❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 20 January 2026Main stream

Votat rinumërohen, koha shkurtohet

By: redi
20 January 2026 at 17:34

Në kohën kur dukej se Kosova po shkonte drejt formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, procesi zgjedhor u kthye disa hapa prapa. Zbulimi i mospërputhjeve serioze në votat e kandidatëve për deputetë e detyroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të marrë vendim për rinumërim të plotë të të gjitha votave në vendvotimet e rregullta.

Source

Before yesterdayMain stream

KQZ vendos: 28 komuna shkojnë në rinumërim të plotë të votave

By: D Marku
19 January 2026 at 16:20

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që në 28 komuna të shkohet me rinumërim të plotë të të gjitha votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka deklaruar se procesi i rinumërimit të votave ka nxjerrë në pah pasaktësi të theksuara në numërimin e votave të kandidatëve, ndërsa votat e subjekteve politike rezultojnë kryesisht të sakta.

Gjatë mbledhjes së KQZ-së, Radoniqi bëri të ditur se institucioni ka pranuar raportin nga procesi i rinumërimit që po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

“Sot kemi pranuar raportin nga procesi i rinumĂ«rimit qĂ« po zhvillohet nĂ« QNR. Aktualisht, 914 vendvotime janĂ« nĂ« proces rinumĂ«rimi, sipas vendimit tĂ« KQZ-sĂ«. NĂ« 10 komuna po bĂ«het rinumĂ«rimi i plotĂ«, ndĂ«rsa nĂ« 28 komuna tĂ« tjera po rinumĂ«rohen rreth 10 pĂ«r qind e vendvotimeve”, ka deklaruar Radoniqi.

Ai shtoi se KQZ-ja ka pranuar raportin pas rinumërimit të më shumë se gjysmës së vendvotimeve, me të dhëna të datës 13 janar.

“Raporti tregon se ndryshimet nĂ« votat e subjekteve politike janĂ« minimale dhe pothuajse tĂ« papĂ«rfillshme, çka dĂ«shmon se numĂ«rimi i tyre Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« saktĂ«. NdĂ«rkohĂ«, situata Ă«shtĂ« ndryshe sa i pĂ«rket votave tĂ« kandidatĂ«ve. TĂ« dhĂ«nat pas rinumĂ«rimit tregojnĂ« njĂ« shkallĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« pasaktĂ«sisĂ« nĂ« numĂ«rimin e votave tĂ« kandidatĂ«ve. Nga rinumĂ«rimi rezulton se 36 mijĂ« e 7 vota u janĂ« zbritur kandidatĂ«ve, tĂ« cilat ishin regjistruar gabimisht nĂ« QNR, ndĂ«rsa 20 mijĂ« e 978 vota u janĂ« shtuar kandidatĂ«ve, pasi nuk ishin regjistruar saktĂ« gjatĂ« numĂ«rimit fillestar”, tha ai.

Radoniqi theksoi se analiza numerike e veçon Komunën e Prizrenit si rastin më ekstrem sa i përket mospërputhjeve në numërim.

Ai bëri të ditur se para mbledhjes së KQZ-së, në mbledhjen e Këshillit për Operacione Zgjedhore janë dhënë dy rekomandime kryesore: rinumërimi i të gjitha vendvotimeve edhe në 28 komunat e tjera; ndërprerja e mandatit për përfaqësuesit e subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Komunën e Prizrenit.

Radoniqi po ashtu theksoi se gjetjet nga procesi i rinumĂ«rimit do t’i adresohen ProkurorisĂ« sĂ« Shtetit, duke shtuar se KQZ-ja do tĂ« ofrojĂ« bashkĂ«punim tĂ« plotĂ« institucional gjatĂ« procesit hetimor.

The post KQZ vendos: 28 komuna shkojnë në rinumërim të plotë të votave appeared first on Albeu.com.

KQZ vendos rinumërim të votave për kandidatë në të gjithë Kosovën

19 January 2026 at 14:35

PRISHTINË, 19 janar /ATSh/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i KosovĂ«s ka vendosur qĂ« tĂ« rinumĂ«rohen votat pĂ«r kandidatĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin. Po ashtu, KQZ vendosi se pĂ«rveç rinumĂ«rimit edhe nĂ« 28 komuna tjera, u Ă«shtĂ« ndĂ«rprerĂ« mandati pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« subjekteve politike nĂ« Komisionin Komunal tĂ« Zgjedhjeve nĂ« komunĂ«n e Prizrenit.

Ky vendim erdhi pas manipulimit të votave, të cilat janë vërtetuar nga rinumërimi i votave të kandidatëve në 10 komuna të Kosovës.

Në mbledhjen e Këshillit për Operacione Zgjedhore, është rekomanduar rinumërimi i të gjitha vendvotimeve edhe për 28 komunat tjera dhe ndërprerja e mandatit për përfaqësuesit e subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Prizrenit.

KĂ«shtu ka thĂ«nĂ« kryesuesi i KQZ-sĂ«, Kreshnik Radoniqi i cili tha se gjetjet do t’i adresohen ProkurorisĂ« sĂ« Shtetit.

“Sot, para mbledhjes sĂ« KQZ-sĂ«, ky raport Ă«shtĂ« diskutuar nĂ« mbledhjen e KĂ«shillit pĂ«r Operacione Zgjedhore, nga ku kanĂ« dalĂ« dy rekomandime kryesore: RinumĂ«rimi i tĂ« gjitha vendvotimeve edhe pĂ«r 28 komunat tjera; NdĂ«rprerjen e mandatit pĂ«r pĂ«rfaqĂ«suesit e subjekteve politike nĂ« Komisionin Komunal tĂ« Zgjedhjeve nĂ« komunĂ«n e Prizrenit. NĂ« fund, nĂ« emĂ«r tĂ« KQZ-sĂ«, ritheksojmĂ« se gjetjet nga procesi i rinumĂ«rimit do t’i adresojmĂ« nĂ« ProkurorinĂ« e Shtetit dhe nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« ofrojmĂ« bashkĂ«punimin e plotĂ« institucional nĂ« procesin hetimor”, u shpreh Radoniqi.

Ai tha se procesi i rinumërimit të votave në 10 komunat është në zhvillim e sipër.

Ndryshimi në numrin e votave të kandidatëve për rinumërimit, Radoniqi tha se tregon se procesi i i numërimit të votave të kandidatëve brenda subjekteve politike ka pasur pasaktësi

“Ndryshimi nĂ« numrin e votave tĂ« kandidatĂ«ve pas rinumĂ«rimit tregon se procesi i numĂ«rimit tĂ« votave tĂ« kandidatĂ«ve brenda subjekteve politike ka pasur pasaktĂ«si. Analiza numerike e veçon komunĂ«n e Prizrenit si rastin mĂ« ekstrem. Pas rinumĂ«rimit nĂ« QNR tĂ« komunĂ«s sĂ« Prizrenit janĂ« zbritur nga rezultati 29 343 vota pĂ«r kandidatĂ«, tĂ« cilat u ishin regjistruar atyre nĂ« QKN tĂ« Prizrenit. Po ashtu, pas rinumĂ«rimit u janĂ« shtuar 16 366 vota kandidatĂ«ve, tĂ« cilat nuk ishin regjistruar saktĂ« nĂ« QKN. MegjithatĂ«, nĂ« komunat tjera tĂ« rinumĂ«ruara nuk vĂ«rehen dallime tĂ« mĂ«dha nĂ« votat e kandidatĂ«ve. Ndryshimet pĂ«rfshijnĂ« gabimet eventuale tĂ« regjistrimit tĂ« votave tĂ« kandidatĂ«ve dhe shtimin e votave si rezultat i rivlerĂ«simit tĂ« fletĂ«votimeve tĂ« pavlefshme, por nĂ« vendvotime tĂ« caktuara janĂ« evidente ndryshime tĂ« mĂ«dha tek disa kandidatĂ«â€, ka shtuar Radoniqi.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, Radoniqi tha se sot kanë pranuar një raport pas rinumërimit të gjysmës së vendvotimeve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nĂ« pĂ«rmbushje tĂ« mandatit tĂ« saj kushtetues dhe ligjor mbetet i pĂ«rkushtuar nĂ« mbrojtje tĂ« integritetit tĂ« procesit zgjedhor, nĂ« transparencĂ« dhe nĂ« ruajtjen e besimit tĂ« publikut nĂ« procesin zgjedhor. PĂ«r tĂ« qenĂ« plotĂ«sisht transparent me kĂ«tĂ« proces, rezultati i çdo vendvotimi tĂ« rinumĂ«ruar Ă«shtĂ« pasqyruar nĂ« platformĂ«n e KQZ-sĂ« pĂ«r rezultate. Siç e theksova nĂ« fillim, gjatĂ« ditĂ«s sĂ« sotme kemi pranuar njĂ« raport pas rinumĂ«rimit tĂ« mĂ« shumĂ« se gjysmĂ«s  sĂ« vendvotimeve sipas vendimit tĂ« datĂ«s 13 janar. Sipas raportit, kur flasim pĂ«r votat e subjekteve politike, ndryshimet e verifikuara janĂ« minimale dhe pothuajse tĂ« pa pĂ«rfillshme. Kjo do tĂ« thotĂ« se rezultatet e subjekteve politike janĂ« numĂ«ruar dhe paraqitur saktĂ«. PĂ«r dallim, nga votat pĂ«r subjektet politike, tĂ« dhĂ«nat pĂ«r kandidatĂ«t pas rinumĂ«rimit paraqesin njĂ« shkallĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« pasaktĂ«sisĂ« nĂ« rinumĂ«rim. Sipas raportit nga vendvotimet e rinumĂ«ruara nĂ« QendrĂ«n e NumĂ«rimit dhe Rezultateve, rezulton se pas rinumĂ«rimit nĂ« QNR janĂ« zbritur nga rezultati 36 007 vota pĂ«r kandidatĂ«, tĂ« cilat u ishin regjistruar atyre nĂ« QKN. Po ashtu, pas rinumĂ«rimit u janĂ« shtuar 20 978 vota kandidatĂ«ve, tĂ« cilat nuk ishin regjistruar saktĂ« nĂ« QKN”, theksoi Radoniqi.

Me këtë gjetje ka rënë dakord edhe anëtari nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi. Ai tha se duhet të shkarkohet edhe zyrtari komunal zgjedhor.

“Pajtohem edhe me rekomandimin e shkarkimit tĂ« komisionit komunal zgjedhor nĂ« Prizren, mendoj se aty duhet tĂ« pĂ«rfshihen tĂ« gjithĂ« personat qĂ« janĂ« pjesĂ« e Komiosionit Komunal, pĂ«rfshirĂ« edhe zyrtarin komunal qĂ« Ă«shtĂ« zyrtari ekzekutiv”, ka thĂ«nĂ« Kurteshi.

Me rekomandimet e Këshillit të Operacioneve Zgjedhore ka rënë dakord edhe anëtari Ilir Gashi nga Partia Demokratike të Kosovës.

“Natyrisht se e mbĂ«shtes propozimin i cili ka dalĂ« nga KOZ, i cili udhĂ«hiqet nga zotĂ«ri Elshani, dhe natyrisht qĂ« nga ajo çfarĂ« ka dalĂ« nĂ« rinumĂ«rimin e votave nga komunat nĂ« 10 pĂ«r qind nxit edhe domosdoshmĂ«rinĂ« e rinumĂ«rimit tĂ« votave nĂ« gjithĂ« KosovĂ«n, pĂ«r gjitha vendvotimet, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« pasqyrohet saktĂ« vullneti i qytetarĂ«ve tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, u shpreh ai.

Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tha se këto gjetje janë shqetësuese.

“Gjetjet qĂ« kanĂ« dalĂ« pas raportit qĂ« Ă«shtĂ« prezantuar janĂ« shqetĂ«suese jo vec pĂ«r KQZ-nĂ«, mirĂ«po edhe pĂ«r opinionin publik. ËshtĂ« lajm i mirĂ« qĂ« dallimet mes partive politike kanĂ« qenĂ« tĂ« pa pĂ«rfillshme dhe njĂ« segment i kĂ«tyre zgjedhjeve minimalisht ka kaluar mirĂ«. tani, pĂ«r fat tĂ« keq komuna e cila ka quar nĂ« ekstrem mospĂ«rputhjen e votave mes kandidatĂ«ve Ă«shtĂ« komuna e Prizrenit, ku pjesa mĂ« e madhe qĂ« shpĂ«rputhĂ«n janĂ« tĂ« kĂ«saj komune”, pĂ«rfundoi ai.

Koordinatorja Kombëtare për zgjedhje, prokurorja Laura Pula, pas evidentimit të mospërputhjeve të votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet në rajone të ndryshme të Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga kryeprokurorët e të gjitha prokurorive themelore që, në të gjitha komunat ku ka përfunduar rinumërimi i votave, të fillojnë grumbullimin e informatave të nevojshme dhe sigurimin e provave relevante, që mund të dëshmojnë kryerjen e ndonjë vepre penale që lidhet me procesin zgjedhor.

/KosovaPress//r.e/

The post KQZ vendos rinumërim të votave për kandidatë në të gjithë Kosovën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovë/ Kërkohet rinumërimi i plotë i votave pas ndryshimeve për kandidatët

By: Brisi
19 January 2026 at 13:09

Koalicioni i organizatave që monitoron procesin zgjedhor në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV) dhe shumica e partive të mëdha shqiptare në Kosovë kanë kërkuar rinumërim të plotë të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, pasi gjatë rinumërimit u konfirmuan dallime në votat për kandidatë për deputetë. Pas evidentimit të mospërputhjeve të votave, më 19 janar [
]

The post Kosovë/ Kërkohet rinumërimi i plotë i votave pas ndryshimeve për kandidatët appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Përfundon numërimi i votave në Kosovë

By: xhir jeta
9 January 2026 at 14:30

Ka përfunduar numërimi i të gjithë votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Tani, KQZ-ja është e gatshme që të shpallë rezultatin përfundimtar, por sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve brenda 48 orëve, në mënyrë që institucioni të procedoj me zyrtarizimin e rezultateve.

Grupi i fundit i fletëvotimeve që u numëruan ishin ato me postë, numërimi i të cilëve përfundoi në orën 02:00 të 9 janarit.

Pikërisht për votat me postë, në PZAP është dërguar një ankesë nga Partia Demokratike e Kosovës e cila ka kërkuar shufqizimin e mijëra votave të diasporës që kanë ardhur në Kosovë me postë.

LVV-ja e Albin Kurtit ka fituar 51.11 për qind të votave apo 57 vende në Kuvend, partia e dytë doli Partia Demokratike e Kosovës me 20.19 për qind të votave apo 22 deputet, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 13.23 për qind të votave, që i sigurojnë asaj 15 vende në organin ligjvënës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 5.50 për qind të votave dhe kjo parti do të ketë gjashtë deputetë.

Lista Serbe – partia kryesore e serbĂ«ve nĂ« KosovĂ«, e afĂ«rt me Beogradin zyrtar – do tĂ« ketĂ« nĂ«ntĂ« nga dhjetĂ« vendet e garantuara pĂ«r komunitetin serb. NjĂ« deputet nga radhĂ«t e komunitetit serb do ta ketĂ« Partia pĂ«r Liri, DrejtĂ«si dhe MbijetesĂ« e Nenad Rashiqit. NdĂ«rkaq, tĂ« dhjetĂ« vendet e tjera tĂ« garantuara pĂ«r komunitetet pakicĂ« joserbe janĂ« shpĂ«rndarĂ« nĂ« disa parti dhe koalicione.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit morën pjesë 45 % e votuesve. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit erdhën pas krizës së gjatë politike në vend të prodhuara nga zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit.

Gjatë kësaj kohe Kurti nuk arriti të formonte qeverinë. Sfida e rardhës për vendin është zgjedhja e presidentit. Për kreun e ri të shtetit, presidentja aktuale Osmani ka shfaqur ambicien edhe për një mandat./abcnews.al

Përfundon numërimi i të gjitha votave në Kosovë

9 January 2026 at 07:40

PRISHTINË, 9 janar/ATSH/ NĂ« QendrĂ«n e NumĂ«rimit dhe Rezultateve Ă«shtĂ« pĂ«rmbyllur numĂ«rimi i pjesĂ«s sĂ« fundit tĂ« fletĂ«votimeve nga votimi me postĂ«, jashtĂ« KosovĂ«s, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur zĂ«dhĂ«nĂ«si i Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“NumĂ«rimi i kĂ«tyre fletĂ«votimeve shĂ«non pĂ«rfundimin e procesit tĂ« numĂ«rimit tĂ« tĂ« gjitha fletĂ«votimeve nga zgjedhjet e parakohshme pĂ«r Kuvendin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, tĂ« mbajtura mĂ« 28 dhjetor 2025”, ka thĂ«nĂ« Elezi pĂ«r KosovaPress.

Sipas tij, KQZ është e gatshme për të shpallë rezultatin përfundimtar, por duhet pritur nëse do të ketë ndonjë ankesë në PZAP.

“Me pĂ«rfundimin e numĂ«rimit tĂ« kĂ«tyre fletĂ«votimeve, KQZ Ă«shtĂ« e gatshme pĂ«r tĂ« shpallur rezultatin pĂ«rfundimtar tĂ« zgjedhjeve tĂ« parakohshme tĂ« mbajtura mĂ« 28 dhjetor. Por, sipas Ligjit pĂ«r Zgjedhjet e PĂ«rgjithshme, palĂ«t mund tĂ« parashtrojnĂ« ndonjĂ« ankesĂ« nĂ« PZAP lidhur me administrimin e numĂ«rimit nĂ« QNR brenda 48 orĂ«ve nga ndodhja e shkeljes sĂ« supozuar”, tha Elezi.

Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje mori 51.11 për qind të votave dhe do të ketë 57 vende në Kuvendin e Kosovës, PDK 20.19 për qind dhe do të ketë 22 vende, LDK 13.23 për qind (15 vende) dhe AAK 5.5 për qind (6 vende). Ndërkaq, partitë minoritare i kanë 20 vende në Kuvendin e Kosovës.

/KosovaPress/

The post Përfundon numërimi i të gjitha votave në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, nis sot numërimi i fleteve nga diaspora

By: Fax Web
2 January 2026 at 09:25

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ditën e sotme do të nis numërimin e mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora. Konkretisht do të numërohen fletëvotimet nga votimi përmes postës, të cilat janë tërhequr nga dy kutitë postare jashtë Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi u shpreh se numri i shtetasve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë, ndërsa shtoi se ende nuk është përmbyllur procesi i tërheqjes së fletëvotimeve nga kutitë postare. Ndaj për këtë arsyeje, ende nuk dihet se sa prej këtyre votuesve të regjistruar kanë ushtruar të drejtën e votës.

Sipas tij, deri më tani, janë tërhequr më shumë se 28 mijë e 500 pako me fletëvotime, nga dy kutitë postare në Berlin dhe Bernë.

“Nga numri i pĂ«rgjithshĂ«m i pakove me fletĂ«votime tĂ« supozuara qĂ« deri mĂ« tani kemi pranuar, pra nga mĂ« shumĂ« se 28 mijĂ«, pas vlerĂ«simit dhe verifikimit janĂ« aprovuar 27,600, ndĂ«rkaq janĂ« refuzuar mĂ« shumĂ« se 950. Arsyeja mĂ« e shprehur te zaret e refuzuara Ă«shtĂ« sepse nĂ« pakon me fletĂ«votim mungon dĂ«ftesa e regjistrimit tĂ« votuesit”, tha ai.

Në fund ai tha se nga votimi jashtë Kosovës, kanë votuar nga 29 përfaqësi diplomatike 16,165 persona.

Numërimi për kandidatët rifillon pas vitit të ri/ Elezi: Ka përfunduar procesi në 27 komuna

By: Re Nato
31 December 2025 at 17:10

Pak pushim për natën e ndërrimit të viteve.Procesi i numërimit për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit u mbyll mesditën e 31 dhjetorit për të nisur me 1 janar nga ora 16 në 11 Qendra Komunale të Numërimit në Prishtinë.

Njoftimi është dhënë nga zëdhënësi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili ka sqaruar se deri në ndërpreje janë procesuara mbi 74 për qind e vendvotimeve në nivel vendi, duke e konsideruar aktivitetin e numërimit të mbyllur në 27 komuna.

“Aktivitetet e numĂ«rimit janĂ« pĂ«rmbyllur nĂ« 27 komuna, pĂ«rkatĂ«sisht nĂ« MamushĂ«, ShtĂ«rpcĂ«, Junik, Hani i Elezit, Kllokot, Partesh, MitrovicĂ« e Veriut, NovobĂ«rdĂ«, Zveçan, Viti, Zubin Potok, Ranillug, Dragash, Istog, Obiliq, Gllogoc, Deçan, Shtime, KlinĂ«, KamenicĂ«, FushĂ« KosovĂ«, Leposaviq, GraçanicĂ«, Vushtrri, Rahovec, SkĂ«nderaj dhe Kaçanik.”

Elezi ka dhënë një sqarim edhe për votat me postë.

“Nga votimi me postĂ«, numri i shtetasve tĂ« regjistruar ka qenĂ« rreth 58 mijĂ«. Ende nuk Ă«shtĂ« pĂ«rmbyllur procesi i tĂ«rheqjes sĂ« fletĂ«votimeve nga kutitĂ« postare, andaj nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« nuk e dijmĂ« se sa prej kĂ«tyre votuesve kanĂ« ushtruar tĂ« drejtĂ«n e votĂ«s.”

Ai njoftoi se numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës do të nisë gjatë kësaj jave, ndërsa data dhe ora e saktë do të bëhen të ditura me një njoftim nga KQZ, ndërkohë numërimi për subjektet politike ka përfunduar./abcnews.al

Përfundon numërimi i fletëvotimeve me postë, refuzohen mbi 3000

15 November 2025 at 16:19

PRISHTINË, 15 nĂ«ntor/ATSH/ NĂ« QendrĂ«n e NumĂ«rimit dhe Rezultateve ka pĂ«rfunduar numĂ«rimi i fletĂ«votimeve tĂ« votimit me postĂ« pĂ«r balotazh tĂ« kryetarĂ«ve nĂ« 18 komuna.

KQZ-ja ka pranuar gjithsej 12.018 pako me fletëvotime të supozuara, prej tyre 8.932 janë aprovuar dhe 3.086 të refuzuara.

Arsyeja kryesore e refuzimit sipas KQZ-së është mungesa e dëftesës së regjistrimit në 3.009 raste.

GjatĂ« 11–12 nĂ«ntorit janĂ« tĂ«rhequr 13,084 pako nga kutitĂ« postare tĂ« KQZ-sĂ« nĂ« 22 shtete.

Numri i votuesve të regjistruar për postë për 18 komuna ishte 29 mijë e 752.

Të hënën procesi i numërimit do të vazhdojë për një pjesë të pakove që janë tërhequr nga kutitë postare në SHBA dhe Australi.

Të premten, KQZ ka numëruar rreth 750 fletëvotime nga votimi me kusht i mundësuar në vendvotime të veçanta dhe 1.441 fletëvotime nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i mundësuar jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile.

Rezultatet nga numërimi i fletëvotimeve me kusht dhe nga votimi i personave me nevoja të veçanta janë publikuar në platformën e rezultateve: https://resultslocal2025r2.kqz-ks.org/ në hapësirën e veçantë Rezultatet QNR.  Në të njëjtën platformë do të publikohen dhe rezultatet pas numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës.

/Kosovapress/

The post Përfundon numërimi i fletëvotimeve me postë, refuzohen mbi 3000 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rinumërimi në Mitrovicë, janë verifikuar rezultatet e 75 vendvotime nga 105

12 November 2025 at 11:46

PRISHTINË, 12 nĂ«ntor /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i KosovĂ«s bĂ«ri tĂ« ditur se nĂ« QendrĂ«n Komunale tĂ« NumĂ«rimit nĂ« MitrovicĂ«n e Jugut Ă«shtĂ« duke vazhduar procesi i verifikimit tĂ« rezultateve tĂ« raundit tĂ« dytĂ« tĂ« zgjedhjeve pĂ«r kryetar tĂ« komunĂ«s.

Sipas KQZ-së, deri në orën 09:00 të ditës së sotme, janë verifikuar rezultatet e 75 vendvotime nga 105 sa i takojnë kësaj komune.

KQZ thotë se ky proces, planifikohet të përfundojë gjatë ditës së sotme.

Partia Demokratike e KosovĂ«s ka kĂ«rkuar qĂ« Mitrovica e Jugut tĂ« shkojĂ« nĂ« rivotim, dy ditĂ« pas pĂ«rfundimit tĂ« balotazhit nĂ« kĂ«tĂ« komunĂ«. NĂ« PDK thanĂ« tĂ« martĂ«n se nĂ« MitrovicĂ«n e Jugut Ă«shtĂ« pĂ«rdorur fenomeni i “trenit bullgar” dhe kĂ«sisoj Ă«shtĂ« dĂ«mtuar rĂ«ndĂ« integriteti i procesit zgjedhor.

KQZ njofton po ashtu se një ditë më herët, të martën është përmbyllur verifikimi i rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave në 17 Qendra Komunale të Numërimit: Junik, Mamushë, Kllokot, Obiliq, Klinë, Vushtrri, Dragash, Rahovec, Gjakovë, Gjilan, Fushë Kosovë, Suharekë, Kaçanik, Prishtinë, Viti, Prizren dhe Pejë.

Ndërkaq, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar rinumërimi i 41 vendvotimeve me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili ka filluar një ditë më parë. Sipas KQZ-së deri në orën 09:00 ditës së mërkurë, janë rinumëruar 10 vendvotime.

/KosovaPress//r.e/

The post Rinumërimi në Mitrovicë, janë verifikuar rezultatet e 75 vendvotime nga 105 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Numërohen kutitë e para në Tepelenë dhe Berat, kryesojnë kandidatët e PS

9 November 2025 at 22:12

TIRANË, 9 nĂ«ntor /ATSH/ Procesi i numĂ«rimit tĂ« votave ka nisur nĂ« bashkinĂ« e TepelenĂ«s.

Pas numërimit të kutisë së parë, kandidati i Partisë Socialiste, Gramoz Sako rezulton në avantazh të thellë ndaj rivalit Gabriel Guma.

Në kutinë e parë të Nivicës, kandidati i PS, Gramoz Sako, ka marrë 199 vota, ndërsa Gabriel Guma i PD-së vetëm 6 vota.

Edhe në Berat është hapur kutia e parë në KZAZ 67, ku kryeson kandidati socialist Ervin Ceca 145 vota, ndjekur nga kandidati i pavarur Pavllo Shkarpa me 8 vota, ndërsa 6 vota janë shpallur të pavlefshme.

Sot u votua në 5 bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Mat, Cërrik dhe Berat. Në të gjitha qendrat e votimit të pesë bashkive kishin të drejtë vote në total 334 mijë qytetarë, ku pjesëmarrja e tyre rezultoi me 18.51%.

Pjesëmarrjen më të lartë e shënoi Bashkia Mat me 39.23%, ndërsa më e ulët ishte në Bashkinë Vlorë me 12.59%. Pjesëmarrja në bashkitë e tjera ishte: Tepelenë 34.63%, Cërrik 24.81% dhe Berat 19.81%.

Procesi i votimit në zgjedhjet e pjesshme vendore u zhvillua kryesisht në mënyrë të qetë dhe pa incidente.

/gj.m/j.p/

The post Numërohen kutitë e para në Tepelenë dhe Berat, kryesojnë kandidatët e PS appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis numërimi i kutive të para në KZAZ 85 në Vlorë

9 November 2025 at 22:11

Vlora është në pritje të emrit të kryebashkiakut të ri pas zgjedhjeve që u mbajtën ditën e sotme. Rreth 16,200 qytetarë iu drejtuan kutive të votimit, pjesëmarrja më e ulët e regjistruar ndonjëherë nga vlonjatët të cilët janë në shifrat e rreth 130 mijë personave me të drejtë vote.

Gazetari Andon Kello raporton se procesi gjatë ditës së sotme ishte i qetë dhe pa problematika, ndërkohë që ka nisur numërimi i kutive të para të votimit ën KZAZ nr 85.

Gara për drejtimin e qytetit bregdetar është mes kandidates socialiste Brunilda Mersini e cila la mandatin e deputetit, kandidatit të pavarur por të mbështetur nga PD Dionis Sota dhe kandidatit tjetër Gjergji Nika i cili ka dy rivalë tashmë, socialistët por edhe vetë demokratët nga ku ka dhënë kontributin e tij për disa vite.  / abcnews.al /

Zgjedhjet e pjesshme vendore, nis numërimi i votave

9 November 2025 at 21:44

TIRANË, 9 nĂ«ntor /ATSH/ Pas mbylljes sĂ« procesit tĂ« votimit nĂ« orĂ«n 18:00 dhe dorĂ«zimit tĂ« kutive tĂ« votimit nĂ« KZAZ-tĂ« pĂ«rkatĂ«se, ka filluar edhe procesi i numĂ«rimit tĂ« votave pĂ«r 5 bashkitĂ« e vendit: VlorĂ«, TepelenĂ«, CĂ«rrik, Berat dhe Mat.

Numërimi i votave ka nisur fillimisht në KZAZ-të e Tepelenës ku po numërohen votat e fshatrave Nivicë, Progonat dhe Sinanaj. Në bashkinë e Tepelenës për herë të parë do të aplikohet edhe testi i inumërimit të votave me Inteligjencë Artificiale, por krahas këtij procesi, numërimi do të vijojë manualisht.

Më pas, procesi i numërimit ka nisur në Cërrik dhe Berat, ndërsa pritet të nisë edhe në Vlorë dhe Mat.

Në të gjitha qendrat e këtyre pesë bashkive kishin të drejtë vote në total 334 mijë qytetarë, ku pjesëmarrja e tyre rezultoi me 18.51%.

Pjesëmarrjen më të lartë e shënoi Bashkia Mat me 39.23%, ndërsa më e ulët ishte në Bashkinë Vlorë me 12.59%. Pjesëmarrja në bashkitë e tjera ishte: Tepelenë 34.63%, Cërrik 24.81% dhe Berat 19.81%.

Procesi i votimit në zgjedhjet e pjesshme vendore u zhvillua kryesisht në mënyrë të qetë dhe pa incidente.

Në këto zgjedhje të pjesshme, në Vlorë garojnë për të marrë drejtimin e Bashkisë, kandidatja socialiste Brunilda Mersini përballë Dionis Sotës, kandidatit i pavarur i mbështetur nga opozita, si dhe anëtari i këshillit bashkiak nën siglën e demokratëve Gjergj Nika.

Për bashkinë e Beratit, në garë janë kandidati socialist Ervin Caka dhe kandidati i pavarur, Pavlo Shkarpa, i mbështetur nga opozita.

Për bashkinë e Matit në garë janë kandidati socialist Altin Bojni dhe kandidati i pavarur Eduard Brahilika, i mbështetur nga opozita.

NĂ« CĂ«rrik, kandidati socialist Florenc Doka pĂ«rballet me kandidatĂ«t, Amarildo Hoxha i mbĂ«shtetur nga Partia Demokratike dhe aleatĂ«t, dhe Eligert Hima i propozuar nga Partia “LĂ«vizja ShqipĂ«ria BĂ«het”.

Për bashkinë e Tepelenës garojnë kandidati socialist Gramoz Sako, ndërsa opozita ka mbështetur kandidatin e pavarur Gabriel Guma.

Kryebashkiakët që do të dalin fitues nga këto zgjedhje do të kenë mandat deri në zhvillimin e zgjedhjeve të radhës lokale në pranverën e vitit 2027.

/gj.m/j.p/

The post Zgjedhjet e pjesshme vendore, nis numërimi i votave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Celibashi: Procesi i votimit pa problematika, rezultatet para mesditës së të hënës

9 November 2025 at 19:15

TIRANË, 9 nĂ«ntor /ATSH/ Komisioneri ShtetĂ«ror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi doli nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp pas pĂ«rfundimit tĂ« procesit tĂ« votimit nĂ« 5 bashkitĂ« e vendit, VlorĂ«, TepelenĂ«, Berat, CĂ«rrik dhe Mat.

Celibashi bëri të ditur edhe të dhënat paraprake për pjesëmarrjen të marra nëpërmjet pajisjeve elektronike të identifikimit.

Sa i përket pjesëmarrjes në total për të 5 bashkitë pjesëmarrja është 18.4%, u shpreh ai.

“NĂ« bashkinĂ« e VlorĂ«s pjesĂ«marrja Ă«shtĂ« 12.5%. PĂ«r bashkinĂ« e Beratit 19.8%. PĂ«r bashkinĂ« e CĂ«rrikut 24.8%. pĂ«r bashkinĂ« e Matit 39.2%. PĂ«r bashkinĂ« e TepelenĂ«s 34.6%”, tha Celibashi.

Kryekomisioneri theksoi se sa i përket ecurisë së procesit të votimit, nuk janë evidentuar problematika të cilat kanë cenuar standardin e procesit të votimit.

Sa i përket ndonjë rasti, Celibashi tha se, janë  adresuar.

“Kemi komunikuar me KZAZ-tĂ« dhe komisionet e qendrave tĂ« votimit dhe nuk kemi pasur probleme”, tha ai.

Celibashi shtoi se, “procesi i identifikimit Ă«shtĂ« kryer nĂ« 100% tĂ« qendrave tĂ« votimit nĂ«pĂ«rmjet pajisjes elektronike tĂ« identifikimit.

Gjithashtu, ai shtoi se, “ka filluar procesi i dorĂ«zimit tĂ« pĂ«rgatitjes pĂ«r t’u dorĂ«zuar tĂ« bazĂ«s materiale nĂ« qendrat e votimit dhe disa janĂ« nĂ« proces tĂ« transportit tĂ« kutive tĂ« votimit drejt vendeve tĂ« numĂ«rimit dhe besoj shumĂ« shpejt do tĂ« fillojĂ« procesi i numĂ«rimit, tĂ« dhĂ«nat e tĂ« cilit do tĂ« transmetohen nĂ« kohĂ« reale nĂ« faqen e internetit tĂ« KQZ-sĂ«. Pamjet filmike tĂ« qendrave tĂ« numĂ«rimit do tĂ« transmetohen direkt nĂ« kanalin youtube tĂ« KQZ-sĂ«â€.

Ai theksoi se, “pĂ«r bashkinĂ« e TepelenĂ«s, krahas procesit tĂ« numĂ«rimit manual prej anĂ«tarĂ«ve tĂ« grupit tĂ« numĂ«rimit, do tĂ« bĂ«het vlerĂ«simi fletĂ«ve tĂ« votimit edhe nĂ«pĂ«rmjet inteligjencĂ«s artificiale. TĂ« dhĂ«nat e numĂ«rimit duke pĂ«rdorur inteligjencĂ«n artificiale do tĂ« jenĂ« direkt tĂ« pasqyruara nĂ« faqen e internetit tĂ« KQZ-sĂ«â€.

Ai shtoi, se “rreth orĂ«s 22:00 do tĂ« fillojĂ« procesi i numĂ«rimit dhe shpresojmĂ« qĂ« para mesditĂ«s sĂ« tĂ« hĂ«nĂ«s, tĂ« pĂ«rfundojĂ« procesi i numĂ«rimit pĂ«r pesĂ« bashki”.

/gj.m/j.p/

The post Celibashi: Procesi i votimit pa problematika, rezultatet para mesditës së të hënës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KosovĂ« – KQZ vendos rinumĂ«rimin e 16 kutive tĂ« votimit

22 October 2025 at 18:51

PRISHTINË, 22 tetor /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), gjatĂ« mbledhjes sĂ« sotme mori vendim pĂ«r rinumĂ«rimin e fletĂ«votimeve tĂ« 16 kutive tĂ« votimit qĂ« i takojnĂ« vendvotimeve tĂ« komunave tĂ« ndryshme, me rastin e mospĂ«rputhjes sĂ« nĂ«nshkrimeve nĂ« listĂ«n e votuese me fletĂ«votimet.

Nga ky numër i përgjithshëm, 5 kuti votimi i takojnë zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 11 të tjera nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Sipas Rregullores Zgjedhore për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, kutia e votimit rekomandohet për rinumërim në rast të konstatimit të mospërputhjeve, kur numri i nënshkrimeve në Listën e Votuesve është më i madh se numri i fletëvotimeve në kuti të votimit apo numri i nënshkrimeve në listën e votuesve është më i vogël se numri i fletëvotimeve në kuti.

Besnik Buzhala nga Sekretariati i Komisionit Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se bëhet fjalë për shtatë komuna ku janë konstatuar në listën e votimeve më shumë nënshkrime sesa fletëvotime, në 16 vendvotime. Bëhet fjalë për komunën e Deçanit, Gllogoc, Gjilan, Prishtinë, Shtime, Prizren dhe Suharekë.

Bazuar nĂ« nenin 15 paragrafi tre i rregullores zgjedhore, nĂ« rast tĂ« konstatimit tĂ« mospĂ«rputhjeve kur nĂ«nshkrimet nĂ« listĂ«n e votuesve Ă«shtĂ« mĂ« i madh se numri i fletĂ«votimeve nĂ« kuti tĂ« votimit, apo numri i nĂ«nshkrimeve Ă«shtĂ« mĂ« i vogĂ«l, atĂ«herĂ« rasti ritentohet dhe kutia pĂ«rkatĂ«se i rekomandohet KQZ pĂ«r rinumĂ«rim. Lidhur me kĂ«tĂ« ne kemi evidentua raste tĂ« tilla pĂ«r 16 vendvotime. BĂ«het fjalĂ« pĂ«r kuvende komunale dhe kryetar komuna nĂ« Deçan, Gllogoc, Gjilanin, PrishtinĂ«n, Shtimen, Prizrenin dhe SuharekĂ«n”, tha Buzhala.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e LVV-së, Sami Kurteshi shprehi një shqetësim të tij, ku ftoi edhe Prokurorinë që të hetoj votat e personave me asistencë.

Sipas disa hulumtimeve të Kurteshit, numri i votave me asistencë është jashtëzakonisht i madh. Ai kishte hulumtuar në komunën e Hanit të Elezit ku nga 5 mijë e 50 votues, 527 kanë votuar me asistencë, ndërkohë sipas të dhënave të departamentit të pensioneve në këtë komunë është vetëm një person i verbër që merr pension.

“Numrin e madh tĂ« votave me asistencĂ«, jo i madh jashtĂ«zakonisht i madh. UnĂ« kam marrĂ« vetĂ«m njĂ« komunĂ« kam kĂ«rkuar statistikat, Hani i Elezit pjesĂ«marrja Ă«shtĂ« 5 mijĂ« e 50 votues nga kĂ«ta 527 janĂ« me asistencĂ« apo 10.51 pĂ«rqind, nga ta tĂ« verbĂ«r janĂ« 243 kurse analfabetĂ« 244. Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« departamentit tĂ« pensioneve, nĂ« komunĂ«n e Hanit tĂ« Elezit kemi vetĂ«m njĂ« person tĂ« verbĂ«r qĂ« merr pension. NĂ« krejt KosovĂ«n i kemi njĂ« mijĂ« e 825 persona qĂ« marrin pension si tĂ« verbĂ«r. KĂ«rkesa ime pĂ«r KQZ, Ă«shtĂ« rekomandim qĂ« tĂ« gjitha vendvotimet ku ka numĂ«r tĂ« madh tĂ« personave qĂ« kanĂ« votuar me asistencĂ« tĂ« shkojnĂ« nĂ« rivotim sidomos ato qĂ« ndikojnĂ« nĂ« rezultatin e zgjedhjeve pa diskriminim”, tha Kurteshi.

Edhe anëtari tjetër nga radhët e PDK-së, Ilir Gashi ka shprehur një shqetësim tjetër të cilat ishin ndryshimi i adresave të votuesve nga një komunë në tjetër. Ai ka kërkuar komunikim me organet e MPB, regjistrit civil e ARC-së që të formojnë një listë të adresave.

“NjĂ« shqetĂ«sim tjetĂ«r janĂ« edhe adresat. NjĂ« komunikim me organet MPB, regjistrin civil, ARC, qĂ« formojnĂ« listĂ«n nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ajo qĂ« ka ndodhur bartja e adresave nga njĂ« komunĂ« nĂ« njĂ« tjetĂ«r, qytetarĂ«ve tĂ« cilĂ«t nuk ka pasur idenĂ« se si ka ardhur nĂ« atĂ« pĂ«rfundim Ă«shtĂ« shqetĂ«suese”, shtoi Gashi.

Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim edhe për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimeve për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. Ky miratim u bë për të mundësuar zhvillimin e votimit jashtë Kosovës.

/KosovaPress/

The post KosovĂ« – KQZ vendos rinumĂ«rimin e 16 kutive tĂ« votimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovë, nis rinumërimi i votave në tri komuna dhe i atyre me kusht

21 October 2025 at 14:26

PRISHTINË, 21 tetor/ATSH/ RinumĂ«rimi nĂ« disa vendvotime dhe numĂ«rimi i votave me kusht pĂ«r zgjedhjet lokale tĂ« 12 tetorit ka filluar tĂ« martĂ«n nĂ« QendrĂ«n e NumĂ«rimit dhe Rezultateve, pasi pĂ«rfundoi numĂ«rimi i votave me postĂ« nga jashtĂ« KosovĂ«s, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës përfundoi të hënën rreth mesnatës, sipas KQZ-së.

Mbi 44.000 votues kishin të drejtë të votojnë me postë nga jashtë vendit dhe patën një muaj kohë ta bënin këtë, nga 17 shtatori deri më 11 tetor.

Ndërkohë, rinumërimi ka nisur në tri komuna pas urdhrit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa.

Rinumërim do të ketë në dy vendvotime në Mitrovicën e Jugut, në të cilën nuk pati fitues në rundin e parë, pasi kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, zhvilluan një garë të ngushtë kokë me kokë dhe do të përballen në balotazhin e 9 nëntorit.

Javën e kaluar, autoritetet njoftuan se kishin nisur mbledhjen e të dhënave lidhur me dyshimet për keqpërdorime të mundshme të votave në komunën e Mitrovicës së Jugut.

Për këtë komunë pati dallime të mëdha mes sondazheve fillestare, të publikuara menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, dhe rezultatit preliminar të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në Kamenicë do të ketë rinumërim në një vendvotim, i cili nuk pritet të ketë ndikim në rezultat, pasi kandidati i LVV-së, Kadri Rahimaj e fitoi garën qysh në rundin e parë me mbi 51 për qind të votave të fituara.

Gjithashtu rinumërim do të ketë në një vendvotim në Podujevë, ku garën e fitoi bindshëm po ashtu një kandidat i LVV-së qysh në rundin e parë, Shpejtim Bulliqi.

KQZ-ja tha në njoftim se të martën do të nisë edhe numërimi i votave nga procesi i votimit me kusht dhe i votave të personave me nevoja të veçanta.

Votim me kusht ka pasur në 54 vendvotime speciale në 38 komuna, ndërsa votimi i personave me nevoja të veçanta është zhvilluar jashtë vendvotimeve, përmes ekipeve mobile gjatë ditës së zgjedhjeve, tha ajo.

Sipas të dhënave të KQZ-së, janë 2.119 zarfe me fletëvotime me kusht, ndërsa 3.467 njerëz ishin regjistruar si votues me nevoja të veçanta.

Zgjedhjet lokale nĂ« KosovĂ« u mbajtĂ«n mĂ« 12 tetor, por nĂ« shumicĂ«n e komunave do tĂ« ketĂ« njĂ« rund tĂ« dytĂ« mĂ« 9 nĂ«ntor, pasi ato nuk arritĂ«n t’i zgjidhnin kryetarĂ«t e tyre nĂ« rundin e parĂ«.

Në ditën e zgjedhjeve votuan 39.58 për qind e mbi dy milionë qytetarëve me të drejtë vote brenda vendit.

Sipas KQZ-së, në 21 komuna është zgjedhur kryetari në rundin e parë, ndërsa në 17 komuna të tjera, përfshirë Prishtinën, do të mbahet edhe rundi i dytë.

Praktikat e mëparshme kanë treguar se fitorja në rundin e parë nuk garanton fitoren përfundimtare edhe në raundin e dytë në rastet kur ka balotazh.

Nga komunat me shumicë serbe, vetëm në Kllokot do të ketë rund të dytë, ndërsa në nëntë të tjerat ka fituar Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit. /rel/

The post Kosovë, nis rinumërimi i votave në tri komuna dhe i atyre me kusht appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Inteligjencë Artificiale për numërim votash/ Celibashi: E testojmë në zgjedhjet e 9 nëntorit

By: xhir jeta
17 October 2025 at 15:25

Në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit do të testohet numërimi i votave nëpërmjet inteligjencës artificiale.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se kjo praktikë nuk do të zëvendësojë numërimin tradicional të votave por do të ndihmojë procesin dhe do të shërbejë si test për implementimin e teknologjisë në proceset zgjedhore.

“MĂ« 9 nĂ«ntor tĂ« kĂ«tij viti do tĂ« zhvillohen zgjedhje tĂ« pjesshme pĂ«r kryetarĂ« tĂ« disa bashkive tĂ« vendit. Stafi i KQZ-sĂ« po punon pĂ«r tĂ« aplikuar, pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, pĂ«rdorimin e AI-sĂ« nĂ« numĂ«rimin dhe vlerĂ«simin e fletĂ«ve tĂ« votimit dhe nĂ« nxjerrjen e rezultateve. Ky projekt do tĂ« shĂ«rbejĂ« si test dhe, pĂ«r momentin, nuk do tĂ« zĂ«vendĂ«sojĂ« procedurĂ«n manuale tĂ« numĂ«rimit dhe vlerĂ«simit tĂ« votave, e cila mbetet mĂ«nyra zyrtare e referimit.”
KĂ«tĂ« deklaratĂ« Celibashi e bĂ«ri gjatĂ« tryezĂ«s “Mbikqyrja e Digjitalizimit nĂ« Proceset Zgjedhore: Drejt KonvergjencĂ«s midis BE-sĂ« dhe Ballkanit PerĂ«ndimor”, ku i pranishĂ«m ishte edhe ambasadori i BE-sĂ«, Silvio Gonzato, i cili tha se pĂ«rfshirja e teknologjisĂ« do te sjellĂ« mĂ« shumĂ« transparencĂ« nĂ« procesin zgjedhor.

“Digjitalizimi po sjell ndryshime nĂ« mĂ«nyrĂ«n se si njerĂ«zit e shohin demokracinĂ« sot, ndĂ«rsa po sjell gjithashtu dhe mĂ« tepĂ«r transparencĂ« politike. Ne I mbĂ«shtesim plotĂ«sisht proceset elektronike tĂ« ndihmuara nga AI qĂ« ju pershtaten standarteve tĂ« BE.” 

Deri më tani, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka aplikuar 100% identifikimin biometric në zgjedhjeve ndërsa votimi elektronik është zbatuar vetëm në disa zona, ndërsa synohet që në proceset e ardhshme zgjedhore të rritet përdorimi i teknologjisë në zgjedhjeve./abcnews.al

KĂ«rkoi rinumĂ«rim tĂ« plotĂ« nĂ« Qarkun e DurrĂ«sit, Kolegji Zgjedhor “rrĂ«zon” Aulon KalanĂ«

17 July 2025 at 16:08

Kolegji Zgjedhor ka rrĂ«zuar kĂ«rkesĂ«n e kandidatit tĂ« PD-sĂ«, Aulon Kalaja, i cili kĂ«rkonte rinumĂ«rim tĂ« plotĂ« nĂ« Qarkun e DurrĂ«sit. Trupa gjykuese nuk e ka pranuar kĂ«rkesĂ«n e tij, teksa mĂ« herĂ«t Aulon Kalaja ishte “rrĂ«zuar” nga KQZ dhe nga KAS. NĂ« Qarkun e DurrĂ«sit u bĂ« rinumĂ«rim i pjesshĂ«m i votave tĂ« zgjedhjeve [
]

The post KĂ«rkoi rinumĂ«rim tĂ« plotĂ« nĂ« Qarkun e DurrĂ«sit, Kolegji Zgjedhor “rrĂ«zon” Aulon KalanĂ« appeared first on BoldNews.al.

Aulon Kalaja protestë para KQZ-së, kërkon rinumërim të plotë për Qarkun e Durrësit

7 July 2025 at 12:17

Kandidati i PD-së në Qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, së bashku me një grup mbështetës të tij, po mban një protestë ditën e sotme para godinës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Ai kërkon rinumërim të plotë për Durrësin, pasi rinumërimi për këtë Qark u bë pjesërisht, ku rezultoi me tjetërsim votash brenda partive, por me [
]

The post Aulon Kalaja protestë para KQZ-së, kërkon rinumërim të plotë për Qarkun e Durrësit appeared first on BoldNews.al.

Kalaja protestë në KQZ, kërkon rinumërim të plotë të të gjitha kutive

7 July 2025 at 11:53

Kandidati i PD në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, ka protestuar para ambienteve të KQZ-së me pretendimin se nuk është zhvilluar rinumërim i plotë i kutive, konkretisht sipas tij Tirana dhe Fieri u numëruan plotësisht ndërsa Durrësi pjesërisht.

Kalaja shton se do të hapë një çështje e cila do të kalojë deri në Prokurorinë e Posaçme SPAK në mënyrë që ky institucion të zhvillojë hetimin.

“Do ndjek tĂ« gjitha mjetet ligjore. Kam shkuar nĂ« KAS pĂ«r legjitimitet, nĂ« Kolegj Zgjedhor. Jam nĂ« njĂ« betejĂ« nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese. Do hap çështje tjetĂ«r tani, do i drejtohem SPAK-ut dhe do jetĂ« po SPAK-u qĂ« nk duhet ta shkelĂ« ligjin. Prokuroria do sekuestrojĂ« kutitĂ« e votimit. Jam nĂ« njĂ« betejĂ« qĂ« do ti shkoj deri nĂ« fund. UnĂ« akoma nuk e di sa vota kam. E kam tĂ« drejtĂ« tĂ« di sa vota kam”, tha Kalaja.

I pyetur nĂ«se ndihet i zhgĂ«njyer nga Partia Demokratike, Kalaja thekson se “PD duhet tĂ« kĂ«rkonte hapjen e gjithĂ« kutive”.

The post Kalaja protestë në KQZ, kërkon rinumërim të plotë të të gjitha kutive appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌