Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri
TIRANË, 2 janar/ATSH/ Reshjet e denduara të borës dhe shiut përfshinë sot zonat malore të vendit.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale, pamje nga puna në terren e strukturave përgjegjëse në veri të vendit që po punojnë për pastrimin nga bora dhe hedhjen e kripës në akset rrugore.
Rama shkruan se këto struktura janë në gatishmëri maksimale në zonat malore.
“Pavarësisht kushteve atmosferike, strukturat përgjegjëse janë në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri”, tha Rama.
Me gjithë angazhimin e ARRSH-së dhe kompanive kontraktore, gjatë ditës së sotme janë shkaktuar disa aksidente në akset e mbuluara nga bora si pasojë e ngricave.
ARRSH u bëri apel drejtuesve të mjeteve që të përdorin goma dimri ose zinxhirë, të lëvizin me shpejtësi minimale në zonat me reshje, të respektojnë distancat e sigurisë dhe të mbajnë ndezur ndriçimin në raste mjegulle.
/e.i/r.e/
The post Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.