Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 December 2025Main stream

E-Albania në kolaps prej javësh/ Bizneset dhe qytetarët vijojnë të mos marrin asnjë shërbim

By: Brisi
29 December 2025 at 19:48

“Provojmë për tu loguar dhe akoma nuk ka ardhur një kod. Kemi rreth 10-15 minuta që tentojmë dhe e pamundur”, është shprehur Etleva Treska. Nga regjistrim i shoqërive të reja në QKB, funksionimi i pjesshëm ose mosfunksionimi fare i sistemit selfcare si dhe një sër sistemesh ndërlidhëse përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit janë […]

The post E-Albania në kolaps prej javësh/ Bizneset dhe qytetarët vijojnë të mos marrin asnjë shërbim appeared first on BoldNews.al.

E-Albania në kolaps total, prej ditësh bizneset dhe individët nuk kanë akses, procedurat u mbeten pa kryer

29 December 2025 at 19:56


“Provojmë për tu loguar dhe akoma nuk ka ardhur një kod. Kemi rreth 10-15 minuta që tentojmë dhe e pamundur”, është shprehur Etleva Treska.

Nga regjistrim i shoqërive të reja në QKB, funksionimi i pjesshëm ose mosfunksionimi fare i sistemit selfcare si dhe një sër sistemesh ndërlidhëse përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit janë këto problemet më të hasura për bizneset të cilat prej ditësh në këto ditë fundviti kanë mbetur me punët pezull. Edhe qytetarët hasin vështirësi në dokumentacione teksa çdo gjë duhet të kryhet online.

“Duhet ta shikojmë në dy këndvështrime ajo përdoret kryesisht dhe nga individët. Dhe aplikimi i emigrantëve për rinovim dokumentesh është i pamundur. Me bizneset ka shumë probleme. Sapo e kisha një klient nuk u loguam dot. Siç e shikojmë faqja s’po reagon fare. Dhe nisur nga kjo më duhet të bëj mbylljen e vitit deri në 31. Bizneset në momentin që hyn janari duhet të paguajë taks bashkie, të bëj deklarimet në tatime për vitin dhe e ngarkon bizneset pa të drejtë. Jemi gjithë ditën duke punuar dhe s’kemi asnjë rezultat për punën tonë”, tha Treska.

Jo vetëm kontabilistët, ky problem prek edhe profesione të tjera, si ekonomistët, noterët, juristët, avokatet etj.

“Edhe ne si avokat ngremë shqetësimin në lidhje me e-Albania. Konkretisht unë kam pasur kontakte me biznese të huaja dhe një rast të fundit kam pamundur ta regjistroj. 4-5 ditët e fundit e pamundur të logohemi apo kryejmë procedura”, është shprehur avokati Franc Nuri.

Përballë një situate të tillë kolapsi bizneset kërkojnë të merren masa. Por zgjidhja e vetme që arrijnë të marrin është kjo në e-Albania.

“Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile do të realizojë operacione mirëmbajtjeje dhe përmirësimi të sistemit elektronik të saj.

Ju informojmë se gjatë këtyre proceseve mund të ketë ndërprerje të përkohshme apo ngadalësime në marrjen e të dhënave përmes ndërveprimit me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për çdo vështirësi të mundshme që mund të haset në përdorimin e shërbimeve publike online” thuhet në deklaratën e e-Albania.

Profesionistët e lirë paralajmërojë protesta nëse portali qeveritar e-Albania nuk bëhet funksional para vitit 2026.

“Nuk kam gjetur zgjidhje dhe që kam shkuar në zyrat fizike të QKB. Ajo që duhet bërë duhet të ketë alternativë”, tregon Treska.

AKSHI dje, sot e nesër si dhe shteti i sigurt

By: Ela
29 December 2025 at 10:48

Nga Genc Pollo, ish-ministër dhe deputet Në vitet 2009-2013, si ministër për Teknologjinë e Informacionit, kam patur në varësi AKShI-n (Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit). Synimi kryesor i yni ishte kompjuterizimi i të gjitha sistemeve shtetërore nga Shëndetësia tek Transporti dhe ofrimin online (në internet) të shërbimeve ekzistuese për përdoruesit. Detyrë funksionale e AKShI-t […]

The post AKSHI dje, sot e nesër si dhe shteti i sigurt appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

E-Albania disa javë jashtë funksionit/ Qytetarët dhe bizneset vijojnë të mos marrin shërbim

By: Brisi
28 December 2025 at 13:55

Portali qeveritar e-Albania, vijon të jetë jashtë funksionit, duke mos ofruar asnjë shërbim për qytetarët dhe bizneset. Edhe këtë të diel, qytetarët kanë hasur vështirësi për të aksesuar platformën, e cila prej disa javësh tashmë nuk punon. Edi Rama emëroi ministren “Diella” për të asistuar në këtë portal, por kjo e fundit vijon të jetë […]

The post E-Albania disa javë jashtë funksionit/ Qytetarët dhe bizneset vijojnë të mos marrin shërbim appeared first on BoldNews.al.

Sëmuret Diella e Ramës, nuk ofron më shërbime!

By: Elva
27 December 2025 at 16:40

Nga Boldnews.al Diella, e njohur si krijesa e Ramës, nuk është në gjendje të mirë. Prej tre javësh ajo nuk po ofron shërbimet e kërkuara, pavarësisht numrit të madh të aplikimeve. Bëhet fjalë për platformën “e-Albania”, e cila rezulton e bllokuar për një numër shumë të lartë shërbimesh. Aplikimet për rinovim ose pajisje për herë […]

The post Sëmuret Diella e Ramës, nuk ofron më shërbime! appeared first on BoldNews.al.

Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

By: Ela
27 December 2025 at 11:34

Është bërë e zakonshme që sa herë ka ndonjë ditë feste që bie afër fundit apo fillimit të javës edhe dita më e afërt bëhet me vendim qeverie pushim zyrtar. Por, vendimi është i vlefshëm vetëm për administratën publike. Bizneset, shpesh nuk e kanë luksin që të pushojnë kaq gjatë, pasi në fund të fundit […]

The post Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet appeared first on BoldNews.al.

Sulmet digjitale në 2025: Më të sofistikuara dhe më të organizuara

27 December 2025 at 07:54

Sulmet digjitale në Shqipëri kanë ardhur duke u sofistikuar përgjatë 12 muajve të fundit. Shpeshherë ato ndodhin në forma të fshehta, por pasojat në integritetin e të dhënave apo sigurinë e qytetarëve janë të dukshme dhe problematike. Një monitorim i BIRN për hapësirën digjitale në Shqipëri për periudhën kohore shtator 2024-gusht 2025 identifikoi 115 shkelje […]

The post Sulmet digjitale në 2025: Më të sofistikuara dhe më të organizuara appeared first on Reporter.al.

Çfarë po ndodh me e-Albania?/ DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

By: Elva
26 December 2025 at 17:05

Pas skandalit të AKSHI-t platforma e-Albania është bllokuar dhe qytetarët nuk mund të kryejnë asnjë shërbim. Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë pasoja për të gjithë: qytetarë brenda dhe jashtë Shqipërisë, por edhe biznese. Në sistem nuk shfaqen data të lira për rezervime, për shërbime si […]

The post Çfarë po ndodh me e-Albania?/ DW: I gjithë shteti online është i bllokuar appeared first on BoldNews.al.

‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh/ Çfarë po ndodh me e-Albania?

By: Brisi
26 December 2025 at 08:13

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë pasoja për të gjithë: qytetarë brenda dhe jashtë Shqipërisë, por edhe biznese. Në sistem nuk shfaqen data të lira për rezervime, për shërbime si aplikime për pasaportë, shërbime konsullore, dhe procedura të lidhura me Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), si regjistrime, […]

The post ‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh/ Çfarë po ndodh me e-Albania? appeared first on BoldNews.al.

Arrestimet e SPAK te AKSHI, e-albania del jashtë funksionit, nuk aksesohet

By: V K
26 December 2025 at 08:50

Faqja e portalit qeveritar e-albania, ka dalë jashtë funksionit vetëm pak ditë pas operacionit të SPAK për arrestimin e drejtoreshës së AKSHI-t Mirlinda Karçanaj dhe personave të tjerë të akuzuar për skandalin e tenderave në këtë sektor.

Çdo qytetar që tenton të lgoohet në e-albania, merr një mesazh gabimi nga platforma dhe nuk arrin ta përdorë atë.

“e premte, 26 dhjetor 2025
Ju lutemi mbyllni shfletuesin dhe provoni përsëri.
Ju lutemi mbyllni shfletuesin dhe provoni përsëri.
2025-12-26 07:12:21Z
Telemetry operation ID: 430a95f8890a8a7b-44cf533d4814fd56”, eshte mesazhi qe shfaqet.

Platforma të fton që të mbyllësh programin për ta hapur sërish, por edhe nëse e bën, serish shfaqet i njëjti mesazh dhe përsëritet i njëjti cikël me një përfundim: pamundësi për aksesimin e platformës.

Pas një përfolje të gjatë mediatike dhe me denoncime për fondet e shumta të dhëna nga buxheti i shtetit në këtë sektor, pas sulmeve kibernetike të përsëritura që dëshmuan mungesën totale të sigurisë së platformave qeveritare, ky është një tjetër rast i papërgjegjshmërisë në këtë sektor.

Hetimi i SPAK, konfirmoi denoncimet për rrjedhjen e miliona eurove nga buxheti i shtetit në xhepat e zyrtarëve dhe biznesmenëve abuzues në një kohë që qytetarët shqiptarë nuk marrin shërbimin minimal nga platforma në fjalë.

The post Arrestimet e SPAK te AKSHI, e-albania del jashtë funksionit, nuk aksesohet appeared first on Albeu.com.

Mbi 16 mijë aplikime për vërtetime elektronike tatimore përmes e-Albania

18 December 2025 at 11:48

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Qytetarët dhe bizneset shqiptare po shfrytëzojnë gjithnjë e më shumë mundësitë e dixhitalizimit të shërbimeve publike përmes platformës e-Albania, duke aplikuar për vërtetimin elektronik të përgjegjësive tatimore, i pajisur me vulë elektronike. Dokumenti gjenerohet në kohë reale dhe ofron një zgjidhje të thjeshtë dhe të shpejtë për çdo subjekt tatimpagues, duke lehtësuar procedurat administrative dhe garantuar besueshmëri ligjore.

Sipas të dhënave zyrtare, nga janari deri në nëntor 2025 janë regjistruar 16,487 aplikime, duke reflektuar një trend të qartë rritjeje të përdorimit të shërbimeve dixhitale në sektorin fiskal. Ky rritje tregon gjithashtu besimin në sistemin elektronik dhe rëndësinë e tij në përshpejtimin e proceseve për qytetarët dhe bizneset.

Vërtetimi elektronik i përgjegjësive tatimore mund të përdoret për çdo qëllim ligjor, duke përfshirë procedurat për tendera, aplikimet për financime, ose për realizimin e detyrimeve administrative ndaj institucioneve publike. Dokumenti është i pajisur me vulë elektronike, që garanton autenticitetin dhe vlefshmërinë ligjore në çdo rast.

Shërbimi i ofruar nga e-Albania është pjesë e strategjisë për modernizimin e administratës publike dhe dixhitalizimin e shërbimeve, duke synuar lehtësimin e qasjes në dokumente zyrtare, reduktimin e kohës dhe kostove për qytetarët, si dhe rritjen e efikasitetit të institucioneve shtetërore.

Ky trend tregon se dixhitalizimi i shërbimeve publike po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në përmirësimin e ndërveprimit midis qytetarëve, biznesit dhe administratës.

e.xh/j.p/

The post Mbi 16 mijë aplikime për vërtetime elektronike tatimore përmes e-Albania appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Regjistrimi i gradave shkencore dhe titujve akademikë në e-Albania

17 December 2025 at 13:45

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Aplikimi për regjistrimin e gradave shkencore dhe titujve akademikë tashmë mundësohet online përmes portalit “e-Albania”.

Ky shërbim ofrohet për subjektet që veprojnë në fushën e arsimit të lartë dhe synon të lehtësojë dhe përshpejtojë procesin e regjistrimit të dokumentacionit akademik.

Për të përfituar nga shërbimi, aplikantët duhet të zgjedhin në portal shërbimin “Regjistrimi i gradave shkencore dhe titujve akademikë”. Regjistrimi i gradave apo titujve akademikë është i vlefshëm për një afat të pacaktuar.

Koha e marrjes së shërbimit është 15 ditë nga momenti i aplikimit.

Shërbimi online përmes e-Albania synon të rrisë transparencën, efikasitetin dhe aksesin e subjekteve të arsimit të lartë në shërbimet administrative.

/r.e/j.p/

The post Regjistrimi i gradave shkencore dhe titujve akademikë në e-Albania appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kadastra tërësisht digjitale në fund të 2026-ës

12 December 2025 at 15:32

TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ – Agjencia Shtetërore e Kadastrës pritet që në fund të vitit të ardhshëm të shndërrohet në një institucion tërësisht digjital.

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale thekson se “Shqipëria po shënon një rekord të ri të revolucionit digjital me tashmë 10 shërbime kadastrale të automatizuara përmes teknologjisë blockchain, ndërkohë që tashmë përmes e-Albania mund të kryhen edhe pagesa online direkt nga karta bankare”.

Drejtoresha e përgjithshme Lorena Goxhobelli, në një tryezë partneriteti të organizuar për të diskutuar arritjet, risitë dhe sfidat e ASHK-së në këtë fazë transformimi, tha se puna për digjitalizimin po ecën me ritme shumë të mira dhe se ky proces jo vetëm lehtëson punën e përditshme të kësaj agjencie, por mbi të gjitha rrit ndjeshëm cilësinë dhe sigurinë e informacionit kadastral për çdo qytetar.

“Jemi më pranë se kurrë digjitalizimit të hartave kadastrale. Së bashku me UNOPS, kemi nisur punën dhe një proces që kërkon kohë, për digjitalizimin e plot të 33 mijë planshetash. Fundi i 2026 do të na gjejë me një Kadastër tërësisht digjitale”, tha Goxhobelli.

Kadastra e ka çuar së fundi në 10 numrin e shërbimeve automatike përmes teknologjisë blockchain, si dhe ka finalizuar kryerjen e pagesës direkt nëpërmjet portalit “e-Albania” me kartë bankare, pa qenë nevoja të paraqiteni në postë apo në sportelet e bankave.

“Digjitalizimi i të dhënave dhe përdorimi i teknologjisë blockchain na ka dhënë mundësinë që të automatizojmë një pjesë të shërbimeve tona. Në fillim të 2025, kishim 5 shërbime automatike dhe sot që flasim kemi 10 shërbime të tilla që iu ofrohen qytetarëve. Aktualisht 10 deri në 15% e shërbimeve tona ditore gjenerohen automatikisht nga sistemi”, u shpreh drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli.

Ajo theksoi po ashtu se është finalizuar edhe mundësia e kryerjes së pagesës nëpërmjet e-Albania me kartë bankare.

“Një funksionalitet për të cilin kemi punuar intensivisht me AKSHI-n këto muajit e fundit dhe më vjen mirë që më në fund e finalizuam, sepse tashmë qytetarëve nuk do t’u duhet më që të qëndrojnë në sportelet e bankave dhe të Postës në këtë rast, dhe jo më të ASHK-së dhe mund ta bëjnë pagesën aty ku bëjnë aplikimin vetëm me një klik”, u shpreh Goxhobelli.

E megjithatë, tha ajo, transformimi digjital nuk do të thotë distancim nga qytetari. “Përkundrazi, synon thjeshtim, aksesueshmëri dhe kohë më të shkurtër trajtimi për aplikimet. Shfrytëzimi i avantazheve që krijon Inteligjenca Artificiale mbetet një tjetër objektiv ambicioz i ASHK-së përgjatë vitit 2026”, theksoi Goxhobelli në vijim të fjalës së saj.

Sipas saj, me përfundimin e digjitalizimit të të dhënave kadastrale krijohen të gjitha parakushtet për shfrytëzimin e përfitimeve që sjell përdorimi i Inteligjencës Artificiale.

Ndërsa fokusi strategjik i këtij viti ka qenë digjitalizimi dhe regjistrimi fillestar, dy procese themelore që jo vetëm po përmirësojnë shërbimin ndaj qytetarëve, por po vendosin edhe bazat e forta për garantimin e sigurisë dhe qartësisë së të drejtave pronësore, një tregues tjetër domethënës për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës është ulja e kohës së trajtimit të aplikimeve të qytetarëve.

Aktualisht, 79 për qind e aplikimeve trajtohen brenda afateve ligjore.

Ta pranishëm në Tryezën e Partneritetit të ASHK-së ishin ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajda Roka, shefja e Bashkëpunimit pranë Delegacionit të BE, Ritva Heikkinen, kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri, Giulia Re dhe përfaqësues të institucioneve të tjera shqiptare dhe grupeve të interesit të lidhura me çështjet e pronësisë, shërbimit noterial, tregut imobilar etj.

1 nga 4

/m.m/a.f/r.e/

The post Kadastra tërësisht digjitale në fund të 2026-ës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rreth 20 mijë aplikime online për t’u regjistruar si punëkërkues

2 December 2025 at 15:57

TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Numri i qytetarëve që janë regjistruar si punëkërkues përmes portalit e-Albania ka shënuar rritje të ndjeshme këtë vit.

Sipas të dhënave të publikuara nga portali e- Albania, nga janari në tetor të këtij viti janë regjistruar 19,721 aplikime online, në krahasim me 14,065 aplikime të së njëjtës periudhë një vit më parë.

Me bazë vjetore numri i qytetarëve që janë regjistruar si punëkërkues përmes portalit e-Albania është rritur me  5,656 aplikues.

Regjistrimi online vijon të jetë një prej shërbimeve më të përdorura të platformës, duke lehtësuar procesin për qytetarët që kërkojnë punë dhe duke reduktuar nevojën për paraqitje fizike në zyrat e punësimit.

Tregu i punës vijon të shfaqë përmirësime të qëndrueshme, duke reflektuar rritje të punësimit dhe ulje të papunësisë, sipas BSH-së.

Të dhënat më të fundit tregojnë se punësimi në sektorin privat jobujqësor është rritur me 3,4%, ndërsa shkalla e papunësisë ka zbritur në nivelin 8,5%, një nga treguesit më të ulët të viteve të fundit. e.xh/j.p/

The post Rreth 20 mijë aplikime online për t’u regjistruar si punëkërkues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministrja e Arsimit: Shtohet një shërbim i ri në e-Albania për studentët dhe ish-studentët

By: lindita
1 December 2025 at 11:00

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku bën me dije se platforma e-Albania vë në dispozicion një shërbim të ri elektronik, i cili u mundëson studentëve dhe ish-studentëve të informohen dhe të verifikojnë online, në kohë reale, numrin e tyre të matrikullimit. Ky numër unik është i domosdoshëm për një sërë procesesh administrative dhe akademike.

Source

Shërbim i ri në e-Albania për verifikimin online të numrit të matrikullimit

1 December 2025 at 10:46


TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Platforma e-Albania vë në dispozicion një shërbim të ri elektronik, i cili u mundëson studentëve dhe ish-studentëve të informohen dhe të verifikojnë online, në kohë reale, numrin e tyre të matrikullimit. Ky numër unik është i domosdoshëm për një sërë procesesh administrative dhe akademike.

Përmes shërbimit “Informacion mbi statusin e numrit të matrikullimit”, përdoruesit mund të kontrollojnë lehtësisht nëse numri i tyre është aktiv, në proces verifikimi apo është refuzuar.

Shërbimi i ri synon të rrisë transparencën dhe të thjeshtojë procedurat, duke shmangur paraqitjet fizike pranë institucioneve arsimore.

Numri i matrikullimit shërben si element kyç për verifikimin e statusit të studentit, aplikimet për punë, proceset pranë universiteteve dhe saktësimin e të dhënave akademike.

Falë këtij shërbimi elektronik, studentët përfitojnë akses të menjëhershëm në informacionin e tyre personal akademik, duke kursyer kohë dhe duke lehtësuar komunikimin me institucionet.

Shërbimi mund të aksesohet përmes portalit zyrtar të e-Albania, në seksionin dedikuar të arsimit. /j.p/

The post Shërbim i ri në e-Albania për verifikimin online të numrit të matrikullimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Biletat për sitet e trashëgimisë kulturore, online përmes e-Albania

5 November 2025 at 09:25


TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Qytetarët, operatorët turistikë dhe vizitorët e huaj tashmë mund të rezervojnë dhe të blejnë online biletat për vizitat në lokacionet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare, përmes platformës e-Albania.

Ky shërbim i ri synon të lehtësojë procesin e blerjes së biletave, duke ofruar një mënyrë të sigurt dhe të shpejtë për të vizituar destinacionet më të njohura kulturore të vendit.

Përmes këtij shërbimi, vizitorët mund të blejnë biletat e tyre për: muzetë e Krujës, Beratit dhe Shkodrës; Kalatë e Shkodrës dhe Gjirokastrës; Parkun Arkeologjik të Apolonisë.

Ky hap është pjesë e nismave të qeverisë për dixhitalizimin e shërbimeve publike dhe promovimin e turizmit kulturor në Shqipëri.

Nëpërmjet e-Albania, çdo vizitor mund të sigurojë biletën e tij online, me vetëm pak klikime, duke përjetuar më lehtë historinë dhe kulturën e pasur të vendit. e.xh/j.p/

The post Biletat për sitet e trashëgimisë kulturore, online përmes e-Albania appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vonesat administrative bllokojnë shërbimet sociale për pakicat Rome dhe Egjiptiane

24 October 2025 at 16:28

Prej më shumë se tre muajsh anëtarë të pakicave Rome dhe Egjiptiane në Shqipëri po hasin vështirësi në marrjen e shërbimeve publike bazë. Arsyeja për këtë situatë është bërë bllokimi i Komisionit të Posaçëm për Pakicat Etnike pas shkarkimit të zëvendësministrit të Brendshëm që e drejtonte atë.

Ky komision institucional i ministrisë shqyrton formularët e vetëdeklarimit të përkatësisë etnike dhe garanton ushtrimin e të drejtave të pakicave kombëtare dhe mos-diskriminimin e tyre. Mosfunksionimi i tij ka pezulluar përfitimet për qindra familje, nga bursat e fëmijëve te përjashtimet nga tarifat e çerdheve, kopshteve dhe bonuset e qirasë.

Sipas aktivistes Jeta Pera, janë grumbulluar mbi 300 formularë vetë-deklarimesh që presin shqyrtim nga komisioni, i cili nuk ka funksionuar pasi në shtator ministrja Albana Koçiu shkarkoi zëvendësministrin Andi Mahila.

“Sapo është emëruar zëvendësministrja e re [Silva Caka] kështu që do të merret kohë të rishikohen, por edhe ato vetë do të duhet të rishikojnë VKM-në për mënyrën e funksionimit të këtij komisioni,” analizoi Pera.

Sipas saj procesi është i ndërlikuar për shumë njerëz, anëtarë të këtyre komuniteteve, të cilët kanë vështirësi në lexim e shkrim. Kjo i përball ata me pengesa në plotësimin e formularëve, çka u kufizon aksesin në shërbimet arsimore dhe sociale.

Pera theksoi për Citizens.al, shqetësimin te vonesa e procesit, pasi komisioni mblidhet vetëm dy herë në vit teksa një formular mund të kërkojë deri në 60 ditë për përgjigje.

“Kjo tani krijon këtë hendekun kohor që ti duhet të presësh shumë kohë, edhe një muaj është një kohë e gjatë që të shkosh të marrësh shërbimin,” vijoi Pera.

Më 23 tetor, pesë organizata që advokojnë për të drejtat e pakicave: “Drejtësi Sociale”, “Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome”, “Qendra për Advokim Social”, “Qendra TREJA” dhe “Qendra për Fuqizim dhe Organizim Komunitar”, njoftuan një protestë para Ministrisë së Brendshme.

Gentian Sejrani nga organizata “Drejtësi Sociale” u shpreh se komisioni nuk po funksiononte, duke bllokuar çdo përfitim për qytetarët.

“Pa vendimin e komisionit, qytetarët nuk mund të përfitojnë as bursat, as bonuset e qirasë apo përjashtimet nga tarifat e kopshteve” tha ai duke treguar se shqetësimin ia kishin drejtuar ministrisë me një e-mail, por që nuk kishin marrë përgjigje.

Pas njoftimit të protestës, organizatat u ftuan në një takim me zëvendësministren e re Silva Caka, e cila ende nuk ka marrë detyrën si kryetare e Komisionit të Posaçëm.

“Për shkak se nuk donin të kishin njerëz poshtë institucionit, për shkak të imazhit që do ministrja që të mos e ngarkojë me këtë lloj proteste, na kontaktuan në telefon dhe thanë mos e organizoni protestën, por hajdeni të diskutojmë se dhe ne duam ti japim zgjidhje kësaj çështjeje,” tregoi Sejrani.

Sipas Sejranit dhe Perës, nga ana e organizatave janë propozuar dy masa me shtrirje kohore afatshkurtër dhe afatgjatë.

Masa afatshkurtër: Ministria të nxjerrë një urdhër për të detyruar institucionet vendore dhe arsimore që të vazhdojnë ofrimin e shërbimeve për qytetarët e këtyre pakicave kombëtare derisa komisioni të bëhet funksional.

Masa afatgjatë: Decentralizimi i procesit të vetëdeklarimit në nivel qarku dhe integrimi i tij në portalin e-Albania për ta bërë më të aksesueshëm.

“Ka nevojë për një lloj decentralizimi që të jetë më pranë qytetarëve, të ketë më shumë lehtësira “, u shpreh Sejrani.

“Integrimi i shërbimit në portalin E-Albania, duke qenë se së fundmi tani në çdo njësi do të jetë një person i dedikuar që do të ofrojë shërbim për qytetarët, do të ofrojë lehtësim dhe romët dhe egjiptianët, të cilët mund të drejtohen drejt tyre për të aplikuar si proces dhe më pas t’i pajisë me një vërtetim tek llogaria e tyre”, u shpreh Jeta Pera.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 26 dhjetor 2024, përkatësia etnike njihet vetëm nga institucionet shtetërore përmes këtij komisioni, duke zëvendësuar praktikën e mëparshme kur vërtetimet jepeshin nga organizatat e shoqërisë civile.

Sipas relacionit që shoqëron vendimin e qeverisë, komisioni i vetëdeklarimit mblidhet të paktën dy herë në vit, ose sa herë që një e katërta e anëtarëve të tij e kërkon këtë.

Komisioni shqyrton dhe vlerëson formularët e personave që deklarojnë përkatësinë, më pas i pasqyron të dhënat në lista brenda 30 ditëve nga depozitimi i formularëve dhe në raste të veçanta, kur ka dyshime për saktësinë e vetëidentifikimit, kryhen verifikime duke kërkuar të dhëna nga regjistrat civilë.

Vendimi për konfirmimin ose jo të vetëidentifikimit duhet të jepet brenda 60 ditëve nga nisja e verifikimeve e më pas njoftohen personat përkatës. Sipas vendimit të qeverisë, për vendimet e komisionit ka dhe mundësi apelimi.

Lexo gjithashtu:

The post Vonesat administrative bllokojnë shërbimet sociale për pakicat Rome dhe Egjiptiane appeared first on Citizens.al.

10 858 vërtetime të detyrimeve përmbarimore në e-Albania nga janari 2025

23 October 2025 at 10:47

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ Qytetarët mund të marrin lehtësisht vërtetimin e detyrimeve përmbarimore përmes platformës e-Albania.

Rreth 10 858 qytetarë kanë marrë vërtetimin e detyrimeve përmbarimore që nga janari i vitit 2025.

Vërtetimi i pajisur me nënshkrim elektronik tregon nëse jeni debitorë në Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror.

Dokumenti gjenerohet me nënshkrim elektronik dhe aplikimi zgjat vetëm 1 minutë. Ndërsa koha e marrjes së vërtetimit zgjat vetëm një ditë.

/e.i/j.p/

The post 10 858 vërtetime të detyrimeve përmbarimore në e-Albania nga janari 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 4,100 pensionistë konfirmuan në e-Albania marrjen e pensionit në bankë

21 October 2025 at 15:53

TIRANË, 21 tetor /ATSH/ Platforma e-Albania vazhdon të lehtësojë aksesin e qytetarëve ndaj shërbimeve publike, duke ofruar mundësi të thjeshta dhe efikase për kategori të ndryshme të popullatës.

Vetëm gjatë periudhës janar–shtator 2025, 4187 qytetarë në pension kanë kryer deklarimin online të tërheqjes së pensionit në bankë, pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht pranë institucioneve.

Shërbimi elektronik, i cili është i vlefshëm për pensionistët që e tërheqin pensionin në bankat e nivelit të dytë, mundëson deklarimin vetëm një herë në vit, duke reduktuar ndjeshëm kohën dhe shpenzimet për këtë proces.

Ky shërbim është pjesë e përpjekjeve të Qeverisë Shqiptare për të digjitalizuar administratën dhe për t’ua bërë më të lehtë qytetarëve, veçanërisht grupmoshave të tretë, aksesin në shërbimet publike.

Që prej datës 3 prill 2024, të gjithë pensionistët, personat që marrin ndihmë ekonomike, përfituesit e pagesës së papunësisë, invalidët e punës, apo jetimët, kanë mundësinë të hapin një llogari pranë bankave të nivelit të dytë me kosto zero.

Ligji i miratuar në dhjetor të vitit të kaluar “Për Llogarinë e Pagesave me Shërbime Bazike”, parashikon që këto kategori të mund të kenë një llogari dhe të pajisen me një kartë bankare, përmes së cilës mund të tërheqin para, të bëjnë pagesa apo deri në 5 transferta bankare brenda vendit me tarifa zero. Kjo llogari është funksionale vetëm në monedhën vendase (lekë), dhe shërben edhe për të marrë pensionin apo ndihmën ekonomike që kategoritë përfituese marrin. e.xh/j.p/

The post Mbi 4,100 pensionistë konfirmuan në e-Albania marrjen e pensionit në bankë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌