Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Arkimed Lushaj, Stresi, ka rikthyer vëmendjen e publikut me disa deklarata të drejtpërdrejta mbi zhvillimet e BBVK 4, duke dhënë parashikime që tashmë po komentohen gjerësisht në rrjete sociale.
Reperi i njohur, i cili e njeh nga brenda presionin, strategjinë dhe dinamikat e këtij formati, ka analizuar lojën e disa prej banorëve aktualë. Fokusin kryesor e ka vendosur te Eduard Kuçi dhe Labinot Rexha, për të cilët shprehet i bindur se do të shkojnë shumë larg në garë.
Sipas Stresit, të dy banorët kanë treguar qëndrueshmëri, inteligjencë loje dhe aftësi për të përballuar situata të vështira, elemente që sipas tij janë vendimtare për të mbijetuar deri në fund. Ai madje ka dhënë një parashikim të fortë, duke thënë se Kuçi dhe Rexha do të jenë dy finalistët e fundit të këtij edicioni.
“Mbajeni mend, edhe Labi edhe Edi do të jenë dy të fundit në finale”, është shprehur ai, deklaratë që ka ndezur diskutime mes ndjekësve të formatit dhe fansave të banorëve të tjerë.
Duke qenë se Stresi vetë ka dalë fitues nga një edicion i mëparshëm, mendimi i tij shihet si i bazuar në përvojë dhe jo thjesht si një koment rastësor. Megjithatë, Big Brother njihet për surprizat dhe kthesat e papritura, ndaj mbetet për t’u parë nëse ky parashikim do të rezultojë i saktë.
Ndërkohë, muaji i parë i BBVK 4 ka qenë tepër intensiv, me debate, aleanca dhe tensione që premtojnë një edicion edhe më të zjarrtë në javët në vijim.
Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Arkimed Lushaj – Stresi, ka bërë së fundmi disa deklarata që kanë tërhequr vëmendjen e publikut, lidhur me rrjedhën e Big Brother VIP Kosova 4.
Reperi i njohur ka komentuar për lojën dhe pozicionin e disa prej banorëve aktualë, veçanërisht te Eduard Kuçi dhe Labinot Rexha.
Sipas Stresit, ata do të shkojnë deri në finale të këtij edicioni dhe do të jenë të fundit.
“Edhe Labi edhe Edi, mbajeni mend që do të jenë dy të fundit në finale”, u shpreh ai.
Duke qenë se Stresi vetë e ka përjetuar nga afër këtë eksperiencë dhe ka dalë fitues, mendimi i tij shihet si mjaft domethënës.
Mbetet për t’u parë në javët në vijim nëse parashikimi i Stresit do të rezultojë i saktë dhe nëse Kuçi dhe Rexha do të arrijnë vërtet të jenë dy finalistët e fundit të Big Brother VIP Kosova 4.
Ndërkaq, ky muaj i parë në BBVK ka qenë i zjarrtë me përplot dinamika.
Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Arkimed Lushaj - Stresi, ka bërë së fundmi disa deklarata që kanë tërhequr vëmendjen e publikut, lidhur me rrjedhën e Big Brother VIP Kosova 4.
Reperi i njohur ka komentuar për lojën dhe pozicionin e disa prej banorëve aktualë, veçanërisht te Eduard Kuçi dhe Labinot Rexha.
Sipas Stresit, ata do të shkojnë deri në finale të këtij edicioni dhe do të jenë të fundit.
Foto: Instagram
“Edhe Labi edhe Edi, mbajeni mend që do të jenë dy të fundit në finale", u shpreh ai.
Duke qenë se Stresi vetë e ka përjetuar nga afër këtë eksperiencë dhe ka dalë fitues, mendimi i tij shihet si mjaft domethënës.
Mbetet për t’u parë në javët në vijim nëse parashikimi i Stresit do të rezultojë i saktë dhe nëse Kuçi dhe Rexha do të arrijnë vërtet të jenë dy finalistët e fundit të Big Brother VIP Kosova 4.
Ndërkaq, ky muaj i parë në BBVK ka qenë i zjarrtë me përplot dinamika. /Telegrafi/
Reperi shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur për publikun si Stresi, ka ndarë me ndjekësit lajmin për një projekt të ri muzikor që pritet të publikohet së shpejti.
Kënga e re do të jetë pjesë e albumit të tij më të fundit dhe vjen si një bashkëpunim me reperin e njohur, MC Kresha.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në InstaStory, ku Stresi ka zgjedhur një mesazh me tone paralajmëruese dhe ironike, duke iu drejtuar kolegëve të industrisë muzikore.
Foto: Instagram
“Mos nxirrni këngë para Vitit të Ri. Mos më thuani që nuk ju thashë. Suksese të gjithëve”, ka shkruar ai.
Bashkëpunimi mes Stresit dhe MC Kreshës ka ngjallur interes të madh te fansat, pasi të dy artistët janë të njohur për stilin e tyre autentik dhe tekstet e drejtpërdrejta.
Ky projekt pritet të jetë një nga këngët më të komentuara të fundvitit, ndërsa detaje të tjera rreth titullit dhe datës së publikimit ende nuk janë bërë publike.
Fansat tashmë presin me padurim lansimin e këngës dhe zbulimin e mëtejshëm të projekteve që Stresi ka planifikuar në kuadër të albumit të tij të ri. /Telegrafi/
Mendimet që na lodhin mendërisht më shumë se sa e pranojmë - studimi zbulon çfarë na streson realisht
Disa vendime i marrim pothuajse automatikisht, si, për shembull, çfarë do të hamë sonte, ndërsa të tjera mbartin peshë shumë më të madhe dhe mund të na ngarkojnë seriozisht. Zhvendosja, ndryshimi i punës, përfundimi ose fillimi i një lidhjeje… të gjitha këto janë momente që mund të zgjojnë stres dhe pasiguri. Një studim i ri zbulon se cilat vendime jetësore njerëzit i konsiderojnë më të rrezikshmet dhe më stresueset, dhe rezultatet mund t’ju befasojnë.
Bëhet fjalë për një studim gjithëpërfshirës të publikuar muajin e kaluar në revistën Psychological Science. Studiuesit u kërkuan më shumë se 4.000 pjesëmarrësve të përmendnin vendime reale, të fundit, që për ta kishin qenë një sfidë e madhe, në vend që t’u ofronin skenarë hipotetikë. Analiza e përgjigjeve tregoi se disa lloje vendimesh përsëriten shumë më shpesh sesa të tjerat, transmeton Telegrafi.
Puna dhe karriera, burimi më i madh i stresit
Vendimet që lidhen me punën dhe karrierën ishin në krye të listës. Pavarësisht moshës apo gjinisë, vendimi për të pranuar një punë të re rezultoi si më i rrezikshmi, ndërsa menjëherë pas tij u rendit largimi nga puna.
Paratë, drejtimi i automjetit dhe nisja e biznesit
Rreziqet financiare u renditën në vendin e tretë, kryesisht investimi në aksione, kriptovaluta dhe tregtimi në bursë. Edhe pse mund të tingëllojë e parëndësishme, vendimi për t’u ulur në timon u rendit në një vend të lartë, të katërtin. Kjo është veçanërisht stresuese në situata lodhjeje, moti të keq, mungese vëmendjeje ose drejtimi nën ndikimin e alkoolit.
Në vendin e pestë u rendit vendimi për të nisur një biznes personal.
Blerja e një shtëpie, vendimi i gjashtë më stresues, u përmend gjithashtu shpesh, me terma si “blerje prone”, “investim” dhe “blerje e re”.
Shëndeti dhe jeta shoqërore, më pak stresuese sesa mendohej
Katër vendet e fundit në dhjetëshen e parë iu përkasin vendimeve që lidhen me shëndetin dhe jetën shoqërore. Në vendin e shtatë u rendit vendimi për t’iu nënshtruar një operacioni, ndërsa në vendin e nëntë vaksinimi. Studiuesit vërejnë se mosbesimi ndaj vaksinave është në rritje dhe, si shembull, përmendin rënien e shkallës së vaksinimit kundër gripit në SHBA.
Vendin e tetë dhe të dhjetë e zunë martesa dhe shpërngulja në një vend tjetër, dy kthesa të mëdha jetësore që nuk janë përjetuar si më të rrezikshmet.
Gjetje të papritura
Ajo që i befasoi më shumë studiuesit ishte fakti se vendimet që lidhen me shëndetin ose marrëdhëniet shoqërore, si takimet romantike apo udhëtimi vetëm, nuk ishin në krye të listës.
“Ishim të interesuar t’i shihnim këto rezultate, por të dhënat tona tregojnë të kundërtën”, tha autori i studimit Renato Frey, profesor i psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. “Para së gjithash, njerëzit mendojnë për zgjedhjet e rrezikshme në karrierë.”
Autorët theksojnë se qëllimisht e lanë termin “rrezik” të përcaktuar gjerësisht, për disa ai lidhet me pasojat financiare, ndërsa për të tjerë me vendime që formësojnë jetën e tyre në afat të gjatë. Edhe mosha ndikoi në perceptimin e rrezikut: të anketuarit më të moshuar e konsideronin pranimin e një pune të re më të rrezikshëm, ndërsa të rinjtë kishin më shumë frikë nga largimi nga puna.
Studiuesit shpresojnë që këto njohuri të ndihmojnë në ofrimin e mbështetjes më të mirë për njerëzit gjatë marrjes së vendimeve të rëndësishme jetësore. “Këto modele të nuancuara na ndihmojnë të kuptojmë se cilat grupe të popullsisë janë të ekspozuara ndaj cilave lloje rreziku”, përfundon Frey.
10 vendimet më stresuese të jetës, sipas studimit
▪ Pranimi i një pune të re ▪ Largimi nga puna ▪ Investimi i parave (aksione, kriptovaluta, bursë) ▪ Drejtimi i automjetit ▪ Nisja e një biznesi personal ▪ Blerja e pasurive të paluajtshme ▪ Nënshtrimi ndaj një operacioni ▪ Martesa ▪ Vaksinimi ▪ Shpërngulja në një vend tjetër
Reperi i njohur Stresi ka folur në “Prive”, pas deklaratës së bërë nga Labinot Rexha në BBVK, ku ky i fundit pretendoi se i kishte siguruar fitoren atij.
Stresi e mohoi kategorikisht këtë, duke u shprehur: “Labi s’të jep as gurin me t’ça kryet.”
Gjatë intervistës, reperi u pyet se kush e meriton fitoren këtë edicion. Ai u shpreh se shpreson që këtë vit çmimin ta fitojë Elijona, sepse jam prekur thellë nga historia e saj.
“Ishallah këtë vit e fiton një femër. Më ka prekur shumë realisht historia e asaj vajzës. Të humbësh nënën ke humb gjysmën e jetës. Gjysma e zemrës nuk është njësoj. Më vjen keq që po i përdoret familja e ndjerë. Dashtë Zoti dhe publiku, e gjithë shqiptaria e voton t’ia japin një shans asaj vajze për jetën e saj,” u shpreh Stresi.
Big Brother VIP Kosova është ndezur sërish nga debatet që po rikthejnë në qendër të vëmendjes histori të vjetra dhe deklarata të ndjeshme. Në një bisedë të fundit me Fjollën, Labinot Rexha hodhi një pretendim të fortë: se ai dhe rrethi i tij shoqëror kanë qenë faktori kryesor që i sollën fitoren Stresit në edicionin e parë.
Deklarata u përhap me shpejtësi, ndërsa fituesi i parë i formatit, Arkimed Lushaj nuk ka qëndruar në heshtje, duke reaguar per Prive.
“Unë u jam mirënjohës gjithë njerëzve gjithmonë, veç mosmirënjohës nuk kam qenë kurrë… por qenka Labinoti ai që paskam harruar ta falenderoj,” tha ai mes të qeshurave.
Megjithatë, fituesi i parë nuk e la reagimin vetëm në ton ironik. Ai shtoi:
“Aty është lojë dhe ai është duke shpifur shumë. Nëse lojtarët e hajnë këtë dhe populli, le ta hajnë me shnet. Nuk është e vërtetë! Mik e kam, por ka kohë që s’e kam parë. Çfarë nxjerr prej goje e di vet ai, nuk mund t’ia mbyll askujt gojën.”
Në fund të bisedës, Stresi u pyet edhe për favoritët e këtij edicioni. Në vend të emrave më të përmendur nga publiku, ai zgjodhi të veçojë një konkurrente që, sipas tij, e meriton më shumë:
“Elijona është e preferuara ime absolute këtë vit,” u shpreh ai, duke surprizuar me zgjedhjen e tij.
Big Brother VIP Kosova është ndezur sërish nga debatet që po rikthejnë në qendër të vëmendjes histori të vjetra dhe deklarata të ndjeshme. Në një bisedë të fundit me Fjollën, Labinot Rexha hodhi një pretendim të fortë: se ai dhe rrethi i tij shoqëror kanë qenë faktori kryesor që i sollën fitoren Stresit në edicionin e parë.
Deklarata u përhap me shpejtësi, ndërsa fituesi i parë i formatit, Arkimed Lushaj nuk ka qëndruar në heshtje, duke reaguar per Prive.
“Unë u jam mirënjohës gjithë njerëzve gjithmonë, veç mosmirënjohës nuk kam qenë kurrë… por qenka Labinoti ai që paskam harruar ta falenderoj,” tha ai mes të qeshurave.
Megjithatë, fituesi i parë nuk e la reagimin vetëm në ton ironik. Ai shtoi:
“Aty është lojë dhe ai është duke shpifur shumë. Nëse lojtarët e hajnë këtë dhe populli, le ta hajnë me shnet. Nuk është e vërtetë! Mik e kam, por ka kohë që s’e kam parë. Çfarë nxjerr prej goje e di vet ai, nuk mund t’ia mbyll askujt gojën.”
Në fund të bisedës, Stresi u pyet edhe për favoritët e këtij edicioni. Në vend të emrave më të përmendur nga publiku, ai zgjodhi të veçojë një konkurrente që, sipas tij, e meriton më shumë:
“Elijona është e preferuara ime absolute këtë vit,” u shpreh ai, duke surprizuar me zgjedhjen e tij.
Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 ka shpërthyer një deklaratë e papritur nga banori Labinot Rexha, e cila ka ngjallur diskutime brenda dhe jashtë shtëpisë.
Gjatë një bisede me banorët, Labinoti ka thënë se ai dhe shokët e tij kanë qenë ndër ata që ndihmuan në sigurimin e fitores së Stresit - fituesit të edicionit të parë të këtij formati.
“Kush ia fitoi Stresit? Unë me shokët e mi", deklaroi ai.
Foto: YouTube
Deklarata e tij është përhapur me shpejtësi në rrjete sociale, ku publiku ka nisur debatet se sa realisht mund të ketë ndikuar Labinoti dhe rrethi i tij në këtë mes.
Stresi u shpall fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova me një mbështetje të madhe publike.
Në edicionin e dytë fitues u shpall Lumbardh Salihu e në të tretin Drilon Rama.
Këtë vit pritet të shihet se si do të zhvillohet loja, e kush do të jetë fituesi. /Telegrafi/
Stresi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar ditëlindjen e nënës së tij, duke ndarë me ndjekësit një mesazh emocionues.
Reperi i njohur ka rikujtuar lidhjen e veçantë që ka me të dhe sakrificat që ajo ka bërë gjatë jetës për familjen.
Në postimin e tij, Stresi shpreh respektin dhe mirënjohjen për nënën, duke reflektuar mbi momentet e vështira, dashurinë e pakursyer dhe forcën e saj për t’i qëndruar pranë fëmijëve.
"Kam zgjedhur kete foto krah teje per te te uruar ditelindjen . Krah teje ndihem i vogel, i qete e i mbrojtur. Eshte si mesazh i sfidave tona mam, si pergjigje “ bashke ja dolem perseri “.
Mam, kam shkruar shpesh per ty, kam thene e kenduar dhe do vazhdoj ta bej deri sa te kem fryme.
Vitet e tua nuk jane shume , por edhe pak nuk jane. E ndersa kalendarit tend i shtohen shifrat mua me dhembin. Se di a thua te gjithe djemt I duan nenat si une ty?A thua jam une i vetmi qe kam bekimin e universit te kem ardhur ne jete nga nje grua si ti ?Si nuk u lodhe se prituri neteve pa gjume.
Sa force e dashuri pate per ne.Thone se emri percakton fatin, ty te quajten Shpreses.
Shpresove ne dite me te mira edhe kur jeta te sfidoi me gjitheshka.
Qeshe e dhe miresi te gjithe atyre qe ti veshtiresuan ditet.Tek shoh ndonje thinje a rrudhe te vogel rreth syve trishtohem…
Por ti mbetesh fisnike, pehere drita qe ndircon shpirtin e rruget e mia.Shpresa ime , te paçim perhere!Gezofsh dite te bardha mes nesh.Te du mam". /Telegrafi/
Reperi i njohur, Stresi, ka prekur ndjekësit me një urim plot ndjenjë që i ka dedikuar nënës së tij në ditëlindje. Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, ai shfaqet pranë saj, duke shprehur me fjalë të sinqerta mirënjohjen dhe dashurinë e pakushtëzuar që ndien për gruan që e ka rritur.
Në mesazhin e tij, Stresi e quan nënën “krahu tjetër i ditëlindjes” dhe “krahu i vogël i ditës, i mbrojtur dhe mbrojtës”, duke treguar se ajo është figura që e ka udhëhequr në çdo moment të jetës. Reperi pranon se vitet e fundit kanë qenë të mbushura me sfida, por nënën e përshkruan si forcën që i ka kthyer gjithmonë dhimbjen në buzëqeshje.
Lexo edhe :
Ndahet nga jeta fotografi britanik që realizoi imazhet më ikonike të Shqipërisë së viteve 90′
Ndahet nga jeta fotografi britanik që realizoi imazhet më ikonike të Shqipërisë së viteve 90′
17:39 07/12/25
Për herë të parë në histori, britaniku Lando Norris shpallet kampion bote i Formula 1
Për herë të parë në histori, britaniku Lando Norris shpallet kampion bote i Formula 1
16:22 07/12/25
Ai ndalet sidomos te roli simbolik i emrit të saj, Shpresë, të cilin e lidh ngushtë me ndikimin që ajo ka pasur në rrugën e tij: një dritë e vazhdueshme, një dorë që nuk është tërhequr kurrë dhe një mbështetje që nuk është venitur asnjëherë.
“Vitet e tua nuk janë shumë, por edhe pak nuk janë. A thua i duan të gjithë djemtë nënat si unë ty? A jam unë i vetmi kaq me fat që më ka dhuruar universi një nënë si ti?”- shkruan Stresi, duke e bërë urimin edhe më personal dhe emocional.
Reperi i njohur, Stresi, ka prekur ndjekësit me një urim plot ndjenjë që i ka dedikuar nënës së tij në ditëlindje. Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, ai shfaqet pranë saj, duke shprehur me fjalë të sinqerta mirënjohjen dhe dashurinë e pakushtëzuar që ndien për gruan që e ka rritur.
Në mesazhin e tij, Stresi e quan nënën “krahu tjetër i ditëlindjes” dhe “krahu i vogël i ditës, i mbrojtur dhe mbrojtës”, duke treguar se ajo është figura që e ka udhëhequr në çdo moment të jetës. Reperi pranon se vitet e fundit kanë qenë të mbushura me sfida, por nënën e përshkruan si forcën që i ka kthyer gjithmonë dhimbjen në buzëqeshje.
Ai ndalet sidomos te roli simbolik i emrit të saj, Shpresë, të cilin e lidh ngushtë me ndikimin që ajo ka pasur në rrugën e tij: një dritë e vazhdueshme, një dorë që nuk është tërhequr kurrë dhe një mbështetje që nuk është venitur asnjëherë.
“Vitet e tua nuk janë shumë, por edhe pak nuk janë. A thua i duan të gjithë djemtë nënat si unë ty? A jam unë i vetmi kaq me fat që më ka dhuruar universi një nënë si ti?”- shkruan Stresi, duke e bërë urimin edhe më personal dhe emocional.
Postimi i reperit është pritur me shumë reagime dhe komente pozitive nga fansat, të cilët kanë vlerësuar marrëdhënien e tij të veçantë me nënën dhe mënyrën e sinqertë me të cilën ai e shpreh këtë lidhje.
Studimi i ri tregon se një pije e thjeshtë ul në mënyrë dramatike pasojat që stresi dhe ushqimet e yndyrshme i shkaktojnë zemrës dhe trurit
Nëse konsumoni ushqime të yndyrshme gjatë periudhave stresuese, pirja e kakaos mund t’ju ndihmojë të rikuperoheni më shpejt nga stresi, sugjeron një studim i ri.
Studiuesit nga Universiteti i Birminghamit në Mbretërinë e Bashkuar gjetën se edhe pse njerëzit shpesh zgjedhin ushqime me shumë yndyrë gjatë stresit, pirja e një pijeje me kakao mund të përmirësojë rikuperimin nga efektet fiziologjike të stresit.
Studimi, i publikuar në revistën Food & Function, tregon se konsumi i ushqimeve të yndyrshme dëmton funksionin vaskular dhe ul oksigjenimin kortikal gjatë stresit duke penguar më pas rikuperimin. Flavanoli epikatehin në kakao relakson qelizat endoteliale të enëve të gjakut, përmirëson funksionimin e tyre dhe ul presionin e lartë të gjakut, një reagim i zakonshëm ndaj stresit, shkruan Medical News Today, përcjell Telegrafi.
Konsumi i kakaos lidhet me një përgjigje më të mirë ndaj stresit
Në studim morën pjesë 23 të rritur të rinj, të shëndetshëm. Secili prej tyre konsumoi një vakt me shumë yndyrë dhe më pas një pije kakao me përmbajtje të lartë ose të ulët epikatehini, një orë e gjysmë para një testi stresi që zgjati tetë minuta. Funksioni i tyre vaskular u mat duke analizuar zgjerimin e arterieve të krahut si përgjigje ndaj rritjes së qarkullimit të gjakut – në fillim të studimit, pastaj pas 30 dhe 90 minutash nga testi i stresit.
Tek grupi që mori kakao me shumë epikatehin, aftësia e enëve për t’u zgjeruar ishte më e ulët pas 30 minutash, por u përmirësua ndjeshëm pas 90 minutash duke treguar rikuperim më të shpejtë nga efektet e stresit. U matën edhe faktorë të tjerë, si oksigjenimi kortikal, qarkullimi i gjakut në parakrah, presioni i gjakut, aktiviteti kardiovaskular dhe gjendja emocionale, por nuk u gjetën ndryshime mes të dy grupeve.
Pse ushqimi i yndyrshëm e përkeqëson stresin?
Megjithëse ushqimet e yndyrshme mund të duken ngushëlluese, studimet tregojnë qartë se ato ngadalësojnë rikuperimin nga stresi, sidomos te personat me punë shumë stresuese. “Puna shumë stresuese rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare deri në 40% krahasuar me ata që nuk kanë këta stresorë”, shpjegon autorja e studimit, dr. Katarina Rendeiro. Arsyeja kryesore lidhet me dëmtimin e vazhdueshëm të funksionit vaskular.
Dr. Cheng-Han Chen, kardiolog ndërhyrës në Kaliforni, thekson se stresi kronik shkakton rritje të vazhdueshme të hormoneve të stresit, inflamacionit dhe presionit të gjakut duke rritur rrezikun për hipertension, infarkt apo goditje cerebrale. Mbështetësit e studimit vërejnë se edhe një ulje e vogël e funksionit vaskular mund të rrisë ndjeshëm rrezikun për sëmundje të zemrës.
Si e neutralizon kakaoja efektin e ushqimit të yndyrshëm?
Dr. Rendeiro shpjegon se ende nuk dihet saktësisht pse yndyra vonon rikuperimin vaskular pas stresit, por dihet se ngritja e triglicerideve dhe proteinës C-reaktive ul prodhimin e oksidit nitrik, një molekulë thelbësore për zgjerimin e enëve të gjakut. Epikatehini në kakao rrit pikërisht këtë molekulë, duke përmirësuar funksionin vaskular.
Flavanolët e kakos janë antioksidantë dhe anti-inflamatorë të fuqishëm. Të njëjtin efekt e kanë edhe çaji jeshil, korja e mollës, manaferrat, rrushi. Këto ushqime ndihmojnë në rritjen e oksidit nitrik dhe zvogëlojnë stresin oksidativ.
Kakao, çaji jeshil dhe frutat e pyllit – aleatë kundër stresit
Edhe pse kakaoja nuk përmirësoi oksigjenimin cerebral gjatë stresit, ajo mbetet e dobishme për rikuperim vaskular. Dr. Chen vëren se ndryshimet në qarkullimin cerebral gjatë stresit mund të ndikojnë në përqendrim, kujtesë dhe disponim.
Këshilla finale e studiuesve: Nëse nuk arrini t’i shmangni ushqimet e yndyrshme gjatë stresit, shtoni një burim të pasur me flavanola për të minimizuar dëmet.
Studimi rekomandon:
5.5 lugë kakao të papërpunuar
ose 2 filxhanë çaj jeshil
ose 300 g manaferra
…për të arritur sasinë e flavanoleve që solli efektet pozitive. /Telegrafi/
Reperi i njohur Stresi ka vendosur të shkëputet nga zhurma e përditshmërisë dhe angazhimet e zakonshme.
Ai aktualisht ka zgjedhur jugun e Shqipërisë si strehën e tij, ku po qëndron i izoluar me një qëllim të qartë, punën intensive për projekte të reja muzikore.
Duket se ky “karantinim” artistik po jep frytet e tij, dhe burimi i inspirimit nuk është dikush i panjohur për publikun. Ka qenë ish-partnerja e tij, Keisi, e cila përmes një postimi në rrjete sociale ka zbuluar një bisedë private me reperin, duke konfirmuar raportin e mirë që kanë pasur pas ndarjes.
Në bisedën e publikuar në WhatsApp, shihet se Stresi i ka dërguar asaj tre demo të reja muzikore.
Reperi nuk ka ngurruar t’i tregojë hapur ndikimin që ajo ka pasur në këto krijime, duke i shkruar: “Tek të 3-ja këngët më ke frymëzu”.
Nga ana tjetër, Keisi e ka pritur me humor këtë dedikim, duke i replikuar se në njërën prej këngëve madje i ka dëgjuar edhe emrin e saj.
Kjo bisedë dëshmon se pavarësisht se nuk janë më bashkë, dyshja vazhdojnë të mbesin miq të mirë dhe mbështetës të njëri-tjetrit. Tani mbetet vetëm të presim publikimin e këngëve për të dëgjuar se çfarë ka shkruar Stresi i frymëzuar nga historia e tyre.
Reperi i njohur Stresi ka zgjedhur t’i japë fund zhurmës së përditshme dhe të fokusohet vetëm tek krijimtaria e tij. Ai ka gjetur strehë në jug të Shqipërisë, ku po kalon kohë të izoluar për të punuar pa ndërprerje në projekte të reja muzikore. Ky “karantinim” artistik po i sjell frytet e para, duke i dhënë mundësinë për të krijuar muzikë të freskët, por gjithashtu për të reflektuar mbi një periudhë të rëndësishme të jetës së tij.
Një frymëzim i veçantë për Stresin ka ardhur nga Keisi, ish-partnerja e tij. Ajo ka ndarë me ndjekësit një bisedë private mes tyre në WhatsApp, ku Stresi i dërgon tre demo të reja muzikore dhe i tregon se ato janë frymëzuar nga ajo. “Tek të treja këngët më ke frymëzu,” – ka shkruar reperi, duke treguar hapur ndikimin e Keisit në këtë krijimtari.
Keisi ka pritur me humor këtë dedikim dhe ka bërë një shaka në lidhje me emrin e saj, duke thënë se në një nga këngët e ka dëgjuar të përmendet. Kjo bisedë konfirmon se, edhe pse tashmë të ndarë, ata kanë mbetur miq të ngushtë dhe vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrin. Tani mbetet vetëm të presim publikimin e këngëve për të dëgjuar se si kjo histori e tyre do të shfaqet në muzikën e Stresit.
Keisi ka ndezur rrjetin pasi publikoi në Instastory një pjesë të bisedës së saj private me reperin Stresi.
Në pamjen e bërë publike shihen disa skedarë audio, demo këngësh që reperi ia ka dërguar asaj, mes tyre “You Know Master”, “Real Life” dhe “Era".
Në mesazhet që shihen në foto, Stresi i shkruan Keisit: “Tek 3-ja këngët, m’ke frymëzuar".
Foto: Instagram
Ky detaj ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke hapur diskutime për raportin e tyre aktual dhe nëse mes tyre ka ende lidhje emocionale.
Keisi e ka marrë situatën me humor, duke i kthyer një mesazh plot 'emoji' qesharake, gjë që ka bërë postimin edhe më viral.
Ndarja e këtij fragmenti të bisedës ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, sidomos për faktin që reperi deklaron hapur se ajo ka qenë frymëzim për tre prej projekteve të tij të reja muzikore.
Aktualisht asnjëri prej tyre nuk ka komentuar më tej, por fansat janë të përfshirë në spekulime për vazhdimin e këtij dialogu dhe mundësinë e një pajtimi ose bashkëpunimi në të ardhmen. /Telegrafi/
Ashtu si njerëzit, edhe qentë përjetojnë stres. Ai mund të shkaktohet nga zhurmat e forta, ndryshimet në shtëpi, largimet e pronarit, konflikte me kafshë të tjera, mungesa e aktivitetit fizik apo edhe nga mënyra e komunikimit tonë me ta. Edhe pse shpesh duket i padukshëm, stresi te qentë shfaqet përmes sjelljeve shumë të qarta dhe ndërhyrja e duhur mund ta përmirësojë gjendjen e tyre menjëherë.
Më poshtë gjeni një udhëzues të plotë me shkaqet, shenjat dhe mënyrat më efektive për ta qetësuar një qen të stresuar.
Stresi mund të vijë nga shumë situata të përditshme, por ndër më të zakonshmet janë:
Zhurmat e forta (fishekzjarret, bubullimat, punimet).
Ndryshimet në rutinë ose ndryshimi i pronarit.
Vetmia e zgjatur dhe ankthi i ndarjes.
Mungesa e aktivitetit fizik apo stimulimit mendor.
Udhëtimet, vizita tek veterineri ose mjedise të panjohura.
Konfliktet me kafshë të tjera.
Trajtime të ashpra apo tone të ashpra zëri.
Të identifikoni shkakun është hapi i parë drejt zgjidhjes.
Shenjat që tregojnë se qeni është i stresuar
Disa sinjale janë shumë të dukshme, ndërsa të tjera kërkojnë më shumë vëzhgim. Shikoni nëse qeni juaj shfaq:
Tërheqje, frikë ose dridhje
Ulërima, lehnitje të tepruara ose kërkim të vazhdueshëm të vëmendjes
Rrahje të shpejta të zemrës
Tëharrje, pështymë të shtuar
Fshehje nën tavolinë, shtrat ose qoshe
Pëltenim të syve dhe veshëve
Shkatërrim të sendeve, gërvishtje, ecje nervoze
Humbje oreksi ose probleme me gjumin
Nëse shfaqen disa prej këtyre shenjave njëkohësisht, qeni ka nevojë për ndihmë.
Si ta qetësoni një qen të stresuar?
1. Krijoni një ambient të sigurt
Një hapësirë e qetë, e butë dhe e njohur për qenin mund të bëjë mrekulli.
Përdorni shtratin e tij, lodrat e preferuara dhe mbajeni larg zhurmave të forta.
2. Ruani rutinën
Qentë ndihen më të sigurt kur dita e tyre është e parashikueshme.
Shëtitjet, ushqyerja dhe koha e lojës duhet të jenë sa më të rregullta.
3. Aktivizim fizik dhe mendor
Një qen i lodhur fizikisht dhe i stimuluar mendërisht ka më pak gjasa të reagojë ndaj stresit.
Ecje të gjata, loja me top, ushtrime inteligjente dhe lojëra të nuhatjes ndihmojnë shumë.
4. Qetësoni veten që të qetësohet edhe ai
Qentë e ndiejnë energjinë tonë. Nëse jeni të stresuar dhe bërtisni, stresi i tyre rritet.
Flisni qetë, uluni pranë tij dhe përdorni kontakt të butë.
5. Shmangni ndëshkimin
Qentë e stresuar nuk kanë nevojë për qortime. Ndëshkimi e rrit ankthin.
Përdorni shpërblime të vogla për sjellje të qeta dhe pozitive.
Një filxhan çaj i ngrohtë mund të ndihmojë në kohë stresi, dhe disa lloje bimore përmbajnë përbërës që relaksojnë sistemin nervor.
Disa çajra kanë një efekt qetësues, të tjerë ndihmojnë në uljen e tensionit ose në nxitjen e gjumit, dhe shumica janë përdorur tradicionalisht për efektin e tyre të butë, por dukshëm qetësues.
Këto janë çajrat që më shpesh veçohen si mbështetëse natyrale në kohë stresi dhe tensioni.
Çaj kamomili
Kamomili, një barishte me shije të butë e bërë nga lulet e thata, është i njohur për apigeninën e tij, një antioksidant që lidhet me receptorët në tru dhe nxit relaksimin. Apigenina mund të zvogëlojë ndjenjat e ankthit dhe të kontribuojë në uljen e presionit të gjakut dhe në një rrahje më të ngadaltë të zemrës. Kjo është arsyeja pse kamomili është një nga çajrat më të zakonshëm natyrorë për relaksim, sipas Health.
Çaj livandoje
Çaji i livandos ka një aromë të veçantë lulesh dhe hulumtimet tregojnë se mund të lehtësojë ankthin duke ndikuar në sistemin nervor. Gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut, duke e bërë atë një zgjedhje të shkëlqyer për situata stresuese. Vaji i livandos, i cili përdoret shpesh në aromaterapi, ka një efekt të ngjashëm.
Çaj melisa
Melisa ka një aromë të lehtë agrumesh dhe mund të rrisë nivelet e GABA-s në tru , një neurotransmetues i rëndësishëm për rregullimin e stresit. Kjo ndihmon në uljen e tensionit, përmirësimin e humorit dhe nxitjen e gjumit. Tradicionalisht është përdorur si një qetësues i lehtë, por efektiv.
Çaj jeshil
Çaji jeshil përmban L-teaninë, një aminoacid që nxit relaksimin pa ju bërë të përgjumur. Kjo e bën atë një zgjedhje të mirë kur duhet të qëndroni të qetë, por edhe të përqendruar. Ai përmban rreth 37 miligramë kafeinë për 350 ml, kështu që ata që janë të ndjeshëm ndaj kafeinës duhet ta pinë më herët gjatë ditës ose të zgjedhin një version pa kafeinë.
Humbja e papritur e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi ka tronditur thellë komunitetin muzikor shqiptar dhe fansat e tij.
Lajmi për ndarjen nga jeta të artistit ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa kolegë, miq dhe admirues kanë ndarë mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale, duke përkujtuar kontributin dhe personalitetin e tij të veçantë.
Mes artistëve që reaguan ishin Ramadan Krasniqi – Dani, Gili, Vesa Luma, Rovena Stefa, Dafina Zeqiri, Robert Berisha dhe Stresi.
Shpat Kasapi
Të gjithë shprehën dhimbjen e tyre për humbjen e Kasapit dhe përkujtuan momentet e përbashkëta, performancat muzikore dhe marrëdhëniet e ngrohta personale me të.
Mesazhet e tyre përmbajnë ngushëllime për familjen dhe për publikun shqiptar, duke treguar se humbja e Shpatit ndjehet në të gjithë komunitetin e muzikës shqiptare.
Këto reagime të shumta dhe të ndjera tregojnë jo vetëm ndikimin e madh që Shpati kishte në skenën muzikore, por edhe lidhjen e fortë emocionale që ai krijoi me kolegët dhe fansat gjatë karrierës së tij.
Ndryshimet në thonj mund të tregojnë probleme serioze shëndetësore. Ngjyra, forma dhe struktura e thonjve shpesh pasqyrojnë gjendjen e organeve të brendshme dhe mund të jenë shenja e parë e sëmundjeve të tilla si artriti, psoriaza ose problemet me veshkat.
Të gjitha ndryshimet, madje edhe ato që duken të padëmshme, duhet të regjistrohen dhe, nëse është e nevojshme, të kontrollohen nga një mjek, sepse thonjtë mund të pasqyrojnë gjendjen e të gjithë organizmit.
Shenjat që mund të tregojnë sëmundje
Stresi - Thonjtë, ashtu si flokët, mund të reagojnë ndaj stresit. Tendosja ose lodhja afatgjatë shpesh manifestohet me shfaqjen e vijave në thonj.
Nishanet dhe Melanoma - Ndryshimet në ngjyrën e thonjve, veçanërisht vijat kafe që shtrihen nga kutikula deri në majë të thoit, mund të jenë nishane beninje, por ndonjëherë ato mund të tregojnë një problem më serioz, siç është melanoma. Duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm nëse vija shfaqet vetëm në një thua.
Artriti - Në artrit, ciste të vogla mund të formohen rreth kutikulave. Ato zakonisht janë të padëmshme, por ndonjëherë nevojitet ndërhyrja mjekësore.
Psoriaza - Njerëzit me psoriazë të lëkurës mund të kenë gjithashtu ndryshime në thonjtë e tyre, duke përfshirë njolla të verdha-të kuqe ose trashje, të cilat mund të jenë shenjë e një gjendjeje aktive të sëmundjes.
Sëmundja e veshkave - Thonjtë mund të zbulojnë problemet me veshkat përmes një sërë ndryshimesh - nga thonjtë konkavë, në formë luge, deri te vija të bardha ose kreshta të ashpra. Ndryshime si format konkave të thonjve mund të tregojnë gjithashtu anemi nga mungesa e hekurit.