Por prodhuesit po hasin vështirësi në gjetjen e tregut. Fushat e mbjella me lakra janë plot. Një pjesë e prodhimit është prishur pasi duhej të ishte shitur më herët.
Pikat e grumbullimit nuk po marrin perimet pasi eksportet janë të pakta. Në këtë situatë ka ndikuar edhe greva e kamionistëve të vendeve të Ballkanit.
Edhe sasia që shitet është me çmim të ulët. Fermerët thonë se tregtimi po bëhet nën kosto dhe ata nuk nxjerrin dot shpenzimet.
Një hektar lakër sot bismilah, dhe me çmim qesharak. Shpenzime që nuk marrim as mundin e krahëve tona, lëri tjerat”, thotë një banor.
“S’do na ngeli gjë, por të paktën të nxjerrim shpenzimet”, shprehet një tjetër.
Probleme me shitjen ka edhe për prodhime të tjera si panxhari i kuq, qepa apo patatja. Fermerët e kanë të vështirë të gjejnë tregun.
Divjaka është zona nga ku eksportohen më shumë prodhime, si drejt vendeve të rajonit, ashtu edhe drejt shteteve të Bashkimit Evropian./Tv Klan
TIRANË, 1 shkurt /ATSh/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot fotoalbumin me momentet kryesore të aktiviteteve të tij gjatë javës.
Gjatë kësaj jave, kreu i qeverisë zhvilloi vizitë pune në Izrael, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Në këtë vizitë, kryeministri u shoqërua edhe bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe delegacioni zyrtar.
Ndalesa e parë e Kryeministrit Rama ishte në Nova Site, një vend simbolik i kthyer në hapësirë reflektimi pas ngjarjeve tragjike nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023. Më pas, Rama u prit në takim nga Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Gjithashtu, Rama gjatë vizitës së tij në Izrael u prit nga kryetari i Knessetit (Parlamentit të Izraelit) Amir Ohana në Knesset Plaza me një ceremoni të posaçme si dhe iu adresuar parlamentit.
Kreu i Qeverisë, mori pjesën në aktivitetin e organizuar nga AIDA, ku u prezantua platforma “Export ON”, e cila do të merret me matjen e indikatorëve të punës së përditshme të kompanive eksportuese dhe çdo vit do të publikojë raportin e vet mbi lëvizjen e volumit eksportues.
Gjatë javës, Kryeministri Rama mbajti fjalën e tij edhe në aktivitetin e organizuar për përzgjedhjen e kompanive arkitekturore fituese me projektet e Shtëpisë së Fëmijëve dhe Kompleksit të Inspektorateve Shtetërore.
Njëherësh, Rama mori pjesë në ekspozitën “Spaces in Dialogue” e çelur në COD (Qendra për Hapje dhe Dialog), një ekspozitë që sjell në vëmendje hapësirat, arkitekturën, kujtesën dhe përjetimin njerëzor.
Kreu i Ekzekutivit, mori pjesë edhe në një dëgjesë publike me fermerët në Divjakë për Skemën Kombëtare 2026. Rama u shpreh se fermerët duhet të orientohen drejt mundësive të pashfrytëzuara të financimit.
Nga Boldnews.al Qëllimi ishte i qartë në Divjakë: Rama dhe tre ministrat do flisnin, ndërsa sallë do dëgjonte e në fund të duartrokiste. Por, mjafton qoftë edhe një individ, në kuptimin e plotë të fshatarit që mban frymën e tij dhe familjes me djersë të derdhur në arë, që “i fortndrituri” të nxihet nga disa […]
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me fermerët në Divjakë. Me anë të një postimi në Facebook, Lideri i opozitës e cilëson komunikimin e Ramës si arrogant dhe përçmues.
Kryedemokrati shkruan se ajo që u pa në takimin e sotëm ishte përçmim dhe arrogancë, teksa thekson se ky është modeli i debatit të kryeministrit me qytetarët.
“Arrogancë dhe përçmim, përçmim dhe arrogancë, ky është debati me Ramaduron!”, shkruan Berisha në Facebook.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me fermerët në Divjakë, duke e cilësuar mënyrën e komunikimit të tij si arrogante dhe përçmuese. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ajo që u pa gjatë këtij takimi ishte një model i përsëritur i sjelljes së kryeministrit […]
Një dëgjesë që duhej të ishte dialog, rezultoi monolog. Në Divjakë, një fermer kërkoi vetëm një minutë për të folur për hallin e mbijetesës, përballë një kryeministri me mikrofon dhe një ekonomie “të hapur” që nuk mbron askënd.
Esmeralda Topi
Në Divjakë, një nga zonat më pjellore të Shqipërisë, qeveria kishte shkuar për të dëgjuar fermerët. Të paktën kështu u njoftua.
Dëgjesa për Skemën Kombëtare 2026 duhej të shërbente për të ndërtuar një panoramë të nevojave në terren. Por ajo që ndodhi në sallë ishte krejt tjetër. Një monolog i gjatë pushteti përballë qindra fermerëve që prisnin, radhën për të folur.
Fjalimet nisën me drejtuesen politike të qarkut, vijuan me kryetarin e bashkisë, ministrin e Financave, ministrin e Bujqësisë dhe u mbyllën me kryeministrin.
Takimi u ndërpre disa herë nga një zë fermeri që mezi dëgjohej nga salla. “Ore, na mbroni!”
I njëjti që u ngrit në këmbë sapo kryeministri lajmëroi se duhej të largohej për një angazhim tjetër. “Mesa kuptoj, nuk ju vijnë mirë informacionet!”, i tha.
“Ti nuk na kupton mirë, kështu që mos fillo nga e kundërta,” iu përgjigj kryeministri.
“E kemi nga halli, s’e kemi nga qejfi…”, tha fermeri, ende pa mikrofon.
“Dëgjo, unë e kuptoj shumë mirë…”, vijoi Rama.
“Nuk ka lidhje personale, as politikë s’po bëj…”, u përpoq të sqarojë fermeri.
“Unë po bëj politikë për veten time,” u përgjigj kryeministri.
“Jo, mos më keqkupto, të lutem më dëgjo… mesa kuptoj unë, nuk të vijnë informacionet e sakta…”
“Po nga e kupton ti?”, pyeti Rama.
“Po të të vinin informacionet e sakta, do thoje që ne kemi të drejtë që në fjalën e parë”
“Për çfarë të thashë unë që s’ke të drejtë? Ti s’ke folur akoma,” ia preu kryeministri.
Fermeri iu kthye sallës: “Një minutë, një minutë se jam ngritur unë tani. Jam fermer. Punoj 8–10 hektarë tokë, herë dy bëhen 20 hektarë. Ne jemi shtresa më e pambrojtur në Shqipëri”
“Po për çfarë?”, ndërhyri Rama.
“Ja ta shpjegoj. I thamë ministrit të Financave kur u mblodhëm për fushatë politike: na mbro se po hyjnë mallra nga jashtë”
“Kjo nuk ekziston,” e ndërpreu kryeministri.
“Ju doni ta bëni monopol mallin, më tha. Që nuk është e vërtetë…”, vijoi fermeri.
“Të lutem…”, tha Rama.
“Unë kam respekt, por do flas se jam në hall. Kryetari e di shumë mirë, zoti kryeministër, që ne e marrim mallin pa likuidim…”
“O miku im, unë kam një problem shumë të madh: mua njeri nuk më imponohet dot me forcë,” tha Rama.
“Me zor nuk imponohesh mbi të tjerët që ta marrësh fjalën se do ti. Ulu, ulu. Ka radhë dhe ka edukatë. Fjala nuk merret me zor”
“Ore, do mbaj familjen unë, se nuk e mbaj dot me fjalë,” u dëgjua fermeri.
“Janë 500 veta këtu,” tha Rama.
“Të njëjtin hall kanë,” erdhi përgjigjja.
“Më dëgjo mua tani. Nuk ekziston në një ekonomi të hapur mbyllja e kufijve të produkteve. E kuptove?”
Debati vazhdoi derisa Rama e mbylli: “Mos ta zgjasim këtë muhabet se është muhabet kot. T’i mbyllim kufijtë që ti të shesësh mallin, kjo nuk ekziston”
“Dakord… ne s’kemi forcë,” tha fermeri, duke ngritur supet, i dorëzuar.
Kryeministri u largua, sinjali u ndërpre. Dëgjesa mbaroi me të vetmin fermer që tregoi hallin e tij, që tha se e ndante me 500 të tjerët që ishin aty dhe duartrokitën teksa kryeministri iku.
Përfundim
Dëgjesa në Divjakë është një shembull se si propaganda mund të maskojë realitetin. Ajo që duhej të ishte një dialog për nevojat e fermerëve u shndërrua në një monolog të pushtetit, ku zëri i atyre që prodhojnë ushqimin nuk u dëgjua. Fermeri që sfidoi rregullin e mikrofonit dhe kërkoi vetëm një minutë për të folur, nuk arriti të ndryshojë vendimet, por u bë simbol i hallit të një shtrese të pambrojtur. Asaj që propaganda përpiqet ta fshehë. Të paktën publikisht. Për aq sa dëgjuam e pamë me dyer të hapura.
Një përplasje verbale është regjistruar këtë të premte, gjatë një takimi të Edi Ramës me fermerët në Divjakë. Teksa Rama po fliste mbi situatën e përmbytjeve, ku janë shkatërruar dhjetëra ha tokë prodhime, njëri nga fermerët u shpreh se janë shtresa më e pambrojtur. Ai thotë se disponon deri në 20 ha tokë, dhe se […]
Zv/kryeministrja Belinda Balluku, të cilën SPAK kërkon ta arrestojë pasi akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, vijon ti bëjë karshillëk hapur drejtësisë. Edhe pse SPAK ka argumentuar se lënia e saj e lirë, rrezikon të prishë provat dhe të intimitojë dëshmitarët, Balluku shfaqet pa problem në publik, si një zyrtare ‘e përkushtuar’ për qytetarët. […]
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, ka vizituar qendrën e re komunitare në Bashkinë Divjakë, nga ku theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve sociale sa më pranë komunitetit. “Është një bashkëpunim shumë i mirë ndërmjet MSHMS-së dhe partnerëve ndërkombëtarë, në partneritet me bashkitë, i cili mundëson ofrimin e shërbimeve dhe mbështetjes sociale më pranë komunitetit…
Publikimi në media i pamjeve alarmante të tonelatave plehrave urbane që kishin pushtuar plazhin, vuri në lëvizje autoritetet në Divjakë. Por përfaqësues të bashkisë dhe të zonave të mbrojtura duket se aksionin për pastrimin e plazhit e kanë përdorur vetëm sa për shou. Ata kanë punuar për pak orë, sa për t’u filmuar nga kamerat […]
Një 66-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Divjakës, pasi gjatë natës ka qëlluar disa herë më armë zjarri automatik në ajër, në fshatin Çermë e Sipërme. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 66 vjeç, pasi dyshohet se gjatë orëve të natës, në banesën […]
Një vajzë 12-vjeçare nga Delvina është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës, pasi u gjet pa ndjenja në banesë nga familjarët e saj. Ata e kanë transportuar menjëherë në spital, ku mjekët kanë konstatuar se e mitura kishte konsumuar disa tableta mjekësore. Ndërkohë raportohet se vajza ka pranuar se kishte marrë disa ilaçe që […]
Divjaka ishte epiqendra e një maratone ndryshe, teksa 100 garues të moshave të ndryshme nga Franca, por edhe nxënës të shkollave të mesme, demostruan aftësitë fizike në parkun kombëtar. Atleti Adrien Penalba vendosi edhe kohën më të mirë, duke përshkruan 12 kilometra për 54 minuta e 19 sekonda. ”Ishte një garë shumë e mirë dhe për këtë falenderoj organizatorët. Më pëlqeu shumë moti…
Megjithëse kërkojnë kushte të veçanta klimatike në Myzeqe dhe Mallakastër po kultivohen bimë mjekësore.
Rreth 46 hektar sipas drejtorisë së Bujqësisë në Fier janë mbjellë me dafinë organike, hithër e sherebelë. Sipas agronomëve bimët mjekësore janë një investim fitimprurës.
Me aplikimin e metodave biologjike për luftimin e sëmundjeve në vend të pesticideve bimët mjekësore sipas agronomëve po japin rendiment edhe në ato zona që mendoheshin të papërshtatshme.
Fermerët në Divjakë dhe Mallakastër që i kultivojnë prej rreth 5 vitesh tashmë po shtojnë sipërfaqet.
Autoritetet kroate kanë bllokuar dhe kthyer mbrapsht një ngarkesë prej 8216 kilogramësh spec djegës të ardhur nga Shqipëria, pasi në to u gjetën mbi normë tre lloje pesticidesh të rrezikshme – Flonicamid, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad. Ngarkesa e marrë nga zona e Mollasit dhe Cërrikut të Elbasanit u refuzua dhe u dërgua për asgjësim. Vetëm pasi […]
Nga Boldnews.al Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Josif Gorrea, është gjobitur me 400 mijë lekë të reja për shkelje të deklarimit të pasurisë, ndërkohë që ai ka refuzuar ta paguajë vullnetarisht penalitetin. Vendimi për gjobitjen e tij është marrë në 26 maj 2025 nga Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive (ILDKPKI). Megjithëse […]
Skema mashtruese piramidale e platformës XUEX ka shpërthyer në disa zona të Shqipërisë, duke mashtruar qindra qytetarë, veçanërisht në Divjakë, Lushnjë dhe përreth. Sipas informacioneve të siguruara nga dosja hetimore, është zbuluar se si kjo platformë joshte personat që të anëtarësoheshin përmes përdoruesve aktualë. Një nga lokalet që reklamonte XUEX ishte bar-restoranti “La Bonta” në […]
Mbrëmjen e djeshme, policia ka ndërmarrë një operacion të gjerë në lidhje me skemat mashtruese të firmave piramidale online, ku viktima janë bërë dhjetëra qytetarë, kryesisht nga zonat e Divjakës dhe Lushnjes.
Operacioni u zhvillua në qarqet Fier, Lushnje dhe Divjakë, duke çuar në arrestimin e 6 personave të dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet kriminal.
Gjithashtu, disa persona të tjerë janë shoqëruar nga policia dhe po merren në pyetje si pjesë e hetimeve që janë ende në vijim.
Pritet që më shumë detaje mbi këtë aksion, do të bëhen publike në një konferencë për shtyp që do të mbahet sot, në orën 11:00, nga Policia dhe Prokuroria e Fierit.
Operacioni vjen pas një sërë ankesash nga qytetarët, të cilët kanë rënë pre e mashtrimeve përmes platformave online që funksiononin si skema piramidale, duke premtuar fitime të shpejta në këmbim të investimeve financiare.
Josif Kruti, banor i qytetit të Divjakës ka rrëfyer në A2 CNN, detaje nga mënyra sesi qindra bashkëqytetarë të tij ranë pre e skemës piramidale online, ku josheshin nga të ashtëquajtur agjentë, për të investuar në platformën TXEX, me premtimin se fitimet do të dyfishoheshin. “Unë për këto skema kam dëgjuar para një viti. Nisi […]
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Divjakë, ku një 81-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij. Sipas policisë, i moshuari, shtetasi S. Q., dyshohet se vuante nga depresioni, gjendje për të cilën po merrte trajtim. Ai është gjetur i vetëvarur nga familjarët, të cilët menjëherë njoftuan autoritetet. Specialistët e Hetimit të Krimeve në […]