Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

​OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!”, thirrje për pjesëmarrje masive

23 January 2026 at 23:06


Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur mbështetjen e saj për marshin “Drejtësi, jo politikë!”, të organizuar nga platforma Liria ka Emër, i cili do të mbahet më 17 shkurt.

Kryetari i OVL UÇK, Hysni Gucati, ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e unitetit në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare.

“Ne e mbështesim marshin ‘Drejtësi, jo politikë!’, të organizuar nga Liria ka Emër. Ky marsh duhet të jetë madhështor. Ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që më 17 shkurt të dalin dhe të bashkohen në mbrojtje të atyre që na sollën lirinë dhe ndërtuan shtetin tonë”, ka thënë Gucati.

Marshi synon të përcjellë mesazhin se drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe larg ndikimeve politike, duke respektuar sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Platforma Liria ka Emër falënderon OVL UÇK-në për mbështetjen e dhënë, duke vlerësuar rolin dhe kontributin e veteranëve në ruajtjen e vlerave të luftës çlirimtare dhe të drejtësisë për Kosovën. /KP/

​Gucati: Dita e Veteranit është e mangët pa ata që e kanë udhëhequr luftën

30 December 2025 at 10:57


Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Në Ditën e Veteranit të UÇK-së, kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati ka përmendur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët ndodhën në paraburgim në Hagë, pa të cilët tha se “kjo festë është e mangët pa njerëzit që luftuan për vendin tonë”.

Gucati pas homazheve ka kritikuar edhe institucionet sa i përket legjislacionit.

“Mu në këtë vend ku jemi sot para 34 viteve kanë qenë shkëndijat e para të lirisë, të luftës së parë frontale të bacës Shaban me dy djemtë, me Hamzën dhe Ademin dhe rrethi i tij i gjerë, Jasharit, u përballën me forcat çetnike paramilitare serbe që luftuan për ditën e sodit.

Dhe, ne sot si veteranë nuk e ndjejmë vetën aq të lirë për arsye se ende kemi problem me institucionet tona ku Ligji për Vlerat e Luftës nuk është bërë ende dhe ne këtë festë që e festojmë sot e kemi të mangët për arsye se ne i kemi njerëzit, të cilët e kanë udhëhequr luftën që janë në qendrën të paraburgimit në Hagë. Kjo festë sot është e mangët pa ata njerëz të cilët luftuan për vendin tonë, kështu që unë në emrin tim dhe në emrin e të gjithë këtyre shokëve këtu do t’ua uroj Ditën e Veteranit, familjen e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Gucati, raporton KP.

Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

Më 30 dhjetor 1991 filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së. Shënimi i kësaj dite është rregulluar sipas Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së.

Gucati kritikon Gjykatën Speciale për mohim të vizitës lamtumirëse për babain​

25 December 2025 at 18:30


Kryetari i OVL UÇK, Hysni Gucati, ka reaguar ashpër ndaj Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke i akuzuar për mungesë ndjeshmërie dhe veprim johuman në rastin e ish-komandantit Salih Mustafa(Cali), pas vdekjes së babait të tij.

Në një lidhje direkte në FIVE në RTV Dukagjini, Gucati tha se Salih Mustafës nuk iu lejua asnjë vizitë humanitare për ta parë babain e tij për së gjalli, qoftë edhe për disa minuta.

Sipas tij, tani që babai i Mustafës ka ndërruar jetë, Calit duhet ti lejojnë të paktën ardhjen për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

“S’e lejuan Salih Mustafën ta vizitojë babain e tij për së gjalli. Nuk ia mundësuan një vizitë humanitare, qoftë edhe për disa minuta. Tani që ai nuk është më në jetë, së paku ta lejojnë Salih Mustafën të vijë për t’i dhënë lamtumirën e fundit”, deklaroi Gucati.

Ai theksoi se ky veprim përbën një padrejtësi të rëndë dhe një akt thellësisht johuman, duke nënvizuar se nuk bëhet fjalë për çështje politike apo procedurale, por për një të drejtë elementare njerëzore.

“Kjo është një padrejtësi e madhe dhe një veprim thellësisht johuman. Nuk po flasim për asgjë politike, nuk po flasim për proces gjyqësor, por për një akt elementar njerëzor, për një të drejtë bazike që i takon çdo njeriu, pavarësisht se ku ndodhet”, u shpreh ai.

Gucati shtoi se babai i Salih Mustafës u nda nga jeta pa pasur mundësinë ta shohë djalin e tij për herë të fundit, duke e cilësuar këtë dhimbje si të pajustifikueshme nga çdo procedurë administrative.

“Babai i Salih Mustafës u nda nga jeta pa pasur mundësinë ta shohë djalin e tij për herë të fundit. Kjo dhimbje nuk mund të arsyetohet me asnjë procedurë dhe me asnjë justifikim administrativ”, tha ai.

Në fund, kreu i OVL UÇK-së kërkoi rishqyrtimin urgjent të vendimit nga institucionet përgjegjëse dhe lejimin e ardhjes së Salih Mustafës për varrim, duke paralajmëruar se dhimbja e familjes nuk duhet të shndërrohet në pjesë të dënimit.

“Kërkojmë që institucionet përgjegjëse ta rishqyrtojnë këtë vendim dhe të lejojnë ardhjen e Salih Mustafës për varrim. Mos ta vazhdojnë këtë qasje çnjerëzore, sepse dhimbja e familjes nuk duhet të bëhet pjesë e dënimit. Kjo nuk është drejtësi. Kjo është padrejtësi dhe mungesë totale ndjeshmërie njerëzore”, tha mes tjerash Gucati.

Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, gjithçka nga protesta në Shkup

13 December 2025 at 16:13


Me mijëra protestues u mblodhën sot në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, në protestën e thirrur nga OVL-UÇK, në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në Hagë, informon Telegrafi.

Protesta u përkrah nga figura politike nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, nisur nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Ahmeti në fjalimin e tij tha se ish-krerët e UÇK-së po gjykohen padrejtësisht dhe se të njejtëve duhet t’u jepet mirënjohje e jo të dënohen.

"UÇK dënonte çdo veprim fashist dhe veprim kundër popullatës civile. UÇK e shpalli veten ushtri e popullit që lufton për lirinë e popullit të vet. Është e vërtetë e madhe që objektivin e madh nuk e arritëm për të ndërtuar hierarki, prandaj nuk do të donim që akuzat që bëhen për shtëpinë e verdhë, akuzat që bëhen për ndërmarrje të përbashkët kriminale të njollosin historinë e luftës çlirimtare. Ky proces duhet të marrë epilog të pafajësisë, pasi Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe ushtarë që ndodhen pas grilave, akuzohen për vepra të pabëra. Gjithë procesin e kemi përcjellë dhe na dridhej lëkura kur dëgjonim akuza që neve na i kishte bërë Beogradi dhe Moska, si kriminel e banditë. Ne e kemi dashur lirinë, por jo duke ua mohuar lirinë popuj tjerëve", tha Ahmeti.



Fjalë rasti pati edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL UÇK), Hysni Gucati, ai tha se gjykata e Hagës me gjykimin e tyre që po e bënë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, u ngjan gjykatave të ish-Jugosllavisë.


"Sot jemi mbledhur t'u tregojmë ambasadave të huaja që gjenden në Maqedoni se UÇK nuk ka qenë ushtri kriminale, por ka qenë ushtri që mbrojti qytetarët e vet. Kjo gjykatë e formuar nga një njeri i çmendur i cili ngriti rezolutë në Parlamentin e Evropës se gjoja UÇK ka bërë krime dhe ka hequr organe nga njerëzit. Ne sot me këtë numër kaq të madh të njerëzve këtu, tregojmë se UÇK buron nga populli, lindi nga populli dhe e mbron populli. Gjykata e Hagës u ngjan gjykatave të Jugosllavisë. Kërkojmë që Evropa të mos ia ve vetes faqen e zezë me ato gjyqtarë të gjykatës së Hagës", theksoi Gucati.



Kujtojmë se protesta në Shkup erdhi pas tubimeve në Tiranë dhe Prishtinë, ku në sheshet kryesore të kryeqyteteve u kërkua drejtësi për ish-krerët e UÇK-së. /Telegrafi/

Gucati në protestën në Shkup: Gjykata e Hagës u ngjan gjykatave të ish-Jugosllavisë, UÇK-ja ka mbrojtur qytetarët

13 December 2025 at 13:43


Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL UÇK), Hysni Gucati, ka mbajtur fjalim në protestën në Shkup, që po mbahet në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër gjykimit të tyre në Hagë.

Gucati tha se gjykata e Hagës me gjykimin e tyre që po e bënë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, u ngjan gjykatave të ish-Jugosllavisë. Ai tha se me ata gjykatës, "Evropia ia nxjerr vetes faqen e zezë".



"Sot jemi mbledhur t'u tregojmë ambasadave të huaja që gjenden në Maqedoni se UÇK nuk ka qenë ushtri kriminale, por ka qenë ushtri që mbrojti qytetarët e vet. Kjo gjykatë e formuar nga një njeri i çmendur i cili ngriti rezolutë në Parlamentin e Evropës se gjoja UÇK ka bërë krime dhe ka hequr organe nga njerëzit".

"Ne sot me këtë numër kaq të madh të njerëzve këtu, tregojmë se UÇK buron nga populli, lindi nga populli dhe e mbron populli. Gjykata e Hagës u ngjan gjykatave të Jugosllavisë. Kërkojmë që Evropa të mos ia ve vetes faqen e zezë me ato gjyqtarë të gjykatës së Hagës", theksoi Gucati./Telegrafi/


Protesta në Shkup - Gucati, kryeministrit Mickoski: Protesta do të jetë e qetë, nuk ka nevojë për panik

13 December 2025 at 12:47


Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL UÇK), Hysni Gucati nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, ka bërë të ditur se protesta do të jetë paqësore dhe nuk duhet të shqetësohen qytetarët e Shkupit, pas deklaratës së Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski, i cili kishte thënë se Qeveria në Shkup nuk e mbështet protestën e së shtunës në sheshin “Skënderbeu”, të organizuar nga Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Ai kishte njoftuar se shteti do të angazhohet që gjithçka të kalojë në qetësi dhe të mos ketë provokime e incidente. Gucati për Kosovapress, i është përgjigjur Mickoskit, duke thënë se “mund të flej dath’ pasi shqiptarët nuk kanë shkuar për ta destabilizuar vendin.

Sipas tij, mbi 10 mijë qytetarët do të protestojnë sot në Shkup për lirimin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në Hagë. Gucati në një intervistë për KosovaPress, ka bërë të ditur se Shkupi është destinacioni i fundit i protestave pas Tiranës, Prishtinës, Hagës dhe Strasburgut.

“Destinacioni i fundit është Shkupi i shqiptarëve. Ne sot presim një numër të madh të shqiptarëve që jetojnë në trojet tona, kemi bërë thirrje që të vinë dhe për momentin kufiri është shumë i lirë dhe nuk ka problem fare.. Reagimet që i bëri kryeministri i Shkupit, pa nevojë pat një frikë pa nevojë, shqiptarët protestojnë në mënyrën më të mirë të mundshme, nuk kanë ardhur të destabilizojnë vendin, këtë breng ia heqi, i them flej dathur se shqiptarët do të protestojnë në mënyrën më të mirë të mundshme, nuk ka pasur nevojë për panik.. Kam thirrur në kufi, kam pyetur, policët janë shqiptarë, në kufi nuk do të ketë lista të veteranëve që do t’i kontrollojnë. Ata që e ndiejnë vetën jo të sigurt ju them mos ejani. Në bazë të informacioneve jo zyrtare, flitet që mbi 10 mijë persona do të jenë, edhe liderë të partive”, tha Gucati.

Sipas tij, drejtësia për krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë ka devijuar, duke u marrë gjyqtarët jo me atë se për çka është ngritur aktakuza ndaj tyre.Gucati ka bërë të ditur se këto protesta janë mbajtur për ta njoftuar kryetaren e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, se krerët dhe UÇK-ja, ka përkrahjen e popullit, duke i kundërshtuar fjalët e tyre se UÇK-ja nuk ka mbështetje.

Ndryshe, sot në ora 13:00 do të fillojë protesta në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Vdes nëna e Hysni Gucatit

30 November 2025 at 23:21


Ka ndërruar jetë Hata Gucati, nëna e kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Lajmi është bërë i ditur nga OVL-UÇK përmes një njoftimi në Facebook.

Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, më 1 dhjetor 2025, në orën 15:00, në varrezat e fshatit Marinë të Skenderajt, pranë kompleksit memorial të Dëshmorëve.

"Të nderuar veteranë, invalidë, familjarë të Dëshmorëve dhe qytetarë. Ju njoftojmë se nëna e kryetarit, z. Hysni Gucati, zonja Hata Gucati, ka ndërruar jetë. Varrimi do të mbahet nesër, më 01.12.2025, në ora 15:00, në varrezat e fshatit Marinë të Skenderajt, afër kompleksit memorial të Dëshmorëve", thuhet në njoftim.

Gucati reagon pas arrestimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së: Serbia është në gjah ndaj luftëtarëve tanë

25 November 2025 at 18:40


Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi më 25 nëntor se ka arrestuar një person me inicialet A.Q., të lindur më 1973, duke e akuzuar për organizim të grupit, nxitje për kryerjen e gjenocidit dhe krimeve të luftës gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Sipas deklaratës së MPB-së serbe, i arrestuari dyshohet se i ishte bashkuar shtabit lokal të UÇK-së për fshatin Romajë në prill të vitit 1998 dhe si pjesë e brigadës 138 “Agim Ramadani” kishte marrë pjesë në luftime në Koshare në vitin 1999.

Ai aktualisht ndodhet në paraburgim me masë ndalimi 48-orësh, ndërsa ndaj tij pritet të dorëzohet një kallëzim penal në prokurorinë kompetente.

Lidhur me arrestimin, në FIVE në TV Dukagjini ka reaguar kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, i cili e identifikoi të arrestuarin si Avni Qenaj nga fshati Romajë i Hasit.

Ai e shprehu shqetësimin e tij të për këtë rast dhe për ndjekjet e vazhdueshme që Serbia po u bën ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Kreu i OVL-UÇK-së ripërsëriti edhe një herë apelin e vazhdueshëm që ish-luftëtarët të mos kalojnë përmes Serbisë nën asnjë rrethanë.

“Kam dëgjuar se është arrestuar që Avni Qenaj nga fshati Romaj e Hasit. Kështu me keqardhje po them, më vjen keq që ende nuk kam të dhënë konkrete. Me sa po flitet është pjesëtar i UÇK-së. Besoj që do të jetë ashtu. Megjithëse nuk po mundemi t’i nxjerrim ë dhënat tona.

Unë besoj që po gabojnë që po i bijnë këta djem nëpër Serbi. Ne iu kemi bërë apel edhe përmes televizionit tuaj, që çdo njeri që është pjesëtar i UÇK-së të mos shkoj nëpër Serbi. Se Serbia është duke hulumtuar, është nëpër gjah që t’i ndal të gjithë pjesëtarët e UÇK-së dhe tu ngrit aktakuza edhe pa bazë”, ka thënë Gucati.

Në Shkup do të protestohet në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

19 November 2025 at 23:07

PRISHTINË, 19 nëntor /ATSH/ Në Shkup të Maqedonisë së Veriut do të protestohet para datës 22 dhjetor, në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kështu u bë e ditur nga kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.

Protesta do të mbahet para përmbylljes së procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka thënë kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

“Ne jemi koordinuar që bashkërisht ta bëjmë një protestë në Shkup në muajin dhjetor. Kjo ka qenë sot takimi jonë me kryetarin e partisë, apo me ish-komandantin që e patëm ën takim, ne u dakorduam që në muajin dhjetor, para datës 22 dhjetor të mbahet protesta në Shkup, me vëllezërit tanë atje dhe kjo është protesta e gjashtë e radhës që mbahet. Ne e kemi marrë si obligim dhe detyrim i joni nga këshilli drejtues dhe kryesia e ngushtë që të mbajmë këto protesta në Prishtinë, Tiranë, Hagë, Strasburg dhe protesta përmbyllëse është në Maqedoni, pikërisht në Shkupin e shqiptarëve”, deklaroi Gucati.

Pas takimit me krerët e OVL-UÇK-së, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se edhe shqiptarët nga Maqedonia e Veriut e kanë obligim moral që të protestojnë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Delikate e ka konsideruar Ahmeti çështjen e veteranëve të cilët do të marrin pjesë në këtë protestë, teksa u pyet se si do të sigurohen të njëjtit që nuk do të arrestohen sapo të kalojnë kufirin në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkaq, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati tha se ata që nuk e ndjejnë vetën të sigurt të mos marrin pjesë në protestë.

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të dielën kanë protestuar para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen padrejtësisht në Hagë.

Një tjetër protestë e madhe është mbajtur më 17 tetor në Tiranë me kërkesën për drejtësi për ish-eprorët e UÇK-së.

Një ditë para fillimit të dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes, ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, është mbajtur edhe protesta në Hagë, në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale,  ku morën pjesë rreth 10 mijë shqiptarë nga e gjithë bota.

/KosovaPress/

The post Në Shkup do të protestohet në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Strasburgu u “vesh” kuqezi kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së

16 November 2025 at 16:22

PRISHTINË, 16 nëntor /ATSH/ Pas protestës në Prishtinë, Hagë e Tiranë, sot me brohoritma të shumta “UÇK”, “Liri për çlirimtarët”, mijëra qytetarë protestuan në Strasburg të Francës, para Këshillit të Evropës, për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen padrejtësisht në Gjykatën Speciale të Hagës.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së bëri të ditur se ka dorëzuar 285 letra në emër të secilit anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës, me shqetësimet e tyre lidhur me procesin në Gjykatën Speciale.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, OVL UÇK, Hysni Gucati gjatë fjalimit të tij tha se qytetarë të shumtë po protestojnë para Këshillit të Evropës për t’u thënë ndal padrejtësisë e cila po bëhet në burgun e Hagës.

Sipas tij, Haga ka dalë nga “shtrati” i vet, duke marrë dëshmitarë të fabrikuar nga Serbia duke dëshmuar kundër krerëve të UÇK-së.

Gucati tha se në Gjykatën Speciale të Hagës, nuk dënohen vetëm krerët e UÇK-së por i gjithë kombi shqiptar.

“Po protestojmë para asamblesë së Parlamentit të Evropës, ku në këtë parlament është bë një rezolutë e padrejtë e shqiptarëve dhe ish pjesëtarëve të UÇK-së. UÇK-ja nuk njolloset, ajo ka qenë organizatë çlirimtare, e cila e çliroi Kosovën nga hordhitë serbo-çetnike dhe ne sot kemi ardhur këtu para këtij Parlamenti t’i themi stop padrejtësisë, e cila po bëhet në Hagë. Haga ka devijuar nga shtrati i vet, duke marrë dëshmitarë të fabrikuar që i dërgon të dëshmojnë kundër krerëve të UÇK-së. Në atë gjykatë nuk dënohen vetëm krerët, por i gjithë kombi shqiptar”, tha Gucati.

Ndërsa njëri nga organizatorët e kësaj proteste, Ervin Muja nga Anglia, shtoi se ish-krerët e UÇK-së po gjykohen jo për krime, por për kauzën e lirisë së vendit e popullit të Kosovës.

“Ata janë një viktimë e një padrejtësie të re, janë në burg jo për krime, po për kauzën e lirisë sonë. Jemi këtu për t’i thënë jo kësaj padrejtësie të madhe, jemi këtu për t’i treguar botës, se kombi nuk vdes kur ka një kujtesë. Sot të gjithë jemi të bashkuar dhe kur shqiptarë bashkohen nuk ka gjykatë që na thyen”, tha Muja.

Përfaqësuesi i veteranëve në diasporë, Fatmir Koci tha se drejtësia nuk mund të jetë e njëanshme, duhet të jetë pa paragjykim e pa agjenda të fshehta.

Qytetarët të cilët protestuan para Këshillit të Evropës në Strasburg të Francës, dërguan edhe nga një letër ku shprehën shqetësimet e tyre për gjykimin e ish-krerëve, ku i pari prej tyre ishte edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. /KosovaPress/

The post Strasburgu u “vesh” kuqezi kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta në Strasburg - OVL e UÇK dorëzon 285 letra në KiE me shqetësimet për procesin në Hagë

16 November 2025 at 14:17


Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së mbajti sot protestën e radhës para Asamblesë së Këshillit të Evropës në Strasburg, duke kërkuar drejtësi dhe transparencë në proceset gjyqësore të Kosovës në Gjykatën Speciale.

Gjatë protestës, kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati deklaroi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë një forcë çlirimtare dhe jo “organizatë e përbashkët kriminale”, siç pretendohet në aktakuzat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

“UÇK nuk ka qenë organizatë e përbashkët kriminale. Ajo ka qenë ushtri çlirimtare që luftoi për ta çliruar Kosovën nga forcat serbe. Jemi këtu për t’i thënë ‘stop’ padrejtësisë që po bëhet në Hagë,” u shpreh Gucati para protestuesve.

Përfaqësuesit e OVL-UÇK dorëzuan 285 leta për anëtarët e Asamblesë së Këshillit të Evropës, ku shprehen shqetësime të thella për mënyrën si po zhvillohet procesi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Në letër, OVL e UÇK thekson disa çështje kyçe që, sipas tyre, cenojnë drejtësinë dhe integritetin e procesit.

Në letrën dërguar anëtarëve të Asamblesë thuhet: “Ne do të dëshironim të tërhiqnim vëmendjen tuaj ndaj disa çështjeve kyçe dhe shqetësimeve në rritje lidhur me funksionimin dhe mandatin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (KSC)”

Në pikën e parë, letra rikujton mënyrën e krijimit të Gjykatës Speciale.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës u krijuan në përgjigje të raportit të vitit 2010 të Raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, i cili përmbante akuza për trafikim organesh dhe krime të tjera serioze”

Një nga shqetësimet kryesore që OVL e UÇK ka shprehur përmes kësaj letre lidhet me natyrën e aktakuzave dhe kohëzgjatjen e paraburgimit.

“Të akuzuarit janë mbajtur në paraburgim për gati pesë vjet, pavarësisht dorëzimit vullnetar dhe bashkëpunimit të plotë me gjykatën, dhe të gjitha kërkesat për lirim me kusht janë refuzuar.”

Letra thekson gjithashtu mungesën e transparencës.

“Shumë seanca janë mbajtur të mbyllura për publikun. Shumë dëshmitarë janë anonimë dhe qasja e mediave është jashtëzakonisht e kufizuar”.

Një tjetër shqetësim madhor lidhet me burimin e provave.

“Provat kryesore burojnë nga institucionet e sigurisë së Serbisë… kjo ngre dyshime serioze për besueshmërinë dhe paanshmërinë e procesit gjyqësor”, thuhet në letrën e OVL e UÇK-së.

Në letër përmendet edhe çështja e konfliktit të interesit të ngritur në mars 2025.

“Përfshirja e prokurorit John Devaney, i cili më parë ka shërbyer si roje në njësinë e paraburgimit ku aktualisht mbahen të akuzuarit, ka nxitur dyshime serioze për standardet etike dhe paanshmërinë e procesit”

Në përmbyllje, OVL-UÇK i bën thirrje anëtarëve të Këshillit të Evropës që të ndërmarrin veprime.

“Ne ju bëjmë thirrje t’i merrni këto shqetësime në konsideratë… në mënyrë që së bashku të sigurojmë një qasje të drejtë dhe të balancuar ndaj proceseve gjyqësore që lidhen me Kosovën”.

Letra është nënshkruar nga kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, i cili rithekson se organizata mbetet e përkushtuar ndaj drejtësisë dhe mbrojtjes së të drejtave të luftëtarëve të lirisë. /Telegrafi/

Protestohet në Strasburg kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

16 November 2025 at 07:32

PRISHTINË, 16 nëntor /ATSH/ Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të protestojnë sot duke nisur nga ora 13:00 para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen padrejtësisht në Hagë.

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, ka theksuar se do të protestohet për të kërkuar drejtësi dhe për t’i kujtuar institucioneve evropiane se kanë themeluar një gjykatë etnike mbi gënjeshtrat e ish-senatorit zviceran, Dick Marty.

Gucati pret mbështetje të madhe të diasporës shqiptare në këtë protestë, ndërsa tha se do t’ua dërgojnë nga një letër të gjithë anëtarëve të Parlamentit të KiE-së për t’ua dëshmuar padrejtësinë e Gjykatës Speciale ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, të cilët prej pesë vjetësh po mbahen në Hagë nën akuzën “për krime lufte”.

“Të gjitha ato vërejtje, shkelje i kemi vendosur në dokumentacione për secilin deputet që ta lexojë dhe ta dijë vetë se çfarë gjykate janë duke financuar”, tha ai.

Paraprakisht, veteranët kanë mbajtur protesta në Prishtinë, Hagë dhe Tiranë, ndërsa, kur u pyet për mundësitë e organizimit të një proteste në Shkup, Gucati tha se për momentin e njëjta nuk do të mbahet për shkak të situatës politike atje. Ndërkaq, ritheksoi se nuk planifikojnë të organizojnë protestë as në Luginë të Preshevës.

Krahas kësaj, Gucati theksoi se dëshmia e ish-gjeneralit amerikan Wesley Clark në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë do të jetë një “bombë” për Gjykatën Speciale.

/KosovaPress/

The post Protestohet në Strasburg kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Organizatat e dala nga lufta, protestë para EULEX/ Gucati: Nuk besojmë tek Gjykata Speciale

5 November 2025 at 18:09

Në pesë vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, Organizata e Veteranëve të Luftës ka mbajtur një aksion simbolik para EULEX-it, duke vendosur në dyer një shirit të verdhë me mbishkrim “5 vjet padrejtësi e organizuar”.

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati tha se me këtë aksion simbolik organizatat e dala nga lufta i tregojnë UNMIK-ut e EULEX-it se po mbajnë peng ish-krerët e UÇK-së.

“Sot bëhen pesë vjet pafajësi, padrejtësi, larg familjes e bashkëluftëtarëve, pesë vjet qe shumë të dashurit e tyre kanë ndërruar jetë e ata nuk ishin aty, as për të dhënë lamtumiren e fundit, për një lufte qe sollën lirinë, paqen dhe shtetin tonë. Ne sot kemi dalë t’i tregojmë UNMIK-ut, EULEX-it dhe ndërkombëtarëve që keni mbajtur peng njerëzit, i keni kidnapuar ata njerëz qe sollën lirinë, pavarësinë dhe paqen e demokracinë”, është shprehu Hysnu Guvati, kreu i OVL UÇK.

I pyetur nëse beson në një vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së, Gucati tha se nuk besojnë në drejtësinë e speciales.

Një koment Gucati e ka patur edhe për letrën e publikuar sot nga Albin Kurti ku kërkonte drejtësi për ish krerët e UCK, duke e quajtur hipokrizi.

/abcnews.al/

UÇK bashkoi shqiptarët në Tiranë, mijëra qytetarë kërkuan “Liri për Çlirimtarët”

17 October 2025 at 23:58


Mijëra shqiptarë kanë zbarkuar në sheshin ‘Skënderbej’ në një protestë të paralajmëruar më herët për ish krerët e UÇK.

Nën sloganin ‘Unë jam UÇK!’, “Lironi çlirimtarët!’ dhe nën simbolet tona etnike, qytetarë të Tiranës, Prishtinës, Tetovës dhe jo vetëm treguan mbështetjen e tyre për akuzat e padrejta ndaj ish krerëve të UÇK.

Tubimi, që u zhvillua nën moton “Liria ka emër”, mblodhi mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora, të cilët shprehën solidaritetin me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetin Rexhep Selimi.

Protesta nisi me intonimin e Himnit Kombëtar, duke përcjellë mesazhin e unitetit kombëtar dhe mbrojtjes së vlerave të luftës së UÇK-së.

Gjatë protestës u mbajtën disa fjalime nga figura të njohura politike dhe shoqërore, ku theksi u vu në karakterin e drejtë e të shenjtë të luftës çlirimtare dhe kërkesa që drejtësia ndërkombëtare të njohë të vërtetën historike të popullit shqiptar.

Ali Ahmeti: “Trillime ruso-serbe, UÇK nuk ka shkelur ligjet e luftës”
Një ndër themeluesit e UÇK-së, Ali Ahmeti, tha se aktakuzat ndaj ish-krerëve të Kosovës janë të pabazuara dhe të ndërtuara mbi trillime të vjetra.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka respektuar të gjitha konventat ndërkombëtare për luftë dhe asnjëherë nuk ka shkelur ligjet e luftës. Sot po gjykohen njerëzit që mbrojtën pragun e shtëpisë nga gjenocidi serb,” deklaroi Ahmeti.

Alfred Moisiu: “Ish-krerët e UÇK-së janë të burgosur pa prova”
Ish-presidenti Alfred Moisiu, i cili vizitoi së fundmi të paraburgosurit në Hagë së bashku me ish-presidentët Meidani e Topi dhe ish-kryeministrin Majko, tha se ish-udhëheqësit e UÇK-së janë të qetë dhe të vendosur për të mbrojtur luftën e tyre të drejtë.
“Zyrtarët amerikanë që po dëshmojnë në Hagë po sjellin prova se ata janë të pafajshëm. Ata nuk ishin kriminelë, por udhëheqës të lirisë,” theksoi Moisiu, duke apeluar për unitet mbarëkombëtar.

Rushdi Keçi: “UÇK nuk ishte organizatë kriminale, por ushtri e një populli të shtypur”
Kryetari i Shoqatës “Tirana”, Rushdi Keçi, theksoi se drejtësia ndërkombëtare nuk mund të mbyllë sytë përballë së vërtetës historike të Kosovës.
“Tirana ka qenë gjithmonë simbol i bashkimit kombëtar. Sot jemi këtu për të nderuar dëshmorët dhe për të kërkuar drejtësi për vëllezërit tanë që mbahen padrejtësisht në Hagë,” tha ai.

Hysni Gucati: “Gjykata Speciale ka humbur çdo besim te shqiptarët”
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, u shpreh se proceset në Hagë janë të padrejta dhe se viktima po barazohet me xhelatin.
“Ne nuk do të heshtim. Kjo protestë nuk është politike, por është thirrje e ndërgjegjes kombëtare. Gjykata Speciale ka humbur çdo besim te shqiptarët,” deklaroi Gucati.

Protesta përfundoi pa incidente, ndërsa pjesëmarrësit theksuan se do të vazhdojnë përpjekjet për të mbrojtur figurën e UÇK-së dhe për të kërkuar drejtësi për ata që, sipas tyre, po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Gjykata Speciale e Kosovës e ka selinë në Hagë të Holandës dhe përbëhet nga gjyqtarë dhe avokatë ndërkombëtarë, pasi u themelua Kuvendi i Kosovës në vitin 2015, për t’i gjykuar rastet kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së sipas ligjit të Kosovës.

Protesta e së premtes është mbështetur edhe nga Qeveria e Shqipërisë, e cila vendosi ta heqë pagesën rrugën në autostradën “Rruga e Kombit” mes Kosovës dhe Shqipërisë për 24 orë, nga 17 deri më 18 tetor.

Disa komuna të Kosovës, përfshirë ato ndër më të mëdhatë sikurse Prishtina dhe Prizreni, mundësuan udhëtim falas me autobusë nga qytetet përkatëse drejt Tiranës për qytetarët kosovarë.

Sipas raportimeve, për këtë protestë udhëtuan edhe shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.

Por, kjo protestë nxiti edhe një përplasje mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Lëvizjes Vetëvendosje, partisë së kryeministrit të Kosovës në detyrë, Albin Kurti.

Në një reagim para protestës, Vetëvendosje tha se e mbështet protestën, por i kritikoi ata që tha se më 2015 e përkrahën themelimin e kësaj gjykate, duke marrë Ramën si shembull.

“Para se të protestojnë, këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën. Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate”, shkroi Vetëvendosje në Facebook më 15 tetor.

Rama iu përgjigj asaj në X, duke thënë se nuk është në garë me Vetëvendosjen dhe se i vjen keq që ajo “po i ngatërron marrëdhëniet institucionale të Kosovës me Shqipërinë, me balotazhe komunale”.

Rama shtoi se, nëse “flasim për qëndrimet e para 10 vjetëve – kur ajo [Vetëvendosje] nuk njihte as himnin e Kosovës e jo më pafajësinë e Hashim Thaçit, të cilin do ta donte përjetësisht në Hagë – i kujtoj Lëvizjes se Gjykata Speciale u ngrit për trafikun e organeve, jo për të marrë peng Presidentin e Republikës së Kosovës”.

Protestuesit në Shqipëri kërkojnë “drejtësi” në gjyqin e krerëve të UÇK-së

17 October 2025 at 19:51

Qindra mbështetës të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave serbe u mblodhën të premten në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, për të protestuar kundër gjyqit për krime lufte ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre ish-zyrtarëve të tjerë të UÇK-së në Hagë. Duke u mbledhur në sheshin kryesor “Skënderbej”, protestuesit mbanin pankarta me slogane […]

The post Protestuesit në Shqipëri kërkojnë “drejtësi” në gjyqin e krerëve të UÇK-së appeared first on Reporter.al.

Protesta në Tiranë, ish-komandanti i UÇK: Proceset në Hagë janë të njëanshme dhe të padrejta

By: Elva
17 October 2025 at 17:46

Ish-komandanti i UÇK-së, Hysni Gucati, tha se Gjykata Speciale ka humbur besimin tek shqiptarët dhe se proceset gjyqësore të Hagës ndaj luftëtarëve të UÇK-së janë të njëanshme dhe të padrejta. “Ne sot po protestojmë për të ngritur zërin për drejtësi. Jemi këtu për të mbrojtur luftën e shenjtë çlirimtare të Kosovës. UÇK nuk ka nevojë […]

The post Protesta në Tiranë, ish-komandanti i UÇK: Proceset në Hagë janë të njëanshme dhe të padrejta appeared first on BoldNews.al.

“Po barazohet viktima me xhelatin”- Hysni Gucati: S’do lejojmë të përdhosen emrat e komandantëve tanë

17 October 2025 at 17:36


Kreu i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, ka marrë pjesë në protestën e organizuar ditën e sotme në Tiranë, në mbështetje të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri.

Gjatë fjalës së tij, Gucati tha se në Hagë po përpiqen të barazojnë viktimën (që ishte populli i Kosovës) me xhelatin (që ishte Serbia).

Ai shtoi gjithashtu se gjithë bota i kanë parë me sytë e vet masakrat e kryera nga serbët në Kosovë gjatë kohës së luftës.

Sipas Gucatit, varret e dëshmorëve të Kombit kanë dëshmuar se UÇK ka qenë një ushtri çlirimtare dhe shtoi se kurrësesi nuk do të lejojnë që të përdhosen emrat e komandantëve të UÇK-së.

“Ne sot po protestojmë për të ngritur zërin për drejtësi. Jemi këtu për të mbrojtur luftën e shenjtë të UÇK-së, për të mbrojtur gjakun e derdhur për liri, për të mborjtur gjakun e derdhur për liri, për të mbrojtur nderin e çlirimtarëve tanë.

UÇK nuk ka nevojë të dëshmojë se ka qenë ushtri çlirimtare. Këta e ka dëshmuar historia, e ka dëshmuar populli, e kanë dëshmuar varret e dëshmorëve të kombit. E kanë dëshmuar bota mbarë që panë me sytë e vet krimet e serbëve në Kosovë.

Sot përmes kësaj Gjykate të padrejtë, nuk po gjykohen krimet. Po përpiqen të barazojnë viktimën me xhelatin. Por ne nuk do të lejojmë që të përdhosen emrat e Komandantëve tanë. Kjo protest nuk ka lidhje me politikën, por është protestë e popullit shqiptar. Ne nuk kërkojmë mëshirë, por drejtësi dhe barazi para ligjit”, tha mes të tjerash Gucati.

Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Gucati: Gjeneza jonë është në Tiranë

15 October 2025 at 20:29

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ Drejtuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati iu bëri thirrje sot qytetarëve shqiptarë që të marrin pjesë në protestën gjithëkombëtare që do të mbahet në Tiranë më 17 shtator në orën 17:00 për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët e Kosovës.

Përmes një konference për mediet, Gucati tha se përgatitjet për këtë protestë kanë nisur që prej tre muajsh. Gucati u shpreh se protesta në Tiranë ka një arsye të veçantë pasi sipas tij gjeneza e UÇK-së është në Tiranë.

“Ne kemi bërë një protestë të vështirë më 7 gusht të këtij viti. Një protestë ka qenë edhe në Hagë të Holandës. Protesta ndërkombëtare në Tiranë ka një arsye të veçantë, sepse ne jemi një komb, një gjuhë, një kulturë, një flamur. Mendoj se gjeneza jonë, e UÇK-së është në Tiranë, në vitet ’90, dhe kjo është arsyeja pse ne donim që protesta ndërkombëtare të zhvillohej në Shqipëri”, tha Gucati.

“Kam dëshirë të jenë të gjithë liderët shqiptarë bashkë”, tha ai.

Gucati tha se Kosovës i “është imponuar që të ketë Gjykatën e Hagës”.

“Ne jemi prerë në besë nga ndërkombëtarët. Sot ajo gjykatë nuk ka akt akuzë për krime lufte që dyshohet se janë bërë, pa u bërë fare. Kjo gjykatë ngjason më shumë me Rusinë, Kinën, Kubën dhe Korenë dhe jo një gjykatë Evropiane”, tha Gucati.

Protesta paqësore është thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 17 tetor, ora 17:00 në sheshin “Skënderbej” në Tiranë me kërkesën për drejtësi ndaj ish-eprorëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Protestë e ngjashme u zhvillua edhe në Hagë më 14 shtator në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara.

Në Gjykatën Speciale në Hagë po zhvillohet procesi kryesor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar.

/m.q/j.p/

The post Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Gucati: Gjeneza jonë është në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Rama ka qenë gjithmonë krah për krerët e UÇK”, Hysni Gucati: Kurti s’ka ardhur kurrë në Hagë

By: Rovena
29 September 2025 at 17:21

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur në një intervistë “Balkan Update” në ABC News, ku ka vlerësuar mbështetjen e kryeministrit Edi Rama për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me drejtësinë në Hagë.

Gucati theksoi se Rama ka qenë një zë i fortë për ta që prej 4-5 vitesh, duke marrë pjesë në protesta dhe duke treguar gatishmëri për të qenë pranë tyre në çdo formë.

Ai kritikoi qasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit nuk ka treguar mbështetje dhe nuk ka pranuar as takime me përfaqësuesit e veteranëve. Gucati u bëri thirrje qytetarëve nga të gjitha trevat shqiptare që të bashkohen në protestën që do të mbahet së shpejti në Tiranë, të cilën e cilësoi si një protestë kombëtare për bashkimin dhe përkrahjen e luftëtarëve të UÇK-së.

“Edi Rama na ka mbështetur që para 4-5 viteve. Në të gjitha formave, edhe në protestën në Prishtinë dhe në Hagë, edhe në Tiranë do të na mbështetë. Ka qenë një zë i fortë për ne. Ka qenë një ‘babë’ për ne. Për Kurtin nuk dua të flas shumë, ai e di vetë se përse nuk do që të merret me ne. Ai nuk ka qenë kurrë në Hagë, nuk e ka shprehur kurrë mbështetjen dhe gatishmërinë që të rrijë krah nesh. Kemi bërë thirrje që të takohemi me Vetëvendosjen dhe ajo nuk ka pranuar. Rama ‘një babë’ i mirë, interesohet për djemtë e vet. Atë ditë Tirana do të jetë UÇK. Protesta do të bëjë bashkë shqiptarët, pa dallime politike, do të jemi atje të gjithë për të mbështetur ish-krerët e UÇK. Dua t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës, që të na bashkohen në protestë, kjo është protestë kombëtare”, tha Hysni Gucati./abcnews.al

Pas Prishtinës e Hagës, OVL e UÇK-së organizon protestë në Tiranë më 17 tetor

29 September 2025 at 12:18


Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në një konferencë të mbajtur kanë bërë të ditur se protesta e radhës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet në Tiranë.

Kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati bëri të ditur se kjo protestë në kryeqytetin e Shqipërisë, vjen pas protestave në Prishtinë dhe Hagë.

“Pas protestës së mbajtur në Prishtinë dhe në Hagë, protestën e radhës ta organizojmë në Tiranë. Arsyet janë të qarta dhe të njohura për opinionin publik, padrejtësia që po ushtrohet në Gjykatën special ndaj ish-krerëve të UÇK-së”, tha Gucati.

Ai shprehu mirënjohje për qeverinë shqiptare për kujdesin dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj kësaj çështje madhore e kombëtare.

Gucati dha se protesta paqësore do të mbahet më 17 tetor në orën 17:00, derisa u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që janë që të bashkohen në këtë protestë për të ngritur zërin ndaj padrejtësive të Gjykatës Speciale.

"Le të ngrihemi të gjithë si një zë i vetëm për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët tanë dhe për t’iu kundërvënë padrejtësisë. Ju mirëpresim të gjithëve në Tiranë”, tha Gucati./Telegrafi/

❌
❌