Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 December 2025Main stream

Të dhënat e e-albanias dhe AKSHI/ Eksperti i IT-së: Çfarë pritet të dalë nga hetimet e SPAK

By: Brisi
29 December 2025 at 22:55

Eksperti i IT, Erion Demiri, ka deklaruar se pas hetimeve të pritshme nga SPAK për rrjedhjen e informacioneve nga e-albania, që kanë ndodhur vitet e fundit në sistemin e AKSHI-t, mund të ketë zhvillime të fuqishme. I ftuar në News 24, Demiri u shpreh se problematika nis që nga vetë modeli i menaxhimit të të […]

The post Të dhënat e e-albanias dhe AKSHI/ Eksperti i IT-së: Çfarë pritet të dalë nga hetimet e SPAK appeared first on BoldNews.al.

Skandali i Ballukut dhe AKSHI-t/ Shkullaku: Shteti organizatë kriminale! Rama s’duhet të jetë më në atë zyrë

By: Brisi
29 December 2025 at 22:12

Gazetari Armand Shkullaku, ka komentuar këtë të hënë skandalin e tenderave korruptivë të AKSHI-t dhe hetimet për zv.kryeministren Belinda Balluku. I ftuar në Syri Tv, Shkullaku u shpreh se shteti tashmë është në duart e një organizate kriminale, ndërsa shtoi se pas këtyre skandaleve, Edi Rama, nuk duhet të jetë më në krye të vendit. […]

The post Skandali i Ballukut dhe AKSHI-t/ Shkullaku: Shteti organizatë kriminale! Rama s’duhet të jetë më në atë zyrë appeared first on BoldNews.al.

Mbyllet me vendim mos fillimi, dosja e ‘rrëmbimit’ të zv/drejtuesit të AKSHI-t

By: M C
29 December 2025 at 17:27

Është mbyllur me vendim mosfillimi, referimi penal i Komisariatit Nr.1, që u regjistrua në muajin Gusht 2025, për situatën e rrëmbimit të ish-drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima.

Vendimi për mosfillimin e një dosje penale është marrë pak kohë më parë nga prokuroria e Tiranës, e cila pasi kreu një seri veprimesh hetimore, si këqyrje të pamjeve filmike, pyetjen 3 herë të Daniel Shimës, pyetjes 3 herë të të fejuarës së tij avokate dhe pyetjen dy herë të nënës së tij. L.Shima, ka dalë në konkluzionin se Shima ishte larguar me dëshirën e tij nga banesa pa u ndikuar nga askush.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se SPAK nuk ka shfaqur asnjë interes për këtë çështje dhe as të marrë ndonjë deklarim të Daniel Shimës.

Madje në dosjen e mosfillimit të hetimeve, është dhe një kthim përgjigje e titullarit, Altin Dumani, i cili informonte grupin e hetimit në prokurorinë e Tiranës se ndaj Daniel Shimës, nuk kishte asnjë hetim në SPAK.

Mësohet se për këtë çështje, Daniel Shima, është marrë në pyetje një herë në ambientet e Komisariatit Nr.1 në Tiranë dhe dy herë në ambientet e prokurorisë së kryeqytetit.

Shima ka mbajtur të njëjtin qëndrim në deklarimet e tij, duke pohuar se “zhdukja” e tij dhe humbja e kontakteve me të fejuarën dhe nënën e tij, ka qenë me dëshirë dhe nuk është ndikuar nga rrethana të tjera të kryera forcërisht nga persona të tretë.

“…Mos më thërrisni më për të më pyetur…”, mësohet t’i ketë thënë Daniel Shima, oficerit të prokurorisë që po kryente veprime hetimore rreth rastit të tij për largimin nga banesa në datën 20 Gusht 2025.

Ndërkohë përmbajtjen e SMS-së me tekst: “…po më arrestojnë…” që ja ka dërguar të fejuarës së tij, Daniel Shima, e ka shpjeguar në prokurori se gjithçka ka ndodhur në kushtet e gjendjes emocionale për shkak të një konflikti të momentin që ka pasur me bashkëjetuesen.

Për këtë fakt është marrë në pyetje 3 herë dhe e fejuara e tij avokate, e cila ka dhënë të njëjtin shpjegim që ka mbajtur dhe Daniel Shima.

Deklarim ka dhënë dhe L.Shima, nëna e Danielit, e cila u ka thënë hetuesve në prokurorinë e Tiranës se gjithçka Danieli e kishte inskenuar vetë, për shkak të një konflikti në çift. Sipas dëshmisë së saj, tashmë çifti është pajtuar dhe jetojnë bashkë.

Ndërkohë nga këqyrjet e disa pamjeve filmike të sekuestruara në disa biznese, është parë që Daniel Shima, ndodhet i vetëm në makinën e tij. Një kamerë e instaluar tek zona e rreth-rrotullimit të Fakultetit Ekonomik në rrugën e Elbasanit, ka filmuar qartë se Shima ka qenë i vetëm dhe i pashoqëruar nga askush.

Ky moment është fiksuar disa minuta pasi Shima i kishte dërguar bashkëjetueses mesazhin: ”…po më arrestojnë…”, gjë e cila sipas prokurorisë së Tiranës, ai ka shkëputur vetë lidhjet dhe nuk është marrë forcërisht dhe pa dëshirën e tij nga persona të tjerë./Syri.net

The post Mbyllet me vendim mos fillimi, dosja e ‘rrëmbimit’ të zv/drejtuesit të AKSHI-t appeared first on Albeu.com.

Defekt në ujësjellës, banorët pa ujë/ Bashkia Vlorë: Sot vijnë tre pajisje nga Turqia. Rinis furnizimi

29 December 2025 at 18:40

3 pjesë të ardhura nga Turqia pritet t’i japë fund problemit të shkaktuar në tubin kryesor të qytetit të Vlorës.

Defekti, i cili la pa ujë banorët e qytetit bregdetar për 4 ditë, do të riparohet, ndërsa kryetarja e bashkisë garantoi zgjidhjen e problemit.

Inxhinieri Faluers Shoshi, drejtor i ujësjellës kanalizimeve në Vlorë, tregoi dhe arsyet përse ndodhi defekti.

Për mungesën e ujit, qytetarët e Vlorës u mblodhën duke protestuar që prej mëngjesit në dyert e bashkisë.

Përplasje pati edhe me policinë…

Pavarësisht provave për të rregulluar avarinë, përpjekjet kanë rezultuar të pasuksesshme, ndërsa në mesnatë, sipas autoriteteve, ky problem do të marrë zgjidhje përfundimtare.

“Sonte në mesnatë do të rikthehet furnizimi më ujë. Kjo është fjala ime”.

/abcnews.al/

Blushi: Vlora pa ujë, Rama lahet me verë 33 mijë euro

By: redi
29 December 2025 at 18:02

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, deputeti Tedi Blushi thotë se ndërprerja totale e furnizimit me ujë për qytetarët e Vlorës prej 4 ditësh nuk është as “defekt tenik”, por dëshmi e dështimit të kryeministrit Rama që erdhi në pushtet me premtimin për ujë të pijshëm 24 orë. Deklarata e plotë Lënia pa ujë për më shumë se 4 ditë e qytetarëve të Vlorës, nuk është as “defekt tenik” dhe…

Source

“Balluku-AKSHI” 2 organizata, 1 kryetar dhe shteti Mafioz

By: Brisi
29 December 2025 at 16:18

Nga Basir Çollaku “..Shteti mafioz, është një sistem politik, ku qeveria dhe institucionet, janë infiltruar në role, ndikim dhe kontroll, formal a informal, nga krimi i organizuar, duke përafruar deri në njëhsim, pushtetin formal dhe informal, ku eliat politike janë në aleancë me krimin, për të vjedhur pasuritë dhe fondet publike, për të intimiduar dhe […]

The post “Balluku-AKSHI” 2 organizata, 1 kryetar dhe shteti Mafioz appeared first on BoldNews.al.

Mbi 14 mijë dosje në Gjykatën e Lartë, kryetari Sadushi: Një gjyqtar jep 429 vendime në vit

By: redi
29 December 2025 at 16:30

Gjykata e Lartë ka dhënë gjatë këtij viti afro 19 vendime në ditë, duke përfshirë ditët e pushimit. Kryetari Sokol Sadushi, thotë se këto shifra nuk janë normalitet dhe as ofrojnë zgjidhje në kohë për qytetarin. “Ulja e backlog në 61%, duke e reduktuar në 14 081 çështje. Vetëm gjatë vitit 2025 janë dhënë 6876 vendime. Çdo gjyqtar ka dhënë mesatarisht 429 vendime në vit. Këto shifra nuk janë…

Source

Sadushi: Dosjet e prapambetura në Gjykatën e Lartë u ulën me 61% në pesë vite

29 December 2025 at 14:02

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, paraqiti sot në konferencën e fundvitit me gazetarët, bilancin e vitit 2025, duke vënë theksin te rezultatet konkrete dhe sfidat reale.

Gjatë fjalës së tij, Sadushi theksoi se në pesë vitet e fundit backlogu është ulur me 61%, ndërsa vetëm gjatë vitit 2025 janë dhënë 6.876 vendime, me një normë likuidimi që arrin 273%.

“Ulja e backlogut me 61% është një tregues domethënës i performancës së Gjykatës së Lartë, veçanërisht në kushtet kur në gjykatat e apelit stoku i çështjeve vijon të rritet. Rezultati i arritur është produkt i një volumi pune të jashtëzakonshëm, i disiplinës institucionale dhe i një strategjie të qëndrueshme. Kështu, në pesë vitet e fundit janë dhënë 39.269 vendime, duke e reduktuar backlogun në 14.081 çështje. Vetëm gjatë vitit 2025 janë dhënë 6.876 vendime, prej të cilave 2.506 nga Kolegji Administrativ, 2.395 nga Kolegji Civil dhe 1.975 nga Kolegji Penal. Krahas 4 vendimeve njësuese, të cilat kanë përcaktuar standarde të reja për zbatimin e ligjit, presin zgjidhjen e tyre edhe 4 vendime të tjera”, tha Sadushi.

Sipas tij mesatarja prej 429 vendimesh për gjyqtar dëshmon përkushtim dhe stërmundim profesional, por jo një situatë normale pune.

“Referuar numrit të vendimeve të dhëna dhe 2.513 çështjeve të reja të regjistruara, norma e likuidimit ka arritur në 273%. Çdo gjyqtar ka dhënë mesatarisht rreth 429 vendime në vit. Këto shifra nuk përfaqësojnë një “normalitet” gjyqësor; ato janë stërmundim profesional dhe dëshmi se Gjykata e Lartë ka ruajtur funksionimin e sistemit nën presion të vazhdueshëm strukturor”, tha Sadushi.

Gjithashtu, Sadushi evidentoi problematikën e rekurseve të papranueshme, që konsumojnë kohë gjyqësore pa përmbushur standardin kasacional.

“Vijon të mbetet problem serioz cilësia e dobët rekurseve. Nuk e kanë kaluar testin e  pranueshmërisë 60% e rekurseve në Kolegjin Civil, 71% në Kolegjin Administrativ dhe 82% në Kolegjin Penal. Për rrjedhojë, koha gjyqësore po shpenzohet për ankime që nuk plotësojnë standardin ligjor të gjykimit kasacional. Kjo nuk i shërben as qytetarit, as shtetit, as vetë drejtësisë.

“Në fushën administrative dhe pjesërisht në atë civile, rekurset e papranueshme u përkasin kryesisht organeve publike. Në vitin 2025, organet publike rezultojnë gjyq-humbëse në 55% të çështjeve administrative (1.016 çështje), ndërsa individët dhe subjektet privatë në 42% (777 çështje). Në fushën penale, prokuroria rezulton gjyq-humbëse në 18.4% të çështjeve (302 çështje), ndërsa individët në 80.2% (1.323 çështje). Kjo situatë evidenton problematika në përfaqësimin ligjor, moshartimin siç duhet të rekurseve, mosndjekjen apo mosnjohjen e praktikës së Gjykatës së Lartë dhe ngatërrimin e rolit të gjykatës kasacionale me gjykatat e faktit. Filtri kasacional në hyrje i zbatuar nga Kolegji Administrativ ka funksionuar me eficiencë: 32% e rekurseve administrative të regjistruara janë konstatuar haptazi të pabazuara, duke frenuar shtimin artificial të çështjeve në pritje”, tha ai.

Sipas tij rezultatet e Gjykatës së Lartë janë reale, por ato nuk përfaqësojnë panoramën e plotë të drejtësisë shqiptare. Mungesa e gjyqtarëve, veçanërisht në gjykatat e Apelit, sipas Sadushit, mbetet nyja kryesore që rrezikon krijimin e backlogut të ri.

“Sistemi sot prodhon backlog të ri për shkak të mungesave strukturore. Çdo ngarkesë e krijuar sot në shkallë të parë dhe apel, nesër do të jetë ngarkesë për Gjykatën e Lartë. Mungesa e gjyqtarëve është problemi themelor i sistemit të drejtësisë. Aktualisht janë 307 gjyqtarë efektivë në detyrë, përballë 417 të parashikuar nga struktura organizative, çka do të thotë se sistemi funksionon me vetëm 73.6% të kapacitetit të tij, ose me 110 gjyqtarë më pak. Kjo situatë bëhet edhe më shqetësuese nëse merret parasysh se deri në vitin 2028 nga Shkolla e Magjistraturës parashikohet të dalin jo më shumë se 67 gjyqtarë të rinj. Nëse i referohemi standardeve të CEPEJ, Shqipërisë do t’i nevojiteshin rreth 587 gjyqtarë, çka nxjerr në pah një disproporcion të thellë ndërmjet nevojave reale dhe kapaciteteve aktuale të sistemit. Ky realitet dëshmon mungesë vizioni strategjik për hyrjet e reja në sistem. Sot është domosdoshmëri të  merren masa konkrete për korrigjimin e menjëhershëm të kuotave të pranimit në Shkollën e Magjistraturës. Në këtë panoramë të përgjithshme mungesash, gjykatat e apelit përbëjnë sot hallkën më kritike të sistemit gjyqësor, duke funksionuar me vetëm 55.9% të trupës gjyqësore të parashikuar, çka rrezikon seriozisht aftësinë e tyre për të përballuar volumin e çështjeve dhe për të garantuar afate të arsyeshme gjykimi”, tha Sadushi.

Sadushi nënvizoi se “në këtë atmosferë presioni strukturor, Gjykata e Lartë ka garantuar funksionimin e sistemit, përmes përgjegjësisë institucionale dhe punës intensive, pavarësisht mungesës së kapaciteteve reale”.

“Kjo është sfida thelbësore e drejtësisë sot: jo thjesht të funksionojë falë përpjekjes së jashtëzakonshme të njerëzve që e mbajnë në këmbë, por të garantojë që ky funksionim të jetë i qëndrueshëm. Një sistem nuk mund të mbështetet pafundësisht te sakrifica individuale. Pa politika për njerëzit, pa investim në kapacitetet njerëzore dhe pa vizion afatmesëm, nuk ka drejtësi që reziston. Qytetari nuk pret justifikime, por kërkon funksionim të drejtë, cilësor dhe në kohë të sistemit gjyqësor”, tha ai.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi
1 nga 3

/m.q/j.p/

The post Sadushi: Dosjet e prapambetura në Gjykatën e Lartë u ulën me 61% në pesë vite appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, kritika ndaj ekzekutivit dhe këshillave gjyqësorë

29 December 2025 at 13:55

Në konferencën e mbajtur të hënën më 29 dhjetor nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ai paraqiti bilancin e vitit që po lëmë pas, si dhe ngriti si shqetësim mungesën e burimeve njerëzore, duke e cilësuar këtë si një realitet që nuk mund të quhet normalitet institucional. Ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, […]

The post Kryetari i Gjykatës së Lartë, kritika ndaj ekzekutivit dhe këshillave gjyqësorë appeared first on Reporter.al.

PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Balluku mund të prishë provat

By: Elva
29 December 2025 at 11:50

Partia Demokratike i ka kërkuar sërish kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, të mbledhë Këshillin e Mandateve ditën e martë, më 30 dhjetor, në orën 11:00. Sipas opozitës, mbledhja është e nevojshme për të shqyrtuar kërkesën e SPAK, i cili kërkon autorizim nga Kuvendi për heqjen e mandatit të deputetes Belinda Balluku. Ajo mban njëkohësisht edhe […]

The post PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Balluku mund të prishë provat appeared first on BoldNews.al.

“Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i drejtësisë”, Sadushi: Sistemi funksionon me 110 gjyqtarë më pak

By: Fax Web
29 December 2025 at 11:26

Për kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, problemi themelor i sistemit të drejtësisë mbetet mungesa e gjyqtarëve. Në një konferencë për mediat, ai theksoi se sistemi funksionon me 110 gjyqtarë më pak.

Kërkoi që të merren masa konkrete për të korrigjuar kuotat e pranimit në shkollën e magjistraturës, sepse sipas tij, parashikohet që nga kjo shkollë deri në vitin 2028, të dalin “jo më shumë se 67 gjyqtarë të rinj”.

“Mungesa e gjyqtarëve është problemi themelor i sistemit të drejtësisë. Aktualisht janë 307 gjyqtarë efektivë në detyrë përballë 417 të parashikuar, çka domethënë sistemi funksionon me 73.6% të kapacitetit të tij. Kjo situatë bëhet edhe më shqetësuese nëse merret parasysh se deri në vitin 2028 nga shkolla e magjistraturës parashikohet që të dalin jo më shumë se 67 gjyqtarë të rinj.

Ky realitet dëshmon mungesë vizioni strategjik për hyrjet e reja në sistem. Të merren masa konkrete për korrigjimin e kuotave të pranimit në shkollat e magjistraturës. Në këtë atmosferë presioni strukturor, GJL ka garantuar funksionimin e sistemit përmes përgjegjësisë institucionale dhe punës intensive.

Kjo është sfida thelbësore e drejtësisë. Një sistem nuk mund të mbështetet në sakrifica individuale, pa politika për njerëzit pa investime në kapacitete njerëzore. Qytetari nuk pret justifikime por kërkon fuksionim të drejtë”, tha ai.

Shi, dëborë dhe temperatura të ulëta, ja si pritet të nisë viti i ri 2026

By: V K
29 December 2025 at 09:50

Java ka nisur me mot të kthjellët dhe me diell, por me temperatura të ulëta. Meteorologia Tanja Porja, tha në Dita Jonë se temperaturat janë rreth 2–3 gradë më të ulëta se mesatarja sezonale, ndërsa vitit i ri do të nisë me shi dhe dëborë.

“Është shumë ftohtë. Është diku 2-3 gradë më ftohtë sesa një ditë normale dimri. Ky vit po mbyllet me një temperaturë mesatare mjaft të lartë. Këto temperatura të ulëta do të freskojnë tablon mjaft të nxehtë të 2025-s dhe fillimin e 2026-s i cili do të jetë i ftohtë, me shi dhe me dëborë”.

Sipas meteorologes, temperatura e ulët në rang territori është shënuar minus 5 gradë celsius.

“Termometri i mëngjesit të sotëm ka vijuar me një tjetër rënie përveç asaj të ditës së diel. Kemi minus 5 deri në-2 për zonat malore. Pra minus 5 është vlera më e ulët sot në rang territori, kjo në zonat verilindore dhe në skajin verior. Ndërsa në shtrirjen perëndimore, përfshirë kryeqytetin kemi temperatura nga 3-4 në brendësi të territorit deri në 7 gradë në vijën bregdetare. Vija bregdetare e bën disi diferencën, ndërsa gjithë pjesa tjetër përfshirë dhe veriperëndimin. Kemi vlera rreth 2 gradë. Po ashtu Tirana, Elbasani 3 gradë celsius, si kundër edhe Berati Gjirokastra. Gjirokastra është shumë pranë zeros. Berati tre diçka mbi 3 gradë në mëngjesin e sotëm”.

Nga nesër parashikohen reshje të pakta, ndërsa fillimi i vitit 2026 pritet të jetë më i ftohtë, me shi dhe dëborë.

The post Shi, dëborë dhe temperatura të ulëta, ja si pritet të nisë viti i ri 2026 appeared first on Albeu.com.

AKSHI dje, sot e nesër si dhe shteti i sigurt

By: Ela
29 December 2025 at 10:48

Nga Genc Pollo, ish-ministër dhe deputet Në vitet 2009-2013, si ministër për Teknologjinë e Informacionit, kam patur në varësi AKShI-n (Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit). Synimi kryesor i yni ishte kompjuterizimi i të gjitha sistemeve shtetërore nga Shëndetësia tek Transporti dhe ofrimin online (në internet) të shërbimeve ekzistuese për përdoruesit. Detyrë funksionale e AKShI-t […]

The post AKSHI dje, sot e nesër si dhe shteti i sigurt appeared first on BoldNews.al.

Kur brilanti vdes i uritur

29 December 2025 at 09:50


Nga: Adrian Thano

Ka artistë që kthehen në tempuj ndjenjash. Nëpërmjet tyre publiku kupton më mirë vetveten. Në këtë mënyrë ata na falin një pasuri të madhe të brendshme, që nuk ka të bëjë me paranë.

Po ne çfarë u japim atyre?

Kadri Roshi nuk ishte i zakonshëm. Zëri i tij i veçantë, sytë që i flisnin para fjalëve ishin tipare të një aktori të madh. Ai nuk luante thjesht personazhe.

Siç del nga një rrëfim publikuar dje në media, kjo ikonë e kujtesës sonë kolektive përballoi në fund të jetës diçka që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Ky njeri kaq i talentuar ka qenë në një gjendje të tillë varfërie sa është detyruar të kërkojë ndihmë te një politikan për një copë bukë.

Po pse një artist i madh i një kombi u gjend në një situatë të tillë? Si ndihemi si shoqëri kur i lëmë të vdesin urie ata që na dhanë kaq shumë? A është e mundur që jo vetëm Kadriu që ka merituar gjithë të mirat e kësaj bote, por askush të mos kërkojë bukë për gruan e tij si kërkesë e fundit para se të largohet nga kjo jetë?

Kthehemi te problemi i një shoqërie që po vuan një varësi të egër nga politika. Kjo ka shkuar deri në nënshtrim. Çdo gjë duhet të kalojë nga filtri i pushtetit, ndihma, mirënjohja, mbështetja, karriera, madje edhe mëshira. E vendos pushteti kush meriton të jetojë me dinjitet e kush jo!

Njerëz me vlera reale mbyllin jetën në varfëri dhe harresë. Politikanë cullakë nga çdo meritë dhe mantenutat e tyre përfitojnë miliona euro nga paraja publike si të jenë pesleksha.

I gjithë sistemi shpërblen bindjen dhe respekton pazarxhiun duke e lënë njeriun me dinjitet të vetmuar dhe në heshtje.

Prindërit tanë pensionistë numërojnë qindarkat, deputetët rrisin rrogat dhe pensionet e tyre, duke votuar për veten pa pikë turpi dhe pa asnjë lidhje me realitetin social.

Ky është një rend moral krejtësisht i përmbysur.

Së pari duhet një çarje e madhe në trushplarjen kolektive që politika ka ushqyer për vite. Sa më shumë që shoqëria u dorëzon një apo dy individëve rolin e shpëtimtarit, aq më shumë këta e shpërdorojnë besimin, duke e kthyer shtetin në bankomat vetëshërbimi.

Një shtet funksional nuk ndërtohet mbi figura të vetme, mbi një apo dy liderë që nuk shqiten nga ekrani, ditë e natë, si Vëllai i Madh i romanit “1984”. Është mjerim, është katundari me brirë që politika dhe shteti të identifikohen me një fytyrë të vetme, me një zë të vetëm.

Kadri Roshi na rikujton nga heshtja sa shumë kemi për të bërë jo vetëm në mënyrën si trajtojmë ata që vlejnë.

Duhet një ndryshim i madh kulturor. Por ai nuk do vijë vetëm nga prokurorët apo nga “direktivat nga jashtë”.

Do fillojë kur secili nga ne do refuzojë në forma të vogla të përditshme të jetë pjesë e kësaj “shkathtësisë” epidemike, kësaj gatishmërie kombëtare për të qenë në anën e gabuar për ca para më shumë.

Do vijë kur të fillojmë të vlerësojmë punën e ndershme, kur t’i kthehemi jetës modeste dhe normale. Kjo nuk ka nevojë për heronj.

Do mjaftonin njerëzit e thjeshtë që nuk harrojnë çfarë është e drejtë.

- Lexo po ashtu: Belban nuk linda, u bëra kur isha nëntë vjeç

***

Kërkesa e Kadri Roshit (1924-2007), nga shtrati i spitalit: Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi

Nga: Hamdi Jupe, gazetar, ish-shef i kabineti i kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Server Pëllumbi, në vitet 2002-2005

Në vend të kartolinës për Vitin e Ri: “Shpërblimi” më i bukur i jetës sime

Në mëngjes më thirri kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi, në zyrë. Punoja si shef i kabinetit të tij.

- Do të shkojmë për vizitë në Spitalin Ushtarak. Atje është shtruar i sëmurë Artisti i Popullit, Kadri Roshi. Ka qenë aktor i madh, prandaj meriton respekt - tha ai.

U nisa para tij për të takuar drejtorin e spitalit me qëllim që të ishte aty kur do të vinte kryetari. Eskorta me Pëllumbin mbërriti në orën e caktuar.

Hymë në dhomën ku ishte artisti. Me ne, edhe oficeri i eskortës. Aktori ishte sistemuar i vetëm në dhomë, për të qenë i qetë nga pacientët e tjerë. Pak fjalë përshëndetëse me të dhe papritur ai na u drejtua neve:

- Ju lutem, dilni pak nga dhoma ju, se kam një muhabet vetëm me Servetin.

Ai po fliste sikur kryetarin e Kuvendit ta kishte vëlla. U habitëm nga fjalët e aktorit dhe vështruam nga Kryetari. Mirë ne të tjerët, po edhe drejtori - mjek i spitalit - duhej të dilte jashtë nga dhoma e pacientit!?

- Dilni, dilni - tha kryetari - ne jemi burra të vjetër dhe kemi edhe ne sekretet tona.

Edhe për të ishte e papritur kjo kërkesë e aktorit, por nuk mund ta kundërshtonte.

Dolëm nga dhoma dhe po prisnim në korridor të habitur, derisa dera u hap dhe kryetari na ftoi të hynim prapë. Qëndruam ca kohë aty, ndërkohë që kryetari po bisedonte me aktorin dhe drejtorin për situatën e tij shëndetësore. Pastaj u kthyem në Kuvend.

Sapo kisha hyrë në zyrë, kur kryetari më thirri të shkoja te zyra e tij. Më habiti kjo, sepse para pak minutash ishim bashkë në spital. Mos vallë kishte ndodhur ndonjë gjë e papëlqyeshme gjatë vizitës sonë atje (çështje protokolli) dhe tani po më thërriste për të më tërhequr vërejtjen për “pakujdesi në detyrë”? U ulëm të dy në kolltukun e gjatë të zyrës së tij. Kryetari heshti për pak çaste, pastaj hapi gojën.

- E more vesh përse ju nxori artisti nga dhoma juve?

- Jo, nga ta merrja vesh? - u përgjigja - ju e patë vetë atë që ndodhi, ne dolëm jashtë.

- Po - tha profesori, gjithnjë me një hije të rëndë trishtimi në fytyrë - Ai ju nxori juve jashtë dhe atëherë kur ngelëm vetëm, më bëri mua një kërkesë të panatyrshme.

Kryetari mori frymë thellë, sikur të donte të thoshte diçka të rënde.

- Më tha: “Të lutem, më ndihmo të gjej ca para, se e kam gruan pa bukë në shtëpi. Nuk po pyes për veten time, se e di që do vdes, po kam hallin e saj”.

U habita nga kërkesa e tij - vazhdoi kryetari. - M’u duk sikur më ra tavani mbi kokë, por shpejt e mblodha veten. Mendova se një njeri në hall, mbi tetëdhjetë vjeç, i shtruar në spital në prag të vdekjes mund të bëjë edhe kërkesa të tilla.

Prandaj të kam thirrur - vazhdoi. - Të shikosh se çfarë mund të bëjmë ne si Kuvend për të nxjerrë diçka, ndonjë fond të vogël, për të ndihmuar aktorin. Bisedo me ata të financave të Kuvendit dhe më sill një përgjigje. Atij i takon pension i posaçëm si një artist i madh, dreqi ta hajë, dhe unë do merrem me këtë çështje pranë qeverisë, derisa ta zgjidh. Në këtë botë ka plot padrejtësi dhe një e tillë është edhe kjo me artistin Kadri Roshi. Por, ai është keq për bukë sot dhe kjo punë më ngeli mua në shpinë tani. Me rrogën time po lajmë një kredi që kemi marrë për shtëpinë e re dhe nuk tepron gjë prej saj.

Më erdhi e papritur kjo kërkese e kryetarit, prandaj thirra menjëherë në zyrë drejtoren e financave të Kuvendit, Dafinën, për të parë se çfarë mund të bënim për ta ndihmuar artistin. Ajo ishte një financiere e vjetër, e rrahur me vaj e me uthull për gati dyzetë vjet me financat e shtetit, prandaj vetëm ajo mund të gjente zgjidhjen e problemit.

- Para për aktorin!? - pyeti ajo sapo hapa gojën për to. - Mos e diskuto! Nuk kemi asnjë hapësirë ligjore për të bërë një gjë të tillë. Është punë që s’bëhet. A, po, ndryshe do të ishte puna nëse artisti do të ishte ndonjë piktor i njohur dhe ne mund të blinim disa vepra arti të tij, për të zbukuruar mjediset e Kuvendit, se i kemi për ibret të zotit, pa një vepër arti në to. Po aktori ... çfarë mund t’i blejmë ne atij? Asgjë.

- Po ti prit njëherë - i thashë. - Mos e thuaj fjalën e fundit në fillim. Kjo është porosi e kryetarit, nuk është imja.

Iu luta ta shikonte edhe një here me kujdes kërkesën, se nuk kisha çfarë përgjigje t’i jepja shefit që po më priste në zyrë për porosinë që më kishte dhënë. Por, ajo nuk luante nga e saja. U ngrit e doli nga zyra, duke më lënë me gisht në gojë, pa asnjë shpresë për atë që kërkoja. Ngela i vetëm dhe i çarmatosur në zyrë. Çfarë të bëja tani? Kur s’e zgjidh dot Dafina këtë punë, nuk e zgjidh dot askush tjetër. Vetë nuk kisha para, kisha dy fëmijët studentë në Itali.

Tani do të duhej të shkoja t’i jepja kryetarit lajmin e keq, që Kuvendi nuk ka asnjë mundësi ligjore të nxirrte diçka për aktorin e madh në prag të vdekjes. Por, nuk më bëhej të shkoja tek ai me duar bosh, nuk më bëhej. M’u faneps në mendje cironka e tharë në xhepin e poetit arbëresh De Rada, në ditën e nisjes së tij për në parajsë. Ra zilja e telefonit të zyrës.

- Dafina jam - u dëgjua zëri i saj në anën tjetër të tij. - Në zyrë je? Dua të vij edhe një herë atje.

Çfarë lajmi tjetër të zi donte të më jepte tani femra me shpirtin prej akulli, me detyrën “gardiane” e financave publike të Kuvendit?

- Po hajde pra, në zyrë jam siç e sheh. Ti këtu ishe tani.

Ajo erdhi me një frymë. Pasi u mendua pak, hapi gojën:

- Shiko, ka vetëm një rrugë për të nxjerrë ca para nga arka e Kuvendit për artistin, por kjo bëhet vetëm me urdhër të kryetarit.

- Natyrisht që me urdhër të kryetarit do të bëhet, nuk do bëhet me urdhrin tim. Po cila është rruga? - e pyeta.

- Po ja, kryetari ka të drejtë të të japë ty si shef i kabinetit dy rroga mujore shpërblim për punë “shumë të mirë” që ke bërë në shërbim të institucionit. Futja kot domethënë. Ti pastaj i merr ato para dhe ia çon artistit. Vetëm kjo është rruga ligjore. Duket si diçka që nuk shkon, e kuptoj, por bëj be që nuk ka asnjë rrugë tjetër të mundshme, asnjë rrugë tjetër.

Ajo sikur u çlirua më në fund nga tensioni që e kishte pushtuar, pas asaj që tha. I kërkova të ma shpjegonte edhe një herë “zgjidhjen” e saj ligjore që ta kuptoja më mirë dhe ajo ma shpjegoi.

Nuk kisha bërë ndonjë punë “të shquar” për institucionin për të marrë shpërblim të veçantë. Kisha bërë punën e zakonshme për të cilën merrja rrogën, por ... Shkova te kryetari dhe ia thashë “zgjidhjen”.

- Bëhet kjo punë? - pyeti.

- Bëhet. Kështu thotë Dafina. - iu përgjigja.

- Epo mirë pra, ma sillni urdhrin ta firmos.

Bashkë me Dafinën formuluam urdhrin: “Në bazë të nenit kaq e aq ... shpërblehet shefi i kabinetit (emri im) me dy rroga mujore për punë shumë të mirë në shërbim të Kuvendit të Shqipërisë. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë. Kryetari: Servet Pëllumbi”.

Ia çova urdhrin për firmë. E vulosa në protokoll dhe çdo gjë ishte gati. Mora paratë në llogari dhe ia çova artistit në spital. Kishte kaluar mesdita dhe ai ishte vetëm në dhomën e tij. Ia dorëzova zarfin me “porosinë e Servetit” në dorë. Ai më fallnderoi me lot në sy. Ishte një sasi parash sa për një “ngushëllim” të çastit, të cilat nuk mund të zgjidhnin problemin e tij për gjatë.

Nuk dihej nëse artisti do të dilte më i gjallë prej andej. Drejtori i spitalit e kishte thënë ketë kur dolëm nga dhoma e të sëmurit. Merreni atë shtatore dhe kushtojani ndonjë ministri a deputeti që ka më shumë “merita”, duke e lënë Artistin e Popullit pa bukën e gojës në ditët e fundit të jetës së tij, në nisje të shekullit të njëzetenjë.

Kisha frikë se mos në dhomën e tij hynte ndonjë nga ata që bëjnë “kontrolle të paautorizuara”, kur pacienti ishte në gjumë dhe atëherë na shkonte “shpërblimi” për dhjamë qeni. Ai tha se pasdite atje do të shkonte gruaja e tij dhe do t’ia jepte asaj zarfin.

U ktheva në institucion dhe i raportova kryetarit për detyrën e kryer.

- Oh, ç’më ke shpëtuar nga një siklet shumë i madh! - tha i lehtësuar. Kryetari ishte te të shtatëdhjetat.

Urdhri për shpërblimin tim për punë “shumë të mirë” ndodhet në arkivin e Kuvendit prej më shumë se njëzetë vjetësh. Është “shpërblimi” më i bukur i jetën sime. Me firmën time në bordero ishte bërë e mundur të ndiheshin mirë për pak çaste dy njerëz të shquar të këtij kombi. Dëshmitare është Dafina, drejtorja “shpirtakull” e financave!

Politikanët shqiptarë në Maqedoni urojnë Kurtin për fitoren në zgjedhjet parlamentare

29 December 2025 at 09:35


Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë uruar Albin Kurtin për fitoren e tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Mesazhe urimi kanë dërguar kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, liderët e koalicionit VLEN dhe lideri i ASH-së, Arbe, Taravari, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi në urimin e tij thotë se fitorja e fundit e Kurtit dëshmon besimin dhe mbështetjen për vizionin dhe përkushtimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

"Uroj veçanërisht Kryeministrin z. Albin Kurti për fitoren dinjitoze. Ky rezultat zgjedhor konfirmon besimin dhe mbështetjen qytetare për vizionin dhe përkushtimin e Lëvizjes Vetëvendosje. Përgëzoj gjithashtu të gjitha subjektet politike për pjesëmarrjen konstruktive, si dhe qytetarët e Kosovës për kulturën dhe pjekurinë demokratike që kanë treguar", shkruan Gashi.
Liderët e VLEN-it poashtu i kanë dërguar mesazhe urimi Kurtit.

Mesazh urimi për Kurtin ka ardhur edhe nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

"I përgëzoj qytetarët e Republikës së Kosovës për procesin zgjedhor në të cilin dëshmuan maturi dhe pjekuri të lartë demokratike. U zhvillua një proces i lirë, i ndershëm dhe plotësisht demokratik, në përputhje me standardet evropiane, duke konfirmuar forcën e institucioneve dhe vullnetin e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Urime Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti për fitoren e shënuar! Kosova ka nevojë për stabilitet, zhvillim dhe vizion të qartë shtetëror, në shërbim të qytetarëve të saj", shkruan Ahmeti.

Izet Mexhiti në urimin e tij shkruan se zgjedhjet demokratike të zhvilluara sot, e rikonfirmojnë që Kosova tashmë ka krijuar një traditë të mirëfilltë demokratike, ku ka garë ferr dhe të drejtë.

"I dashuri Albin, është kënaqësi e madhe të shoh fitoren tuaj të re, edhe më të madhe se në zgjedhjet e kaluara. Zgjedhjet demokratike të zhvilluara sot, e rikonfirmojnë që Kosova tashmë ka krijuar një traditë të mirëfilltë demokratike, ku ka garë fer dhe të drejtë", shkruan Mexhiti.

Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa dhe njëri nga liderët e VLEN-it, thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka arritur fitore të jashtëzakonshme.

"Uroj që procesi i formimit të institucioneve të shkojë shpejt e mbarë, duke reflektuar vullnetin qytetar të shprehur sot. Mezi pres ta vazhdojmë bashkëpunimin ndërshtetëror me Qeverinë Kurti 3", shkruan Kasami.

Fitoren e Kurtit e uruan edhe zv. kryeministrat Bekim Sali dhe Arben Fetai.

"I përgëzoj të gjitha subjektet politike për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë proces të rëndësishëm. Shpresojmë që institucionet e reja të konstituohen sa më shpejt, në frymë bashkëpunimi dhe uniteti, për t’u përballur me sfidat dhe për të vazhduar rrugën e zhvillimit, integrimit, stabilitetit dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët", shkruan Sali.

Mesazhe urimi ka pasur edhe nga lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Lajmet nga Kosova flasin për fitore të Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit të cilin populli i Kosovës i besoi sërish drejtimin e vendit! Urime Vetëvendosjes e Kurtit! I priftë vetëm e mira në punën e tyre!", shkruan Taravari./Telegrafi/

Si ta dalloni ndryshimin midis epshit dhe dashurisë së vërtetë në një lidhje

29 December 2025 at 09:03


Kur hyn në një marrëdhënie romantike, është e rëndësishme të kuptosh nëse ajo që po ndjen është thjesht një pasion kalimtar apo baza për një marrëdhënie të qëndrueshme.

Një reagim fizik është shenja e parë, por për të ditur nëse jeni i dashuruar në mënyrën e duhur që çon në një marrëdhënie më të qëndrueshme, është e rëndësishme ta analizoni situatën më thellë.

Prandaj, ndryshimi kryesor midis epshit dhe dashurisë qëndron në fokusin e vëmendjes suaj. Epshi përqendrohet në kënaqësinë e menjëhershme dhe pamjen fizike, ndërsa dashuria kërkon partneritet dhe kuptim më të thellë. Përveç kësaj, dashuria nënkupton edhe siguri emocionale. Është ndjenja se mund të jesh i prekshëm para partnerit tënd, mund të ndash frikërat dhe ëndrrat e tua më të mëdha pa frikën e gjykimit.

Kur dashuron vërtet, lumturia e atij personi bëhet po aq e rëndësishme për ty sa edhe e jotja. Fillon të zhvillosh empati që tejkalon egoizmin. Nëse e gjen veten duke bërë kompromis jo sepse duhet, por sepse do të shohësh një buzëqeshje në fytyrën e partnerit tënd, kjo është një shenjë e qartë e pjekurisë sate emocionale.

Për më tepër, disa tregues psikologjikë mund t'ju ndihmojnë të zbuloni ndryshimin midis epshit dhe dashurisë, siç janë përparësia kohore, një fjalor i bashkëjetesës, pranimi i të metave, një ndjenjë paqeje dhe një dëshirë për t'u rritur. Njohja e emocioneve është hapi i parë, por veprimi është ai që bën ndryshimin.

Before yesterdayMain stream

Qamilizmi shqiptar; “dum babën” edhe kur “baba’ e djeg!

By: armand
28 December 2025 at 19:16

Nga Boldnews.al Skandalet më të fundit në kupolën e lartë të qeverisë, me të superfuqishmen Belinda Balluku në prag arresti, apo batërdia me taksat qytetare të AKSHI-t, (mënyra e abuzimit mjaft e rëndë), janë arsye më shumë se të mjaftueshme për tu revoltuar dhe kërkuar përbysje të një pushteti, ndryshim, apo edhe garanci që ai […]

The post Qamilizmi shqiptar; “dum babën” edhe kur “baba’ e djeg! appeared first on BoldNews.al.

Arben Gashi kërkon reflektim në LDK: Rezultati nuk mund të injorohet

28 December 2025 at 20:36


Arben Gashi kërkon reflektim në LDK pas rezultateve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Arben Gashi, ka kërkuar reflektim për rezultatin jo të favorshëm të partisë së tij në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Kur votuesit flasin, rezultati nuk mund të injorohet. Kërkohet reflektim dhe veprim i përgjegjshëm”, ka shkruar Gashi.

Rezultatet e deri tani të numëruara tregojnë se:

LVV prin me rreth 49% të votave.

PDK ka rreth 20%.

LDK ka rreth 14%.

Deri tani janë numëruar mbi 41% e votave./Telegrafi/


Korrupsioni gjuhësor si efekt anësor i korrupsionit politik

By: armand
28 December 2025 at 18:06

Kryeministri Edi Rama përdori termin “të hatashme” për të përshkruar akuzat që rëndojnë mbi drejtoreshën jetëgjatë të AKSHI, Mirlinda Karçanaj, si dhe termin “destabilizim” për procesin elementar demokratik të kërkesës së llogarisë ndaj një qeverie që, siç po del, është përgjegjëse për vjedhjen dhe grabitjen sistemike të çdo leku nga taksat e qytetarëve që patën […]

The post Korrupsioni gjuhësor si efekt anësor i korrupsionit politik appeared first on BoldNews.al.

Shehaj: AKSHI në duart e bandave, kanë ndërhyrë në Kadastër dhe kanë ndryshuar pronarët!

By: armand
28 December 2025 at 18:00

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka ngritur sot alarmin për rrezikun serioz që paraqet AKSHI për sigurinë e të dhënave personale dhe pronat e qytetarëve shqiptarë. Në një mesazh në rrjetet sociale, Shehaj deklaroi se AKSHI ka në dorë çdo informacion jetik për qytetarët, përfshirë të dhënat e pronësisë, shëndetit, biometriket, lëvizjet, gjobat dhe […]

The post Shehaj: AKSHI në duart e bandave, kanë ndërhyrë në Kadastër dhe kanë ndryshuar pronarët! appeared first on BoldNews.al.

❌
❌