e performancës në njësitë e vetëqeverisjes vendore, si pjesë e mekanizmave të transparencës dhe llogaridhënies. Megjithatë, ngritja formale e strukturave administrative nuk mjafton pa sisteme funksionale dhe të qëndrueshme, të cilat duhet të jenë të kuptueshme dhe të aksesueshme edhe për shoqërinë civile dhe median.
NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, projekti âBashki tĂ« Fortaâ (BtF), i financuar nga Agjencia Zvicerane pĂ«r Zhvillim dhe BashkĂ«punim dhe Qeveria e SuedisĂ« dhe i zbatuar nga Helvetas, ka mbĂ«shtetur qĂ« prej vitit 2019 bashkitĂ« e vendit nĂ« ndĂ«rtimin dhe konsolidimin e njĂ« sistemi tĂ« strukturuar pĂ«r matjen e performancĂ«s vendore.
Sistemi i Matjes dhe Raportimit së Performancës është një mekanizmin kombëtar dhe vendor për mbledhjen, përpunimin dhe analizimin e të dhënave mbi ofrimin e shërbimeve nga bashkitë. Treguesit e performancës përbëjnë thelbin e sistemit, pasi përmes tyre objektivat e politikave dhe të shërbimeve përkthehen në rezultate të matshme dhe të krahasueshme. Raportet e performancës bashkiake materializojnë këtë proces, duke sintetizuar të dhënat dhe analizën në një dokument që shërben si bazë për informim, vendimmarrje dhe llogaridhënie.
Evolucioni i raporteve të performancës ka kaluar nga një qasje me fokus financiar drejt një formati të ri të orientuar nga rezultatet dhe shërbimet. Ky proces kulmoi me hartimin e Raportit të Parë Kombëtar të Performancës për Nivelin Vendor në vitin 2024, duke krijuar bazën për krahasueshmëri dhe transparencë ndërbashkiake. Raportet e Performancës së bashkive ofrojnë një pasqyrë të qartë dhe të strukturuar mbi performancën e bashkive në 11 fushat kryesore të vlerësimit për vitet 2023-2024: arsimi parauniversitar, menaxhimi i infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, administrimi i pyjeve dhe kullotave, menaxhimi i mbetjeve, mbrojtja nga zjarri, mbrojtja sociale, burimet njerëzore, transparenca, barazia gjinore, integrimi në BE, menaxhimi financiar.
Përmes treguesve të standardizuar dhe të krahasueshëm, bashkitë mund të identifikojnë me saktësi arritjet dhe mangësitë në ofrimin e shërbimeve publike, të optimizojnë përdorimin e burimeve të kufizuara dhe të mbështesin vendimmarrjen mbi bazën e të dhënave. Së fundmi, performanca po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm, pasi instrumente të tilla si Grantet me Bazë Performance krijojnë incentiva për të lidhur cilësinë e rezultateve me përfitime konkrete financiare për bashkitë.
Raportimi i performancës ndihmon në lidhjen e planifikimit strategjik, buxhetimit dhe vlerësimit të rezultateve në një cikël të integruar të menaxhimit publik, në përputhje me praktikat e përdorura në vendet e Bashkimit Evropian.
Matja dhe publikimi i performancĂ«s sĂ« bashkive nuk janĂ« thjesht njĂ« detyrim ligjor, por njĂ« instrument strategjik pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e qeverisjes vendore. NĂ« realitetin shqiptar, ku besimi i qytetarĂ«ve ndaj institucioneve publike vendore Ă«shtĂ« shpesh i lĂ«kundur, matja dhe publikimi i performancĂ«s luan njĂ« rol tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« ndĂ«rtimin e njĂ« kulture transparence dhe llogaridhĂ«nieje. NĂ« frymĂ«n e transparencĂ«s qĂ« kĂ«rkon Ligji nr. 119/2014 âPĂ«r tĂ« DrejtĂ«n e Informimitâ, i ndryshuar, matja e performancĂ«s sĂ« institucioneve publike pasqyrohet pĂ«rmes publikimit tĂ« informacionit mbi shĂ«rbimet e ofruara dhe standardet e cilĂ«sisĂ«, duke i dhĂ«nĂ« qytetarĂ«ve njĂ« pasqyrĂ« tĂ« qartĂ« mbi nivelin e shĂ«rbimit qĂ« marrin.
Roli i shoqërisë civile dhe medias
Përfshirja e shoqërisë civile, medias dhe institucioneve akademike konsiderohet një element i rëndësishëm për funksionimin e sistemit të performancës. Monitorimi në nivel vendor fiton më shumë kuptim kur rezultatet analizohen dhe komunikohen në mënyrë të kuptueshme për publikun. Në këtë kuadër, organizatat partnere të projektit, Instituti për Shkencë, Edukim dhe Politika Zhvillimi (ISHEP) dhe organizata LIBURNETIK, kanë ofruar asistencë teknike për forcimin e kapaciteteve të bashkive dhe të shoqërisë civile në fushën e menaxhimit të performancës vendore.
Si pjesë e kësaj qasjeje, janë organizuar trajnime rajonale me pjesëmarrjen e 35 përfaqësuesve të mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, të fokusuara në sistemin e matjes së performancës së bashkive dhe përdorimin e Raportit Vendor të Performancës si instrument për monitorim dhe analizë publike.
Këto aktivitete shërbyen si platforma informuese për prezantimin e Sistemit të Matjes dhe Raportimit Vendor të Performancës dhe për diskutimin e kuadrit ligjor, institucional dhe praktik të këtij procesi. Pjesëmarrësit u njohën me lidhjen mes matjes së performancës, përdorimit të të dhënave në vendimmarrje dhe përmbushjes së kërkesave që lidhen me procesin e integrimit evropian dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë.
Performanca vendore dhe integrimi evropian
Në kontekstin shqiptar, nevoja për ngritjen e një sistemi funksional dhe të qëndrueshëm për matjen e performancës së bashkive nuk është vetëm një kërkesë e brendshme për përmirësim të qeverisjes vendore, por një domosdoshmëri që lidhet drejtpërdrejt me procesin e integrimit evropian dhe angazhimet ndërkombëtare të vendit. Institucionalizimi i matjes së performancës në nivel vendor është një kusht thelbësor për përmbushjen e standardeve ndërkombëtare të qeverisjes së mirë. Sipas praktikave të Bashkimit Evropian për menaxhimin e fondeve, matja e performancës së institucioneve dhe projekteve pasqyrohet drejtpërdrejt në përmbushjen e standardeve vlerësuese të BE-së, ku cilësia e planifikimit, përgatitja e portofolit të projekteve dhe kapaciteti për zbatim lidhen ngushtë me sigurimin dhe përdorimin efektiv të fondeve evropiane, veçanërisht në nivel vendor.
Bashkitë që disponojnë struktura funksionale për matjen dhe raportimin e performancës janë më të besueshme për partnerët ndërkombëtarë, më të afta për të përthithur fonde të bazuara në performancë dhe më konkurruese në aplikimet për fonde IPA dhe programe të tjera të BE-së. Konsolidimi i mëtejshëm i Sistemit të Matjes së Performancës në bashki përfaqëson një hap thelbësor për një qeverisje vendore më të hapur, më të përgjegjshme dhe të orientuar drejt rezultateve. Në këtë proces, shoqëria civile dhe media luajnë një rol të rëndësishëm në analizimin dhe komunikimin e të dhënave, duke kontribuar në forcimin e llogaridhënies dhe nxitjen e një debati publik të informuar mbi qeverisjen dhe shërbimet publike në nivel vendor.
The post Matja e performancës vendore: Një investim për qeverisje më të hapur dhe transparente appeared first on Citizens.al.







