Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Si u vodhën të dhënat e SPAK-ut për llogari të Edi Ramës!

By: Brisi
17 January 2026 at 10:01

Nga Elton Qyno Është zbardhur dosja që shpjegon se si u “aksesuan” kompjuterët e tre prokurorëve të SPAK-ut. Sipas akteve hetimore, gjithçka nisi kur u vu re se materiale sekrete hetimore po qarkullonin në format “Word” dhe po përfundonin te persona jashtë institucionit. Ndërkohë, nga verifikimet teknike nuk rezultoi asnjë shenjë se rrjeti ishte çarë […]

The post Si u vodhën të dhënat e SPAK-ut për llogari të Edi Ramës! appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti me 4 të plagosur në Peshkopi-Maqellarë, nisen drejt “Traumës” dy prej tyre

By: Brisi
16 January 2026 at 16:52

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë i regjistruar pasditen e kësaj të premte, në rrugën kombëtare Peshkopi-Maqellarë. Sipas Policisë, ngjarja është regjistruar në afërsi të fshatit Dovalan, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona, dy prej të cilëve raportohen në […]

The post Aksidenti me 4 të plagosur në Peshkopi-Maqellarë, nisen drejt “Traumës” dy prej tyre appeared first on BoldNews.al.

Bisedat në SKY ECC/ Pse “Çopjat” donin ta lironin me çdo kusht Altin Ndocin nga burgu?

By: Brisi
14 January 2026 at 15:35

Altin Ndocin nuk e kishte lënë në harresë organizata Çopja. Ky fragment shkruhet në dosjen e Çopjave teksa i dyshuari po përballej me drejtësinë për episode të tjera dhe të tjerë që gjendeshin jashtë flasin në SKY ECC se si ta lirojnë gjuajtësin sepse kishin mbetur pa qitës. Në dosjen hetimore, sipas TCH kuptohet se […]

The post Bisedat në SKY ECC/ Pse “Çopjat” donin ta lironin me çdo kusht Altin Ndocin nga burgu? appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Pavlin Prekës/ Dëshmia e 13-vjeçares: E mora vesh 1 vit pasi më kërkoi dorën…

By: Brisi
13 January 2026 at 22:54

Nga hetimet e deritanishme të prokurorisë për vrasjen e Pavlin Prekës, në 26 shkurt të vitit të kaluar, mendohet se nuk ka patur asnjë  konflikt dhe pistë  tjetër që  mund të  çojë në  vrasjen e shtetasit Pavlin Preka, përveç përpjekjeve të  tij për të  qenë  me vajzën e të  dyshuarit Vasel Koçeku dhe refuzimit të  […]

The post Vrasja e Pavlin Prekës/ Dëshmia e 13-vjeçares: E mora vesh 1 vit pasi më kërkoi dorën… appeared first on BoldNews.al.

Skandali AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te DURANA Tech Park

By: M C
12 January 2026 at 17:04

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po kryen verifikime edhe për projektin DURANA të Korporatës Shqiptare të Investimeve, në vijim të hetimeve që lidhen me dosjen e AKSHI-t dhe aktorët kryesorë të saj.

Burime për skyweb.al bëjnë me dije se verifikimet po fokusohen te disa kompani të regjistruara në DURANA, për të cilat ka dyshime se lidhen me personazhe të përfshirë në skandalin e AKSHI-t, mes tyre emra të njohur të sektorit të teknologjisë së informacionit dhe të tenderëve publikë.

Sipas burimeve, nuk bëhet fjalë për një hetim të përgjithshëm ndaj të gjitha subjekteve të regjistruara në park, por për kompani specifike që dyshohet se kanë lidhje direkte ose indirekte me aktorët e dosjes AKSHI.

Lidhja me dosjen AKSHI

Zgjerimi i verifikimeve nga SPAK lidhet drejtpërdrejt me hetimet për AKSHI-n, ku prokurori special Bledar Maksuti ka dokumentuar një skemë e përqendrimit të tenderëve publikë te një numër i kufizuar kompanish, përmes kostove të fryra dhe ndikimit mbi proceset e prokurimit.

Hetimet kanë treguar se këto kompani përfitonin njëkohësisht fonde publike dhe, sipas dyshimeve, shmangnin detyrimet fiskale, tashmë nëpërmjet projektit DURANA.

Në këtë kontekst, DURANA po shihet si një element shtesë i së njëjtës skemë, ku përfitimi nuk kufizohej vetëm te tenderët, por shtrihej edhe te përjashtimet nga taksat, duke i shkaktuar dëm të dyfishtë buxhetit të shtetit.

SPAK po verifikon nëse projekti DURANA është përdorur për favorizim dhe shmangie taksash në funksion të të njëjtëve aktorë të përfshirë në dosjen AKSHI, duke e shtrirë hetimin përtej një institucioni të vetëm dhe drejt një skeme më të gjerë financiare.

Çfarë është DURANA

DURANA është një park teknologjik dhe shkencor, i krijuar në bazë të ligjit për parqet teknologjike, i administruar nga Korporata Shqiptare e Investimeve dhe i shpallur zonë e lirë për zhvillimin e teknologjisë së informacionit. Statusi i parkut u garanton subjekteve të regjistruara përjashtime dhe lehtësira të gjera fiskale, përfshirë ulje ose përjashtim nga tatim-fitimi, tatimi mbi të ardhurat personale dhe TVSH-ja, sipas parashikimeve ligjore.

Ky mekanizëm u aplikua në një kohë kur privilegjet fiskale për kompanitë e IT-së po hiqeshin për shkak të presionit të fortë ndërkombëtar, duke ngritur dyshime se DURANA u përdor si një skemë alternative për shmangien e taksave.

Denoncimet e Arben Ahmetajt

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka denoncuar publikisht DURANA-n, duke e cilësuar si një rrugë të re për favorizimin fiskal të një grupi të caktuar kompanish të IT-së, pas rrëzimit të skemës së mëparshme të taksimit preferencial. Sipas Ahmetajt, përmes regjistrimit në DURANA, kompani që vijonin të fitonin tenderë publikë përfitonin njëkohësisht edhe nga përjashtimi nga detyrimet tatimore.

Denoncimet e tij kanë ngritur pikëpyetje mbi qëllimin real të parkut dhe mbi përputhjen e aktivitetit të subjekteve të regjistruara me kriteret ligjore të kërkim-zhvillimit dhe inovacionit.

Më herët Skyweb.al raportoi se faqja e Korporatës së Investimeve kishte fshirë nga WEB-i gjithçka që lidhej me këtë projekt duke shtuar dyshimet se diçka po fshihet. /skyweb.al

The post Skandali AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te DURANA Tech Park appeared first on Albeu.com.

A do të shkojë Rama tek kolegët e SPAK-ut?

By: Brisi
11 January 2026 at 14:26

Nga Boldnews.al Kryeministri Edi Rama, strukturën më të rëndësishme të drejtësisë së re, Prokurorinë Speciale, SPAK, për pesë vite e trajtoi në mënyrë tallëse dhe shërbyese, ngjashëm me cubin e lagjes që dërgon për të marrë paketa cigaresh ndonjë fëmijë që sheh më afër. E denigroi SPAK-un deri në pikën ku i orientoi se ku […]

The post A do të shkojë Rama tek kolegët e SPAK-ut? appeared first on BoldNews.al.

Përmbytjet në Durrës, prokuroria nis hetimet për tri vepra penale

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për tri vepra penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia” pas përmbytjeve të ndodhura në disa rrugë të qytetit të Durrësit dhe zonat përreth tij.

Prokuroria njoftoi sot, se regjistrimi i këtij procedimi penal erdhi pas situatës së krijuar përgjatë dy ditëve ku për shkak të reshjeve të vazhdueshme u krijuan problematika reale, të dukshme për personat fizikë, për mirëqenien e tyre, por edhe dëme të konsiderueshme.

“Gjendja e krijuar e cila ka penguar zhvillimin normal të aktiviteteve arsimore, shtetërore, shëndetësore, ka krijuar bllokimin e rrugëve urbane dhe interurbane, përmbytjen e banesave dhe vendosjen në rrezik real të jetës së qytetarëve, përmbytjen e institucionit penitenciar duke vendosur në gjendje emergjente të gjithë qarkun në të cilin ushtron juridiksionin territorial dhe lëndor Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, jep të dhëna të mjaftueshme dhe të arsyeshme se jemi përpara një fakti penal”, njoftoi prokuroria.

Gjithashtu, sipas prokurorisë “nga të dhënat e deritanishme rezulton se si pasojë e kësaj situate dyshohet se ka ardhur për pasojë dhe vdekja e shtetasit A.H., i cili rezulton të jetë punonjës i Ndërmarrjes Komunale Plazh. Nga të dhënat paraprake ka dyshime që ai ka humbur jetën për shkak se është marrë nga rrjedhja e ujit e shkaktuar në vend”.

“Në këto kushte, me qëllim thellimin në shkaqet që kanë çuar në shkaktimin e këtyre pasojave dhe analizimin në mënyrë ezauruese nëse shkaqet kanë qenë tërësisht natyrore apo kanë ardhur si pasojë e pakujdesisë apo mospërmbushjes së detyrës nga ana e organeve kompetente shtetërore apo të vetëqeverisjes vendore, merret iniciativa për regjistrimin e këtij procedimi penal. Ndërkohë, hetimi i mëtejshëm do të japë përfundime të drejta mbi ekzistencën ose jo të përgjegjësisë penale”, njoftoi Prokuroria e Durrësit.

/m.q/r.e/a.f/

The post Përmbytjet në Durrës, prokuroria nis hetimet për tri vepra penale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Viktima në Durrës nga përmbytjet, prokuroria nis hetimet

By: redi
8 January 2026 at 15:48

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për përmbytjet e rënda në Durrës, që prej dy ditësh kanë prekur qytetin dhe rrethinat, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe humbjen e jetës së punonjësit të Ndërmarrjes Komunale Plazh, Astrit Hysenaj. Hetimi po zhvillohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

Source

Çështja “Balluku” dhe “AKSHI”/ Raporti me drejtësinë e vendos Ramën ‘mes dy zjarresh’

By: Brisi
8 January 2026 at 09:31

Kryeministri Edi Rama e mbylli vitin duke kritikuar punën e drejtësisë së re dhe kryesisht atë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, ndërkohë që zyrtarë të lartë të qeverisë së tij po përballen me akuza penale. Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama ironizoi dhe relativizoi akuzat e ngritura ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe drejtoreshës jetëgjatë […]

The post Çështja “Balluku” dhe “AKSHI”/ Raporti me drejtësinë e vendos Ramën ‘mes dy zjarresh’ appeared first on BoldNews.al.

Autori erdhi me taksi nga Tirana/ Zbardhet DINAMIKA e grabitjes me armë zjarri në Fushë-Krujë

By: Brisi
5 January 2026 at 21:51

Është zbardhur dinamika e grabitjes me armë zjarri, të raportuar pasditen e kësaj të hëne në zonën e Fushë-Krujës. Burime për mediat bëjnë me dije se një person, emri i të cilit ende nuk bëhet publik ka marrë një taksi në Tiranë dhe ka kërkuar në shkojë në Fushë Krujë. Në afërsi të Tapizës ai […]

The post Autori erdhi me taksi nga Tirana/ Zbardhet DINAMIKA e grabitjes me armë zjarri në Fushë-Krujë appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Selitë/ Po tentonte të kalonte lumin, mbytet 44-vjeçarja

By: Brisi
3 January 2026 at 16:33

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e kësaj të shtune, në fshatin Selitë-Mal, Zall Bastar. Një 44 vjeçare e identifikuar si B.P, është marrë nga rrjedha e lumit dhe për pasojë ka humbur jetën. Sipas policisë, trupi i pajetë i 44-vjeçares është gjetur dhe nxjerrë nga lumi. Grupi hetimor, ndodhet në vendngjarje […]

The post E rëndë në Selitë/ Po tentonte të kalonte lumin, mbytet 44-vjeçarja appeared first on BoldNews.al.

Shtatë trendet e udhëtimit që do të përcaktojnë vitin 2026

1 January 2026 at 10:38

Të dhënat nga grupet kryesore të hoteleve, agjencitë e udhëtimit dhe parashikuesit e trendeve në botë sugjerojnë se viti 2026 do të jetë viti i arratisjeve të qeta, itinerareve të formuara nga algoritmet, tërheqjeve ultra të personalizuara dhe një kthimi në udhëtime më të ngadalta dhe më të qëllimshme.

Analistët e numrave dhe agjencitë e udhëtimit kanë mbledhur të dhënat e tyre gjatë muajve të fundit për të vlerësuar se ku mendojnë se po shkon industria e udhëtimeve. Nga “coolcations”, një trend që u shfaq disa vite më parë për t’u bërë një nga fjalët e vitit në Fjalorin Collins deri te “flashpacking”, një term i përdorur për të treguar udhëtime luksoze me çanta shpine, trendet vjetore të udhëtimit kanë tendencë të vijnë me një fjalë të çuditshme dhe pothuajse gjithmonë pasqyrojnë se si jetojmë, ose si duam të jetojmë.

Këto janë trendet kryesore në horizont për vitin 2026.

1. Qetësia mbi gjithçka

Një trend do të dominojë vitin e ardhshëm: “quietcations”. E quajtur edhe Hushpitality, kjo lëvizje përqendrohet në rehatinë, heshtjen dhe gjetjen e një mënyre për t’i shpëtuar streseve të jetës moderne. Me kulturën tonë digjitale gjithmonë aktive që përplaset me një listë të pafundme ngjarjesh globale që na arrijnë në kohë reale, nuk është çudi që shumë prej nesh po kërkojnë të shkëputen. Hector Hughes, bashkëthemelues i Unplugged, një seri kabinash digjitale detoksifikimi në Mbretërinë e Bashkuar, ka parë trendin të marrë formë.

“Kur filluam për herë të parë Unplugged në vitin 2020, detoksifikimi digjital dhe jeta analoge ishin pothuajse të padëgjuara,” thotë ai. “Tani, mbi gjysma e mysafirëve tanë përmendin lodhjen e tepërt dhe ekranin si motivimin e tyre kryesor për rezervim.”

2. Inteligjenca Artificiale do marrë drejtimin e planifikimit

Padyshim që do të shohim më shumë Inteligjencë Artificiale të endur në udhëtime në vitin 2026. Sipas hulumtimeve, një numër gjithnjë e në rritje i turistëve tashmë po përdorin Inteligjencën Artificiale gjeneruese për planifikim dhe rezervim. Me ‘lojtarë’ të mëdhenj si Expedia dhe Booking.com që integrojnë mjete të tilla si ChatGPT, po bëhet më e lehtë se kurrë për robotët të planifikojnë pushimet tuaja për ju. Kështu, teknologjia po heq në heshtje pjesën më të madhe të administrimit që dikur përcaktonte një udhëtim.

Por rritja e Inteligjencës Artificiale vjen me ndërlikime. Ekspertët paralajmërojnë se rekomandimet algoritmike mund të nxisin mbiturizmin, duke i drejtuar udhëtarët në të njëjtat destinacione të pakta. Është gjithashtu pas një numri në rritje të mashtrimeve të udhëtimit, kështu që ia vlen t’i përdorni këto mjete me kujdes.

Specialistja e trendeve kulturore, Jasmine Bina, CEO e Concept Bureau, thotë se Gjenerata e Inteligjencës Artificiale po ndryshon mënyrën se si shprehen dëshirat tona, por jo arsyen pse udhëtojmë në radhë të parë.

“Mund të dëshironi të udhëtoni në një vendpushim për t’u shëruar nga lodhja, por tani në vend që thjesht të kërkoni vendpushime në TikTok, do të përdorni ChatGPT për të kuptuar së pari se çfarë lloj specifik lodhjeje keni, ndaj cilave ritualeve ose inputeve shqisore reagoni dhe cili destinacion pasqyron më së miri gjendjen tuaj të brendshme”, thotë ajo.

3. Besimi mbi zgjedhjen

Quajeni lodhje nga vendimet, përtaci ose emocionin e të lejuarit që dikush tjetër të marrë vendime: ka një rritje të qartë të përvojave të udhëtimit ku mysafiri nuk ka nevojë të marrë asnjë vendim.

Në Ishujt Faroe, zgjedhja po hiqet në emër të qëndrueshmërisë përmes iniciativës së tyre të re të makinave vetë-naviguese; ndërsa në pjesë të tjera të botës, po përdoret për të ndihmuar në krijimin e pushimeve vërtet çlodhëse dhe relaksuese. Në Mendoza, Argjentinë, agjenci kanë lançuar një opsion udhëtimi misterioz të projektuar për të eliminuar stresin e rezervimit dhe për të krijuar surpriza të kuruara për mysafirët; ndërsa në industrinë e kroçerave, kroçerat misterioze, ku pasagjerët hipin në anije pa e ditur itinerarin, po bëhen gjithnjë e më popullore.

4. Shumë rrugë me makina

Sipas Raportit të Trendeve 2026, do të shijojmë udhëtimet me makinë në vitin 2026. Ai vëren se hashtagu #RoadTrip ka grumbulluar më shumë se 5.9 milionë njerëz në nivel global, ndërsa udhëtarët rizbulojnë tërheqjen e rrugës së hapur.

Por, ndërsa specialisti i pushimeve me makinë, HunterMoss, po e riimagjinon udhëtimin klasik me makinë si një përvojë luksoze – duke kombinuar ngrënien me yje Michelin me ndalesa të kuruara në stilin e jetës – shumë udhëtarë po zgjedhin të ngasin makinën për një arsye shumë të ndryshme: koston. Sipas hulumtimit, 60% e britanikëve thonë se do të ngasin makinën në një destinacion për të kursyer para.

Milena Nikolova, drejtoreshë e sjelljes në BehaviorSMART, e cila specializohet në të kuptuarit se si dhe pse udhëtojmë, e sheh bumin e udhëtimeve me makinë si një aromë të dallueshme amerikane.

“Natyra e marrëdhënies njeri-makinë në Amerikën e Veriut dhe Europë është shumë e ndryshme”, thotë ajo, “duke u dhënë atyre një qëndrim të ndryshëm ndaj ngasjes për argëtim”.

5. Do ketë udhëtime ultra të personalizuara

Kanë ikur ditët e rezervimit të të njëjtit udhëtim si të gjithë të tjerët: industria e udhëtimeve po lëviz drejt hiper individualitetit në një shkallë të gjerë. Ture të specializuara kanë dalë për të shërbyer faza dhe situata specifike të jetës gjatë viteve të fundit, nga divorci dhe pikëllimi deri te periudhat e menopauzës, ndarjet dhe madje edhe udhëtimet me interes të veçantë si pushimet e sporteve me raketa dhe turet e entuziastëve të insekteve.

Për ekspertët, ky ndryshim pasqyron mënyrën se si e përjetojmë kohën tani.

6. Njerëzit nuk do zgjedhin vendet që zgjedhin të gjithë

“Gjithnjë e më shumë udhëtarë tanë, veçanërisht ato anti-Instagram, po largohen nga vendet e mbipopulluara që rrallë përputhen me imazhin e tyre të filtruar dhe të pastër online”, thotë Nick Pulley, themelues i operatorit turistik Selective Asia. Rezultati është se destinacionet jashtë rrjetit janë në rritje, me interes në rritje në vende si Toledo në Spanjë, Brandenburg në Gjermani dhe, për më aventurierët, Iraku. Në Mbretërinë e Bashkuar, tendenca po i largon njerëzit nga qarqet kryesore turistike si Cotsëolds dhe Cornëall drejt zonave më pak të vizituara si Northumberland, Uells dhe Somerset, sipas një raporti.

Hulumtimet identifikojnë gjithashtu një rritje të udhëtimeve të udhëhequra nga kurioziteti, duke vënë në dukje se turistët në veçanti po kërkojnë rritje personale dhe eksplorim, madje edhe në kurriz të punës. Ekziston një oreks në rritje për aventurë, qoftë kjo kërkimi i shtëpive autentike në Nepal, vizita në zona më pak të njohura të Italisë apo thjesht çdo rajoni të nën-populluar.

7. Kultura mbi hedonizmin

I nxitur pjesërisht nga “#BookTok”, udhëtimet letrare pritet të vazhdojnë të rriten në vitin 2026, së bashku me trendin e tij simotër: “set-jetting” (udhëtime të frymëzuara nga TV dhe filmat). Hotelet në të gjithë botën, madje edhe në destinacione më të njohura për jetën e tyre të natës, po përfshihen në këtë aktivitet. Nga Ibiza në Madrid, klientët e hoteleve mund të presin gjithçka, nga libra të rrallë dhe tërheqje leximi deri te bibliotekat pranë pishinave.

Disa destinacione pritet të hyjnë në listën e bestseller-ave vitin e ardhshëm: Cornëall, ku aktualisht po xhirohet seriali i ri televiziv Harry Potter; Yorkshire Moors, sfondi i filmit të ardhshëm Ëuthering Heights të Emerald Fennell; dhe Greqia, falë adaptimit të Odisesë nga Christopher Nolan.

Ekspertët e shohin këtë trend si një formë moderne arratisjeje.

“Në kohë ndryshimesh të shpejta ose krizash, ne i drejtohemi letërsisë për të eksploruar si frikërat ashtu edhe dëshirat tona. Kjo është arsyeja pse letërsia fantastike u rrit në vitet 1930 dhe 1940, kur bota ishte në luftë. Fantashkenca u bë popullore në vitet 1960, gjatë garës hapësinore dhe epokës së kundërkulturës; dhe letërsia mitike dhe spekulative po rritet tani, ndërsa përpiqemi t’i japim kuptim rënies dhe rilindjes së sistemeve të vjetra. Udhëtimi letrar të ndihmon të zhytesh edhe më thellë në letërsi, si mendërisht ashtu edhe fizikisht”, thonë ekspertët.

The post Shtatë trendet e udhëtimit që do të përcaktojnë vitin 2026 appeared first on Gazeta Si.

Aksident në Korçë/ Niset me urgjencë drejt spitalit një i plagosur

By: Brisi
30 December 2025 at 19:13

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Korçë, në afërsi të zonës së njohur si ‘Leshpunuesja’. Një makinë është përplasur me një motor në rrethana ende të paqarta dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i këtij të fundit. Shoferi i motorit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë shoferi […]

The post Aksident në Korçë/ Niset me urgjencë drejt spitalit një i plagosur appeared first on BoldNews.al.

Lala: Në 2026, Rama do të thirret në SPAK!

By: Brisi
29 December 2025 at 22:24

Gazetarja, Klodiana Lala, ka komentuar mbrëmjen e sotme, hetimet e SPAK dhe çfarë pritet sipas saj të ndodhë në vitin 2026. Sipas gazetares, në vitin 2026, me gjasë Edi Rama do të pyetet nga SPAK si person në dijeni, ndërsa deklaroi se hetimet vijojnë për çështjen McGonigal, disa tendera dhe koncesione në shëndetësi. Lala tha […]

The post Lala: Në 2026, Rama do të thirret në SPAK! appeared first on BoldNews.al.

“Do i rrëmbente vajzën”/ Si përfundoi në vrasje lidhja intime mes Pavlin Prekës dhe një minorene

By: Brisi
28 December 2025 at 12:24

Nga Elton Qyno Rrëmbimi i një vajze të mitur dyshohet se është bërë shkak për vrasjen e të riut, Pavlin Prekës, në fshatin Guci e Re në Shkodër. Sipas hetimeve të kryera nga Policia dhe Prokuroria e Shkodrës, viktima Pavlin Preka ka shfaqur dëshirën për të rrëmbyer vajzën e njërit prej autorëve të krimit, 43-vjeçarit […]

The post “Do i rrëmbente vajzën”/ Si përfundoi në vrasje lidhja intime mes Pavlin Prekës dhe një minorene appeared first on BoldNews.al.

Si SPAK po fut në unazë klanin ‘Balluku’, para betejës për imunitetin në Kuvend

By: Elva
27 December 2025 at 20:38

Nga Elton Qyno Një valë e gjerë kontrollesh u krye gjatë ditës së djeshme nga më shumë se 40 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët patën në fokus zyrtarë të Ministrisë së Transporteve dhe biznesmenë të njohur që kanë lidhje zyrtare dhe private me të pandehurën, Belinda Balluku. Karshilliku i kësaj të fundit […]

The post Si SPAK po fut në unazë klanin ‘Balluku’, para betejës për imunitetin në Kuvend appeared first on BoldNews.al.

Mijëra fluturime në SHBA anulohen për shkak të stuhisë dimërore që po afron

By: gaze tare
27 December 2025 at 13:52

Mijëra fluturime në të gjithë SHBA-në janë anuluar ose vonuar, ndërsa verilindja përgatitet për një stuhi të fortë dimërore gjatë sezonit kulmor të udhëtimeve për festat.

Deri të premten në mbrëmje, 1,600 fluturime në të gjithë SHBA-në ishin anuluar dhe 7,400 ishin vonuar, sipas faqes së internetit të ndjekjes së fluturimeve FlightAware.

Aeroportet më të prekura janë John F Kennedy International, Newark Liberty dhe LaGuardia, të cilat i shërbejnë të gjitha zonës së Nju Jorkut. Gjithashtu preken Bostoni, Çikago dhe Toronto në Kanada.

Shërbimi Kombëtar i Motit lëshoi ​​një paralajmërim për stuhi dimërore nga ora 16:00 sipas orës lokale (21:00 GMT) të premten deri në orën 13:00 të shtunën, me deri në 23 cm borë që priten në Nju Jork dhe në Konektikatin jugor.

JetBlue Airways kishte anuluar 229 fluturime, ndërsa Delta Air Lines anuloi 241 fluturime. Republic Airways dhe Southwest Airlines anuluan përkatësisht 180 dhe 151 fluturime. Rreth 100 fluturime të planifikuara nga American Airlines dhe United Airlines u anuluan gjithashtu.

Në mediat sociale, aeroportet po i paralajmëronin udhëtarët të kontrollonin me linjën ajrore për të përcaktuar statusin e fluturimeve të tyre.

Reshjet më të dendura të dëborës pritej midis orës 18:00 sipas orës lokale (23:00 GMT) dhe mesnatës. Shoferët u paralajmëruan për kushte të rrezikshme dhe u këshilluan të merrnin me vete një komplet furnizimesh për raste urgjente.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, tha se njerëzit duhet të shmangin udhëtimet e panevojshme, por nëse u duhet të udhëtojnë, duhet të “planifikojnë paraprakisht, ta bëjnë ngadalë dhe të lënë shumë kohë për të arritur aty ku duhet të shkojnë në mënyrë të sigurt”.

Pati paralajmërime të ngjashme nga guvernatorët e New Jersey dhe Connecticut.

Këto do të jenë reshjet e dyta të konsiderueshme të dëborës këtë sezon për qytetin e Nju Jorkut, i cili u mbulua me disa centimetra më 14 dhjetor.

Kryebashkiaku Eric Adams u kërkoi njerëzve që shkuan në punë me makinë të premten të largoheshin herët ose të merrnin në konsideratë transportin publik për në shtëpi.

Makinat e borëpastruese u vendosën në vend dhe ishin gati për të filluar pastrimin e rrugëve sapo të grumbulloheshin pesë centimetra.

The post Mijëra fluturime në SHBA anulohen për shkak të stuhisë dimërore që po afron appeared first on iconstyle.al.

Rama i bllokuar mes SPAK dhe Ballukut, java pa zë e kryeministrit

By: Elva
26 December 2025 at 21:11

Ka kaluar më shumë se një javë që nga momenti kur Prokuroria e Posaçme i kërkoi Kuvendit lejen për arrestimin e Belinda Ballukut dhe Edi Rama ka mbetur te një deklaratë as mish as peshk që e lë pezull qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj arrestimit që kërkon SPAK. Mesazhet e gjetura në celularët e Ervis […]

The post Rama i bllokuar mes SPAK dhe Ballukut, java pa zë e kryeministrit appeared first on BoldNews.al.

Raporti i Kongresit të SHBA: Do të ketë “non grata” të reja në Shqipëri

By: armand
26 December 2025 at 18:58

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përqendruar vëmendjen e tyre në Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht në Shqipëri, ku vërehet një nivel i lartë korrupsioni dhe shtrembërim i konkurrencës, deri tek ndërhyrja e krimit dhe implikimi i politikanëve apo zyrtarëve të caktuar. Sipas raportit të Kongresit amerikan, paralajmërohet edhe një valë e dytë sanksionesh “Non grata” […]

The post Raporti i Kongresit të SHBA: Do të ketë “non grata” të reja në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Vlorë/ Vdes gjatë lojës së kalçetos 42-vjeçari

By: Brisi
26 December 2025 at 09:51

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Novoselë të Vlorës, ku një 42-vjeçar ka gjetur vdekjen teksa ishte duke luajtur një lojë futbolli. Sipas Policisë, bëhet fjalë për shtetasin B.R, i cili teksa ishte duke luajtur kalçeto, është goditur me top në pjesën e kraharorit dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Nga veprimet e […]

The post E rëndë në Vlorë/ Vdes gjatë lojës së kalçetos 42-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

❌
❌