Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj ka ngritur shqetësimin për mungesën e një vizioni afatgjatë për zhvillimin ekonomik të vendit, gjatë një interviste në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News.
Ajo theksoi se politikat publike në Shqipëri janë të pjesshme dhe të shkëputura nga njëra-tjetra, duke penguar mbylljen e tranzicionit 35-vjeçar. Sipas Nunajt, pa një strategji të qartë se ku duhet të jetë ekonomia shqiptare pas 10 vitesh dhe pa fokus te sektorë të qëndrueshëm si industria dhe bujqësia, vendi rrezikon të mbetet i orientuar vetëm drejt planeve afatshkurtra dhe me mirëqenie të ulët për qytetarët.
“Ne i kemi politikat publike të zhvilluara në mënyrë parciale, të pjesshme, ose të shkëputura nga njëra-tjetra. Nëse ne duam të kemi një ekonomi të zhvilluar dhe ta mbyllim këtë tranzicionin e gjatë 35-vjeçar ne duhet ta ndajmë mendjen se ku duhet ta çojmë ekonominë shqiptare pas 10 vitesh. Kush është sektori që duam të investojmë?
Ne nuk flasim për Shqipërinë, si një vend i vogël, por që ka potenciale dhe ne këto potenciale nuk i marrim fare në konsideratë dhe qytetarët që ngelen në Shqipëri janë ata që janë më pak të kualifikuar dhe bëjnë punë më pak të kualifikuara, që do të thotë bëjnë punë më pak të paguara dhe mirëqenia e tyre nuk rritet. Nëse ne nuk përcaktojmë ekonominë shqiptare dhe se ku do të jemi pas 10 vitesh dhe jo të mbështetmi te sektorë të paqëndrueshëm, por kryesisht në industri dhe në sektorin e bujqësisë, atëherë ne gjithmonë do të jemi në plane të shkurtra 3-4 apo 5-vjeçare dhe asnjëherë në këtë rast nuk do të jemi vizionarë për ekonominë tonë”, tha Nunaj./abcnews.al
Ekonomia shqiptare ka shfaqur stabilitet në treguesit makroekonomikë vitet e fundit, por kjo rritje nuk është reflektuar në përmirësimin e mirëqenies së familjeve.
Kështu u shprehën ekspertët e ekonomisë të ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC Neës, të cilët theksuan se, pavarësisht të dhënave pozitive në nivel kombëtar, shpërndarja e rritjes ekonomike mbetet problematike dhe ndikimi në të ardhurat e qytetarëve ka qenë i kufizuar, duke e bërë vitin 2025 një periudhë ende të vështirë për ekonominë familjare.
Teuta Nunaj:Në nivelin makro ka qenë një ekonomi e qëndrueshme dhe në nivelin familja ka qenë një ekonomi që nuk ka përcjellë mirëqenie për familjarët.
Enio Civici:Nga pikëpamja makro ekonomike Shqipëria më në fund ka arritur që të 3-4 vitet e fundit një lloj stabiliteti sa u takon të dhënave të mëdha, atyre që duhen për të parashikuar politika publike. Ndërsa në aspektin e ekonomisë që ndjejnë njerëzit mendoj po ashtu që ka qenë një vit i vështirë për transmetimin e kësaj rritjeje ekonomike në rritje të të ardhurave apo të portofolit të familjeve shqiptare. Nuk mendoj se vitit 2025 është karakterizuar nga një vit ku familjet shqiptare janë ndjerë më mirë financiarisht.
Ergis Sefa:Nuk është çështja vetëm te rritja ekonomike, është rritje për kë? Si shpërndahet kjo rritje ekonomike? Mund të kesh një rritje ekonomike të madhe dhe shpërndahet në pak duar, ndërkohë që mund të kesh një rritje ekonomike më të vogël dhe shpërndahet ashtu siç duhet. Kjo është e gjithë diferenca. Siç thanë edhe kolegët në nivelin tonë të mirëqenies, duhet që nivelin makroekonomik ta zbresim tek individi dhe tek qytetarët./abcnews.al
Nga Albert Vataj Sipërmarrësi Gjergj Luca, një nga zërat më autentikë të reagimit publik dhe figurë e lidhur ngushtë me sfidën e punës, disiplinës dhe suksesit, nuk e sheh të përmbushur misionin e tij vetëm me ndërhyrje sporadike në rrjetet sociale për çështje të ditës. Ai ka sinjalizuar një fazë të re komunikimi publik, duke njoftuar përmes një videomesazhi, së bashku me gazetarin antikonformist…
Kandidati i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Pal Lekaj, ka deklaruar se në Gjakova është shënuar një mbështetje e madhe për Aleancën dhe numrin 129, gjatë një tubimi elektoral të mbajtur sot.
Sipas Lekajt, atmosfera në Gjakovë ka qenë e jashtëzakonshme, ndërsa qytetarët kanë shprehur përkrahje të fuqishme për programin e AAK-së dhe drejtimin politik të saj.
Ai ka bërë të ditur se bashkë me kryetarin e AAK-së dhe kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinaj, janë shpalosur planet për katër vitet e ardhshme, me fokus në integrimin e Kosovës në NATO, zhvillimin e ekonomisë dhe shërbimin ndaj të gjithë qytetarëve.
Lekaj ka falënderuar qytetarët e Gjakovës për mbështetjen e treguar, duke theksuar se qyteti edhe kësaj here ka dëshmuar se qëndron krah Aleancës.
TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Në Parkun Kombëtar të Shebenikut janë mbjellë fidanë të rinj gështenje të egër dhe qershie të egër, në kuadër të fushatës kombëtare të pyllëzimit që po vijon në të gjithë vendin edhe gjatë ditëve të fundvitit.
Aksioni u realizua nga Administrata e Zonave të Mbrojtura Elbasan në bashkëpunim me organizatën mjedisore PPNEA, me synimin për të kontribuar në rigjenerimin e ekosistemeve natyrore dhe forcimin e biodiversitetit në këtë zonë të mbrojtur.
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, ndau pamje nga ky aktivitet, duke theksuar se fushata e pyllëzimit do të vijojë në të gjitha rajonet e vendit si pjesë e angazhimit institucional për mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e sipërfaqeve pyjore.
Sipas ministrit, çdo fidan i mbjellë përfaqëson një hap konkret drejt mbrojtjes së natyrës dhe ndërtimit të një të ardhmeje më të gjelbër, ndërsa aksione të tilla kontribuojnë edhe në ndërgjegjësimin e komunitetit për rëndësinë e ruajtjes së pasurive natyrore.
Fushatat e pyllëzimit po zhvillohen paralelisht në disa zona të vendit, duke synuar rikuperimin e sipërfaqeve të dëmtuara dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë së ekosistemeve natyrore. e.xh/j.p/
Sipas Alban Zogajt, programi ekonomik i LDK-së synon rritje ekonomike prej 5 deri në 7 për qind gjatë katër vjetëve.
Ai ka deklaruar se buxheti i Kosovës do të arrijë në 5 miliardë euro në fund të mandatit të parë.
Zogaj ka shtuar se investimet kapitale do të jenë mbi 1 miliard euro në vit, ndërsa një nga vendimet e para do të jetë rritja e koeficientit të pagave.
Më poshtë mund të shihni mesazhin e kandidatit për deputet nga radhët e LDK-së (123), me numrin 22 në këto zgjedhje, dr. Alban Zogaj.
Çështjet pronësore dhe trashëgimore vazhdojnë të mbeten ndër temat më të ndjeshme dhe më komplekse për sistemin gjyqësor të Kosovës, ndërsa mungesa e dokumentacionit kadastral dhe rrethanat historike vazhdojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në zvarritjen e proceseve gjyqësore.
Kështu ka deklaruar gjyqtari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Zenel Leku, në podcastin për të drejtat pronësore në Telegrafi me redaktoren Jehona Hulaj, ku ka theksuar se këto raste kërkojnë trajtim të veçantë dhe profesionalizëm të lartë.
“Çështjet pronësore janë çështje të ndërlikuara. Vendimmarrja shpeshherë komplikohet për shkak të mungesës së të dhënave kadastrale, pasi dihet që gjatë luftës ato janë marrë dhe janë dërguar në Serbi, gjë që edhe sot paraqet problem serioz në vendimmarrje”, ka thënë Leku.
Sipas tij, përkundër përpjekjeve për trajtim më efikas, gjykatat përballen me ngarkesë të madhe të lëndëve, sidomos në vitet e fundit për shkak të kontesteve të natyrës tjetër, siç janë ato të punës.
Gjyqtari Zenel Leku gjatë podcastit në Telegrafi.com /Foto:Ridvan Slivova
“Vërehet një qasje më pozitive dhe trajtim më i shpejtë i këtyre rasteve, por ngarkesa e madhe me lëndë të tjera, sidomos kontestet e punës, ndikon drejtpërdrejt edhe në zvarritjen e çështjeve pronësore”, ka shtuar ai.
Gjyqtari i Gjykatës Supreme ka bërë të ditur se mesatarja e trajtimit të çështjeve pronësore në Kosovë sillet rreth pesë vjet, duke theksuar se po punohet që kjo kohë të zvogëlohet dhe të përputhet me standardet evropiane.
“Sipas studimeve, çështjet pronësore zgjasin mesatarisht rreth pesë vjet. Po punohet që kjo kohë të zvogëlohet dhe të jetë brenda standardeve që kërkohen edhe nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, ka theksuar Leku.
Ai ka përmendur gjithashtu se mungesa e komunikimit procedural me Serbinë mbetet një nga faktorët kryesorë që pamundëson trajtimin e disa rasteve.
“Ligji përcakton mënyrën e komunikimit me palët në procedurë. Kur komunikimi është i pamundur, gjykata detyrohet të ndërpresë ose të pushojë gjykimin”, ka sqaruar ai.
Duke folur për të drejtat e grave në trashëgimi, Leku ka vlerësuar se ka një trend pozitiv sa i përket vetëdijesimit dhe paraqitjes së rasteve nga gratë në gjykatë, megjithatë sfidat mbeten të pranishme.
“Vërehet një trend pozitiv i paraqitjes së rasteve nga gratë që kërkojnë realizimin e të drejtave të tyre nga trashëgimia ose pasuria e përbashkët e bashkëshortëve”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se përjashtimi nga trashëgimia përbën shkelje serioze dhe në disa raste edhe vepër penale.
“Ka raste kur trashëgimia hapet pa u njoftuar trashëgimtarët, kryesisht gratë, dhe kjo përbën shkelje serioze. Trashëgimtari nuk mbetet pa pjesën e tij dhe ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës”, ka deklaruar Leku.
Gjyqtari Zenel Leku gjatë podcastit në Telegrafi.com /Foto:Ridvan Slivova
Leku ka nënvizuar rëndësinë e ndërtimit të praktikës unike gjyqësore, duke përmendur mendimet juridike të Gjykatës Supreme si instrument kyç për sigurinë juridike të qytetarëve.
“Ndërtimi i praktikës unike është shumë i rëndësishëm për sigurinë juridike të qytetarëve. Vendimmarrje të ndryshme për rrethana të njëjta krijojnë pabarazi dhe pasiguri”, ka thënë ai.
Në fund, gjyqtari i Gjykatës Supreme u ka bërë thirrje qytetarëve që të besojnë në sistemin gjyqësor.
“Mesazhi im është që qytetarët të besojnë në sistemin gjyqësor. Ne jemi këtu për të bërë të gjitha përpjekjet që të realizohen të drejtat e tyre”, ka përfunduar Leku. /Telegrafi/
Ky publikim është prodhuar nga Telegrafi në kuadër të projektit PIAKOS, zbatuar nga ATRC dhe financuar nga Banka Botërore – Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e ATRC-së dhe nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e Bankës Botërore, Fondit për Paqe dhe Shtet-Ndërtimin, apo Telegrafit.
Stadiumi i Qytetit në Shtime ka marrë një pamje tërësisht të re, pas përfundimit të projektit të rindërtimit me vlerë rreth 2.5 milionë euro, të financuar nga Qeveria e Kosovës. Projekti është realizuar brenda një periudhe prej një viti e gjysmë dhe ka sjellë modernizimin e plotë të infrastrukturës sportive.
Në ceremoninë e përurimit morën pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, si dhe përfaqësues institucionalë, sportdashës dhe qytetarë.
Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e këtij investimi për zhvillimin e sportit dhe për komunitetin lokal.
“Me rreth 2.5 milionë euro investim dhe për një periudhë njëvjeçare e gjysmë, është krijuar një stadium që u shërben sportistëve, shikuesve dhe futbolldashësve të të gjitha moshave. Uroj që ky stadium të shfrytëzohet sa më shumë dhe klubit futbollistik ‘Vjosa’ i dëshirojmë suksese të vazhdueshme”, tha Kurti.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, vlerësoi se stadiumi tashmë i plotëson standardet për zhvillimin e ndeshjeve zyrtare profesionale.
“Këtu është arritur standardi i kërkuar për zhvillimin e ndeshjeve profesionale. Ky stadium i transformuar i shërben futbollistëve dhe publikut dhe është pjesë e angazhimit tonë për investime të vazhdueshme në sport, gjithandej Kosovës”, deklaroi Çeku.
Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, e cilësoi rindërtimin e stadiumit si investimin më të madh të realizuar ndonjëherë në këtë komunë.
“Ky projekt i jep dinjitet sportit lokal dhe hap perspektiva të reja për të rinjtë tanë. Punimet, që kanë nisur në mars të vitit 2024 dhe kanë përfunduar para vitit 2026, përfshijnë ndërtimin e tribunave të reja me 1,205 ulëse, zhveshtoreve dhe objekteve përcjellëse. Ne besojmë në talentin e sportistëve tanë dhe investojmë për ta”, tha Aliu, duke falënderuar Qeverinë për mbështetjen.
Rindërtimi i stadiumit në Shtime është pjesë e investimeve publike për avancimin e infrastrukturës sportive në Kosovë dhe pritet të shërbejë për klubin futbollistik “Vjosa”, si dhe për organizimin e aktiviteteve të tjera sportive. /Telegrafi/
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj ka njoftuar qytetarët se shërbimi i Emergjencës është i dedikuar ekskluzivisht për raste urgjente dhe kërcënuese për jetën, duke kërkuar respektimin e këtij parimi për funksionim sa më efikas të shërbimeve shëndetësore.
Sipas njoftimit, paraqitja në Emergjencë për raste jo emergjente, si ftohje, kollë, temperaturë e lehtë apo dhimbje jo akute, veçanërisht pas orës 21:00, nuk konsiderohet emergjencë dhe mund të pengojë trajtimin e rasteve serioze që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.
Nga QKMF Skenderaj bëhet e ditur se për të gjitha rastet jo emergjente, qytetarët duhet t’i drejtohen shërbimit të Mjekësisë Familjare gjatë orarit të rregullt të punës, nga ora 07:00 deri në 21:00.
Zyrtarët shëndetësorë theksojnë se respektimi i këtij orari dhe i udhëzimeve të dhëna kontribuon në funksionimin normal të shërbimeve dhe garanton që Emergjenca të kryejë rolin e saj parësor për rastet më kritike. /Telegrafi/
Durim Halilaj, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me numër 110, vjen nga Hasi i Gjakovës — një trevë e njohur për qëndresë, punë e besë. I rritur në këtë mjedis, Halilaj e sheh përfshirjen e tij në politikë si vazhdimësi të përgjegjësisë ndaj vendlindjes dhe njerëzve të saj.
Në postimin e tij të fundit, ai ka theksuar se mbështetja që ka marrë nga Hasi është e veçantë, sepse lidhet me rrënjët dhe identitetin e tij.
Sipas Halilajt, Hasi gjithmonë “ka ditur të zgjedhë drejt” dhe sot qëndron krah Aleancës dhe njerëzve të punës. Kjo përkrahje, siç thekson ai, u dëshmua edhe gjatë takimit të fundit të mbajtur në Lipovec të Hasit, ku pjesëmarrja dhe angazhimi i qytetarëve u panë si sinjal i qartë besimi.
“Hasi nuk është vetëm mbështetje — është vendlindja ime, rrënja ime, forca ime. Si bir i kësaj treve, e ndiej obligim ta ngre zërin e Hasit në Parlament, me dinjitet, përgjegjësi dhe besnikëri”, u shpreh Halilaj, i cili karrierën e tij politike e ka të pasur me ushtrimin e dy mandateve si drejtor i financave në Komunën e Gjakovës.
Ai thekson se prioritetet e tij lidhen me: përfaqësim dinjitoz të trevës së Hasit, avancimin e projekteve zhvillimore, mbështetjen e iniciativave për punësim dhe mundësi të reja, si dhe me fuqizimin e bashkëpunimit në nivel lokal e qendror.
Halilaj shprehet i bindur se Hasi, ashtu si në të kaluarën, do të dijë të mbështesë vizionin për zhvillim, duke e vendosur interesin qytetar në plan të parë.
Në fund, ai rikujton votuesit për renditjen zgjedhore:
Nr. 01 – Ramush Haradinaj Nr. 129 – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Nr. 110 – Durim Halilaj
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Pal Lekaj, ka deklaruar se tubimi përmbyllës i AAK-së në Rahovec u shënua nga përkrahje e fuqishme për Aleancën dhe kandidatët e saj.
Lekaj tha se Rahoveci ka dëshmuar edhe një herë se qëndron krah Aleancës, duke e cilësuar këtë komunë si një bastion të vizionit të punës dhe zhvillimit.
“Sonte, në tubimin përmbyllës të Aleancës në Rahovec, morëm përkrahje të fuqishme, ashtu si çdo herë në këtë komunë që ka dëshmuar se qëndron krah nesh. Si gjithmonë, më nderuan me pritjen dhe përkrahjen e tyre, të cilën do ta kthejmë me punë dhe projekte të mëdha”, ka shkruar Lekaj.
Ai theksoi se Rahoveci, nën udhëheqjen e kryetarit Smajl Latifi, i qëndron besnik vizionit të Aleancës dhe mbështetjes për numrin 129 në zgjedhje.
“Faleminderit Rahovec”, përfundoi Lekaj, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e qytetarëve.
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka zbuluar detaje të reja mbi hetimet që po zhvillon SPAK lidhur me aferën e kompanisë Bankers Petroleum. Çështja ka kaluar në duart e Prokurorisë së Posaçme pasi Prokuroria e Fierit shpalli moskompetencën, duke argumentuar se hetimet përfshijnë zyrtarë të lartë shtetëror dhe elementë të një […]
Glauk Konjufca ishte dje në Ferizaj, ku nga sheshi i qytetit, bashkë me kandidatët për deputetë nga kjo komunë, shpërndau prograramin qeverisës për 4 vitet e ardhshme.
Në bashkëbisedim me qytetarët, ai tha se ky program sjellë siguri për vendin e mirëqenie për qytetarët.
Konjufca vazhdoi më pas për vizitë te familja Alijaj, në fshatin Bibaj të Ferizajt.
Ai tha se angazhimi patriotik i kësaj familje, si brenda vendit ashtu edhe në mërgatë, flet shumë për dashurinë e tyre për vendin e vendosmërinë e përbashkët për të mos lëshuar pe në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Nga Ferizaj, Konjufca vazhdoi fushatën dhe bashkëbisedimet me qytetarët, në fshatin Llugaxhi të Lipjanit.
Derisa ai ndau me qytetarët punët e mira të Qeverisë Kurti dhe zotimet për mandatin e ardhshëm, qytetarët u zotuan se përkushtimi dhe vota e tyre do të kontribuojë në zgjedhjen e Albin Kurti kryeministër për herë të tretë.
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Pal Lekaj, ka zhvilluar takime me banorët e fshatrave Lipovec, Gërqinë, Damjan dhe Bishtazh, ku ka prezantuar planin qeverisës të Aleancës për katër vitet e ardhshme dhe projektet e mëdha që pritet të realizohen në Kosovë.
Lekaj theksoi se Kosova ka nevojë për udhëheqje të fortë dhe një qeveri që vendos qytetarin në qendër, duke nënvizuar se Aleanca është e gatshme të marrë këtë përgjegjësi me Ramush Haradinajn në krye.
Takimet ishin pjesë e fushatës për t’u afruar më pranë qytetarëve dhe për të diskutuar prioritetet strategjike të qeverisjes së ardhshme.
Protesta e “Shqipëria Bëhet” vijon prej më shumë se 18 ditësh. Edhe këtë të enjte i vendosur përpara kryeministrisë, Adriatik Lapaj bëri thirrje që qytetarët t’i bashkohen protestës më 4 janar.
Ai theksoi se kryeministri Rama duhet të dorëhiqet sepse tashmë i ka ardhur fundi.
“Sot kemi nisur organizimin për protestën e datës 4 janar. Në orën 12:00 i madh e i vogël, nga cdo shtresë sociale, nga çdo cep i vendit, nga fermerët që janë përmbytur e nuk kanë marrë dëmshpërblimet, duhet të bashkohen masivisht për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin e klikës në pushtet.
Vendi ka filluar të ngjallet nga vdekja klinike. Sa protesta kanë ndodhur në këto 3 javë nga grupime të ndryshme, nuk ka pasur në 3 vitet e fundit. Këta e kishin kapur dhe marrë peng debatin publik. Qytetarët që po reagojnë po imponojnë një agjendë të re.
Kishte muaj që dëshmohej se zv/kryeministrja ishte kapur në flagrancë duke vjedhur para e qytetarëve, por vetëm heshtje…Janë munduar edhe ta relativizojnë duke thënë këta të korruptuar janë, ‘por ja na ikën këta kush do vijë?”.
Do na vijnë njerëz të pakorruptuar, sepse nuk i kanë rrënjët që kanë këta dhe tjetra të gjithë e kanë kuptuar se edhe nëse vjedh vjen një ditë që nuk shpëtim…”, tha ai.
Protesta e “Shqipëria Bëhet” vijon prej më shumë se 18 ditësh. Edhe këtë të enjte i vendosur përpara kryeministrisë, Adriatik Lapaj bëri thirrje që qytetarët t’i bashkohen protestës më 4 janar. Ai theksoi se kryeministri Rama duhet të dorëhiqet sepse tashmë i ka ardhur fundi. “Sot kemi nisur organizimin për protestën e datës 4 janar. […]
TIRANË, 25 dhjetor /ATSH/ Presidenti Bajram Begaj, uroi sot besimtarët e krishterë për Krishtlindjen ndërsa mesazhin e parë e përcolli nga kisha katolike e Shna Ndoit në Laç.
“Kjo ditë e shenjtë ndez te ne shpresën dhe besimin se e ardhmja bëhet më e mirë me paqe, solidaritet dhe dashuri”, u shpreh, ndër të tjera, Begaj.
“Ju përcjell të gjithë besimtarëve të krishterë urimet më të ngrohta për Krishtlindje nga Kisha e Shna Ndout, në Laç, vend i bekuar, ku vijnë mijëra besimtarë të të gjitha feve.
Kjo ditë e shenjtë ndez te ne shpresën dhe besimin se e ardhmja bëhet më e mirë me paqe, solidaritet dhe dashuri”, ishte mesazhi i Begajt nga Kisha e Laçit.
Më pas, Kreu i Shtetit zhvilloi vizita të veçanta në Qendrën Sinodike të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe në selinë e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë në Tiranë.
Pas takimit me Fortlumturinë e Tij Joani, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Presidenti i Republikës përcolli mesazhe për respekt ndaj njëri-tjetrit dhe kujdes ndaj njerëzve më të nevojë.
“Uroj të gjithë besimtarët e krishterë, gëzuar Krishtlindjen! Është një ditë e shenjtë, që shënon vlerat më të larta të besimit, të dashurisë, të solidaritetit, vlera në fakt që përfaqësojnë identitetin tonë dhe atë çfarë ne njihemi botërisht, të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare. Kjo ditë duhet të na bëjë të respektojmë dhe të duam më shumë njëri-tjetrin, por mbi të gjitha, të kuptojmë dhe ndihmojmë ata që janë më të dobët, prandaj uroj që kjo Krishtlindje të jetë një Krishtlindje e mbushur me gëzim dhe begati e bekime, për çdo besimtar e për çdo shqiptar, dhe uroj një Vit të Ri sa më të mbarë për të gjithë shqiptarët” u shpreh Begaj.
Kreu i Shtetit uroi edhe besimtarët ungjillorë, duke u shprehur që bekimet e kësaj dite të jenë me ta dhe gëzimi të hyjë në çdo derë.
“Krishtlindja na sjell më shumë se çdo periudhë tjetër e vitit magjinë dhe dashurinë e Krishtit. Qoftë kjo Krishtlindje e mbushur me paqe dhe çaste të bukura të ndara në familje e me të dashurit tuaj!”, tha Begaj.
Nga Boldnews.al AKSHI në letra ngjan bukur (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), që kryeministri ynë na e shiti si “Shqipëria Digjitale”. Ky institucion sot ka ndryshuar emër dhe vendosësi i këtij emri është vetë ai Edi Rama, ose babai i kësaj krijese të frikshme. Që nga krijimi i saj, plot 780 milionë euro janë […]
Teatri Kombëtar rikthehet në vëmendje pas një mungese të gjatë nga fejsbukët zyrtarë të qeverisë. Këtë herë, përmes një video-performance me “drone drop” mbi një kantier ndërtimi, i cili nuk dallon shumë nga qindra të tjerë në qytet.
Pamja promovohet si reklamë e një “pune” të premtuar që po kryhet – pra një lloj raportimi, në mungesë të llogaridhënies, – ndërsa qyteti vazhdon të ndërtohet dhe qindra leje të reja miratohen, pa pyetur askënd tjetër përveç pushtetit.
Nuk ishte një njoftim ndërtimor, por një akt simbolik: Një rikthim i kontrolluar i çështjes së Teatrit Kombëtar në ekranet e pushtetit.
Me dashje ose pa dashje, Kryeministri – dhe më pas ministri i Kulturës, e pas tyre i gjithë tabori i pushtetit, – na përsërisin prej kohësh të njëjtin mesazh: The show must go on! (Spektakli duhet të vijojë!), për sa kohë ata janë aktorët kryesorë në skenën e pambaruar të teatrit.
Në fakt, e gjithë qeverisja Rama 1, 2 dhe 3 ka funksionuar si skenë e madhe teatrale, ku vetë teatri u shndërrua në njësi marketingu, ndërsa “star-arkitektët” në kukullat e teatrit prej letre.
Faksimile e videos së qeverisë, ku dallohet kantieri i Pixel Tower në të majtë.
Kjo ndodhi pikërisht në mungesë të teatrit si zhanër kritik, si kundër-forcë e pushtetit. Kur teatri real u zhduk, u fshi, u shemb, spektakli institucional zuri vendin e tij.
Tre vjet më parë, më 21 dhjetor 2022, Rama dhe Veliaj – të shoqëruar nga taborët e administratave përkatëse – vendosën atë që e quajtën “gurin e parë të themelit”.
“Baballarët e kombit” në themel të Teatrit të Ri Kombëtar, “më të bukurit dhe më përfaqësues të ndërtuar në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore”, sipas logjikës patriarkale të pushtetit: njësoj si kryefamiljari që vendos gurin e parë të shtëpisë.
Tradita, megjithatë, e thotë qartë: Që themeli të qëndrojë, duhet edhe një kurban, përndryshe muret, si ato të Rozafës, bien.
Kurbani i kësaj dysheje, që ka qeverisur Tiranën për 21, nga 35 vitet e tranzicionit shqiptar, ishte ndërtesa historike e Teatrit Kombëtar, të cilën e shembën natën.
Ndërsa e shembën, u kujdesën ta kthenin aktin në spektakël: Një mizanskenë dramatike në teatrin e madh të pushtetit, ku ndërthuren korrupsioni, krimi i organizuar dhe pastrimi i parave.
Por akti final nuk ishte vetë shkatërrimi i teatrit; ai duhej edhe legjitimuar estetikisht.
Shembja, në vetvete, nuk mjaftonte. Duhej një imazh i ri, një formë e re, një premtim arkitektonik që ta zhvendoste vëmendjen nga dhuna mbi trashëgiminë drejt admirimit për spektaklin.
Faksimile e videos së qeverisë, ku dallohet kantieri i Pixel Tower anës Teatrit Kombëtar.
Duhej shembur teatri, që spektakli i kullave të merrte skenën. Për shembull, kulla që duhej ta zëvendësonte atë – dhe që do t’i merrte tokën, hapësirën dhe kujtesën, – sot ngrihet 33 kate lart(Pixel Tower, projekt nga Bjarke Ingels për Fusha shpk), deri në kufijtë e pronës, praktikisht ngjitur me të.
Teatri u zhduk që ky spektakël të shtrihej pa pengesë në çdo cep të Tiranës: Një profeci e artikuluar qartë nga protesta 27-mujore e Teatrit, e cila u tall si nostalgji, por rezultoi lexim politik i saktë i së ardhmes urbane.
Kulla ngrihet e qetë, duke na vështruar nga lart me cinizëm pedagogjik, sikur të na thotë: “Kot bëtë zhurmë. Nuk ju mora asnjë metër truall. Ju lashë madje dhuratë projektin më të bukur në Evropë që nga viti 1945. Të ma dini për nder!”
Kjo është arkitekturë disonante: Një formë pushteti që prodhon konflikt me kujtesën urbane, mohon dhunën mbi trashëgiminë përmes estetikës dhe e “ribrendon” shkatërrimin si bujari institucionale – ndërsa publiku ftohet, edhe një herë, të duartrokasë.
Sepse kur pushteti merr rolin e regjisorit, qyteti mbetet skenë, kujtesa dekor dhe qytetarët spektatorë të një shfaqjeje ku humbja prezantohet si fitore.