Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 December 2025Main stream

Mbi 18 mijë udhëtarë kanë hyrë në Morinë në dy ditë

26 December 2025 at 14:19

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Festat e fundvitit kanë shënuar një rritje të fluksit të hyrje-daljeve të udhëtarëve në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, në Kukës.

Prefekti i qarkut të Kukësit, Dritan Baji tha sot për ATSH-në se ditët e fundit në Morinë ka pasur një rritje të numrit të udhëtarëve që kalojnë përmes kësaj pike kufitare“.

“referuar të dhënave të Drejtorisë së Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës nga data 24 deri mëngjesin e sotëm kanë hyrë 18.189 udhëtarë dhe 6466 automjete, si dhe kanë dalë 19.925 shtetas dhe 7173 automjete”, tha Baji.

Sipas tij, numër të shtuar të lëvizjeve ka patur edhe në Stacionin e Pikës Kufitare Qafë-Prush dhe Shishtavec.

Qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës kanë nisur të lëvizin pa kontrolle kufitare nga 1 nëntori i këtij viti, e që do të zgjasë deri më 28 shkurt të vitit 2026. Marrëveshja e nënshkruar pranverën e kaluar mes dy qeverive mundëson qarkullim të lirë pa pasaportë apo kartë identiteti.

Gjatë kësaj periudhe, kontrollet kufitare aplikohen vetëm për mjetet me targa të huaja, por me një procedurë të përshpejtuar, për të shmangur radhët dhe pritjet e gjata në pikat e përbashkëta, veçanërisht në Morinë dhe Vermicë.

/k.s/r.e/a.f/

The post Mbi 18 mijë udhëtarë kanë hyrë në Morinë në dy ditë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda

8 December 2025 at 09:42


Një 40-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet finlandeze për trafikim të lëndëve narkotike, është vënë në pranga këtë të hënë nga shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve të detajuara në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë, si pjesë e operacioneve për goditjen e paligjshmërive në kufi dhe identifikimin e personave të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës, policia ndaloi shtetasin:

Sh. H., 40 vjeç, banues në Kosovë.

Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpol Tiranën, u konfirmua se ndaj tij ishte lëshuar një masë sigurie “Arrest në burg” nga Prokuroria e Distriktit Jugor të Helsinkit, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

40-vjeçari është arrestuar me qëllim ekstradimi, ndërsa Interpol Tirana ka nisur procedurat për dorëzimin e tij tek autoritetet finlandeze. /Telegrafi/


Në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda, arrestohet në Morinë shqiptari nga Kosova

By: V K
8 December 2025 at 09:54

Shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës arrestuan një 40-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet finlandeze për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas policisë i arrestuari është 40-vjeç, me banim në Kosovë.

Nga verifikimet dhe shkëmbimi i informacionit me Interpol Tiranën, rezultoi se ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Distriktit Jugor të Helsinkit kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

I arrestuari u ndalua me qëllim ekstradimi, ndërsa Interpol Tirana po vijon procedurat për dorëzimin e tij tek autoritetet finlandeze.

The post Në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda, arrestohet në Morinë shqiptari nga Kosova appeared first on Albeu.com.

Në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda, arrestohet në Morinë shqiptari nga Kosova

8 December 2025 at 09:33

Shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës  arrestuan një 40-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet finlandeze për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas policisë i arrestuari është 40 vjeç, me banim në Kosovë.

Nga verifikimet dhe shkëmbimi i informacionit me Interpol Tiranën, rezultoi se ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Distriktit Jugor të Helsinkit kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

I arrestuari u ndalua me qëllim ekstradimi, ndërsa Interpol Tirana po vijon procedurat për dorëzimin e tij tek autoritetet finlandeze.

Sekuestrohen bizhuteri floriri dhe ora dore në vlerë rreth 50 mijë euro, arrestohet i dyshuari në pikën kufitare në Morinë

2 December 2025 at 13:07


Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka sekuestruar bizhuteri floriri dhe ora dore në vlerë rreth 50 mijë euro, ndërkaq lidhur me këtë është arrestuar 33-vjeçari Q.S.

Në njoftimin për media thuhet se Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip "Audi”, me drejtues shtetasin Q. S..

“Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën bizhuteri floriri dhe ora dore, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas ligjit. Bizhuteritë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin”, thuhet në njoftim.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin Q. S., 33 vjeç, banues në Gjermani, për veprat penale "Kontrabanda më mallra të tjera" dhe “Mosdeklarimi në kufi, i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/





Festa e Pavarësisë, mbi 18 mijë shqiptarë të Kosovës në 24 orët e fundit kaluan në Morinë

28 November 2025 at 12:07

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Qytetarë të shumtë nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar festat e 28 dhe 29 nëntorit.

Prefekti i qarkut të Kukësit, Dritan Beji tha sot për ATSH-në se “në 24 orët e fundit në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës ka pasur një fluks të lartë të qytetarëve nga Kosova që i janë drejtuar Shqipërisë për të festuar”

“Referuar të dhënave të Drejtorisë së Policisë Kufitare të Kalimit Kufitar të Morinës vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë futur 64 autobusë, ndërsa në total kanë hyrë 17,789 shtetas dhe 4,651 automjete”, tha Beji.

Ndërsa, vijoi Prefekti Beji, vetëm mëngjesin e sotëm kanë hyrë 500 mjete me 2 mijë persona.

Sipas tij, autoritetet kufitare po e përballojnë numrin e madh të hyrjeve dhe daljeve dhe nuk janë krijuar radhë dhe as vonesa.

Për shqiptarët e Kosovës qyteti më i preferuar për të festuar mbetet Vlora, por edhe qytetet e tjera të vendit.

Në të gjithë vendin sot festohet 113-vjetori i shpalljes së Pavarësisë, si dhe nderon Ditën e Flamurit Kombëtar, simbol i rrugëtimit historik, i sfidave të përballuara dhe i vlerave që bashkojnë shqiptarët kudo ndodhen.

1 nga 4

/k.s/

The post Festa e Pavarësisë, mbi 18 mijë shqiptarë të Kosovës në 24 orët e fundit kaluan në Morinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosova e Shqipëria pa kontrolle kufitare deri me 28 shkurt

2 November 2025 at 18:02


Qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës mund të lëvizin pa kontrolle kufitare nga 1 nëntori deri më 28 shkurt 2026.

Marrëveshja e nënshkruar pranverën e kaluar mes dy qeverive ka hyrë në fuqi ditën e djeshme, duke mundësuar qarkullim të lirë pa pasaportë apo kartë identiteti.

Gjatë kësaj periudhe, kontrollet kufitare do të aplikohen vetëm për mjetet me targa të huaja, por me një procedurë të përshpejtuar, për të shmangur radhët dhe pritjet e gjata në pikat e përbashkëta, veçanërisht në Morinë dhe Vermicë.

Regjimi pa kontrolle u rikthye pas një pezullimi njëmujor gjatë tetorit, periudhë gjatë së cilës u krye regjistrimi dhe kontrolli i mjeteve e udhëtarëve.

Edhe në atë periudhë, në fundjavë dhe gjatë festave zyrtare, nuk janë aplikuar kontrolle për qytetarët dhe automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës.

Marrëveshja për lëvizje të lirë mes dy shteteve synon të lehtësojë qarkullimin dhe të shmangë trafikun e rënduar në kufi. Ajo ka dhënë rezultate të dukshme, sidomos gjatë sezonit veror, kur fluksi i udhëtimeve rritet ndjeshëm.

Sipas marrëveshjes, periudhat e lëvizjes pa kontrolle ose me kontrolle të reduktuara janë nga 1 maj deri më 30 shtator, dhe nga 1 nëntor deri më 28 shkurt, raporton ATSH, përcjell KosovaPress.

Në total, qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës përfitojnë nga 9 muaj në vit me regjim të lehtësuar kalimi kufitar, ndërsa për 3 muajt e mbetur (mars, prill dhe tetor) zbatohen kontrolle të rregullta me përjashtim të fundjavave dhe festave zyrtare të të dy vendeve.

Vijojnë kërkimet në Morinë për zhdukjen e 26-vjeçarit në brezin kufitar Shqipëri–Kosovë

22 October 2025 at 09:48


Janë bërë tre ditë nga zhdukja e shtetasit shqiptar, Florian Tabaku, 26 vjeç, i cili kishte dalë për të mbledhur gështenja në brezin kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Kërkimet për të vijojnë ende në zonën e Morinës së Tropojës, në afërsi të kufirit ndërmjet dy shteteve.

“Janë bërë tre ditë që djali i axhës, Florian Tabaku, është zhdukur. Jemi duke e kërkuar. Është jetim, jeton vetëm me nënën dhe motrën. Aktualisht ndodhemi në Morinë të Tropojës, në kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke e kërkuar”, tha për Telegrafin kushëriri i Florianit.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacion apo e kanë parë Florianin, të lajmërohen menjëherë, duke shtuar se veshja e tij në momentin e zhdukjes është ajo që shihet në fotografi.

Edhe Policia e Kosovës, në një njoftim zyrtar, ka bërë të ditur se Florian Tabaku kishte dalë për të mbledhur gështenja në brezin kufitar me Shqipërinë.

Njësitë policore, njësitë e kërkim-shpëtimit dhe disa banorë të zonës janë angazhuar në operacionin e kërkimit. Po ashtu, edhe autoritetet shqiptare janë përfshirë në kërkimet nga ana tjetër e kufirit.

Fotografia është publikuar me lejen e familjarëve. /Telegrafi/

Morinë/ Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me dhunë dhe plagosje, arrestohet i riu

By: Fax Web
20 October 2025 at 12:10

Arrestohet një 35-vjeçar në Morinë, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvergjeze. Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Oslo, pasi akuzohet nga Gjykata Lokale Sor Rogaland, për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Plagosje”.

NJOFTIMI I POLICISE
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvergjeze, për vjedhje me dhunë dhe plagosje, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të RSh-së, 35-vjeçari. Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin kosovar:

J. K., 35 vjeç, banues në Kosovë.

Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Oslo, pasi akuzohet nga Gjykata Lokale Sor Rogaland, për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Plagosje”.

Interpol Tirana dhe Interpol Oslo do të kryejnë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit, në Norvegji.

Përmbyset kamioni në aksin rrugor Kukës-Morinë

17 October 2025 at 13:00


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Kukës–Morinë, ku një kamion i tonazhit të rëndë është përmbysur në trup të rrugës, vetëm pak metra larg kufirit Shqipëri–Kosovë.

Drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë në spitalin e Prizrenit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Largimi i kamionit me targa te Kosovës nga traseja e rrugës u krye në orët e para të mëngjesit të së premtes. Gjatë operacionit tërheqës, qarkullimi i automjeteve drejt Kosovës u bllokua për disa minuta, derisa rruga u pastrua plotësisht.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja dhe mungesa e gjumit e drejtuesit të kamionit, që po udhëtonte në drejtim të Kosovës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /A2 Televizion/

Dy kosovarë ndalohen në Morinë, u sekuestrohen mbi 27 mijë euro

16 October 2025 at 11:26


Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë ka goditur dy raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi, gjatë kontrolleve në hyrje të territorit shqiptar.

Në njoftim thuhet se dy shtetas të Kosovës tentuan të hyjnë në Shqipëri pa deklaruar të hyrat, transmeton Telegrafi.

"Vihen në hetim 2 shtetas kosovarë që tentuan të futnin në Republikën e Shqipërisë, pa i deklaruar, 27 550 euro. Sekuestrohet shuma e eurove. Në vijim të kontrolleve në hyrje/dalje, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat lëvizin, me qëllim parandalimin dhe goditjen e pa ligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë konstatuan 2 raste të tentativës për të futur në Republikën e Shqipërisë, shuma parash, pa i deklaruar konform ligjit", thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje bëhet e ditur se për këto raste, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit kosovarë: -A. G., 51 vjeç, banues në Suedi, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 12 550 euro;-A. G., 44 vjeç, banues në Suharekë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 15 000 euro.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.




Tentoi të kalonte në Morinë rreth 16 mijë euro, e pëson 38-vjeçari nga Kosova

By: Ela
13 October 2025 at 09:51

Policia ka proceduar penalisht një 38-vjeçar, i identifikuar me inicialet M.B., pasi tentoi të kalonte 15 600 euro në pikën kufitare të Morinës, pa i deklaruar. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar M. B., 38 vjeç, banues në Gjilan, […]

The post Tentoi të kalonte në Morinë rreth 16 mijë euro, e pëson 38-vjeçari nga Kosova appeared first on BoldNews.al.

U kapën me mallra kontrabandë drejt Kosovës, arrestohen dy persona në Morinë

By: armand
9 October 2025 at 16:19

Policia Kufitare në Morinë në bashkëpunim me Doganën ndaloi dy automjete në dalje të Shqipërisë me qëllim kontrollin e mallrave. Gjatë kontrollit u zbuluan dhe sekuestruan mallra kontrabandë me vlerë rreth 54.3 milionë lekë, përfshirë 930 kg duhan, mbi 1000 kuti me medikamente, 41,000 tableta dhe 2,194 celularë. Të dy drejtuesit e automjeteve, B.L., 52 […]

The post U kapën me mallra kontrabandë drejt Kosovës, arrestohen dy persona në Morinë appeared first on BoldNews.al.

Kontrabandë drejt Kosovës: Sekuestrohen tableta, telefona dhe medikamente në Morinë me vlerë mbi 500 mijë euro

9 October 2025 at 17:47


Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Tarifa”, duke parandaluar një tentativë për kontrabandimin e mallrave të akcizës drejt Kosovës.

Në njoftimin për media, Policia bën të ditur se gjatë operacionit janë sekuestruar mallra të ndryshme me një vlerë totale prej rreth 54.350.000 lekësh, si dhe dy automjete që u përdorën për transportimin e tyre.

Po ashtu, janë arrestuar në flagrancë dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aktivitetin e paligjshëm.

“Gjatë operacionit, në dalje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare Morinë kaluan në vijë të dytë për kontroll të detajuar automjetin furgon me drejtues shtetasin B. L., dhe automjetin tip ‘Volkswagen’, me drejtues shtetasin F. M.,” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas të njëjtit burim, gjatë kontrollit të automjeteve janë zbuluar sasi të konsiderueshme mallrash të ndaluara për tregtim:

Në automjetin “Volkswagen” me drejtues F. M. u gjetën 1006 kuti me medikamente mjekësore, disa arka me 41.000 tableta dhe 2.194 celularë.

Në furgonin e drejtuar nga B. L. u gjetën 62 thasë me duhan, me peshë totale 930 kilogramë.

Të gjitha mallrat, me vlerë totale prej 54.350.000 lekësh, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me dy automjetet.

Hetimet po vijojnë për të zbuluar rrjetin e plotë të përfshirë në këtë rast kontrabande.

Tentoi të kontrabandonte pjesë automjetesh, për t’i shitur në Shqipëri, arrestohet në Morinë 48-vjeçari

By: V K
30 September 2025 at 14:59

Një 48-vjeçar, është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi akuzohet se tentoi që të kontrabandonte pjesë automjetesh, për t’i shitur në Shqipëri.

Burime zyrtare nga policia, bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B. M.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 48-vjeç, banues në Kosovë.

NJOFTIMI I POLICISË

DVKM Kukës/Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale.

Tentoi të kontrabandonte pjesë automjetesh, për t’i shitur në Shqipëri, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë dhe vihet në pranga 48-vjeçari. Sekuestrohen automjeti që drejtonte 48-vjeçari dhe pjesët e automjeteve. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijë të dytë, në hyrje të RSh-së, automjetin me drejtues shtetasin B. M.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan pjesë të ndryshme automjetesh, pa fatura shoqëruese, të cilat ky shtetas tentoi t’i kontrabandonte në Shqipëri, për t’i këmbyer/shitur.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 48-vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Tentoi të kontrabandonte pjesë automjetesh, për t’i shitur në Shqipëri, arrestohet në Morinë 48-vjeçari appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Tentuan të trafikonin një vajzë të mitur në Kosovë, arrestohen 2 të rinj në Morinë

By: Elva
29 September 2025 at 11:24

Dy të rinj nga Berati 22 vjeç, dhe 18 vjeç, janë arrestuar pasi dyshohet se tentuan të trafikonin një vajzë 14-vjeçare drejt Kosovës. Vajza ishte shpallur në kërkim nga familjarët dhe policia e Durrësit, pasi ishte larguar nga banesa më 28 shtator. Në pranga ka rënë i riu Eldi Guri, i cili ishte drejtuesi i […]

The post EMRAT/ Tentuan të trafikonin një vajzë të mitur në Kosovë, arrestohen 2 të rinj në Morinë appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet në Morinë 22-vjeçari/ Tentoi të trafikonte të miturën në Kosovë

29 September 2025 at 11:19

Morinë- Një 22-vjeçar është arrestuar në Morinë, pasi ka tentuar të kalonte në kufi një të mitur, me qëllim trafikimin e saj në Kosovë. Gjithashtu nga policia është arrestuar edhe pasagjeri që udhëtonte me 22-vjeçarin për moskallëzim të krimit.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë ndaluar në dalje të RSh-së, automjetin me drejtues shtetasin 22 vjeç, i cili udhëtonte me shtetasin 18 vjeç dhe me një shtetase 14 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa me datë 28.09.2025, në DVP Durrës, kanë kallëzuar familjarët e 14-vjeçares, për largimin e saj nga banesa. Sakaq, vijojnë hetimet për rastin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Në kërkim nga autoritetet gjermane, ndalohen në Morinë 27-vjeçari nga Kosova

6 September 2025 at 12:32

TIRANË, 6 shtator/ATSH/ Shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, ndaluan shtetasin kosovar S. M., 27 vjeç, banues në Kosovë, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane.

Ndalimi i 27-vjeçarit erdhi pas kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme që kryhen në kufi me synim goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale.

Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët gjermanë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata lokale e Mynihut kishte nxjerrë ndaj tij urdhër-arrest ndërkombëtar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me maksimum dënimi deri në 10 vjet burg.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 27-vjeçarit.

/m.m/j.p/

The post Në kërkim nga autoritetet gjermane, ndalohen në Morinë 27-vjeçari nga Kosova appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në kërkim nga autoritetet gjermane, ndalohen në Morinë 27-vjeçari nga Kosova

By: Fax Web
6 September 2025 at 13:17

Shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, ndaluan shtetasin kosovar S. M., 27 vjeç, banues në Kosovë, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane.

Ndalimi i 27-vjeçarit erdhi pas kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme që kryhen në kufi me synim goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale.

Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët gjermanë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata lokale e Mynihut kishte nxjerrë ndaj tij urdhër-arrest ndërkombëtar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me maksimum dënimi deri në 10 vjet burg.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 27-vjeçarit.

I dënuar në Gjermani, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova në Morinë

By: Elva
6 September 2025 at 11:48

Një 27-vjeçar nga Kosova është ndaluar në pikën kufitare të Morinës, pasi rezultonte i dënuar me 10 vite burg nga Gjermania për veprën penale të mashtrimit. Shtetasi S.M. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane dhe ndalimi i tij u bë gjatë kontrolleve të rregullta kufitare në hyrje të Shqipërisë. Pas verifikimeve të kryera […]

The post I dënuar në Gjermani, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova në Morinë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌