Qendra Multifunksionale në Cërrik, model i integrimit të shërbimeve sociale
TIRANË, 26 janar/ATSH/ Qendra Multifunksionale në Cërrik përfaqëson një model bashkëkohor të integrimit të shërbimeve sociale, duke u kthyer në një pikë referimi për mbështetjen e komunitetit lokal.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala gjatë vizitës në këtë qendër theksoi se përmes mekanizmit të Fondit Social do të financohen shërbimet lëvizëse për qytetarët në nevojë, në njësitë administrative Cërrik, Gostimë, Mollas, Shalës dhe Klos.
Qendra Multifunksionale në Cërrik, krahas mbështetjes në ambientet e qendrës, ofron edhe shërbime lëvizëse, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonës.
Gjithashtu, qendra ka zgjeruar veprimtarinë edhe përmes shërbimeve lëvizëse, duke iu afruar drejtpërdrejt banorëve që kanë më shumë nevojë për ndihmë.
Kjo qendër, ofron jo vetëm asistencë konkrete, por kontribuon edhe në fuqizimin social, informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve. Ajo shërben si një hapësirë bashkëpunimi dhe solidariteti, ku mbështetja nuk mbetet brenda institucionit, por shtrihet në çdo cep të zonës.
/e.i/j.p/
The post Qendra Multifunksionale në Cërrik, model i integrimit të shërbimeve sociale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.