Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Berisha: Partia Demokratike ka treguar një besnikëri të palëkundur ndaj demokracisë dhe vlerave të saj

By: M C
13 January 2026 at 18:27

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se PD ka treguar një besnikëri të palëkundur ndaj demokracisë dhe vlerave të saj. Gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ e mbajtur në Lezhë, Berisha u shpreh se dita e sotme përkon me 35-vjetorin e themelimit të PD.

Lideri i opoitës tha se PD me programin e saj, krijoj institucionet e demokracisë. Ai tha se gjatë qeverisje së tij, transformua infrastruktura, u anëtarësua vendi në NATO dhe arsimi mori një pamje tjetër. Sipas tij, shqiptarët për herë të parë në historinë e tyre ishin njerëzit më të paguar në rroga dhe pensione në rajon.

“Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju këtu dhe një mirënjohje të pakufishme për ju dhe të gjithë qytetarët e qarkut të Lezhës për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Partisë Demokratike. Mirënjohja jonë është e pakufishme, nderimi ynë është më i madh se kurrë për ju. Të dashur miq, ne sot mblidhemi në një datë, 35-vjetorin e themelimit të PD, ndaj dhe unë duhet të përulem me nderimin më të madh para atyre djemve dhe vajzave, djemve dhe vajzave të këtij rrethi që 35 vite më parë, në kushtet e terrorit të vërtetë komunist me vendosmëri dhe guxim themeluan këtu në Lezhë, PD-në, themeluan pluralizmin politik, ndanë epokat, përmbysën sistemin më çnjerëzor që shqiptarët kishin provuar në tërë historinë e tyre, sistemin komunist, dhe çelën dyert e lirisë, demokracisë në këtë qark dhe mbarë Shqipërinë.

Nderimi më i madh për ta. Ne festojmë këtë 35-vjetor natyrisht me ndjenjën më të lartë të përgjegjësisë për detyrimet që kemi. Kjo analizë e këtyre 35 viteve, secilit prej ndesh, çdo demokrati dhe demokrateje, duhet t’i shërbejë para së gjithash si një përgjegjësi, si një barrë e re për misionin e madh, misionin e ri që kemi. Në vitet ’90, ne, njerëz qenë tërësi nuk kishim asnjë dijeni se çfarë është rendi demokratik, por që lirinë e kishim aspiratë të brendshme shpirtërore, por jo diçka të përjetuar, sistemin dhe vlerat e demokracisë i kishim tërësisht të panjohur, ne me guxim përmbysëm rendin dhe ndërtuam sistemin e idealeve dhe aspiratave tona, Shqipërinë e lirë, qytetarëve të lirë dhe dinjitozë, lirisë së besimit, lirisë së pronës, iniciativës së lirë, Shqipërisë së hapur ndaj miqve dhe e rreshtuar në anën e drejtë të historisë, Shqipërisë së vokacionit perëndimor, integrimit të saj në institucionet euroatlantike.

Pra, njerëz, të cilët pa asnjë lloj praktike siç ishim ne, realizuam gjëra shumë të mëdha. Justifikuam plotësisht atë përpjekje të madhe që u bë nga shqiptarët dhe ne si PD, me programin tonë, krijuam ekonominë e tregut. Me programin tonë krijuam institucionet e demokracisë. Siç është e pashmangshme, ne bëmë edhe gabimet tona, por ne vazhduam të mbrojmë vlerat që besojmë. Ne, pasi njohëm gabimin tonë, bëmë zgjidhjen më të drejtë ligjore, u dhamë problemeve të krijuara në mënyrën më të drejtë, më të ndershme. Nuk pranuam që me ndërgjegje të kryenim veprime amorale, të merrnim paratë e atyre që nuk kishin vendosur asnjë qindarkë në skemat piramidale dhe t;ua jepnim atyre që i kishin humbur, jo, ne ndoqëm standarde morale, pavarësisht nga çmimi që mund të paguanim.

Dhe përsëri, shqiptarët e vlerësuan këtë. Shqiptarët panë tek ne një forcë politike me moral. Një forcë politike që e lëshoi karrigen, doli në gjuqin publik, mori përgjegjësitë, por mbeti e ndershme në moralin e saj. Nuk mashtroi qytetarët. Mos harroni, rivali im u tha qytetarëve do u rikthejmë çdo qindarkë. Unë thashë asnjë qindarkë nuk mund të kthej sepse një borxh që nuk është marrë, nuk mund të njihet kurrë. Qeveria juaj atë borxh nuk e kishte marrë. Kjo ishte e vërteta. Në krye të katër viteve, shqiptarët votuan në shumicë PD-në. E votuan pavarësisht na gabimi që kishte bërë, por e votuan për parimësinë që ajo tregoi, për guximin që ajo tregoi.

Ajo u ngrit si Feniksi nga hiri dhe fitoi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, të cilat e dinë shqiptarët se si u grabitën me fenomenet e Dushkut, etj, etj. Përsëri ne qëndruam, e gjunjëzuam pushtetin, mbrojtëm votën, u shndërruam në mbrojtësit më të sigurt, më të vendosur të votës së shqiptarëve. Nuk ka ndodhur kurrë që ata, të cilët vëzhguan zgjedhjet, të shkruajnë në raportin e tyre se ne e ndryshuam raportin pasi opozita solli prova të pakundërshtueshme. Raporti ndryshoi, zgjedhjet u damkosën. Faktikisht, qeverisë së asaj kohe, ne i hoqëm legjitimitetin. Dhe ashtu siç jemi ne Parti Demokratike e vlerave, e përcaktuar në rrugën tonë për realizimin e qëllimeve me mjete demokratike, ne vazhduam betejën dhe fituam në mënyrë plebishitare në vitin 2005. Vite të qeverisjes, të cilat sollën ndryshime që Shqipëria nuk i ka pasur kurrë.

Sollën ndryshime thelbësore. Shqipëria nga honet e mjerimit dhe varfërisë që ishte, ndoshta edhe shekuj, në grupin e vendeve me të ardhura më të ulëta, u ngjit në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Shqiptarët për herë të parë në historinë e tyre ishin njerëzit më të paguar në rroga dhe pensione në rajon. U transformua infrastruktura. U anëtarësua vendi në NATO. Arsimi mori një pamje tjetër. Shqipëria ecte me hapa të sigurta drejt integrimit në BE. Dhe ne në vitin 2013, humbëm zgjedhjet, pranuam rotacionin, dolëm në opozitë duke treguar një besnikëri të palëkundur ndaj demokracisë dhe vlerave të saj,” tha Berisha.

The post Berisha: Partia Demokratike ka treguar një besnikëri të palëkundur ndaj demokracisë dhe vlerave të saj appeared first on Albeu.com.

Salianji: PD duhet të hapet dhe të rinovohet, i turret kujtdo që mendon ndryshe

By: Elva
12 January 2026 at 22:06

Ish-deputeti Ervin Salianji ka deklaruar se Partia Demokratike ka nevojë për ripërtëritje dhe hapje ndaj mendimit ndryshe, për të qenë një alternativë kundër qeverisë. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ai kritikoi qasjen e partisë ndaj kritikëve të saj. Salianji tha se PD vazhdon të qarkullojë të njëjtën elitë dhe se personat […]

The post Salianji: PD duhet të hapet dhe të rinovohet, i turret kujtdo që mendon ndryshe appeared first on BoldNews.al.

PD çon “avokatin” në Kushtetuese/ Dërgon padi për zgjedhjen e Endrit Shabanit

By: Rovena
12 January 2026 at 13:21

Partia Demokratike e ka çuar zyrtarisht ne Gjykate Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit.

Pavarësisht  se dhanë firmat e tyre në mbështetje të Shabanit, Demokratët i tërhoqën më pas ato, dhe ky është një ndër argumentet e tyre përse zgjedhja e tij bie ndesh me Kushtetutën.

PD kërkon verifikimin e zgjedhjes se Shabanit dhe konstatimin e papajtueshmërisë, me disa nene të Kushtetues. Së dyti, shfuqizimin e vendimit të Kuvendit dhe votat që shkuan në mbështetje të tij.

Ata gjithashtu kërkojnë që Gjykata Kushtetuese të pezullojë vendimin e zgjedhjes së Shabanit Avokat të Popullit deri në shqyrtimin në themel të të gjithë procedurës.

PD njofton protestë kombëtare më 24 janar

By: Elva
10 January 2026 at 14:44

Partia Demokratike ka vendosur zyrtarisht datën 24 janar për protestën e saj kombëtare. Vendimi u konfirmua këtë pasdite pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, ku është diskutuar dhe miratuar data për mbajtjen e tubimit. Kjo datë ishte përfolur edhe më herët, ndërsa sot është formalizuar nga drejtuesit e selisë blu . Gjatë një deklarate pak […]

The post PD njofton protestë kombëtare më 24 janar appeared first on BoldNews.al.

Shiu “mbërrin” në PD/ Berisha: Të shpallet gjendja e emergjencës

7 January 2026 at 15:43

Shiu mbërriti me 24 orë vonesë në PD. Doktor Berisha e nisi konferencën me parashikimin e motit. Jo atij politik.

“Mijëra e mijëra familje shqiptare kanë pësuar pasoja shumë të rënda nga përmbytjet. Vetëm në rrethin e Durrësit përllogariten rreth 4 mijë banesa, biznese dhe objekte të tjera. Dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha.

Por nuk është vetëm rrethi i Durrësit me përmbytje, nga Gjirokastra gjer në Shkodër. Partia Demokratike kërkon menjëherë shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Java përsëri nuk premton qetësi të motit”, thotë ai.

Në fakt moti rregullohet pas ditës së enjte. Por rrufetë edhe pas të enjtes do ti vazhdojë opozita.

Edi Rama u ankua, jo ndaj motit, por përse kundër tij nuk po lëshohen kritika edhe nga opozitat në Kroaci, Greqi e Mal të zi.

“Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë apo qoftë edhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, por hiç, asnjë llaf, s’e kuptojnë që aleanca me shiun të çon në fitore”, tha Rama.

“Ky qëndrim cinik, tallës ndaj qytetarëve, turpëron çdo njeri që ka cipë. Por Ramaduro është në panik dhe tmerr të madh dhe nuk di se ç’flet. Pa diskutim që këto kanë qenë shira shumë intensive, por Durrësi kurrë nuk ka njohur një përmbytje të tillë. Dhe shkaqet e përmasave të kësaj përmbytje janë absolutisht vjedhja, vjedhja dhe vetëm vjedhja e fondeve.”

Ndërkohe Venezuela mbetet një temë e nxehtë në selinë blu, megjithëse shpresa për një aksion blic  të forcave delta, ka rënë. Por entuziazmi është i lartë. Doktori nuk ka amerikanët, por ka me vete memet.

“Futuni në internet, habia e internetit. Ajo xhakaventoja e tutave të Maduros, Nike, ajo është bërë virale numër 1 në Shqipëri. Në Shqipëri, pastaj në SHBA, imagjinoni ju se të gjithë duan ta shohin Edi Ramën të veshur me të. Maduron e arrestoi presidenti Trump, Ramaduron e arrestoi interneti.”, theksoi ai.

Në PD përflitet për një protestë kombëtare më 24 janar, që me kalendar i bie pas vendimit të kushtetueses për padinë e kryeministrit dhe pas mbledhjes së këshillit të mandateve për mandatin e zëvendëskryeministres.

Duket një parashikim i zymte i motit për opozitën, ndaj doktori bën thirrje të mos nxitohet.

“Asnjë datë nuk është përcaktuar. Ka një datë ditën e premte kur do të mblidhet një tryezë e gjerë e opozitës. Ajo tryezë do përcaktojë kur do thirret protesta”, shtoi ai.

“Dorëheqje o derëzinj”/ Pankartat e protestës që nuk po e rrëzojnë Rama-Belën

By: Brisi
5 January 2026 at 19:10

Partia Demokratike ka nisur edhe këtë vit me protestat para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Ashtu si edhe vitin e kaluar, protestuesit janë mbledhur me pankarta në duar, poshtë dritares së Ramës, mes të cilave shkruhet “Dorëheqje o derëzinj”, “Bela hap krahun”, etj, një skenar i vjetër në një vit […]

The post “Dorëheqje o derëzinj”/ Pankartat e protestës që nuk po e rrëzojnë Rama-Belën appeared first on BoldNews.al.

Salianji: PD duhet të sjellë rotacionin politik

By: Brisi
28 December 2025 at 15:29

Ervin Salianji ka deklaruar ditën e sotme, se Partia Demokratike, sipas tij duhet të sjellë rotacionin politik. Në një reagim në rrjete sociale, teksa ka ndarë pamje nga takimi me demokratët në Shkodër, ai shprehet se PD ka nevojë sipas tij për transformim dhe reformim. “Partia Demokratike duhet të sjellë rotacionin dhe kjo është një […]

The post Salianji: PD duhet të sjellë rotacionin politik appeared first on BoldNews.al.

Përjashtimi i 29 deputetëve të PD-së/ Mblidhet sot Sekretariati i Etikës

By: Brisi
23 December 2025 at 08:39

Sekretariati i Etikës do të mblidhet mëngjesin e kësaj të marte në orën 10:00, për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për masa disiplinore ndaj 29 deputetëve të partisë demokratike. PS ka kërkuar të merren masa disiplinore ndaj 29 deputetëve demokratë pas tensioneve dhe incidenteve të ndodhura gjatë seancës plenare të 18 dhjetorit, në Kuvend, […]

The post Përjashtimi i 29 deputetëve të PD-së/ Mblidhet sot Sekretariati i Etikës appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Ne do i shpallim luftë Ramës, opozitarët të na bashkohen

22 December 2025 at 20:14

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot në fjalën e tij para protestuesve, se opozita do t’i shpallë “luftë” kryeministrit Edi Rama.

Kreu i PD-së nënvizoi se “opozita ia doli t’i dëshmojë botës se çfarë përfaqëson narkoshteti shqiptar”.

“Ndaj dhe ne jemi këtu sot, jam i bindur se me të drejtë, jo pa të drejtë, ka qytetarë këtu në shesh, ka edhe të tjerë që na ndjekin, që thonë se çfarë do bëjnë këta. E keni shumë të drejtë pyetjen. Por u jap fjalën që ne do bëjmë atë, ja do vdesim, ja do rrojmë për liri”, u shpreh Berisha.

“Mjerë ai që provohet me ne. Dhe dijeni mirë se kur ne kemi dalë me këtë zotim, kurrë nuk kemi humbur, kemi fituar, kemi fituar, do fitojmë. Nuk mundet kurrë një grusht hajdutësh të na nëpërkëmbë ne. Nuk mundet kurrë një grusht hajdutësh, narkotrafikantësh të shkelmojnë mbi dinjitetin tonë, mbi të ardhmen tonë, të nxijnë Shqipërinë, të na përzënë nga Shqipëria. Nuk të ndahemi këtu, po të jap fjalën se nuk të ndahemi as në Surrel. Ai na ka shpallur luftë, ne i shpallim luftë. Ai i ka shpallur luftë shqiptarëve, ne i shpallim luftë armikut të shqiptarëve”, tha Berisha.

Ndër të tjera, Berisha tha se PD është e vendosur të bashkëpunojë me çdo faktor, me çdo qytetar, me çdo forcë politike në një front më të gjerë opozitar.

“Në emër tuaj ftoj të gjitha forcat politike opozitare, ftoj çdo opozitar, ftoj çdo guximtar të bashkohet në këtë betejë. Në këtë betejë vendimtare për fatin e këtij kombi që po shuhet, që po shkretohet, për fatin e këtij vendi të bekuar, nga i cili po largohen bijtë dhe bijat e saj sepse nuk i besojnë më, pavarësisht se ka pasuri përrallore”, deklaroi kreu i PD-së.

“Iu bëj thirrje intelektualëve shqiptarë, hiqeni mantelin e konformizmit, intelektuali ka armik numër 1 konformizmin, është virusi më shkatërrimtar i tij. Dilni në shesh si në vitin 1991, dilni të përballemi se kem detyrime ndaj familjeve tona, ndaj qytetarëve që na besojnë. PD qëndron e vendosur të bashkëpunojë me çdo faktor, me çdo qytetar, me çdo forcë politike në një front më të gjerë që Shqipëria ka parë”, tha Berisha.

Ai u shpreh në fund të fjalës së tij se demokratët duhet të kenë besim se siç “e shpëtuam opozitën kur donin ta zhduknin, do shpëtojmë Shqipërinë, do shpëtojmë shqiptarët, do u japim vendin që meritojnë”.

/m.q/j.p/

The post Berisha: Ne do i shpallim luftë Ramës, opozitarët të na bashkohen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD: Bllokimi i kërkesës për imunitetin e Ballukut, puç antikushtetues

21 December 2025 at 13:40

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj vendimit të kryeministrit Edi Rama për të shtyrë shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku.

PD e cilëson këtë vendim si akt puçist antikushtetues.

“Edi Rama, në një akt puçist antikushtetues, njoftoi sot bllokimin e shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres”, thuhet në një deklaratë të Partisë Demokratike, “deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Sipas PD-së, Kryeministri ka urdhëruar ndërprerjen e shqyrtimit të kërkesës së SPAK nga Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit, duke u bazuar në pritjen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese.

Partia Demokratike thekson se kjo ndërhyrje është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, të cilat parashikojnë që kërkesat e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të shqyrtohen dhe të përfundojnë brenda afateve të përcaktuara ligjore.

PD-ja shprehet se kërkesa për heqjen e imunitetit të Ballukut bazohet në fakte dhe dokumente të hetimeve për pasuri të deklaruara dhe të padeklaruara, përfshirë dyshimet për përfitime nga projektet e infrastrukturës publike dhe pasuri të tjera.

PD thekson se shqyrtimi i këtyre kërkesave nuk lidhet me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por është një procedurë e pavarur ligjore.

Në reagimin e saj, Partia Demokratike shpreh shqetësim për ndërhyrjen e ekzekutivit në proceset parlamentare dhe gjyqësore, duke theksuar se respektimi i ligjit dhe procedurave është themeli i funksionimit të institucioneve demokratike.

PD-ja bën thirrje për respektimin e Kushtetutës dhe për përfundimin e shqyrtimit të kërkesave të Prokurorisë pa vonesa artificiale.

“Partia Demokratike denoncon me forcën më të madhe këtë akt puçist të Edi Ramës dhe bën thirrje: Në këmbë, qytetarë! Të mbrojmë nesër me guxim dhe vendosmëri ligjin dhe Kushtetutën, me revolta të fuqishme, për të shpëtuar sa më shpejt shqiptarët dhe Shqipërinë”, thuhet në deklaratën e PD.

/gj.m/j.p/

The post PD: Bllokimi i kërkesës për imunitetin e Ballukut, puç antikushtetues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Shqipëria Bëhet” dhe e drejta për të protestuar

19 December 2025 at 17:10

Prej datës 8 dhjetor, lëvizja “Shqipëria Bëhet” proteston ditë-natë përpara Kryeministrisë. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, pas skandaleve korruptive të njëpasnjëshme.

E drejta për tubime është e garantuar nga Kushtetuta dhe ligji, megjithatë, Policia e Shtetit ka ndërhyrë disa herë duke hequr çadrat dhe një gjenerator që ishte dhuruar për t’u ardhur në ndihmë protestuesve.

Ekspertë ligjorë vlerësojnë se veprimet përbëjnë cenim të së drejtës për protestë.

“Arsyetimi i policisë nuk ishte arsyetim ligjor”

Protesta nisi simbolikisht “me vetëm një karrige”, sipas kryetarit të lëvizjes, Adriatik Lapaj.

Më 8 dhjetor, krahas organizimit të protestës, partia njoftoi policinë për vendosjen edhe të disa çadrave kampingu, të cilat do t’i ndihmonin protestuesit gjatë natës. Qëllimi ishte përballimi i kushteve të vështira atmosferike.

Por, Drejtoria e Policisë Tiranë e refuzoi kërkesën. Sipas përgjigjes që mban firmën e Drejtorit Elton Alushi, çadrat pengonin qarkullimin e emergjencave dhe transportin, një pretendim i cili është hedhur poshtë nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet”.

Nënkryetarja Dorina Prethi ka replikuar se çadrat do të përdoreshin vetëm natën.

“Duke qenë se natyra e kësaj proteste është pa ndalim dhe kushtet atmosferike janë të ashpra, veçanërisht natën, ju informojmë që do të përdoren çadra kampingu vetëm natën,” ka qenë replika e Prethit.

Por, Policia e Shtetit duket se nuk e mori në konsideratë këtë replikë dhe njoftim të vazhdueshëm të Lëvizjes. Më 9 dhjetor, ajo ndërhyri duke marrë forcërisht çadrat e hapura nga protestuesit.

I njëjti veprim u përsërit më 12 dhjetor, ku policia ndërhyri sërish me forcë duke hequr çadrat pavarësisht se brenda tyre ndodheshin disa vajza protestuese.

Lexo: Përditë para Kryeministrisë, protesta ndryshe e “Shqipëria Bëhet”

Avokati Gentian Sejrani, i cili ka organizuar dhe ndërmjetësuar protesta të ndryshme nga shoqëria civile, e cilëson arsyetimin e policisë jo të argumentuar ligjërisht.

Sipas tij, policia kishte alternativa ligjore për menaxhimin e situatës. Devijimi i përkohshëm i qarkullimit ishte një prej tyre.

“Mund të vendosnin qoftë dhe një polic gjatë ditës, ose natës për të orientuar kalimin e automjeteve,” komentoi Sejrani.

Protestuesit e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” janë vendosur në trotuarin poshtë shkallëve kryesore të Kryeministrisë. Shkallët shërbejnë kryesisht si hyrje e Qendrës për Hapje dhe Dialog, teksa Kryeministria organizon dhe kryen aktivitetet e përditshme nga hyrja anësore dhe ajo e pasme e godinës.

Më 15 dhjetor, gjatë protestës së Partisë Demokratike, policia kërkoi zhvendosjen e protestuesve të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.

Sipas avokatit Sejrani, masa u justifikua për shmangien e përplasjeve mes dy tubimeve. Ai theksoi si problematike faktin se Bashkia Tiranë nuk u është përgjigjur kërkesave për t’u mundësuar protestuesve energji elektrike.

Një gjeneratori i sjellë nga një përkrahës i lëvizjes nga Londra u hoq nga policia. Lapaj tha për Citizens.al se ishte e pakuptueshme se pse organizime dhe protesta të tjera furnizohen me energji ndërsa ata jo.

Ai e cilësoi situatën si trajtim të pabarabartë për bindje politike.

“Çfarë ndryshimi ka nga aparteidi i Afrikës së Jugut kjo, ku qytetarët trajtoheshin në dy kategori, në qytetarë të bardhë dhe me ngjyrë, ndërkohë ne trajtohemi në dy kategori për shkak të bindjeve politike,” theksoi ai.

“Koha jote mbaroi!” ka qenë thirrja e vazhdueshme e protestave të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” e cila nënkupton dorëheqjen e Kryeministrit Rama dhe vendosje ne një qeverie teknike për dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme.

Dhunë ndaj vajzave protestuese

Protestuesit e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” raportojnë katër përplasje me policinë në rreth dhjetë ditë protesta. Dy për çadrat, një për gjeneratorin dhe një gjatë protestës së PD-së.

Edona Haklaj thotë se çadra u tërhoq pa u kontrolluar nëse kishte persona brenda. Ajo tregon për përdorim force edhe pas ndërhyrjes së kamerave të mediave.

“Edhe kur e morën vesh se ishim brenda, na dhunuan,” thotë Haklaj.

“Kur të çlirohet politikisht Shqipëria, policinë do ta ndajmë nga pushteti dhe do ta kthejmë vërtetë siç ka emrin, të shtetit, komentoi Lapaj rreth dhunës policore.

Sipas Edonës, me qasjen që është parë nga policia, në trotuarin e protestave të “Shqipëria Bëhet”, lejohen vetëm karrige dhe mjete të improvizuara mbrojtjeje nga i ftohti si për shembull një rrethim prej kartoni që pengon erën. Përkundër kësaj gjendjeje, ajo thekson se çadrat përdoren gjerësisht si simbol proteste në botë.

“Kemi pafund raste në botë ku çadrat përdoren edhe si simbolika! Është mjet që nuk ‘procedohet penalisht’ në asnjë vend të botës,” theksoi ajo.

Sajmira Hoda, një tjetër protestuese e lëvizjes, ka zgjedhur të qëndrojë pavarësisht presioneve.

Ajo tregoi për Citizens.al se familja e saj jeton jashtë, por vetë ka zgjedhur të qëndroj për të dhënë një kontribut politik, për ndryshimin e situatës ku ndodhet vendi.

“Kishte policë që tentuan të na preknin, por për shkak të kamerave të shumta stepën, u thoja ‘Hiqni duart!” tregoi ajo.

Hoda thotë se familja e saj nuk është plotësisht dakord me qëndrimin gjatë natës jashtë, por ajo ka vendosur të qëndroj deri në fund.

“Frikë nuk kam, për shkak se po ushtroj të drejtën time. Kam marrë parasysh çdo gjë, që kur kam ardhur këtu,” theksoi ajo.

The post “Shqipëria Bëhet” dhe e drejta për të protestuar appeared first on Citizens.al.

Nga protesta te përplasjet brenda partisë, PD mbledh Këshillin Kombëtar

By: Elva
17 December 2025 at 17:29

Partia Demokratike ka mbledhur këtë të martë Këshillin Kombëtar. Sipas rendit të ditës, pika kryesore e diskutimit do të jetë organizimi dhe zhvillimi i protestës kombëtare të paralajmëruar për 22 dhjetor. Kjo mbledhje shënon gjithashtu takimin e parë të Këshillit Kombëtar pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Burime nga PD bëjnë me dije se, përveç […]

The post Nga protesta te përplasjet brenda partisë, PD mbledh Këshillin Kombëtar appeared first on BoldNews.al.

“PD është rehatuar me humbjen”/ Salianji: Ka mungesë përfaqësimi

By: Brisi
15 December 2025 at 21:45

Ervin Salianji, ka komentuar mbrëmjen e sotme lëvizjet më të fundit brenda Partisë Demokratike. Salianji thotë se PD është rehatuar me humbjen dhe kjo gjë sipas tij duhet të ndryshojë. Ai shton se Partia Demokratike ka mungesë përfaqësimi dhe se ka ardhur koha që të vërtetat të thuhen ashtu si janë. Sipas tij PD nuk […]

The post “PD është rehatuar me humbjen”/ Salianji: Ka mungesë përfaqësimi appeared first on BoldNews.al.

Endrit Shabani zgjidhet Avokat i Popullit në një proces të kontestuar

12 December 2025 at 10:59

Me 85 vota pro, dhe 3 kundër, Endrit Shabani u votua në mesnatën e së enjtes në Kuvend si Avokat i ri i  Popullit vetëm me votat e mazhorancës socialiste dhe Partisë Social Demokrate, ndërsa opozita braktisi sallën gjatë votimit. Shabani ishte një ndër 6 emrat e mbështetur me firmat e deputetëve të Partisë Demokratike […]

The post Endrit Shabani zgjidhet Avokat i Popullit në një proces të kontestuar appeared first on Reporter.al.

“Kemi nevojë të pastrohemi doktor”/ Ish-studenti i Dhjetorit-Berishës: Duhet t’a nisim nga vetja

By: Brisi
8 December 2025 at 11:54

Partia Demokratike, po kremton këtë të hënë, figurën e liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari, të vendosur në Qytet Studenti. Të pranishëm janë qytetarë e mbështetës demokratë të cilët kanë mbajtur edhe fjalën e tyre. Një nga qytetarët, Osman Stafa, ish student i dhjetorit i drejtohet Berishës duke i thënë ndër të tjera, se vendi ynë […]

The post “Kemi nevojë të pastrohemi doktor”/ Ish-studenti i Dhjetorit-Berishës: Duhet t’a nisim nga vetja appeared first on BoldNews.al.

Këta janë kandidatët për deputetë të PDK-së nga Ferizaj

5 December 2025 at 23:39


Partia Demokratike e Kosovës, ka publikuar listën zyrtare të kandidatëve për deputetë nga qyteti i Ferizajt, që do të garojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sipas njoftimit të lëshuar në faqen zyrtare të PDK-Dega Ferizajt, janë gjashtë kandidatë për deputetë nga ky qytet.

Bëhet fjalë për Elmi Reçicën, Lulzim Aliun, Bekim Sopaj, Burim Bajramaj, Arbnora Salihu dhe Rashit Qalaj.


Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

5 December 2025 at 07:25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie, Ervin Salianji ka nisur një tur takimesh me strukturat e partisë, një lëvizje që shihet si sfidë ndaj kryetarit historik Sali Berisha dhe analizës së munguar pas humbjes së thellë të zgjedhjeve parlamentare të 11 […]

The post Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike appeared first on Reporter.al.

“Amnistia fiskale rrezik për Shqipërinë”/ PD letër Komisionit të Europës dhe PE: Cënon marrëdhëniet me BE

By: Brisi
3 December 2025 at 10:13

Partia Demokratike, i ka dërguar një letër Komisionin Europian dhe Parlamentin Europian, në lidhje me amnistinë fiskale në të cilën pretendon se përbën rrezik për Shqipërinë Deputetja demokrate, Jorida Tabaku thotë se javën e kaluar ka informuar zyrtarët për pasojat që sjell ky proces, i cili sipas saj shkel parimet kushtetuese dhe cenon barazinë para […]

The post “Amnistia fiskale rrezik për Shqipërinë”/ PD letër Komisionit të Europës dhe PE: Cënon marrëdhëniet me BE appeared first on BoldNews.al.

Presioni për votën: Si u eksportua sistemi i patronazhimit drejt diasporës në Perëndim

2 December 2025 at 07:17

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Leonardi* mori një mesazh të papritur nga Shqipëria, por përgjigja ishte gati instiktive. “Më vjen keq, nuk i votoj ata njerëz. Mos ma kërko”! Mesazhi mbërriti në telefonin e tij bashkë me lutjen për të votuar Partinë Socialiste nga kushëriri i tij me origjinë nga Tropoja, punonjës i […]

The post Presioni për votën: Si u eksportua sistemi i patronazhimit drejt diasporës në Perëndim appeared first on Reporter.al.

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

18 November 2025 at 16:06

Mazhoranca dhe opozita nisën së bashku punën për një reformë të re zgjedhore, por me qëndrime të ndara për atë se çfarë prisnin nga funksionimi i komisionit të posaçëm dypalësh. Socialistët në pushtet kërkojnë që procesi të nisë me çështje teknike që kanë konsensus dhe të kenë si udhërrëfyes rekomandimet e OSBE-ODIHR, ndërsa opozita paralajmëroi […]

The post Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim appeared first on Reporter.al.

❌
❌