Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 January 2026Main stream

Përkujtohet në Lezhë 558-vjetori i ndarjes nga jeta të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

17 January 2026 at 18:56

TIRANË, 17 janar /ATSH/ Bashkia e Lezhës ka përkujtuar sot 558-vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke nderuar figurën e prijësit legjendar të shqiptarëve.

Drejtues të Bashkisë së Lezhës zhvilluan homazhe në varrin e Heroit Kombëtar.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Bashkia e Lezhës shpreh respekt dhe mirënjohje për Skënderbeun, i cili me trimëri, mençuri dhe sakrificë mbrojti lirinë, identitetin dhe dinjitetin e kombit shqiptar, duke u shndërruar në simbol të qëndresës dhe unitetit kombëtar.

Sipas Bashkisë, trashëgimia e Gjergj Kastriotit mbetet një burim i përhershëm frymëzimi për brezat, si dhe një thirrje për atdhedashuri, bashkim dhe përgjegjësi ndaj së ardhmes së vendit.

Sot shënohen 558 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-17 janar 1468).

Përkujtimi i kësaj date historike vlerësohet si një moment reflektimi dhe nderimi për figurën më përfaqësuese të historisë kombëtare shqiptare.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu hyri në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborët e ushtrisë osmane, më të organizuarat dhe më modernet për kohën.

Gjergj Kastrioti ndaloi ekspansionin osman drejt Evropës, duke fituar mirënjohjen e shteteve evropiane dhe të Papatit të Romës, që kur qe gjallë, dhe shumë më tepër pas vdekjes.

/gj.m/a.f/

The post Përkujtohet në Lezhë 558-vjetori i ndarjes nga jeta të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Përmbytjet në Lezhë/ Mbi 1700 hektarë të dëmtuara, sektorët më të prekur

By: V K
15 January 2026 at 11:48

Reshjet intensive dhe dalja e lumenjve nga shtrati, kanë sjellë pasoja të rënda në zonat bujqësore të qarkut të Lezhës.

Sipërfaqe të tëra toke kanë mbetur nën ujë, duke dëmtuar prodhimin bujqësor, veçanërisht kulturat e jonxhës dhe grurit.

Të dhënat paraprake të mbledhura nga strukturat vendore tregojnë se përmbytjet kanë prekur gjithashtu edhe kultura të tjera, ndërsa ndikimi në blegtori dhe banesa paraqitet më i kufizuar.

Në terren janë angazhuar dy grupe pune të Bashkisë Lezhë, të cilat kanë realizuar inspektime dhe verifikime të detajuara për evidentimin e dëmeve.

Drejtori i Bujqësisë, Paulin Gjergji, konfirmon se procesi i vlerësimit është drejt mbylljes, duke u bazuar si në dokumentacionin e dorëzuar nga fermerët, ashtu edhe në kontrollet në terren.

Dëmet janë evidentuar në rreth 1 700 hektarë. Pjesa më e madhe i përket jonxhës me rreth 60 për qind, e ndjekur nga gruri me 35 për qind, ndërsa sipërfaqet e mbetura përfshijnë ullinj, lakra dhe agrume. Në blegtori dhe banesa dëmet janë më të vogla.

Autoritetet vendore bëjnë të ditur se pas finalizimit të raportit përfundimtar, dosjet do t’u dërgohen institucioneve përgjegjëse për të vijuar me procedurat e mbështetjes dhe kompensimit të fermerëve të prekur

The post Përmbytjet në Lezhë/ Mbi 1700 hektarë të dëmtuara, sektorët më të prekur appeared first on Albeu.com.

Përmbytjet goditën bujqësinë në Lezhë! Mbi 1700 hektarë nën ujë dhe prodhime të dëmtuara

By: Ela
15 January 2026 at 11:20

Reshjet intensive dhe dalja e ujërave nga shtrati kanë sjellë pasoja të rënda në zonat bujqësore të qarkut të Lezhës. Sipërfaqe të tëra toke kanë mbetur nën ujë, duke dëmtuar prodhimin bujqësor, veçanërisht kulturat e jonxhës dhe grurit. Të dhënat paraprake të mbledhura nga strukturat vendore tregojnë se përmbytjet kanë prekur gjithashtu edhe kultura të […]

The post Përmbytjet goditën bujqësinë në Lezhë! Mbi 1700 hektarë nën ujë dhe prodhime të dëmtuara appeared first on BoldNews.al.

Besëlidhje dhe…besëprerë/ Berisha në Lezhë, përballet me kritika nga mbështetësit

13 January 2026 at 23:24

LEZHË- Berisha mbajti foltoren e parë për këtë vit, dhe pse viti anti-diktature s’ka nisur dhe aq mire, probleme nga drejtësia po i hapin me rithemelimin. Por edhe këtë si 13 vite opozitë, ua faturoi demokratëve.

“Kësaj here, betejën nuk e kishit vetëm me qeverinë dhe opozitën, por ishte globale. Ju zgjodhët në kushte të vështira, shpëtimin e pluralizmit. Me atë izolim, besuan se na varrosën 7 pashë nën tokë, ja ku jemi sot”, theksoi Berisha.

Por demokratët që paguajnë faturën, e dinë mirë edhe çmimin.

“Doktor keni shumë shkëputje nga baza, kjo baza e mban PD. Dhe unë besoj se ky nuk është faji yt, por keqinformimi, nga numri 2, te drejtuesit politik e ata të listave të mbyllura që nuk njohin njerëzit”, pohoi një demokrat.

“Doktor, Si e ka emrin ajo klinika në fier që mbjell flokët, se ata që dalin nga burgu aty kanë sukses me këtë sigël”, shtoi një tjetër.

” Kjo parti do të mbetet parti e fjalës së lirë. Por kurrë s’do të mund ta marrë kush për interesa personale apo vetjake. Ata që e bënë këtë, u shuan. PD është parti e idealeve. Kjo nuk është parti e lejeve të ndërtimit, pallateve pa leje apo fshehjes së krimeve”, tha Berisha.

Për lidhje me krimin doktori së fundmi ka akuzuar takimet e Salianjit, por 4 vite më parë e kishte radhën Gazment Bardhi për vrasjen e Pjerin Xhuvanit të Elbasanit. Njëri po i hap probleme me kallëzimet e vjetra nga brenda, tjetri me foltoret paralele nga jashtë. Për ti paralajmëruar, Berishës iu kujtua vetëm një emër, jo rastësisht 1 javë para 21 janarit, i fundit qe provoi ta sfidojë, Lulzim Basha.

“Një kalbësirë e brendshme e kapi PD, një kryetar që i dhatë besimin, ditën ishte me ju, natën me Ramën, ndante paratë dhe pazaret. Punonte kundra jush. Punonte kundër idealeve tuaja. Ai që kujton se mundet të bëjë, mund të lulëzojë në këtë mënyrë, ai gabon. Nëse vrapon për interesa private, do përfundosh si ata, s’të ka borxh Sali Berisha”, tha ai.

Por doktori para demokratëve e bëri një hap pas. Ai për herë të parë siguroi, se pasardhësi i tij politik nuk do të vijë nga familja, por ka një kusht themelor për të qenë kryetar, si fillim duhet të ketë vota.

“Them me sinqeritet, nuk kam ndërmend të lë pasardhës, as vajzën as djalin tim, pasardhësin ua lë ju, ta zgjidhni ju, atë që besoni më shumë”, tha ai./abcnews.al

Berisha: Qeveria ka zero legjitimitet, PD beson në pushtetin me votën e lirë

13 January 2026 at 20:15

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot turin e radhës të “Foltores” me demokratët në qytetin e Lezhës.

Në fjalën e tij Berisha u ndal tek situata brenda partisë si dhe përballja me qeverinë. Në 35-vjetorin e krijimit të degës së PD-së në Lezhë, Berisha tha se kjo ditë është “një kushtrim i madh të përmbushim misionin tonë”.

Sipas Berishës, qeveria ka zero legjitimitet, ndërsa theksoi se kryeministri Edi Rama “ka grabitur mandate me të gjitha mënyrat”. Berisha bëri thirrje që “mos të bllokohet drejtësia”.

“Një pushtet i paligjshëm nuk tolerohet. Një pushtet i paligjshëm rrëzohet dhe vetëm rrëzohet”, tha Berisha, teksa shtoi se PD “beson në pushtetin me votën e lirë dhe në rrugë paqësore”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se opozita i ka fituar të gjitha betejat “kur ka dalë në shesh me moton “ja vdekje, ja liri””.

“Edhe një herë, ne, mbajeni mend, kemi fituar në të gjitha rastet kur kemi dalë në shesh ja vdekje, ja liri. Kemi fituar në vitet ’90 me këtë moto. Kemi fituar në vitet ’98-99 po me këtë moto, na vranë. Po ne u hodhëm me moton “ja vdekje, ja liri”. Dhe kur ne themi këtë, nuk ka forcë në botë që na mposht. Ndaj dhe ky është misioni. Ky është misioni që na thërret çdo demokrati e demokrateje, çdo shqiptari e shqiptareje. Ne jemi të pamposhtur, ne e kemi faktuar.

Vendi kërkon qeveri legjitime, vendi kërkon qeveri të dalë nga vota e lirë. Vendi kërkon që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë, të zgjedhin atë që duan”, theksoi kreu i PD.

Berisha ftoi qytetarët që të marrin pjesë në protestën që do të mbahet në datën 24 janar.

“Ju garantoj se PD do përmbushë misionin e saj, detyrimin që ka për të garantuar votën e lirë të shqiptarëve dhe fitoren e opozitës. Më 24 janar, Tirana, sheshet dhe rrugët janë të opozitës. Ndaj dhe ju ftoj të derdhemi të gjithë në Tiranë për të treguar vendosmërinë tonë për të larguar me vendosmëri këtë qeveri nga pushteti”, tha Berisha.

Berisha gjithashtu garantoi se “PD është në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm të ripërtëritjes, të përpunimit të programit dhe strategjisë për të realizuar misionin e saj, përmbysjen e diktaturës së dytë në Shqipëri dhe rikthimin e demokracisë”.

/m.q/a.f/r.e/

The post Berisha: Qeveria ka zero legjitimitet, PD beson në pushtetin me votën e lirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qytetari përballet me Berishën në Lezhë: Kur do e dorëzosh stafetën?

By: Brisi
13 January 2026 at 19:10

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot një takim me demokratët e Lezhës, njëri prej të cilëve guxoi dhe e pyeti se “ kur do e dorëzojë stafetën”. “Doktor, kaq e vështirë është të dorëzosh stafetën?”, ishte pyetja e demokratit, për të cilin Berisha e pati një përgjigje. Ai tha se pasardhësi i […]

The post Qytetari përballet me Berishën në Lezhë: Kur do e dorëzosh stafetën? appeared first on BoldNews.al.

Berisha me demokratët në Lezhë: PD ka treguar besnikëri të palëkundur ndaj demokracisë dhe vlerave

By: redi
13 January 2026 at 18:20

35-vjetori i themelimit të Partisë Demokratike në qarkun Lezhë, kreu Sali Berisha zhvilloi një takim atje, ku vlerësoi kontributin historik të demokratëve të këtij qarku dhe rolin e PD-së në përmbysjen e komunizmit dhe ndërtimin e pluralizmit politik në Shqipëri. Berisha shprehu mirënjohje për mbështetjen që qytetarët e Lezhës i kanë dhënë ndër vite PD, duke e cilësuar një mbështetje të…

Source

Deti avancon në Kunë/ Lezhë, dallgët e forta dëmtojnë shëtitoren

By: xhir jeta
13 January 2026 at 14:42

Stuhitë e ditëve të fundit shndërruan bregdetin e Kunes në Shëngjin. Krahas pishave qindra vjeçare, dallgët e detit kanë dëmtuar edhe trotuarin e rruges kryesore në një gjatësi prej rreth 100 metrash.

Situata e krijuar është pasojë e erozionit detar, i cili ka marrë përmasa shqetësuese, duke kërcënuar zonën e banuar të Kunës. Eksperti i mjedisit, Jak Gjini, thotë se nga viti 2017 e deri më tani, deti ka asgjësuar rreth 6 hektarë tokë ranore.

“Ka ndodhur ajo që pritej, me atë ritëm që po ecte gërryerja e bregut, pritej kjo situatë. Ne shohim që nga viti 2017 deri në 2023, nga një publikim të raportit të gjendjes së mjesidit në Shqipëri, të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, shohim se nga Shëngjini deri në grykëderdhjen e Drinit, rreth 6 km, aty kemi një dinamikë të bregut, janë zaptuar 6 hektar nga deti. Bregu është tjetërsuar në një mjedis detar, në një sipërfaqe prej 6 hektarësh. Tani është kthyer në një situate e zakonshme. Por pjesa bregdetare po lëviz shumë shpejt”

Si zgjidhje emergjente shihet vendosja e dallëkthyeseve për të mbrojtur zonën e banuar të Kunës nga përparimi i detit.

“E vetmja zgjidhje është instalimi i dallëkthyesve. Duhen të vendosen në një zonë nga 100-180 metra, të tillë pjerrësi ka shtrati aty. Ka ardhur momenti që strukturat po rrezikohen, janë në gjendje alarmi, masat duhet të jenë të jashtëzakonshme”

Alarmi për erozionin detar në Shëngjin është dhënë prej vitesh, por ende nuk është marrë asnjë masë konkrete për t’i bërë ballë këtij fenomeni të rrezikshëm./abcnews.al

Vëllai dhe nipi i ish-deputetit Arben Ndoka shpallen në kërkim për sulm ndaj dy kushërinjve

12 January 2026 at 17:01

Policia e Lezhës shpalli në kërkim të hënën vëllain dhe nipin e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka, të cilët akuzohen se dhunuan me mjete të forta dy persona. Sipas policisë, në kërkim janë Gëzim dhe Kevi Ndoka, babë e bir, të dy të lidhur me ish-deputetin Arben Ndoka, po ashtu i shpallur në kërkim […]

The post Vëllai dhe nipi i ish-deputetit Arben Ndoka shpallen në kërkim për sulm ndaj dy kushërinjve appeared first on Reporter.al.

Sherri në Lezhë, policia: Dy kushërinj u dhunuan nga vëllai i ish-deputetit të PS dhe djali i tij

By: armand
12 January 2026 at 14:28

Policia e Lezhës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me një konflikt të ndodhur mesditën e sotme në një lokal të qytetit. Ngjarja ka përfshirë disa persona, mes tyre edhe familjarë të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka. Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 12:30, në ambientet e lokalit janë konfliktuar shtetasit Gj. M., 41 […]

The post Sherri në Lezhë, policia: Dy kushërinj u dhunuan nga vëllai i ish-deputetit të PS dhe djali i tij appeared first on BoldNews.al.

Sherri në Lezhë/ Policia del me njoftim zyrtar: Nikolin Marku dhe kushëriri i tij u dhunuan nga vëllai i ish-deputetit të PS dhe djali i tij

By: V K
12 January 2026 at 14:47

Policia e Lezhës, ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me sherrin e ndodhur ditën e sotme në një lokal të qytetit, ku ka mbetur i plagosur Nikolin Marku dhe kushëriri i tij.

Sipas policisë rreth orës 12:30, në ambientet e një lokali, shtetasit Gj. M., 41 vjeç dhe Nikolin Marku, 41 vjeç (kushërinj), ku dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit Gëzim Ndoka, rreth 53 vjeç dhe K. N., rreth 20 vjeç (babë e bir).

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi me iniciale Gj. M. dhe Nikolin Marku, të cilët pasi kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, ku kanë pretenduar se shtetasit Gëzim Ndoka dhe K. N. kanë qenë të armatosur.

Sipas policisë, vijojnë kërkimet për kapjen Gëzim Ndokës, vëllai i ish-deputetit të PS-së dhe djali të tij.

Nikolin Marku akuzon Gëzim Ndokën se ka dhënë urdhrin që atë ta dhunojnë. Sipas Markut, mes 5 personave të maskuar, njëri prej tyre është paraqitur si nipi i ish-deputetit, djali i Gëzimit, ndërsa më pas kanë nisur ta dhunojnë.

Pre e dhunës ka rënë dhe kushëriri i tij. Po ashtu, Marku pohoi se gjatë kohës që shkoi sot në spital për mjekim, kishte shkuar Gëzim Ndoka dhe e kishte kërcënuar.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në ambientet e një lokali në Lezhë, shtetasit Gj. M., 41 vjeç dhe N. M., 41 vjeç (kushërinj), dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit G. N., rreth 53 vjeç dhe K. N., rreth 20 vjeç (babë e bir).

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Gj. M. dhe N. M., të cilët pasi kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, ku kanë pretenduar se shtetasit G. N. dhe K. N. kanë qenë të armatosur.

Vijojnë kërkime intensive për kapjen e shtetasve G. N. dhe K. N., si dhe një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

The post Sherri në Lezhë/ Policia del me njoftim zyrtar: Nikolin Marku dhe kushëriri i tij u dhunuan nga vëllai i ish-deputetit të PS dhe djali i tij appeared first on Albeu.com.

Nis pastrimi i vijës bregdetare në Shëngjin dhe Tale

12 January 2026 at 13:37

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Bashkia e Lezhës ka ndërmarrë masa të menjëhershme për pastrimin e vijës bregdetare, pas depozitimit të mbetjeve nga prurjet e shumta të lumenjve.

Punëtorë dhe mjete të shërbimeve të bashkisë janë angazhuar në terren për largimin e mbetjeve nga bregdeti i Shëngjinit dhe Tales.

Drejtori i Shërbimeve Publike në bashkinë Lezhë Jurgen Marku u shpreh për mediet se monitorimi dhe ndërhyrjet do të jenë të vazhdueshme, për të pasur një bregdet të pastër nga Rana e Hedhur deri në Kune.

“Reshjet intensive të shiut që ranë ditët e fundit dhe prurjet e shumta të lumenjve sollën në bregdetin e Lezhës mbetja të shumta. Me përmirësimin e motit, Drejtoria e Shërbimeve Publike në bashkinë Lezhë ka nisur ndërhyrjen për pastrimin. Këto ndërhyrje do të jenë të vazhdueshme  gjatë gjithë kohës”, tha Marku.

Prurjet e lumenjve Drin dhe Mat vijojnë të sjellin ndotje të madhe në bregdetin e Lezhës, sa herë ka shtim të prurjeve nga reshjet e shiut, duke i kthyer në shqetësim për zonat turistike të Shëngjinit dhe Tales.

/m.m/j.p/

The post Nis pastrimi i vijës bregdetare në Shëngjin dhe Tale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Jam nipi Arben Ndokës/ Konflikt mes disa personave në një lokal në Lezhë, plagoset njëri prej tyre, i përfshirë edhe vëllai i ish-deputetit të PS-së

By: V K
12 January 2026 at 13:59

Një konflikt ka ndodhur në një lokal në qytetin e Lezhës, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se në konflikt është përfshirë edhe Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka.

Sipas burimeve paraprake, në ambientet e lokalit kanë hyrë rreth pesë persona të maskuar, disa prej tyre të armatosur, të cilët dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe kanë kërcënuar klientët.

Njëri prej tyre, sipas dëshmive, është prezantuar si nipi i Arben Ndokës.

Gjatë incidentit, Nikolin Marku dhe një person tjetër janë goditur dhe kanë mbetur të lënduar. Marku ka akuzuar Gëzim Ndokën si të përfshirë në konflikt.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e personave të përfshirë dhe sqarimin e motiveve të konfliktit.

The post Jam nipi Arben Ndokës/ Konflikt mes disa personave në një lokal në Lezhë, plagoset njëri prej tyre, i përfshirë edhe vëllai i ish-deputetit të PS-së appeared first on Albeu.com.

Ulet niveli i përmbytjeve në Kurbin, problematike mbetet rrëshqitja e dherave

10 January 2026 at 11:53

TIRANË, 10 janar/ATSH/ Prefektura e qarkut Lezhë bëri të ditur sot se aktualisht ka reduktim të hartës së përmbytjes në bashkinë e Kurbinit, ndërsa problematike mbetet rrëshqitja e tokës në disa zona.

Sipas prefekturës së qarkut Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit territori i këtij qarku është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të dobët me 23.4 mm shi dhe dëborë në lartësi mbi 700 metra nga niveli i detit.

Nga bashkia Kurbin raportohet reduktim i hartës së përmbytjes që prej ditës së djeshme, duke lënë si pikë më me shumë probleme, vetëm zonën e Adriatikut. Po ashtu është punuar me mjete të FA-s dhe bashkisë në aksin Skuraj-Vinjollë, për rehabilitimin e shtratit të lumit Skuraj dhe përforcim të trasesë së rrugës.

Sipas Prefekturës së qarkut Lezhë, sot do vijojë puna për sjelljen e materialeve mbushëse për këmbët e urës në Gallatë në drejtim të fshatit Vinjollë, si dhe për të bërë të mundur kalimin e mjeteve të rënda për hapjen dhe zhbllokimin e dherave në aksin Gallatë –Vinjollë, në njësinë administrative Milot.

“Problematikë e theksuar mbeten rrëshqitjet e tokës dhe të dherave. Grupet e punës po evidentojnë të gjitha zonat ku ka rrëshqitje dherash. Po vijojmë po ashtu verifikimet dhe evidentimet e dëmeve”, thuhet në njoftim.

Po ashtu ka rritje të nivelit të lumit Mat, pasi nga HEC-i Shkopet po shkarkohen rreth 700 m³/s.

Në bashkinë Lezhë është ndërhyrë në një pallat në lagjen “Besëlidhja” për largimin e ujit në katin e nëndheshëm të një pallati.

Nga OSHEE raportohet se aktualisht ka probleme në furnizimin me energji elektrike në zonën e Dajçit, si dhe njësinë administrative Fan në Mirditë, ku grupet e punës janë në terren për riparimin e defekteve.

Po ashtu në hidrovorin e Gocajve ka pasur mungesë energjie nga ora 00:30- 06:00, duke sjellë problematika në përmbytje të tokave në zonën Gocaj-Kakarriq, njësia Balldren.

“Gjatë mbrëmjes në Rrugën e Kombit është djegur një trailer autobot me karburant, ku si rezultat i ndërhyrjes në kohë mjeteve zjarrfikëse Mirdite është arritur të vihet nën kontroll situata”, thuhet në njoftim.

Prefektura njofton se të gjithë hidrovorët kanë punuar me kapacitet të plotë, me përjashtim të atij të Gocajve, që ka pasur mungesë energjie 00:30-06:00.

/m.m/a.f/

The post Ulet niveli i përmbytjeve në Kurbin, problematike mbetet rrëshqitja e dherave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpërndanin drogë, arrestohen 2 të rinj në Lezhë (EMRAT)

By: Brisi
9 January 2026 at 12:46

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia në lezhë pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike. Sipas Policisë, Pjetër Dukaj dhe Kristjan Marku, janë arrestuar në zonën e kalasë dhe në fshatin Manati pasi janë kapur me kanabis gati për ta shitur. “U konstatuan 2 raste të tjera të posedimit të Cannabis Sativës, me qëllim […]

The post Shpërndanin drogë, arrestohen 2 të rinj në Lezhë (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen 2 të rinj në Lezhë

9 January 2026 at 10:56

LEZHË- Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Terreni”. Gjatë aksionit janë goditur nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, 2 raste të tjera të shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sativa, në sasi dhe në doza.

Ndërsa në pranga janë vënë 2 shtetas. Këta persona u arrestuan në zonën e kalasë dhe në fshatin Manati.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës informative, të kryera me objektiv evidentimin dhe goditjen e rasteve të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Terreni”, në kuadër të të cilit u konstatuan 2 raste të tjera të posedimit të Cannabis Sativës, me qëllim shitjen në sasi dhe në doza. Konkretisht, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, u arrestuan në flagrancë: -në fshatin Manati, duke lëvizur me automjet, për të shitur doza Cannabisi, shtetasi 22 vjeç, banues në Lezhë dhe në zonën e kalasë së Lezhës, shtetasi 27 vjeç, banues në Kurbin, i cili kishte me vete një sasi Cannabisi, dyshohet me qëllim shitjen”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Përmbytjet në Qarkun e Lezhës/ Mbi 1 700 hektarë tokë nën ujë dhe dhjetëra familje të izoluara

By: armand
8 January 2026 at 16:23

Reshjet e dendura të shiut dhe dëborës në lartësi kanë rënduar situatën në Qarkun e Lezhës këtë të enjte. Bilanci i deritanishëm është shqetësues: qindra hektarë tokë nën ujë, dhjetëra banesa me prezencë uji në oborre dhe rrugë të bllokuara nga rrëshqitjet e dherave. Kurbini në emergjencë: Lumi Drojë del nga shtrati Situata më kritike […]

The post Përmbytjet në Qarkun e Lezhës/ Mbi 1 700 hektarë tokë nën ujë dhe dhjetëra familje të izoluara appeared first on BoldNews.al.

Përmbytjet në Shqipëri, këto janë qarqet më problematike, Emergjencat e Forcat e Armatosura në gatishmëri

8 January 2026 at 10:31

Si pasojë e reshjeve intensive, gjatë orëve të fundit ka patur rritje të niveleve të lumenjve në disa qarqe të vendit, gjë që ka krijuar problematika serioze, kryesisht përmbytje të tokave bujqësore dhe banesave, rrëshqitje dherash, dëmtime infrastrukturore dhe bllokime rrugësh.

Situata më problematike paraqitet në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqe të tjera situata është nën monitorim ose pa rrezik.

Strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile njoftojnë se janë angazhuar në terren për përballimin e emergjencës, evakuimin e banorëve, ku është e nevojshme dhe minimizimin e dëmeve.

Situata sipas qarqeve paraqitet si më poshtë:

Qarku Shkodër

  • Ka rritje të nivelit të ujit në fshatin Obot, me rreth 60 cm ujë mbi rrugën kryesore. Qarkullimi bëhet vetëm për mjete të tonazhit të lartë.
  • Ka rritje të sipërfaqeve të tokave bujqësore nën ujë.
  • 15 banesa të rrethuara nga uji në Vaun e Dejës.
  • Në disa fshatra të Malësisë së Madhe ka rrugë të bllokuara dhe prezencë uji.
  • Në bashkinë Fushë-Arrëz janë evidentuar shkarje dherash dhe rënie gurësh, prezencë e shtuar e ujit në rrugët auto-rurale, që kanë shkaktuar dëmtime.

Qarku Lezhë

  • Rreth 3000 ha tokë bujqësore janë nën ujë.
  • Është bërë evakuimi I dy familjeve, një në fshatin ishullin Shëngjin dhe një në fshatin Kakariq.
  • Rreth 100 banesa janë të rrethuara nga uji, kryesisht në njësitë administrative Dajç, Babullojë, Balldren dhe Shënkoll.
  • Ka rrëshqitje dherash në fshatrat Torovicë dhe Tresh.
  • Po punohet për mbylljen e çarjes së argjinaturës në lumin Droje, në fshatin Dukagjin.

Qarku Vlorë

  • Niveli I lumit Vjosë në Novoselë ka kaluar mbi 8 metra.
  • Janë evakuuar 13 familje pranë Urës së Mifolit dhe në Novoselë. Nuk ka prezencë uji në banesa.

Qarku Durrës

  • Aktualisht situate është drejt përmirësimit, por po punohet për heqjen e ujit nga rreth 800 banesa dhe objekte, veçanërisht në zonën e burgut, Ish Kënetës, Shkozet dhe Nishtullë. Në terren ndodhen ekipe te vlerësimit të dëmeve që po vazhdojnë evidentimin dhe dokumentimin e rasteve.
  • 250 persona janë të strehuar në Shtëpinë e Pushimit te Ushtrisë, Durrës dhe 55 persona janë strehuar në Kavalishencën e Ministrisë së Brendshme.
  • ⁠Lumenjtë Erzen dhe Ishëm, si dhe kanali i Tones janë në kuata maksimale.
  • Disa rrugë të qytetit mbeten të bllokuara, për shkak të pranisë së lartë të ujit.

Bashkia Krujë: Si pasojë e çarjes së argjinaturës së lumit Droje ka vërshime uji në dy fshatrat Dukagjin i Ri dhe Miliska. Në fshatin Miliska uji ka hyrë në banesa, ku janë prekur 50 familje. Në terren ndodhen ekipe të Bordit të Kullimit Durrës, për përballimin e situatës.

Bashkia Shijak: Ka prani uji në 15 banesa. Situata problematike veçanërisht në njësitë administrative Xhafzotaj, Maminas dhe Gjepalaj.

Qarku Gjirokastër

  • Si pasojë e reshjeve të dendura ka rrëshqitje dherash në aksin Tepelenë–Gjirokastër, ku qarkullimi është I kufizuar.
  • Po punohet për rikthimin e energjisë në disa zona malore.
  • Nivele të larta të lumit Vjosë në Memaliaj dhe Përmet.

Qarku Kukës

  • Lumenj në kuota të larta, por pa problematika aktuale.

Qarku Tiranë

  • Rritje e niveleve të lumenjve në Rrogozhinë dhe Kavajë, por pa rrezik të menjëhershëm për zonat e banuara.

Qarku Korçë

  • Janë disa rrugë të pakalueshme në Devoll.
  • Janë evidentuar rrrëshqitje dherash dhe bllokime rrugore në Pogradec dhe Prrenjas.
  • Në Maliq ka sipërfaqe të tokave bujqësore nën ujë.

Qarku Berat

  • Rreth 95 hektarë toka bujqësore nën ujë.
  • Ëshë evidentuar rritje e nivelit të lumit Osum.
  • Në lagjen 22 Tetori dhe Goricë, janë marrë masa për sigurimin e bizneseve dhe punohet për largimin e ujit nga pedonalja me pompa thithëse.

Qarku Fier

  • Rreth 200 ha tokë bujqësore të përmbytura.
  • Prezencë uji në 27 banesa në disa fshatra.

Në qarqet e tjera nuk paraqiten problematika serioze.

Angazhimi i Forcave të Armatosura dhe mjeteve

Në total janë angazhuar:

  • Rreth 150 efektivë të Forcave të Armatosura
  • Mbi 20 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe të tonazhit të rëndë
  • 10 gomone/motobarka shpëtimi
  • 15 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe të vogël

Forcat janë shpërndarë kryesisht në qarqet Shkodër, Lezhë, Vlorë, Durrës, Gjirokastër dhe Fier, në funksion të evakuimeve, përforcimit të argjinaturave dhe largimit të ujërave.

Kushtet e rënda atmosferike nxjerrin në breg një anije çisternë në zonën e Tales, Lezhë

8 January 2026 at 10:20


Si pasojë e kushteve të rënda atmosferike që kanë përfshirë vijën bregdetare gjatë orëve të fundit, një anije çisternë ka dalë në breg në zonën e Tales, në qarkun e Lezhës.

Sipas informacioneve paraprake, era e fortë dhe dallgëzimi i lartë kanë bërë që anija të shtyhet drejt bregut ranor.

Më poshtë mund të shikoni dhe pamjet e anijes. /Tch/





124 milionë euro grante të tjera nga WBIF për Durrësin e Lezhën, por të dyja qytetet lundrojnë në ujë

By: Ela
8 January 2026 at 08:34

Shqipëria ka siguruar së fundmi një nga paketat më të mëdha të financimit evropian për sektorin e mjedisit, ku përfshihen 124 milionë euro grante nga Western Balkans Investment Framework (WBIF), të destinuara për projekte infrastrukturore në Durrës, Lezhë e Sarandë. Vendimi përfshin zgjerimin e Impianteve të Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Lezhë dhe Sarandë, […]

The post 124 milionë euro grante të tjera nga WBIF për Durrësin e Lezhën, por të dyja qytetet lundrojnë në ujë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌