TIRANË, 31 janar /ATSH/ Skemat e reja të mbështetjes dhe orientimi i fermerëve drejt tregut janë në fokus të politikave mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për këtë vit, i cili ka në dispozicion një buxhet prej 16,3 miliardë lekësh për sektorin bujqësor, me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë.
Zëvendësministri i Bujqësisë, Fatmir Guri, tha se Skema Kombëtare e Mbështetjes nuk është vetëm një instrument për financimin e fermerëve, por edhe një mekanizëm i rëndësishëm orientimi për ta. Sipas tij, synimi është që fermerët të drejtohen drejt kushteve më të mira të prodhimit, të kenë më shumë siguri ushqimore, si dhe kapacitete më të larta ruajtjeje dhe përpunimi.
Në një intervistë për “Vizion Plus”, ai bëri të ditur se skema e këtij viti, e cila do të shpërndajë rreth 52 milionë euro, do të fokusohet kryesisht në investime që u mundësojnë fermerëve dhe operatorëve ushqimorë të rrisin kapacitetet në përpunim, etiketim dhe seleksionim, me qëllim që prodhimi bujqësor të mos humbasë vlerën, por të rrisë cilësinë dhe të diversifikohet si për nga lloji, ashtu edhe për nga tregjet ku tregtohet.
Sipas zëvendësministrit Guri, Ministria e Bujqësisë ka nisur një tur kombëtar informues, nga Tropoja deri në Sarandë, ku deri më tani janë zhvilluar mbi 23 takime dhe janë kontaktuar më shumë se 2 mijë fermerë për të dëgjuar shqetësimet dhe nevojat e tyre.
Ai theksoi se skema e këtij viti shënon edhe fillimin e përshtatjes së politikave të mbështetjes me parimet kryesore të Bashkimit Europian në bujqësi. “BE prej vitesh nuk mbështet më prodhimin për litër apo për kilogram. Ne po ruajmë të njëjtat parime, në mënyrë që fermerët tanë të jenë të përgatitur për tregun europian dhe politikat e ardhshme të mbështetjes”, u shpreh Guri.
Zëvendësministri vuri theksin edhe te mbështetja për të rinjtë, duke i cilësuar ata si një element kyç për zhvillimin e bujqësisë. Sipas tij, në skemën e re po punohet për instrumente të dedikuara posaçërisht për të rinjtë, si në aspektin e investimeve, ashtu edhe në mbështetjen direkte, me qëllim që fshati të kthehet në një mundësi reale dhe atraktive për ta.
Sa i përket procedurave, Guri tha se ato janë të thjeshtuara. Fermerët që disponojnë NIPT fermeri dhe shesin produktet e tyre te subjekte të regjistruara për TVSH duhet të ruajnë autofaturat dhe dy herë në vit, në muajt qershor dhe janar, t’i dorëzojnë pranë administratës tatimore, e cila kryen automatikisht rimbursimin në masën 10% të vlerës së autofaturave.
Ministria e Bujqësisë synon që përmes këtyre masave të rrisë konkurrueshmërinë e sektorit, të forcojë zinxhirin agro-ushqimor dhe të përgatisë bujqësinë shqiptare për integrimin në tregun europian.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë.
Sipas ASK-së grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vende të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.
Tutje në njoftim thuhet se në TM4 2025, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rënie për (-0,8 %), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.
Kurse, siç nga ASK indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 4,9 %, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.
"Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Po ashtu, në kuadër të prodhimeve blegtorale, çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë", thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me fermerët në kuadër të përgatitjes së Skemës Kombëtare 2026, ku theksoi nevojën për të ndërtuar politikat mbështetëse mbi një pasqyrë sa më reale të kërkesave dhe nevojave në terren.
Gjatë ciklit të dëgjesave në qarqe të ndryshme të vendit, Rama vuri theksin te mundësitë e pashfrytëzuara të financimit në bujqësi, duke nënvizuar se sfida kryesore nuk është mungesa e fondeve, por mungesa e informacionit, përgatitjes dhe aftësisë për t’i përthithur ato.
Ai bëri me dije se janë në dispozicion 250 milionë euro kredi me garanci shtetërore dhe interesa të ulëta, si dhe fonde në rritje nga Bashkimi Europian, por kërkoi angazhim më të madh nga bashkitë dhe bashkëpunim më të ngushtë me fermerët për hartimin e projekteve të qëndrueshme dhe të financueshme.
“Më vjen shumë mirë që shikojmë njëri-tjetrin këtu në këtë zonë pas një periudhe që nga zgjedhjet. Më vjen shumë mirë që jam këtu përsëri si pjesë e këtij cikli dëgjesash për të kolauduar të gjithë planin e mbështetjes për këtë vit. Dua të fokusohem në një aspekt që ka të bëjë me mundësitë e pashfrytëzuara, pasi ne jemi mësuar që i referohemi buxhetit të shtetit, por ai është vetëm një nga komponentët e zinxhirit të financimit të bujqësisë. Komponentët e tjerë janë pak më të vështirë, por janë komponentët që do të bëhen gjithnjë dhe më të pranishme. Duhen të gjithë të përpiqen të mësohen dhe të aftësohen për t’i shfrytëzuar.
Mund të them me plot gojë, që puna e financimit të ideve që secili ka nuk është më problem. Ajo që është problem është mungesa e informacionit dhe përthithjes për t’i thithur ato para. Ne do të kemi më shumë fonde nga BE, por që lidhen drejtpërdrejt me atë se sa të aftë jemi ne që t’i thithim këto fonde. Për këtë duhen disa gjëra që lidhen me një dosje, e cila duhet të ketë brenda një projekt dhe argumentet pse ky projekt duhet financuar. Ne kemi vënë në dispozicion të bujqësisë 250 milionë euro. Ku të gjithë mund të shkojnë dhe të marrin kredi që janë me garanci nga shteti dhe norma e interesit është shumë e ulët.
Kjo garanci është shfrytëzuar shumë pak. Sepse për ta shfrytëzuar këtë garanci duhet një përgatitje, duhet një dosje dhe një projekt. Në këtë aspekt ka një mangësi që ne nuk po e adresojmë dot siç duhet, dhe ka të bëjë me pushtetin vendor. Bashkitë duhet të jenë më shumë aktivë me fermerët dhe bujqit. Nuk duhet të ketë asnjë problem për financimin. Bashkitë dhe ju mund të krijoni nukle dhe struktura të përbashkëta për t’i marrë këto financime. Janë aty financimet presin”, tha kryeministri Rama./abcnews.al
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla informon se ka nisur një tur dëgjesash me fermerët në të gjithë vendin, me qëllim përshtatjen sa më të mirë të skemës kombëtare të mbështetjes së fermerëve e nevojat që ata kanë. Gjatë vizitës në Kavajë dhe Rogozhinë, ministri theksoi rëndësinë e dëgjimit të fermerëve dhe përfshirjes së tyre në përshtatjen e skemës, duke u mundësuar të japin…
Mëngjesi i 9 prillit të vitit 2025 ishte tragjik për Habib Dinën nga Rahoveci. Në një hektar vresht në kodrat lindore të qytetit nuk kishte mbetur asnjë syth i padëmtuar.
Ngrica e orëve të para të mëngjesit, që zbriti nën -5 gradë, shkatërroi gjithçka.
“Kur kam dalë në vnesht, e kam pas krejt shkrumb… m’u ka dok si me i pas ra një mortajë”, thotë ai.
Ky fenomen goditi pjesën më të madhe të vreshtave të Rahovecit e Suharekës. Dëmi ishte i madh për të gjithë, pasi hardhitë e rrushit kishin filluar të lulëzojnë, pasi në mars temperaturat ishin mbi 20 gradë Celsius.
Përkundër përvojës familjare me breza, Habibi thotë se kishin të pamundur të parashikojnë një mot të tillë. Metodat tradicionale nuk pinë më ujë: kur bie shi, bie pafund duke shkaktuar vërshime, e kur fillon vapa, ajo zgjatë me javë pa asnjë rigë shiu.
Shkenca prapa "çmendurisë" së motit
Këto çrregullime janë derivat i drejtpërdrejt i ngrohjes globale, që e shkaktojmë vet ne njerëzit. Aktivitetet njerëzore, si djegia e lëndëve fosile, shpyllëzimi dhe bujqësia intensive kanë rritur emetimet e gazeve serrë si dioksidi i karbonit, metani dhe oksidi i azotit.
Ironikisht, vetë bujqësia është edhe viktimë, edhe shkaktare në një masë. Çdo lëvrim toke liron gazra në atmosferë, ndërsa përdorimi i plehrave kimike dhe blegtoria rrisin praninë e oksidit të azotit dhe metanit.
Këto gazra krijojnë një shtresë në atmosferë që bllokon nxehtësinë e diellit, duke rritur temperaturën mesatare të planetit.
Krejt këto ç’rregullime kanë burimin tek ndryshimet klimatike, që dukeshin të largëta për njerëzit në Kosovë para disa viteve.
Megjithatë, një raport i vitit 2024 nga NATO për Ndikimin e Klimës në Siguri ngriti alarmin në Kosovë. Vendi ynë ishte në pikën e kuqe të rajonit, ku pritet të përballemi me rritje më të shpejtë të temperaturave sesa mesatarja botërore, duke përjetuar valë të nxehta të gjata, përmbytje të përsëritura dhe zjarre pyjore gjithnjë e më të rrezikshme.
Kjo situatë, e kombinuar me rritjen e popullsisë dhe me menaxhimin e dobët të burimeve ujore, rrezikon të çojë vendin drejt mungesës serioze të ujit në dekadat e ardhshme.
Sipas raportit, “parashikimet e temperaturave më të larta dhe rritja e rrezikut nga zjarret, ulja e reshjeve dhe shtimi i popullsisë tregojnë se deri në vitin 2050, katër nga pesë pellgjet ujore të Kosovës mund të përballen me stres ose mungesë uji, gjë që mund të ndikojë në furnizimin me ujë si për popullsinë lokale, ashtu edhe për trupat e KFOR-it”.
Raporti i NATO-s i vitit 2024 thekson se në Kosovë, numri i ditëve me temperatura mbi 35°C mund të rritet nga 4.4 ditë në vit në periudhën 2020–2039 në mbi 39 ditë deri në fund të shekullit, në skenarin më të keq.
Viti 2024 ishte viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në histori me rreth 1.55 gradë celsius mbi nivelin paraindustrial. Por, ky rekord po ‘thyhet’ vit pas viti nga 2015-ta, sipas Organizatës Meteorologjike Botërore.
Ato ndodhin për shkak të rritjes së emetimeve të gazeve serrë si dioksidi i karbonit, metani dhe oksidi i azotit, të cilat çlirohen nga djegia e lëndëve djegëse fosile, shpyllëzimi, bujqësia intensive dhe industria.
Këto gazra grumbullohen në atmosferë dhe bllokojnë nxehtësinë e diellit brenda hapësirës tokësore, duke shkaktuar ngrohje globale. Si pasojë, ndryshojnë modelet e reshjeve, rritet frekuenca e thatësirave, përmbytjeve dhe valëve të nxehtësisë, gjë që ndikon drejtpërdrejt tek ne. E kështu vijnë ndryshimet klimatike, që një prej caqeve e kanë bujqësinë.
“Bujqësia s’është më si dikur”
Ecnim mes rreshtave të vreshtave në Rahovec bashkë me Habib Dinën. Ai ka një jetë në vreshta. Familjarisht gjithmonë kanë punuar. Duket që më lehtë ec mes hardhive se sa në asfalt.
Dëshira për ta avancuar jehonën e rrushit të qytetit të tij nuk e ka lënë edhe pa aktivitet shoqëror, duke e themeluar dhe udhëhequr Shoqatën e vreshtarëve.
Ai së bashku me vreshtarët e tjerë kërkuan ndihmë edhe për dëmin e shkaktuar nga ngricat e fillimit të vitit 2025.
Me ta u morën fillimisht Ministria e Bujqësisë e tutje Komuna e Rahovecit, por nuk u kompensua për dëmet e ngricave. Vizita në terren, raporte dhe aty përfundoi gjithçka. Në llogaritë e tyre nuk u derdh asnjë cent.
Habib Dina frikësohet se të tilla “sulme” nga natyra mund të jenë më të shpeshta, marrë parasysh trendin e 15 viteve të fundit.
“Nga viti 2010 e tutje ka filluar ndryshimi. Ka ra breshër shumë, gati çdo vit e shkatërronte një territor të vreshtave”, thotë ai, teksa kujton se si, në verat e fundit, reshjet e breshrit janë shndërruar në kërcënim të përvitshëm, shpesh duke rënë edhe natën.
“Para katër viteve ka ra breshër në ora 22:00. Natën nuk ka ra kurrë bre breshër, rrallë e rrallë herë. Kjo tregon se moti është ç’rregullu”, shton ai, duke tundur kokën.
Megjithatë, ai tregon për parashikimin tradicional që ju ka ndihmuar dikur, “nëse dita ka qenë e nxehtë e nata e çelne, gjasat për brymë janë 100%. Aty mundesh me e mbrojt hardhinë me tym, ose me ujë. Në shtetet e zhvilluara përdorin sisteme që lagin vreshtin gjatë natës. Kështu e heqin të ftohtin. Ne kemi ndezë kashtë edhe goma nëpër vresht dhe e kemi mujtë të ftohtit”, kujton ai, që në -6 gradë këto masa parandaluese nuk kryejnë punë.
Por, breshëri e ngrica janë vetëm fillimi i tregimit të tij. “Këto katër vitet e fundit ka nisë mos me pas borë gjatë dimrit”, shpjegon Habibi. “E bora ndikon në resurset nëntokësore që nuk ngihet toka me ujë. E kur nuk ngihet toka, nuk ka as pusetë që me nxjerr ujë për me ujit. Sistemet e ujitjes nuk janë të shpërndara më pas”.
Mungesa e ujit është ndër pikat më të brishta të bujqësisë në Kosovë.
Inxhinieri i bujqësisë, shumë vjet udhëheqës i programit të USAID-it për bujqësi, Fatmir Selimi shpjegon se nga 280 mijë hektarë me potencial për ujitje, vetëm rreth 20 mijë janë realisht nën ujitje.
“Sistemi i ujitjes përdoret vetëm në 10–15% të kapaciteteve ekzistuese”, thotë Selimi, duke theksuar se mungesa e dijes tek bujqit në shumë raste dhe mungesa e planifikimit për përdorimin e ujit e rëndon problemin.
Ai thotë se sistemet moderne të ujitjes, si ato pikë–pikë dhe digjitalizimi i tyre, po hyjnë ngadalë në përdorim, por pa një strategji të qëndrueshme për menaxhimin e ujit, çdo verë e nxehtë e kthen mungesën e ujit në krizë.
Ky ç’ekuilibër nuk përfundon më kaq. Vreshtaria është një nga sektorët më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike. Rrushi kërkon ekuilibër midis diellit dhe shiut, nxehtësisë dhe lagështisë.
“Thatësia ndikon në rendiment, në pjekje, në kohën kur del rrushi”, shpjegon Habibi, “nëse rrushi ka pas kushte normale me dalë me datën 1 shtator, nga thatësia ai s’mundet edhe mbetet i imët, nuk ka kualitet.”
Vera e vitit 2024, kujton ai, ishte ndër më të nxehtat ndonjëherë, “temperaturat kanë arrit deri në 44 gradë. Edhe nata ka qenë e nxehtë, e këtë vit veç pak më e flladitshme”.
Në kushte të tilla, prodhimi bie, cilësia ulet, dhe tregu humbet.
“Kur del rrushi pa kualitet, importi të mund. Tregtarët largohen, e humb klientin”, tregon ai.
Në mungesë të sistemit të ujitjes dhe pajisjeve mbrojtëse, fermerët përballen të pambrojtur.
“Nuk jemi të përgatitur, as nuk ka kushte. Qeveria nuk është interesu. Ne veç çka është prej Zotit”, thotë Habibi me një ton dorëheqjeje.
Për të, vreshtaria nuk është vetëm punë, por pasuri kombëtare që duhet ruajtur. “Vreshtaria e Kosovës është pasuri. Duhet me pas ligj për me e mbrojt”, thotë me bindje.
Këtë hall ai thotë se nuk e kishin menduar, pasi dikur ka qenë disi e projektuar të funksionojë si duhet.
“Atëherë ka qenë në vijë, si e programume, pritshe me ra shi qat javë, edhe bike. Borë ka pas. Ka pas stinë. E tash s’ke as pranverë, as vjeshtë”, thotë teksa buzëqesh lehtë, si të kujtonte një rend natyror që s’kthehet më.
“Pranvera po bëhet e ftohtë, po kthehet kah dimri, e vjeshta po merr nxehtë. Në vitin 2024 pemët kanë lulëzu në vjeshtë. Ajo ia ka prish ciklin. Çdo ndryshim që ndodh, patjetër që e ka efektin e vet”.
Sipas ekspertit të bujqësisë Fatmir Selimi, bujqësia e Kosovës nuk është përgatitur për një klimë që ka ndryshuar kaq shpejt.
“Bujqësia e Kosovës ka qenë e mësuar me kushtet përafërsisht të njëjta gjatë viteve dhe pasi ka filluar ndryshimi në këto 10 deri 15 vitet e fundit, bujqit po ndryshojnë dhe po tentojnë me ju përshtatë kushteve të reja”, thotë ai, duke treguar se përshtatja nuk po ndodhë e plotë.
Raportet e ministrisë
Tregimi i Habibit nuk është i vetëm. Ato që ai i ka bartë në shpinën e tij, e tregojnë edhe raportet zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë. Pasojat e ndryshimeve klimatike lexohen qartë në Raportet e Gjelbra të viteve të fundit.
Në Raportin e Gjelbër të vitit 2023, sektori i pemëve paraqitet si një nga më të prekurit nga ndryshimet klimatike. Aty thuhet se rendimentet e mollëve, dardhave dhe kumbullave kanë rënë dukshëm për shkak të ngricave të prillit që dëmtuan frutat e hershme, ndërsa temperaturat ekstreme dhe mungesa e reshjeve në verë çuan në tkurrje të prodhimit në kulturat që kërkojnë lagështi të vazhdueshme, si rrushi dhe pjeshka.
Në të njëjtin raport, përmendet se rendimentet e grurit dhe misrit në rajonet e Dukagjinit e Anadrinit ishin më të ulëta për shkak të thatësisë gjatë fazës së pjekjes, çka solli kokrra më të vogla dhe cilësi më të dobët.
E njëjta gjendje pasqyrohet edhe në Raportin e Gjelbër të vitit 2022, ku Ministria konstaton se periudhat e zgjatura të thatësirës dhe temperaturat e larta gjatë verës kishin shkaktuar ulje të rendimenteve të drithërave dhe dëmtime të kulturave në perime. Po aty theksohet se breshëri dhe reshjet e forta në muajt maj–qershor kishin shkatërruar pjesërisht prodhimin në Rahovec e Suharekë, duke e lënë një pjesë të fermerëve pa të ardhura. Në raport, për herë të parë, përmendet se “ndryshimet klimatike po krijojnë pasiguri të madhe në planifikimin bujqësor”.
Në Raportin e Gjelbër 2021, kjo pasiguri shihet në mungesën të borës gjatë dimrit dhe në mungesën e reshjeve të pranverës që kanë ndikuar në uljen e rendimenteve. Ministria konstaton se rendimenti i grurit dhe misrit ishte më i ulët se në vitin 2020, ndërsa në sektorin e pemëve vërehet se “lulëzimi i vonuar dhe temperaturat e larta gjatë verës kanë ndikuar në cilësinë e frutave”. Raporti paralajmëron për “ndryshime të papritura të temperaturave” që shkaktojnë stres në bimë, një dukuri që bujqit tashmë e përjetojnë çdo sezon.
Nëse kthehemi edhe më herët, Raporti i Gjelbër i vitit 2019 kishte qenë një ndër të parët që kishte paralajmëruar drejtimin që do të merrte klima. Në të dokumentohet se temperaturat mesatare vjetore për periudhën 2002–2018 kishin shënuar rritje të ndjeshme, ndërsa sasia e reshjeve kishte rënë në mënyrë të vazhdueshme.
Ky raport lidh drejtpërdrejt këto ndryshime me rënien e rendimenteve në disa kultura bazë, si gruri dhe patatja, të cilat u përballën me mungesë uji dhe reshje të pakontrolluara gjatë sezonit të mbjelljeve. Ministria kishte paralajmëruar që “kushtet klimatike të paqëndrueshme po ndikojnë në ciklet prodhuese dhe në koston e prodhimit bujqësor”, një vërejtje që sot tingëllon si parashikim i përmbushur.
Sipas inxhinierit të bujqësisë Fatmir Selimi, shumë bujq kanë filluar të kuptojnë se ndryshimi është i pashmangshëm, dhe po e përballojnë atë me dije. Ai thotë se bujqit po modernizohen, po bëjnë analiza të tokës dhe ujit, po marrin këshilla teknike dhe po i përshtatin kulturat dhe teknologjitë me kërkesat e tregut dhe me klimën e re.
“Efikasiteti në prodhimtari është rritur pasi që bujqit kanë rritur njohuritë, këshillohen me ekspertë privat, marrin këshilla nga barnatoret bujqësore dhe përdorin inpute dhe teknologji të reja që të rrisin prodhimtarinë dhe kualitetin dhe të zvogëlojnë koston e prodhimit”, thotë ai.
Kjo përshtatje e bujqve sipas tij shihet tek gruri ku përdorimi i variteteve të reja ka sjellë rritje të rendimentit, teksa zhvendosja e prodhimtarisë në masë të madhe në sera edhe të digjitalizuara, farave hibride e plehrave cilësorë, po i mban bujqit në lojë.
Sidoqoftë, Selimi kujton se ndikimi i klimës i prek pothuaj të gjitha kulturat, por goditje më të fortë jep te pemët dhe perimet. Efekti është jo vetëm një sezonal, por që humbja e investimit nga dëmi që mund t’i bëj ngrica, breshëri apo thatësia, një bujk e demoralizon për të vazhduar tutje dhe ju shton frikë bujqve të rinj.
Ai tregon se “në vitet e fundit kemi pas reshje të tepërta në muajin maj dhe qershor që ka ndikuar në mospunim të tokës dhe zvogëlim të rendimentit”, duke shtuar se reshjet e tepërta çojnë në situatën kur kulturat bujqësore sulmohen nga sëmundje që shkatërrojnë gjithë rendimentin.
Bashkim Kastrati nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, hidrolog që përcjell ndryshimet klimatike, në analizat e tij ka treguar se nëse krahasojmë vitet 1991-2015 me vitet 2016-2024 rënia në sasinë mesatare të reshjeve është afër 14 milimetra. Gjithashtu, një krahasim në sasinë mesatare të reshjeve në nivel vendi nga 2015-2024 ka një rënie 4.4%. Megjithatë, nëpër vite edhe sikur sasia e reshjeve mos të ketë ndryshuar shumë, problemi që sjell ndryshimi klimatik është tek shpërndarja e reshjeve nëpër muaj.
“Pranvera po karakterizohet gjithnjë e më shumë me reshje intensive dhe të përqendruara në periudha të shkurtra. Këto shira të rrëmbyeshëm nuk arrijnë të përthithen nga toka, duke shkaktuar erozion, largim të lëndëve ushqyese dhe vështirësi në mbjelljet e hershme. Ndërkohë, numri i ditëve me reshje të moderuara po zvogëlohet, çka e bën furnizimin natyror të tokës me ujë shumë të paqëndrueshëm”, tregon Kastrati.
Duke u kthyer në Kosovë, Kastrati tregon që kur shihen modelet dhe diagramet e reshjeve, vërehet qartazi se vera është e thatë, e temperatura mbi 35 gradë me ditë të tëra.
“Të dhënat e paraqitura tregojnë se muajt verorë po shënojnë një rënie të rëndësishme të reshjeve, e cila në disa skenarë mund të arrijë deri në –50%. Ky deficit shoqërohet me temperatura më të larta, avullim më të madh dhe mungesë të ditëve me shi të njëpasnjëshme, duke krijuar kushte për thatësira agrometeorologjike”, tregon ai.
Regional Rural Development Standing Working Group kanë bërë një analizë për Ballkanin Perëndimor ku trajtojnë rrezikun e ndryshimeve klimatike. Ajo që parashikohet deri në vitin 2050 duke u bazuar në Shërbimin për Indikatorët e Ujit në Adaptimin ndaj Ndryshimeve Klimatike (SWICCA) për të ardhmen në aspektin e reshjeve është shqetësuese.
“Sipas kësaj parashikimi, shihet se gjatë periudhës qershor–tetor do të ketë më pak reshje, duke filluar nga 4.8% në qershor deri në 11.9% në korrik, ndërsa temperaturat do të rriten nga 1.5 në 3°C në të njëjtën periudhë. Në pjesën tjetër të vitit, nëntor–maj, reshjet do të rriten nga 7.6% në dhjetor deri në 17.6% në shkurt, gjë që mund të shkaktojë përmbytje”, thuhet aty. Ashtu sikur edhe nisi në 18 dhe 19 nëntor të viti 2025, kur brenda dy ditëve pati reshje dhe përmbytje në disa zona të Kosovës.
Këtë rrezik e konfirmon edhe Ministria e Bujqësisë, duke thënë se nëse trendet klimatike vazhdojnë, do të ketë rrezik serioz në ulje të rendimenteve, stres ujor e erozion, bujqësia do të përballet me rreziqe serioze (ulje të rendimenteve, ulje në të ardhura, stres ujor e erozion.
‘Bujqit presin shtetin që s’po u vjen’
Fakti i konfirmuar nëpër raportet e Gjelbra të ministrisë nuk përcillet me veprime që vërehen. Përveç subvencionimit dhe granteve, bujqit kanë nevojë për dorën e shtetit edhe në rastet kur kulturat e tyre bujqësore dëmtohen nga kushtet ekstreme natyrore.
Ngrica e prillit në vreshta bëri dëme shumë të mëdha. Në dokumentin e vlerësimit të dëmeve në terren nga komisioni i ministrisë, kemi parë që është mbi 7 milionë euro, duke prekur prej 20 deri 70% të varieteteve të vreshtave.
Duke ditur që bujqësia është një prej sektorëve kryesorë në Kosovë, për Fatmir Selimin fatkeqësisht deri tash ka pasur improvizime dhe jo një strategji serioze.
“Kosova ka nevojë urgjente për Strategjinë e përballimit me ndryshime klimatike në bujqësi, për diversifikim të kulturave bujqësore dhe një politikë të qartë për përdorimin e ujit, tokës dhe pyjeve si burime natyrore”, thotë ai që për shumë vjet ka ndihmuar në këto aspekte përmes organizatave ndërkombëtare.
Këto politika, sipas Selimit, nuk mund të mbesin vetëm në letër, dhe jo vetëm në nivel qendror, por edhe në atë lokal.
Në nivel kombëtar ai sheh nevojën për ligje, rregullore dhe kritere të qarta që adresojnë ndryshimet klimatike, ndërsa niveli lokal duhet t’i zbresë këto në praktikë, përmes kushteve konkrete dhe këshillimit të bujqve.
Në anën tjetër ministria thotë se ata parashikojnë të gjitha këto në strategji dhe në planin e veprimit të tyre, në të cilin janë paraparë investime prej planeve të menaxhimit e deri te sigurimi e kompensimi.
Por, në këtë peizazh bujqësor, ngecjet më të mëdha ai i sheh pikërisht aty ku duhej të ishin zgjidhjet. Sipas tij, sektori bujqësor ka bërë përpjekje të modernizohet dhe të përdorë teknologji të reja për të zvogëluar dëmet nga klima, por institucionet kanë mbetur prapa.
“Ngecjet më të mëdha janë në zhvillimin e politikave përkrahëse që mund të zbatohen në praktikë dhe zhvillimi i informative të sakta dhe dijenisë se si duhet të ballafaqohet me këto ndryshime dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në Kosovë”, thotë Selimi.
Një prej boshllëqeve më të mëdha është mungesa e një sistemi funksional të sigurimeve bujqësore, pikërisht në një kohë kur dëmet nga thatësirat, përmbytjet, breshëri dhe ngricat po rriten nga viti në vit.
Selimi kujton se “procesi i zhvillimit të sigurimeve bujqësore ka filluar nga viti 2014 nëpërmjet një studimi që ka zhvilluar programi për bujqësi i USAID-it NOA (New Opportunities for Agriculture) me kërkesë të Ministrisë së Bujqësisë”. Më pas, me mbështetjen e IFC/Bankës Botërore, është ndërtuar një model sigurimesh që është testuar dhe ka funksionuar deri në vitin 2023.
Por, ndryshimet ligjore e kanë lënë këtë sistem në ajër.
“Ministria e Bujqësisë ka vendosë me Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të zhvendosë sigurimet bujqësore nga përkrahja direkte/subvencionet në përkrahje me grante dhe deri më tani nuk ka arrit ta zbatojë këtë sistem të ri”, shpjegon ai.
Ministria nuk e zë në gojë këtë zhvillim, por ata qasen duke treguar rreth kompanive private të sigurimeve që prej 2023 e tutje nuk kanë ofruar më polica të sigurimit.
“Disa kompani të sigurimeve kanë ofruar polica të sigurimit bujqësor deri në vitin 2023. Megjithëse ekziston Masa për Sigurime Bujqësore, gjatë vitit 2024 këto kompani nuk kanë ofruar polica të sigurimit bujqësor”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Për Selimin, sigurimet janë një prej mjeteve të pakta që mund ta bëjnë bujqësinë më pak të rrezikshme në kohë krize klimatike. “Sigurimet bujqësore duhet të përkrahin bujqit që të zvogëlojnë rrezikun nga dëmet që nuk i kemi planifikuar dhe të mbulojë shpenzimet të cilat bujku nuk ka mundësi të i rekuperojë”, thotë ai.
Efekti ekonomik
Ndryshimet klimatike në një ambient sikur ky i Kosovës ku parandalimi dhe përballja me të është në nivel të ulët, aq sa Ministria e Bujqësisë nuk ka asnjë vlerësim të detajuar, të nivelit të humbjeve të fermerëve të shpërndara sipas thatësirës apo përmbytjeve, ngricave apo faktorë të tjerë, bëhen edhe më të dukshme.
E pasojat në ekonomi nga ndryshimet klimatike janë të shumta.
Së pari, nëse një kulturë bujqësore nuk ka rendiment në Kosovë, menjëherë hapet rruga nga tregtarët për ta importuar atë. Importi i një kulture bujqësore do të thotë rritje e çmimit për atë dhe ndikim negativ në rritjen ekonomike.
Raportet e çmimeve të prodhimeve dhe çmimet në bujqësi nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, e paraqesin këtë gjendje qartazi.
Tremujori i dytë i vitit 2025 tregon një rritje të çmimeve të prodhimeve bujqësore për 8% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024. Njëjtë edhe në tremujorin e tretë i vitit 2025, që e tregon se rritja vazhdon të jetë në nivel të njëjtë me vitin paraprak, duke shënuar 8.2% rritje.
Nëse analizojmë pemët dhe perimet si baza e shportës së konsumatorit, rritja në tremujorin e tretë, si muaj që mbushin tregun me pemë dhe perime, shihet qartazi rritja e cila është eksponenciale prej vitit 2020.
Vetëm importin e rrushit të tryezës për vitin 2025 në Kosovë për periudhën janar-nëntor, del se kemi importuar diku pak më shumë se 3 tonë rrush, me vlerë të mallit 3.34 milionë euro, që me taksë të doganës dhe TVSH, shkon në total diku 4 milionë euro.
Rasti me ngrica në prill na e nxjerr qartë efektin. Në vitin 2025 kemi importuar më shumë rrush se sa vitin 2024. Afër 1 ton rrush i freskët i tryezës është importuar më shumë se sa në vitin 2024.
Kurse për 2025 në periudhën janar-nëntor, vetëm speca të freskët, sipas Doganës së Kosovës, janë importuar afër 11.5 tonë speca të freskët, në vlerë të mallit afër 10.3 milionë euro, që i shtohen afër 130,000 euro taksë doganore, 1.8 milion euro TVSH dhe një pjesa tjetër e kostove të transportit.
Kështu ndikon mungesa e produktit vendor, duke u zëvendësuar me produkt të importit.
Sipas Fatmir Selimit, ndikimi ekonomik i ndryshimeve klimatike në bujqësinë e Kosovës është tashmë i dukshëm dhe po reflektohet drejtpërdrejt në të ardhurat e fermerëve dhe në stabilitetin e tregut ushqimor. Ai vlerëson se humbjet nga thatësirat, përmbytjet dhe valët ekstreme të nxehtësisë po rrisin koston e prodhimit, duke e bërë bujqësinë gjithnjë e më pak të parashikueshme financiarisht. Rendimentet e paqëndrueshme, sipas tij, po ndikojnë edhe në çmimet e produkteve bujqësore, duke rritur varësinë nga importi dhe duke dobësuar konkurrueshmërinë e prodhuesve vendorë.
Në shumë raste, dëmet klimatike nuk kompensohen, çka i shtyn fermerët drejt borxheve ose heqjes dorë nga prodhimi.
Bujqve kosovarë nuk u janë ulur të hyrat vetëm nga dështimi i zhvillimit të kulturave për shkak të ndodhive natyrore që shkaktohen nga ndryshimet klimatike. Atyre u janë shtrenjtuar edhe inputet që i përdorin për të punuar.
Agjencia e Statistikave të Kosovës në raportin e tyre për Indeksin e Çmimeve të Inputeve dhe Çmimet në Bujqësi 2020–2024, konstaton se ka një rritje të ndjeshme të kostove për inputet bujqësore, veçanërisht krahasuar me vitin bazë 2020. Sipas të dhënave, indeksi i përgjithshëm i inputeve bujqësore në vitin 2024 është rritur me 39.6% krahasuar me vitin 2020. Inputet që lidhen me investimet bujqësore, si makineritë, pajisjet dhe ndërtesat e fermave, kanë shënuar rritjen më të madhe. Indeksi i këtij grupi është rritur me 55.8% në vitin 2024 krahasuar me vitin 2020.
Për bujqit tashmë është e nevojshme një linjë e qartë për investime vetëm në përballje me ndryshime klimatike, sikur janë sistemet e mbrojtjes nga breshëri, drenazhimet për t’i shpëtuar përmbytjeve, kanalet e ujitjes për luftë kundër thatësisë e forma të shpërndarjes së ujit apo ngrohësve për t’i shpëtuar ngricave.
Me shpresë të vogël, herë më mirë e herë më keq, bujqit vazhdojnë luftën e tyre ndaj ndryshimeve klimatike dhe luftën e mbijetesës me këtë veprimtari.
“Funksioni i vetëm i parashikimeve ekonomike është ta bëjë astrologjinë të duket më e respektueshme”, thoshte ekonomisti i njohur amerikan John Kenneth Galbraith. Shqipëria hyri vitet e fundit në një moment relativisht të favorshëm ekonomik, e shtyrë nga bumi i fortë turistik që nxiti rritje të shpejtë, hyrje valutore dhe pritshmëri të larta nga shumë […]
TIRANË, 3 janar /ATSH/ Nga data 1 janar 2026 ka nisur zbatimi i skemës së kompensimit të TVSH-së 10% për fermerët që do të shesin prodhimet e tyre bujqësore tek grumbulluesit, përpunuesit apo agroturizmet e certifikuara.
Ligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar” i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pjesë e paketës së re fiskale 2026, përcakton se kompensimi i TVSH-së 10% të fermerëve do të bëhet mbi vlerën e faturave të lëshuara nga blerësi i produkteve të tyre bujqësore.
Për fermerët e pajisur me NIPT tatimor, pra që nuk janë subjekte të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), ligji parashikon se fatura e shitjes apo autofatura lëshohet prej blerësve të mallrave bujqësore.
Në total, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, nga viti 2018 deri në shtator 2025 janë të pajisur me NIPT tatimor 110 mijë fermerë.
Ky është një hap strategjik në mbështetje të fermerëve dhe prodhimit vendas, duke synuar rritjen e konkurrueshmërisë së bujqësisë shqiptare në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.
Koordinatori i programit ekonomik në PD, Dorjan Teliti ka reaguar lidhur me situatën ekonomike në vend, duke e cilësuar “rritjen ekonomike” të raportuar nga qeveria si një realitet vetëm në letër.
Duke iu referuar të dhënave zyrtare të INSTAT për tremujorin e tretë të vitit 2025, Teliti thekson se bujqësia dhe industria, dy shtyllat kryesore prodhuese të ekonomisë shqiptare, vijojnë të jenë në recesion për të tretin vit radhazi.
Ndërsa ekonomia reale, sipas tij, po tkurret me pasoja të drejtpërdrejta duke sjellë varfërim dhe emigracion.
“Kjo nuk është rritje ekonomike. Kjo është propagandë statistikash mbi një krizë reale 3-vjeçare të sektorëve që prodhojnë, punësojnë dhe mbajnë gjallë ekonominë. Pa bujqësi dhe pa industri, nuk ka zhvillim – ka vetëm varfërim dhe emigracion”, thekson Teliti.
Reagimi
RRITJE EKONOMIKE NË LETËR, RECESION NË TERREN!
Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë 2025, dy shtyllat prodhuese të ekonomisë shqiptare janë sërish në recesion – për të tretin vit radhazi. Konkretisht “bujqësia” –1.73% dhe “industria” –4.75%.
Ndërkohë që qeveria krenohet me “rritje ekonomike”, prodhimi bie, fshati varfërohet, fabrikat falimentojnë apo ngadalësojnë prodhimin në rastin më të mirë dhe ekonomia reale tkurret.
Ironia? Ekonomia “rritet” pa bujqësi. Ekonomia “rritet” pa industri. Ekonomia “rritet” pa prodhim.
Kjo nuk është rritje ekonomike. Kjo është propagandë statistikash mbi një krizë reale 3-vjeçare të sektorëve që prodhojnë, punësojnë dhe mbajnë gjallë ekonominë.
Pa bujqësi dhe pa industri, nuk ka zhvillim – ka vetëm varfërim dhe emigracion.
Mënyra se si po rritet Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) tregon se ekonomia po mbështetet gjithnjë e më pak te sektorët tradicionalë prodhues dhe gjithnjë e më shumë te shërbimet, ndërsa bujqësia dhe industria vijojnë të japin kontribut negativ në zgjerimin e ekonomisë. Të dhënat e fundit nga INSTAT tregojnë se ekonomia u rrit me […]
Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë javë platformën e re “EuroAgro Albania”, një instrument praktik dhe i domosdoshëm për përgatitjen e sektorit bujqësor dhe ushqimor për tregun e përbashkët europian. Gjatë podkastit “Flasim”, Rama theksoi se kapitujt 11, 12 dhe 13, që lidhen me bujqësinë, janë thelbësorë në procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Kryeministri Edi Rama, në një aktivitet me fermerët, theksoi se kontrata me BE-në për bujqësinë është më e vështira.
“Planin e veprimit dhe domosdoshmërinë e ndërveprimit mes nesh në mënyrë që bujqësia të përballojë sfidën e tregut evropian në kontekstin e Shqipërisë anëtare të BE. Dua që të flas shumë hapur me ju, duke iu thënë se kjo sfidë ka dy anë, anën e errët dhe të ndritur. Ana e errët është ajo që pret cdokënd prej jush që nuk është i përgatitur për atë ditë sepse negociatat me BE dhe marrëveshja e anëtarësimit nuk janë fjalë dhe as procese thjesht të lidhura me çfarë shkruajmë në letër, por kontratë shtetërore shumë komplekse ku cdo faktor shtetëror dhe shoqëror duhet ti përgjigjet kontratës. Kontrata për bujqësinë është më e vështira, sic ka treguar eksperienca e vendeve të tjera dhe më e mirëpritura pë rata që janë të përgatirur për tu përballur me kushtet, sytandartet, kontrollet që burojnë nga cilësia e lartë e sigurisë dhe e produkteve kur vjen puna pët të qenë lojtarë në tregun e bashkuar evropian. Por unë besoj shumë te ju dhe të gjithë ata që në kushtet të pakrahasueshme me sot një dekadë më parë ishin aty te toka dhe përballeshin me një sfidë mbijetese të jashtëzakonshme.
Kush e ka kaluar atë sfidë ka më besim se do ta kalojë edhe këtë sfidë. Janë të natyrave të ndryshme porn ë thelb kanë të bëjnë me vullnetin për të bërë sukses sepse asokohe bujqësia shqiptare ishte një sektor i braktisur totalisht, një dekadë e pak më parë. Numri i fermerëve që merrnin një mbështetje simbolike nga shteti ishte 5600. Sot është 67 500.
Nuk bëhet fjalë për mbështetje simbolike, por mbështetje që peshon në portofolin e fermës. Eksportet ishin thjesht dhe vetëm një aktivitet i një grushti njerëzish që ia kishin dalë deri aty dhe deificiti tregtar ishte një katastrofë unikale në rajon se në Evropë nuk po bëjmë krahasime për cdo euro të eksportuar ne importonim 9 euro në ushqim. Ndërkohë që sot produktet tona shkojnë në 80 vende të botës dhe eksportet kanë kaluar në gjysmë mld euro dhe dificiti është ulir ngha 1 me 9 në 1 me 3 dhe përpjekja jonë është që të shkojmë drejt 1 me 2.
Marrëveshja me BE është kontratë shtetërore e të gjithë faktorëve dhe për të gjithë faktorët institucionalë dhe shoqërorë. Për fermerët është kontratë që kërkon standarte dhe cilësi, teknologji dhe dixhitalizim, organizim të sofistikuar dhe mbështetje, e cila do të vijë duke u rritur vit pas viti.”, theksoi Rama.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi se mbështetja për bujqësinë shqiptare jo vetëm që nuk do të mungojë, por do të rritet vit pas viti, duke synuar forcimin e fermës shqiptare dhe nxitjen e investimeve në sektorin bujqësor.
Rama theksoi se mbështetja e drejtpërdrejtë për bujqësinë pritet të arrijë në 100 milionë euro.
Sipas tij, edhe Banka e Shqipërisë ka vënë në dispozicion një linjë kredie inovative, ndërsa instrumente financimi do të ofrohen edhe përmes agrokredisë dhe Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), me mbështetjen e Bashkimit Evropian.
Kryeministri u shpreh se synimi i qeverisë është që financimi të mos jetë më pengesë për fermerët dhe sipërmarrësit në bujqësi.
Ai shtoi se çdo projekt i qëndrueshëm, i mbështetur me dije dhe plan të qartë nga aplikantët, do të financohet, në një formë ose në një tjetër. Ai garantoi fermerët me akses më të gjerë në burime financiare për zhvillimin e bujqësisë shqiptare.
“Mbështetja jo vetëm nuk do mungojë, por do rritet vit pas viti. Me rritjen e mbështetjes së drejtpërdrejtë, që duam ta çojmë në 100 milionë euro, me mbështetjen e Bankës së Zhvillimit, e cila tashmë është regjistruar dhe ka gati planin për të filluar të jetësojë aktivitetin e vet. Me mbështetjen e Bankës së Shqipërisë, që ka vënë në dispozicion një linjë kredie inovative, me mbështetjen e agrokrediti, që është vënë në lëvizje dhe me mbështetjen e AZHBR dhe mbështetjes së Bashkimit Evropian përmes AZHBR, ne do të arrijmë t’i vëmë në dispozicion bujqësisë shqiptare dhe fermës shqiptare dhe të gjithë ata që duan të jetojnë me tokën një fakt: për askënd nuk do jetë çështje lekësh, nuk do jetë çështje fondesh për gjithkënd do jetë çështje e projektit të duhur dhe e garancive të duhura të dijeve për zbatimin e projektit. Çdo projekt që do jetë i duhur dhe që do mbështetet me dije nga çdo aplikant, nuk diskutohet që do financohe , në një rrugë ose në një tjetër”, tha kryeministri Rama/abcnews.al
Pas çeljes së Grupit të Kapitullit 5 në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, u prezantua këtë të hënë hapja e një faze të re për bujqësinë shqiptare, me Kapitujt 11, 12 dhe 13 në qendër të reformave drejt Bashkimit Europian.
Në aktivitetin “Me fermerët në Shqipërinë 2030” kryeministri Edi Rama u shpreh se kontrata për bujqësinë është kontrata më e vështirë, e cila sipas tij ka dy anë të medaljes, atë të errët dhe të ndritur.
“Një tjetër takim këtë herë për një takim pune organizuar nga Ministria e Bujqësisë për të folur për planin e veprimit dhe domosdoshmërinë e ndërveprimit që bujqësia shqiptare të përballojë sfidën e tregut europian në kontekstin e Shqipërisë, anëtare e BE. Kjo sfidë ka dy anë, ka anën e saj të errët dhe të ndritur. Ana e errët është ajo që pret cdo kënd që nuk është i përgatitur për atë ditë. Negociatat me BE dhe marrëveshja e anëtarësimit nuk janë fjalë dhe as procese të lidhura me cfarë shkruajmë në letër, por janë kontratë shtetërore shumë komplekse. Kontrata për bujqësinë është më e vështira, ashtu sic është edhe më e mirëpritura për ata që janë të përgatitur për t’u përballur me kushtet e kontrollet. Unë besoj shumë te ju dhe te ata që në kushtet të pakrahasueshme me sot, një dekadë më parë ishin te toka dhe përballeshin me një sfidë mbijetese të jashtëzakonshme. Kush e ka kaluar atë sfidë kam besim se do e kalojë edhe këtë. Ka të bëjë me vullnetin për të bërë sukses. Asokohe bujqësia ishte një sektor i braktisur totalisht. Numri I fermerëve që merrnin mbështetje nga shteti ishte 5600 sot është 67 500, dhe është një mbështetje që peshon në portofolin e fermës.”- u shpreh Rama.
Këtë të hënë, kryeministri i vendit Edi Rama, teksa po merr pjesë në aktivitetin “Me fermerët në Shqipërinë 2030”, theksoi se kontrata me BE-në për bujqësinë është më e vështira.
Sipas tij, marrëveshja me Unionin evropian është një kontratë shtetërore që përfshin të gjitha faktorët.
“Kontrata për bujqësinë është më e vështira, siç ka treguar eksperienca e vendeve të tjera dhe më e mirëpritura për ata që janë të përgatitur për t’u përballur me kushtet, standartet, kontrollet që burojnë nga cilësia e lartë e sigurisë dhe e produkteve kur vjen puna për të qenë lojtarë në tregun e bashkuar evropian”, shprehet Rama.
Gjithashtu, kreu i qeverisë shoti se sektori i bujqësisë ishte i braktisur më shumë se një dekadë më parë, duke shtuar se tani “produktet tona shkojnë në 80 vende të botës dhe eksportet kanë kaluar në gjysmë mld euro”.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Planin e veprimit dhe domosdoshmërinë e ndërveprimit mes nesh në mënyrë që bujqësia të përballojë sfidën e tregut evropian në kontekstin e Shqipërisë anëtare të BE. Dua që të flas shumë hapur me ju, duke iu thënë se kjo sfidë ka dy anë, anën e errët dhe të ndritur.
Ana e errët është ajo që pret çdokënd prej jush që nuk është i përgatitur për atë ditë sepse negociatat me BE dhe marrëveshja e anëtarësimit nuk janë fjalë dhe as procese thjesht të lidhura me çfarë shkruajmë në letër, por kontratë shtetërore shumë komplekse ku çdo faktor shtetëror dhe shoqëror duhet t’i përgjigjet kontratës. Kontrata për bujqësinë është më e vështira, siç ka treguar eksperienca e vendeve të tjera dhe më e mirëpritura për ata që janë të përgatitur për t’u përballur me kushtet, standartet, kontrollet që burojnë nga cilësia e lartë e sigurisë dhe e produkteve kur vjen puna për të qenë lojtarë në tregun e bashkuar evropian.
Por unë besoj shumë te ju dhe të gjithë ata që në kushtet të pakrahasueshme me sot një dekadë më parë ishin aty te toka dhe përballeshin me një sfidë mbijetese të jashtëzakonshme. Kush e ka kaluar atë sfidë ka më besim se do ta kalojë edhe këtë sfidë. Janë të natyrave të ndryshme por në thelb kanë të bëjnë me vullnetin për të bërë sukses sepse asokohe bujqësia shqiptare ishte një sektor i braktisur totalisht, një dekadë e pak më parë. Numri I fermerëve që merrnin një mbështetje simbolike nga shteti ishte 5600. Sot është 67 500.
Nuk bëhet fjalë për mbështetje simbolike, por mbështetje që peshon në portofolin e fermës. Eksportet ishin thjesht dhe vetëm një aktivitet i një grushti njerëzish që ia kishin dalë deri aty dhe deificiti tregtar ishte një katastrofë unikale në rajon se në Evropë nuk po bëjmë krahasime për çdo euro të eksportuar ne importonim 9 euro në ushqim. Ndërkohë që sot produktet tona shkojnë në 80 vende të botës dhe eksportet kanë kaluar në gjysmë mld euro dhe dificiti është ulur nga 1 me 9 në 1 me 3 dhe përpjekja jonë është që të shkojmë drejt 1 me 2.
Marrëveshja me BE është kontratë shtetërore e të gjithë faktorëve dhe për të gjithë faktorët institucionalë dhe shoqërorë. Për fermerët është kontratë që kërkon standarde dhe cilësi, teknologji dhe dixhitalizim, orgaizim të sofistikuar dhe mbështetje, e cila do të vijë duke u rritur vit pas viti.
“Instrumentet janë: buxheti i shtetit, Agjencia e Mbështetjes së Zhvillimit Rural, agro-kredia dhe linja e re e financimit të Bankës Shqiptare për Zhvillim”, ka deklaruar kryeministri Edi Rama në datë 15 dhjetor 2025.
Një buxhet më i lartë, që do të pasqyrohet në më shumë subvencione. Rikthimi i rimbursimit 10% për fermerët për faturat që dorëzojnë te grumbulluesit apo përpunuesit, si edhe Banka Shqiptare për Zhvillim, e cila pritet të nisë funksionimin këtë vit, sipas qeverisë pritet t’i ndryshojnë “ngjyrën” një sektori që vitet e fundit ka humbur ndikimin që ka pasur në ekonomi. Por a ndajnë të njëjtin mendim ekspertët e fushës?
“E gjithë mbështetja për bujqësinë për vitin që kaloi ka qenë rreth 50 milionë euro, një shifër shumë e vogël krahasuar me vendet e rajonit. Maqedonia e Veriut ka 120 milionë euro, Kosova 100 milionë euro, ndërsa Serbia gati 300 milionë euro mbështetje nga buxheti i shtetit. Pra, jemi ende në shifra të ulëta”, tha eksperti i bujqësisë Gjok Vuksani.
Rreth 10 mijë fermerë që janë të pajisur me NIPT pranë tatimeve do të mund të kryejnë dy herë në vit procesin e rimbursimit për çdo faturë që do të dorëzojnë te grumbulluesit.
“Si ide mund të jetë diçka pozitive për uljen e kostove të prodhimit bujqësor, por djalli qëndron te detajet. Në radhë të parë, janë përjashtuar 30–40% e fermerëve që shesin në treg të lirë”, shtoi Vuskani.
E fundit, por me një rëndësi të lartë, është Banka Shqiptare për Zhvillim, e cila sipas kryeministrit Rama pritet të hapet vitin e ardhshëm dhe do të ofrojë kredi me norma interesi shumë të ulëta për financimin e fermerëve, ku shteti do të jetë aksioner me 51%.
“Unë mendoj se duhen politika më specifike, siç i kanë vendet e rajonit, ku mund të përfshihet subvencionimi i normës së interesit apo garancia për kolateralin nga shteti. Kjo do të bënte që fermeri të mos ketë frikë për të marrë kredi”, tha eksperti.
Sipas të dhënave, rreth 35% e të punësuarve në Shqipëri merren me bujqësi, ose 1 në 3 persona siguron jetesën duke punuar në sektorin bujqësor./Vizion+
Rikthimi i rimbursimit 10% për fermerët për faturat që dorëzojnë te grumbulluesit apo përpunuesit, si edhe Banka Shqiptare për Zhvillim, e cila pritet të nisë funksionimin këtë vit, sipas qeverisë pritet t’i ndryshojnë “ngjyrën” një sektori që vitet e fundit ka humbur ndikimin që ka pasur në ekonomi. Por a ndajnë të njëjtin mendim ekspertët […]
Kompensimi i TVSH së inputeve të përdorura për prodhim për fermerët e vegjël zgjidh një problem, por kërkon masa të tjera nxitëse që të rriten shitjet e prodhimeve shqiptare në tregun vendas ku TVSH e pakompensuar e inputeve të prodhuesve të vegjël ishte frenuese duke sjellë rritje çmimi e për pasojë ulje të konkurrencës.
Fatos Fico, Ekspert ekonomie
Përgjatë 110 viteve të pavarësisë, shteti shqiptar nuk ka mundur të krijojë një pavarësi ekonomike e as një profil kombëtar ekonomik se çfarë prodhon vetë, e çfarë duhet të sigurojë nga të tjerët. Shumë do të thoshin kemi nxjerrë naftë, krom, kemi pasur uzina e fabrika. Po, sherbela e malit është eksportuar dhe vazhdon të eksportohet.
Klasa politike shqiptare duke filluar nga vitet ’20 të shekullit të kaluar nuk ka qenë në gjendje të krijonte bazat për një ekonomi vendase dhe si rrugën më të lehtë ka gjetur ndihmat e ndërhyrjet nga jashtë për të krijuar sadopak një treg vendas dhe një ekonomi lokale. Italia, Bashkimi Sovjetik, Kina, Amerika me “çekun e bardhë”, e tani BE, burimet kryesore të ndihmave.
Edhe gjatë socializmit tregu funksiononte, madje sistemi e përdorte si rregullator, duke vendosur çmime shumë të larta për produktet që nuk arrinte të prodhonte e të përmbushte kërkesën, duke filluar nga ushqimet deri tek ato elektrike e elektronike, e duke paguar paga e shpërblime të ndryshme.
Ndihmat që na krijuan atë ndjesinë që sot shpesh e dëgjon kur takon dikë dhe e pyet – “Si je?” dhe të përgjigjet “E përgjithshmja mirë… !”.
E vërtetë, ashtu ka qenë dhe është, e përgjithshmja është gjithmonë mirë, po në veçanti? Importet e mallrave janë 9 miliardë euro dhe eksportet 3,7 miliardë, me një deficit tregtar gati të dyfishuar nga 2020 në 2024.
Është e thjeshtë, shumë e thjeshtë
Ky mentalitet i të priturit të shpëtimit nga lart, nga jashtë, ose me një zgjidhje tipike, reflektohet edhe në debatin për TVSH-në, ku kërkohet një zgjidhje alla shqiptare, as politike, as fiskale, as strukturore, për një problem që në fakt është i thjeshtë, i njohur dhe që ka zgjidhje prej kohësh në BE.
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është një taksë e vendosur mbi konsumin dhe një nga të ardhurat kryesore tatimore.
Në varësi të shkallës së TVSH, ajo e rrit çmimin final p.sh. me 20% nëse kjo është shkalla e saj, duke bërë që konsumatorët të paguajnë një çmim më të lartë. Duhet theksuar dhe përsëritur se mënyra si është ndërtuar kjo taksë është që paguhet vetëm një herë në fund nga konsumatori final dhe atë e mbledh shteti.
Bizneset prodhuese apo tregtare, subjekte të TVSH, nuk e paguajnë atë, përveç rastit kur janë konsumatorë finalë, por e kreditojnë ose e debitojnë tek organet tatimore dhe në fund kanë një bilanc zero për TVSH-në.
Nëse një biznes subjekt TVSH ka TVSH të mbledhur të paderdhur në shtet ose TVSH fiktive, kjo quhet vepër penale dhe është e dënueshme. Thjesht bizneset nuk e paguajnë këtë taksë, përveçse përkohësisht kur e blejnë një mall apo shërbim dhe e rimarrin vlerën që kanë paguar kur e shesin mallin apo shërbimin te një i tretë.
Kur mbyllet bilanci i një subjekti me TVSH, sa TVSH ka parapaguar te shitësit me TVSH, po aq do të marrë mbrapsht nga blerësit me TVSH apo tatimet, me përjashtim të atyre mallrave e shërbimeve kur është vetë konsumator final, dhe nëse ka tepricë e derdh në shtet.
Nëse një biznes ka paguar TVSH te shitësi dhe nuk e shet produktin apo shërbimin te një blerës me TVSH si p.sh. në rastin e eksporteve, atëherë kërkon që ajo t’i rimbursohet për vlerën e shtuar të krijuar.
Nëse një biznes bujqësor subjekt i TVSH i shet domate një pike grumbullimi me 100 lekë çmim, pika e blen me 100 lekë plus 20 lekë TVSH, dhe kur e shet p.sh. në një dyqan me 200 lekë plus 40 lekë TVSH, derdh në tatime 20 lekë, sepse 20 lekë i ka paguar më parë dhe kur dyqani e shet me 300 lekë, TVSH që paguan konsumatori final është 60 lekë, nga këto dyqani derdh 20 lekë në shtet, sepse 40 i ka paguar më parë dhe kështu gjatë zinxhirit nga prodhuesi te tregtari çdo hallkë dhe kalim ka gjeneruar vlerë të shtuar, e për pasojë dhe TVSH, po ajo është paguar vetëm nga konsumatori final, prodhuesi dhe biznesi nuk e kanë atë pjesë të çmimit.
Në fakt është përbërës i çmimit të produktit, por vetëm për kostot e llogaritjes dhe bashkëveprimit me organet tatimore, p.sh. ekonomisti, kompjuterët, ruajtja e dokumenteve, softuerët e dedikuar, lidhja online, koha e punës, të cilat janë të konsiderueshme.
Në rastin kur pika e grumbullimit eksporton, kemi të njëjtat hapa 100 lekë plus 20% blerja nga një subjekt me TVSH e domateve, dhe pastaj 200 lekë te blerësi jashtë, pika do të kërkojë nga tatimet rimbursimin e 20 lekë TVSH që ka paguar më parë, sepse blerësi final i huaj nuk është subjekt i TVSH dhe pika nuk ka mbledhur TVSH nga ai. Që TVSH e saj të jetë zero në bilanc, ajo do të marrë transfertë nga shteti për pagesën e TVSH-së të bërë në blerje.
Kur pika blen mall nga një fermer pa TVSH sipas ligjit aktual dhe atij që parashikohet të futet në fuqi, pika e grumbullimit apo çdo biznes blerës me TVSH nuk paguan TVSH te fermeri dhe as nuk mund të kërkojë transfertë apo kreditim nga tatimet për këtë blerje.
Ndërsa kur ia shet po këtë mall një dyqani me TVSH dhe i shton blerjes prej 100 lekë, dhe 100 lekë vlerë të shtuar do ta shesë 200 lekë plus 40 lekë TVSH, të cilat i paguan blerësi subjekt i TVSH dhe pika duhet t’i derdhë në shtet.
Për “cash flow” ose për paranë që qarkullon biznesi kjo është e rëndësishme, por ato para nuk janë pjesë e çmimit, ato janë taksë për shtetin të paguara nga konsumatori final, biznesi e ka marrë fitimin e tij me anë të vlerës së shtuar te produkti. Nëse e eksporton, as nuk mbledh dhe as nuk derdh TVSH, as për pjesën e tij dhe as të fermerit më parë.
Ndryshimi më i parë midis një aktiviteti bujqësor me TVSH dhe një fermeri të vogël pa TVSH është se subjekti me TVSH, siç e pamë më sipër e ndan çmimin (kosto, plus fitim) nga TVSH-ja, prodhuesi pa TVSH duhet ta bëjë atë pjesë të çmimit dhe përgjatë zinxhirit të tregtimit çmimi do të vazhdojë të rritet dhe konsumatori final paguan TVSH-në dy herë për pjesën e çmimit të prodhuesit.
Se sa e rrit TVSH-ja çmimin e një produkti të fermës, jo subjekte të TVSH-së, është një diskutim teknik dhe i gjatë në varësi të TVSH që paguhet për inputet, mekanikën, energjinë, shërbimet, llojin e aktivitetit, investimeve që duhen, etj.
Duhet theksuar që të gjithë prodhuesit të cilët kanë një xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë nuk janë subjekte të TVSH dhe ofrojnë shërbime e mallra kudo në ekonominë lokale, dhe nuk janë vetëm bujqësorë. Të gjithë ata e përfshijnë koston e TVSH së lëndëve të para që përdorin në çmim.
Natyrshëm që shumë prodhues të vegjël për këtë arsye shesin ose kërkojnë të shesin direkt te konsumatori mallra dhe shërbime, përndryshe çmimi i tyre do të ishte shumë më i lartë nëse do të shisnin në biznese ndërmjetëse me TVSH, të cilat pastaj shesin te konsumatori final. P.sh. një prodhues artizanal këpucësh shet direkt në punishten e tij dhe jo në një dyqan këpucësh subjekt TVSH, i cili i rishet ato.
A duhet dhe këtyre artizanëve, prodhuesve t’u rimbursohet TVSH e inputeve dhe të diskutojmë të ketë dhe për ata 20% në shitje dhe 20% në blerje, sepse po vijnë këpucë të lira nga Kina, të cilat shiten në dyqane?
Situata në Shqipëri
Situata është e ndryshme për prodhimin bujqësor shqiptar, ku mbizotërojnë prodhuesit e vegjël. Tregjet dhe mënyrat e shitjes direkte nga ferma në qytet u luftuan egërsisht nga pushteti lokal, për arsye që ne nuk i dimë.
Ndërkohë BE ka direktiva dhe masa të cilat kërkojnë dhe nxisin pikërisht shitjet direkte nga fermerët e vegjël. Por, sidoqoftë shitja direkte dhe pse mjaft e mirë, nuk është e mjaftueshme për të tregtuar të gjithë prodhimin dhe për të bërë të mundur shtimin e vazhdueshëm të tij. Fermerët e vegjël duhet të shesin te bizneset agropërpunues, rrjetet tregtare dhe për eksport.
Ndërsa janë jo jetike shumë shërbime pa TVSH p.sh. të porosisësh te rrobaqepësi një kostum të dytë, apo një fustan tjetër për dasma, ushqimi është jetik, dhe kostot e tij janë mesatarisht sa 40% e të ardhurave të familjeve, për familjet e varfra dhe pensionistët edhe më shumë.
Prodhimi bujqësor është në vështirësi të mëdha prej problemeve strukturore, institucionale, si dhe për shkak të kostove në rritje të inputeve, të mekanizimit dhe të prodhimtarisë së ulët, të cilat rezultojnë në çmime më të larta që konkurrohen lehtë nga importi.
Për këto arsye, sepse ushqimi me çmime të arsyeshme dhe me standarde është një e drejtë njerëzore, ne duhet të mbrojmë dhe të përkrahim prodhuesit bujqësorë që ata jo vetëm të prodhojnë ushqim me kosto të përballueshme, por të mbrojnë dhe natyrën, si dhe pjellorinë e tokës e cila kur humbet është e pakthyeshme.
Veçanërisht ata që duhen ndihmuar e përkrahur janë prodhuesit e vegjël, për të cilët prodhimi bujqësor është e vetmja mënyrë jetese. Mbetet një objektiv madhor që prodhuesit bujqësorë të rriten, konsolidohen, sidomos të investojnë në kapital e njohuri. Për këtë, ata duhet të jenë subjekte me TVSH në prodhim dhe për tregtim në mënyrë që të jenë të ndara qartë: puna, investimet, kostot, çmimet dhe taksat.
Nga ana tjetër duhet të kujdesemi për prodhuesit e vegjël, si dhe konsumatorin, në mënyrë që të taksojmë sa më pak, madje aspak, këtë të drejtë njerëzore që është ushqimi, dhe jo ta taksojmë dy herë për pjesën e prodhimit, kur prodhimi vendas shitet për agropërpunim, në rrjetet apo dyqane me TVSH, si dhe për eksportin, që çmimet të jenë konkurruese me vendet që ndjekin politika kompensimi.
Historia na mëson
Ndihmat e mëdha nga ish-Bashkimi Sovjetik dhe më vonë Kina e bënë jo realiste dhe të matshme kundrejt tregut të lirë, ekonominë shqiptare. Përtej politikanëve dhe populli u brumos me idenë që çdo gjë është e mundur sepse dikush do të na ndihmojë.
Nëse askush nuk na ndihmon do të gjendet një rrugë jona, si të ndërtojmë socializmin me forcat tona, të ndërtojmë kapitalizmin duke privatizuar çdo gjë, të ndërtojmë ekonomi tregu me turistë dhe me radhë.
Nën këtë këndvështrim, të kërkosh që të barazohet TVSH në blerje me atë në shitje njëlloj si për subjektet me TVSH dhe për subjekte jo të TVSH-së dhe këtë ta kërkojnë biznesmenë, politikanë, gazetarë, ndoshta dhe ekonomistë, nuk ka asnjë problem, madje kjo ka ndodhur dhe më parë.
Ndërsa përpiqemi shumë të ndërtojmë tipicitetin dhe të ruajmë traditën për prodhimet tona dhe ushqimet tona, zgjidhjet e kërkuara të problemeve jashtë ligjeve ekonomike e praktikave të provuara e të njohura të BE-së, mbeten ushqimi tipik mediatik, e shpesh politik i përditshëm.
Prodhimi bujqësor shqiptar duhet bërë efektiv dhe i qëndrueshëm, ka sfidën e integrimit në një nga ekonomitë më të avancuara e të investuara të BE-së, ka sfidën e krizave të ndryshme që rrezikojnë dhe atë pak sovranitet ushqimor që kemi, si dhe ndryshimet klimatike.
Por, ndërkohë fermerët duhet të prodhojnë dhe të konkurrojnë dhe një faktor ekonomik që ul konkurrueshmërinë e prodhuesve të vegjël shqiptarë është mënyra e tyre e prodhimit si subjekte të vegjël jo me TVSH, përtej sipërfaqes së vogël të fermës apo faktorëve të tjerë. Siç e pamë më sipër, prodhuesit e vegjël, në ndryshim nga të mëdhenjtë, duhet të përfshijnë në çmim dhe taksën e TVSH që paguajnë për inputet, shërbimet, energjinë, etj.
Taksa për inputet bujqësore aktualisht është në nivelin e taksave europiane në 10%. Shitjet direkte nuk funksionojnë dhe rrjetet tregtare e gjejnë më të lirë, për shkak të fragmentimit, standardeve dhe infrastrukturës, të importojnë sesa të sigurojnë produkte lokale për tregun vendas. Importet e ushqimeve kanë arritur në 1,5 miliardë euro me një deficit tregtar në rritje nga viti në vit dhe pse eksportet janë rritur në 550 milionë euro.
Eksportet shqiptare janë eksporte oportuniste në varësi të çmimit dhe hapësirave të përkohshme që krijohen në tregjet e huaja dhe e vetmja forcë që kanë është çmimi.
Kompensimi apo rimbursimi i prodhuesve në masën 10% të çmimit, është një masë e mirë, madje ajo mund të shkojë drejt mbikompensimit. Kompensimi i vendos ata në pozita të barabarta për sa i takon neutralitetit të TVSH-së, si te prodhuesit me TVSH.
Është detyrë, si dhe kërkesë nga BE që institucionet përgjegjëse si Ministria e Bujqësisë, ajo e Financave apo kushdo tjetër që ka kompetenca profesionale, të bëjë llogaritjet e duhura sa është vlera reale e TVSH së inputeve. Direktiva është që kompensimi nuk duhet ta kalojë atë vlerë.
Vende të ndryshme të BE-së kanë shkallë të ndryshme kompensimi, nga Spanja me rreth 12%, te Greqia me rreth 6%, dhe vlerësohen të jenë si një subvencion i fshehur. Në Spanjë, fermerët marrin më shumë para se sa kanë paguar taksë TVSH-je për inputet, në nënkompensim në Greqi, fermerët kanë paguar më shumë TVSH. Ka shumë vende që nuk e zbatojnë këtë skemë kompensimi për fermerët e vegjël jo me TVSH.
Spanja mbetet, sidoqoftë, një shembull i mirë për politikën dhe për fermerët, jo aq për shkallën e rimbursimit, por për faktin se fermerët e vegjël janë të organizuar në kooperativa, madje ka më shumë kooperativistë se fermerë sepse një fermer mund të bëjë pjesë në më shumë se një kooperativë.
Fermerët e vegjël përfitojnë kompensim të TVSH së inputeve nga kooperativa e tyre, e cila më tej funksionon si një biznes i madh me TVSH, duke i dhënë të gjitha avantazhet e biznesit.
Anëtarët fermerë prodhues e shesin së pari prodhimin me kërkesë pothuaj të garantuar, si dhe marrin dhe fitimin nga biznesi tregtar apo përpunues, po i tyre të cilat mund të jenë dhe më të mëdha se nga shitja e parë.
Duke u rikthyer te rasti i mësipërm kur një fermer do të shesë me faturë te një pikë për eksport apo për një rrjet tregtar me TVSH, do të marrë 100 lekë nga blerësi dhe 10 lekë nga shteti si kompensim.
Një kg domate e vitit 2025 e shitur p.sh. 100 lekë, teorikisht gjatë vitit 2026 do të bëhet 110 lekë për fermerin.
Si do të jetë në praktikë, mbetet për t’u parë, por duke ditur që forca negociuese është më e fortë e blerësit se sa prodhuesit, ky 10% ndoshta do të ndahet mes tyre, dhe më tej duke ditur se një pjesë e prodhimit nuk gjen treg, prodhuesit së paku do të shpresojnë se do të mund të arrijnë të shesin me kosto apo fitim minimal duke e zbritur atë kompensim nga çmimi. Kjo vlen më së shumti për eksportin dhe duket se do të ndikojë më pak në shtimin e shitjeve të prodhimit vendas në tregun shqiptar.
Rreziku më i madh duket një rritje e sforcuar e eksporteve duke sjellë përqendrim të prodhimit dhe investimeve për prodhime të caktuara që kanë kërkesë të kufizuar në tregun vendas, si për sasi dhe për çmim, por që kërkohen më shumë në tregun e jashtëm, duke sjellë një rritje të mëtejshme të importeve të ushqimeve.
E thënë më thjesht, pikërisht sepse asnjë vend i zhvilluar nuk prodhon kryesisht tranguj apo luleshtrydhe për eksport nëse nuk garanton që kur t’i shesë ato, nuk do të jetë në gjendje të blejë bukën.
Kompensimi duket se do të stimulojë edhe më shumë perimet, e disa fruta, si specat, trangujt, luleshtrydhet, rrushin e tavolinës së serrave, për eksport, ndërkohë do të rritet importi i ushqimeve të domosdoshme si drithërat, mishi, bulmeti.
Sovraniteti ushqimor nuk është që të prodhojmë çdo gjë me forcat tona, por duhet të jemi të përgatitur dhe të kemi bërë disa llogari, që nëse rrushi i serrave a luleshtrydhet kanë vlerë të shtuar, eksporti kundrejt grurit, disa pak para dhe toka duhen hequr mënjanë që të mund t’a blesh apo të prodhosh edhe bukën që do t’a shtrosh me reçelin e luleshtrydheve, kur ato të freskëta nuk gjejnë treg jashtë, dëmtohen nga moti, sëmundjet, apo kanë çmim minimal.
Institucione dhe shtylla
Kompensimi i TVSH së inputeve të përdorura për prodhim për fermerët e vegjël zgjidh një problem, por kërkon masa të tjera nxitëse që të rriten shitjet e prodhimeve shqiptare në tregun vendas ku TVSH e pakompensuar e inputeve të prodhuesve të vegjël ishte frenuese duke sjellë rritje çmimi e për pasojë ulje të konkurrencës.
Sidoqoftë kompensimi i TVSH për fermerët e vegjël ndërsa mjaft i rëndësishëm nuk është shtylla kryesore e prodhimit bujqësor dhe zhvillimit rural, të cilat mbeten subvencionet direkte, si dhe masat e zhvillimit rural që parashikon Politika e Përbashkët Bujqësore e BE (CAP). Shqipëria duhet të shkojë drejt pagesave të thjeshta për fermerët e vegjël, si e zbaton CAP për miliona fermerë të vegjël të Europës.
Zhvillimi rural kërkon institucione të përgjegjshme, demokraci, bashkëpunim lokal dhe pastaj para e fonde. Bllokimi nga BE i IPARD si instrument i zhvillimit rural tregoi se mungonin të parat dhe jo paratë.
Mungesa e përgjigjeve të qarta institucionale nga Ministria e Bujqësisë, etj., si dhe përgatitjet e munguara lidhur me skemën e kompensimit të TVSH për fermerët e vegjël kundrejt një pjese të politikës, bizneseve dhe mediave tregon se nuk jemi gati për skema që bien ndesh me interesa të ndryshme, kur ato bien ndesh me praktikat tashmë dhjetëra vjeçare të rishpërndarjes apo transfertave të fondeve publike për interesa zgjedhore apo drejt individë të caktuar.
Përfituesit e skemës janë të gjithë prodhuesit e vegjël që duhet të përfshihen në zinxhirin e shitjeve dhe aktualisht kemi mundësi ta bëjmë këtë pa pritur të na ndihmojë një aleat i madh vetëm për fermerët që të zgjidhë problemet e tyre, dhe të shpikim një rrugë tonën me TVSH 20% njëlloj hyrëse e dalëse për subjekte jo TVSH-je për të tjerët.
Për sa kohë do të vazhdojmë të flasim dy gjuhë të ndryshme për të njëjtën ekonomi, politika e cila thotë, “eksportojmë me sukses luleshtrydhe në 85 vende”, ndërsa qytetari thotë me aq para sa kam, e çmimet që janë “kërtollat janë edhe bukë, edhe gjellë”, patate të cilat fermerit po i kalben në arë.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit bujqësor, ku diskutoi mbi prioritetet dhe mbështetjen financiare të parashikuar në Buxhetin e vitit 2026.
Rama u shpreh se i duhet dhënë përparësi zhvillimit rural, teksa shtoi se do të ketë partneritet me qeverinë.
Kreu i qeverisë kritikoi bashkitë, duke u thënë se duhet të jenë afër fermerëve.
“BE vjen si një bekim për të gjithë ata që janë përgatitur, por edhe mallkim për ata që nuk janë gati. Kërkesa për standardet e sigurisë, cilësisë, shoqërohet me instrumenta kontrolli shumë të rreptë, që të nxjerrin nga tregu. 4 vjet janë të mjaftueshme për t’u bërë gati për atë ditë. Të hidhni hapa përpara. Do ju ftoja të gjithëve të jeni akoma më aktivë, për më shumë mbështetje financiare. Instrumentet janë. Është problemi te projektet, te mungesa e projekteve. Ju nuk keni as arsye të mendoni se duhet t’i bëni vetë. Prandaj është këtu rektori i UB, prandaj jemi edhe ne këtu, për t’ju dhënë asistencën e nevojshme. Bashkitë duhet të marrin përgjegjësinë sa i takon zhvillimit të fshatit. Kryetarët e bashkive, pas reformës, janë kujdestarë, qoftë të qytetit, qoftë të fshatit. Më e rëndësishmja te fshati janë ata që prodhojnë dhe ata që janë te toka. Bashkia duhet të jetë te toka, te ata që prodhojnë te toka. Kemi ikur nga faza e mbijetesës. Ajo bota ku duam të jemi pjesë, ka fluturuar. Duhet të jemi më shumë ambiciozë. Tani duhet të ndërtojmë partneritetet, aleancat, ku secili të bëjë pjesë e vetë. Paraja të mos mungojë për projektet, për investimet”, theksoi ai./abcnews.al
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit bujqësor, ku diskutoi mbi prioritetet dhe mbështetjen financiare të parashikuar në Buxhetin e vitit 2026.
Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se buxheti për bujqësinë është rritur dhe do të vijojë të rritet, por mbetet ende i pamjaftueshëm krahasuar me potencialin që ekziston për të financuar fermat, kërkimin shkencor dhe sipërmarrjet bujqësore.
Ai vuri në dukje rëndësinë e mundësive të reja që sjell afrimi me Bashkimin Europian, krijimi i Bankës së Zhvillimit dhe linjat e reja të kreditimit në fokus bujqësinë, si edhe rolin kyç të bashkive për t’u bërë partnerë të drejtpërdrejtë në mbështetje të fermerëve dhe zhvillimit të zonave rurale.
“Buxheti është rritur dhe do të vazhdojë të rritet, por buxheti është shumë pak në krahasim me shumë mundësi që ka për të rritur financimin për fermat tuaja, për të financuar kërkimin shkencor në sipërmarrjet tuaja. Vlerësojeni si një mundësi të shtuar që na jep kjo mundësi afrimi me Bashkimin Europian, mundësi financimi që na përgatit për konkurrencën e hapur me tregun kombëtar. Këtë vit finalizojmë edhe Bankën tonë të Zhvillimit.
Shqipëria do të ketë Bankën e Zhvillimit që është në favor të financimit dhe të mbështetjes suaj. Linja e re e kreditimit me në fokus bujqësinë e Bankës së Shqipërisë, është aty dhe ju pret ju. Nga an tjetër e kam thënë në mënyrë të përsëritur dhe dua ta nënvizoj që bashkitë dhe institucionet tona duhet që të ngrihen në lartësinë të nevojës suaj për mbështetje, për të mos qenë vetëm në këtë hap. Bashkitë e kanë mundësinë që të bëhen partner i sigurt i fshatit, fermerëve dhe fermës. I takon bashkisë që të vijë te ju”, tha kryeministri Rama./abcnews.al
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit bujqësor, ku u diskutuan prioritetet e qeverisë dhe mbështetja financiare e parashikuar në Buxhetin e vitit 2026.
Rama theksoi rëndësinë e mandatit të ri qeverisës, sfidat që e shoqërojnë atë, si edhe arritjet në sektorin bujqësor, përfshirë rritjen e prodhimit në sera, zgjerimin e eksporteve dhe rritjen e buxhetit për bujqësinë, me fokus të veçantë te skemat mbështetëse dhe përgatitja për vitet në vijim.
“Takohemi në një moment, ku sapo kemi nisur një mandat të ri, i cili është një mandat i vështirë me peshë për qeverisjen e vendit. Po, këtë peshë na i keni bërë më të thjeshtë ju, për të kryer negociatat e anëtarësimit në BE, dhe t’i vendosim vulën përpjekjen për t’u anëtarësuar në BE.
Sot kemi 3-fishuar prodhimin e serave dhe kemi rritur ndjeshëm konkurrues mërinë në një sipërfaqes serash që ka arritur 240 hektarë. Në një mandat ku kemi nisur të rrisim në një mënyrë të pamenduar 3 vite më parë, të prodhimit të perimeve që ka shkuar në 1500 tonë. Eksportet ka arritur një vlerë të lartë në tremujorin e parë, ku kemi arritur që të kemi gjysmë miliard eksporte. Synimi ynë që të arrijmë një import dy eksport ku vjen punë tek bujqësia. Kemi një buxhet shumë më të lartë për bujqësinë.
Vetëm në skemën kombëtare shkojmë me një buxhet që është gati 2-fishi i vitit që po përfundon. Të gjithë pagesat do të mbyllen brenda këtij viti 100%. Ajo që na intereson është ajo se çfarë duhet të bëjmë në vitet në vijim. Sfidat që na presin janë shumë komplekse, dhe që varet nga faktorë që ndonjëherë nuk janë në dorën tonë. Ajo që vlen në bilancin e këtij viti, është dija e fituar gjatë gjithë këto vite nga vetë ju”, tha Rama.