Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aksident në aksin Elbasan-Cërrik/ Përplasen tre automjete, plagosen tre persona

By: V K
14 January 2026 at 11:59

Ditën e sotme, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Elbasan–Cërrik, ku shkak dyshohet të ketë qenë prania e baltës në rrugë.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa si pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dëshmitarë nga vendngjarja bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur pranë një kantieri privat, ku po kryhen punime ngjitur me rrugën. Ata theksojnë se punimet vijojnë edhe gjatë natës dhe se rreth orës 00:00 rruga ishte pothuajse e pakalueshme për shkak të baltës së hedhur nga kamionët që lëviznin drejt lumit Shkumbin, duke krijuar rrezik serioz për sigurinë e qarkullimit rrugor.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë përkatëse.

The post Aksident në aksin Elbasan-Cërrik/ Përplasen tre automjete, plagosen tre persona appeared first on Albeu.com.

Përplasen tre makina në Cërrik, disa të plagosur

By: armand
14 January 2026 at 11:46

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Elbasan–Cërrik ditën e sotme si pasojë e baltës në rrugë. Sipas informacioneve, tre automjete janë përfshirë në aksident dhe për pasojë 3 persona janë plagosur dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Dëshmitarët thonë se zona ku ka ndodhur aksidenti ndodhet pranë një kantieri privat, ku […]

The post Përplasen tre makina në Cërrik, disa të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Shërbimet bazë po kthehen në luks në Shqipëri! Lagjja Fermë në Cërrik 6 ditë pa ujë

By: Elva
30 December 2025 at 22:30

Banorët e lagjes Fermë në bashkinë Cërrik po përballen prej gjashtë ditësh me mungesë totale të ujit të pijshëm, duke e bërë jetesën e përditshme tepër të vështirë për qindra familje, veçanërisht në prag të festave të fundvitit. Sipas banorëve, prej ditësh nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga institucionet për arsyet e ndërprerjes së […]

The post Shërbimet bazë po kthehen në luks në Shqipëri! Lagjja Fermë në Cërrik 6 ditë pa ujë appeared first on BoldNews.al.

Punëtori indian rrëzohet nga kantieri i ndërtimit në Cërrik, transportohet me urgjencë në spital

By: Ela
29 December 2025 at 12:51

Një punëtor indian ndërtimi ka përfunduar i plagosur rëndë pas aksidentit në ambientet e kantierit ku ishte punësuar si pastrues i mbetjeve. Ngjarja ka ndodhur në Mollas të Cërrikut, kurse i dëmtuari është një 33-vjeçar me inicialet M.K., “Është paraqitur në spital shtetasi indian M. K., 33 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht […]

The post Punëtori indian rrëzohet nga kantieri i ndërtimit në Cërrik, transportohet me urgjencë në spital appeared first on BoldNews.al.

Jo vetëm Vlora! Cërriku katër ditë pa ujë në prag festash

By: Brisi
28 December 2025 at 13:28

Përpos qytetit të Vlorës i cili po përballet me mungesë të furnizimit me ujë prej tre ditësh, një tjetër qytet po përjeton situatë të ngjashme alarmante. Sipas JOQ, prej katër ditësh edhe qyteti i Cërrikut nuk ka ujë. Banorët kanë deklaruar se nuk kanë ujë në çezmat e tyre këtë prag festash, duke e bërë […]

The post Jo vetëm Vlora! Cërriku katër ditë pa ujë në prag festash appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin Cërrik–Belsh, e moshuara përfundon në spital

By: Elva
21 December 2025 at 14:45

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel rreth orës 14:05 në aksin Cërrik – Belsh, ku një automjet ka përplasur një grua të moshuar që po kalonte rrugën në vijat e bardha. Sipas të dhënave paraprake, automjeti drejtohej nga një grua dhe dyshohet se drejtuesja e mjetit nuk ka qenë e vëmendshme në momentin […]

The post Aksident në aksin Cërrik–Belsh, e moshuara përfundon në spital appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Cërrik/ Makina del nga rruga dhe futet në lokal, 3 të plagosur

By: armand
23 November 2025 at 17:49

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Gostim-Mollas në Cërrik. Një automjet është futur në brendësi të një lokali ndërsa 3 persona raportohet të jenë plagosur, por fatmirësisht ndodhen jashtë rreziku për jetën. Sakaq, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia ndërsa po hetohen rrethanat e qarta që shkaktuan aksidentin.

The post Aksident në Cërrik/ Makina del nga rruga dhe futet në lokal, 3 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Cërrik, automjeti “fluturon” brenda në lokal, 3 persona të plagosur

By: M C
23 November 2025 at 16:44

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Gostim – Mollas në Cërrik.

Një automjet është futur në brendësi të një lokali ndërsa 3 persona raportohet të jenë plagosur, por fatmirësisht ndodhen jashtë rreziku për jetën.

Sakaq, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia ndërsa po hetohen rrethanat e qarta që shkaktuan aksidentin.

The post Aksident në Cërrik, automjeti “fluturon” brenda në lokal, 3 persona të plagosur appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Gramsh–Cerrik, makina del nga rruga dhe rrokulliset disa metra

By: Elva
21 November 2025 at 22:49

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Gramsh–Cerrik, në afërsi të Urës së Çekrezit. Një automjet dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë, duke dalë nga trasesë dhe u rrokullisur disa metra poshtë. Pavarësisht dëmeve të shumta në automjet, drejtuesi i mjetit ka arritur të shpëtojë […]

The post Aksident në aksin Gramsh–Cerrik, makina del nga rruga dhe rrokulliset disa metra appeared first on BoldNews.al.

Shkolla “Mehmet Bajraktari” në Cërrik me terrene të reja sportive e kushte bashkëkohore

13 November 2025 at 10:00

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vizitoi shkollën e mesme të bashkuar “Mehmet Bajraktari” në Shalës (bashkia Cërrik), e cila është në proces rikonstruksioni të plotë, ndërsa do t’i shtohet një palestër e re dhe terrene sportive.

E shoqëruar nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla dhe deputeti i PS, Arbjan Mazniku, ministrja Kumbaro vuri theksin te projektet që afrojnë fëmijët me natyrën dhe praktikat që shtojnë hapësirat e gjelbra.

“Me rikonstruksionin e godinës, me sistem ngrohjeje qendrore, në këtë shkollë zgjidhet edhe problemi i turneve dhe klasave të bashkuara. Kjo shkollë duhet të kthehet në një model të programit ‘Art dhe Zeje’. Me këtë sipërfaqe dhe mes këtij gjelbërimi, kjo shkollë është e duhura për të aplikuar projektin ‘Toka në shkollë'”, tha ministrja.

Nga ana tjetër, ministri Salla foli për një shkëmbim praktikash me shkollën profesionale bujqësore të Cërrikut.

“Ne kemi nisur edhe me shkollën bujqësore profesionale në Cërrik për të mbjellë disa bimë mjekësore ose bimë që nuk rriten në zonë, në mënyrë që t’i japim një praktikë të mirë shkollës profesionale, por edhe shkollës së mesme të bashkuar. Përveç shkollës “Mehmet Bajraktari”, do të identifikojmë edhe disa shkolla të tjera ku ka hapësira të krijojmë këtë mundësi për nxënësit, në mënyrë që të krijojmë një cikël të ri.”

Më tej, ministrja Kumbaro vizitoi edhe mjediset e brendshme të shkollës, ku po punohet për vendosjen e sistemit të ngrohjes qendrore:

“Pas rindërtimit të shkollës në bashkëpunim me bashkinë, Ministria e Arsimit do të bëjë mobilimin dhe pajisjen me mjete laboratorike. Tashmë terrenit të shkollës i shtohet palestra dhe fusha e re sportive, prandaj duhet të ndërtohen edhe ekipet sportive në shkollë”, përfundoi ministrja Kumbaro.

/k.s/a.f/r.e/

The post Shkolla “Mehmet Bajraktari” në Cërrik me terrene të reja sportive e kushte bashkëkohore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Cërrik, 600 vota ndajnë PD nga vendi i tretë

10 November 2025 at 07:47

Florenc Doka i socialistëve do jetë kryetari i ri bashkisë së Cërrikut me mbi 66 përqind të votave. Por ndërsa kjo fitore nuk është surprizë, humbja e PD është befasuese.

Kandidati i saj ka marrë 1888 vota, diçka më shumë se 600 vota nga vendi i tretë, kandidati i partisë “Shqipëria Bëhet”.

Edhe këtu pjesëmarrja e ulët ka ndëshkuar Partinë Demokratike, e braktisur masivisht nga ish-votuesit e saj.

/abcnews.al/

Numërimit i votave për Bashkinë e Cërrikut, socialisti Florenc Doka kryeson bindshëm

By: M C
9 November 2025 at 22:46

Vijon procesi i numërimit të votave për bashkinë e Cërrikut.

Në këtë bashki, në zgjedhjet e pjesshme lokale që u mbajtën këtë të diel, kandiduan Florenc Doka i PS-së, Amarildo Hoxha kandidat i pavarur mbështetur nga PD-ja dhe Eligert Hima nga Shqipëria Bëhet.

The post Numërimit i votave për Bashkinë e Cërrikut, socialisti Florenc Doka kryeson bindshëm appeared first on Albeu.com.

Numërohet 1 nga 57 kuti në Cërrik, rezultati paraprak

By: Brisi
9 November 2025 at 22:50

Ka përfunduar numërimi i një nga 57 kuti në total për Bashkinë e Cërrikut. Rezultati i kutisë së parë është ky: Florenc Doka, kandidat i PS-së 70 vota Amarildo Hoxha, kandidat i pavarur mbështetur nga opozita 15 vota Eligert Hima nga Shqipëria Bëhet 13 vota. Sipas KQZ-së, pjesëmarrja e zgjedhësve sot në Cërrik ishte rreth […]

The post Numërohet 1 nga 57 kuti në Cërrik, rezultati paraprak appeared first on BoldNews.al.

Nis numërimi i votave edhe në Cërrik, në garë 3 kandidatë

By: Brisi
9 November 2025 at 22:11

Pas Tepelenës, Beratit dhe Vlorës, ka filluar procesi i numërimit të votave edhe për bashkinë e Cërrikut. Në këtë bashki në zgjedhjet e pjesshme lokale që u mbajtën këtë të diel, kandidojnë Florenc Doka i PS-së, Amarildo Hoxha kandidat i pavarur mbështetur nga PD-ja dhe Eligert Hima nga Shqipëria Bëhet. Sipas KQZ-së, pjesëmarrja e zgjedhësve […]

The post Nis numërimi i votave edhe në Cërrik, në garë 3 kandidatë appeared first on BoldNews.al.

Në mëngjes hodhi votën në kuti e pasdite u rikthye në punë! Kandidati për Bashkinë Cërrik në detyrë si mjek pranë skuadrës së Elbasanit

By: M C
9 November 2025 at 18:39

Kandidati i Pavarur për bashkinë e Cërrikut, Amarildo Hoxha ka vijuar punën e tij si mjek, pasi votoi këtë mëngjes për të zgjedhur kryetarin e bashkisë së Cërrikut. Pasdite ai është paraqitur në detyrë si mjek i skuadrës së Elbasanit, ndërsa ekipi zhvillon ndeshjen e javës së 11-të të Superiores me Egnatian.

Pa u ndikuar nga rrjedha e zgjedhjeve, Hoxha ka vijuar detyrën e tij si mjek pranë ekipit sportiv të Elbasanit, për t’u shërbyer futollistëve në rast nevoje.

The post Në mëngjes hodhi votën në kuti e pasdite u rikthye në punë! Kandidati për Bashkinë Cërrik në detyrë si mjek pranë skuadrës së Elbasanit appeared first on Albeu.com.

Mbyllja e procesit të votimit, nisen kutitë drejt qendrave të numërimit

By: Brisi
9 November 2025 at 18:47

Pas mbylljes së procesit të votimit në orën 18:00 janë nisur drejt qendrave të numërimit kutitë për bashkitë e Vlorës, Beratit, Tepelenës, Matit e Cërrikut, ku në garë ishin 13 kandidatë, nga Partia Socialiste dhe të pavarur që u mbështetën nga opozita. Deri në orarin zyrtar të mbylljes sipas KQZ pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 18.72 […]

The post Mbyllja e procesit të votimit, nisen kutitë drejt qendrave të numërimit appeared first on BoldNews.al.

Incidenti në Cërrik/ Komisioneri: Rasti u dërgua pranë protokollit të KZAZ

By: Brisi
9 November 2025 at 18:42

Anëtari i komisionit të qendrës së votimit ka folur ” lidhur me problematikat e hasura në Cërrik Në një prooncim për “Euronews Albania ai theksoi se përdorimi i telefonit nga vëzhguesit është dërguar pranë protokollit të KZAZ. Ai shtoi se një tjetër keqkuptim ishte një rast ku bashkëshorti u afrua të ndihmonte gruan e tij. […]

The post Incidenti në Cërrik/ Komisioneri: Rasti u dërgua pranë protokollit të KZAZ appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e pjesshme vendore mbyllen me pjesëmarrje në minimum historik

9 November 2025 at 18:58

Më pak se 22 mijë nga 171 mijë qytetarët e Bashkisë Vlorë morën pjesë në zgjedhjet për kryetarin e ri të bashkisë të dielën më 9 nëntor, pjesëmarrja më e ulët e regjistruar ndonjëherë në zgjedhje në një bashki në të cilën, pjesëmarrja ka qenë historikisht e ulët. Të dhënat paraprake të Komisionit Qendror të […]

The post Zgjedhjet e pjesshme vendore mbyllen me pjesëmarrje në minimum historik appeared first on Reporter.al.

Policia e Elbasanit: Nuk ka persona të paautorizuar në QV e gjimnazit “Tomorr Sinani” në Cërrik

9 November 2025 at 16:16

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasanit reagoi sot në lidhje me pretendimet e njërit prej kandidatëve për zgjedhjet vendore, se pranë gjimnazit “Tomorr Sinani” në qytetin e Cërrikut ndodheshin persona që po intimidonin qytetarët.

Policia e Elbasanit bën të ditur se shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Nga verifikimet e kryera, nuk janë konstatuar shtetas në afërsi, apo pranë gjimnazit “Tomorr Sinani” në qytetin e Cërrikut.

Gjithashtu, nuk ka patur persona të paautorizuar të grumbulluar jashtë qendrave të votimit dhe nuk është konstatuar asnjë problematikë.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan bën të ditur se, mbetet plotësisht e angazhuar për të garantuar rendin, qetësinë dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si dhe për të verifikuar me përgjegjësi çdo njoftim apo denoncim që mund të lidhet me këtë proces.

Më herët sot kandidati i “Shqipëria Bëhet” në Cërrik, Eligert Hima, ka bërë një denoncim nëpërmjet një prononcimi për mediet, ku ka theksuar se, persona të paautorizuar qëndronin  në hyrjet e qendrave të votimit, për të intimiduar votuesit.

Ai bëri thirrje që këta persona të largohen nga qendrat e votimit dhe të lejojnë qytetarët që të votojnë me vullnetin e tyre të lirë pa presion dhe ndikim.

/gj.m/j.p/

The post Policia e Elbasanit: Nuk ka persona të paautorizuar në QV e gjimnazit “Tomorr Sinani” në Cërrik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌