Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 January 2026Main stream

Shqipëria nga jugu në veri nën ujë, politikanët show me çizme në rrjetet sociale

By: Elva
7 January 2026 at 18:16

Prej ditës së djeshme, Shqipëria është zhytur nën reshje të dendura shiu dhe një valë përmbytjesh që ka prekur pothuajse çdo qark të vendit. Shtëpi nën ujë, toka të dëmtuara, qindra njerëz të evakuuar dhe rrugë të pakalueshme janë realiteti i përditshëm i mijëra qytetarëve. Ndërsa situata në terren është e zymtë dhe dramatike, rrjetet […]

The post Shqipëria nga jugu në veri nën ujë, politikanët show me çizme në rrjetet sociale appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 6 January 2026Main stream

Vjen reagimi i Zagrebit zyrtar pasi Vuçiq përmendi sërish “aleancën ushtarake midis Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë”

6 January 2026 at 15:49


Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozhinoviq, ka bërë një reagim, pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiq akuzoi vendin e tij një ditë më parë se po udhëheq një aleancë ushtarake me Kosovën dhe Shqipërinë kundër Serbisë.

Siç kujtojnë mediat kroate, përcjell Telegrafi, të hënën, Vuçiq akuzoi Kroacinë se po punon së bashku me Kosovën dhe Shqipërinë “për shkatërrimin e tij dhe se kjo përfaqëson një kërcënim ushtarak”.

Vuçiq tha se duhet të jetë e qartë për të gjithë se kjo "nuk është një aleancë kundër Austrisë", kështu që ai “ka detyrimin t'ua shpjegojë këtë serbëve”.

“Në Beograd, ne e kuptojmë shumë mirë aleancën e re ushtarake të krijuar midis Zagrebit, Prishtinës dhe Tiranës. Ajo nuk u krijua kundër askujt tjetër, por kundër popullit serb”, ka pretenduar Vuçiq, duke njoftuar “forcimin e aftësive ushtarake të Serbisë”.

Dhe duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me deklaratat e Vuçiqit, zëvendëspresidenti kroat bëri thirrje për paqe dhe bashkëpunim në fqinjësi.

"Kroacia ka rrugën e vet, ajo rrugë është e qartë. Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian dhe gjithçka që bën në marrëdhëniet ndërkombëtare - e bën në mënyrë transparente. Sa i përket marrëdhënieve në këtë rajon dhe në fqinjësi, në këtë ditë mund t'ju them vetëm se, megjithëse festojmë Krishtlindjet sipas kalendarëve të ndryshëm, mendoj se mesazhet e paqes dhe bashkëpunimit janë diçka që duhet ta kemi të përbashkët", ka thënë Bozhinoviq pasi mori pjesë në pritjen tradicionale ceremoniale të organizuar nga Këshilli Kombëtar Serb (SNV) me rastin e festimit të Krishtlindjeve Ortodokse.

Siç vënë në pah mediat kroate, ministrat e mbrojtjes të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nënshkruan një deklaratë mbi forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje në mars të vitit të kaluar.

Deklarata, e cila është e hapur edhe për vendet e tjera, thekson rëndësinë e përgjigjeve të përbashkëta ndaj sfidave të sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera që mund të rrezikojnë stabilitetin rajonal.

Dokumenti promovon aftësitë mbrojtëse dhe bashkëpunimin midis industrive të mbrojtjes, duke forcuar ndërveprimin përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve, duke luftuar kërcënimet hibride dhe duke mbështetur plotësisht integrimin euroatlantik, tha në atë kohë Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë. /Telegrafi/

Pas tri vitesh mungesë, a do të ketë një takim të ri mes dy qeverive?

6 January 2026 at 08:19

Pas një periudhe të gjatë ftohjeje në raportet ndërshtetërore, tema e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri është rikthyer në qendër të vëmendjes.

Një deklaratë e re nga Edi Rama ka ringjallur pyetjen nëse dy qeveritë shqiptare do ta rifillojnë traditën e mbledhjeve të përbashkëta, që ka mbetur pezull prej vitit 2022.

Kryeministri i Shqipërisë, në përmbyllje të konferencës mbi bilancet e vitit 2025, u pyet mbi raportet me Kosovën pas konfirmimit në krye të shtetit të Kurtit dhe raporteve ‘të ngrira’ mes dy shteteve.Rama aty tregoi se mbledhja mes dy qeverive do të ishte mirë të ndodhte, por shtoi më tej se puna mes dy vendeve dhe bashkëpunimi do të vijojë, sidomos për një prej projekteve më të rëndësishme, atë të Hekurudhës Durrës-Prishtinë.

“Do të flasim, do të vendosim. Mos harroni se kemi bërë edhe mbledhje mes dy parlamenteve, por tani Kosova kishte zgjedhje. Albini u rikonfirmua dhe i kam bërë urimet personalisht,” tha Rama duke nënvizuar se ndërtimi i hekurudhës Durrës–Prishtinë mbetet “xhevahiri i kurorës për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës”.Ai shtoi se bashkëpunimi institucional mes dy vendeve do të vazhdojë të thellohet në funksion të zhvillimit ekonomik dhe lidhjes infrastrukturore.
Për këtë deklarim të Ramaë ende nuk ka pasur ndonjë përgjigje nga Qeveria e Kosovës, por as nga vet Kurti.

Në dhjetor të vitit që lamë pas, zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, në një deklarim për media kishte thënë se marrëdhëniet mes dy shteteve janë produktive, pavarësisht mungesës së takimeve.

Ai pati treguar se gjatë mandatit të Kurtit janë nënshkruar 58 marrëveshje të reja, nga gjithsej 184 që ekzistojnë mes dy vendeve, dhe se bashkëpunimi praktik ka sjellë rezultate konkrete për qytetarët.“Janë 58 marrëveshje të nënshkruara në katër vitet e fundit, që prekin qindra mijëra qytetarë. Janë 26 vendkalime kufitare të reja, projekti i hekurudhës Prishtinë–Durrës, hapja e zyrave doganore, heqja e vulës apostile, njohja e pensioneve dhe diplomave, si dhe abetarja unike,” deklaroi duke shtuar se pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit pritet “ringjallje e bashkëpunimit”.

Sipas tij, proceset zgjedhore në të dy vendet kanë krijuar një ndërprerje të natyrshme të ritmit të bashkëpunimit, por marrëveshjet janë zbatuar dhe bashkëpunimi teknik nuk është ndalur.Tri vite pa mbledhje të përbashkët

Mbledhja e fundit ndërmjet dy qeverive është mbajtur më 20 qershor 2022, në Prishtinë.Takimi i radhës, i planifikuar për 14 qershor 2023 në Gjakovë, u anulua nga ana e Edi Ramës pasi kryeministri Kurti refuzoi ndryshimin e formatit të saj në një takim më të ngushtë, ku do të diskutohej situata e tensionuar në veri të Kosovës.

Që nga ajo kohë, mbledhje të përbashkëta nuk janë mbajtur as në vitin 2024 dhe as në 2025, duke shënuar ndërprerjen më të gjatë të këtij formati që prej nisjes së tij në vitin 2014.Në ndërkohë, Shqipëria ka zhvilluar mbledhje me vende të tjera të rajonit, ndërsa Kosova ka mbajtur një takim të ngjashëm me Maqedoninë e Veriut në nëntor të vitit 2024.

Nga Prizreni në 2014 deri në Prishtinë në 2022 – një dekadë bashkëpunimiTradita e mbledhjeve të përbashkëta filloi më 2014.

Mbledhjet mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës nisën në vitin 2014, kur Hashim Thaçi ishte kryeministër. E para u mbajt në Prizren.E dyta, në vitin 2015, në Tiranë, kur në Kosovë ishte kryeministër Isa Mustafa.

Në vitin 2016 u mbajt në Prishtinë, ndërsa në vitin 2017 në Korçë, kur kryeministër i Kosovës ishte Ramush Haradinaj.

Në vitin 2018 u mbajt në Pejë, ndërsa në vitin 2020, me kryeministër Avdullah Hotin, në Tiranë.
Me kryeministër Albin Kurtin, në vitin 2021 dhe 2022 u mbajtën dy të tjera – një në Elbasan dhe tjetra në Prishtinë.

Në total, Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar 184 marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi në fusha që variojnë nga infrastruktura, arsimi dhe kultura, deri te siguria dhe energjia.
Si u prish tradita e mbledhjeve të përbashkëta? Mbledhja e fundit mes të dy qeverive u mbajt më 20 qershor të vitit 2022.

Asokohe, kur mbledhja e paraparë do të mbahej në Gjakovë, Edi Rama po përpiqej të propozonte një draft të Statutit të Asociacionit për Komuna me Shumicë Serbe – si një opsion për dalje nga kriza e dialogut ku kishte hyrë Kosova, e shoqëruar me tensione në veri të vendit.Si pasojë e këtyre zhvillimeve, raportet Kosovë–Shqipëri u ftohën, ndërsa Kosova mori më pas një shuplakë nga Bashkimi Evropian, që vendosi masa ndëshkuese të cilat vazhdojnë ende.

“Ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar dhe, pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në Gjakovë, në një format më të ngushtë – përkatësisht me ministrat e Jashtëm dhe ata të Mbrojtjes – për të diskutuar pikërisht për këtë situatë, e cila po e çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkësinë euroatlantike, në një pikë të paimagjinueshme, ku kjo e fundit e ka vendosur gishtin faktikisht në butonin që do të vë në lëvizje planin e sanksioneve ndaj shtetit që e ka krijuar vetë”, deklaroi Rama në qershor të vitit 2023.“Për fat të keq dhe me shumë keqardhje, më duhet të them se nuk kemi pasur dakordësi me kryeministrin Kurti për ndryshimin e formatit. Ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe pastaj veç të diskutojmë edhe për këtë, dhe kjo nuk është e mundur, sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh me realitetin e Kosovës sot”, shtoi Rama.

Nga Qeveria e Kosovës kishin relativizuar tensionet përreth, por ishin marrë me çështjet që pritej të diskutoheshin në atë mbledhje.

“Mbledhjet e përbashkëta janë ndërmarrje të mëdha organizative, të cilave u paraprin një punë e madhe e ministrive për të përgatitur atë ditë. Nesër do të duhej të nënshkruheshin 13 marrëveshje të reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Janë qytetarët ata që do të humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar ato”, theksonte asokohe Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.

Mbledhje mes dy qeverive nuk janë mbajtur as në vitin 2024 dhe as në 2025.Raportet duken ende të ftohta. Kjo u pa edhe në protestën në mbrojtje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila u mbajt në Tiranë dhe së cilës Edi Rama i dha jehonë të madhe.

Lëvizja Vetëvendosje, partia në pushtet në Kosovë, lëshoi një komunikatë ku akuzoi Ramën se kishte lobuar për aprovimin e Gjykatës Speciale dhe se nuk kishte bërë asgjë për të adresuar shkeljet që po ndodhnin në këtë gjykatë. Nëse me Shqipërinë nuk pati mbledhje në vitin 2024, Qeveria e Albin Kurtit mbajti një të ngjashme me atë të Maqedonisë së Veriut.

Ajo u mbajt më 18 nëntor 2024, në Prishtinë./Monitor

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas tri vitesh mungesë, a do të ketë një takim të ri mes dy qeverive? appeared first on Sinjali.

Before yesterdayMain stream

Vuçiq përsëri paranojak – përmend sërish “aleancën ushtarake midis Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë”

5 January 2026 at 15:56


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar të hënën Kroacinë se po punon së bashku me Kosovën dhe Shqipërinë për ta “shkatërruar” atë dhe për të përfaqësuar një kërcënim ushtarak, prandaj njoftoi se qeveria, të cilën ai e kontrollon, do të vazhdojë të forcojë kapacitetet e saj ushtarake.

Sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, Vuçiq e tha këtë në Trebinje në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku udhëtoi për të marrë pjesë në hapjen e një spitali të ri, por në fjalimin që mbajti me atë rast foli më pak për kujdesin shëndetësor.

Sipas Index.hr, ai u përqendrua në analizat gjeostrategjike, duke parashikuar ardhjen e "kohërave të vështira", duke përfshirë rreziqet e reja të luftës në juglindje të Evropës.

Po sipas mediumit kroat, ai konfirmoi shprehimisht se shqetësimi i tij i veçantë është Kroacia, domethënë bashkëpunimi i saj në mbrojtje me Kosovën dhe Shqipërinë.

Ai thotë se duhet të jetë e qartë për të gjithë se kjo "nuk është një aleancë kundër Austrisë", kështu që “ai ka një detyrim t'ua shpjegojë këtë serbëve”.

"Në Beograd, ne e kuptojmë shumë mirë aleancën e re ushtarake të krijuar midis Zagrebit, Prishtines dhe Tiranës. Ajo nuk u krijua kundër askujt tjetër, por kundër popullit serb", citohet të ketë thënë Vuçiq para turmës.

Ai tha gjithashtu se një forcim i ndjeshëm i forcës ushtarake të Serbisë është duke u zhvilluar tani.

"Ne jemi të dytët në botë për sa i përket përparimit të kapaciteteve tona ushtarake dhe brenda dy vjetësh do t'i dyfishojmë kapacitetet tona ushtarake", ka njoftuar Vuçiq.

Ai gjithashtu akuzoi Kroacinë se po përpiqet të ndikojë në proceset në Mal të Zi - në atë që Vuçiq e sheh si një komplot kundër Serbisë dhe serbëve.

"Përpjekja e Zagrebit për ta vënë Podgoricën nën kontrollin e tij dhe për të përfshirë të gjithë në politikën anti-serbe është e qartë dhe e dukshme për ne", tha ai.

Ai gjithashtu i lidhi teoritë e tij të konspiracionit me protestat që zgjatën në Serbi gjatë gjithë vitit të kaluar.

“Ata që mendojnë se ne jemi naivë dhe do të jemi në gjendje të bëjmë gjëra si në vitin 1941 dhe shumë herë në histori, le ta dinë: ju bëtë gjithçka vitin e kaluar për të më rrëzuar nga pushteti, me një miliard euro të investuara, dhe dështuat... Unë nuk jam Slobodan Millosheviqi, as naiv dhe as budalla që t'ju besoj”, ka thënë ndër tjerash presidenti serb. /Telegrafi/

Nafta që ‘vret’: Patos-Marinza shpërthen në sëmundje malinje

5 January 2026 at 14:15


KLSh konstaton ndotje në nivele të larta në zonën naftëmbajtëse Patos-Marinëz dhe sëmundje të shtuara malinje, kardiovaskulare dhe respiratore. Rrëfimi i banorëve: “Frikë për fëmijët”. Të gjithë të lidhur me naftën për punësim, por edhe me sëmundje, shkruan faktoje.al.

Ndanë pragut të shtëpisë, pusi ‘i zi’ nr. 1754-P, tanimë i izoluar me kapak betoni, është shenja që nuk hiqet lehtë për 71-vjeçaren dhe fëmijët e saj, të mëdhenj e të vegjël. “Këtu janë thuajse të gjithë me karbon në gjak. Ne bejmë check up (analiza) dhe na del gjaku i dyshimtë. Nuk dimë si të veprojmë se moshat tona ikën, po kemi hallin e fëmijëve, brezat tanë, fëmijët e kopshteve, të shkollave, çfarë ajri do marrin ata këtu?” – ngre shqetësimin nëna 71-vjeçare.




“Këtu janë thuajse të gjithë me karbon në gjak. Ne bejmë check up (analiza) dhe na del gjaku i dyshimtë. Nuk dimë si të veprojmë se moshat tona ikën, po kemi hallin e fëmijëve, brezat tanë, fëmijët e kopshteve, të shkollave, çfarë ajri do marrin ata këtu?”
Banesën e ka në dalje të fshatit Zharrëz, aty ku pak metra më larg qëndrojnë si ngrehina të mëdha plot ndryshk depozita të naftës. “Banorët që jetojnë kryesisht në zonën Patos-Marinëz janë të ekspozuar nga niveli i lartë i ndotjes në mjedis, i cili shkaktohet nga nxjerrja e naftës në këtë zonë. Situata e deritanishme paraqitet e rënduar, e konfirmuar edhe nga raportet e gjendjes së mjedisit”, thotë Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport të hollësishëm.



Përtej së dukshmes, nafta për shumë banorë është parë si bukë e përditshme, por një “bukë me pasoja” të rënda shëndeti. Alarmi është dhënë edhe në raportin e KLSH-së që, duke krahasuar shifrat, del në përfundimin se sëmundjet resporatore, kardiovaskulare dhe malinje janë shumë më të pranishme në zonën naftëmbajtëse të aksit Patos-Marinëz. Në raport KLSH nxjerr një tjetër problematikë po aq të “zezë” sa procesi i nxjerrjes së naftës: Institucionet shtetërore kanë shifra të ndryshme dhe përlasje mes numrit të të sëmurëve, por edhe të dhënave reale mjedisore, duke mbuluar të vërtetën, ose nuk kanë kryer studime të vazhdueshme.

Të gjithë janë të lidhur me naftën; dikush i punësuar, një tjetër me dhënien e tokave me qira për kompaninë Bankers Petrolium dhe po të gjithë janë në një hall të përbashkët: sëmundjen dhe ndotjen.“Ajri është shumë i ndotur. Nuk hapim dot dyer e dritare, ca nga mjegulla e ca nga erë e gazeve që bëhen bashkë. Ne mbjellim grurë, kemi edhe ullinj dhe nuk marrim dot produkte. Ata, (naftënxjerrësit) u hedhin një solucion dhe vjen squfuri dhe prek lulet, i vret”, – thotë 71-vjeçarja.


“Ajri është shumë i ndotur. Nuk hapim dot dyer e dritare, ca nga mjegulla e ca nga erë e gazeve që bëhen bashkë. Ne mbjellim grurë, kemi edhe ullinj dhe nuk marrim dot produkte. Ata, (naftënxjerrësit) u hedhin një solucion dhe vjen squfuri dhe prek lulet, i vret”.

Edhe nëse dëshiron t’i ikë mendimit të ndotjes dhe sëmundjes, pusin e naftës, aktualisht të taposur, e ka as 10 metra nga pragu i oborrit. “Pusi shpërthente dhe vinte serë (naftë bruto). Këtu para shtëpisë ka qenë një gropë e madhe e ndotur. Pastaj erdhën dhe vendosën kapakët. Tani nuk ka më aq erë si më përpara”, thotë ajo. Frika për të folur lirshëm është e madhe edhe kur bëhet fjalë për shëndetin. “Do të flas shumë, por jo me emër, më mirëkupto, djalë”, thotë një zotëri 64-vjeçar i cili ankohet për mbetjet e shumta në një përrua aty pranë, ku ujërat e zeza bashkohen po me serën e zezë të naftës, e cila është kamufluar në një tub që hedh mbetjet në mënyrë ilegale.. “Ne jemi të vdekur, por kam hallin e fëmijëve dhe nipit të vogël. Shëndeti i tyre është në rrezik, por nuk flas dot se djali më punon në bashki”, thotë ai.



“Ne jemi të vdekur, por kam hallin e fëmijëve dhe nipit të vogël. Shëndeti i tyre është në rrezik, por nuk flas dot se djali më punon në bashki”.

Pasi kthen kokën pas e anash, (me frikën mos e dikton kush), na drejton me droje pranë tubit që shkarkon mbetje nafte e cila bashkohet me ujërat e zeza për të marrë udhë nga Zharrëza drejt Semanit. “Në zonën e Patos-Marinzës ujërat sipërfaqësorë dhe nëntokësorë ndoten seriozisht nga puset e naftës, gjatë nxjerrjes me pompa, nga tubacionet dhe impiantet para trajtimit dhe në ajër shkarkohet gazi sulfurik dhe hidrokarbure të ndryshme. Ujërat e përdorur nga këto impiante shkarkohen në lumin Gjanicë, ku përveç përbërësve të naftës kanë edhe lëndë toksike”, konstaton raporti.

Një mesoburrë, ndërsa lan një makinë, tregon se ndotja është e madhe, sidomos kur shpimet në thellësi bëheshin me shpërthime eksplozivi. “Vendosej eksploziv, por banorëve kur ankoheshin i thonim se ka pasur tërmete. Kam shumë vite që punoj te Bankers Petrolium kur e kishin kanadezët dhe tani që e kanë edhe kinezët. Jam zjarrfikës dhe në ndërhyrjen e shpejtë në repartin e avarive”, thotë ai, ndërsa shton: “Unë e di se çfarë bëhet aty me shëndet e abuzime, por nuk dal dot hapur”. Më pas, justifikohet: “është buka e gojës në mes”.



“Unë e di se çfarë bëhet aty me shëndet e abuzime, por nuk dal dot hapur”. Më pas, justifikohet: “është buka e gojës në mes”
Lëmë disi pas Zharrëzën për të kalur nga Marinza, ku edhe aty halli është i njëjtë. “Në një mënyrë apo një tjetër jemi të lidhur me naftën. Këtu punojmë, në shpime, sigurinë e puseve dhe depozitave, apo në transport, nafta na mban e nafta na han”, thekson një i moshuar që ka dalë në pension. Mjekët në Tiranë më udhëzuan që të ndiqesha nga një hematolog, se kam probleme me gjakun”, thotë ai.




Në dy qendra shendetësore, në atë të Zharrëzës dhe spitalin bashkiak të Roskovecit janë me mijëra analiza të “kontrollit bazë”, ku ndër ta është edhe ajo e gjakut. “Ka një ndjekje të rregullt me analiza dhe kur konstatojmë probleme që lidhen me të dhëna shqetësuese në gjak I rekomandojmë ndjekjen tek hematologët”, thotë një mjeke e Spitalit të Roskovecit, ndërsa pranon se “nuk ka statistikë dhe analizim mbi shkaqet e sëmundjeve në disa raste kancerogjene, kryesisht në gjak dhe prekjen e organeve në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Në Zharrëz, qendra e vogël shëndetësore ka një mjek dhe dy infermiere, por prania e medias është “patologji shqetësuese” për ta dhe nuk pranojnë të japin të dhëna mbi sëmundshmërinë dhe ankesat e banorëve, se po sëmuren nga ndotja si pasojë e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës.

“Lidhur me të dhënat e administruara nga Roskoveci, krahasuar me ato të 2 qendrave shëndetësore Marinëz dhe Kuman, situata shfaqet problematike, duke vënë në diskutim informacionin e dërguar nga NjVKSh – Fier”, thotë KLSH, pasi ka marrë në shqyrtim të dhënat që vijnë fillimisht nga qendrat shëndetësore me aktivitet të lartë të ndotjes nga nafta, por edhe në rang bashkie. Për vitin 2018, në gjithë Roskovecin deklarohen 30 të sëmurë malinjë, ndërsa për dy qendra shëndetësore Kujan dhe Marinëz (zona me aktivitet naftënxjerrjen) raportohen 22 persona, më tej për 2021 deklarohen 25 në gjithë Roskovecin prej të cilëve 21 nga këto 2 qendra shëndetësore. “Për vitin 2022, deklarohen 25 për gjithë Roskovecin, ndërkohë për këto 2 qendra shëndetësore deklarohen 28 të sëmurë, pra 3 më shumë. Për vitin 2023, deklarohen 37 për gjithë Roskovecin, ndërkohë që vetëm në 2 QSH deklarohen 28 të sëmurë malinjë, dhe për vitin 2024, deklarohen 30 për gjithë Roskovecin, ndërkohë që vetëm në 2 QSH deklarohen 27 të sëmurë malinjë”, thotë KLSH teksa pranon se “të dhënat paraqesin mangësi”, duke lënë hapësirë për fshehjen reale të të sëmurëve.

“Duke vlerësuar të dhënat e ardhura vetëm nga 2 QSH, (shënim: Qendra Shëndetësore), rezulton se në zonën e Marinzës dhe asaj të Kumanit, situatat shëndetësore mund të konsiderohet alarmante, pasi numri i personave me sëmundje malinje është relativisht i lartë, ku çdo vit janë 20 deri në 30 persona me sëmundje malinje, ku për krahasim, për të njëjtën periudhën (tre vitet e fundit) Bashkia Belsh ka 100% deri në 500% më pak raste se sa 2 QSH të Roskovecit”, konstaton KLSH. Në raport ky institucion ka marrë të dhëna statistikore nga bashkitë Fier, Patos, Mallkastër Roskovec dhe Belsh. Në këtë rast Belshi është përfshirë si “rast studimor”, pasi cilësohet me rrezik të ulët ndotjeje dhe të dhënat për këtë bashki kanë shërbyer si krahasuese me bashkitë e tjera të Qarkut Fier që kanë ndotje në nivel të lartë nga aktiviteti i nxjerrjes dhe përpunimit të naftës.

Një tjetër shqetësim që ngrihet nga banorët që kanë dhënë me qira për shfrytëzim tokën e tyre është mungesa e korrektesës së pagesa nga ana e kompanisë Bankes Petrolium. Për një dynym tokë të marrë me qira për shfrytëzim kompania është dakordësuar të japë 400 mijë lekë në vit, një shifër e pranueshme për banorët që të ardhurat nga bujqësia i kanë të pakëta, kjo edhe për shkak të prodhueshmërisë së ulët që ndikohet nga ndotja. “Para pesë vitesh nënshkruam kontratën e qirasë dhe i merrnim paratë për dy javë. Tani do të lutesh dhe shkosh pas zyrave të tyre që të marrësh paratë tua, paratë e fëmijëve”, thotë për Faktoje, Tajar Bine.



“Para pesë vitesh nënshkruam kontratën e qirasë dhe i merrnim paratë për dy javë. Tani do të lutesh dhe shkosh pas zyrave të tyre që të marrësh paratë tua, paratë e fëmijëve”.

Ai shton se këtë problem nuk e kanë pasur kur kjo kompani drejtohej nga kanadezët, por tashmë që pronësia dhe administrimi i kaloi kompanisë kineze, sipas tyre kanë problem me likujdimin e qirave për tokën. “Kjo kompani tashmë nuk kujdeset për ambientin në radhë të parë dhe pastaj për kontratat e qirasë që kanë”, shton Bine.

I përmbledhur në disa pika, raporti i KLSH-së nisur vetëm nga një studim i një zone të ngushtë del në përfundimin se institucione lokale dhe qëndrore jo vetëm nuk kanë monitoruar situatën mjedisore për ndotjen, por nuk kanë asnjë të dhënë për më shumë se 10 vite. Në nivel mjaft “amator” përsa u përket dy shtyllave kryesore; mjedis dhe shëndet janë bashkitë që mbulojnë territorin e zonave naftëmbajtëse.



“Në nivel vendor, investimet e kryera për riaftësimin dhe rehabilitimin mjedisor kanë qenë minimale dhe të pamjaftueshme në përmirësimin e cilësisë së mjedisit dhe shëndetit në këtë zonë. Masat e marra nga institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit në zonën Patos-Marinëz nuk kanë qenë të mjaftueshme”, del në përfundim KLSH. Në këtë zonë të gjithë ankohen për ndotje dhe sëmundje, por thuajse të gjithë druhen të reagojnë për shkak të punësimit, por edhe mosbesimit për zgjidhje nga institucionet shtetërore.

Qendra të reja emigrimi: Mes atyre që përdorën Shqipërinë si tranzit edhe 100 rusë

4 January 2026 at 20:40


Shqipëria e ka gati planin kombëtar të kontigjencës për migrantët e paligjshëm që botuar në fletoren zyrtare në fund të dhjetorit, duke përshkruar detyrat që duhet të përmbushen nga 2026 deri 2028.

Nëse lëvizjet migratore do të jenë normale autoritetet kanë në dispozicion një vlerë indikative prej 195 milionë lekë. Por nëse situata ndryshon dhe kalohet në skenarin e kuq, pra në krizë migrantësh, domethënë tej kapaciteteve shtetërore kostoja shkon në 708 milionë lekë.Në këtë strategji përfshihet hapja e qendrave të reja pritëse në rast emergjence të migracionit të parregullt.

Megjithatë pranohet një trend në ulje i kalimeve të paligjshme të kufirit që nga viti në vit nga 178 mijë migrantë ka zbritur në 63 mijë. Shumica e të huajve konstatohet se përdorën kufirin e gjelbër me Greqinë duke e parë si urë kalimi Shqipërinë ndërkohë që duke synuar vendet e BE, migrantët kishin si portë daljeje Malin e Zi dhe Kosovën.

Në këtë dokument zyrtar portretizohet fluksi migratorë që përpos afganëve, sirianëve dhe shtetasve të tjerë nga lindja e mesme, vërehet një trend tjetër i shtetasve që udhëtojnë nga Egjipti dhe Nepali, në vetëm një rast një shtetas nga Kamboxhia mori statusin e refugjatit.

Shumica e të huajve konstatohet se kaluan kufirin e gjelbër me Greqinë për të hyrë në Shqipëri që e përdorën si urë kalimi me destinacion të radhës Malin e zi dhe Kosovën por me synim vendet e Bashkimit Europian.

Një tjetër mënyrë për të udhëtuar drejt BE është abuzimi me vizat e punës.

Bëhet fjalë për punëtorë të kontraktuar nga India, Filipine, Bangladeshi dhe Sri Lanka, ndërkohë që rezulton se edhe turqit po e keqpërdorin liberalizimin e vizave. Si fakt jepet shifra prej 8600 shtetas turq të konstatuar por nuk mungojnë edhe kinezët 1050 të tillë të konstatuar, 250 shtetas mongolë dhe 100 rusë.

Në dokument jepet informacion edhe për afganët që janë me mbrojtje të përkohshme në Shqipëri.

Referuar aplikimeve për mbrojtje të përkohshme, përmendet se në total 9 470 shtetas afganë kanë tërhequr aplikimet e tyre, kurse autoriteti përgjegjës për azilin dhe refugjatët rezulton se ka lëshuar 7565 vendime për përfundimin e mbrojtjes së përkohshme. Aktualisht janë ende nën mbrojtjen e përkohshme në Shqipëri 549 qytetarë afganë.

Shqipëria dhe Kosova krah Uashingtonit, Vuçiç mbështet Maduron! Si reagoi Ballkani ndaj aksionit amerikan në Venezuelë

By: D Marku
4 January 2026 at 14:54

Udhëheqësit politikë të Shqipërisë dhe Kosovës, të dyja vende aleate të forta të Uashingtonit, reaguan me mbështetje të hapur ndaj sulmit ushtarak të Shteteve të Bashkuara kundër Venezuelës të shtunën, ndërsa disa shtete të tjera bënë thirrje për përmbajtje ose zgjodhën të mos reagojnë.

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, deklaroi se Shqipëria “qëndron pa mëdyshje përkrah Shteteve të Bashkuara” dhe presidentit Donald Trump në veprimin kundër asaj që ajo e cilësoi si “regjimi narko-terrorist i Venezuelës”. Ajo shtoi se Tirana mbështet gjithashtu “udhëheqjen e fortë” të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në përballjen me autoritarizmin, korrupsionin dhe rrjetet kriminale transnacionale.

Ndërkohë, presidenti autoritar i Venezuelës, Nicolas Maduro, i cili sipas njoftimeve u kap nga forcat amerikane së bashku me bashkëshorten e tij gjatë operacionit ushtarak dhe mund të përballet me drejtësinë në SHBA, ka mohuar akuzat se ka udhëhequr një kartel narkotikësh që trafikonte drogë drejt Shteteve të Bashkuara, pretendime që administrata Trump i ka përdorur si justifikim për ndërhyrjen.

Edhe në Kosovë, presidentja Vjosa Osmani shprehu mbështetje të fortë për SHBA-në dhe presidentin Trump, duke theksuar se Uashingtoni qëndroi në krah të popullit venezuelian kundër asaj që ajo e quajti “narko-shteti i Maduros”.

“Presidenti Trump tregoi forcë dhe lidership duke u përballur me regjimin e Maduros, duke mbrojtur Amerikën dhe botën nga kartelet dhe krimi i organizuar,” u shpreh Osmani, duke shtuar se Kosova e kupton rëndësinë e vendosmërisë amerikane, pasi pavarësia e saj lidhet drejtpërdrejt me ndërhyrjen e NATO-s dhe SHBA-së në vitin 1999.

Venezuela është një nga shtetet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Nga ana tjetër, Beogradi reagoi përmes presidentit Aleksandar Vuçiç, i cili ka vlerësuar në të shkuarën miqësinë e tij me Maduron. Vuçiç ka theksuar se ‘e drejta ndërkombëtare është shkatërruar’ dhe se sipas tij bota po dominohet nga ligji i më të fortit.

Në anën tjetër, Turqia, nën drejtimin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, e cila mban marrëdhënie të mira si me Trump ashtu edhe me Maduron, bëri thirrje për qetësi. Ministria e Jashtme turke deklaroi se Ankaraja i kushton rëndësi stabilitetit të Venezuelës dhe paqes e mirëqenies së popullit venezuelian, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje për të shmangur pasoja negative për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare. Deklarata nuk përmendi kapjen e Maduros nga forcat amerikane.

Shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk reaguan menjëherë ndaj sulmit amerikan, duke ruajtur heshtje zyrtare.

Megjithatë, ambasadori i Kroacisë, Ranko Viloviq, njoftoi se po ndiqte nga afër situatën dhe se ishte në kontakt me komunitetin kroat në Karakas, i cili sipas tij përbëhet nga rreth 5,000 persona. Ai bëri të ditur se, deri tani, nuk raportohet për të lënduar dhe se sulmet ishin përqendruar kryesisht në objektiva ushtarake.

Edhe Ministria e Jashtme e Greqisë deklaroi se po monitoron nga afër zhvillimet në Venezuelë dhe se ambasada greke në Karakas është në kontakt të vazhdueshëm me komunitetin grek, i cili numëron rreth 3,000 persona.

Më vonë gjatë së shtunës, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis shprehu mbështetje për SHBA-në, duke deklaruar se regjimi i Nicolas Maduros kishte sjellë vuajtje të mëdha për popullin venezuelian dhe se fundi i tij përfaqëson një shpresë të re për vendin.

Megjithatë, pati edhe reagime kundërshtuese. Partia Komuniste Greke, e cila ka 21 mandate në parlament, organizoi një tubim në mbrëmje për të shprehur solidaritet me popullin e Venezuelës dhe për të kundërshtuar atë që e cilësoi si “ndërhyrje imperialiste e SHBA-së”.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Bullgarisë njoftoi hapjen e një linje telefonike për shtetasit bullgarë që ndodhen në Venezuelë dhe bëri të ditur se është në kontakt me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore bullgare në vend.

The post Shqipëria dhe Kosova krah Uashingtonit, Vuçiç mbështet Maduron! Si reagoi Ballkani ndaj aksionit amerikan në Venezuelë appeared first on Albeu.com.

Shtetet e Ballkanit me reagime të ndara ndaj operacionit të SHBA-së në Venezuelë

4 January 2026 at 14:25


Udhëheqësit politikë në Shqipëri dhe Kosovë, të dyja aleatë të zëshëm të Uashingtonit, folën fuqishëm në mbështetje të sulmit të Shteteve të Bashkuara ndaj Venezuelës të shtunën - por shtete të tjera kërkuan kthimin e qetësisë ose nuk dhanë përgjigje.

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, tha se vendi i saj “qëndron pa mëdyshje me Shtetet e Bashkuara” dhe presidentin Donald Trump në veprimin e tyre kundër asaj që ajo e përshkroi si “regjimi narko-terrorist i Venezuelës”.

Spiropali tha gjithashtu se Shqipëria mbështet “udhëheqjen e fortë” të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, në “përballjen me autoritarizmin, korrupsionin dhe rrjetet kriminale transnacionale”.

Udhëheqësi autoritar i Venezuelës, Nicolas Maduro, i cili u kap nga forcat amerikane së bashku me gruan e tij gjatë sulmit ushtarak dhe tani mund të gjykohet në SHBA, ka mohuar të ketë udhëhequr një kartel narkotikësh që dërgon drogë në SHBA - gjë që Trump e ka pretenduar si justifikim për ndërhyrje.

Në Kosovë, presidentja Vjosa Osmani tha gjithashtu se vendi i saj “qëndron fort me Shtetet e Bashkuara” dhe Trumpin.

“Presidenti Trump qëndroi në krah të popullit të Venezuelës dhe iu kundërvu narko-shtetit të Maduros – duke mbrojtur Amerikën dhe pjesën tjetër të botës nga kartelet dhe krimi i organizuar. Ja si duket forca dhe lidershipi amerikan”, tha Osmani.

Kosova i detyrohet pjesërisht pavarësisë së saj ndërhyrjes ushtarake të NATO-s dhe SHBA-së kundër forcave serbe në vitin 1999.

“Kosova e kupton ndikimin e vendosmërisë amerikane – çlirimi ynë është një dëshmi e kësaj”, tha Osmani.

Ndryshe, Venezuela është një nga vendet që nuk e ka njohur Kosovën, shkruan Balkan Insight.

Turqia nën drejtimin e presidentit Recep Tayyip Erdogan ka mbajtur marrëdhënie të mira si me Trumpin ashtu edhe me udhëheqësin venezuelian Maduro, bëri thirrje për qetësi.

“Turqia i kushton rëndësi stabilitetit të Venezuelës dhe paqes e mirëqenies së popullit të Venezuelës”, tha Ministria e Jashtme turke në një deklaratë.

Ministria u bëri thirrje të gjitha palëve të “ushtrojnë përmbajtje në mënyrë që të parandalojnë që situata aktuale të çojë në pasoja negative për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”.

Deklarata e saj nuk përmendi kapjen e Maduros nga forcat amerikane.

Shumica e shteteve të Ballkanit Perëndimor deri më tani kanë heshtur, pa reagime të menjëhershme nga udhëheqësit ndaj sulmit të SHBA-së ndaj shtetit të Amerikës Latine.

Megjithatë, ambasadori kroat Ranko Viloviq tha se po monitoron situatën dhe është në kontakt me përfaqësuesit e komunitetit kroat në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, i cili sipas tij numëron rreth 5,000 njerëz.

“Jemi në kontakt me përfaqësuesit dhe deri më tani, sipas informacionit tonë, askush nuk është lënduar. Sulmet që ndodhën kishin për qëllim infrastrukturën ushtarake, kryesisht bazat ajrore dhe bazat detare. Civilët janë të sigurt”, tha Viloviq.

Ministria e Jashtme Greke tha gjithashtu se po “monitoronte nga afër situatën në Venezuelë”.

Në një deklaratë, ajo tha se ambasada greke në Karakas “është në kontakt me komunitetin grek në vend dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë”.

Komuniteti grek në Venezuelë numëron deri në 3,000 persona.

Më vonë të shtunën, kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, shprehu mbështetjen e tij për SHBA-në.

“Nicolas Maduro kryesoi një diktaturë brutale dhe represive që solli vuajtje të paimagjinueshme mbi popullin venezuelian. Fundi i regjimit të tij ofron shpresë të re për vendin”, tha Mitsotakis.

Megjithatë, pati disa shenja të kundërshtimit ndaj operacionit ushtarak të Trumpit.

Partia Komuniste Greke, e cila ka 21 vende në parlament, thirri një tubim të shtunën në mbrëmje për të shprehur solidaritet me popullin e Venezuelës dhe luftën kundër asaj që e quajti "ndërhyrja imperialiste e SHBA-së".

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Bullgarisë hapi një linjë telefonike për bullgarët që jetojnë në Venezuelë dhe tha se është “në kontakt me të gjithë përfaqësuesit diplomatikë dhe konsullorë të Bullgarisë” që ndodhen në vend. /Telegrafi/

Shqipëria, me përqindjen më të ulët të popullsisë në Europë që arrin të kursejë

By: V K
3 January 2026 at 07:44

Vetëm 14. 8% e shqiptarëve mbi 15-vjeç, kishin mundur të kursejnë nga të ardhurat e tyre në një bankë a në ndonjë institucion tjetër financiar, niveli më i ulët në Europë pas Moldavisë, sipas bazës së të dhënave globale Findex nga Banka Botërore që i takojnë një anketë të zhvilluar në vitin 2024 në vendin tonë.

Shqipëria ka nivel shumë të ulët të popullsisë që arrin të kursejë si në raport më Rajonin edhe me Europën sipas hartës së mëposhtme, ku ngjyra më e errët tregon nivele më të larta të kursimeve ndërsa ngjyrat e çelura tregojnë për një përdorim më të ulët të kursimeve.

Në Maqedoninë e Veriut, 32.4% e popullatës mbi 15-vjeç kishte arritur të kursente vitin e kaluar, gati dyfishi i Shqipërisë.

Në Serbi mbi 26% e popullsisë mbi 15-vjeç arriti të kursejë, në Bosnjë 24% dhe në Kosovë rreth 16%.

Gjithashtu, aftësia e shqiptarëve për të kursyer ishte shumë më e ulët se në BE ku më shumë se 55% arriti të ndajë mënjane para për t’i shpenzuar më vonë.

Shqipëria pozicionohet me shumicën e vendeve të Afrikës dhe Azisë së Jugut. Edhe pse ka një përmirësim të dukshëm të ndërgjegjësimit financiar dhe rritje të aksesit në shërbime bankare gjatë dekadës së fundit, vendi ynë vazhdon të ketë një nivel të lartë përdorimi të parasë cash dhe një prani të konsiderueshme të sektorit informal.

Të dhënat më të detajuara tregojnë se 40 për qind e popullsisë në nivelin e poshtëm te të ardhurave, kanë kapacitete më të ulëta për të kursyer, pasi vetëm 4.3 % e tyre arritën të ndanin kursime në bankë.

Në pjesën tjetër të popullsisë në 60 për qind të grupit me të ardhura më të larta aftësia për të kursyer ishte 21.7%.

Në grup-moshat e reja aftësia për të kursyer është shumë e ulët dhe gjithashtu në zonat rurale arrijnë të kursejnë shumë më pak se në ato urbane.

Shumica e familjeve shqiptare, përballen me të ardhura të ulëta dhe paga që nuk janë në përputhje me koston e jetesës.

Për shumicën e qytetarëve të ardhurat shpesh nuk mjaftojnë për ushqim, qira, energji dhe nevojat e përditshme, kështu që pothuajse nuk mbetet asgjë për kursime.

Ndërkohë, çmimet e shumë produkteve dhe shërbimeve në vend janë rritur më shpejt sesa të ardhurat.

Shqipëria kishte çmime më të larta se Rajoni dhe BE për ushqimet në 2024, por ndërkohë pagat janë shumë më të ulëta se në këto vende.

Ndërkaq, inflacioni i viteve të fundit ka ulur fuqinë blerëse dhe ka bërë që edhe ata që më parë arrinin të kursenin, tani ta kenë më të vështirë./monitor

The post Shqipëria, me përqindjen më të ulët të popullsisë në Europë që arrin të kursejë appeared first on Albeu.com.

Ngjeshet kalendari i 2026-s, UEFA aplikon një format të ri, ja kur do të luajë Shqipëria!

By: M C
2 January 2026 at 20:47

Viti 2026 i rezervon Shqipërisë mundësinë e artë për të marrë pjesë në Kupën e Botës, nëpërmjet play-off në mars, ku mundet të merret një biletë për në këtë aktivitet. Por nëse pjesa e parë e vitit i kushtohet tërësisht Botërorit, në pjesën e dytë të 2026, vëmendja do të jetë te ndeshjet e Ligës së Kombeve, me një ndryshim radikal të vendosur nga UEFA.

Kalendari ndërkombëtar për vitin 2026, parashikon që në pjesën e dytë të vitit, kur të luhet Liga e Kombeve, do të ketë për herë të parë një “dritare të gjatë” të ndeshjeve ndërkombëtare. Kjo do të thotë që ndeshjet ndërkombëtare të shtatorit dhe të tetorit do të bashkohen.

Sipas asaj që ka parashikuar UEFA, ekipet kombëtare do të luajnë 4 ndeshje në periudhën 24 shtator – 6 tetor, si dhe 2 ndeshjet e tjera në periudhën 12-17 nëntor të këtij viti.

Kjo është hera e parë kur aplikohet një dritare e përbashkët për shtatorin dhe tetorin nga UEFA, e cila e kishte parashikuar fillimisht një gjë të tillë vetëm për vitin 2027 pas kërkesave të klubeve evropiane që protestonin për vajtje-ardhjet e futbollistëve në pjesën e parë të edicionit.

Shqipëria në këtë edicion të Ligës së Kombeve merr pjesë në Ligën C dhe do të ketë si objektiv vetëm fitimin e grupit, pasi kësisoj mund të sigurojë të paktën pjesëmarrjen në play-off për EURO 2028.

The post Ngjeshet kalendari i 2026-s, UEFA aplikon një format të ri, ja kur do të luajë Shqipëria! appeared first on Albeu.com.

Reagime nga Shqipëria, Kosova dhe rajoni pas zjarrit në Zvicër

2 January 2026 at 09:04


Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shprehur ngushëllimet e tyre për viktimat e tragjedisë në resortin malor Crans-Montana në Zvicër, ku një zjarr në natën e Vitit të Ri shkaktoi dhjetëra të vdekur dhe të lënduar.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë u shpreh se është thellësisht e tronditur nga ngjarja, duke përcjellë mendimet dhe lutjet për viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë të prekurit.

Në reagim u shprehën gjithashtu ngushëllime për popullin zviceran dhe u urua shërim i shpejtë për të lënduarit.

Ndërkaq, ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, tha se ka zhvilluar bisedë telefonike me ambasadorin zviceran në Shkup, duke shprehur ngushëllime të sinqerta dhe duke ofruar gatishmërinë e vendit për të pranuar pacientë të lënduar dhe për të ofruar mbështetje mjekësore, përfshirë dërgimin e mjekëve specialistë nëse është e nevojshme.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kosova qëndron në solidaritet me Zvicrën pas kësaj tragjedie, duke shprehur ngushëllime të thella për familjet e viktimave dhe duke uruar shërim sa më të shpejtë për të lënduarit.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjë e Hercegovinës shprehu ngushëllime për Zvicrën, qytetarët dhe institucionet e saj, duke theksuar se sipas të dhënave aktuale, nuk ka shtetas të saj mes viktimave.

Ministria tha se mbetet në kontakt të ngushtë me autoritetet zvicerane dhe po e ndjek situatën.

Në të njëjtën linjë, Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi shprehu ngushëllime për popullin dhe autoritetet zvicerane, duke theksuar se mendimet e tyre janë me familjet e viktimave dhe të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi.

Ndryshe, policia zvicerane tha se rreth 40 persona kanë humbur jetën dhe rreth 115 të tjerë janë lënduar, shumë prej tyre rëndë, si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një bar në qytetin turistik malor Crans-Montana në natën e Vitit të Ri.

Autoritetet zvicerane e kanë cilësuar zjarrin si një nga tragjeditë më të rënda që ka përjetuar vendi, ndërsa hetimet mbi shkaqet e ngjarjes po vazhdojnë. /AA/

Faktoje publikon 10 rrenat e vitit 2025 në Shqipëri

31 December 2025 at 07:28


Nga treni elektrik që mbeti kantier, tek aeroporti i Vlorës pa fluturime, nga dëmshpërblimi i banorëve për zjarret deri te nafta e Shpiragut që u shua bashkë me premtimet për 24 orë ujë, dy avionë zjarrfikës, shkolla të reja e legalizime.

2025 ishte vit zgjedhor, dhe si çdo vit zgjedhor në Shqipëri, premtimet ishin të shumta dhe të përsëritura. Në mbyllje të vitit, faktet flasin për kantierë të pambyllur, projekte të dështuara rrugësh, afate të shtyra dhe qytetarë të zhgënjyer, shkruan Faktoje.al.

Treni elektrik që nuk u nis

Në prezantimet 3D të qeverisë, Tirana lidhet me Durrësin dhe Rinasin nga një tren modern elektrik. Në terren, prej më shumë se katër vitesh ekziston vetëm një kantier që s’po mbaron. Me disa afate të shkelura, hekurudha Tiranë–Durrës–Rinas është ende larg përfundimit. Afati i ri i operimit të trenit elektrik është fundi i vitit 2026.

Aeroporti i Vlorës pa fluturime

Në pranverë, skenari i njohur i “fluturimit elektoral” u rikthye prag zgjedhjesh me zbritjen e avionit të parë testues në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Qeveria premtoi se aeroporti i Vlorës do të niste fluturimet këtë vit. Por, faktet tregojnë se në realitet fluturimi i vetëm mbeti ai testues i 8 majit.

Nafta ‘arabe’ e Shpiragut

“Naftë premium si e Arabisë Saudite” kështu e prezantoi qeveria zbulimin e naftës në Shpirag. Por testet e kompanisë SHELL rezultuan zhgënjyese. Gjigandi holandez është drejt largimit nga Shqipëria. Fondi Sovran mbeti një ëndërr e bukur bashkë me premtimin për epokë të re ekonomike nga nafta në Shpirag.

24 orë ujë të pijshëm

Që nga 2013, ky është refreni i çdo fushate elektorale por vendi ende vuan nga mungesa e furnizimit me ujë 24 orë. Afati i ri për të njëjtin premtim është shtyrë në 2030. Këtë vit, gjatë fushatës zgjedhore kryeministri Edi Rama premtoi se në 2030-ën 100% të qyteteve dhe 80% e fshatrave do të mbulohen me ujë 24 orë.

Shqipëria pa avion zjarrfikës

Premtimi i bërë nga kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale, se Shqipëria do të kishte dy avionë zjarrfikës të gatshëm për sezonin veror, rezultoi i pambajtur. Këtë verë vendi kaloi një situate dramatike për shkak të zjarreve që shkrumbuan mbi 60 mijë hektarë me pyje dhe kullota. Por të vetmit avionët zjarrfikës ishin ata të ardhur nga vendet e BE-së përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile.

Dëmshpërblimet për Gramshin dhe Delvinën

Qeveria premtoi dëmshpërblim dhe rindërtim të banesave për të gjithë banorët e zonave të prekura nga zjarret këtë verë. Në fund të vitit, ata ende presin përmbushjen e këtij zotimi. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) konfirmoi për “Faktoje.al” se inventari me shtëpitë e djegura dhe bagëtitë e humbura ende nuk është përmbyllur.

Llogaria elektorale e 450 shkollave të reja

Në nisje të fushatës, kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria e tij kishte ndërtuar 450 shkolla të reja në dhjetë vite. Faktet tregojnë se janë rindërtuar ose zgjeruar vetëm 43 institucione arsimore. Shifra propagandiste e Ramës përfshin çdo ndërhyrje, nga riparimi i tualeteve tek lyerja e mureve.

Odisea e rindërtimit pas tërmetit

6 vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, procesi i rindërtimit është afër mbylljes financiare, por jo i përfunduar në terren. Qeveria ka shpenzuar 131 miliardë lekë dhe raporton se 90% e projekteve janë ndërtuar. Zvarritjet vijojnë të mbajnë pezull ende qindra familje që janë pa çati mbi kokë. Afatet shtyhen vit pas viti dhe çdo 26 nëntor sjell një tjetër justifikim.

‘Flamuri Blu’ për plazhet shqiptare

Ministria e Mjedisit premtoi se Shqipëria do të arrinte standardin evropian të “Flamurit Blu” për cilësinë e ujërave larës. Por raportet e BE-së na rendisin në vendin e fundit në Evropë për cilësinë e ujërave bregdetare. Shkaku kryesor? Ujërat e zeza të patrajtuara që derdhen në det, mungesa e impianteve të trajtimit dhe menaxhimi i dobët mjedisor.

Legalizimet pa fund

Ky është premtimi më i vjetër i ricikluar. Çdo zgjedhje sjell një valë të re legalizimesh të premtuara. Por procesi nuk ka fund. Dosjet shtohen, afatet shtyhen, dhe qytetarët mbeten peng të një premtimi që nuk po përmbushet. Që nga nisja e procesit të legalizimeve në vitin 2006 dhe deri më tani, legalizimet janë përdorur si mjet i rëndësishëm për mbështetje politike, sidomos në fushata zgjedhore.

Përfundim

Në këtë artikull përmblodhëm vetëm 10 rrena, por gjatë vitit 2025 Faktoje ka verifikuar gjithsej 87 premtime të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë. Nga këto, 52 premtime rezultuan të pambajtura, vetëm 6 u mbajtën plotësisht, ndërsa 29 u realizuan pjesërisht. Verifikimet nxjerrin në pah hendekun mes premtimeve dhe realitetit, veçanërisht në një vit zgjedhor si ky që po lëmë pas.

Shqipëria në histori/ Nga fitorja në Serbi te shanset me Poloninë për Botërorin, 2025 në shifra e fakte

By: V K
30 December 2025 at 09:41

Shqipëria po lë pas një vit shumë të suksesshëm, ku natyrisht kualifikimi për herë të parë në “Play Off” të Kupës së Botës”, është një nga sukseset më të mëdha që Shqipëria ka arritur ndonjëherë.

Viti 2025, nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke qenë se Shqipëria vinte nga një dështim në Ligën e Kombeve dhe në fakt, duke parë paraqitjet që janë bërë asokohe dhe duke e lidhur me shortin që kishte Shqipëria, nuk pritej me shumë optimizëm një sukses i tillë.

Por, kuqezinjtë ia dolën që të realizojnë gjysmën e ëndrrës së madhe që kemi të gjithë, pasi në muajin mars do të tentojmë për herë të parë të luajmë në Kupën e Botës, por për të bërë këtë duhet të fitojmë 2 ndeshje që janë sigurisht 2 ndeshjet më të rëndësishme në histori.

NGA ANGLIA TE ANGLIA Shqipëria e nisi rrugëtimin e saj me një transfertë shumë të vështirë në Angli, aty ku në Uembli i duhej mrekullia për të synuar kualifikimin. Por, duke qenë të qartë se kë kishim përballë, nuk mund të pritej shumë e në fakt Anglia e fitoi ndeshjen megjithëse jo pa vuajte. Kuqezinjtë bënë një ndeshje shumë të mirë në Angli pavarësisht se u mundën. Në ndeshjen e dytë, kuqezinjtë bënë atë që duhej të bënin duke fituar me Andorrën në shtëpi me rezultatin 3-0. E në fakt, Anglia ishte skuadra e vetme që na mundi në këto kualifikuese dhe diçka të tillë e bëri edhe pak muaj më parë, në ndeshjen e fundit kualifikuese por që për asnjërën nga skuadrat nuk pati shumë vlerë sepse objektivat ishin arritur dhe ajo sfidë, u kthye në miqësore luksi. Kështu, Anglia na dha fat në ndeshjen e parë për të siguruar vendin e dytë në grup dhe për të na ndihmuar edhe më shumë, “3 luanët” fituan ndeshjen në Londër kundër Serbisë, e cila me kombinimin e fitores së Shqipërisë në Andorra, na solli matematikisht kualifikimin si vendi i dytë në grup, arritje kjo të cilën Shqipëria gjithmonë e ka pasur ëndërr dhe vetëm i është afruar pa e arritur kurrë më parë. Natyrisht kuqezinjtë kishin një rrugëtim të vështirë, me histori e dështime por në fund, ndeshja në Tiranë ishte festë.

FITORJA NË SERBI Shqipëria luajti në qershor kundër Serbisë në Tiranë dhe një penallti e humbur nga Rei Manaj, u komentua gjatë dhe u mendua për shumë muaj se do të ishte momenti që do të mbetej peng në kujtimet e të gjithëve. Por, Rei Manaj diti të bënte mirë, diti të ndryshonte historinë dhe në tetor e bëri diçka të tillë pikërisht në Leskovcin shqiptar, tokën që ndër shekuj ka frymuar kuqezi. Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Manaj bën një goditje të bukur nga jashtë zone, për ta çuar topin në rrjetë e duke i dhënë Shqipërisë një fitore historike, të madhe dhe natyrisht me shumë vlera për vetë objektivin që kuqezinjtë kishin. Ai 3 pikësh, e shkëputi skuadrën tonë në vendin e parë dhë nëse deri atë ditë, kualifikimi nuk varej nga ne, goli i Manajt e ndryshoi historinë e kualifikueseve dhe bëri që Shqipëria të vendoste vetë për fatin e saj. Minutat në vazhdim, po flisnin vetëm për Shqipërinë dhe çdo minutë që kalonte, e afronte skuadrën tonë me historinë dhe kështu, më 11 tetor, Shqipëria mori fitoren e parë në histori kundër Serbisë në fushën e blertë, duke qenë se një fitore më parë e pat arritur në vitin 2014, kur Ballist Morina arriti të ngrinte dronin mbi stadium.

KUALIFIKIMI PËR HERË TË PARË Fitorja në Serbi, i hapi rrugë Shqipërisë për të synuar seriozisht vendin e dytë dhe kuqezinjtë e dinin mirë se për ta bërë, duhej patjetër fitore në Andorra. Dhe në fakt, kështu ndodhi. Goli i shënuar nga Kristjan Asllani në atë sfidë, e kualifikoi Shqipërinë, ndërkohë që Serbia nga ana tjetër po mundej në Londër nga Anglia, duke e bërë më të lehtë për skuadrën tonë sepse një rezultat tjetër në Londër, do të linte gjithçka të hapur për ndeshjen e fundit, aty ku Serbia do të priste Letoninë e ne do të përballeshim me Anglinë. Fitorja jonë në Andorra, na çoi në kuotën e 14 pikëve dhe për herë të parë në histori, arritëm që të kualifikohemi në “Play Off” të Kupës së Botës”. Pak javë më parë, u hodh edhe shorti për këtë fazë, ku goglat vendosën Shqipërinë përballë Polonisë dhe fakti që ne jemi në vazon e tretë, e lejon Poloninë që të jetë pritëse teksa për finalen ishte me short. Shqipëria përballet me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi dhe sërish, kuqezinjtë do të përballen në transfertë. Kështu, nëse Suedia arrin të fitojë, finalja do të luhet në Suedi, ndërsa Ukraina ka zgjedhur t’i luajnë në Spanjë ndeshjet e saj.

REKORDET Shqipëria pati një vit fantastik dhe pësoi vetëm 2 humbje, aty ku kuqezinjtë u mundën vetëm nga Anglia në ndeshjen e parë në mars dhe në ndeshjen e fundit në nëntor. Në këtë periudhë mes marsit dhe dhjetorit, kuqezinjtë ishin thuajse perfektë dhe nuk humbën asnjë ndeshje tjetër. Rezultati më zhgënjyes, natyrisht ishte barazimi 1-1 që Shqipëria mori në Letoni, aty ku duke parë nivelin e kundërshtarit, pritej një fitore nga skuadra jonë Kombëtare. Por, pas asaj ndeshjeje Shqipëria nuk po pësonte më gola dhe arriti të merrte edhe barazim me Serbinë. Kjo sfidë me serbët, u pasua më vonë nga 5 fitore radhazi nga skuadra jonë kuqezi. Fitorja e parë në këtë ecuri rekord për Shqipërinë, erdhi në datën 4 shtator në një miqësore me Gjibraltarin, ku skuadra jonë vuajti, nuk bindi por fitoi me rezultatin e ngushtë 0-1. Pak ditë më parë, kuqezinjtë luajtën në Tiranë me Letoninë dhe sërish fituan me rezultatin 1-0, në një ndeshje pa shkëlqim dhe ku në fakt, vendosi një penallti pasi loja nuk ishte shumë bindëse. Te Kombëtarja dukeshin të kënaqur dhe pas ndeshjeve, shpreheshin se në këtë moment, rëndësi kishin pikët dhe loja e bukur e në fakt, diçka e tillë rezultoi të ishte e rëndësishme. Fitorja me Letoninë u pasua një muaj më vonë nga fitorja në Serbi me rezultatin 0-1, ku për skuadrën tonë ishte ndoshta ndeshja më e mirë që kishte bërë në kualifikuese. Fitoren e katërt radhazi, Shqipëria e mori në miqësore ndaj Jordanisë, aty ku shënoi 4 herë por pësoi 2 gola, ndërkohë që fitorja e pestë radhazi dhe natyrisht shumë e rëndësishme erdhi në nëntor, ku Shqipëria fitoi ndaj Andorrës me rezultatin 0-1. Asnjëherë më parë Shqipëria nuk kishte arritur që të fitonte 5 ndeshje radhazi dhe natyrisht kjo ishte një tjetër arritje në vitin 2025 për kuqezinjtë.

HYSAJ KALON CANËN Elseid Hysaj e kishte vitin 2025 një ndër vitet më të veçanta në aspektin personal për sa i përket Kombëtares. Mbrojtësi shkodran u bë këtë vit futbollisti me më shumë ndeshje për Shqipërinë, duke thyer rekordin absolut që Lorik Cana mbante prej vitesh. Në ndeshjen me Serbinë, ku Shqipëria fitoi 0-1, Hysaj luajti ndeshjet e tij numër 93, duke arritur kështu rekordin e ishkapitenit kuqezi, ndërkohë që vetëm pak ditë më vonë e theu këtë rekord. Në ndeshjen me Jordaninë në Tiranë, Hysaj luajti ndeshjen e 94-ët, e cila ishte edhe zyrtarisht ndeshja që vuri rekordin e ri ndërkohë që vetëm pak javë më vonë, e thelloi këtë rekord pasi luajti edhe me Andorrën në transfertë dhe pak minuta me Anglinë në shtëpi para se të dëmtohej. Kështu, Hysaj e mbylli vitin 2025 në kuotën e 96 ndeshjeve, duke qenë absolutisht futbollisti me numrin më të lartë të ndeshjeve që ka zhvilluar me fanellën kuqezi. Ndryshe nga Cana që ka luajtur vetëm në një Europian, Hysaj ishte pjesë e Shqipërisë edhe në Europianin e vitit të shkuar, si edhe pjesë e historisë për kualifikimin në “Play Off”. Megjithëse te Lacio nuk po kalon momentin më të mirë, te Kombëtarja ka pasur ecuri fantastike dhe ka ditur të bëjë mirë e të jetë protagonist sa herë që i është kërkuar, duke kontribuuar jo pak.

RENDITJA E FIFA-s Fitoret që Shqipëria arriti të merrte në kualifikueset e Botërorit, u pasqyruan edhe në renditjen e FIFA-s, aty ku kuqezinjtë u ngjitën disa herë në klasifikim. Kështu, Shqipëria në muajin mars humbi një vend në klasifikim dhe e shihte veten në vendin e 66 të klasifikimit të përgjithshëm të FIFA-s, teksa kjo zbritje u pasua edhe në muajt në vazhdim, ku ndikuan barazimi me Letoninë dhe ai me Serbinë. Në korrik, Shqipëria humbi 2 pozicione të tjera dhe e shihte veten në vendin e 68- të dhe dukej se makthi nuk po merrte fund. Por, në shtator Shqipëria rikuperoi 2 vende dhe u rikthye sërish në vendin e 66-të të klasifikimit të përgjithshëm. Në muajin tetor, kuqezinjtë ishin për rekord duke rikuperuar plot 5 vende dhe për herë të parë për këtë vit, u rendit në vendin e 61 të klasifikimit të përgjithshëm. Humbja me Anglinë ndikoi për klasifikimin e fundit dhe Shqipëria humbi dy pozicione të tjera dhe e mbylli vitin në vendin e 63-të të klasifikimit të përgjithshëm të FIFA-s. Rekordin absolut për klasifikimin në FIFA, Shqipëria e ka në vitin 2015, kur për herë të parë në histori, Shqipëria e shihte veten të renditur në vendin e 36, si kurrë më parë ndonjëherë.

DEBUTIMET Silvinjo e ka treguar shpesh herë që nuk ka shumë besim te të rinjtë dhe i qëndron besnik lojtarëve që kanë kontribuuar më shumë te Shqipëria. Por, përtej kësaj, Shqipëria kishte edhe debutime në vitin 2025 megjithëse nuk ishin të shumta. Simon Simoni ishte portieri që debutoi këtë vit me Shqipërinë, ndërkohë që të njëjtin fat kishin edhe Pajaziti, Cake e Gripshi me këta dy të fundit që iu desh të prisnin vetëm fundin e vitit për të marrë minutat e para. Në mars debutoi Shehu që ishte edhe një nga lojtarët me më shumë paraqitje që nga debutimi i tij dhe luajti titullar thuajse në të gjitha ndeshjet e kuqezinjve, si në zyrtare, ashtu edhe në ato miqësore. Të tjerë debutues në vitin 2025 me fanellën e Shqipërisë, ishin edhe Maldini Kacurri dhe Kristian Shpendi, të cilët luajtën së bashku në një ndeshje miqësore me Gjibraltarin në muajin shtator.

RINOVIMI I SILVINJOS Kontrata e trajnerit të Kombëtares, Silvinjo përfundonte në muajin dhjetor. Por, kualifikimi për në “Play Off” të Kupës së Botës, bëri që kontrata e trajnerit të Kombëtares të shtyhej për më tej. Kështu, palët kanë arritur akord për të rinovuar kontratën duke e bërë të vlefshme deri në fundin e muajit, mars kur edhe do të luhen dy ndeshjet e fundit të këtij rrugëtimi historik. Nëse Shqipëria arrin të kualifikohet, atëherë kontrata e trajnerit brazilian do të rinovohet automatikisht për në vazhdim të Botërorit dhe vetëm pas përfundimit, do të vendoset përfundimisht për të ardhmen e tij. Nëse rrugëtimi i Shqipërisë përfundon në mars, edhe kontrata e Silvinjos skadon por kjo nuk do të thotë se trajneri do të jetë zyrtarisht i larguar. Me shumë gjasa, palët do të ulen sërish për të diskutuar për të ardhmen dhe dëshira e të dyja palëve, duket se është që të vazhdojë bashkëpunimi edhe për më tej, ku Shqipëria do të ketë provën e madhe për të tentuar sërish Europianin dhe ndoshta edhe për të shkruar histori të reja.

ÇMIMET E BILETAVE Një nga gjërat negative të 2025 për tifozët shqiptarë, natyrisht që kanë qenë çmimet e biletave për kualifikueset e Botërorit. Përveç faktit që ishte shumë e vështirë të gjendeshin bileta dhe se shumica e tyre po shiteshin në treg të zi, një tjetër problem ishin çmimet e shtrenjta nga vetë Federata. Kështu, shumë tifozë mbetën pa biletë jo vetëm për faktin se nuk po i gjenin, por edhe për koston e lartë që kishte për xhepin e tifozëve pasi çmimet ishin relativisht të larta, sidomos për ndeshjet e rëndësishme apo edhe për Anglinë në fund.

The post Shqipëria në histori/ Nga fitorja në Serbi te shanset me Poloninë për Botërorin, 2025 në shifra e fakte appeared first on Albeu.com.

E-Albania në kolaps total, prej ditësh bizneset dhe individët nuk kanë akses, procedurat u mbeten pa kryer

29 December 2025 at 19:56


“Provojmë për tu loguar dhe akoma nuk ka ardhur një kod. Kemi rreth 10-15 minuta që tentojmë dhe e pamundur”, është shprehur Etleva Treska.

Nga regjistrim i shoqërive të reja në QKB, funksionimi i pjesshëm ose mosfunksionimi fare i sistemit selfcare si dhe një sër sistemesh ndërlidhëse përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit janë këto problemet më të hasura për bizneset të cilat prej ditësh në këto ditë fundviti kanë mbetur me punët pezull. Edhe qytetarët hasin vështirësi në dokumentacione teksa çdo gjë duhet të kryhet online.

“Duhet ta shikojmë në dy këndvështrime ajo përdoret kryesisht dhe nga individët. Dhe aplikimi i emigrantëve për rinovim dokumentesh është i pamundur. Me bizneset ka shumë probleme. Sapo e kisha një klient nuk u loguam dot. Siç e shikojmë faqja s’po reagon fare. Dhe nisur nga kjo më duhet të bëj mbylljen e vitit deri në 31. Bizneset në momentin që hyn janari duhet të paguajë taks bashkie, të bëj deklarimet në tatime për vitin dhe e ngarkon bizneset pa të drejtë. Jemi gjithë ditën duke punuar dhe s’kemi asnjë rezultat për punën tonë”, tha Treska.

Jo vetëm kontabilistët, ky problem prek edhe profesione të tjera, si ekonomistët, noterët, juristët, avokatet etj.

“Edhe ne si avokat ngremë shqetësimin në lidhje me e-Albania. Konkretisht unë kam pasur kontakte me biznese të huaja dhe një rast të fundit kam pamundur ta regjistroj. 4-5 ditët e fundit e pamundur të logohemi apo kryejmë procedura”, është shprehur avokati Franc Nuri.

Përballë një situate të tillë kolapsi bizneset kërkojnë të merren masa. Por zgjidhja e vetme që arrijnë të marrin është kjo në e-Albania.

“Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile do të realizojë operacione mirëmbajtjeje dhe përmirësimi të sistemit elektronik të saj.

Ju informojmë se gjatë këtyre proceseve mund të ketë ndërprerje të përkohshme apo ngadalësime në marrjen e të dhënave përmes ndërveprimit me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për çdo vështirësi të mundshme që mund të haset në përdorimin e shërbimeve publike online” thuhet në deklaratën e e-Albania.

Profesionistët e lirë paralajmërojë protesta nëse portali qeveritar e-Albania nuk bëhet funksional para vitit 2026.

“Nuk kam gjetur zgjidhje dhe që kam shkuar në zyrat fizike të QKB. Ajo që duhet bërë duhet të ketë alternativë”, tregon Treska.

Kurti fiton zgjedhjet, Spiropali: Fushatë dhe proces me standarde të larta! Shqipëria dhe Kosova ecin krah për krah nën rrugë europiane

By: Fax Web
29 December 2025 at 12:50

Ministrja e Jashtme Elisa Spirapali ka uruar qytetarët e Kosovës për një proces model zgjedhor të zhvilluar ditën e djeshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se ka uruar kreun e Vetëvendosjes për fitoren, ndërsa shton se “Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku krah për krah, me një zemër, një zë dhe në rrugë europiane.

Postimi i plotë

Urime popullit të Kosovës për zgjedhjet e zhvilluara me maturi, qetësi dhe përgjegjësi qytetare, një shprehje e pjekurisë demokratike që na bën krenarë.
Përgëzime Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti për fitoren e arritur dhe besimin e marrë nga qytetarët, si dhe të gjithë spektrit politik për fushatën e standardet e arritura.
Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku krah për krah, me një zemër, një zë dhe në rrugë europiane, sepse ajo që na bashkon është më e madhe se çdo kufi.

 

“Ndëshkim i korrupsioni në politikë”, SHBA prezanton projektligjin që prek dhe Shqipërinë

27 December 2025 at 17:18


Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka prezantuar projektligjin e ri, të quajtur “Akti për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, me qëllim mbështetjen e demokracisë, zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit.

Dokumenti, i depozituar në Dhomën e Përfaqësuesve, përfshin Shqipërinë, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kroacinë.

Sipas raportit të Kongresit, korrupsioni, sidomos në nivelet e larta politike, mbetet pengesa kryesore për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të rajonit.

Në seksionin 5, projektligji parashikon sanksione ndaj individëve dhe subjekteve që kërcënojnë stabilitetin dhe sundimin e ligjit, si dhe raporte të detyrueshme mbi ndikimet malinje të Rusisë dhe Kinës, përfshirë fushata dezinformimi dhe kërcënime kibernetike.

Shqipëria përmendet si një nga vendet që përballet me sfida në prokurimet publike, institucionet e pavarura dhe proceset zgjedhore.

Në seksionin 6, kërkohet krijimi i programeve kombëtare anti-korrupsion në secilin vend të Ballkanit Perëndimor dhe forcimi i strategjive ekzistuese për të luftuar korrupsionin politik dhe administrativ, duke përfshirë mbikëqyrjen e prokurimeve publike, mbrojtjen e informacionit dhe infrastrukturën kibernetike. Media e pavarur konsiderohet një partner i rëndësishëm në zbardhjen e korrupsionit, dhe për këtë arsye Kongresi nxit trajnimin e gazetarëve investigativë.

Një pjesë e rëndësishme është edhe “Iniciativa e Liderëve të Rinj të Ballkanit” në seksionin 9, e cila synon zhvillimin e liderëve të rinj në biznes, teknologji, qeverisje dhe gazetari. Po ashtu, projektligji promovon programe arsimore dhe shkëmbime me SHBA-në, përfshirë universitetet./Euronews Albania

Media britanike: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

27 December 2025 at 07:40

Një udhëtim me anije prej 600 miljesh në Nil, një vizitë në Shqipëri apo një turne rreth pamjeve romake të Britanisë së Madhe ishin ndër destinacionet më të mira për pushime sipas ekspertëve të turizmit, shkruan Kate Pasola në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Which?”.

Secila nga këto vende u vlerësua si më e mira në ofrimin e çdo lloj pushimi, nga turnetë me shoqërues deri te pushimet në plazh. Mund të jeni të sigurt se ato ofrojnë pushime të shkëlqyera!

Ekspertët rekomanduan destinacione – ku turistët mund të eksplorojnë jetën e egër, vijën bregdetare, vendet historike dhe kulturore – si dhe alternativa që ishin më shumë një frymëzim për udhëtime autentike në vitin 2026.

Shqipëria

E konsideruar nga ekspertët e turizmit si destinacioni më mahnitës për pushime në plazh me çmime të përballueshme, Shqipëria ofron shumë më tepër sesa thjesht një udhëtim në Mesdhe.

Ju mund të eksploroni gjithçka, nga fshatrat e listuara në UNESCO me arkitekturën magjepsëse të epokës osmane deri te vendet piktoreske përgjatë Rivierës Shqiptare.

Turistët do të kenë mundësinë të bëjnë një xhiro me anije rreth gadishullit, të vizitojnë kështjella dhe zonat ku prodhohet vera vendase.

Shqipëria ka disa nga vreshtat më të vjetra në botë.

“One Traveller”, operatori turistik britanik, e ka përshkruar Shqipërinë si një zgjedhje të shkëlqyer për pushime solo në zemër të Evropës.

Udhëtimi për shtatë netë në Shqipëri kushton 2,510 euro për person.

Çmimi përfshin fluturimet, akomodimin, shumicën e vakteve, pijeve dhe turet.

Nëse planifikoni të vizitoni Shqipërinë, “One Traveller” rekomandon muajt maj, qershor, shtator dhe tetor.

Media britanike “Which?”, duke ndjekur sugjerimet e ekspertëve të turizmit, ka renditur destinacionet më të mira për udhëtime autentike në vitin 2026:

Shqipëria
Austria
Japonia
Anglia Veriore
Vietnami&Kamboxhia
Egjipti
India
Kosta Rika.

Pollo: Shqipërinë nuk e shpëton as SPAK-u dhe as ndërkombëtarët, duhet ndryshim politik

By: Elva
26 December 2025 at 21:45

I ftuar në në A2 CNN, ish-deputeti demokrat Genc Pollo deklaroi se Shqipëria ndodhet në një krizë të thellë politike dhe institucionale, nga e cila nuk mund të dalë pa një ndryshim të vërtetë politik. Sipas Pollos, vendi po përjeton një “autoritarizëm kleptokratik”, ndërsa as drejtësia, as media dhe as faktori ndërkombëtar nuk mund ta […]

The post Pollo: Shqipërinë nuk e shpëton as SPAK-u dhe as ndërkombëtarët, duhet ndryshim politik appeared first on BoldNews.al.

Nga oborri i shkollës në kronikë të zezë / Si po dështojnë institucionet përballë dhunës mes të miturve

By: Elva
26 December 2025 at 21:29

Për fëmijët dhe adoleshentët, shkolla supozohet të jetë vendi më i sigurt pas shtëpisë. Ata kalojnë aty pjesën më të madhe të ditës, edukohen dhe socializohen. Por sot, për shumë nxënës në Shqipëri, këto mure janë kthyer në skena frike. Nga bullizmi psikologjik te goditjet fizike, nga videot poshtëruese në rrjetet sociale e deri te […]

The post Nga oborri i shkollës në kronikë të zezë / Si po dështojnë institucionet përballë dhunës mes të miturve appeared first on BoldNews.al.

Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

By: armand
26 December 2025 at 21:00

Kur flitet për Kupën e Botës 2026, Sylvinho mund të jetë i vetmi trajner brazilian në pankinën e një kombëtareje europiane, një kontrast me Brazilin e drejtuar nga Carlo Ancelotti. Kjo ka tërhequr vëmendje në Brazil, ku futbolli konsiderohet pjesë e identitetit kombëtar. Në një intervistë ekskluzive për podcast-in e ESPN Brasil, trajneri i kombëtares […]

The post Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe appeared first on BoldNews.al.

❌
❌