Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 January 2026Main stream

Ilir Meta rrëfen nga qelia të vërtetat e 21 Janarit, 14 Shtatorit dhe çështjes Hajdari

By: Ela
28 January 2026 at 13:36

Ilir Meta, ish-zv.kryeministër në kohën kur ndodhi 21 Janari 2011, ka publikuar për herë të parë nga burgu, fakte dhe dëshmi të reja, të pathëna dhe të papublikuara më parë, në lidhje me 21 Janarin, 14 Shtatorin ’98, si dhe me çështjen e Azem Hajdarit. Sipas Metës, protesta e 21 janarit ku u vranë 4 […]

The post Ilir Meta rrëfen nga qelia të vërtetat e 21 Janarit, 14 Shtatorit dhe çështjes Hajdari appeared first on BoldNews.al.

Dorëzohet përgjimi i “21 janarit”/ Ish-prokurori: Provë e rëndësishme! Hetimet për zyrtarët e lartë nuk janë të qarta

27 January 2026 at 23:43

Kaseta origjinale e diktofonit me regjistrimet e komunikimeve të Gardës së Republikës, ku u dhanë urdhrat e vrasjeve së protestuesve më 21 Janarin 2011, është dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme nga gazetari Artan Hoxha.

Në të janë 36 minuta regjistrim, ku dëgjohen bisedat e ish-kreut të gardës Ndrea Prendi dhe vartësve të tij para, gjatë dhe pas vrasjes së 4 protestuesve dhe plagosjes së dhjetëra të tjerëve.

“Audio-përgjimi i 21 janarit është një provë e rëndësishme. Hetuesit do të ketë informacion më të saktë”, kështu u shpreh ish-prokurori Ervin Karanxha në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News.

Gjithashtu gjatë intervistës, nënvizoi se hetuesit do të ndjekin edhe disa faza. “Edhe regjistri do të jetë objekt hetimi, pra nëse ka regjistër, duhet të verifikohet dhe ballafaqohet. Do jetë akti i ekspertimit që do ta sqarojë se çfarë është komunikuar gjatë kësaj periudhe. Ngjarja e 21 janarit u quajt e mbyllur dhe kanë ndodhur ato që kemi diskutuar më pas. Gabimi i parë procedura ishte që në nisje të hetimit, sepse duhet të ishin marrë deklarime edhe zyrtarë të lartë. Gjykata e Lartë thotë duhet të hetohen zyrtarë të lartë, pra të bëhen veprime procedurale, këto duhet të ishin bërë para 15 vitesh. Në atë kohë janë dënuar mbi 40 protestues. Ka pasur gjatë protestës edhe policë të dëmtuar, por nuk u arrit të provohej se kush person ka goditur. Por ka pasur edhe raste u hetuan. Zyra e prokurorit të përgjithshëm hetonte zyrtarë të lartë. Na rezulton se ish ministri Lulzim Basha ka shkuar te Bamir Topi, ndiko tek Ina Rama. Ky person duhet të ishte hetuar vetë. Mendoj që edhe ish-prokuroren Ina Rama duhet ta thërrasë SPAK. Problemi është hetimi i zyrtarëve të lartë. Nuk ka asnjë akt…Hakerat iranianë, u bë një ndërhyrje tek SHIK dhe dolën të dhënat e regjistrat e bashkëpunëtore dhe ka dalë që Ina Rama është bashkëpunëtore e shërbimit…Pra si mundet që një prokuror i përgjithshëm të jetë bashkëpunëtor? Shërbimi Sekret jep të dhëna për prokurorë e gjyqtarë. Edhe tek 21 janari duhet pyetur, pse nuk u mor hetime për zyrtarë të lartë siç u bë për deputetë të opozitës së asaj kohe”, nënvizoi ai.

Before yesterdayMain stream

Dorëzohet përgjimi i 21 janarit/ Artan Hoxha e çon në zyrat e SPAK

By: xhir jeta
26 January 2026 at 15:28

Kaseta origjinale e diktofonit me regjistrimet e komunikimeve të Gardës së Republikës, ku u dhanë urdhërat e vrasjeve së protestuesve më 21 Janarin 2011, është dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme nga gazetari Artan Hoxha.

Në të janë 36 minuta regjistrim, ku dëgjohen bisedat e ish kreut te gardes Ndrea Prendi dhe vartësve të tij para, gjatë dhe pas vrasjes së 4 protestuesve dhe plagosjes së dhjetra të tjerëve.

Me  këtë provë të fortë origjinale që tashmë SPAK ka në dorë pritet të vertetohet se vrasjet e 21 janarit kanë qënë me urdhër.

Më heret në SPAK për të dëshmuar për 21 Janarin janë thirrur i gjithë zinxhiri komandues i drejtuesve të lartë të kohës së protestës.  Edhe vetë Sali Berisha pavarësisht se disa herë iu shmang SPAK, është marrë në pyetje lidhur me protestën dhe vrasjet e protestuesve në bulevard./abcnews.al

Artan Hoxha del nga SPAK, tregon çfarë përmban audio-përgjimi për “21 Janarin”

By: armand
26 January 2026 at 13:44

Gazetari Artan Hoxha ka dalë pak minuta më parë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku u paraqit paraditen e kësaj së hëne dhe dorëzoi audiopërgjimin origjinal të protestës së 21 janarit, ku humbën jetën 4 protestues. Në një deklaratë para gazetarëve, Hoxha theksoi se ky material jep informacione për vrasjet e bëra në mes […]

The post Artan Hoxha del nga SPAK, tregon çfarë përmban audio-përgjimi për “21 Janarin” appeared first on BoldNews.al.

Artan Hoxha shkon në SPAK, dorëzon audio-përgjimin për “21 Janarin”

By: armand
26 January 2026 at 11:29

Gazetari Artan Hoxha është paraqitur pak më parë në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se Hoxha ka dorëzuar në SPAK audiopërgjimin origjinal në lidhje me “21 Janarin”. Ngjarja e 21 janarit 2011 shënon një nga episodet më të rënda të dhunës politike në vend, kur gjatë një proteste të PS-së para godinës së Kryeministrisë, u qëlluan […]

The post Artan Hoxha shkon në SPAK, dorëzon audio-përgjimin për “21 Janarin” appeared first on BoldNews.al.

Preç Zogaj: 21 janari, truku shihet, por nuk është

By: melisa
25 January 2026 at 19:23

NGA PREÇ ZOGAJ Vrasjet ndodhën pak pas orës 16:00, gjatë shpërndarjes së demonstratës përpara Kryeministrisë. Tre demonstrues humbën jetën menjëherë: Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, ndërsa i katërti, Aleks Nika, vdiq dy javë më vonë në një spital në Stamboll. Vrasja e Ziver Veizit u filmua nga kamerat e televizionit News 24. Gardisti që qëlloi pozicionohej pranë një parvazi të…

Source

“21 Janari”/ Ish prokurori: Dështim total i drejtësisë, pas 15 vitesh ende pa përgjigje

By: Elva
21 January 2026 at 22:56

Ish-kreu i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, ka folur në emisionin Top Story mbi dështimin e institucioneve shqiptare për zbardhjen e plotë të ngjarjeve të 21 Janari, ku u vranë katër protestues para Kryeministrisë. Sipas Becit, rasti i Aleks Nika është shembulli më i qartë i një hetimi penal të dështuar, duke theksuar se drejtësia […]

The post “21 Janari”/ Ish prokurori: Dështim total i drejtësisë, pas 15 vitesh ende pa përgjigje appeared first on BoldNews.al.

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

By: Rovena
21 January 2026 at 21:15

Sot shënohen 15 vjet nga tragjedia e 21 Janarit, një ngjarje e dhimbshme që la katër qytetarë të vrarë dhe të tjerë të plagosur në kryeqytet. Ndërkohë, debatet mbi drejtësinë për këtë ngjarje vazhdojnë.

Në “Real Story” në ABC News, avokati Idajet Beqiri kritikon ashpër SPAK-un, duke theksuar se institucioni ende nuk ka bërë drejtësi dhe është i ndikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

SPAK end nuk është në lartësinë e detyrës dhe po luan ndjenjat e një populli të tërë. Me atë që Shqipëria është në prag të integrimit në BE. Po e injorojnë këtë çështje jo se janë të paaftë, por se janë të kapur nga ish-kryeministri i vendit, sepse ka ende kontroll mbi SPAK. Berisha i mban të lidhur jo vetëm me dosje, por edhe me akte korruptive. Kemi të bëjmë me një krim që e pranon vetë autori i tij. Nuk mbyllet “21 Janari” dot është një krim i hapur. Duan ta mbyllin “21 Janarin”, por nuk e mbyllin dot është një krim i hapur që pa marrë ndëshkimin e duhur dhe pa marrë burgimin e përjetshëm siç e meriton Sali Berisha. Berisha e pranon vetë që ka bërë krim. I ka pranuar në një mënyrë apo në një tjetër në deklaratat e tij. Berisha e bëri gjak Shqipërinë”, tha Beqiri.

15 vite nga ngjarja, analisti Sulo: 21 Janari është hetuar keq me qëllim dhe në mënyrë të paplotë

By: redi
21 January 2026 at 22:04

21 Janari mbetet ende një ngjarje e pazbardhur, teksa për analistin Arjon Sulo hetimet janë kryer keq dhe në mënyrë të paplotë me qëllim. Për të më 21 Janar ndodhi një krim që ndan epokat e historisë politike në Shqipëri, duke theksuar se viktimat u vranë nga strukturat shtetërore, konkretisht nga Garda e Republikës. “Kemi të bëjmë me të vrarë nga strukturat, autoritete shtetërore…

Source

Dita e bardhë, karafila të kuq në bulevard dhe darkë me Ivankën!

By: Elva
21 January 2026 at 19:47

Nga Boldnews.al Fiks 15 vite më parë, Edi Rama përdori një videopërgjim mes dy ministrave të LSI-së Ilir Meta dhe Dritan Prifti që në emër të antikorrupsionit të thirrte një protestë të dhunshme që u mbyll me katër protestues të vrarë dhe qindra policë të plagosur. 15 vite më vonë, Edi Rama sheh ish-armikun më […]

The post Dita e bardhë, karafila të kuq në bulevard dhe darkë me Ivankën! appeared first on BoldNews.al.

15 vite nga masakra e “21 Janarit”/ Beqiri: Berisha fshiu arkivin e televizioneve! Ku janë pamjet bruto?!

By: Rovena
21 January 2026 at 20:34

U mbajtën këtë të mërkurë në godinën e Kryeministrisë homazhe me rastin e 15-vjetorit të ngjarjes tragjike të 21 janarit, ku katër qytetarë humbën jetën në protestën e thirrur nga Partia Socialiste. Avokati Idajet Beqiri ngriti akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe institucioneve të drejtësisë gjatë një interviste në emisionin “Real Story” në ABC News, duke deklaruar se janë fshirë arkivat e televizioneve dhe se mungojnë pamjet bruto të një ngjarjeje të rëndësishme.

Sipas Beqirit, SPAK nuk ka vepruar siç duhet për mbledhjen e provave, madje as pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, ndërsa hapja e dosjes, sipas tij, është meritë e Kolegjit të Lartë. Ai theksoi se drejtësia në Shqipëri nuk është tërësisht e “kalbur”, duke vlerësuar integritetin e disa gjyqtarëve, mes tyre edhe Irena Gjoka, si dhe akuzoi Berishën për veprime politike në bashkëpunim me faktorë grekë për të goditur kundërshtarët.

“Sali Berisha fshiu të gjitha arkivat e televizioneve. Ku janë pamjet bruto të ngjarjes?! SPAK nuk po merrte, nuk e regjistroi edhe pas vendimit të Strasburgut. Meritën që u hap dosja e ka Kolegji i Lartë. Të mos harrojmë që ky vend nuk është i kalbur në drejtësi. Ka persona që nuk vendosin asgjë para integritetit edhe një heroinë e tillë është edhe Irena Gjoka. Berisha dhe Beleri e çfarë nuk po bën me grekët për ta mposhtur. Ka shumë elementë të tillë”, tha Beqiri.

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, u shpreh se ndërtimi i shtetit kërkon kohë dhe nuk mund të realizohet brenda pak vitesh, duke theksuar se sistemi i drejtësisë në të kaluarën ishte i varur nga politika. Klosi vlerësoi se, pavarësisht problemeve, reforma në drejtësi ka sjellë një hap të rëndësishëm përpara dhe se, pas gjashtë vitesh funksionim të sistemit të ri, ekziston ende shpresë për përmirësim.

“Shteti nuk bëhet as për 30 vjet, do kohën e vet. Kaluam nga një sistem dhe tani po përpiqemi që të krijojmë një shtet me parime të tjera. Që duhen disa njerëz, por këta që mund ta bënin këtë janë pak. Njerëzit që kanë shkuar te drejtësia janë shumë pak. Të gjithë që janë te drejtësia kanë interesat e tyre, si të gjithë. Ishte politika që emëronte sistemin e drejtësisë. Sistemi i drejtësisë nuk ishte i pavarur. Kemi 6 vjet me këtë sistemin e ri, dhe mburremi që është bërë një hap i rëndësishëm, po nuk zgjidhet për 6 vjet kjo punë. Por, tani ka një shpresë”, tha Klosi.

“21 Janari i ka provat sheshit”/ Yzeiraj: Ka një marrëveshje të heshtur që nuk duan të merren me “shejtanin”

By: Rovena
21 January 2026 at 20:15

Ngjarja e 21 Janarit vijon të mbetet një nga çështjet më të debatuara në jetën politike dhe institucionale të vendit, 15 vite pas protestës ku humbën jetën katër qytetarë.

Këtë të mërkurë në godinën e Kryeministrisë u zhvilluan homazhe përkujtimore. Ish-ministri i Brendshëm Bajram Yzeiraj, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, deklaroi se e vërteta për atë që ndodhi është e qartë për opinionin publik, por sipas tij drejtësia dhe prokuroria kanë dështuar ta trajtojnë siç duhet çështjen.

Yzeiraj akuzoi institucionet për heshtje dhe mungesë vullneti, duke theksuar se ekziston një “marrëveshje e heshtur” për të mos u përballur me përgjegjësitë e kësaj ngjarjeje tragjike.

“Nuk ka ndodhur asnjë shtet të botës. 21 Janari, populli e ka shumë të qartë se çfarë ka ndodhur, është tjetër gjë se drejtësia dhe prokuroria e prishën procesin e  rregullt. Nëse ju shikoni heshtje të presidentit, apo kryeministrit, edhe prokuroria luan rolin e shurdhmemecit.

Ka dhe shumë profesorë në juridikë që nuk shprehen. Ka një marrëveshje të heshtur që nuk duan të merren me shejtanin. Nuk dua të humbas shpresat, por fakti që është zvarritur kjo çështje duan që ta humbasin. Është gjykuar çështja në mënyrë të pjesshme. Shteti bëri të pamundurën që ta prishte, tani a do kenë vullnetin këta prokurorë që ta dëgjojnë dhe ta riformatojnë?!”, tha Yzeiraj.

15 vite nga masakra e “21 Janarit”/ Gjyli: Drejtësi e munguar për të ndjerët! Deklarata e Berishës skandaloze, është përgjegjës

By: Rovena
21 January 2026 at 18:48

Sot shënohen 15 vite nga masakra e 21 Janarit, një ngjarje që vijon të mbetet e pazbardhur dhe të rëndojë ndërgjegjen publike dhe institucionale në vend. E ftuar në “Tirana Live” në ABC News, pedagogia Arseida Gjyli theksoi se kjo ngjarje përbën një barrë të rëndë jo vetëm juridike, por edhe morale, duke nënvizuar pasigurinë dhe frikën që ndjejnë qytetarët për të ushtruar të drejtën e protestës.

Sipas saj, mungesa e drejtësisë për viktimat dhe familjarët e tyre mbetet shqetësuese, ndërsa SPAK duhet të zbardhë plotësisht ngjarjen. Gjyli kritikoi gjithashtu deklaratat e kreut të opozitës, Sali Berisha, duke i cilësuar ato skandaloze dhe duke theksuar se, si drejtues i shtetit në atë kohë, ai mban të paktën përgjegjësi morale për atë që ndodhi.

“Kjo është një barrë e rëndë që shkon edhe si përgjegjësi juridike, por edhe morale. Qytetarët ndjehen të shqetësuar, të cilët nesër mund të marrin vendimin për të dalë në një protestë, ndjejnë frikën se mund të ndodhë i njëjti akt. Asnjë qytetar nuk duhet të ndjehet i kërcënuar për të ushtruar të drejtën e tyre. Kjo është një drejtësi e munguar, për të ndjerët e rënë në atë ngjarje, për familjarët e tyre të cilët nuk po marrin një verdikt, në fund mbetet një çështje e drejtësisë se si do të reagojë në çështje kaq sensitive.

SPAK duhet që të zbardhë ngjarjen. Ka pasur disa avancime. Por, përsëri jemi në një ngjarje të pa zbardhur, edhe protesta e heshtur tregon që ne jemi sensitive. Ajo që mua më duket shqetësuese janë deklaratat e kreut të opozitës Sali Berishës, që nuk mbajti një përgjegjësi morale. Deklarata e tij është skandaloze. Berisha ka qenë në krye të shtetit në atë kohë dhe përpos të gjithave ka përgjegjësi morale”, tha Gjyli.

Berisha mbron vrasjet: Të ligjshme!/ As keqardhje, as ndjesë, as reflektim nga ish kryeministri i 21 janarit

By: xhir jeta
21 January 2026 at 15:07

15 vite pas 21 janarit, nuk ka asnjë reflektim, asnjë keqardhje dhe asnjë ndjesë. Përkundrazi. Sali Berisha thotë se vrasja e katër protestuesve të paarmatosur nga ana e Gardës, ishte e ligjshme.

“Sa u dënuan aty, por nuk gjeti asnjë shkak se aty kishte qëllime, ku Garda qëlloi në kushtet e ligjit. Garda ka zbatuar ligjin, ndaj dhe ajo propozoi vendimet. Kjo është historia”, – u shpreh Berisha.

Po vetë si ish kryeministër Berisha a ndjen qoftë dhe përgjegjësi morale për 4 viktimat në bulevard? Doktori kërkon sërish të presim edhe pak.

“Prit një minutë. Sali Berisha u rrethua në zyrë. Përgjegjësia ime, se hidhnin gurë dhe plumba? E mohoi sot, por ato janë në dritare, të dokumentuara, plumbat dhe revolet e tyre janë të dokumentuara, drejt kryeministrit që ishte në detyrë. Nuk blindoja dyer unë, blind isha vetë unë. Nuk lëshoja zyrën unë, nuk bëja këtë frikacak që ja mbath. Jo unë në zyrë. Pse në zyrë? Se isha në të drejtën time, nuk i kisha borxh kujt”, – tha ai.

Ky 21 janar, ndryshe nga 15 vjet më parë, e gjen keq Berishën non grata, me amerikanët, ndërkohë që nesër në Kuvend do votohet Bordi i Paqes, ku gjendet kryeministri. Ndaj për Berishën, pas datës 21, duhet të kaloje sa më shpejt edhe sikleti i një seance ku i duhet të votojë o pro Ramës, o kundër trump.

“Çfarëdo ftese të marrë, Edi Rama mbetet një narko-diktator. Urgjencën e ka për 24 janarin, po” – tha ai./abcnews.al

Berisha: Kam kërkuar hetim ndërkombëtar për 21 Janarin, Garda zbatoi ligjin

21 January 2026 at 14:30

TIRANË, 21 janar /ASTh/ Sot bëhen 15 vite nga protesta e “21 Janarit” ku u vranë katër protestues në bulevard para Kryeministrisë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, asokohe kryeministër, tha se ajo ishte “protesta më e dhunshme në historinë e vendit, e dokumentuar dhe e faktuar”.

Gjatë një konference për median, Berisha tha se protesta ishte “me agjendë politike”, siç thonë dokumentet ndërkombëtare.

“Ishte protesta e thirrur mbi bazën e falsifikimit të tmerrshëm, të një regjistrimi të bërë nga Dritan Prifti, ku flitej për një letër në mos gaboj të një pronari, fitues tenderi për një HEC që e kishte marrë me gjykatë, jo nga ne. Gjykata ia kishte marrë një kompanie italiane dhe dhënë këtij, por vendimi i gjykatës duhej zbatuar, shkruhej në shkresë: “I nderuar ministër, për këtë vonesë që po më bëhet, 3 muaj pa u zbatuar vendimi i gjykatës, sipërmarrja ime ka humbur 700 e ca mijë euro”.

“Dhe fjalën 700 e ca mijë euro, që Ilir Meta i thotë Dritan Priftit, që jepja, zbato vendimin e gjykatës, e transformuan sikur ky i kishte marrë apo po i kërkonte 700 mijë euro kompanisë”, tha Berisha.

Kreu i PD tha se protesta kishte dhe një mesazh politik: “Prano zgjidhjen politike, – më thotë mua, – ose do kalohet mbi kufoma”.

Berisha shton se ka kërkuar hetim të plotë ndërkombëtar për ngjarjet e “21 Janarit”.

“Janë disa deklarata të qeverisë amerikane, por dhe të institucioneve ndërkombëtare ku kërkohet hetimi i plotë i këtij zhvillimi nga polici i thjeshtë dhe deri tek organizatorët kryesorë”, u shpreh Berisha.

Kreu i PD-së nënvizoi se Garda ka qëlluar në zbatim të ligjit.

“Ina Rama e hetoi çështjen, por nuk guxoi kurrë të thërrasë Edi Ramën. Nuk gjeti asnjë shkak, se aty kishte qëllime, ku Garda qëlloi në kushtet e ligjit. Garda ka zbatuar ligjin”, tha Berisha.

I pyetur nëse ka ndonjë përgjegjësi morale për “21 Janarin”, Berisha u përgjigj: “Nuk është përgjegjësia ime. Unë trajtova me standardet më demokratike 752 protesta të opozitës në të katra anët e vendit, pa asnjë cenim, por në përputhje me rregullat e një vendi demokratik”.

Berisha tha se ka patur plumba e gurë në dritaret e Kryeministrisë të hedhura nga protestuesit.

“Përgjegjësia ime, se hidhnin gurë dhe plumba? E mohoi sot (kryeministri Rama – shën. i red.), por ato janë në dritare, të dokumentuara, plumbat dhe revolet e tyre janë të dokumentuara, drejt kryeministrit që ishte në detyrë. Nuk blindoja dyer unë. Nuk lëshoja zyrën unë, nuk bëja këtë frikacak që ia mbath”, tha Berisha.

Ish-kryeministri tha se ka realizuar zgjedhjet sipas kërkesave të OSBE-ODIHR, zgjedhjet që plotësuan standardet kryesore ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira.

Berisha shtoi se ishte duke punuar dhe kishte refuzuar dhe kërkesën për t’u evakuuar. “Edi Rama qëndronte në kullën karshi dhe priste çastin që të vinte në zyrën time dhe t’ju mbante fjalim pushtuesve poshtë. Por ai nuk mund të merrte kurrë”.

Berisha shtoi më tej se 21 Janari “është ngjarje fatkeqe shumë dhe kam kërkuar që atë natë hetim ndërkombëtar dhe kam insistuar për hetim ndërkombëtar, se nuk kisha pikën e besimit te kjo, që i kam thënë ato fjalë dhe nuk i heq asnjë, as sot dhe gjersa të jetë gjallë, sepse i meriton ajo, sepse hyri në një lojë shumë të turpshme, të paimagjinueshme. Keqardhje po, ngushëllime po, që atë ditë. Ishte planifikuar si protestë e dhunshme”.

/m.q/r.e/

The post Berisha: Kam kërkuar hetim ndërkombëtar për 21 Janarin, Garda zbatoi ligjin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Rama përgjegjësi kryesor për 21 janarin”/ Berisha: Më tha prano zgjidhjen politike, ose do kalohet mbi kufoma

By: Brisi
21 January 2026 at 14:02

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot në 15 vjetorin e 21 janarit, se nuk ka asnjë përgjegjësi për ngjarjen ku u shënuan 4 viktima. Në një konferencë për shtyp, ai tha se Rama e thirri atë protestë pasi falsifikoi një video të filmuar nga Dritan Prifti dhe i kërkoi ish kryeministrit të kohës […]

The post “Rama përgjegjësi kryesor për 21 janarin”/ Berisha: Më tha prano zgjidhjen politike, ose do kalohet mbi kufoma appeared first on BoldNews.al.

Mark Nika në SPAK: Të përshpejtohet hetimi për “21 Janarin”, dëshmitarët kanë presion dhe frikë

21 January 2026 at 12:54

TIRANË, 21 janar /ATSh/ Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, njërit prej viktimave të protestës së 21 janarit të vitit 2011 është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas përfundimit të ceremonisë së homazheve për përkujtimin e katër të vrarëve në protestën e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Nika zhvilloi një takim me prokurorin e çështjes, Alfred Shehu.

Në një prononcim për gazetarët, jashtë godinës së SPAK, Nika kërkoi përshpejtimin e hetimeve, duke theksuar se dëshmitarët ndodhen nën presion dhe frikë.

“Kërkojmë që hetimi për “21 Janarin” të përshpejtohet. Dëshmitarët kanë presion dhe frikë”, u shpreh ai.

“Drejtësinë e kemi kërkuar nga drejtësia e re nga SPAK. Nuk është përgjegjësia e mazhorancës, nuk kemi as komunikim për këtë punë”, tha Mark Nika.

Sipas tij, drejtësinë e pret nga SPAK dhe jo nga qeveria. “Nuk kam kërkuar kurrë nga Rama për drejtësi, drejtësinë e dua nga SPAK. Prokurori i çështjes më tha që janë kryer veprime që të restaurohet dosja e vjetër. Hollësira nuk më dha”, tha Nika.

Nika tha se fajtore “në planin politik dihet është Partia Demokratike, Berisha”.

“Ai (Sali Berisha – shën. i red.) ka qenë kryeministër, ministër i Brendshëm ka qenë Lulzim Basha. Po të jenë trima le të thonë “e kemi bërë ne”. Ata e fshehin. Pse e fshehin kur nuk ke faj? Pse ikën dhe fshihesh? Pse bën manipulimin e provave?”, tha Nika.

Sot, u zhvillua një ceremoni përkujtimore në nder të katër viktimave që u vranë në protestën e 21 Janarit 2011. Në ceremoninë e zhvilluar në Kryeministri, mbajti fjalën e rastit kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërsa të pranishëm ishin ministra të kabinetit qeveritar dhe familjarë të Aleks Nikës, Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt.

Më pas, ceremonia përkujtimore vazhdoi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku u vendosën karafila në kujtim të katër viktimave të kësaj ngjarjeje.

/e.i/a.f/

The post Mark Nika në SPAK: Të përshpejtohet hetimi për “21 Janarin”, dëshmitarët kanë presion dhe frikë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Foto-albumi/Kryeministri Rama homazhe për 21 Janarin

By: melisa
21 January 2026 at 12:03

Kjo e mërkurë shënoi 15 vite nga protesta e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku mbetën të vrarë katër qytetarë. Kryeministri Rama dhe disa socialistë të tjerë iu drejtuan bulevardit ku humbën jetën Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Së bashku me familjarët e tyre, ata vendosën karafila të kuq në vendin ku protestuesit humbën jetën.

Source

Përkujtohen viktimat e “21 Janarit”, homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

21 January 2026 at 10:46

TIRANË, 21 janar /ATSH/ Sot shënohen 15 vite nga 21 anari 2011, kur gjatë një proteste të Partisë Socialiste, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, u vranë katër protestues nga Garda e Republikës.

Gjatë protestës u vranë Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda. Katër viktimat e 21 Janarit 2011 u shpallën Dëshmorë të Atdheut.

Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ministra të kabinetit qeveritar së bashku me familjarë të katër protestuesve dhe deputetë të PS-së, kryen homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë vendit ku më 21 Janar 2011 u vranë 4 protestues.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në ceremoninë e përkujtimit të 4 viktimave të 21 Janarit se, pas 15 vitesh ende nuk është bërë drejtësi për 21 Janarin.

Duke folur përpara familjarëve të 4 viktimave të “21 Janarit”: Aleks Nikës, Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedës, Rama u shpreh se, “vetëm Zoti e di se me çfarë guri në zemër unë vij për në këtë godinë kur del drita e ditës së 21 janarit”.

“15 vjet pa drejtësi për 21 Janarin janë 15 vjetët e një padrejtësie të madhe, jo thjesht për disa, por mbi Shqipërinë dhe mbi popullin shqiptar”, u shpreh Rama.

Në korrik të vitit 2024 Prokuroria e Posaçme (SPAK) rinisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin, pasi Gjykata e Strasburgut urdhëroi Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, ish-kryeministër, Lulzim Bashës, ish-ministër i Brendshëm dhe Ndrea Prendit, ish-kreu i Gardës së Republikës.

Gjykata e Strasburgut e ka cilësuar vrasjen e katër protestuesve si “krim shtetëror që duhej zbardhur”.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Përkujtohen viktimat e “21 Janarit”, homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: “21 Janari”, gropë e hapur që vë në dyshim të fortë moralin e drejtësisë së re

21 January 2026 at 10:44

TIRANË, 21 janar /ATSh/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë ceremonisë së përkujtimit të katër viktimave të 21 Janarit se kjo çështje është një “gropë e hapur që vë në dyshim të fortë moralin e drejtësisë së re”.

Në ceremoninë e mbajtur në godinën e Kryeministrisë, ku të pranishëm ishin edhe familjarë të katër viktimave që u vranë në 21 janar të vitit 2011, Rama ndau të vërtetën sipas tij, lidhur me përgjegjësinë ndaj jetëve të sakrifikuara të katër dëshmorëve, si edhe dhe zotimin për të bërë drejtësi për “21 Janarin”.

“Ne e kemi mbajtur me dinjitet të lartë atë përgjegjësi dhe nuk e kemi tradhtuar aspak zotimin solemn, përderisa duke pavarësuar drejtësinë nga pushteti politik dhe duke ngritur SPAK-un dhe Gjykatën Speciale kemi krijuar për herë të parë kushtet për fundin e pandëshkueshmërisë me ligj, jo me zakon”, tha Rama, ndërsa theksoi se kjo është bërë përmes organeve të drejtësisë, jo përmes partisë dhe qeverisë.

“Kush kërkon nga ne pse nuk është bërë drejtësi për 21 Janarin. të “shohë” te stacioni i trenit, jo te kjo godinë. Sepse nga kjo godinë ka dalë bërthama e Reformës në Drejtësi dhe në godinën përballë është çelur ajo bërthamë dhe në godinën e Parlamentit është bekuar ajo farë e drejtësisë së pavarur nga pushteti politik”, tha ai.

Kreu i Ekzekutivit theksoi se “nuk është pushteti politik as i qeverisë, as i shumicës së parlamentit, as i partisë apo i gjitha partive që duhet të bëjë punën në kanalet e hetimeve dhe në sallat e gjyqeve. Është një pushtet tjetër që duhet t’i bëjë këto”.

Ai shtoi se deri kur drejtësia e re nuk do ketë bërë gjyqin e vërtetë të 21 Janarit ajo do të jetë një drejtësi gjithmonë e më e vjetër.

“Por, drejtësinë për vet 21 Janarin, asnjë vjetërsirë e vjetër apo e re nuk do mund ta mohojë dot pafundësisht vendosjen e këtij guri themeli, sepse 21 Janari si çështje e hapur, është gropë e hapur në themelet e drejtësisë së re, është një gropë e hapur që vë në dyshim të fortë moralin e drejtësisë së re”, pohoi Rama.

Në fund të fjalës, Rama pohoi se “drejtësia për 21 Janarin është themel moral për drejtësinë e re dhe për shtetin shqiptar të së drejtës”.

“Të tjerat, përpara 21 Janarit, janë si hetimet dhe gjyqi i kafeve të Nexhmijes”, përfundoi Rama.

/e.i/r.e/

The post Rama: “21 Janari”, gropë e hapur që vë në dyshim të fortë moralin e drejtësisë së re appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌