Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 January 2026Main stream

U dërguan për gjykim për një tender të KESH, mes të pandehurve edhe gruaja e Evis Berberit!

By: M C
9 January 2026 at 16:23

Mes personave të dërguar për gjykim për shkelje të barazisë në tenderin nga KESH me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor)”, me fond limit rreth 69.5 milionë lekë, është edhe gruaja e Evis Berberit, Adela Ruko.

Në total, SPAK ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci për rolin si ish administrator i KESH dhe 6 të tjerë.

SPAK e akuzon gruan e vartësit të Belinda Ballukut, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, se ka vepruar me Becin dhe të tjerët në kundërshtim me ligjin dhe kanë paracaktuar dhe krijuar avantazhe për shoqërinë fituese të tenderit “Consulting & Management Albania” sh.p.k.

Sipas SPAK, të dhënat u zbuluan nëpërmjet telefonit të Berberit, që fundosën edhe Belinda Ballukun. Berberi ndodhet në burg për një tjetër çështje, ndërsa telefoni iu sekuestrua në shtator të vitit 2023, brenda të cilit u gjetën një sërë bisedash të zëvendës kryeministres që përcaktonte fituesit e tenderave.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 08.01.2026, ka paraqitur kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 196 të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve: Benet Beci, Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti, Rudin Gjoni, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal.

Objekt i këtij hetimi është një procedurë prokurimi e zhvilluar nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor)”, me nr. REF-46463-12-18-2019, me fond limit 69,500,000 (gjashtëdhjetë e nëntë milionë e pesëqind mijë) lekë.

Hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Nga aktet e administruara ka rezultuar se, gjatë zhvillimit të kësaj procedure prokurimi, janë evidentuar rrethana fakti për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në lidhje me veprimet e kundërligjshme të titullarit të autoritetit kontraktor, anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave. Këto veprime kanë konsistuar në përllogaritjen e fondit limit, hartimin e termave të referencës, përcaktimin e kritereve në dokumentacionin standard të tenderit, si dhe në fazën e vlerësimit të ofertave.

Konkretisht, nga analizimi i provave të siguruara përmes përdorimit të teknikave të posaçme të hetimit, provave materiale të sekuestruara gjatë kontrollit në banesën e personit të marrë si i pandehur në një procedim tjetër, shtetasit Evis Berberi (bashkëshorti i të pandehurës Adela Ruko), si dhe nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore në kuadër të këtij hetimi, ka rezultuar se:

I pandehuri Benet Beci, në detyrën e Administratorit të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me anëtarët e njësisë së prokurimit, të pandehurit Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, si dhe me anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, të pandehurit Adela Ruko, Rudin Gjoni, Premtim Dauti, kanë paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të kësaj procedure prokurimi, “Consulting & Management Albania” sh.p.k.

Në këtë procedurë prokurimi janë evidentuar veprime në kundërshtim me nenet 1, 2, 20, 24 dhe 46 të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, si dhe me nenet 28 dhe 61 të VKM nr. 914, datë 29.12.2014, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”.

The post U dërguan për gjykim për një tender të KESH, mes të pandehurve edhe gruaja e Evis Berberit! appeared first on Albeu.com.

Reshjet rrisin prodhimin, Shqipëria shet energji në tregun e huaj

9 January 2026 at 16:54


Reshjet e ditëve të fundit kanë përmirësuar situatën e prodhimit të energjisë elektrike ndërsa prurjet në Kaskadën e Drinit kanë shënuar nivele të larta. Për këtë arsye, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka hapur procedura për të shitur energji elektrike në tregun e huaj.

Përmes një procedure të zhvilluar për periudhën 10–11 janar, KESH ka arritur të shesë 19 000 megavat-orë energji, me çmim mesatar 57.6 euro, duke gjeneruar rreth 1.1 milionë euro të ardhura.

Ndërkaq, sipas të dhënave të përditësuara mbi situatën në Kaskadën e lumit Drin, prurjet natyrore në Fierzë janë 1500 m³/s, në Koman 500 m³/s, ndërsa në hidrocentralin e Vaut të Dejës 60 m³/s. Në raport me një ditë më parë, prurjet natyrore kanë shënuar rënie të ndjeshme. Ndërkohë, prodhimi ditor në të tre HEC-et është 16 300 MWh dhe, në krahasim me një ditë më parë, vihet re një rritje e prodhimit ditor, sipas të dhënave të raportuara nga KESH.

Sa i takon niveleve në liqenet e Kaskadës së Drinit, Fierzë ka arritur nivelin 290 metra mbi nivelin e detit, Koman 173 m, ndërsa Vau i Dejës 75 m. Po ashtu, KESH njofton se po vazhdojnë shkarkimet nga hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës.

Ditët e para të këtij viti tregojnë për një situatë krejt tjetër nga ajo e vitit të kaluar, kur për shkak të mungesës së reshjeve të shiut, KESH kërkonte të blinte energji elektrike jashtë vendit./Euronews Albania/

- YouTube youtu.be

Menaxhimi i kaskadës së Drinit/ Balluku: Asnjë problem nga shkarkimet. KESH realizon shitje energjie për herë të parë këtë vit

By: xhir jeta
9 January 2026 at 14:07

Ulja e temperaturave dhe nisja e borës duket se ka stabilizuar prurjet në KAskadën e Drinit. Niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka arritur në rreth 289 .8 metra nga rreth 296 që është pika maksimale.
Por përtej permbytjeve reshjet e shiut kanë përmirësuar ndjeshëm situatën energjitike në vend dhe në liqenin e fierzës niveli i ujit është rritur me gati 9 metra vetëm në 3 ditët e fundit. Në hidrocentarlin e Komanit Niveli i ujit rezultoi 173.3 metra ndërsa në Vaun në Dejës niveli i ujit është 74.9 metra.

Pas stabilizimit të situatës dhe pakësimit të reshjeve intensive Shkarkimet nga hidrocentarli i Komanit dhe Vau i Dejës janë të kontrolluara dhe nuk tejkalojnë 700 metër kub në second duke mos përbërë rrezik për përmbytje në zonën e nënshkodrës.Z.kryeministrja Belinda Balluku tha se aktualisht ka prurje të menaxhueshme dhe reshjet gjatë së shtunës nuk parashikohen të jenë intensive.
Sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare prurrjet në Kaskadën e Drinit gjatë së premtes kanë rënë në 1500 metërkub në sekond në Fierzë një nivel ky i menaxhueshëm dhe që nuk përbën rrezik.

Përmirësimi i kuotave në Kaskadën e Drinit ku janë të vendosur tre hidrocentralet më të mëdhaja në vend është një element pozitiv për situatën energjitke në vendin tonë. Gjatë vitit të kaluar vendi u përball me thatësira të tejzgjatura duke ulur prodhimin e energjisë. Aktualisht prodhimi ditor i energjisë elektrike rezulton se ka arritur në 16 mijë e 300 megavator. Si rezultat KESH ka realizuar procedurën e parë për shitje energjie per kete vit.

Sipas njoftimit zyrtar për periudhën 10–11 janar 2026, KESH arriti të shesë gjithsej 18,944 Mwh energji elektrike, me një çmim mesatar prej 57.64 euro/mWh. Në total nga kjo procedura u përfituan mbi 1 milion euro. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare vijon të monitorojë me kujdes dhe në mënyrë të vazhdueshme situatën hidrike në kaskadë, duke garantuar menaxhim të sigurt dhe efikas të burimeve ujore.

Before yesterdayMain stream

KESH: Shkarkim i kontrolluar në Koman e Vaun e Dejës. Rritet prodhimi i energjisë

By: lindita
7 January 2026 at 12:46

Niveli ujit në Kaskadën e Drinit ka vijuar të rritet me shpejtësi për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Për të mbajtur nën kontroll prurjet aktualisht shkarkimet e kontrolluara nga hidrocentrali i Komani kanë arritur në 1200 metër kub në sekondë ndërsa në hidrocentralin e Vaut të Dejës po shkarkohet një sasi prej 1600 m³/sekondë. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare theskon se prurjet…

Source

Jep volum, duket luksoze: Frizura që duket perfekte edhe pa stilizim

5 January 2026 at 22:17


Frizura që s’ka nevojë për tharëse apo xhel

Një frizurë e re ka pushtuar rrjetet sociale dhe po cilësohet si trendi më i fortë i vitit 2026 në botën e bukurisë. Ajo vjen si vazhdim i natyrshëm i bob-it që dominoi vitin e kaluar, por këtë herë në një version më të butë, më elegant dhe dukshëm më praktik.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturin bob italian, një kombinim i suksesshëm mes bob-it britanik me maja të thyer dhe prerje të shkurtër, të frymëzuar nga eleganca klasike, dhe bob-it francez, më i çrregullt e i relaksuar, me gjatësi deri te mollëzat e fytyrës.

Në thelb, kjo prerje ka maja natyrale dhe të copëzuara, është mjaftueshëm e gjatë për t’u lidhur në bisht, por edhe mjaftueshëm e shkurtër për të tërhequr vëmendjen. Shtresat janë minimale dhe shumë subtile, ndërsa majat më të plota i japin flokut peshë vizuale, duke e bërë të duket më i dendur dhe me më shumë volum, edhe pa përdorimin e produkteve stilizuese, transmeton Telegrafi.

Një nga arsyet kryesore pse bob-i italian po pëlqehet kaq shumë është fakti se i përshtatet pothuajse të gjithëve, pavarësisht teksturës së flokut, moshës apo volumit natyral.

Popullaritetin e kësaj frizure e kanë rritur edhe figura të njohura të modës, si Kaia Gerber, e cila ka lënë pas frizurat më rebele për një pamje më të butë dhe glamuroze, me flokë të shëndetshëm dhe të prerë me precizitet.

Sekreti i bukurisë së bob-it italian qëndron te thjeshtësia. Nuk ka nevojë për stilizim të tepruar, forma e prerjes flet vetë. Flokët mund të thahen natyrshëm dhe të lihen të bien lirshëm, duke ndjekur drejtimin e tyre natyral. Pikërisht kjo e bën këtë frizurë kaq tërheqëse: është elegante, moderne, e gjithanshme dhe pa stres, ideale për ritmin e përditshëm të jetës.

/Telegrafi/

Ergys Verdho ka fshehur miliona euro pasuri në Greqi në emër të vëllait (Dokumentat)

By: Ela
31 December 2025 at 18:38

Avokati Arben Llangozi ka denoncuar në një postim në Facebook se ish-drejtori i ARRSH dhe KESH, Ergys Verdho, ka fshehur miliona euro pasuri në Greqi në emër të vëllait të tij. Nga dokumentacioni rezulton se këto pasuri fillimisht kanë qenë të regjistruara në emër të vëllait të tij, Andrea Verdho, ndërsa më pas ka pasur […]

The post Ergys Verdho ka fshehur miliona euro pasuri në Greqi në emër të vëllait (Dokumentat) appeared first on BoldNews.al.

Hetimet për Ballukun, SPAK i sekuestron telefonin drejtoreshës së re të KESH

By: Elva
27 December 2025 at 15:34

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka zhvilluar një seri kontrollesh në banesa dhe biznese të personave të afërt me zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Sipas raportimeve janë kryer rreth 34 kontrolle në kuadër të një hetimi që, sipas […]

The post Hetimet për Ballukun, SPAK i sekuestron telefonin drejtoreshës së re të KESH appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Skandalet e Belinda Ballukut, shkarkohen dy zëvendësministri e MIE, caktohen drejtorët e ri të ARRSH dhe KESH

By: M C
24 December 2025 at 17:03

Pas akuzave nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, institucionet e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe të KESH kanë pësuar ndryshime të rëndësishme.

Gentian Gjyli, i cili është marrë i penduar nga SPAK dhe aktualisht ndodhet në “arrest shtëpie” me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO), është larguar nga drejtimi i ARRSH. Në vend të tij është emëruar Ami Kozeli, i cili më parë ka shërbyer si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkohë, Viola Haxhiademi është emëruar në krye të KESH, duke zëvendësuar Erald Elezin, i cili gjithashtu ndodhet në “arrest shtëpie” i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. Haxhiademi ka një përvojë të gjatë në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku ka shërbyer si drejtoreshë e Kabinetit të Ministres dhe që nga viti 2019 si Sekretare e Përgjithshme.

Sakaq, nga detyra si zv/ministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë u shkarkua edhe Besjan Kadiu.
Pavarësisht këtyre lëvizjeve, si Haxhiademi ashtu edhe Kozeli do të jenë ende nën varësinë e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila po ashtu akuzohet nga SPAK, i cili kërkon edhe autorizimin për arrestimin e saj.

Sipas SPAK, drejtori i KESH, Erald Elezi, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera për dy projekte me vlerë 210 milionë euro: Tunelin e Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe. Ai ka qenë gjithashtu Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në ARRSH për tenderin e Llogarasë dhe anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për tenderin e Unazës së Madhe.

Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, akuzohet gjithashtu nga SPAK për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, ndërsa masa e sigurisë i është caktuar vetëm për tenderin e Tunelit të Llogarasë.

The post EMRAT/ Skandalet e Belinda Ballukut, shkarkohen dy zëvendësministri e MIE, caktohen drejtorët e ri të ARRSH dhe KESH appeared first on Albeu.com.

Nga flokët e gjatë te freskia moderne: Hailey Bieber me frizurë krejt të re

16 December 2025 at 16:53


Hailey Bieber ka vendosur ta shënojë fundin e vitit me një ndryshim imazhi

Viti 2025 ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm për Hailey Bieber, si në aspektin profesional, ashtu edhe në rolin e saj si përcaktuese e trendeve në botën e bukurisë. Si hap përmbyllës i këtij kapitulli, modelja i ka thënë lamtumirë flokëve të gjatë që i mbante muajt e fundit dhe ka zgjedhur frizurën e njohur si lob.

Bëhet fjalë për një gjatësi që prek supet, duke zëvendësuar flokët ultra të gjatë dhe të lëmuar me një formë më të ajrosur, moderne dhe të përcaktuar me saktësi. Frizura e re reflekton elegancë të thjeshtë dhe freski vizuale.

Për pamjen e re është përkujdesur stilistja e njohur Justine Marjan. Frizura karakterizohet nga një nuancë natyrale, intensive kafe dhe ndarje në mes. Sa i përket stilizimit, Hailey ka zgjedhur një fenirim të butë, me maja lehtësisht të përdredhura nga jashtë, një detaj diskret që i jep fytyrës butësi dhe një notë të lehtë retro. Me shkurtimin e flokëve për më shumë se dhjetë centimetra, ajo ka arritur një pamje që duket e rregullt, e kuruar dhe bashkëkohore, transmeton Telegrafi.

Rikthim te format më të shkurtra pas një viti të suksesshëm

Kjo nuk është hera e parë që Hailey Bieber i kthehet frizurave më të shkurtra, veçanërisht gjatë sezonit dimëror; një bob i ngjashëm, pak më i shkurtër, e ka shoqëruar edhe në fillim të vitit 2023. Këtë herë, ndryshimi vjen pas një serie suksesesh të rëndësishme profesionale, përfshirë partneritetin strategjik të markës Rhode me kompaninë e.l.f. Cosmetics, si dhe vlerësime prestigjioze nga industria e bukurisë.

Krahas stilit të ri të flokëve, Bieber ka ruajtur estetikën e saj karakteristike në makeup: skuqje rozë në faqe, bronzer me ton të ngrohtë dhe buzë në një nuancë rozë-vjollcë më të thellë, të kombinuara me manikirin e saj tashmë ikonik me efekt “glazurë” nude. Me këtë transformim, ajo dëshmon edhe një herë se thjeshtësia dhe format klasike mbeten zgjedhja më e sigurt për një hyrje elegante dhe të freskët në sezonin e ri. /Telegrafi/

Klasike, por gjithmonë moderne: Frizura e Bella Hadid që nuk del nga moda

15 December 2025 at 15:38


Në fund të vitit, kur bëhet fjalë për frizurat, zakonisht shfaqen disa hite të vogla të vërteta, ndërsa njërën prej më modernave edhe për vitin 2026 e mban një nga gratë më të bukura në botë

Modelja Bella Hadid rikthehet sërish me frizurën “butterfly cut”, e njohur edhe si frizura flutur, me rrënjë dukshëm më të errëta, duke konfirmuar se ky stil me shtresa nuk del nga moda.

Me vetëm një paraqitje, Bella Hadid edhe një herë e ka konfirmuar statusin e kësaj frizure që i mbijeton trendeve sezonale. Frizura flutur, e stilizuar rishtazi, e prezantuar gjatë një eventi bukurie në Teksas, dëshmon se frizurat me shtresa, të frymëzuara nga vitet ’70, vazhdojnë të kenë një vend jashtëzakonisht të fortë në estetikën moderne të bukurisë.

E ashtuquajtura frizurë flutur dallohet për kombinimin e shtresave më të shkurtra rreth fytyrës dhe gjatësive më të buta e më të gjata, të cilat krijojnë volum pa e rënduar flokun, transmeton Telegrafi.


Pikërisht kjo strukturë e bën atë shumë të përshtatshme për forma të ndryshme fytyre dhe tipe flokësh, nga të drejtat deri te ato lehtësisht me onde. Te Bella, ajo është realizuar me theks te lëvizja natyrale dhe ajrosja, me rrënjë dukshëm më të errëta që theksojnë thellësinë e ngjyrës dhe i japin frizurës një përshtypje më të çlirët dhe më moderne.


Rikthimi i kësaj frizure nuk është i rastësishëm. Në një moment kur moda dhe bukuria po kthehen sërish drejt frymëzimeve retro, por i interpretojnë ato përmes një prizmi më modern dhe më të lehtë për t’u mbajtur, frizura flutur i përgjigjet në mënyrë perfekte këtij ekuilibri. Është mjaftueshëm efektive për të dukur e stilizuar, por edhe mjaftueshëm e butë për të mos kërkuar mirëmbajtje të ndërlikuar.

Me këtë frizurë, Bella Hadid dërgon një mesazh të qartë: disa trende nuk zhduken, por thjesht përshtaten me kohën. Frizura flutur mbetet një zgjedhje e sigurt për të gjithë ata që kërkojnë volum, lëvizje dhe një dozë glamuri klasik, pa ndjesinë e teprimit.


/Telegrafi/

4 prerjet e shkurtra që po dominojnë vitin - frizurat që po i zgjedhin të gjitha gratë

8 December 2025 at 22:35


Cila është “sekreti” i një prerjeje të bukur dhe origjinale me flokë të shkurtër? Detajet

Të gjithë e dimë që frizura është një vulë e personalitetit dhe stilit tuaj dhe se flokët janë shpesh gjëja e parë që vërehet tek një grua. Qoftë te majat e prera me precizitet, te shtresimi i lehtë apo te balluket, teknika e prerjes dhe mënyra e stilimit bëjnë gjithë diferencën dhe i japin flokëve të shkurtër një karakter unik dhe modern.

Më poshtë gjeni prerjet e shkurtër më të rëndësishme, për të cilat parukierët marrin vazhdimisht kërkesa, sepse secila prej tyre ofron një opsion elegant, praktik dhe tejet modern për hyrjen në vitin e ri.

Këto janë prerjet e shkurtra më të kërkuara për dimrin 2025

1. ‘Laser cut bob’

Qoftë nëse tashmë keni flokë të shkurtër apo po mendoni për një ndryshim të guximshëm në prag të vitit të ri, laser cut bob është prerja ideale për ju. Ky variant modern i bob-it klasik jep një pamje elegante, të sofistikuar dhe shmang plotësisht majat e holla e të dëmtuara. Baza e saj është prerja e drejtë, me majë të sheshtë, që i jep pamjen aq precize sa duket sikur është bërë me laser. Stilimi me ndarje në mes, me piaster ose me furçë të rrumbullakët (për një efekt vintage me volum) e vë këtë bob në pah në mënyrë perfekte.

2. ‘Crop’ italian

Italian crop është një risi në botën e frizurave, por tashmë një supertrend. E frymëzuar nga stili italian i viteve ’60, kjo prerje ka një pamje androgjene dhe i ngjan pixie-s, por me shtresë të sipërme pak më të gjatë. Mund të stilizohet me shtresa të çrregullta për efekt të çrregullt elegant ose me pak xhel për një pamje elegante. Qafa pritet shkurt, ndërsa një ndarje anësore e ulët i jep stil edhe më të theksuar. Një trend i mprehtë, i ftohtë dhe super modern, një interpretim i frizurës autoritative dhe me vetëbesim.

3. ‘Bell bob’

Për ato që duan pamje më të butë dhe femërore, bell bob është zgjedhja e duhur për dimrin 2025. Është një bob klasik me përfundim të rregullt, me gjatësi mesatare që e kornizon bukur qafën. Sekreti i tij qëndron te stilimi: majat kthehen lehtësisht nga jashtë me piaster, duke krijuar një siluetë zile, nga e cila vjen edhe emri i prerjes. Rezultati? Një pamje elegante, me nuanca të buta vintage.

4. Shag i shkurtër

Shag-u, prerja ikonike e stilit rock, kthehet këtë sezon në një version të ri, të shkurtër dhe shumë energjik. Majat rrethojnë mjekrën ose qafën, ndërsa shtresat e shumta të holla në majë krijojnë lëvizje dhe strukturë. Flokët priten më të rralluar te veshët dhe qafa, duke i dhënë stil njëkohësisht të pakujdesur dhe rebel. Shag i shkurtër është frizura perfekte për një transformim personal dhe për të sjellë një dozë “përmbysjeje” në rutinën e përditshme. /Telegrafi/

Bozdo: Sektori energjetik i keqmenaxhuar, dëmi është shumë i madh

4 December 2025 at 19:22

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo u shpreh sot se sektori energjetik shqiptar është në ditët e tij më të vështira, ku tri kompani të mëdha, si KESH, OSHEE dhe OST janë prej vitesh në kolaps financiar, ndërsa sistemi mbahet në këmbë vetëm nga paratë e taksapaguesve.

Bozdo e bëri këtë deklaratë nga foltorja e Kuvendit, pas prezantimit të projektligjit për “ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare sh.a., (KESH sh.a.) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin fotovoltaik (FV) solar nga 2 KESH-i”.

Bozdo tha se punonjësit në këto kompani janë trefishuar dhe pjesa më e madhe e tyre janë patronazhistë.

“Reforma e madhe në sektorin e energjisë, sot ka sjellë këtë rezultat financuar, 1,3 miliardë euro borxh i ndërsjellë mes kompanive të sektorit energjetik dhe palëve të treta. Një shifër e padëgjuar. Asgjë nuk është bërë për diversifikimin e energjisë, veçse lejeve tërësisht klienteliste të impianteve fotovoltaike që po mbijnë si kërpudhat gjithandej po asnjë studim paraprak për ndikimin e tyre në rrjetin e shpërndarjes, as kostove që duhen për ta përshtatur këtë rrjet”, tha Bozdo.

Deputeti i PD-së nënvizoi se në këtë klimë vjen projektligji i sotëm, ku KESH-i, merr 30 milionë euro hua për të ndërtuar një park fotovoltaik në Belsh.

“Është një iniciativë që vjen shumë vonë dhe nuk përbën sens, sepse këtë risi ka vite që e ofron sektori privat. Parku ngjitur, ai i Karavastasë, me 140 megavat të instaluar, nga e cila gjysma 70 megavat janë të destinuara për KESH-in për të prodhuar dhe blerë energji me 25 euro për kWh”, tha ai.

“KESH vazhdon të blejë energji me miliona euro dhe dëmi është shumë i madh. Përpara se të kërkojmë para hua, të marrim atë që na takon nga “Voltalia” dhe parku në Karavasta dhe t’i rikthehemi bursës së energjisë”, vijoi Bozdo.

Sipas tij, bursa e energjisë u premtua në vitin 2016, ndërsa vetëm për vitin 2025 janë blerë 230 milionë euro, pa llogaritur TVSH-në.

“Shkelja e ligjit është flagrante, korrupsioni gjithashtu. Kjo energji është blerë jashtë burse, por me 39 procedura dhe 87 lote, pra një numër rekord lotesh për hir të korrupsionit”, tha Bozdo.

Bozdo shtoi se ky sektor është menaxhuar nga ministrja Balluku, që sot është nën hetim për korrupsion.

“62 milionë euro janë paguar për dy ‘tigrat’ që të rrinë të parkuar në port, pa llogaritur 10 milionë euro të tjera për sigurimin e objekteve nga KESH dhe karburantin për provën. 80 milionë euro të shpenzuara për dy rrangalla, ndërsa këto para mund të përdoreshin për TEC-in e Vlorës”, theksoi Bozdo.

Deputeti Bozdo u ndal edhe tek investimet në sektorin energjetik, ku tha se janë bërë 1,5 miliardë euro investime në sistemin e transmetimit dhe shpërndarjes nga viti 2016 dhe sot.

“Në vitin 2016 deklaroheshin në mënyrë zyrtare 28% humbje të energjisë në rrjet. Në çdo manual thuhet se për të ulur 1% të humbjeve duhet të investohet 40-50 milionë euro, pra nga 28% humbje sot duhet të ishin zero, e ndoshta negative. Sot janë 18% sipas raportit të ERE-s”, pohoi Bozdo, ndërsa shtoi se këto janë fakte që tregojnë keqadministrimin e këtij sektori.

“Miradministrimi i korporatave është në mënyrë parësore objektivi final, të cilin e kanë kërkuar edhe FMN dhe Banka Botërore por që Qeveria jo vetëm s’ka bërë asgjë, por e ka lënë në rënie të lirë”, përfundoi Bozdo.

/e.i/r.e/a.f/

The post Bozdo: Sektori energjetik i keqmenaxhuar, dëmi është shumë i madh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Qasje të barabartë në dije për personat e verbër dhe me vështirësi në lexim

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja prezantoi sot në Kuvend projektligjin për aderimin e Shqipërisë në Traktatin e Marrakeshit, teksa theksoi se “ky projektligj ka për qëllim lehtësimin e qasjes në veprat e botuara për personat e verbër, me dëmtime të shikimit ose me aftësi të kufizuara në leximin e teksteve të shtypura”.

Në fjalën e tij, Gonxhja tha se “aderimi në këtë traktat, nënkupton disa angazhime dhe përfitime shumë konkrete si qasje të barabartë në dije për personat e verbër dhe me vështirësi në lexim. Traktati detyron shtetet të krijojnë një kuadër ligjor që lejon prodhimin e librave në format të aksesueshëm: si braille, audio, tekst elektronik i lexueshëm me programe zanore, pa kërkuar leje nga mbajtësit e të drejtave të autorit, sa herë që qëllimi është përfitimi i kësaj kategorie qytetarësh”.

Gjithashtu, vijoi Gonxhja, aderimi në këtë traktat ofron qasje në katalogun ndërkombëtar me mbi 870,000 tituj.

“Përmes Konsorciumit “Accessible Books Consortium (ABC)” Shqipëria do të ketë mundësi të shkëmbejë dhe të marrë materiale të aksesueshme nga dhjetëra vende të botës. Kjo nënkupton më shumë libra në shqip, më shumë materiale arsimore, më shumë mundësi për komunitetin tonë”, tha Gonxhja.

Ministri Gonxhja u shpreh se aderimi në traktat synon edhe rritjen e rolit të institucioneve arsimore dhe bibliotekave.

“Shkollat, universitetet, bibliotekat publike dhe komunitare do të mund të përgatisin materiale të aksesueshme, të shpërndajnë libra për persona me aftësi të kufizuara në lexim dhe të bashkëpunojnë ndërkombëtarisht për shkëmbimin e titujve”, shtoi Gonxhja.

Ministri Gonxhja vuri në dukje se aderimi në këtë traktat ka edhe ndikim social, kulturor dhe ekonomik.

“Përfshirja e personave me dëmtime të shikimit në arsimim, treg pune dhe aktivitete kulturore sjell më shumë mundësi punësimi, rritje të cilësisë së jetës, pjesëmarrje të barabartë në shoqëri”, tha ai.

Më tej ministri Gonxhja theksoi se “në vitin 2022 Shqipëria bëri ndryshime të rëndësishme në ligjin “Për të drejtën e autorit”, duke u përafruar me Direktiven 2017/1564 të Bashkimit Evropian. Por ky përafrim nuk e zëvendëson vetë Traktatin e Marrakeshit, i cili jep garanci shtesë, lehtësime dhe instrumente të cilat nuk mund të realizohen vetëm me legjislacion të brendshëm”.

“Me aderimin tonë OBPI ka planifikuar të mbështesë Shqipërinë me asistencë ligjore, asistencë teknike për institucionet, trajnime profesionale, programe falas për prodhimin e librave të aksesueshëm. Pra, është një mundësi që nuk sjell kosto shtesë për shtetin, por sjell vlera të larta në aksesin në kulturë dhe arsim. Shpenzimet që mund të lindin lidhen me trajnime, përshtatje materialesh dhe teknologji të aksesueshme, të cilat mbulohen nga buxhetet ekzistuese dhe nga programet e asistencës ndërkombëtare”, nënvizoi Gonxhja.

Sipas tij, ky projektligj nuk është thjesht një nismë teknike.

“Ai është një deklarim i qartë i vlerave që përfaqëson Shqipëria. Nëpërmjet këtij traktati Shqipëria i bashkohet vendeve që besojnë se kultura edhe dijet nuk mund të jenë të privilegjuara vetëm për disa, por duhet të jenë të hapura për të gjithë. Ne nuk po votojmë vetëm për një marrëveshje ndërkombëtare; ne po votojmë për barazi reale, për përfshirje, për të drejtën themelore të çdo qytetari për të pasur akses në dije, pjesëmarrje të barabartë dhe zbatim të standardeve ndërkombëtare”, tha Gonxhja.

/k.s/j.p/

The post Gonxhja: Qasje të barabartë në dije për personat e verbër dhe me vështirësi në lexim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sharon Stone rikthen elegancën: Bob-i i çrregullt dhe grimi bordo që çdo grua duhet t’i provojë

3 December 2025 at 00:35


Në British Fashion Awards, Sharon Stone u shfaq me një model flokësh që dëshmon se lënia e flokëve të lirshëm mund të jetë momenti ideal i finesës stilistike

Teksa në tapetin e kuq parakalonin yje si Cate Blanchett dhe Kylie Minogue, Sharon Stone arriti të marrë gjithë vëmendjen me një paraqitje që riformulon rregullat e tapetit të kuq për gratë në kulmin e pjekurisë së tyre. Larg topuzëve të ngurtë dhe frizurave të lakuara deri në ekstrem, Sharon dëshmoi se sekreti i pamjes moderne qëndron te nënshtrimi i kontrolluar.

Shpesh besohet gabimisht se flokët e shkurtër janë më të lehtë për t’u mirëmbajtur, por kushdo që ka provuar një prerje drastike e di të kundërtën: stilimi mund të jetë sfidues. Megjithatë, Sharon Stone e ka gjetur formulën perfekte. Bob-i i saj i shkurtër, aktualisht në fazën “të sikletshme” të rritjes, është stiluar me tharëse në atë mënyrë që duket sikur është formuar nga era, pra stili i famshëm windswept.

Në vend të një prerjeje rigoroze dhe precize, aktorja ka zgjedhur një ndarje të thellë anash, duke kaluar fijet e pjesës së përparme përpara në mënyrë që të krijojnë një volum delikat të ngritur në majë të kokës. Ky detaj shton teksturë dhe vizualisht i ngrit tiparet e fytyrës. Pjesa tjetër e flokëve është futur lehtësisht pas veshit, një truk i vogël, por i fuqishëm, që i jep frizurës formë dhe definicion, transmeton Telegrafi.


Sharon ishte veshur me një kostum krem dhe mbi të kishte hedhur me dramacitet një mantel luksoz prej gëzofi sintetik. Pikërisht këtu qëndron çelësi i stilit të saj: kontrasti. Po të kishte zgjedhur një model flokësh të lëmuar, të krehur me rregull të hekurt, apo një frizurë të komplikuar, pamja do të bëhej shumë “e rëndë” dhe retro. Bob-i i çrregullt dhe i relaksuar sjell dozën e nevojshme të faktorit tërheqës, duke e zbutur formalitetin e veshjes. Ky është ai rregulli i njohur i stilit francez: nëse jeni veshur si për një ballo, flokët duhet të duken sikur nuk jeni munduar shumë.

Ndërsa frizura festonte natyralitetin, grimi ishte një lojë strategjike me ngjyrat. Sharon përqafoi një nga trendet kryesore të sezonit: paleta bordo. Në qepalla kishte vendosur një hije neutrale me shkëlqim të lehtë, por magjinë e vërtetë e krijoi ajlajneri bordo i aplikuar në vijën e sipërme dhe të poshtme të qerpikëve.

Pse funksionon kjo? Sipas teorisë së ngjyrave, tonet bordo dhe ato të kuqërremta qëndrojnë përballë ngjyrës blu në rrethin kromatik që i bën kontrast ideal për sytë blu. Kjo zgjedhje i nxori edhe më shumë në pah sytë e saj dhe u dha thellësi dhe intensitet.

Pamja u plotësua me një buzëkuq në të njëjtën nuancë bordo me përfundim sateni, i cili i dha buzëve plotësi dhe shkëlqim të butë. Bravo, Sharon! /Telegrafi/

Proda në Asamblenë e Interpolit në Marok: Bashkëpunim kundër krimit ndërkombëtar

30 November 2025 at 12:42

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda mori pjesë në Asamblenë e 93-të të Interpolit në Marrakesh, Marok, me pjesëmarrjen e drejtuesve të policisë nga 196 vende të botës.

Gjatë qëndrimit atje, Proda zhvilloi takime bilaterale me homologët e tij, përfshirë drejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë Publike Italiane, Prefektin Vittorio Pisani, si dhe me delegacionin turk të kryesuar nga zëvendësministri i Brendshëm, Munir Karaloglu.

Në këto takime u prezantua progresi i Policisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe pjesëmarrja e saj e barabartë me partnerët në operacione ndërkombëtare, duke marrë vlerësime pozitive për profesionalizëm dhe besueshmëri.

Homologët e përfshirë në takime theksuan se Policia shqiptare është një partner i besueshëm dhe janë të gatshëm të thellojnë më tej bashkëpunimin për të luftuar krimin ndërkombëtar nëpërmjet hetimeve me skuadra të përbashkëta hetimore.

Asambleja e 93-të e Interpolit përfundoi me zgjedhjen e Presidentit të ri, Lucas Philippe, zëvendëspresidentit për Azinë, dhe delegatëve të rinj për Afrikën, Azinë dhe Evropën, si dhe anëtarëve të rinj të Komitetit Ekzekutiv, përgjegjës për udhëzimet strategjike dhe mbikëqyrjen e vendimeve të Asamblesë.


/m.m/j.p/

The post Proda në Asamblenë e Interpolit në Marok: Bashkëpunim kundër krimit ndërkombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Flokët më në modë të dimrit? Nuancat që i japin thellësi fytyrës

22 November 2025 at 23:16


Nuanca të buta, të ngrohta dhe të pasura që rikthejnë shkëlqimin dimëror

Dimri po vjen, dhe me të edhe ngjyrat e reja të flokëve. Po mendoni cilat nuanca do të dominojnë këtë sezon?

Ekspertët parashikojnë se njerëzit do t’i drejtohen toneve më të pasura. “Ndërsa flokët me pamje natyrale e të çrregullt janë gjithmonë të bukur, këtë vit po shohim një ngritje të lehtë të estetikës, një ndjesi më të rafinuar dhe luksoze”, thotë ngjyruesi profesionist Ian McCabe, i cili vëren se bruneve vazhdojnë të jenë në krye.

Kafe e thellë, me nuanca të ftohta

“Nuancat e pasura të kafesë së thellë janë të mrekullueshme për dimrin dhe i përshtaten shumë toneve të ndryshme të lëkurës,” thotë stilisti i famshëm i flokëve, Dimitris Giannetos. “Kur kombinohen me një shkëlqyes, këto nuanca bëhen jashtëzakonisht tërheqëse.

Bakër i artë 24k / ‘Cinnamon Toast’

Zëvendëspresidenti i Departamentit të Ngjyrave në R+COLOR, Richy Kandasamy, thotë se kjo ngjyrë magjepsëse, e njohur ndonjëherë edhe si Sunset Copper, ka qenë kohët e fundit në fokusin e tij. “Kjo nuancë është një bakër i ngrohtë, i pasur dhe me shkëlqim të artë, me një kthesë moderne që e çon pamjen në një nivel më elegant dhe më sofistikuar.”

Thekse karameleje

Giannetos adhuron mënyrën se si duken thekset e karameltë në flokët kafe të errët, dhe mendon se këtë dimër do t’i shohim kudo. “Thekset karameleje që kornizojnë fytyrën i japin flokëve ngrohtësi dhe dimension”, vëren ai.

Tone të pasura

“Besoj se tonet me të vërtetë të pasura, qofshin të ngrohta apo neutrale, do të jenë një trend i madh. Po shoh gjithnjë e më shumë njerëz që preferojnë nuancat e ngrohta, me nota të arta”, thotë McCabe. “Edhe biondeve po u zbutet pak kontrasti. Është bërë e zakonshme të ‘ngrihet’ pak ngjyra bazë ose të zbutet nuanca, që të jetë pak më e thellë dhe më e pasur.” /Telegrafi/

Kontrastet e energjisë/ Shteti humb, privati fiton, Shqipëria “ngrohet” në diell

By: Elva
22 November 2025 at 08:36

Energjia, mbi 90% e së cilës vjen nga hidro, është një treg që shënon luhatje të shumta. Në vitet me reshje, prodhuesit shohin ditë të mira, ndërsa e “pësojnë” tregtuesit, që ndërmjetësojnë importin. Luhatjet më të mëdha janë për prodhuesit e mëdhenj, si shtetërorë, ashtu dhe privatë. Në vitin 2024, sipas INSTAT, energjia elektrike në […]

The post Kontrastet e energjisë/ Shteti humb, privati fiton, Shqipëria “ngrohet” në diell appeared first on BoldNews.al.

Trafik narkotikësh e grup i strukturuar kriminal, GJKKO dënon me burg 13 persona

21 November 2025 at 15:53

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Gjykata e Posaçme vendosi sot dënimin e 13 të pandehurve të akuzuar për trafik narkotikësh, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe vepra të tjera penale.

Gjykimi është zhvilluar me procedurë të shkurtuar.

GJKKO bëri të ditur se, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Erjon Bani, ka shpallur vendimin duke dhënë dënime që shkojnë nga 8 deri në 10 vite burgim pas uljes së 1/3 së dënimit, siç parashikohet nga procedura e gjykimit të shkurtuar.

Gjykata ka deklaruar fajtor Arlind Ismajlukajn për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, duke e dënuar përfundimisht me 9 vite e 4 muaj burgim.

Në vendim thuhet se dënimi i tij do të vuhet në një institucion të sigurisë së lartë dhe se koha e qëndrimit në paraburgim do të llogaritet nga 15 gushti 2023.

Po ashtu, Gëzim Çelaj është dënuar me 10 vite burg, ndërsa Nerim Çelaj me 8 vite e 4 muaj, pasi përveç akuzave për trafik narkotikësh dhe grup kriminal, Gjykata ka vlerësuar edhe përgjegjësinë e tij për mbajtje pa leje të armëve. Sipas vendimit, edhe këta të pandehur do të vuajnë dënimin në burgje të sigurisë së lartë.

GJKKO bën të ditur se të pandehurit Armando Mema, Dritan Metaj, Ben Dalipaj, Besnik Brokeri, Alket (Dritan) Deda, Selami Lushkaj, Ksenofon Bodo, Kyrylo Ponomarenko, Kostiantyn Biellon dhe Armando Papa janë shpallur gjithashtu fajtorë për të njëjtat vepra, duke u dënuar secili me nga 8 vite burgim përfundimtar.

/gj.m/j.p/r.e/

The post Trafik narkotikësh e grup i strukturuar kriminal, GJKKO dënon me burg 13 persona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK: Balluku u pezullua për tenderat e Tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Tiranës

20 November 2025 at 18:57

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, sqaroi përmes një njoftimi për shtyp mbrëmjen e të enjtes paligjshmëritë e kryera nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe vartësit e saj, në të cilat është bazuar kërkesa për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj tyre. Veç masave të pezullimit nga detyra dhe ndalimit për […]

The post SPAK: Balluku u pezullua për tenderat e Tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Tiranës appeared first on Reporter.al.

Reshje intensive në basenin e Drinit, KESH monitoron situatën

16 November 2025 at 20:42

TIRANË, 16 nëntor /ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka njoftuar se, sipas parashikimeve të fundit hidrometeorologjike, në basenin e lumit Drin priten reshje me intensitet të lartë gjatë datave 17–23 nëntor, me kulme më 18–19 dhe 22 nëntor. Zonat më të prekura pritet të jenë Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë.

Sasia e reshjeve të parashikuara arrin deri në 150–200 mm në Fierzë, ndërsa në Koman–Vau i Dejës mund të shkojë deri në 300 mm.

KESH bën me dije se po monitoron në mënyrë të vazhdueshme situatën dhe operimi në kaskadë po kryhet brenda kushteve teknike dhe kuotave të lejuara nga rregulloret në fuqi.

Autoritetet ftojnë qytetarët e zonave përreth të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe me reshje intensive, për shkak të rrezikut të shtuar nga prurjet e larta dhe problematikat që mund të shkaktohen në terren.

/gj.m/r.e/

The post Reshje intensive në basenin e Drinit, KESH monitoron situatën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌