Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Drejtori i skautizmit të Elbasanit shpërthen ndaj Kërnajës: Burrë m***, je anti-futboll!

By: Ela
31 January 2026 at 21:12

Drejtori i skautizmit të Elbasanit, Mino Manoku ka shpërthyer ndaj trajnerit Oltjon Kërnaja, pas barazimit 2 me 2 që verdheblutë regjistruan në transfertë ndaj të kuqve. Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, Manoku, ka postuar një foto të Kërnajës me një kryq të kuq, teksa shkruante: “Ti s’je futboll, ti je anti-futboll”. (Burrë m***).

The post Drejtori i skautizmit të Elbasanit shpërthen ndaj Kërnajës: Burrë m***, je anti-futboll! appeared first on BoldNews.al.

“Pushimi i Ragës” në Elbasan i pushtuar nga plehrat, qytetarët kritika Llatjas: Vendos kosha

By: Brisi
31 January 2026 at 15:29

Zona e njohur si “Pushimi i Ragës” në Elbasan, e ndodhur mes fshatrave Balëz dhe Letan, në rrugën që të çon drejt liqeneve të Funarit, është mbuluar nga mbeturinat. Sipas informacioneve, situata paraqitet alarmante, ku natyra dhe përroi që kalon pranë zonës janë ndotur rëndë, duke e kthyer këtë vend pushimi në një vatër ndotjeje. […]

The post “Pushimi i Ragës” në Elbasan i pushtuar nga plehrat, qytetarët kritika Llatjas: Vendos kosha appeared first on BoldNews.al.

Merr formë parku “Dua të luaj” në Elbasan, hapësira rekreative në shërbim të qytetarëve

31 January 2026 at 08:59

TIRANË, 31 janar/ATSH/ Punimet për ndërtimin e parkut rekreativ “Dua të luaj” në Elbasan po vijojnë, një investim që i shërben komunitetit, duke krijuar hapësira moderne për sport dhe argëtim, si dhe duke rritur cilësinë e jetës në qytet.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga punimet në këtë kantier, një hapësirë moderne prej 22 mijë m², me fusha sportive, kënde lojërash dhe ambiente rekreative për fëmijë, familje dhe të moshuar.

Ky projekt po realizohet me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe synon krijimin e një hapësire moderne dhe funksionale rekreative, në shërbim të të gjitha grupmoshave.

Projekti parashikon ndërtimin e një hapësire prej 22 mijë m², e cila do të përfshijë fushë sportive, kënde lojërash për fëmijë, si dhe ambiente rekreative të gjelbra, të konceptuara për fëmijë, familje dhe të moshuar.

Ky investim është pjesë e vizionit për transformimin e hapësirave publike, promovimin e një stili jetese aktive dhe krijimin e mjediseve të sigurta, të aksesueshme dhe miqësore me mjedisin.

Ndërkohë bashkia Elbasan vijon angazhimin për t’i dhënë qytetit më shumë gjelbërim, hapësira rekreative dhe mundësi të reja për komunitetin.

/m.m/a.f/

The post Merr formë parku “Dua të luaj” në Elbasan, hapësira rekreative në shërbim të qytetarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjyqi ndaj Franc Çopjas/ Vijojnë dëshmitë nga Elbasani, partnerja e mbron në seancë: Nuk është agresiv

By: armand
29 January 2026 at 20:42

Disa dëshmitarë kanë kaluar njëri pas tjetrit të enjten në mëngjes para Gjykatës së Krimeve të Rënda në Bruksel, e cila aktualisht po gjykon nëntë persona për vrasjen e Ardit Spahiut, kryer më 27 nëntor 2020 në Molenbeek. Nga dëshmitarët, partnerja aktuale e Franc Gergely-t, i njohur si Çopja, i dyshuari kryesor për vrasjen, mori […]

The post Gjyqi ndaj Franc Çopjas/ Vijojnë dëshmitë nga Elbasani, partnerja e mbron në seancë: Nuk është agresiv appeared first on BoldNews.al.

Marshim ndërfetar në Elbasan për paqen dhe mjedisin

29 January 2026 at 18:01

TIRANË, 29 janar /ATSh/ Sheshi para stadiumit “Elbasan Arena” u kthye këtë të enjte në një pikëtakim të institucioneve, komuniteteve fetare, arsimit dhe qytetarëve, në kuadër të aktivitetit ndërgjegjësues “Mjedisi – përgjegjësi e përbashkët për paqen dhe jetën”, organizuar nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar (QBNFE).

Marshimi u parapri nga një aktivitet, që u hap nën moderimin e Ilirian Gjonit, anëtar i Bordit të QBNFE, ndërsa fjalën e mbajti dr. Arben Ramkaj, kryetar i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar. Në fjalën e tij, dr. Ramkaj theksoi se mjedisi nuk është një çështje e largët, por pjesë e drejtpërdrejtë e jetës së përditshme, duke nënvizuar se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa një mjedis të shëndetshëm.

“Paqja fillon aty ku njeriu kujdeset për jetën, për shëndetin e tjetrit dhe për të ardhmen e brezave që vijnë,” u shpreh Ramkaj, duke bërë thirrje për bashkëpunim konkret mes institucioneve, komuniteteve fetare dhe qytetarëve.

Në vijim, pjesëmarrësit ndoqën fjalimet e përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe qendror, ku u trajtuan politikat mjedisore, zhvillimi i qëndrueshëm dhe roli i qytetarit në mbrojtjen e natyrës. Mes tyre, drejtuesi politik i qarkut Elbasan, Arbjan Mazniku, vlerësoi Elbasanin si një model të bashkëjetesës, tolerancës dhe ndërveprimit mes njerëzve përtej besimit të tyre, duke theksuar se kjo harmoni sociale është një vlerë e jashtëzakonshme që duhet ruajtur dhe forcuar, veçanërisht në kohët e sotme.

Nga ana e tij, kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja theksoi angazhimin e vazhdueshëm të bashkisë në mbrojtje të mjedisit, përmes shtimit të sipërfaqeve të gjelbra, investimeve në hapësira publike dhe futjes së modeleve të suksesshme të diferencimit të mbetjeve në shkolla. Ai nënvizoi se këto iniciativa synojnë ta bëjnë Elbasanin një qytet më të pastër, më të gjelbër dhe më të jetueshëm për qytetarët dhe veçanërisht për fëmijët.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla e cilësoi mjedisin si një prioritet strategjik kombëtar, duke theksuar se toka është pasuri e përbashkët dhe amanet për brezat që vijnë. Ai bëri thirrje për përgjegjësi të përbashkët në ruajtjen e tokës dhe natyrës, si bazë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mirëqenies shoqërore.

Ndërkohë, kryetarja e këshillit të qarkut Elbasan, Ermira Urupi e vuri theksin te përgjegjësia morale, personale dhe qytetare për mbrojtjen e mjedisit, duke theksuar se respekti për natyrën është një detyrim që u përket të gjithëve dhe që reflektohet drejtpërdrejt në cilësinë e jetës.

Në vijim, drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit, Vesa Llanaj Liço, theksoi se shkollat kanë një rol të rëndësishëm në edukimin e qytetarit të ri. Ajo nënvizoi se të gjithë së bashku duhet të mblidhemi dhe të veprojmë si një trup i vetëm për të edukuar brezin e ri dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të arsimit dhe edukimit mjedisor, me kontribute nga drejtues të institucioneve arsimore dhe prezantimin simbolik të nxënësve të shkollës “Qamil Guranjaku”, të cilët përcollën mesazhe ndërgjegjësuese për mbrojtjen e mjedisit dhe formimin e qytetarit të përgjegjshëm.

Marshimi dhe aktiviteti u përshëndetën gjithashtu edhe nga përfaqësues të komuniteteve fetare në qytet, të cilët përcollën mesazhe të përbashkëta për paqen, bashkëjetesën, tolerancën dhe kujdesin ndaj mjedisit si vlerë e përbashkët shoqërore.

Pas fjalimeve, aktiviteti vijoi me një marshim simbolik përgjatë bulevardit “Aqif Pasha”, me ndalesa pranë busteve të figurave të shquara të qytetit. Në këto ndalesa, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe të arsimit reflektuan mbi raportin mes besimit, shkencës dhe ruajtjes së ekuilibrave natyrorë, duke përcjellë mesazhe të përbashkëta për kujdesin ndaj “shtëpisë sonë të përbashkët”.

Aktiviteti u mbyll në sheshin “Aqif Pasha” me thirrje për aktivizëm qytetar dhe veprime konkrete në mbrojtje të mjedisit, si dhe me një moment artistik të interpretuar nga Lukë Mllugja. Në përmbyllje, u përcoll urimi për një vit 2026 më të gjelbër, më të shëndetshëm dhe më të qetë për qytetin e Elbasanit.

Nga marshimi ndër fetar në Elbasan
1 nga 5

/e.i/a.f/r.e/

The post Marshim ndërfetar në Elbasan për paqen dhe mjedisin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nuk trajtoi mbetjet sipas ligjit! Procedohet dhe gjobitet administratori i kompanisë në Elbasan (EMRI)

By: Brisi
29 January 2026 at 11:50

Policia e Elbasanit ka njoftuar se ka nisur procedimin penal për shtetasin Mariglen Hasa, administrator i kompanisë “Maresh SHPK”. Sipas Policisë, kjo kompani, e cila ka si objekt grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve me përmbajtje metalike, nuk ka zbatuar ligjin dhe detyrimet, duke mos i trajtuar mbetjet sipas rregullit. Po ashtu thuhet se ndaj pronarit […]

The post Nuk trajtoi mbetjet sipas ligjit! Procedohet dhe gjobitet administratori i kompanisë në Elbasan (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Programi “Art dhe Zeje”, nxit talentet artistike dhe artizanale të nxënësve

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Nxënësit e shkollës “Qamil Guranjaku” në Elbasan po zhvillojnë talentet e tyre përmes programit “Art dhe Zeje”.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga orët mësimore që zhvillojnë nxënësit gjatë këtij programi.

“Një orkestër simpatike dhe një trupë teatri plot talente. Nxënësit e shkollës “Qamil Guranjaku” në Elbasan i kanë të gjitha këto mundësi për të zbuluar dhe zhvilluar talentet e tyre përmes programit “Art dhe Zeje”, që me infrastrukturën e duhur kultivon pasione, nxit krijimtarinë dhe i jep hapësirë çdo fëmije të shprehet dhe të rritet përmes artit”, theksoi Rama.

Ky program tashmë zbatohet me sukses në mbi 200 shkolla në të gjithë Shqipërinë. Ai ka për qëllim inkurajimin e mësimit të punimeve të artit dhe atyre artizanale përmes veprimtarive praktike, nxitjen e aftësive sipërmarrëse të nxënësve në perspektivën e ruajtjes dhe të promovimit të vlerave të komunitetit ku jetojnë, si dhe të trashëgimisë sonë kulturore në pikturë, vegla muzikore, zeje, teatër, sport, teknologji, etj.

1 nga 5

/k.s/r.e/a.f/

The post Programi “Art dhe Zeje”, nxit talentet artistike dhe artizanale të nxënësve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Këshilli i qarkut Elbasan nderon ambasadorin e Arabisë Saudite për kontributin e tij humanitar

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Këshilli i qarkut Elbasan organizoi sot një ceremoni zyrtare për të nderuar ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri, Faisal Ghazi Al-Hafthi, duke i akorduar Titullin e Mirënjohjes, në vlerësim të kontributit të tij humanitar, diplomatik dhe ndërkulturor.

Ceremonia u zhvillua në praninë e kryetares së këshillit të qarkut Elbasan, Ermira Urupi, si dhe kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, kryebashkiakut Gledjan Llatja, ambasadorit të Shtetit të Katarit, Jaber Ali Al-Dosari, zv.kryetarit të këshillit të qarkut, Lutfi Lala, rektorit të Universitetit të Elbasanit, prof. dr. Elvira Fetahu, nënkryetarit të Partisë Demokratike në Elbasan, Zamir Muzahqi, përfaqësuesve të institucioneve akademike dhe fetare, si dhe personaliteteve të tjera intelektuale dhe publike të Qarkut Elbasan.

Në fjalën e saj, kryetarja e këshillit të qarkut Ermira Urupi, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite për komunitetin lokal, veçanërisht ndihmën e dhënë për fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët jetimë, si dhe kontributin e saj në ndërtimin e urave të dialogut dhe kulturës mes dy popujve.

Urupi theksoi gjithashtu rëndësinë e projekteve të financuara nga Fondi Saudit për Zhvillim, të cilat po zbatohen në qarkun e Elbasanit dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e infrastrukturës dhe mirëqenies së qytetarëve.

Më pas, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, tha se “ky nderim përfaqëson një vazhdimësi të vlerësimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për Faisal Ghazi Al-Hafthi, në njohje të kontributit të tij të çmuar në forcimin e urave të komunikimit mes kulturave dhe popujve miqësorë”.

Nga ana e tij, kryetari i bashkisë Elbasan, Gledjan Llatja, u shpreh se ky titull mirënjohjeje nuk përfaqëson vetëm bashkinë e Elbasanit, por të shtatë bashkitë e qarkut Elbasan.

Ai theksoi gjithashtu vizionin mbresëlënës të Ambasadorit dhe të gjithë stafit të Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite në sjelljen në vëmendjen e publikut të urave të miqësisë që lidhin dy popujt, duke forcuar kështu bashkëpunimin dhe mirëkuptimin reciprok.

Në këtë kontekst, u theksua edhe roli i Myftinisë së Elbasanit, e cila, në bashkëpunim me Qendrën për Bashkëpunim Ndërfetar dhe në koordinim me institucionet vendore, ishte propozuesja zyrtare për dhënien e këtij titulli mirënjohjeje. Ky propozim u bë në vlerësim të rolit të Ambasadës në mbështetjen e grupeve në nevojë, forcimin e dialogut ndërfetar dhe ndërtimin e urave të miqësisë dhe komunikimit mes kulturave dhe popujve miqësorë.

Gjatë ceremonisë, ambasadori Faisal Ghazi Al-Hafthi shprehu mirënjohjen e tij për këtë nderim, duke theksuar se ky vlerësim nuk është vetëm personal, por një dëshmi e marrëdhënieve të forta të miqësisë dhe bashkëpunimit mes Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Shqipërisë.

Ai vuri në dukje rëndësinë e dialogut kulturor dhe ndërfetar si bazë për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Në përfundim, këshilli i qarkut Elbasan theksoi se “ky vlerësim pasqyron angazhimin e tij institucional për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për nderimin e kontributeve diplomatike që ndërtojnë ura mirëkuptimi dhe solidariteti mes popujve”.

/k.s/a.f/r.e/

The post Këshilli i qarkut Elbasan nderon ambasadorin e Arabisë Saudite për kontributin e tij humanitar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Droga në paraburgimin e Elbasanit, burg për Policin dhe 2 të tjerë (EMRAT)

By: Brisi
27 January 2026 at 11:41

Është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest me burg” për tre të arrestuarit në Elbasan, mes tyre një polic, të cilët akuzohen se fusnin drogë në qelitë e paraburgimit. Më konkretisht bëhet fjalë për: Ndriçim Kroi, punonjës policie në IEVP Elbasan Esmeralda Komici, familjare e një të paraburgosuri Gerald Stamolla, i paraburgosur në IEVP Elbasan Sipas Prokurorisë, nga hetimet […]

The post Droga në paraburgimin e Elbasanit, burg për Policin dhe 2 të tjerë (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

“Po na sjellin varrezat në derën e shtëpisë”, projekti fantazëm i Gledjan Llatjas në Elbasan

By: Brisi
27 January 2026 at 10:38

Për shumë breza, gjyshet kanë trembur fëmijët e vegjël për t’i vënë në gjumë me një shprehje të errët: ”Fli, se vijnë fantazmat!” Ditët e fundit, mbi 100 shtëpi në fshatin Belerbe të Elbasanit, gjenden në një situatë, ku ndërthuren frika e fëmijëve nga “fantazmat e varreve” me një projekti tërësisht fantazëm të kryebashkiakut Gledjan […]

The post “Po na sjellin varrezat në derën e shtëpisë”, projekti fantazëm i Gledjan Llatjas në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

Aksident rrugor në aksin Librazhd-Elbasan, dy të plagosur

By: Fax Web
26 January 2026 at 09:48

Një aksident në aksin Librazhd-Elbasan ka ndodhur mëngjesin e së hënës, te Kthesa e Murrashit. Nga pamjet, shihet se automjeti është kthyer përmbys nga goditja e fortë.

Mësohet se janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në spital. Si shkak i aksidentit dyshohet lagështira në rrugë.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan/ Përmbyset automjeti, raportohet për dy të plagosur

By: V K
26 January 2026 at 08:29

Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30, një aksident i rëndë rrugor u regjistrua në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Elbasan. Ngjarja ndodhi në vendin e njohur si “Kthesa e Murrashit”.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti i përfshirë në aksident dyshohet se po lëvizte me shpejtësi.

Gjatë tentativës për të shmangur gurë dhe dhera të rënë mbi rrugë, drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit. Automjeti është përplasur me mbrojtëset metalike dhe më pas është përmbysur, duke rënë sërish në trasenë e rrugës.

Fatmirësisht, mjeti nuk ka përfunduar në rrjedhën e lumit Shkumbin, çka do të kishte sjellë pasoja shumë më të rënda.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit dhe një person tjetër kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe autoambulanca, të cilat bënë të mundur normalizimin e qarkullimit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd -Prrenjas duhet të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në segmentet problematike te “Kthesat e Murrashit”. “kthesat e Dragostunjës dhe Kthesat e Pishkashit ” ku rrëshqitjet e dherave përbëjnë rrezik real për sigurinë rrugore.

 

The post Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan/ Përmbyset automjeti, raportohet për dy të plagosur appeared first on Albeu.com.

Superliga/ Elbasani mund Dinamon, blutë e Dajës “rrëshqasin” në renditje

By: armand
25 January 2026 at 19:54

Elbasani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në garën për “Final Four”, pasi ka mundur një rival direkt si Dinamo për të lënë +5 pikë pas blutë e Ilir Dajës, duke mbetur vetëm një pike larg kreut. Gjithçka erdhi falë një pjese të parë të shkëlqyer, ku Elbasani shënoi shpejt me Diallo, pas një […]

The post Superliga/ Elbasani mund Dinamon, blutë e Dajës “rrëshqasin” në renditje appeared first on BoldNews.al.

Trafik i rënduar në aksin Librazhd-Elbasan, punimet paralizojnë qarkullimin

By: armand
25 January 2026 at 18:11

Trafik kilometrik raportohet në aksin Librazhd-Elbasan. Punimet në këtë aks si edhe lëvizjet e fundjavës ka bërë që qytetarët të përballen me radhë të gjatë automjetesh. Probleme të ngjashme janë evidentuar edhe në akset Tiranë–Elbasan, ku qarkullimi është bërë i vështirë dhe me vonesa të gjata. Ndërkohë Policia Rrugore ndodhet në terren në rolin e […]

The post Trafik i rënduar në aksin Librazhd-Elbasan, punimet paralizojnë qarkullimin appeared first on BoldNews.al.

Fundjava “rikthen” trafikun kilometrik në aksin Librazhd-Elbasan

By: M C
25 January 2026 at 18:43

Në aksin Librazhd-Elbasan, është krijuar fluks automjetesh duke krijuar një trafik kilometrik.

Shkaqet kryesore të krijimit të kësaj radhe kilometrike mendohet të jenë punimet, por edhe lëvizjet e fundjavës.

Kjo është një situatë “e njohur” tashmë për këtë aks i cili shpesh herë sidomos gjatë fundjavave përballet me radhë kilometrike makinash.

The post Fundjava “rikthen” trafikun kilometrik në aksin Librazhd-Elbasan appeared first on Albeu.com.

Kampionati i Shahut në Elbasan, nismë që edukon dhe formon fëmijët

TIRANË, 25 janar/ATSH/ Kampionati i Përvitshëm i Shahut për nxënësit e shkollave 9-vjeçare në Elbasan tashmë është kthyer në traditë dhe që synon të nxisë zhvillimin intelektual dhe kulturën sportive te fëmijët.

Ky kampionat u zhvillua në ambientet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve (QKF) në Elbasan, ku fitues të këtij edicioni u shpallën Erdet Alla nga shkolla “Sule Harri” dhe Arsa Çekani nga shkolla “Jorgji Dilo”, të cilët u dalluan për përqendrimin, strategjinë dhe aftësitë e tyre logjike.

Organizatorët i uruan kampionët për suksesin dhe i inkurajuan të vijojnë rrugën e sportit të mendjes.

Këtë vit, kursi i shahut është përfshirë si pjesë e rregullt e kurseve që QKF ofron, pas kërkesave të shumta nga nxënësit dhe prindërit. Pjesëmarrja e lartë në kampionat dëshmon interesin gjithnjë e në rritje të fëmijëve për aktivitete që zhvillojnë mendimin kritik, përqendrimin dhe disiplinën.

Qendra Kulturore e Fëmijëve në Elbasan ofron një sërë kursesh artistike, kulturore dhe sportive, me qëllim edukimin, argëtimin cilësor dhe largimin e fëmijëve nga përdorimi i tepruar i mjeteve teknologjike. Kjo qendër përbën një shembull pozitiv të investimit në formimin e brezit të ri, duke krijuar hapësira ku talenti dhe vlerat edukative kultivohen çdo ditë.

/k.s/a.f/

The post Kampionati i Shahut në Elbasan, nismë që edukon dhe formon fëmijët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Teatri “Skampa” i Elbasanit çel sezonit artistik me Galanë e Operetës Rumune

TIRANË, 25 janar/ATSH/ Një mbrëmje e jashtëzakonshme muzike, elegance dhe kulturë evropiane solli Galanë e Operetës Rumune në skenën e Teatrit “Skampa”, duke shënuar hapjen zyrtare të sezonit artistik në qytet.

Në këtë event festiv u zhvillua një performancë unike nga artistë të Teatrit Kombëtar të Operetës dhe Muzikalit “Ion Dacian” i Bukureshtit, të shoqëruar me këngëtaren e dashur për publikun, Eli Fara, e cila solli interpretime të fuqishme me gjurmë arumune dhe shpirt shqiptari.

Programi përfshiu arie, duete dhe vepra të njohura që sollën emocione të thella dhe duartrokitje të gjata nga publiku i pranishëm.

Ky aktivitet jo vetëm që shënoi një fillim dinjitoz për sezonin e ri artistik, por edhe forcoi marrëdhëniet kulturore mes Shqipërisë dhe Rumanisë, një nismë e rëndësishme për bashkëpunime të mëtejshme artistike mes dy vendeve tona.

Ndër të ftuarit e nderit ishte edhe dirigjenti i njohur Zhani Ciko.

Ky event u prit me entuziazëm nga qytetarët, duke shënuar nisjen e një sezoni plot art, kulturë dhe emocione në Teatrin “Skampa”.

 

/k.s/a.f/

 

The post Teatri “Skampa” i Elbasanit çel sezonit artistik me Galanë e Operetës Rumune appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 14 mijë pemë të mbjella në Elbasan

24 January 2026 at 16:00

TIRANË, 24 janar/ATSH/ Fushata e pyllëzimit në bashkinë Elbasan po vijon me intensitet, në kuadër të masave për mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e sipërfaqeve të gjelbra.

Procesi është pjesë e një strategjie të qëndrueshme për rigjenerimin e ekosistemit dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës në qytet dhe zonat përreth tij.

Aksioni i radhës i mbjelljeve u zhvillua në Kodër Krastë, e njohur si “mushkëria e qytetit”, ku grupet e punës së drejtorisë së pyjeve, së bashku me vullnetarë, vijuan mbjelljen e fidanëve të rinj.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, si dhe deputeti Adi Qosja.

Kryebashkiaku Llatja theksoi se fushata e pyllëzimit është shtrirë në disa zona prioritare, si në territorin urban ashtu edhe në atë rural.

Ai bëri të ditur se deri më tani në gjithë bashkinë e Elbasanit janë mbjellë mbi 14 mijë pemë, ndërsa synimi është që deri në fund të sezonit të mbjelljeve ky numër të shkojë në mbi 20 mijë fidanë.

Sipas tij, prioritet u është dhënë zonave me ndikim ekonomik dhe mjedisor, ndërsa një vëmendje e veçantë i është kushtuar Kodër Krastës, ku krahas pastrimit të pemëve të dëmtuara po kryhet edhe zëvendësimi i tyre me fidanë të rinj, duke arritur deri tani në mbi 3400 pemë të mbjella.

Nga ana e tij, deputeti Adi Qose u bëri thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e hapësirave të gjelbra dhe të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë sezonit veror, për të shmangur dëmtimet dhe zjarret.

Fushata e pyllëzimit është përqendruar në zona me rëndësi mjedisore, turistike dhe ekonomike, si Funari dhe Gjinari, të cilat konsiderohen zona me potencial të lartë për zhvillimin e turizmit malor dhe agroturizmit. Ndërkohë, Krasta mbetet një zonë kyçe për balancën ekologjike të qytetit, ku po forcohet brezi i gjelbër për të parandaluar degradimin e mëtejshëm të tokës.

Një tjetër komponent i rëndësishëm i fushatës është pyllëzimi në oborret dhe rrethinat e shkollave, me qëllim krijimin e hapësirave më të shëndetshme për nxënësit dhe rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor te brezat e rinj. Paralelisht, po punohet edhe për ripyllëzimin e zonave të prekura nga zjarret, si një masë rehabilituese për rikthimin e ekosistemeve dhe minimizimin e rrezikut të erozionit.

Objektivi për mbjelljen e 20 mijë fidanëve gjatë këtij viti konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt një mjedisi më të qëndrueshëm dhe një infrastrukture natyrore më të pasur për komunitetin dhe vizitorët e Elbasanit.

1 nga 5

/r.e/

The post Mbi 14 mijë pemë të mbjella në Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elbasan/ Polici “furnizonte” të burgosurit me drogë

By: D Marku
24 January 2026 at 16:17

Prokuroria e Elbasanit ka zbuluar një skemë të organizuar të futjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike brenda Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Elbasan, ku i përfshirë rezulton një punonjës i policisë së burgjeve.

Sipas hetimeve, punonjësi në fjalë dyshohet se siguronte drogë për të paraburgosurit kundrejt pagesave që varionin nga 100 deri në 200 mijë lekë të vjetra. Aktiviteti i paligjshëm zhvillohej kryesisht gjatë turneve të natës dhe fundjavave, periudha kur në institucion kishte mungesë personeli administrativ.

Dosja hetimore bën me dije se, për të kamufluar veprimtarinë kriminale, i dyshuari gjatë orëve jashtë shërbimit ushtronte aktivitet si shitës ambulant në qytetin e Elbasanit, ku merrte porosi nga familjarë të të paraburgosurve.

Në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe persona të tjerë, të cilët ndërmjetësonin pagesat dhe futjen e lëndës narkotike në institucion, për përfitime personale.

Bazuar në përgjimet telefonike dhe ambientale, vëzhgimet dhe dokumentimin filmik, Prokuroria ka krijuar dyshime të arsyeshme për përfshirjen e tyre në veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” si dhe “Futjes së sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burg”.

Për të gjithë të dyshuarit është kërkuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

The post Elbasan/ Polici “furnizonte” të burgosurit me drogë appeared first on Albeu.com.

Sala: Gati protokollet e reja të onkologjisë, rritje e kapaciteteve në 7 spitale rajonale

24 January 2026 at 11:35

TIRANË, 24 janar/ATSh/  Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, gjatë vizitës në Spitalin Rajonal  të Elbasanit bëri me dije se ka nisur puna për rritjen e kapaciteteve të shërbimit të kimioterapisë në 7 rajone të vendit, bazuar në modelin e ndërtuar në fundmi në Shërbimin Onkologjik, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Në bisedë me stafin e këtij shërbimi në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ministrja Sala tha se është bërë vlerësimi i nevojave për infrastrukturë, menaxhim dhe staf mjekësor në 7 punktet respektive në 7 rajone, ndërsa njoftoi fillimin e bashkëpunimit me Institutin prestigjoz të Tumoreve në Milano.

“Në bashkëpunim me këtë institut kemi përfunduar  protokollet e së shpejti do ua dërgojmë ato”, nënvizoi ministrja Sala.

Në funksion të modernizimit të pajisjeve në Shërbimin Onkologjik në Shqipëri, ditën e hënë ajo do të udhëtojë drejt Vjenës, ku në axhendë është parashikuar edhe takimi në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), për të vijuar më pas me takimin  zyrtar me drejtues të Institutit të Tumoreve të Milanos për bashkëpunimin e mëtejshëm në fushën e onkologjisë.

Spitali Rajonal i Elbasanit, ka kryer 600 procedura kimioterapie gjatë vitit 2025, ndërsa do të nisë puna për projektin e rehabilitimit të Shërbimit të Patologjisë, ku do të përfshihet edhe kimioterapia, që sipas drejtoreshës, Zheni Gjergji do t’u vijë në ndihmë banorëve të 7 bashkive të qarkut e do të lehtësoje fluksin në QSUNT.

Gjatë vizitës në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ministrja Sala inspektoi punimet për ndërtimin e dy godinave të reja të Spitalit Psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan, çka do të rrisë kapacitetet për t’iu përgjigjur nevojave në të gjithë rajonin.

Nga vizita e ministres Sala në Spitalin Rajonal të Elbasanit
1 nga 14

/e.i/j.p/

The post Sala: Gati protokollet e reja të onkologjisë, rritje e kapaciteteve në 7 spitale rajonale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌