Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aksident zinxhir në aksin Lezhë-Milot, katër makina përplasen me njëra-tjetrën! Plagoset një grua shtatzënë

By: M C
21 January 2026 at 21:27

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë kryqëzimit të Rrilës, në superstradën Lezhë–Milot.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa njëri prej tyre ka goditur edhe dy mjete të tjera, të cilat po tentonin të shmangnin aksidentin.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur e plagosur një grua shtatzënë, e cila ndodhej në njërin prej automjeteve.

Ajo është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Lezhës për kontrolle mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një parakalim i gabuar nga një prej mjeteve të përfshira.

The post Aksident zinxhir në aksin Lezhë-Milot, katër makina përplasen me njëra-tjetrën! Plagoset një grua shtatzënë appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në afërsi të Milotit, 4 persona dërgohen me urgjencë në spital

By: M C
18 January 2026 at 17:22

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë – Laç në afërsi të Milotit.

Katër persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarve.

Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në afërsi të Milotit, 4 persona dërgohen me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Aksident rrugor në autostradën Milot-Morinë, disa makina përplasen mes tyre

2 January 2026 at 12:16


Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Milot–Morinë, ku disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë, dy gra kanë mbetur të plagosura dhe janë transportuar në spital.

"Rreth orës 09:40, në autostradën Milot–Morinë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë disa automjete. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve, shtetasja F. T., si dhe pasagjerja, shtetasja N. T., të cilat po marrin mjekim në spital dhe paraprakisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën", thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit. /TCH/


Fluksi i festave/ Trafik i rënduar në Lezhë-Milot

By: Brisi
28 December 2025 at 08:34

Festat e fundvitit dhe ardhja e emigrantëve, kanë sjellë një fluks të madh të lëvizjeve të automjeteve, në rrugët e Qarkut të Lezhës. Që prej mbrëmjes së kaluar, ka pasur trafik të rënduar në superstradën Lezhë-Milot, me disa segmente ku qarkullimi ka qenë pothuajse i paralizuar, ndërkohë që sipas raportimeve edhe ditën e sotme vijon […]

The post Fluksi i festave/ Trafik i rënduar në Lezhë-Milot appeared first on BoldNews.al.

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, humb jetën i riu

21 November 2025 at 22:53


Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në segmentin Milot–Kalimash, pranë Rrëshenit, ku automjeti me targa AA473FL është përplasur fillimisht me një kamion me targa 01314CB, i drejtuar nga Nexhmedin Isufi, dhe më pas me një kamion-trailer me targa 04418TA, që drejtohej nga Vllaznim Gashi.

Nga përplasja e rëndë ka humbur jetën Eugen Bardhoku, 24 vjeç, banues në Rrubik, i cili udhëtonte me mjetin me targa AA473FL. Drejtuesi i kamion-trailerit, Vllaznim Gashi, është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme, shkruan Top Channel.

Aksidenti ka bllokuar të gjithë qarkullimin në Rrugën e Kombit, duke detyruar devijimin e automjeteve drejt rrugës së vjetër Rubik–Rrëshen.

Qindra qytetarë kanë mbetur në trafik, ndërsa përdorues të rrugës raportojnë mungesë menaxhimi dhe situatë të kaotike.

Ndërkohë, efektivët e Policisë Rrugore kanë penguar gazetarët të afrohen në vendngjarje për të kryer detyrën. Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit të rëndë.

Çelësi i Alfred Mirashi -Milot, porta e çelur drejt qiellit të lirisë dhe dialogut të artit me peizazhin

By: berti
16 November 2025 at 11:49

Nga Albert Vataj Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci në mbrëmjen e djeshme ka ndarë në rrjetet sociale një episod nga një fragment i qyteti, ku arti monumental dhe natyra bashkëndajnë një marrëdhënie që shndërrohet në “Askund si në Shkodër… thjeshtë bukur… thjeshtë ndryshe”. Në një kohë kur arti shpesh kërkon të tronditë, të pushtojë ose të marrë vëmendjen me çdo kusht…

Source

Aksident në Lezhë: Automjeti përplas furgonin e Policisë, dy të plagosur

By: melisa
12 November 2025 at 13:02

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin dytësor “Laç–Milot”, ku një automjet tip veturë është përplasur me një furgon të Policisë së Shtetit. Ngjarja ka ndodhur në territorin e Lezhës dhe ka shkaktuar plagosjen e tre personave. Sipas të dhënave paraprake nga Policia Rrugore e Lezhës shtetasi E. T., 31 vjeç, banues në fshatin Malbardhë, Kurbin, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit që…

Source

Këta janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin tragjik në aksin Lezhë-Milot

By: armand
8 November 2025 at 18:37

Personat që shihni në foto janë dy vëllezërit shkodran Ramazan dhe Agim Harapi, të cilët humbën jetën tragjikisht në aksidentin e ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në aksin rrugor Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Shënkollit. Sipas informacioneve zyrtare, 66-vjeçari Ramazan Harapi ishte në drejtimin e mjetit, ndërsa vëllai i tij Agim Harapi, 52-vjeç, udhëtonte si […]

The post Këta janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin tragjik në aksin Lezhë-Milot appeared first on BoldNews.al.

Digjet një grumbull gomash në Fushë-Milot, tym i dendur në zonë

By: armand
3 November 2025 at 20:32

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të hëne më 3 nëntor 2025, një grumbull gomash makinash në zonën e Fushë-Milotit. Ngjarja ka shkaktuar tym të dendur, i cili ka mbuluar një pjesë të rrugës kryesore, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në aksin Lezhë-Laç. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat po […]

The post Digjet një grumbull gomash në Fushë-Milot, tym i dendur në zonë appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në një vendgrumbullim gomash, tymi i dendur vështirëson lëvizjen e automjeteve në rrugë

By: M C
3 November 2025 at 20:54

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të hëne një vend grumbullim gomash makinash në zonën e Fushë-Milotit.

Ngjarja ka shkaktuar tym të dendur, i cili ka mbuluar një pjesë të rrugës kryesore, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në aksin Lezhë Laç

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të Kurbinit të ndihmuar edhe nga zjarrfikësit e Lezhës, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e metejshme në zonën për rreth.

Fatmirësisht, deri në këto momente, nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies se zjarrit.

Policia ndodhet gjithashtu në terren dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

The post Zjarr në një vendgrumbullim gomash, tymi i dendur vështirëson lëvizjen e automjeteve në rrugë appeared first on Albeu.com.

Trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot, policia në terren për menaxhimin e qarkullimit

By: M C
2 November 2025 at 20:31

Mbrëmjen e kësaj të diele, aksi Balldren-Milot po përballet me një fluks të madh automjetesh. Sipas raportimeve, trafiku i rënduar ka nisur që prej orës 16:00 dhe vijon të jetë i pranishëm edhe në orët e mbrëmjes.

Në disa pika kyçe të rrugës janë angazhuar shërbimet e policisë rrugore dhe të rendit, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së automjeteve dhe rregullimin e qarkullimit.

Burime nga policia bëjnë me dije se ky trafik i dendur vjen si pasojë e kthimit të qytetarëve nga zonat bregdetare, të cilat janë frekuentuar gjatë fundjavës për shkak të motit të ngrohtë.

Edhe pse sezoni veror ka përfunduar, trafiku i rënduar në rrugët e Lezhës vijon të mbetet një problematikë e përsëritur, që po shfaqet edhe në ditët e para të nëntorit.

The post Trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot, policia në terren për menaxhimin e qarkullimit appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Dy makina përplasen me një motor, plagoset rëndë një person

By: V K
6 October 2025 at 08:21

Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë rrugor u regjistrua në superstradën Lezhë-Milot, në afërsi të fshatit Shënkoll.

Në përplasje u përfshinë dy automjete dhe një motoçikletë, ku si pasojë mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës.

I dëmtuari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Dy makina përplasen me një motor, plagoset rëndë një person appeared first on Albeu.com.

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot! Makinat në radhë prej disa orësh

By: armand
5 October 2025 at 17:34

Pasditja e kësaj të diele ka rikthyer thuajse në të gjithë territorin reshjet e shiut. Kështu për shkak të kushteve atmosferike situatë problematike paraqitet në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku trafiku është rënduar ndjeshëm. Prej disa orësh, në këtë segment janë krijuar radhë të gjata automjetesh, që në disa pika shtrihen për disa kilometra. Mbyllja e […]

The post Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot! Makinat në radhë prej disa orësh appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin Lezhë–Milot, tre automjete përplasen me njëra-tjetrën (VIDEO)

By: V K
23 September 2025 at 10:11

Mëngjesin e kësaj të marte, një aksident rrugor u regjistrua  pranë kryqëzimit të Ishull-Lezhës, përgjatë superstradës Lezhë–Milot, ku u përfshinë tre automjete.

Si pasojë e përplasjes, ka vetëm dëme materiale dhe jo lëndime në njerëz.

Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të jetë një automjet tip “Audi” që ka hyrë papritur nga një rrugë dytësore në superstradë, duke u goditur nga një makinë që po udhëtonte në drejtim të Lezhës.

Përplasja përfshiu edhe një automjet të tretë, i cili ndodhej menjëherë pas mjetit të dytë.

Policia Rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

 

The post Aksident në aksin Lezhë–Milot, tre automjete përplasen me njëra-tjetrën (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Lezhë–Milot, tre automjete përplasen me njëra tjetrën

By: lindita
23 September 2025 at 10:03

Një aksident rrugor u regjistrua mëngjesin e kësaj të marte pranë kryqëzimit të Ishull-Lezhës, përgjatë superstradës Lezhë–Milot, ku u përfshinë tre automjete. Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale dhe jo lëndime në njerëz. Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të jetë një automjet tip “Audi” që ka hyrë papritur nga një rrugë dytësore në superstradë…

Source

Stuhia tremb pushuesit, trafik i rënduar në aksin Shkodër-Lezhë dhe Lezhë-Milot

By: redi
30 August 2025 at 16:50

Reshjet e dendura të shiut dhe stuhia, ka bërë largimin e pushuesve plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit. Largimi i pushuesve ka sjellë trafik të rënduar në akset kryesore dhe rrugët dytësore të qarkut Lezhë. Vështirësi të shumta janë hasur edhe në daljen nga Shëngjini, ku drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të bllokuar në radhë të gjata. Për të lehtësuar lëvizjen, në akset kryesore dhe në kryqëzimet…

Source

VIDEO/ Zjarri në afërsi të superstradës Lezhë-Milot, raportohet për dëme të shumta materiale

By: Rovena
26 August 2025 at 13:51

Flakët që kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me shkurre dhe ferra pranë një biznesi në afërsi të superstradës Lezhë-Milot, janë përhapur me shpejtësi duke kërcënuar edhe disa banesa e një restorant që ndodhet aty afër.

Në vendin e ngjarjes ndodhet forcat zjarrfikëse të cilat po luftojnë me flakët për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga gazetari i ABC News, Gjergj Figuri, dëmet materiale janë të konsiderueshme. Ndërkohë që fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar./abcnews.al

ARRSH: Përfundon projekti për ndërhyrje emergjente në urën e Milotit

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton se në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, përfunduan në një kohë të shkurtër hartimin e projektit për ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit, me qëllim hapjen sa më parë për trafikun e mjeteve me peshë deri në 3,5 tonë.

ARRSH bën të ditur se, gjithashtu brenda kësaj jave do të mbyllë edhe fazën e përgatitjes së procedurës së përshpejtuar për tenderim.

Ura autohekurudhore e Milotit, mbi lumin Mat, u mbyll gjatë muajit të kaluar për arsye sigurie, bazuar në njoftimin e ARRSH datë 25.07.2025.

ARRSH kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve dhe përdoruesve të rrugës për këtë ndërhyrje.

/r.e/

The post ARRSH: Përfundon projekti për ndërhyrje emergjente në urën e Milotit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trafik i rënduar në autostradën Fushë Milot- Lezhë, makinat bllokohen mbi dy orë

By: D Marku
15 August 2025 at 14:35

Një trafik i rënduar është krijuar në autostradën Fushë Milot- Lezhë-Shkodër.

Prej më shumë se dy orësh makinat kanë ngelur të bllokuar për shkak trafikut të rënduar.

Situata është rënduar edhe nga mbyllja e urës së vjetër të Milotit, e cila sipas autoriteteve rrezikon shembjen.

Kjo ka detyruar drejtuesit e mjeteve të përdorin vetëm një itinerar për të kaluar në këtë nyje kyçe të qarkullimit drejt veriut dhe bregdetit të Adriatikut.

The post Trafik i rënduar në autostradën Fushë Milot- Lezhë, makinat bllokohen mbi dy orë appeared first on Albeu.com.

Trafik i rënduar në autostradën Fushë Milot-Lezhë, makinat e bllokuara mbi dy orë

15 August 2025 at 14:33

Një trafik i rënduar është krijuar në autostradën Fushë Milot- Lezhë-Shkodër. Prej më shumë se dy orësh makinat kanë ngelur të bllokuar për shkak trafikut të rënduar. Situata është rënduar edhe nga mbyllja e urës së vjetër të Milotit, e cila sipas autoriteteve rrezikon shembjen. Kjo ka detyruar drejtuesit e mjeteve të përdorin vetëm një […]

The post Trafik i rënduar në autostradën Fushë Milot-Lezhë, makinat e bllokuara mbi dy orë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌