Fluks i lartë mjetesh është regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin kombëtar Milot-Lezhë.
Prej disa orësh, në këtë segment rrugor është krijuar trafik i rënduar, si pasojë e rritjes së lëvizjes së automjeteve.
Lëvizja masive e qytetarëve që po udhëtojnë për të kaluar ditët e pushimeve drejt zonave malore dhe drejt Malit të Zi ka shkaktuar vonesa dhe ngarkesë të madhe në qarkullim.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në terren dhe po punojnë për menaxhimin e trafikut dhe lehtësimin e lëvizjes së mjeteve.
Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia në Lezhë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fishat”.
Në flagrancë shtetasi Bledar Arapi, ndërsa u shpall në kërkim Elger Uka. Ky i fundit, kishte marrë me qira një godinë trekatëshe në bulevardin “Gjergj Fishta”, e cila funksiononte si kazino për ushtrimin e lojërave të fatit.
Gjatë kontrollit të policisë në një banesë trekatëshe, të përshtatur katet e dyta dhe të treta për ushtrimin e lojërave të fatit dhe përdorim droge, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 15 makineta për lojëra fati, një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi, disa doza kokaine, 725 000 lekë të rinj, si dhe euro e dollarë.
Po gjatë operacionit u proceduan penalisht edhe 15 shtetas që u kapën duke luajtur lojëra fati në kazino./abcnews.al
Personat me aftësi të kufizuara kanë dalë në protestë këtë të enjte në qytetin e Lezhës, pasi ende nuk kanë marrë shpërblimin e fundvitit të premtuar nga qeveria. Që në orët e para të mëngjesit, ata janë grumbulluar para ambienteve të filialit të Postës Shqiptare, duke kërkuar ekzekutimin e pagesës që u takon. Protestuesit shprehen […]
Mosmarrja e shpërblimit të fundvitit, të akorduar nga qeveria shqiptare, ka nxjerrë në protestë personat me aftësi të kufizuar në qytetin e Lezhës. Që në orët e para të mëngjesit, ata janë mbledhur para ambienteve të filialit të Postës Shqiptare në Lezhë, duke kërkuar marrjen e pagesës së premtuar.
Protestuesit shprehen se ndodhen në vështirësi të mëdha ekonomike dhe se mungesa e këtij shpërblimi i pamundëson të përballojnë shpenzimet për festën e ndërrimit të viteve.
Nga ana tjetër, përfaqësues të filialit të Postës bëjnë me dije se fondet ende nuk janë lëvruar nga Thesari i Shtetit, çka ka sjellë edhe krijimin e kësaj situate. Ata theksojnë se pagesat do të kryhen menjëherë sapo fondet të kalojnë në dispozicion të Postës.
Kur qeveritë e Shqipërisë dhe Italisë nënshkruan në vitin 2023 marrëveshjen për kampin e Gjadrit, projekti u promovua si “zgjidhje inovative” për menaxhimin e krizës së migracionit në Mesdhe.
Premtimi nga Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ishte i qartë: mijëra azilkërkues, të cilët do të kapeshin në det do të silleshin në Shqipëri, për t’u trajtuar dhe riatdhesuar me procedura të shpejtuara.
Ndryshe, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, theksonte se vendi ynë nuk do të kishte asnjë kosto, përkundrazi do të përfitohej mbështetje politike.
Rreth dy vite më vonë, tabloja e kësaj marrëveshjeje shfaqet komplekse: numër i papërfillshëm transferimesh, kosto në rritje, kritika të forta ndërkombëtare dhe heshtje e zgjatur nga Brukseli.
Në mes qëndron vetë kampi, thuajse bosh, i kthyer tashmë në “patate të nxehtë” për Melonin sa herë shfaqen kriza të pushtetit të saj në Itali.
Nisja e tjetërsimit të “projektit Gjadër”
Fillimi i vitit 2025 e gjeti Gjadrin thuajse bosh. Organizata italiane që menaxhonte disa pjesë të procesit pezulloi shërbimet duke pushuar një numër të konsiderueshëm punonjësish.
Ky ishte një sinjal se struktura nuk po funksiononte sipas planit fillestar.
Prej vjeshtës 2024 në Gjadër ishin sjellë rreth 80 refugjatë, shumica prej të cilëve të kthyer mbrapsht në Itali pasi gjykatat lokale kundërshtuan procedurat e shpejtuara të azilit dhe vendimin e qeverisë Meloni për të njohur si vende të sigurta disa shtete që nga Bashkimi Evropian (BE) nuk konsiderohen të tilla.
Në të njëjtën kohë, ish-kryeministri Matteo Renzi, i cili vizitoi kampin, kritikoi publikisht projektin, duke folur për “rreth 1 miliard euro të humbura kot”.
Në fund të marsit, qeveria italiane ndryshoi qasje. Nga Italia u njoftua se Gjadri do të përdorej gjithnjë e më shumë si qendër deportimesh (CPR) për emigrantët pa dokumente në Itali, e jo më si pikë pritjeje dhe verifikimi të shpejtuar të kërkesave për azil nga refugjatët që kapeshin në detin Mesdhe.
Ndryshimi i strategjisë nënkuptonte, praktikisht, pranimin indirekt se modeli i parë i planifikuar në marrëveshjen “Rama-Meloni” kishte dështuar.
Në të njëjtën kohë, raportimet nga qendrat migratore italiane evidentuan se emigrantëve u thuhej se “Do t’i çonin në Shqipëri” nëse nuk bashkëpunonin, duke e përdorur kështu Gjadrin si mjet presioni. Kjo ngre pyetje serioze për shkeljen e të drejtave të njeriut.
Kritikat në rritje kundër kampit
Në fund të muajit maj, aktivistë shqiptarë u mblodhën jashtë kampit të Gjadrit për të kujtuar Hamid Badoui, emigrantin maroken që u vetëvra në një qendër në Itali, pasi kishte shprehur frikë nga transferimi drejt Shqipërisë.
Në Gjadër asokohe qenë raportuar për mbi 40 incidente që përfshinin mungesë garancish ligjore, kushte degraduese dhe vetëlëndime.
Në qershor, në Gjadër u soll kontingjenti i katërt i emigrantëve që pas ndryshimit të funksionit të kampit. Në total u sollën 15 persona me numrin e përgjithshëm të tre prurjeve të shkuara: 125.
Projekti që premtonte 3 mijë persona në muaj po operonte në kufijtë më minimalë të mundshëm.
Organizata ndërkombëtare si Human Rights Watch (HRW) kritikoi planet e BE-së për ta përdorur Evropën si “magazinë për emigrantët“.
Megjithatë, teksa legjitimiteti i kampit mbetej i paqartë dhe nën kritika, Kryeministri Edi Rama e mbrojti sërish duke e cilësuar marrëveshjen me Melonin unike dhe të veçantë. Ndryshe, kërkesën britanike për ta replikuar atë, Rama e cilësoi si “kërkesë për të hedhur emigrantët në një vend tjetër”.
Por në gusht, Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) vuri edhe më shumë në pikëpyetje marrëveshjen në fjalë. Me një vendim që pritej prej vitit 2024, ajo sqaroi se shtetet nuk mund të përdorin listat “formale” të cilësimeve “vendeve të sigurta” për të shmangur vlerësimet individuale për azil.
Mesazhi ishte i qartë: deportimi automatik është i paligjshëm. Vendimi e dobësoi politikisht projektin e Melonit, dhe me të, edhe funksionin e Gjadrit.
Por ndikimi real i vendimit të GJED-së do të shihet pas shtrirjes së funksionimit të rregullores së re të BE-së për emigracionin.
Rikthimi i protestave dhe cilësimit të Gjadrit si dështim
Nëntori riktheu protestat. Në dyvjetorin e marrëveshjes Rama-Meloni, aktivistë shqiptarë dhe italianë marshuan kundër planit, duke kërkuar shfuqizimin e kampit dhe politikave të saj lidhur me migracionin.
Banderolat kundërshtonin praktikën e qendrave migratore si “ilegjitime” dhe “kriminale”.
Pak ditë më vonë, në një analizë të Citizens.al shpjeguam se përkundër investimit rreth 100 milionë euro dhe kapacitetit për të pritur 3,000 refugjatë në muaj, kampi mbante vetëm rreth 20 persona në pritje të procedurave për deportim ose riatdhesim.
Analiza, e cila u shoqërua me një video-shpjegim, nënvizoi se modeli i Gjadrit u ndryshua dhe humbi qëllimin e tij fillestar.
Por në fund të vitit 2025, presioni u shtua. Komiteti i OKB-së kundër Torturës konstatoi mungesë transparence, hetimesh dhe mekanizmash mbikëqyrës për rastet e keqtrajtimeve dhe dhunës.
Në kritika ishte dhe Shqipëria, së cilës i theksohej se nuk ofronte të dhëna të besueshme. Qëndrimi i qeverisë shqitpare se kampi ishte nën juridiksionin italian, u cilësua i pajustifikueshëm në këtë drejtim.
Kërkesa ishte e prerë: të sigurohet akses i plotë, hetime të pavarura, ndjekje penale dhe dëmshpërblime për viktimat e mundshme.
Në të njëjtën kohë, ActionAid denoncoi parregullsi financiare duke argumentuar se fondet për projektin u rritën nga 39.2 milionë në 65 milionë euro. Ndërkohë që 61 milionë u disbursuan kryesisht me procedura të mbyllura, duke ngritur dyshime për tenderë të manipuluar dhe shpenzime të fryra.
Sipas organizatës, kampi ishte shfrytëzuar vetëm 39% deri në mars 2025, ndërsa kostoja për çdo person ishte gati trefishi i qendrave italiane.
Sot kampi i Gjadrit funksionon si pikë riatdhesimi, por me flukse minimale. Anijet nuk vijnë më rregullisht, ndërsa kritikat shtohen.
Opozita italiane e ka quajtur “obsesion ideologjik”, ndërsa kritikët në Shqipëri e shohin si precedent të rrezikshëm: një territor i dhënë hua për politikat shtrënguese të një vendi tjetër.
Në një klimë ku emigracioni mbetet temë qendrore politike për shumë vende të BE-së, viti 2025 tregoi se bashkëpunimi ndërkombëtar pa mekanizma llogaridhënieje dhe mbikëqyrjeje serioze mund të prodhojë më shumë probleme sesa zgjidhje.
Në mungesë të transparencës së plotë dhe rezultatesh të matshme nga autoritetet e të dyja palëve, Gjadri mbetet në diskutim si një model që funksionon dhe ia vlen të zgjerohet, apo një model që duhet thënë zyrtarisht që dështoi dhe të mos përsëritet më.
Ditën e sotme reth orës 10:05, një person është gjetur i vdekur në fshatin Spiten të Lezhës. Ai ka plagë nga arma e zjarrit dhe nga veprimet paraprake të dyshuara, dyshohet se ka qëlluar veten.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ndërsa policia ende nuk ka të dhëna për rrethanat e ngjarjes.
Lezhë/Informacion paraprak:
Rreth orës 10:05, në banesën e tij, në fshatin Spiten, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, shtetasi P. P., 65-vjeç.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Spiten të Lezhës, ku një person është gjetur i vdekur. Sipas informacioneve paraprake, viktima rreth 65-vjeç kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se ai ka qëlluar veten,. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore. […]
Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë në burgun e Lezhës. I dënuari Sotir Shabani, është konstatuar nga oficeri i burgut gjatë ndërrimit të turneve teksa pa se 50-vjeçari, i cili merrte mjekim të detyruar, nuk po reagonte.
Ai menjëherë ka njoftuar mjekun e turnit, i cili pas verifikimit ka konstatuar se i dënuari kishte ndërruar jetë.
Sotir Shabani, qëndronte në burg që prej datës 27 nëntor 2021, i dënuar për veprën penale “Dhunë në familje” me masë mjekimi të detyruar.
Është hartuar dokumentacioni përkatës dhe janë njoftuar drejtuesit e institucionit, specialisti i SHKBB-së, Komisariati i Policisë Lezhë, si dhe Prokurori i gatshëm, për vijimin e procedurave ligjore.
Në oborrin e Katedrales së Shën Palit në Tiranë, mbrëmjen e së hënës në prag të Krishtlindjes, pak besimtarë katolikë mblidhen për meshën e pasdites. Pranë hyrjes, një instalacion i thjeshtë me dru dhe kashtë rikrijon në miniaturë skenën e lindjes së Krishtit, një kujtesë e qetë e një historie të përsëritur brez pas brezi. […]
Gjykata e Lezhës ka dënuar me 17 vite e 8 muaj burg, në total, tre persona të marrë të pandehur në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit, mes të cilëve edhe vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Ndreca.
Armando Ndreca u gjet fajtor për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” dhe u dënua me katër vite e katër muaj burg. Ndërsa për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Lirim Bulica, e shpalli të pafajshëm.
Po ashtu, dy personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, Elvis Shpellzaj dhe Armel Nikdukaj, u dënuan me nga 6 vite e 8 muaj burg secili për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.
Të tre personat përfituan lehtësira nga gjykimi i shkurtuar dhe bashkimi i dënimeve. Ata u arrestuan nga Policia e Lezhës në muajin prill të vitit 2024, pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur një stan për kultivimin e drogës.
Nga ky ambient u sekuestruan 2 973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale, si dhe 3 aparate celularë.
Goditja e këtij rasti të kultivimit të bimëve narkotike erdhi pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga Policia e Lezhës, nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, e cila finalizoi operacionin.
Vëllai i ish-deputetit të Qarkut Lezhë, Eduard Ndreca, është dënuar për kultivim të bimëve narkotike me 4 vite e 4 muaj heqje lirie. Gjykata e Lezhës ka dënuar me gjithsej 17 vite e 8 muaj burg tre persona të marrë të pandehur në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit, mes të […]
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 14:10 në aksin Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit. Sipas policisë, një automjet që drejtohej nga shtetasi malazez A. C. është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin italian A. C. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar drejtuesi i mjetit malazez, si edhe pasagjerja që […]
Një aksident është shënuar pasditen e sotme në superstradën Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit.
Mësohet janë përplasur dy automjete, njëri prej të cilëve doli jashtë rrugë.
Në këtë aksident janë përfshirë një mjet që drejtohej nga shtetasi malazez dhe një automjet tjetër me drejtues shtetasin italian.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesit e mjeteve me targa të huaja, pasagjerja që udhëtonte me automjetin qe drejtohej nga shtetasi italian.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore, ndërsa burime zyrtare bëjnë me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Vetëm dy ditë më parë, në të njëjtin vend u përplasën 2 mjete dhe njëri prej tyre doli jashtë rruge, ndërsa si pasojë e tij u plagosën 3 persona.
Rreth orës 14:10, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, automjeti me drejtues shtetasin malazez A. C. është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin italian A. C.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasi malazez A. C., si dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja A. R., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë ku nënë e bir kanë humbur jetën pasditen e djeshme (19 Dhjetor). Raportohet se 42 vjeçari Aleksander Marku është gjetur pa shenja jete në dyqanin e tij në lagjen rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme. Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa paraprakisht […]
Mbrëmjen e djeshme, një tragjedi në familje ka ndodhur në Lezhë, ku një 42-vjeçar u gjet i pajetë në dyqanin e tij me vegla pune.
Policia njofton se shtetasi A. M., 42-vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë, ka vdekur dhe dyshohet se vdekja ka qenë natyrale.
Por, nëna e tij, kur ka mësuar lajmin e rëndë,në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet se ka varur veten. Ajo u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.
Lezhë/Informacion paraprak:
Rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Gurra, Lezhë, në dyqanin e tij me vegla pune, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. M., 42-vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë. Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Ndërkohë, dyshohet se nëna e tij, shtetasja P. M., 72-vjeçe, pas marrjes së lajmit për humbjen e jetës së djalit të saj, në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se ka varur veten e cila u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.
Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë–Shkodër, në vendin e njohur si kryqëzimi i Gjadrit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas informacioneve, një automjet që drejtohej nga shtetasi F. Z. është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga shtetasi E. S. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të […]
Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Lezhës, konkretisht në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit, janë plagosur dy persona.
Ata janë dërguar menjëherë drejt ambienteve të spitalit, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i policisë
Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, automjeti me drejtues shtetasin F. Z. është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin E. S.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasi F. Z., si dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja M. D., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA vendosi të mërkurën më 17 dhjetor lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Lezhës, Sabri Kastrati. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relator Sokol Çomo dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, pas […]