Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 January 2026Main stream

Tragjedia në Crans Montana, reagon ambasada zvicerane: Ngushëllime familjarëve të viktimave

By: Fax Web
2 January 2026 at 14:21

Ambasada zvicerane në Tiranë ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Crans Montana në Zvicër, ku si pasojë e zjarrit në një bar humbën jetën 40 të rinj, dhe u plagosën rreth 115 të tjerë.

Duke e cilësuar një nga tragjeditë më të këqija që ka përjetuar vendi, gjithashtu ambasada zvicerane në Shqipëri shpreh ngushëllime për familjet dhe uron shërim të shpejtë për të plagosurit.

Reagimi

Në këtë fillim të Vitit të Ri, ndalemi për të kujtuar 40 të rinjtë që humbën jetën në një zjarr shkatërrues gjatë festimeve në Crans Montana, Zvicër.

Siç deklaroi Presidenti i Zvicrës, kjo është “një nga tragjeditë më të këqija që ka përjetuar vendi ynë”.U shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të tyre dhe urime të përzemërta për shërim dhe rikuperim të plagosurve.

Falënderime të sinqerta të gjithë atyre që kanë shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tyre.

Yesterday — 1 January 2026Main stream

Tragjedia në Zvicër, rreth 47 të rinj humbën jetën nga flakët në një klub luksoz skijimi, mbi 100 të plagosur rëndë! Flasin dëshmitarët që panë ‘ferrin’ me sy

By: M C
1 January 2026 at 19:00

Një ngjarje tragjike është regjistruar natën e ndërrimit të viteve në një prej lokaleve të një resorti luksoz skijimi në Crans-Montana, Zvicër, ku të paktën 47 persona kanë humbur jetën dhe rreth 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Flakët përfshinë diskotekën “Le Costellation”, ku qindra të rinj po festonin ardhjen e Vitit të Ri. Mediat ndërkombëtare raportojnë se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga fishekzjarrë të vendosur në shishe shampanje, të cilët u ndezën shumë pranë tavanit të ulët prej druri.

Ende nuk janë zbuluar identitetet e të gjitha viktimave dhe nuk dihet numri i saktë i personave që ndodheshin në lokal në momentin e tragjedisë.

Sipas një dëshmie okulare të raportuar nga Daily Mail, zjarri duket se ka nisur kur një kamerier, i cili po kërcente mbi supet e një kolegu, mbante një fishekzjarr të ndezur, si ata që përdoren në tortat e ditëlindjes, shumë pranë tavanit.

“U afrua shumë pranë tavanit dhe brenda pak minutash gjithçka u përfshi nga flakët”, tha gruaja që ndodhej në vendngjarje, duke përshkruar momentet para shpërthimit.

Një tjetër grua që arriti të shpëtonte tregoi panikun që pasoi:

“Shkallët e daljes nga klubi i natës ishin jashtëzakonisht të ngushta. Njerëzit shtyheshin në turma. Ne arritëm të dilnim në minutën e fundit.”

Fakti që zjarri nisi në bodrumin e barit u konfirmua nga kreu i policisë lokale, Frederick Giesler, i cili theksoi se më pas u krijua një kaos i madh, ndërsa klientët përpiqeshin me dëshpërim të shpëtonin përmes shkallëve të vetme që çonin në katin përdhes dhe jashtë objektit.

Një tjetër dëshmitare okulare, Emma, tha se zjarri shpërtheu pasi njerëzit filluan të festonin duke mbajtur shishe shampanje me fishekzjarrë të ngulur brenda.

Ndërkohë, disa dëshmitarë pretendojnë se fillimisht u dëgjuan shpërthime të fuqishme dhe më pas flakët u përhapën me shpejtësi të pazakontë. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet reale të kësaj tragjedie të rëndë, që ka lënë dhjetëra viktima me kombësi të ndryshme.

The post Tragjedia në Zvicër, rreth 47 të rinj humbën jetën nga flakët në një klub luksoz skijimi, mbi 100 të plagosur rëndë! Flasin dëshmitarët që panë ‘ferrin’ me sy appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

VILNIUS – Lituania blen raketa suedeze për mbrojtje ajrore

31 December 2025 at 22:47

VILNIUS, 31 dhjetor /ATSH-DPA/ –  Lituania planifikon të blejë sisteme portative të mbrojtjes ajrore “RBS 70 NG” me vlerë mbi 320 milionë euro (375 milionë dollarë), për të forcuar kapacitetet e saj mbrojtëse, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.

Sipas deklaratave të ministrisë dhe kompanisë suedeze “Saab”, me të cilën është nënshkruar kontrata, marrëveshja, së bashku me kontrata të mëparshme, garanton furnizim të vazhdueshëm të Forcave të Armatosura të Lituanisë me këtë armatim për periudhën 2026–2032.

“Forcimi i mbrojtjes ajrore është një nga prioritetet tona kryesore”, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Robertas Kaunas.

Lituania tashmë disponon sisteme “RBS 70”, një sistem i mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër veprimi, i cili lejon goditje efektive të objektivave ajrore si ditën ashtu edhe natën.

Sipas ministrisë, ky sistem u zgjodh për shkak të mirëmbajtjes së lehtë, lëvizshmërisë së lartë dhe avantazheve të tjera teknike.

Qeveria kishte njoftuar para Krishtlindjeve se planifikonte të blinte gjithashtu municione antitank dhe granatahedhës njëpërdorimësh, po ashtu nga kompania “Saab”.

Lituania, e cila kufizohet me enklavën ruse të Kaliningradit dhe me Bjellorusinë, aleate të Rusisë, e sheh luftën e Kremlinit në Ukrainë si një kërcënim të drejtpërdrejtë.

Që nga nisja e pushtimit të plotë rus të Ukrainës në vitin 2022, Vilniusi dhe kryeqytetet e tjera baltike kanë rritur ndjeshëm kapacitetet e tyre mbrojtëse.

Lituania pritet të shpenzojë vitin e ardhshëm 5,38% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post VILNIUS – Lituania blen raketa suedeze për mbrojtje ajrore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rreth 250 miliardë lekë kredi të reja për bizneset

31 December 2025 at 10:33

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Kredia për bizneset ka vijuar të rritet me një ritëm të qëndrueshëm gjatë vitit 2025, duke reflektuar një përmirësim të ndjeshëm veçanërisht në gjysmën e dytë të vitit, bëjnë të ditur të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Sipas statistikave të BSH-së, për periudhën 11-mujore të vitit 2025, sektori bankar ka disbursuar gjithsej rreth 250 miliardë lekë kredi të reja për bizneset, duke shënuar një rritje vjetore prej 6.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Të dhënat tregojnë se rritja e kreditimit është mbështetur kryesisht nga sektorët kryesorë të ekonomisë, ku pjesën më të madhe të kredisë së re e kanë përfituar sektori i shërbimeve dhe hoteleri-turizmit, industria përpunuese, si dhe industria ushqimore.

Sipas Bankës së Shqipërisë, përmirësimi i kërkesës për kredi nga bizneset reflekton rritjen e aktivitetit ekonomik, përmirësimin e klimës së besimit dhe kushte më të favorshme financimi në sistemin bankar.

Banka Qendrore vlerëson se tendenca pozitive e kreditimit për bizneset ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në mbështetjen e investimeve, zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe forcimin e sektorëve kyç të ekonomisë.

BSH thekson do të vijojë të ndjekë nga afër zhvillimet në tregun e kreditimit, me synimin për të ruajtur stabilitetin financiar dhe për të mbështetur rritjen e qëndrueshme ekonomike në vend. e.xh/j.p/

The post Rreth 250 miliardë lekë kredi të reja për bizneset appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria Rama mori 300 mln euro kredi për ujësjellësit në 10 vite, por humbjet në rrjet nuk ndryshojnë

By: Ela
30 December 2025 at 08:25

Qeveria e Shqipërisë ka marrë rreth 589 milionë euro kredi të huaja për të financuar sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, nga të cilat rreth 300 milionë euro janë kredi të marra pas vitit 2015, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Duke përfshirë edhe financimet nga buxheti i shtetit dhe tarifat që paguajnë qytetarët për financimin […]

The post Qeveria Rama mori 300 mln euro kredi për ujësjellësit në 10 vite, por humbjet në rrjet nuk ndryshojnë appeared first on BoldNews.al.

Tragjedi në familje/ Vëlla e motër gjenden të pajetë në shtëpinë e tyre

By: D Marku
29 December 2025 at 17:57

Një ngjarje tragjike është shënuar sot në Greqi, ku vëlla dhe motër janë gjetur të pajetë në shtëpinë e tyre. Sipas raporteve të bëra të mediave lokale, viktimat janë një burrë rreth 73 vjeç dhe një grua 65 vjeç, të cilët u gjetën pa shenja jete në banesën e tyre. Hetimet e para po përqendrohen në mundësinë që vdekjet të jenë shkaktuar nga tymi i një sobe, e cila përdorej për ngrohje.

Forcat e policisë mbërritën shpejt në vendngjarje, duke rrethuar zonën për të nisur veprimet hetimore dhe për të siguruar prova. Po ashtu, ekspertët mjeko-ligjorë janë angazhuar për të kryer një autopsi dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së dy viktimave. Sipas informacionit të para, nuk ka shenja të dhunës apo të ndonjë krimi të mundshëm.

Në këtë fazë, hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e një aksidenti nga mbingarkesa e sobës ose një problem tjetër me sistemin e ngrohjes, që mund të ketë shkaktuar helmim nga tymi i padukshëm. Familjarët dhe të afërmit e viktimave janë në gjendje të rënduar pas këtij ngjarjeje të papritur dhe të trishtë.

Autoritetet greke kanë bërë thirrje për durim derisa të mbarojnë hetimet dhe të përcaktohen shkaqet e vërteta të vdekjes.

The post Tragjedi në familje/ Vëlla e motër gjenden të pajetë në shtëpinë e tyre appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në Afrikën e Jugut, shembja e një ndërtese i merr jetën 3 personave të një familjeje

By: armand
28 December 2025 at 16:09

Tre anëtarë të një familjeje mes tyre edhe një foshnjë njëvjeçare, humbi jetën si pasojë e shembjes së një ndërtese në Soweto, në perëndim të Johanesburgut, në orët e para të mëngjesit të së dielës (28 dhjetor). Sipas autoriteteve lokale dhe shërbimeve të emergjencës, tre persona të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa gjashtë persona ndodheshin […]

The post Tragjedi në Afrikën e Jugut, shembja e një ndërtese i merr jetën 3 personave të një familjeje appeared first on BoldNews.al.

Tragjedia në Itali: Vajza 15-vjeçare dhe nëna e saj humbin jetën pas helmimit nga ushqimi

By: gaze tare
28 December 2025 at 16:42

Një tragjedi e madhe ka ndodhur në Pietracatella, një qytet në provincën e Campobasso në Itali, ku një vajzë 15-vjeçare dhe nëna e saj humbën jetën brenda pak orësh nga njëra-tjetra. Dyshimet e para lidhen me një helmim të mundshëm nga ushqimi, pasi familja kishte konsumuar peshk dhe ushqime deti gjatë festave të Krishtlindjeve. Vajza, Sara Di Vita, ndërroi jetë të shtunën në mbrëmje, ndërsa nëna, Antonella Di Ielsi, vdiq disa orë më vonë, në mëngjesin e së dielës.

Po ashtu, edhe babai i vajzës, 55 vjeç, ndodhet ende i shtruar në spital me simptoma të ngjashme, ndërsa motra 20-vjeçare e familjes mbeti e shëndoshë. Pas konsumimit të ushqimeve, të gjithë anëtarët e familjes filluan të ndiheshin keq dhe u drejtuan në urgjencë. Megjithatë, ata u kthyen në shtëpi pasi situata nuk dukej e rëndë. Më pas, gjendja shëndetësore e vajzës dhe nënës u përkeqësua ndjeshëm, dhe pas disa orësh ata humbën jetën.

Prokuroria ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për të zbardhur shkakun e vdekjes. Deri tani, dyshohet se helmimi nga ushqimi mund të ketë shkaktuar këtë tragjedi, megjithatë, autopsia do të sqarojë nëse ka pasur ndonjë intolerancë të rëndë ndaj ushqimit. Kryetari i bashkisë së Pietracatella-s, Antonio Tommasone, ka shprehur ngushëllimet e tij dhe të qytetit për këtë humbje të madhe.

The post Tragjedia në Itali: Vajza 15-vjeçare dhe nëna e saj humbin jetën pas helmimit nga ushqimi appeared first on iconstyle.al.

SUEDI – Stuhia dimërore lë dhjetëra mijëra familje pa energji elektrike

28 December 2025 at 08:51

OSLO, 28 dhjetor /ATSH-DPA/ – Një stuhi dimërore ka lënë dhjetëra mijëra familje pa energji elektrike në Suedi, raportuan autoritetet dhe media.

”Në qytetin Sandviken, një burrë u vra pasi u godit nga një degë peme që po binte”, raportoi agjencia suedeze e lajmeve TT.

Një shpejtësi ere që i afrohej forcës së uraganit u regjistrua në disa pjesë të vendit.

”Rreth 40 000 familje mbetën pa energji elektrike në Suedi dhe shumë shërbime treni u anuluan”, tha TT.

Moti shkaktoi ndërprerje të transportit dhe anulime të trageteve.

Stuhia u shtri në të gjithë rajonin, duke goditur Finlandën, ku erërat e forta ndërprenë trafikun ajror dhe shkaktuan ndërprerje të energjisë.

Ndërprerje u raportuan edhe në Norvegji./ a.jor.

The post SUEDI – Stuhia dimërore lë dhjetëra mijëra familje pa energji elektrike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kush është gardiani i burgut që shënoi në Kupën e Kombeve të Afrikës

By: V K
26 December 2025 at 09:48

Denis Omedi, është një nga historitë më interesante të Kupës së Kombeve të Afrikës deri më tani, e cila po mbahet në Marok.

Ai është një lojtar i Ugandës, i cili shënoi golin e vetëm për ekipin në raundin e parë dhe në duelin kundër Tunizisë.

Tunizia e justifikoi rolin e saj si favorite në atë rast dhe mundi Ugandën 3-1, me golin e vetëm të shënuar nga Denis Omedi.

Asgjë nuk do të ishte e çuditshme në lidhje me këtë, nëse nuk do të ishte për djaloshin që punon si gardian burgu.

Sipas mediave afrikane, nuk bëhet fjalë vetëm për një futbollist ndërkombëtar, por edhe për një roje aktive burgu që balancon me sukses jetën në uniformë me kërkesat e të luajturit futboll.

Edhe kur ai filloi punë në Shërbimin e Burgjeve të Ugandës, ai nuk hoqi dorë nga futbolli. Pastaj pati një pikë kthese të madhe, sepse karriera e tij filloi në një trajektore në rritje.

The post Kush është gardiani i burgut që shënoi në Kupën e Kombeve të Afrikës appeared first on Albeu.com.

Plagosen disa persona në Suedi, autori qëllohet nga policia

By: Rovena
25 December 2025 at 21:53

Policia suedeze po heton një incident të rëndë në qytetin verior suedez të Bodenit. Gazeta Aftonbladet raporton se disa persona të plagosur janë dërguar në spital.

Sipas gazetës Aftonbladet, ka informacione se është kryer një krim i dhunshëm dhe se autori i krimit është qëlluar nga policia.

Zëdhënësi i policisë lokale njoftoi se ky ishte një incident serioz, në të cilin një ose më shumë persona u dërguan në spitalin e Sunderby për trajtim.

Sipas një banori vendas, në orën 13:00 të së enjtes kishte disa makina policie dhe disa ambulanca në vendin e ngjarjes. Banori raportoi se pa një person që po merrej nga një ambulancë.

Ai gjithashtu raportoi se dëgjoi një shpërthim.

Qyteti i Bodenit ndodhet rreth 80 kilometra në jug të Rrethit Arktik dhe është selia e Regjimentit të 19-të të Këmbësorisë së Suedisë.

Sulm me hanxhar në Suedi, vritet një grua, policia ekzekuton autorin

By: armand
25 December 2025 at 19:31

Një krim brutal ndodhi sot (25 dhjetor) në Boden të Suedisë, kur një i ri vrau një grua me një hanxhar dhe la të plagosur dy persona të tjerë, në një sulm që po hetohet nëse ka lidhje edhe me një akt terrorist. Ngjarja ndodhi në një rezidencë dhe viktima është 55-vjeçare. Sipas informacioneve nga […]

The post Sulm me hanxhar në Suedi, vritet një grua, policia ekzekuton autorin appeared first on BoldNews.al.

Tragjedi në Meksikë, autobusi bie 180 metra në humnerë, 8 të vdekur dhe 19 të plagosur!

By: armand
25 December 2025 at 17:30

Një aksident trafiku ka ndodhur në Meksikë, ku kanë mbetur të paktën 8 persona të vdekur dhe 19 të plagosur, pjesa më e madhe e tyre pasagjerë. Një autobus ra nga një lartësi prej 180 metrash në një argjinaturë në shtetin e Veracruz. Më konkretisht, autobusi ishte plot me njerëz në kohën e aksidentit dhe […]

The post Tragjedi në Meksikë, autobusi bie 180 metra në humnerë, 8 të vdekur dhe 19 të plagosur! appeared first on BoldNews.al.

Kupa e Kombeve të Afrikës në lavdi të plotë: Gardiani i burgut është një nga historitë më të bukura të vitit

25 December 2025 at 12:06


Kupa e Kombeve të Afrikës nuk është gara më e mirë e futbollit në botë, por ka një bazë të veçantë tifozësh sepse ofron një përvojë unike për shkak të folklorit që ndjek ndeshjet dhe sjell histori që nuk ekzistojnë askund tjetër. Një e tillë lidhet me Denis Omedin.

Denis Omedi (31 vjeç) është një nga historitë më interesante të Kupës së Kombeve të Afrikës deri më tani, e cila po mbahet në Marok. Ai është një reprezentues i Ugandës i cili shënoi golin e vetëm për ekipin në raundin e parë dhe në duelin kundër Tunizisë.

Tunizia e justifikoi rolin e saj si favorite në atë rast dhe mundi Ugandën 3-1, me golin e vetëm të shënuar nga Denis Omedi. Asgjë nuk do të ishte e çuditshme në lidhje me këtë nëse nuk do të ishte për djaloshin që punon si gardian burgu.

🚨 ¡GOL DE UGANDA 🇺🇬 Y ESTO ES NOTICIA!

Túnez 🇹🇳 gana 3-1, pero este es el segundo gol que le anotan las 'Grullas'

El anterior fue en la #AFCON 1978, ¡¡¡HACE CASI 48 AÑOS!!

Gol de Denis Omedi, delantero del APR 🇷🇼, 4° con la selecciónpic.twitter.com/hjoAQxixcG
— Ienzo Duarte (@ienzoduarte) December 23, 2025


Sipas mediave afrikane, nuk bëhet fjalë vetëm për një futbollist ndërkombëtar, por edhe për një roje aktive burgu që balancon me sukses jetën në uniformë me kërkesat e të luajturit futboll.

Jo shumë kohë më parë, gjashtë vjet më parë, Omedi ishte një futbollist amator dhe siguronte jetesën me kohë të pjesshme. Gjatë asaj periudhe, ai studionte mjekësi.

Ashtu si shumë lojtarë afrikanë që nuk arrijnë të mbërrijnë sistemet profesionale, Omedi duhej të gjente një ekuilibër midis ambicies dhe realitetit.

Denis Omedi was a part-timer footballer and persuing a diploma in nursing back in 2019 and then became a prison warder.

Six years later, aged 31, he scored on his AFCON debut for @UgandaCranes 🇺🇬👏#TotalEnergiesAFCON2025 pic.twitter.com/jNQ834MwUe
— Lorenz Köhler (@Lorenz_KO) December 23, 2025


Edhe kur ai filloi punë në Shërbimin e Burgjeve të Ugandës, ai nuk hoqi dorë nga futbolli. Pastaj pati një pikë kthese të madhe, sepse karriera e tij filloi në një trajektore në rritje.

Ai duhej të koordinonte seancat stërvitore me orarin e tij të punës dhe nuk mund të shfaqej as në të gjitha ndeshjet. Jo vetëm që po bën mirë në futboll, por ka marrë edhe një ngritje në detyrë në shërbimin e burgut. /Telegrafi/

Tragjedi në Mesdhe, 116 emigrantë humbin jetën nga mbytja e anijes

By: armand
24 December 2025 at 16:52

Një tjetër tragjedi e rëndë është regjistruar në Mesdheun Qendror. Sipas organizatës joqeveritare Sea-Watch, plot 116 persona kanë humbur jetën në një anije e mbytur që ka ndodhur së fundmi. Sipas të dhënave të bëra publike, vetëm një person ka mbijetuar, i cili u shpëtua nga një peshkatar tunizian. Viktimat ishin nisur me anije të […]

The post Tragjedi në Mesdhe, 116 emigrantë humbin jetën nga mbytja e anijes appeared first on BoldNews.al.

Sipas Stresit, këta janë dy finalistët e “BBVK”

By: gaze tare
23 December 2025 at 15:06

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Arkimed Lushaj, Stresi, ka rikthyer vëmendjen e publikut me disa deklarata të drejtpërdrejta mbi zhvillimet e BBVK 4, duke dhënë parashikime që tashmë po komentohen gjerësisht në rrjete sociale.

Reperi i njohur, i cili e njeh nga brenda presionin, strategjinë dhe dinamikat e këtij formati, ka analizuar lojën e disa prej banorëve aktualë. Fokusin kryesor e ka vendosur te Eduard Kuçi dhe Labinot Rexha, për të cilët shprehet i bindur se do të shkojnë shumë larg në garë.

Sipas Stresit, të dy banorët kanë treguar qëndrueshmëri, inteligjencë loje dhe aftësi për të përballuar situata të vështira, elemente që sipas tij janë vendimtare për të mbijetuar deri në fund. Ai madje ka dhënë një parashikim të fortë, duke thënë se Kuçi dhe Rexha do të jenë dy finalistët e fundit të këtij edicioni.

“Mbajeni mend, edhe Labi edhe Edi do të jenë dy të fundit në finale”, është shprehur ai, deklaratë që ka ndezur diskutime mes ndjekësve të formatit dhe fansave të banorëve të tjerë.

Duke qenë se Stresi vetë ka dalë fitues nga një edicion i mëparshëm, mendimi i tij shihet si i bazuar në përvojë dhe jo thjesht si një koment rastësor. Megjithatë, Big Brother njihet për surprizat dhe kthesat e papritura, ndaj mbetet për t’u parë nëse ky parashikim do të rezultojë i saktë.

Ndërkohë, muaji i parë i BBVK 4 ka qenë tepër intensiv, me debate, aleanca dhe tensione që premtojnë një edicion edhe më të zjarrtë në javët në vijim.

The post Sipas Stresit, këta janë dy finalistët e “BBVK” appeared first on iconstyle.al.

Stresi beson që Edi dhe Labi do të jenë në finale të Big Brother

By: D Marku
23 December 2025 at 12:32

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Arkimed Lushaj – Stresi, ka bërë së fundmi disa deklarata që kanë tërhequr vëmendjen e publikut, lidhur me rrjedhën e Big Brother VIP Kosova 4.

Reperi i njohur ka komentuar për lojën dhe pozicionin e disa prej banorëve aktualë, veçanërisht te Eduard Kuçi dhe Labinot Rexha.

Sipas Stresit, ata do të shkojnë deri në finale të këtij edicioni dhe do të jenë të fundit.
“Edhe Labi edhe Edi, mbajeni mend që do të jenë dy të fundit në finale”, u shpreh ai.

Duke qenë se Stresi vetë e ka përjetuar nga afër këtë eksperiencë dhe ka dalë fitues, mendimi i tij shihet si mjaft domethënës.

Mbetet për t’u parë në javët në vijim nëse parashikimi i Stresit do të rezultojë i saktë dhe nëse Kuçi dhe Rexha do të arrijnë vërtet të jenë dy finalistët e fundit të Big Brother VIP Kosova 4.

Ndërkaq, ky muaj i parë në BBVK ka qenë i zjarrtë me përplot dinamika.

The post Stresi beson që Edi dhe Labi do të jenë në finale të Big Brother appeared first on Albeu.com.

Afrimiteti ekstrem mes Bias dhe Edit në lavanderi shkakton reagime të forta

By: D Marku
22 December 2025 at 16:56

Një moment që nuk kaloi pa u vënë re ka ndodhur së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ku disa banorë po qëndronin në lavanderi.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e shikuesve ishte afrimi i tejet i ngushtë mes Bias dhe Edit, i cili u konsiderua nga shumë të pranishëm dhe ndjekës si i jashtëzakonshëm për një format televiziv të tillë.

Në pamjet që u bënë publike, Bia shihet duke u ulur në prehër të Edit, ndërsa ai e mbante me duar, duke krijuar një situatë të cilësuar nga ndjekësit si tejet eksplicite për natyrën e programit.
Ky afrimitet ekstrem ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, ku shumica e komenteve në video janë negative, me shikues që shprehnin revoltim për atë që panë.

Situata ka ndezur debatin mbi kufijtë e intimitetit mes banorëve në reality show-t dhe etikën e publikimit të momenteve të tilla në rrjet, duke treguar njëherësh se audienca është shumë e vëmendshme ndaj çdo shfaqjeje të afërt në shtëpinë më të ndjekur të momentit.

The post Afrimiteti ekstrem mes Bias dhe Edit në lavanderi shkakton reagime të forta appeared first on Albeu.com.

“Do ndërtojmë laboratorë të akredituar nga BE”, Rama: Do finalizojmë regjistrat kombëtarë të fermave, parcelave dhe kafshëve

22 December 2025 at 11:12

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, i pranishëm aktivitetin “Me fermerët në Shqipërinë 2030”  theksoi se do ndërtohen laboratorë, që janë të akredituar nga Bashkimi Evropian.

Ai garantoi fermerët se qeveria do vazhdojë t’i mbështesë dhe do t’u japë atyre informacionet e domosdoshme, me qëllimin për ta kthyer sektorin e bujqësisë në një peshë kryesore të ekonomisë.

“Ne do të bëjmë sistemin integruar të administrimit dhe kontrollit. Do të finalizojmë regjistrat kombëtarë të fermave, parcelave dhe kafshëve. Është një punë e nisur dhe do ta finalizojmë.

Do të ndërtojmë deri në fund laboratorë të akredituar nga BE.

Ne do jemi të angazhuar që t’ju japim sa më shumë nga informacioni i domosdoshëm që duhet të merrni”, tha ai./abcnews.al

Aurora Pirraku Nika, zonja që ka triumfuar përballë sfidave, kandidate për deputete në Parlamentin e Suedisë

20 December 2025 at 10:00


Zonja që ka triumfuar përballë shumë sfidave të jetës, Aurora Pirraku- Nika, prej dekadash jeton dhe vepron në Suedi, është duke u përgatitur për t'i hyrë garës për deputete në Parlamentin e Suedisë, me Partinë Moderate, në zgjedhjet që do të mbahen në vitin 2026.

Ajo do ta mbajë numrin 25, kurse në listën për regjionin e saj, mbanë numrin 18. Megjithë angazhimin e saj në jetën politike dhe profesionale, Aurora Pirraku-Nika, është bërë një ndër figurat më të suksesshme atje dhe shembulli më i mirë i integrimit në shtetin skandinav.

Për kontributin e saj në shoqërinë suedeze, ajo është vlerësuar shumë herë me çmime dhe mirënjohje nga shteti ku jeton dhe vepron, duke u renditur, si shqiptarja e parë në profesionin që ajo ushtron dhe në pjesëmarrjen e saj aktive në politikë.

Me katër universitete të përfunduara, tre magjistratura të tjera të kryera, në përfundim të magjistraturës së katërt, si dhe me mbi 90 kurse të avancuara në psikiatri, psikologji, kriminologji, juridik dhe shkencat e sjelljes etj, ajo është një profesioniste e njohur jo vetëm në institucionet suedeze, por edhe për komunitetin shqiptar.

Përkushtimi i vazhdueshëm për edukim-arsim

Ajo është bërë një nga figurat më të suksesshme atje, sikurse në politikë ashtu edhe në profesionin e saj, duke u renditur si femra e parë shqiptare në histori, që ka kryer studimet në Psikoterapi të Nivelit të Avancuar në Universitetin /Hogskokan SAPU në Stokholm- Suedi, bashkë me nivelin Master në Psikoterapi. Po ashtu ajo ka përfunduar fakultetin e Shkencave në Kriminologji, Universiteti i Stokholmit-Suedi, bashkë me nivelin Master në Punë Policore, Universiteti Umeå, ku po ashtu është femra e parë që ka përfunduar këto studime, duke vazhduar me Master të Shkencave në Shkencat e Sjelljes, Universiteti Mälardalen (MDU), përderisa tashmë është në fund të studimeve-përgatitjes së diplomës në Master në Psikologji e Shëndetit të Punës.

Aurora Pirraku- Nika, gjithashtu është edhe gruaja e parë shqiptare që ka qenë anëtare e bordit të regjionit në Västmanland, Suedi, asambliste në Asamblenë e Regjionit Västmanland/Region Fullmäktige, dhe në Asamblenë e regjionit Utvecklingsnämden.

Rruga deri të suksesi

Aurora Pirraku - Nika, nga Drenasi i Republikës së Kosovës, tregon për rrugëtimin e saj jo fortë të lehtë të jetës, duke filluar gjithçka nga e para, dhe duke arritur sukses të jashtëzakonshëm si në politikë, ashtu edhe në arsim, drejtësi dhe siguri publike.

Me katër universitete të përfunduara, tre magjistratura të tjera të përfunduara dhe në përfundim të magjistraturës së katërt, si dhe me mbi 90 kurse të avancuara në psikiatri, psikologji dhe shkencat e sjelljes, ajo tani është një profesioniste me njohuri të thella dhe aftësi të jashtëzakonshme për të kontribuar jo vetëm në institucionet suedeze, por edhe për komunitetin shqiptar, që jeton dhe vepron në Suedi.


Përpos angazhimeve publike, Aurora Pirraku-Nika është themeluese dhe drejtuese e klinikës “Neuro Psychotherapy & Consulting – Psychoneurological Specialized Clinic”, një klinikë e specializuar në psikoterapi dhe neuropsikologji, ku ofron trajtime të avancuara dhe konsulencë profesionale sipas standardeve suedeze.

Përveç veprimtarisë private, ajo punon edhe në Qendrën Shëndetësore Västerås – Önsta Gryta, ku kontribuon drejtpërdrejt në shëndetin mendor dhe mirëqenien e pacientëve.


Pavarësisht obligimeve të shumta si nënë dhe sfidave, nuk u ndal asnjëherë

“Nuk jam ndalur kurrë, pavarësisht se kisha fëmijë të vegjël. Kam studiuar çdo ditë, pa u ndalur dhe kjo më ka sjellë deri këtu ku jam. Një femër e edukuar është pasuri, pasi ajo përcjell këtë imazh në familje. Kështu kam vepruar dhe unë, me dashje dhe pa dashje. Fëmijët e mi kanë ndjekur rrugën time sa i përket edukimit dhe jam shumë krenare. Djali im Ylli ka doktoruar në juridikë dhe aktualisht jep ligjërata ne Kinë, Angli, ShBA dhe Suedi, kurse vajza punon në Itali dhe ka përfunduar studimet e magjistraturës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, fëmijët e mi drejtojnë së bashku dy organizata juridike në Stokholm, duke kontribuuar aktivisht në sistemin ligjor suedez dhe ndërkombëtar“.

Ajo thotë se nëse e dëshiron suksesin, duhet të punosh shumë në atë drejtim, pasi që suksesi dhe integrimi nuk të vijnë brenda një dite, duhet të punosh me vite pa u ndalur, të arrish aty ku ke qëllim.


”Në Suedi erdha me fëmijët e mi, dhe menjëherë iu përkushtova mësimit të gjuhës dhe arsimimit. Duke e ditur që ne shqiptarët kemi vlera të çmuara, të cilat shkojnë kah ato suedeze, u përshtata lehtësisht këtu. Duke patur gjithmonë atdheun në mendje, mungesa e ambientit shqiptar behet një barrë në zemër, por unë e kam përdorur ketë për të motivuar vetveten dhe të sjell një ndryshim. Dhe pikërisht ky vullnet për të sjellë një ndryshim, më ka bërë të synoj të arsimohem dhe edukohem, të angazhohem në punë dhe në jetën politike”, tregon ajo për Telegrafin.

Politika në Kosovë dhe nevoja për të bashkëpunuar me palët tjera

Por, nga këndvështrimi i saj se çka i mungon politikes kosovare, Aurora Pirraku - Nika, mendon se politikanët duhet të angazhohen më shume në edukimin politik, sepse të jesh politikan është një barrë e madhe dhe personat që e kryejnë ketë punë duhet të jenë të plotësuar në të gjitha aspektet, përfshire edukimin politik.

”Politika në Kosovë ka nevoje të punojë me tepër me konceptin e bashkëpunimit. Është e pamundur të çohet përpara një vend pa bashkëpunuar me palë të tjera. E fundit, por jo me pak e rëndësishme është përfaqësimi i femrës në politikë. Pavarësisht zhvillimeve te fundit, kjo ngelet ende një nga problemet kryesore, veçanërisht në një shoqëri që synon të zhvillohet, mungesa e femrave në politike e çalon këtë zhvillim”, shpjegon Aurora Pirraku - Nika.

Ajo shpjegon se asnjëherë nuk e ka harruar vendlindjen e saj, pavarësisht që ka mbi 30 vjet që jeton e punon në Suedi. Në çdo moment, ajo thotë se është e gatshme ta ndihmoj aty ku kërkohet dhe ku mund ta jap kontributin e saj, pasi që ka marr një edukim mjaft të zgjeruar në Suedi. Megjithatë, Aurora Pirraku - Nika, mendon se Kosova duhet të ketë një sistem online, ku të gjithë profesionistët e fushave të ndryshme nga diaspora, do të mund ta jepnin kontributin e tyre në zhvillimin e vendit, qoftë në mjekësi, drejtësi, në siguri, e në shumë fusha. tjera.

Ajo që e dallon Aurorën, është butësia, mirësia dhe këmbëngulja, si dhe fakti që lufton me dinjitet për vlerat e saj, duke qenë krenare për prejardhjen shqiptare. /Lumturije Bekaj/

❌
❌