Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 February 2026Main stream

“Mos bëj sikur të dhimbset Saliu, në 2021 bashkëpunove me mua”, “S’të kam takuar kurrë” replika në Kuvend ndërmjet Ballës dhe Topallit

3 February 2026 at 12:43


Një replikë është shënuar këtë të martë mes kreut të Grupit Parlamentar Taulant Balla dhe deputetes së PD-së Jozefina Topalli.

Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, që është çuar në foltore dhe ka replikuar me kreun e PD-së, Sali Berisha, duke i thënë se ai është akuzuar për korrupsion nga SHBA.

Më tej, Balla ka thënë se Jozefina Topallit nuk duhet t’i dhimbset Berisha, sipas tij, sepse ajo ka bashkëpunuar në zgjedhjet e 2021 me PS-në.

Nga ana tjetër, Topalli është çuar dhe ka replikuar duke thënë se nuk e ka takuar kurrë Taulant Ballën, dhe se sipas saj zgjedhja e saj në 2021 ishte sepse në krye të PD-së ishte një njeri i kontrolluar nga socialistët, raporton euronews.al.

“Kur ti drejtohesh këtij krahu këtej, duhet ta lash mirë gojën, dëgjove, dhe ngrije kokën e laje mirë gojën, sepse për këto që thuaj zotrote je i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash. Ne s’kemi thënë asgjë më shumë se çfarë ka thënë SHBA, të cilat të kanë shpallur non grata për korrupsion.

Drejtësia në Shqipëri të ka marrë të pandehur për korrupsion. Je i akuzuar për korrupsion dhe vjen këtu dhe të bësh të pandershmin, të flasësh në emër të drejtësisë dhe madje të bëhesh ti emisari për të sjellë haberet e drejtësisë, ti që dy herë në muaj shkon përpara drejtësisë dhe i merr me libër shpie të gjithë ata që të kanë ngritur ty akuzën: merr prokurorin, merr gjyqtaren.

Do vish këtu, do merresh edhe me mua, që e kam nderin e madh të jetës sime që jam njeriu që të kam kallëzuar ty. Do merresh edhe me mua që kam nderin e jetës të jem njeriu që të kam kallëzuar. Ngrije kokën, Sali, 100 herë të kthehem mbrapa do e bëja. Jozefinë, mos u bëj sikur të dhemb shpirti për Saliun, ma kurse, se në 2011 bashkëpunuam bashkë kundër Saliut. Por na dole huq, nuk more vota në Shkodër. Jozefinë, historia në 20 vite, rikthimet si puna jote… Ulsia ka një shprehje të bukur, ajo pas asaj.

Sali, laj gojën sa herë përmend PS-në, se ta ka dhënë përgjigjen dhe do të ta japë edhe në 2029. Tani çohu, na sqaro vendimin e djeshëm. Do vini në komision apo jo?”, tha ai.

Ndërkaq, lidhur me këtë ka reaguar edhe Topalli.

“Për të pasur një seancë normale duhet zbatuar rregullorja, ndërsa tani po i kthej përgjigje parafolësit. Është e ditur publikisht që në vitin 2021 kam krijuar një lëvizje. Vura re se në krye të PD-së ishte dikush që ju e kontrollonit në çdo lëvizje; e ke takuar Lulzim Bashën në mënyrë të fshehtë. Prandaj, merre vetë, mos ma drejto mua, se unë s’të kam takuar ty.

Për zgjedhjet ka një raport të OSBE-së që thotë shumë gjëra: si është përdorur administrata, paraja, si janë dhënë bonuset, tenderët, parapensionet etj. Por ka një frazë që është më e rëndë, që ju nuk e thoni kurrë: thotë se në Shqipëri ndodh diçka që nuk ndodh askund tjetër. Vijë ndarëse mes pushtetit dhe partisë nuk ekziston. Shih se çfarë keni bërë: ja keni dhënë vetë zarfet diasporës, shkove në Greqi duke i kërcënuar se, nëse nuk jepnin votën për ju, do t’iu hiqnit familjarët nga puna. Ta kam thënë edhe një herë: në Bjellorusi zgjedhjet fitohen me 70%, Putini i fiton me 75%, në Shqipëri Rama i ka marrë me 90%”, tha ajo.

Berisha mazhorancës në Kuvend: Jeni e keqja radikale, ju mbroni Ramën, Rama do ju marrë me vete

3 February 2026 at 12:32


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në seancën plenare të Kuvendit, duke akuzuar mazhorancën për atë që e cilësoi si “të keqe radikale”, ndërsa mbrojtësit e saj i quajti “të keqe banale”.

Në fjalën e tij nga foltorja, Berisha deklaroi se “këta të keqes radikale janë njerëzit më të pashpirt që majmen çdo ditë duke vjedhur të varfrit, qytetarët dhe shqiptarët”, duke shtuar se ata që i mbrojnë “janë e keqja banale”, raporton euronews.al.

Deklaratat e Berishës u bënë gjatë debateve të forta mes opozitës dhe mazhorancës për bojkotin e mbledhjeve të Komisionit të Reformës Territoriale.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, unë fola për të keqen banale për këta që janë këtu, kurse ai që është mbrapa me suitën e tij, ata janë e keqja radikale. Këta të gjithë këtu janë e keqja radikale. Këta janë hajdutë të pashoq. Por ju që i mbroni këta dhe nuk ua tregoni vendin, ju jeni e keqja banale. Po si mor bëheni ushtarë, shërbëtorë. Po çfarë dinjiteti keni ju që bëni këtë akt? Ju mbroni Ramën, por Rama do t’ju marrë me vete”, tha Berisha.

“Lajeni gojën kur flisni për ne”, Balla i drejtohet Topallit: E mban mend kur bashkëpunuam kundër Berishës në 2021?

3 February 2026 at 12:28


Seanca e sotme plenare në Shqipëri është përshirë nga debate dhe tone të larta zëri.

Pasi Berisha iu drejtua mazhornacës duke i quajtur “E keqja banale”, kreu i grupit parlamentar i PS, Tualant Balla reagoi ashpër duke i thënë ‘Laj gojën mirë kur të flasësh për PS’, raporton tch.

Sakaq iu drejtua deputetes së PD-së, Jozefina Topalli duke i thënë “Mos bëj sikur të shemb shpirti për të. E mban mend kur bashkëpunuam kundër Berishës në 2021?”

“Kur t’i drejtohesh krahut këtej duhet ta lash mirë gojën, dhe ngrije kokën (Berishës). Laje mirë gojën sepse edhe për këto që thua, zotrote… je i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash. Ej, për pastrim parash dhe korrupsion. Ne s’kemi thënë asgjë me shumë seç kanë thënë SHBA. Të kanë shpallur non grata, thuaj, po apo jo? Je i akuzuar për korrupsion dhe të vish të bësh të ndershmin, të flasësh në emrin e drejtësisë dhe të behësh emisari i drejtësisë që dy herë në muaj shkon në SPAK dhe merr në gojë prokurorin. Ben këtu dhe merresh me mua, që kam nderin jetës që të kam kallëzuar, ej Sali, ngrije kokën Sali, 100 herë të kthehem pas, të njëjtën gjë do bëj.

Ti Jozefinë mos bëj sikur të dhemb shpirti për Berishën se në 2021 kemi bashkëpunuar kundër Berishës., këtë pjesë ma kurse pak. Ti na dole huq, mendonim se do merrje ndonjë votë në Shkodër. Por e di si dole? Si në diasporë. Këto rikthimet e tua në politikë janë ‘si ia ajo pas asaj’.

Sali laj gojën kur flet për PS, ta dha përgjigjen dhe do ta japë edhe ne 2029. Çohu dhe na shpjego mbledhjen djeshme, do merrni pjesë apo jo në komision?”, tha ai/TCH/

Yesterday — 2 February 2026Main stream

Mazhoranca nis punën për një Reformë Territoriale të njëanshme

2 February 2026 at 16:44

Socialistët pritet të miratojnë në parlament të martën një projektvendim që ndryshon formulën e përbërjes dhe strukturën vendimmarrëse të këtij komisioni, duke i dhënë mundësinë PS-së që të ketë shumicën e anëtarëve në komision dhe heqjen e të drejtës së vetos dhe bashkëkryesimit opozitës. Gjatë mbledhjes së të hënës bashkëkryetari socialist, Arbjan Mazniku tha se […]

The post Mazhoranca nis punën për një Reformë Territoriale të njëanshme appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

Peleshi përballet me akuza për ‘shkelje flagrante’ me imunitetin e Ballukut

29 January 2026 at 16:04

Përfaqësuesit e opozitës e akuzuan të enjten kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi se në shkelje të Rregullores së Kuvendit, po i ofron mbrojtje politike zv.kryeministres Belinda Ballukut duke shtyrë pa afat mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin e planifikuar për të mërkurën. Peleshi shtyu mbledhjen me justifikimin se vendimi i Kuvendit për dhënien […]

The post Peleshi përballet me akuza për ‘shkelje flagrante’ me imunitetin e Ballukut appeared first on Reporter.al.

Kuvendi miraton dekriminalizimin gjysmak të shpifjes për gazetarët

28 January 2026 at 16:52

Projektligji për shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal u miratua me 85 vota pro, 9 kundër dhe zero abstenime, ku ndër të tjera përfshihen formulime nenesh për dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët dhe mbrojtjen e tyre në detyrë, formulime që janë kontestuar si “të pjesshme dhe të pazbatueshme” nga organizatat e lirisë së medias. Organizatat […]

The post Kuvendi miraton dekriminalizimin gjysmak të shpifjes për gazetarët appeared first on Reporter.al.

Zvarritja e çështjes Balluku rikthen protestat përpara Kuvendit

28 January 2026 at 13:08

Zvarritja e vendimmarrjes për imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku riktheu sot protestat qytetare përpara Kuvendit.

Këshilli i Mandateve shtyu sërish mbledhjen, edhe pse ishte paralajmëruar se do të merrte një vendim këtë javë.

Ndërkohë, edhe Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë një vendim përfundimtar mbi pezullimin Ballukut, e cila mban njëherësh edhe postin e ministres së Infrastrukturës.

Aktivistë dhe qytetarë e cilësuan këtë situatë si një zvarritje të qëllimshme të procesit.

Të indinjuar nga mungesa e ndëshkimit për korrupsionin e pretenduar nga hetimet e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), dhjetëra protestues u mblodhën sot përpara hyrjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ata shpalosën një banderolë me mesazhin: “Për drejtësi deri në fund!”.

“Kërkojmë në mënyrë të menjëhershme ndërprerjen e këtij procesi farsë, mbledhjen urgjente të Këshillit të Mandateve dhe trajtimin e çështjes me transparencë të plotë,” theksoi Sidorela Vatnikaj, nga organizata “Drejtësi Sociale”.

Sipas saj, çdo shtyrje tjetër përbën një akt të vetëdijshëm kundër demokracisë dhe vullnetit qytetar.

Gjatë protestës, aktivistët hodhën dhjetëra çelësa përpara hyrjes së Kryesisë si shenjë simbolike e një prej pretendimeve të ngritura, sipas së cilave dyshohet se numri dy i qeverisë ka kapitalizuar pasuri të majme nga korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin.

“A ka hall më të madh për qytetarin, kur prokuroria thotë se një ministër është duke vjedhur?” drejtoi si pyetje retorike Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare, teksa akuzoi disa deputetë se po bllokojnë qëllimisht procesin.

Qiraxhi përmendi me emra Niko Peleshin, Taulant Ballën, Blendi Çuçin, Ulsi Manjën dhe Blendi Çomon, duke i cilësuar si pengues të drejtësisë.

“Kudo në botë shqiptarët mund të blejnë një shtëpi. I vetmi vend ku nuk munden, është Shqipëria,” tha ai në përmbyllje.

Aktivisti Andi Tepelena solli në vëmendje edhe pasojat sociale të qeverisjes. Ai theksoi emigrimin masiv të të rinjve duke referuar si shifër se 79% e studentëve synojnë të largohen nga vendi.

Kjo ishte protesta e dytë e këtij grupimi. Në dhjetor 2025, ata protestuan bashkë me Partinë Mundësia me moton “Peshku qelbet nga koka”.

Çfarë dimë deri më tani?

Që prej vjeshtës së vitit 2025, zëvendëskryeministrja Balluku është në qendër të një procesi hetimor dhe politik, që përfshin akuzat penale të SPAK, vendimet e gjykatave, si dhe ndërhyrjen institucionale të nivelit të lartë.

Në nëntor 2025, SPAK i bëri ballafaqim Ballukut dhe ish-drejtorëve të ARRSH-së, nën varësi të saj, me akuzat për shkelje të procedurave të prokurimit në projekte të mëdha, përfshirë tenderët për Tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës, me vlerë qindra miliona euro.

Hetimi përfshinte pretendime se një grup zyrtarësh kishte favorizuar kompani të caktuara në shkelje të ligjit të prokurimeve. SPAK kërkoi më pas pezullimin nga detyra dhe një ndalim të daljes nga vendi për Ballukun, si masa sigurie.

Më 20 nëntor 2025, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) i miratoi masat e kërkuara.

Kryeministri Edi Rama reagoi publikisht kundër vendimit të GJKKO-s, duke e cilësuar ndërhyrje të paprecedentë të sistemit të drejtësisë në funksionimin e ekzekutivit dhe e çoi çështjen para Gjykata Kushtetuese.

Kjo solli një konflikt kompetencash mes institucioneve, duke reflektuar tensione rreth ndarjes së pushteteve.

Më 12 dhjetor, me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese vendosi ta rikthejë në detyrë Ballukun, duke pezulluar përkohësisht efektet e vendimit të GJKKO-s deri në shqyrtim të mëtejshëm.

Vendimi u arrit pas një ankimi të Kryeministrit dhe u argumentua se masa e pezullimit nga detyra kishte krijuar mosmarrëveshje kompetencash në interpretimin e ligjit kushtetues mbi imunitetin dhe funksionimin e përgjithshëm të ekzekutivit, pra qeverisë.

Pas kësaj lëvizjeje, SPAK kërkoi zyrtarisht heqjen e imunitetit të Ballukut me synimin për të vendosur ndaj saj një masë më të fortë sigurie, çka nënkupton arrestimin.

Më 17 dhjetor, Kuvendi i mohoi anëtarëve të Këshillit të Mandateve dosjen hetimore duke e argumentuar këtë si informacion “sekret hetimor”. Ekspertët e quajtën vendimin absurd.

Gjykata Kushtetuese njoftoi të martën se i nevojitej më shumë kohë për t’u shprehur për çështjen e pezullimit nga GJKKO-ja, qëndrim që u përdor nga shumica socialiste si argument për të frenuar procesin e shqyrtimit të imunitetit të Ballukut.

Lexoni gjithashtu:

The post Zvarritja e çështjes Balluku rikthen protestat përpara Kuvendit appeared first on Citizens.al.

Dekriminalizimi i shpifjes, si fund i dialogut media-qeveri

27 January 2026 at 12:48

Kuvendi i dha fund dialogut me median, kur me forcën e kartonit shumica socialiste rrëzoi, javën e shkuar, në komisionin e ligjeve një paketë ndryshimesh ligjore, përmes ndërhyrjeve në Kodin Penal, të propozuar nga gazetarët dhe grupet e shoqërisë civile, që synonin “dekriminalizimin e shpifjes”. Përgjatë ditës së sotme Kuvendi do të miratojë në seancë plenare variantin e qeverisë, i cili u kritikua menjëherë nga komuniteti mediatik, si dekriminalizim jo i plotë. Kështu, si pasojë e nenit 120 të Kodit Penal, lënë në fuqi, aktivistët, apo të tjerë pjesëmarrës në debatin publik që ngrenë çështje të interesit të përgjithshëm, apo që kritikojnë politikat e qeverisë dhe punën e autoriteteve publike, mund të vijojnë të përballen më padi penale për shpifje.

Disa organizata të shoqërisë civile janë deklaruar për dekriminalizimin e plotë të shpifjes, duke argumentuar se dënimi penal nuk përbën një masë proporcionale për mbrojtjen e reputacionit dhe se kriminalizimi i shpifjes frenon lirinë e shprehjes dhe cenon sigurinë e individëve në një shoqëri demokratike.

Por kjo përplasje ndikon edhe mbi një tjetër rrethanë: për natyrën e vërtetë të dialogut mes qeverisë dhe gazetarëve që operon, strukturalisht, qysh prej janarit të shkuar me mbështetjen e ndërkombëtarëve e që udhëhiqet nga Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, në koordinim me Departamentin e Gazetarisë dhe të Komunikimit

Ajo tregoi se “aleanca” mes autoritetit dhe medias me qëllim rregullimin e kësaj të fundit nuk është e natyrshme dhe se një utopi e tillë nuk duhet ushqyer.

Kështu, rreth një vit më parë, qeveria dhe komuniteti i gazetarëve u përfshinë në takime të organizuara për të përmirësuar legjislacionin për lirinë e shprehjes, transparencës dhe pronësisë së medias. Takimet fituan reputacionin e një platforme të besueshme diskutimi, rezultati i së cilës, në formën e rekomandimeve të përbashkëta e të konsultuara mes palëve, iu dorëzuan Kuvendit të Shqipërisë nëntorin e shkuar.

Por, çka nisi si bashkëpunim me energji të mirë mbaroi javën e shkuar në sallën e Komisionit të Ligjeve dhe Administratës Publike, kur drafti i parë i ndryshimeve, që kishte të bënte me dekriminalizimin e shpifjes – një aspiratë e kahershme për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe të gazetarëve – u rrëzua e bashkë me të edhe fryma e bashkëpunimit.

Në vijim, qeveria ofroi një draft dekriminalizimi të sajën (i pakonsultuar), i cili pritet të kalojë gjatë ditës së sotme në seancë plenare, në një sallë që kontrollohet nga një shumicë e cilësuar socialiste. Një shumicë, e cila, qoftë edhe vetëm për shkak se në prag të integrimit mbi të janë drejtuar të gjithë prozhektorët e Brukselit, duke u treguar e butë, do të mundej të pranohej më lehtësisht. Por, më shumë se demonstrim force, kemi të bëjmë me “thyerje” pa asnjë argument, pa asnjë justifikim. Është e kuptueshme se në mungesë të tyre ajo që mund të ofrojë Kuvendi mbetet “dhuna” e kartonit.

Po çfarë do të ndodhë me rekomandimet e tjera në vijim? Shpresat për marrjen në konsideratë janë të pakta. Për momentin situata është paralizuese dhe fryma e dialogut ka rënë. Duket se “Platforma” nuk u kujdes më për to, pas dorëzimit në Kuvend. Kuvendi caktoi ekspertë, të cilët do të merrnin përsipër përshtatjen e rekomandimeve, por mori të njëjtët që kishin kontribuar edhe në Platformë, duke i vënë nën varësinë e Kuvendit, çka krijoi mbivendosje.

Mbivendosja u zgjerua me përfshirjen e disa organizatave të tjera për vlerësimin e rekomandimeve, duke evidentuar një ndarje në komunitetin e gazetarëve. Do të ishte më e dobishme që në këtë fazë ekspertiza t’i shërbente përmirësimit të teknikës legjislative e jo mbishkrimit të rekomandimeve. Nga ana tjetër nuk është e qartë se kush i cakton prioritetet dhe afatet për përmbushjen e rekomandimeve dhe në këtë pikë roli i “Platformës” është i zbehtë. Në muajt e ardhshëm pritet trajtimi i padive SLAPP (Strategic lawsuit against public-participation), hartimi i një ligji të posaçëm për shpifjen dhe fyerjen, nën procedura civile dhe ndryshimi i ligjit për “mediat audiovizive”. Por rekomandimet shkojnë përtej.

Prej tre muajsh, ato qëndrojnë mbi tryezën e komisionit të të drejtave të njeriut në Kuvendin Shqipërisë, nën kujdesin dhe përgjegjësinë e deputeteve bashkë-drejtuese të tij: Jorida Tabaku (PD) dhe Iris Luarasi (PS). Por pritshmëritë për një mbështetje të suksesshme të rekomandimeve ranë javën e shkuar, me rrëzimin e propozimeve për dekriminalizimin e shpifjes. Znj Tabaku i prezantoi si nismë personale (të konsultuara edhe me grupet e interesit, por pa përmendur punën dhe kontributin e Fakultetit), ndërsa znj. Luarasi abstenoi miratimin e propozimeve në komision.

Akoma më befasues është fakti se edhe mendimi i ekspertëve të kontraktuar nuk u mor parasysh gjatë diskutimeve në Komision. Paketa për dekriminalizimin e shpifjes iu propozua Kuvendit nga znj. Tabaku në 12 nëntor, kur rekomandimet sapo ishin depozituar. Por ndryshimet e propozuara nuk ndryshuan as në fund, ndonëse përgjatë dy muajve në vazhdim, organizatat dhe ekspertët ofruan sugjerime dhe mendime të ndryshme, Nisur nga ky fakt, mund të ngrihet një pyetje: kujt i takojnë propozimet e 12 nëntorit, të njëjtat që iu prezantuan Komisionit javën e shkuar?

Ndonëse kjo dilemë reflekton paqëndrueshmërinë e Platformës, çka na ndihmon për të kuptuar se çfarë duhet ndrequr në të ardhmen, një gjë mbetet serioze: ndërhyrja e qeverisë, përmes një drafti alternativ ndryshimesh. A rrezikojnë rekomandimet e tjera të pësojnë njëjtin fat?

Në fillim të procesit, Gonzato dhe Rama garantuan se nuk do të kishte përplasje, por dialog. Duket, se të paktën njëri nga të dy ka ndryshuar mendje. Nëse kjo është vërtet arsyeja, kujt i shërben sot platforma e dialogut? Duke qenë e shpërfillur nga qeveria, e përdorur nga Kuvendi, me fare pak mundësi për të ndryshuar klimën e nxehtë mediatike, qoftë edhe pas një pune një-vjeçare diskutimi mes palëve, a nuk do të ishte më e moralshme që platforma të mbetej jashtë këtij operacioni që fuqizon vetëm pushtetin?

Në fund  të fundit, pse duhet të jemi ne ata që ua japim këtë pushtet?

The post Dekriminalizimi i shpifjes, si fund i dialogut media-qeveri appeared first on Citizens.al.

Përafrimi i legjislacionit me BE rrezikon të mbetet teknik dhe i pakuptuar

26 January 2026 at 08:45

Komisionet Parlamentare të Kuvendit e nisën sesionin e ri parlamentar duke miratuar një sërë projektligjesh që synojnë ndryshime në ligjet në fuqi për t’i përafruar ato me direktivat europiane në kuadër të negociatave të Shqipërisë me BE-në, i njohur ndryshe si “acquis communautaire”. Grupi parlamentar socialist u angazhua në nisje të sesionit për të ecur […]

The post Përafrimi i legjislacionit me BE rrezikon të mbetet teknik dhe i pakuptuar appeared first on Reporter.al.

Kryeministri, Kuvendi dhe Presidenti bashkohen kundër SPAK për Ballukun

22 January 2026 at 17:32

Gjykata Kushtetuese përfundoi të enjten shqyrtimin e çështjes për ligjshmërinë e pezullimit nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera” në disa procedura tenderimi me vlerë qindra-milionë euro. Gjykata u vu […]

The post Kryeministri, Kuvendi dhe Presidenti bashkohen kundër SPAK për Ballukun appeared first on Reporter.al.

PS kërkon, Kuvendi miraton: Nesër seancë për Bordin e Paqes dhe Ramën

By: Elva
21 January 2026 at 21:45

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar kërkesën e grupit parlamentar të Partia Socialiste për zhvillimin e një seance plenare ditën e enjte, në orën 10:00. Seanca do të mbahet për shqyrtimin dhe miratimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë në Kartën e Bordit të Paqes, ku vendi përfaqësohet nga Kryeministri Edi Rama. Sipas rendit […]

The post PS kërkon, Kuvendi miraton: Nesër seancë për Bordin e Paqes dhe Ramën appeared first on BoldNews.al.

Kuvendi miraton dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët

21 January 2026 at 16:40

Sipas dispozitës ligjore të miratuar, “një gazetar i punësuar ose i vetëpunësuar, i regjistruar dhe i njohur si i tillë në përputhje me legjislacionin në fuqi, pavarësisht nga shtetësia apo vendi ku ushtrohet aktiviteti, nuk mban përgjegjësi penale për veprën e shpifjes sipas këtij neni, për përhapjen me mirëbesim të të dhënave /thënieve ose çdo […]

The post Kuvendi miraton dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët appeared first on Reporter.al.

Peleshi do të hapë TV në Kuvend me kosto 500 mijë euro

By: Elva
20 January 2026 at 19:51

Kuvendi i Shqipërisë do të hapë një kanal televiziv. Sipas VNA ky projekt do të kushtojë që në nisje 500 mijë euro. Socialistët duan të prodhojnë lajme vet mbi veprimtarinë e Kuvendit dhe të kenë një redaksi ku japin intervista mbi punën e deputetëve. Propozimi i është bërë sot Byrosë së Kuvendit. Argumentimi i plotë: […]

The post Peleshi do të hapë TV në Kuvend me kosto 500 mijë euro appeared first on BoldNews.al.

Zvarritja e vendimit për Ballukun është ‘standard europian’, sipas qeverisë

20 January 2026 at 17:18

Prej dy muajsh, Kuvendi i Shqipërisë po zvarrit procedurat për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për autorizimin e arrestimit për zv.kryeministren Belinda Balluku, ndërsa kjo e fundit është marrë e pandehur dhe po hetohet për veprën penale të ‘shkeljes së barazisë në tendera’ në disa procedura me vlerë qindra-milionë euro. Por për ministrin […]

The post Zvarritja e vendimit për Ballukun është ‘standard europian’, sipas qeverisë appeared first on Reporter.al.

Kuvendi i Shqipërisë rinis punën, deputetët mblidhen për herë të parë për 2026-ën, zbardhet rendi i ditës

By: V K
19 January 2026 at 09:00

Këtë të hënë, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, rikthehen në Kuvend për nisjen e sesionit të ri parlamentar, në orën 17:00.

Më herët gjatë ditës, në orën 11:00, do të mblidhet Konferenca së Kryetarëve, ku do të shqyrtohet kalendari dhe programi i punës për pesë javët e ardhshme.

Sipas Kuvendit, rendi i ditës në Konferencën e Kryetarëve është si vijon:

1. Shqyrtimi i projektprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 19 janar 2026 – 27 shkurt 2026.

2. Shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 19 janar 2026 – 6 shkurt 2026.

3. Shqyrtimi i projektkalendarit të kontrollit parlamentar të Kuvendit (agjenda vjetore për kontrollin e mbikëqyrjen parlamentare për institucionet e pavarura dhe agjencitë ligjzbatuese), si dhe projektkalendari vjetor i kontrollit parlamentar (seanca dëgjimore dhe vizita monitoruese të komisioneve parlamentare).

4. Miratimi i projektplanit të Veprimit të Kuvendit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025.

Sipas agjendës së bërë publike në faqen e Parlamentit, seanca plenare do të hapë punimet me diskutime nga kryetarët e grupeve parlamentare, miratimin e procesverbalit të seancës së kaluar dhe njoftime të ndryshme, sipas rendit të ditës të miratuar nga Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi.

 

The post Kuvendi i Shqipërisë rinis punën, deputetët mblidhen për herë të parë për 2026-ën, zbardhet rendi i ditës appeared first on Albeu.com.

E hëna e sesionit të ri parlamentar, çfarë pritet sot në Kuvendin e Shqipërisë?

19 January 2026 at 08:08


Këtë të hënë pritet të nisë zyrtarisht sesioni i ri parlamentar, me deputetët që rikthehen në Kuvend pas përfundimit të pushimeve, në një klimë të tensionuar politike.

Hapja e punimeve do të bëhet me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila do të përcaktojë kalendarin dhe axhendën e punës për pesë javët e ardhshme, ndërsa në orën 17:00 është parashikuar zhvillimi i seancës plenare.

Ndërkohë, disa reforma të rëndësishme vijojnë të mbeten pezull. Sipas mazhorancës socialiste, më urgjentet janë reforma zgjedhore dhe ajo territoriale, të cilat duhet të përmbyllen brenda muajit korrik, pasi zgjedhjet vendore të vitit 2027 parashikohet të zhvillohen me një Kod Zgjedhor dhe hartë territoriale të re.

Opozita, megjithatë, i ka bojkotuar këto procese që prej muajit dhjetor dhe nuk ka sinjalizuar gatishmëri për rikthim.

Socialistët kanë paralajmëruar se do të presin reflektimin e opozitës deri në nisjen e këtij sesioni parlamentar.

Në të kundërt, ata kanë bërë të ditur se do të heqin dorë nga formula e konsensusit dhe do të marrin shumicën e vendeve në tryezat e reformave.

Mbetet për t’u parë nëse mazhoranca do ta konkretizojë këtë qasje, në një kohë kur Bashkimi Evropian ka kërkuar procese gjithëpërfshirëse dhe jo reforma të njëanshme.

Në pritje të nisjes së punimeve është gjithashtu edhe një tjetër objektiv i shpallur nga kreu i mazhorancës, ai i një reforme të thellë kushtetuese brenda këtij mandati parlamentar. /euronews/

Vullneti politik i mazhorancës diktoi jetën parlamentare në vitin 2025

30 December 2025 at 09:15

Në fund të sesionit parlamentar, me orientimin politik të kryeministrit, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi refuzoi të mblidhte Këshillin e Mandateve për të vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të deputetit zv.kryeministes Belinda Balluku, pavarësisht se kjo bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit dhe praktikën parlamentare. Ky ishte akti i […]

The post Vullneti politik i mazhorancës diktoi jetën parlamentare në vitin 2025 appeared first on Reporter.al.

Jo më ‘të paprekshëm’

29 December 2025 at 08:19

Data 10 shkurt e këtij viti nisi si një ditë e zakonshme, me socialistët që përgatiteshin për fushatën zgjedhore të 11 majit dhe opozitën që prezantonte zbulimin e saj të ri, Chris LaCivita, këshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump, si kartë suksesi për zgjedhjet. Politikani Erion Veliaj, i cili gjerësisht konceptohej si një trashëgimtar potencial […]

The post Jo më ‘të paprekshëm’ appeared first on Reporter.al.

Sekreti hetimor te dosja “Balluku” është i pamundur që të ruhet

22 December 2025 at 15:23

Që në krye të herës duhet të themi se sekreti hetimor është një e mirë publike, siç është edhe gazetaria. Ligjërisht dhe moralisht, çdokujt, përfshirë edhe gazetarëve, u lind detyrimi të ruajnë sekretin hetimor në rast se u bie në dorë rastësisht. Për shembull, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut konfirmoi si të drejtë […]

The post Sekreti hetimor te dosja “Balluku” është i pamundur që të ruhet appeared first on Reporter.al.

PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut

19 December 2025 at 17:36

Pas 5 orësh mbledhje, ku mbizotëroi një debat procedural mes opozitës dhe mazhorancës për lejimin apo jo të mediave në sallën e mbledhjes, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi njoftoi ndërprerjen e mbledhjes pa caktuar asnjë datë për vijimin e saj. Për të mbrojtur kërkesën e SPAK para Kuvendit, në mbledhje morën pjesë kryetari Klodian Braho, […]

The post PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut appeared first on Reporter.al.

❌
❌