Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gjergj Luca nga rruga panoramike Shëngjin–Velipojë bën apel kundër kulturës së sharjes dhe për dinjitetin e veprës

By: berti
13 December 2025 at 21:28

Nga Albert Vataj Nga kthesat panoramike të aksit Shëngjin–Velipojë, aty ku deti shpaloset si horizont i hapur dhe perëndimi i diellit shoqëron udhëtarin deri në fund të rrugës, sipërmarrësi Gjergj Luca artikulon jo thjesht një përshëndetje, por një thirrje morale. Është një ftesë për të reflektuar mbi mënyrën se si flasim për vendin tonë, si e vlerësojmë punën dhe si e ndërtojmë narrativën…

Source

Shembet rruga e re Shëngjin-Velipojë, rrëshqitja e dherave krijon probleme

8 December 2025 at 22:33


Për shkak të rrëshqitjes së dherave, trasa e rrugës ka pësuar çarje në një gjatësi të konsiderueshme dhe rrezikon shembjen e plotë në rrugën Shëngjin–Velipojë, pranë fshatit Rrjoll.

Pas problematikës së krijuar, është bllokuar një krah i lëvizjes në zonën ku janë konstatuar rrëshqitjet e dherave, pasi paraqet rrezikshmëri për drejtuesit e automjeteve. Kompania që ka ndërtuar këtë segment rrugor ka vendosur barriera betoni dhe sinjalistikë në një gjatësi prej 50 metrash, në vendin ku ka ndodhur shembja.

Rruga panoramike Shëngjin–Velipojë u hap për qarkullimin e automjeteve në pranverë të këtij viti. Ky segment rrugor, me gjatësi 15 km, është investim i Qeverisë Shqiptare me vlerë 3.8 milionë euro, duke shkurtuar distancën mes dy zonave turistike.

Sipas të dhënave është kompania ndërtuese ajo që ka detyrim ligjor të ndërhyjë për çdo problematikë që shfaqet deri në harkun kohor prej dy vitesh pas përfundimit të punimeve./Top Channel

FOTOGALERI/ Plazhi i Velipojës para dhe pas pastrimit nga mbetjet

TIRANË, 2 dhjetor/ATSH/ Plazhi i Velipojës ditët e fundit u përfshi nga ndotje masive me mbetje të ndryshme, kryesisht plastikë, por edhe mbetje të sjella nga prurjet ujore.

ATSH sjell pamje nga situata e ndotjes mjedisore në këtë zonë tepër të frekuentuar gjatë sezonit veror.

Ndotja e plazhit në Velipojë nga prurjet e lumenjve. foto: Florian Abazaj
1 nga 19

Ekipet e shërbimeve publike të bashkisë Shkodër janë angazhuar në terren, duke punuar intensivisht për pastrimin e gjithë brezit ranor.

Fotoreporteri i ATSH-së, Florian Abazaj sjell momente edhe nga pastrimi i vijës bregdetare të plazhit të Velipojës që frekuentohet nga mijëra pushues çdo vit.

Pastrimi i plazhit të Velipojës, foto: Florian Abazaj
1 nga 10

/k.s/j.p/r.e/

The post FOTOGALERI/ Plazhi i Velipojës para dhe pas pastrimit nga mbetjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Alarm mjedisor në Shkodër, tonelata mbetjesh plastike pushtojnë brigjet e Velipojës

By: armand
1 December 2025 at 18:29

Velipoja po përballet me një situatë alarmante mjedisore, pasi bregdeti është mbuluar nga tonelata mbetjesh plastike të sjella në brigjet e saj pas reshjeve të dendura dhe detit të trazuar të ditëve të fundit. Gjatë ditës së hënë, në zonën bregdetare vërehet se disa biznese lokale kishin nisur procesin e pastrimit të rërës, duke ndërhyrë […]

The post Alarm mjedisor në Shkodër, tonelata mbetjesh plastike pushtojnë brigjet e Velipojës appeared first on BoldNews.al.

Pamje skandaloze nga Velipoja, plazhi mbulohet nga plehrat (Video)

By: armand
26 November 2025 at 14:26

Pamje tronditëse të ndotjes masive të plazhit të Velipojës kanë qarkulluar në rrjetet sociale. Florjan Binaj, i cili ishte një nga kandidatët që synonte Bashkinë e Tiranës ka ndarë pamje nga plazhi i Velipojës i mbushur plot e përplot me plehra. Plazhi që në sezon veror reklamohet për turistët, në nëntor të 2025 ka këtë […]

The post Pamje skandaloze nga Velipoja, plazhi mbulohet nga plehrat (Video) appeared first on BoldNews.al.

Perëndim magjik në bregdetin e Rrjollit në Velipojë

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ Fshati Rrjoll në Velipojë të Shkodrës, i ndodhur mes lagunës, malit dhe detit, ofron një bukuri natyrore të rrallë.

Vitet e fundit plazhi i Rrjollit, me rërë të pastër e kurative, si dhe me ujin kristal është kthyer ndër më preferuarit për pushuesit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga perëndimi magjik në Rrjoll të Velipojës, teksa dielli largohet ngadalë pas horizontit dhe duke pasqyruar në detin e kaltër nuancat e tij.

Plazhi i Rrjollit, që deri para pak vitesh njihej vetëm nga vendasit, tani po kthehet në një prej destinacioneve më të frekuentuara të Shkodrës gjatë verës.

Në juglindje të Velipojës, shtrihet një fshat i bukur dhe kryesisht i panjohur, Boks-Rrjoll, i cili së bashku me plazhin e tij të virgjër me ujërat e kristalta dhe rërën e mbushur me jod, e bëjnë këtë zonë të lakmueshme nga turistët.

Plazhi i Rrjollit ka një shtrirje prej 4 km në një zonë me pyll e duna të vogla rëre. Plazhi i “strukur”, deri para pak kohëve i shfrytëzuar vetëm nga banorët e këtij fshati, vitet e fundit është kthyer në përzgjedhje të mirëfilltë të pushuesve.

/k.s/r.e/

The post Perëndim magjik në bregdetin e Rrjollit në Velipojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: Rrjeti i ri 20 kV në Velipojë, më shumë siguri energjetike për banorët dhe turistët

15 October 2025 at 09:44


TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Velipoja është shndërruar në një qendër të rëndësishme ekonomike dhe turistike, dhe me përfundimin e nënstacionit të ri energjetik me kapacitet 50 mega, zgjidh përfundimisht çështjen e furnizimit me energji për të gjithë zonën.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se tashmë investimi për ndërtimin e rrjetit 20 kV në njësinë administrative Velipojë, bashkia Shkodër, ka përfunduar.

Sipas Ballukut, ky projekt përfshiu vendosjen në funksion të 21 kabinave të reja dhe ndërtimin e një linje të re elektrike me gjatësi 10 kilometra, duke synuar rritjen e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike.

Në funksion të këtij investimi strategjik është edhe nënstacioni i ri 110/20 kV, i cili garanton furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me energji për rreth 1100 abonentë vendas, si dhe për mijëra turistë që frekuentojnë këtë zonë bregdetare gjatë sezonit turistik.

“Së bashku edhe me nënstacionin e ri 110/20 kV, garantohet një furnizim cilësor me energji elektrike për 1100 abonentë si dhe turistët që frekuentojë bregdetin në këtë zone”, u shpreh Balluku.

Ky projekt përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës energjetike në zonat turistike dhe kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të rajonit.

/a.f//r.e/

The post Balluku: Rrjeti i ri 20 kV në Velipojë, më shumë siguri energjetike për banorët dhe turistët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Velipoja e mbushur me pushues edhe në shtator, plazhi i ngjanë mesit të gushtit

8 September 2025 at 23:31

Edhe pse vera kaloi, plazhi i Velipojës vijon të jetë i mbushur me pushues, duke i ngjarë mesit të gushtit.

Ditët e nxehta të shtatorit kanë sjellë qindra mijëra vizitorë vendas, kosovarë dhe të huaj që po shfrytëzojnë bregdetin për pushime të zgjatura.

Një pjesë e madhe e tyre kanë zgjedhur të qëndrojnë disa ditë, duke prenotuar hotele e apartamente pranë plazhit.

Ajo që bie më shumë në sy është prania e pushuesve nga Kosova, të cilët e konsiderojnë Velipojën si destinacion të përshtatshëm edhe pas pikut të sezonit.

“Ndjehem shumë mirë në këtë plazh. Nga viti 2002 deri në vitin 2014 kam pushuar çdo vit këtu. Tash jam kthyer pas 10 vitesh dhe gjithçka është mirë. Plazhi është shumë i pastër”, tha një pushues nga Kosova.

The post Velipoja e mbushur me pushues edhe në shtator, plazhi i ngjanë mesit të gushtit appeared first on Telegrafi.

Dy kosovarë humbin jetën në bregdetin e Velipojës

5 September 2025 at 13:53

Policia e Shkodrës ka njoftuar për dy ngjarje të rënda të ndodhura ditën e djeshme në plazhin e Velipojës, ku dy shtetas kosovarë kanë humbur jetën në rrethana tragjike.

Sipas njoftimit zyrtar, një 72-vjeçar nga Kosova, Z. J., është mbytur aksidentalisht teksa po lahej në det. Materialet për këtë rast janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, një tjetër ngjarje ka ndodhur po dje, në të njëjtin plazh. Shtetasi kosovar Gj. K., 80 vjeç, ka ndërruar jetë pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak sapo ka dalë nga deti.

Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtyre ngjarjeve, ndërsa u bën thirrje pushuesve për kujdes të shtuar, veçanërisht në temperaturat e larta të ditëve të fundit. /Euronews.al/

The post Dy kosovarë humbin jetën në bregdetin e Velipojës appeared first on Telegrafi.

Stuhia ‘tremb’ pushuesit në Velipojë e Shëngjin, trafik i rënduar në aksin Shkodër–Lezhë dhe Lezhë–Milot

30 August 2025 at 17:18

Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të paradites dhe drekës kanë sjelle dhe largimin e pushuesve  plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit.

Largimi i pushuesve ka sjellë trafik të rënduar në akset kryesore dhe rrugët dytësore të qarkut Lezhë.

Top Channel në Lezhë  bën me dije se prej më shumë se dy orësh, qarkullimi në aksin Shkodër–Lezhë dhe Lezhë–Milot është ngadalësuar ndjeshëm për shkak të fluksit të automjeteve.

Vështirësi të shumta janë hasur edhe në daljen nga Shëngjini, ku drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të bllokuar në radhë të gjata.

Situata ka rënduar edhe rrugët dytësore, të cilat nuk kanë përballuar dot volumin e shtuar të mjeteve. Për të lehtësuar lëvizjen, në akset kryesore dhe në kryqëzimet problematike janë vendosur punonjës të policisë rrugore.

Edhe pse reshjet kanë pushuar, fluksi i lëvizjes së automjeteve vijon të mbetet i lartë./Top Channel

The post Stuhia ‘tremb’ pushuesit në Velipojë e Shëngjin, trafik i rënduar në aksin Shkodër–Lezhë dhe Lezhë–Milot appeared first on Telegrafi.

Aksident në aksin “Shkodër-Velipojë”, tre të plagosur

By: V K
27 August 2025 at 12:02

Paraditen e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, ku raportohet se tre persona kanë mbetur të plagosur.

Policia bën me dije se shtetasi J. H., 20-vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar 3 pasagjerët në automjet, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, shoferi 20-vjeçar është arrestuar dhe policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Aksident në aksin “Shkodër-Velipojë”, tre të plagosur appeared first on Albeu.com.

Rama ndan pamje të rrugës panoramike Shëngjin-Velipojë

25 August 2025 at 20:28

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Rruga Shëngjin-Velipojë është kthyer tashmë një nga akset më panoramike të vendit, me potencial për zhvillimin e turizmit.

Përmes rubrikës “Beautiful Albania”, Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje panoramike me perëndimin e diellit nga rruga e re, e cila lidh dy zonat bregdetare, Shëngjinin dhe Velipojën.

Nga porti i Shëngjinit rruga i ngjitet shpatit me një lartësi 100-120 metra mbi nivelin e detit dhe ruan të paprekur plazhin e Shëngjinit, Ranën e Hedhun dhe plazhet e tjera të zonës. Më pas lidhet me infrastrukturën e Velipojës. Kjo rrugë lidh dy qendrat kryesore turistike bregdetare.

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore ekzistuese si dhe ndërtimi i rrugëve të reja, që lidhin më shpejt qytetet me zonat turistike bregdetare, janë prioritete të punës së qeverisë.

/e.i//r.e/

The post Rama ndan pamje të rrugës panoramike Shëngjin-Velipojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fluks peshuesish në Velipojë, vlerësojnë hapësirat publike dhe çmimet e përballueshme

24 August 2025 at 14:13

Edhe pse jemi në javën e fundit të muajit gusht shumë qytetarë kanë zgjedhur të shijojnë bregdetin e Velipojës. Hapësira e gjerë publike dhe pastërtia e plazhit vlerësohen si dy nga arsyet kryesore pse turistët e zgjedhin Velipojën për të kaluar pushimet.

Qytetarët  thonë se në krahasim me disa vite më parë vërehet një përmirësim i shërbimeve të  ofruara .Ndërsa mikpritja e zonës e forcon më tej imazhin e Velipojës si një destinacion turistik në rritje.

Shtimi i plazheve publike dhe menaxhimi më i mirë i hapësirës bregdetare edhe këtë vit kanë sjellë rritje të numrit të pushuesve që frekuentojnë këtë plazh.

Me një shtrirje prej mbi 14 km, plazhi i Velipojës mbetet ndër më të preferuarit për vizitorët vendas dhe të huaj, në të gjitha stinët./abcnews.al

 

Bashkia e Lezhës paralajmëron qytetarët për furtunë

21 August 2025 at 23:26

Bashkia e Lezhës ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të 22 gushtit, duke nisur nga ora 01:00, priten reshje të dendura shiu të shoqëruara me furtunë.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të marrin masat e nevojshme për sigurinë e tyre dhe të familjarëve.
Në njoftim theksohet se Emergjencat Civile dhe Shërbimet Publike të Bashkisë janë në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë në çdo rast që mund të shkaktohet nga moti i keq.

“Të nderuar qytetarë të Bashkisë Lezhë, sipas parashikimeve meteorologjike, priten reshje të dendura shiu dhe një furtunë që parashikohet të nisë në orët e para të mëngjesit të datës 22 gusht, duke filluar nga ora 01:00. Ju bëjmë thirrje të tregoni kujdes dhe të merrni masat e nevojshme për sigurinë tuaj dhe të familjarëve”, njoftoi Bashkia e Lezhës.

The post Bashkia e Lezhës paralajmëron qytetarët për furtunë appeared first on Telegrafi.

Policia shpëton tre turistë nga mbytja në Velipojë

21 August 2025 at 23:19

Policia e Shtetit në Shqipëri ka shpëtuar të enjten tre turistë që po rrezikonin të mbyteshin në thellësi në plazhin e Velipojës.

Veprimi i shpejtë i shërbimeve të Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, parandaloi një tragjedi.

Turistët, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, po laheshin në det të thellë dhe nuk po arrinin të ktheheshin në breg për shkak të dallgëve të forta. Pas marrjes së njoftimit, menjëherë u angazhua një skaf i Policisë Kufitare.

Me anë të mjetit lundrues, forcat e rendit lokalizuan shpejt tre shtetasit dhe i kthyen ata në breg të sigurt.

Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e të treve është e mirë.

Policia Kufitare dhe Drejtoria Vendore e Policisë konfirmuan se shërbimet e tyre do të vazhdojnë të jenë në gatishmëri 24/7 për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe turistëve gjatë sezonit veror.

The post Policia shpëton tre turistë nga mbytja në Velipojë appeared first on Telegrafi.

Rrezikuan të mbyteshin, Policia e Velipojës shpëton tre turistë

21 August 2025 at 19:21

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, së bashku me Policinë Kufitare, u shkuan sot në ndihmë tre shtetasve që rrezikoheshin të mbyteshin në det në Velipojë.

Shërbimet e Policisë reaguan me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke bërë të mundur lokalizimin dhe kthimin e sigurt në breg të tre shtetasve që rrezikoheshin të mbyteshin, pasi ishin duke u larë në thellësi.

Tre turistët ishin duke u larë në thellësi dhe nuk po mundnin të dilnin në breg, për shkak të dallgëve të forta.

Menjëherë u angazhuan shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, të cilat, me mjetin lundrues “Skaf”, lokalizuan shtetasit që rrezikonin të mbyteshin dhe bënë të mundur kthimin e tyre të sigurt në breg. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë siguron se vijon të qëndrojë në gatishmëri të plotë, 24/7, në shërbim të qytetarëve dhe turistëve.

1 nga 2

/m.m/j.p/

The post Rrezikuan të mbyteshin, Policia e Velipojës shpëton tre turistë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia gjen dhe kthen te familja 2-vjeçarin e humbur në Velipojë

TIRANË, 17 gusht /ATSH / Policia në Velipojë, ka reaguar me shpejtësi duke bërë të mundur gjetjen e një djali 2-vjeçar, i cili ishte larguar nga prindërit në plazh.

Policia njofton se, punonjësit e Policisë në Velipojë ia dorëzuan familjes, në gjendje të mirë shëndetësore, djalin 2-vjeçar.
Salla Operative e Stacionit të Policisë Velipojë u njoftua nga një familje pushuesish se djali i tyre i mitur ishte larguar dhe nuk po e gjenin dot.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë në zonën e plazhit u angazhuan në kërkime intensive në terren.
Falë reagimit të shpejtë dhe profesional, punonjësit e Policisë bënë të mundur lokalizimin e djalit, gjetjen e tij dhe ia dorëzuan familjes.
Policia e Shtetit u bën apel pushuesve që të tregojnë kujdes të shtuar për fëmijët e tyre, veçanërisht në zonat e mbipopulluara, si plazhet.
e.xh/

The post Policia gjen dhe kthen te familja 2-vjeçarin e humbur në Velipojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trafik nga Shëngjini në Milot, mijëra turistë mbeten të bllokuar

10 August 2025 at 22:46

Mbrëmja e sotme ka sjellë një trafik të rënduar, mbi 24 kilometra të gjatë, nga Shëngjini deri në Milot.

Mijëra turistë që i drejtohen bregdetit të Shëngjinit, Tales dhe Velipojës janë përballur me pritje disa orëshe.

Pavarësisht punës së policisë rrugore, rrugët në Lezhë vijojnë të mbingarkohen, kryesisht për shkak të fluksit të lartë të pushuesve, por edhe mungesës së infrastrukturës rrugore.

Situata është përkeqësuar më tej nga mbyllja e urës së vjetër të Milotit, e cila shërbente si rrugë dytësore për të shmangur bllokimet./Vizion+

The post Trafik nga Shëngjini në Milot, mijëra turistë mbeten të bllokuar appeared first on Telegrafi.

Bllokohet aksi kombëtar Laç-Lezhë, radhë kilometrike automjetesh 

By: Elva
10 August 2025 at 18:06

Fluksi i madh i automjeteve drejt bregdetit të Lezhës dhe Velipojës ka shkaktuar bllokime dhe radhë kilometrike në aksin kombëtar Laç–Lezhë. Qindra qytetarë që po udhëtojnë drejt plazheve janë përballur me trafik të rënduar dhe pritje të gjata, veçanërisht në rrethrrotullimin e Fushë Milotit, ku automjetet pothuajse nuk lëvizin. Temperaturat e larta, mbi 40°C, e […]

The post Bllokohet aksi kombëtar Laç-Lezhë, radhë kilometrike automjetesh  appeared first on BoldNews.al.

Notuan drejt lirisë/ Përkujtimi i guximit të të rinjve që sfiduan komunizmin

By: Rovena
10 August 2025 at 12:43

Përmes notit në një distancë rreth 5 km deri në derdhje të Bunës, disa qytetarë përkujtuan dhjetëra djem dhe vajza që rreth 4 dekada më parë notuan nën presionin e armëve, duke sfiduar komunizmin e duke kaluar kufirin me not.

Për organizatorin ky demostrim është mirënjohje dhe respekt për ata që treguan se liria fitohet edhe në periudhat më të errëta.

Pjesëmarrësit nuk ishin vetëm nga Shkodra, por edhe nga qytete të tjera, thonë se e pritën me kënaqësi ftesën për të kujtuar të kaluarën që nuk duhet harruar.

Të izoluar dhe në kushte të vështira, dhjetëra djem e vajza morën guximin që përmes ujit të kalonin në Mal të Zi. Disa prej tyre arritën të arratiseshin, ndërsa të tjerë mbetën të vrarë nga regjimi i kohës. Ky është viti i dytë që organizohet një aktivitet i tillë përkujtues nën moton “Noto drejt Lirisë”./abcnews.al

❌
❌