Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

GAZA – Sindikata e Gazetarëve: Izraeli arrestoi 42 gazetarë në vitin 2025

2 January 2026 at 11:31

GAZA, 2 janar /ATSH-AA/ – Sindikata e Gazetarëve Palestinezë njoftoi se ushtria izraelite arrestoi 42 gazetarë, përfshirë 8 gra, në vitin 2025 në Bregun Perëndimor të pushtuar, Kuds dhe zonat e populluara nga palestinezët brenda kufijve izraelitë.

Në një raport të publikuar nga sindikata thuhet se Izraeli vazhdon të shënjestrojë sistematikisht gazetarët, duke përdorur praktika të tilla si ndalimi arbitrar dhe administrativ, rrahje, dëbime, konfiskim të pajisjeve dhe marrje në pyetje me forcë, ndërsa vihet në dukje se kjo është pjesë e një përpjekjeje për të “heshtur ndjekjen e lajmeve dhe për të thyer strukturën kombëtare të medias”.

Raporti, i përgatitur nga komiteti i lirive të sindikatës, nxjerr në pah një përshkallëzim të rrezikshëm në politikën e arrestimeve të Izraelit, duke shënjestruar gazetarët me ndikim, duke zgjeruar praktikën e “paraburgimit administrativ” pa drejtimin e akuzave dhe duke përdorur dhunën fizike dhe psikologjike si mjet shtypjeje.

Në raport njoftohet se 42 gazetarë, përfshirë 8 gra, janë arrestuar nga ushtria izraelite në vitin 2025 në Bregun Perëndimor të pushtuar, Kuds dhe zonat e populluara nga palestinezët brenda kufijve izraelitë.

Arrestimin administrativ pa akuza, raporti e cilëson si një nga “metodat më të rrezikshme”, dhe thekson se kjo situatë i kthen gazetarët në “të burgosur të idesë për një kohë të pacaktuar”.

Raporti vëren gjithashtu se gazetarët rrihen, zvarriten përtokë, kërcënohen me armë dhe u konfiskohen pajisjet, duke paralizuar aktivitetet e tyre profesionale. Ai i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë urgjentisht për t’i mbajtur autoritetet izraelite përgjegjëse.   /os/

The post GAZA – Sindikata e Gazetarëve: Izraeli arrestoi 42 gazetarë në vitin 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Organizatat e medias dënojnë kërcënimet ndaj gazetarit Osman Stafa

12 December 2025 at 16:05

Kërcënimet ndaj gazetarëve po shndërrohen në praktikë shqetësuese në Shqipëri, veçanërisht kur ndodhin pas raportimeve që prekin institucionet publike dhe mungesën e llogaridhënies.

Rasti i fundit ndaj gazetarit Osman Stafa, pas raportimeve nga Onkologjiku, rikthen në qendër të vëmendjes cenueshmërinë e gazetarëve në terren dhe mangësitë në garantimin e sigurisë së tyre.

Rasti i gazetarit Osman Stafa

Një kërcënim me jetë iu dërgua gazetarit Osman Stafa në “Instagram”, pas raportimeve të tij për kushtet në Spitalin Onkologjik. Mesazhi i kërkonte të mos shfaqej më në spital, me paralajmërimin se nëse do të bënte të kundërtën do të kishte pasoja.

Stafa e cilësoi kërcënimin përpjekje për ta trembur dhe tërhequr nga raportimet, të cilat kanë qenë të vazhdueshme duke ekspozuar vështirësitë që përballin pacientët e sëmurë në trajtimin e kancerit. Ai tha për Citizens.al se do ta vijojë punën në spital pa asnjë ndryshim.

“Nëse unë do të përballem me ata që janë pas kësaj gjësë [mesazhit], ose do të më rrihnin, ose do të më vrisnin,” tregoi Stafa për përmbajtjen e mesazhit duke shtuar se për të ka pasur “zero ndikim”.

Sipas tij, profili që i dërgoi mesazhin është hapur vetëm dy muajt e fundit. Rasti është denoncuar në polici, e cila ka nisur procedurat për identifikimin e autorëve.

“Kjo është sfida që po u bëj këtyre personave, që çfarëdo që të bëni, mua nuk më intimidoni me kërcënime të tilla,” theksoi Stafa.

Gazetari u shpreh se procedurat për identifikimin e personave që kërcënojnë ngjashëm në rrjetet sociale zgjasin 3-4 muaj, por që sidoqoftë autorët mundet të identifikohen.

“Në momentin që bëj kallëzim për kërcënim jete për shkak të detyrës, policia ia referon prokurorisë, prokuroria e çon në gjykatë dhe me vendim gjykate i shkohet kompanisë Meta, e cila sjell më pas të dhënat në çfarë e-maili është adresa dhe me çfarë numër telefoni”, përfundoi Stafa.

Organizatat e medias solidaritet dhe apel për hetim të menjëhershëm

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt (SafeJournalists) përshëndeti denoncimin e menjëhershëm dhe vlerësoi raportimet e Stafës për Onkologjikun, që sipas tyre kanë rritur ndërgjegjësimin publik dhe kërkesën për llogaridhënie.

Ajo i bëri thirrje policisë dhe prokurorisë që ta trajtojnë rastin me prioritet, të identifikojnë autorin dhe të garantojnë që gazetarët të raportojnë lirisht pa frikë në punën e tyre.

“[…] gazetarët të kenë mundësi të raportojnë lirisht për çështje me interes publik, përfshirë funksionimin e institucioneve shëndetësore, pa pasur frikë nga hakmarrja”, u tha në deklaratë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kërkoi hetim të posaçëm, duke theksuar se kërcënimi lidhet me një cikël të gjatë investigimesh në institucionin kryesor spitalor të vendit.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë e quajti rastin sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes dhe theksoi se intimidimet anonime synojnë heshtjen e zbulimit të abuzimeve që dëmtojnë pacientët më vulnerabël.

Organizatat kërkuan garantimin e sigurisë për çdo gazetar që ushtron detyrën në interes publik.

Lexoni gjithashtu:

The post Organizatat e medias dënojnë kërcënimet ndaj gazetarit Osman Stafa appeared first on Citizens.al.

Edhe Federata Evropiane e Gazetarëve reagon pas deklaratave të Sami Kurteshit ndaj mediave

3 December 2025 at 23:59


Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Ricardo Gutierrez, i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të ndërhyjë urgjentisht për t’i dhënë fund, siç thotë ai, fushatës së shpifjeve dhe denigrimit ndaj gazetarëve, të cilën po e zhvillon një anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Reagimi i Gutierrezit është publikuar përmes një postimi në Facebook, ku ai kritikon ashpër deklaratat e Sami Kurteshit, i cili e ka cilësuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) si një “aleancë e grupeve kriminale”.

Sipas tij, një krahasim i tillë është i papranueshëm dhe denigrues për një organizatë profesionale të respektuar në nivel evropian.

Ai thekson se tolerimi i këtij lloj gjuhe nga ana e pushtetit i dëmton gazetarët, besueshmërinë e tyre dhe imazhin e vendit, duke paralajmëruar se një qasje e tillë mund ta bëjë qeverinë bashkëpërgjegjëse për sulmet potenciale ndaj mediave.

“Z. Kurti, duke toleruar shpërthime të tilla, ju po dëmtoni gazetarët, besueshmërinë e tyre dhe vendin tuaj duke lejuar që partia juaj, VV, të denigrojë këdo që guxon t’ju mbajë ju dhe politikëbërës të tjerë përgjegjës. Turp për partinë tuaj! Ju bëj thirrje që t’i jepni fund këtij kërcënimi para se të jetë tepër vonë.

"Kam parë shumë gazetarë të vuajnë nga abuzimi dhe sulmi fizik, shumë shpesh pasi janë denigruar publikisht. Ju keni përgjegjësinë t’i jepni fund këtyre praktikave mafioze. Përndryshe, do të jeni bashkëpunëtorë në to”, ka shkruar ai.

EFJ është një nga organizatat më të mëdha të gazetarëve në Evropë dhe ka qenë vazhdimisht në mbështetje të lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve në rajon.

Ngacmimi i gazetarëve nga zyrtarët shqiptarë po kthehet në “normalitet” shqetësues

5 November 2025 at 10:45

Kur gazetari Armando Rabi po mbulonte zgjedhjet e përgjithshme të majit në qytetin jugor të Gjirokastrës, ai pa nëpunës civilë që silleshin në mënyrë të dyshimtë në një qendër votimi – duke u afruar më afër sesa lejon legjislacioni zgjedhor. Por kur ai e identifikoi veten si gazetar dhe filloi t’i filmonte ata, një person […]

The post Ngacmimi i gazetarëve nga zyrtarët shqiptarë po kthehet në “normalitet” shqetësues appeared first on Reporter.al.

Flutura Kusari: BE-ja duhet të ndërhyjë për të ndaluar bullizimin ligjor të gazetarëve në Ballkan

21 October 2025 at 12:05

Të ashtuquajturat SLAPP – Padi Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike – janë një fenomen në rritje me një qëllim të qartë: ndalimin e gazetarëve nga ushtrimi i misionit të tyre për të kërkuar llogari ndaj të pushtetshmëve, thotë Flutura Kusari, këshilltare e lartë ligjore në Qendrën Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias (ECPMF). Rastet […]

The post Flutura Kusari: BE-ja duhet të ndërhyjë për të ndaluar bullizimin ligjor të gazetarëve në Ballkan appeared first on Reporter.al.

Kërcënohet ekipi i Tëvë1 në Zveçan - reagon AGK, kërkon hetim të plotë

16 October 2025 at 15:05


Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar lidhur me përcjelljen dhe kërcënimin e ekipit të Tëvë1 sot në komunën e Zveçanit.

Në reagimin e saj AGK bënë të ditur se sot është njoftuar nga ekipi i televizionit në fjalë për këtë rast.

“Gazetari Venhar Isufi dhe kameramani Valmir Gashi kanë raportuar se ata janë ndjekur nga një veturë e tipi Audi A4, ngjyrë e zezë e cila është ndaluar para objektit të komunës së Zveçanit, dhe aty një person u ka thënë "nëse donin foto me zyrtarin policor, G.K", për të cilin kishte një raport televiziv një natë më parë.

AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sjellje të individëve që janë pjesë e organeve të sigurisë së Kosovës, dhe e vlerëson si mënyrë të papranueshme të frikësimit ndaj gazetarëve për ta bërë punën e tyre”, thuhet në reagim.

AGK thekson se ekipi i gazetarëve e ka raportuar rastin në Polici, dhe ka kërkuar nga organet e rendit hetim të plotë dhe të shpejtë.

“Gazetarët duhet te jenë në gjendje ta bëjnë punën e tyre të papenguar, në secilën rrethanë”, ka theksuar AGK. /Telegrafi/


Gazetaria përballet me krizën ekzistenciale: Kush do të paguajë për të?

26 September 2025 at 12:24

Gjatë më shumë se 30 viteve si gazetare, kam kaluar pothuajse gjithçka që ky profesion mund të ofrojë – nga raportimi i luftës dhe mbulimi politik, deri te drejtimi i lajmeve kryesore të mbrëmjes në televizionin publik. Kam pasur suksese dhe vlerësime, por edhe censurë, presione, shkarkime dhe sulme. Më janë “prerë krahët” shumë herë, […]

The post Gazetaria përballet me krizën ekzistenciale: Kush do të paguajë për të? appeared first on Reporter.al.

Grupet për lirinë e medias kërkojnë zbatimin e vendimit të gjykatës për Focus Media Group

25 August 2025 at 13:35

Në një letër publike dërguar disa ministrive, Policisë së Shtetit, Shërbimit Përmbarimor Shtetëror, Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Avokatit të Popullit, organizatat bëjnë “thirrje urgjente për zbatimin e vendimit gjyqësor dhe mbrojtjen e lirive gazetareske”. “Jemi të alarmuar që, pavarësisht vendimit të qartë të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të […]

The post Grupet për lirinë e medias kërkojnë zbatimin e vendimit të gjykatës për Focus Media Group appeared first on Reporter.al.

Organizatat dënojnë sulmin ndaj Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë

15 August 2025 at 14:56

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt (Safe Journalists), Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dënuan të premten gjuhën e rëndë ndaj Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), anëtarëve të bordit dhe drejtuesit të saj, Isa Myzyraj.

Një artikull me gjuhë denigruese u publikua pas reagimeve të AGSH-së për situatën në “News 24”. Artikulli anonim linçonte Asociacionin dhe drejtuesin e saj, gazetarin Myzyraj, me gjuhë ofenduese dhe homofobe.

Portali që botoi artikullin njihet për qasje në shkelje të të gjitha rregullave të etikës. Përgjithësisht shkrimet janë pa autor, teksa nuk ka asnjë emër publik se kush qëndron pas në redaksinë e saj.

Një vit më parë, ky portal linçoi edhe njerëz të tjerë aktivë në advokimin për lirinë e medias në Shqipëri.

Ngjashëm janë linçuar drejtuesja e qendrës “Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim” (SCiDEV), Blerjana Bino, dhe drejtuesi i “Këshillit Shqiptar të Medias” (KSHM), Koloreto Cukali, por dhe anëtarët e bordit të KSHM-së, sikurse edhe gazetarja Ola Xama.

Prej 9 gushtit, punonjësit e “News24” dhe rrjetit të mediave të lidhur me të, nuk kanë mundur të vijojnë punën, për shkak të ndërprerjes së sinjalit dhe marrjes së godinës nga policia.

ECPMF shprehu shqetësim për vendosjen e AGSH-së në shënjestër, duke e cilësuar sulmin pasojë të punës së saj për dokumentimin e ngjarjeve që përfshijnë mosmarrëveshjen e pronësisë mes qeverisë dhe kompanisë “Focus Media Group”, e cila ka lënë pa punë dhjetëra gazetarë.

Safe Journalists, e cilësoi gjuhën e përdorur si të papranueshme dhe theksoi se sulmet e tilla synojnë të diskreditojnë punën e gazetarëve dhe të nxisin klimë armiqësore ndaj gazetarisë së lirë në Shqipëri.

“Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj demokracisë, interesit publik dhe të drejtave themelore të njeriut”, theksoi rrjeti.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi e quajti këtë akt një përpjekje për intimidim dhe denigrim, duke theksuar se përdorimi i stereotipeve dhe paragjykimeve cenon jo vetëm etikën, por është edhe i dënueshëm me ligj.

Komisionieri tha se po vlerëson nisjen e një hetimi për gjuhën që prek identitetin e individëve dhe pakicave shoqërore.

Rasti i fundit tregon se tensionet mes autoriteteve, pronarëve të mediave dhe gazetarëve po thellohen.

Sulmet verbale ndaj përfaqësuesve të medias përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për lirinë e shprehjes dhe transparencën publike.

Më herët, më 11 gusht, një faqe e rreme në rrjetet sociale e cila shfaqej me logo të njëjtë por me emrin “Asociacioni Gazetarëve Shqiptarë”, përhapi dizinformim në lidhje me qëndrimet e drejtuesit të AGSH-së dhe disa prej anëtarëve të saj që kishin të bënin gjithashtu me çështjen e “News24”.

Lexoni gjithashtu:

The post Organizatat dënojnë sulmin ndaj Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë appeared first on Citizens.al.

Injorohet vendimi i gjykatës, gazetarëve të News24 u pengohet sërish puna

14 August 2025 at 17:56

Pavarësisht vendimit të Gjykatës së Tiranës, gazetarëve të News24 dhe Panorama vijohet t’u ndalohet qasja në pajisje dhe hyrja në mjediset e një prej dy godinave të grupit mediatik.

“Prej pesë ditësh po zhvillohet një situatë absurde, e cila duket se qëllimi final ka për t’i mbyllur gojën News24, BalkanWeb, Panorama TV, Gazetës Panorama, Panorama Sport dhe Gazetës Shqiptare”, u tha në rrjetin social zyrtar të televizionit “News24”.

Sipas “Nesw24”, media e tyre, ende sot, 14 gusht, është e rrethuar nga forcat e Policisë dhe Ushtrisë, por dhe punonjës të KAYO-s (Kompanisë Shtetërore të Prodhimit të Armëve), duke u trajtuar si një zonë ushtarake, ndërkohë që brenda godinës ndodhen vetëm kompjuterë pune dhe materiale të stafit mediatik që po kryejnë detyrën e tyre.

“U bëjmë thirrje autoriteteve shtetërore të zbatojnë menjëherë dhe plotësisht vendimin e gjykatës, në përputhje me të drejtat e gazetarëve dhe lirinë e medias në Shqipëri”, ishte reagimi i  organizatës “Safe Journalists Albania” të enjten.

Të martën, 12 gusht, Gjykata e Tiranës vendosi që brenda 48 orëve autoritetet policore dhe ushtarake të kryenin identifikimin dhe inventarizimin e sendeve të luajtshme dhe pajisjeve të sekuestruara nga mjediset e grupit mediatik të “News 24” dhe sipas rastit t`i vendoste në ruajtje apo t’ua lejonte gazetarëve t’i tërheqin.

Por deri më sot materialet e sekuestruara nuk u janë kthyer gazetarëve.

Pajisjet u sekuestruan me arsyetimin e boshatisjes së godinës së “News 24”, e cila sipas Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) nuk ka paguar qiranë për godinën që prej shkurtit 2017 dhe se aktualisht detyrimet e saj “përllogariten mbi 2 milionë euro”.

“Përmbaruesi shtetëror, na thotë që për të hyrë në godinë, duhet të lini jashtë telefonat personalë. Është tallje ndaj vendimit të gjykatës, pasi Përmbarimit mund t’i teket të thotë që do hyni edhe pa brekë!”, përshkroi me ironi situatën gazetari Osman Stafa në rrjetet e tij sociale.

Kompjuterët dhe sendet personale të gazetarëve janë të vendosura momentalisht pranë Rezervave të Shtetit, në Rrugën “Bajram Tusha” në Shkozet, Durrës. Sipas drejtuesit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i vetmi person i autorizuar për tërheqjen e materialeve dhe sendeve të sekuestruara është administratori i “Fokus Media Group”.

Për bllokimin e punës së “News24” ka reaguar edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri. Delegacioni theksoi se po e monitoron nga afër situatën dhe kërkon një zgjidhje ligjore, duke rikujtuar se liria e gazetarëve është thelbësore për funksionimin e shtetit të së drejtës.

“Është e rëndësishme që çdo veprim i ndërmarrë të mos cenojë mundësinë e gazetarëve për të ushtruar lirinë e tyre në përcjelljen e informacionit dhe  për të ruajtur konfidencialitetin e burimeve të tyre”, thuhet në reagimin e zyrës së BE-së në Shqipëri.

Gazetarët e “News24” nuk e kanë ndërprerë punën e tyre në asnjë moment, duke transmetuar në qiell të hapur, me një kamera dhe pa montazh.

Lexo gjithashtu:

The post Injorohet vendimi i gjykatës, gazetarëve të News24 u pengohet sërish puna appeared first on Citizens.al.

Bllokimi i News 24, BE kërkon të mos cënohet puna e gazetarëve

13 August 2025 at 12:18

Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë reagoi të mërkurën për bllokimin e punës së televizionit News24, pas kalimit të godinës ku ky televizion funksiononte në pronësi të një kompanie publike. Duke kërkuar ndjekjen e procedurave ligjore, Zyra e BE-së në Tiranë theksoi në një deklaratë të shkurtër publike se nuk duhet të ndërmerren veprime që […]

The post Bllokimi i News 24, BE kërkon të mos cënohet puna e gazetarëve appeared first on Reporter.al.

Një faqe e rreme në Facebook shpërndan dizinformim ndaj AGSH

12 August 2025 at 12:59

Një faqe në rrjetin social të Facebook filloi të postojë lajme të rreme të hënën pasdite, nën emrin e Asocacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, AGSH.  Postimet e faqes së titulluar “Asocacioni i Gazetarëve Shqiptarë” pretendojnë se “kërkimi i të drejtave i ka përçarë”. “Nuk kam asnjë ide se kush mund të fshihet pas këtij profili […]

The post Një faqe e rreme në Facebook shpërndan dizinformim ndaj AGSH appeared first on Reporter.al.

Organizatat dënojnë ndërhyrjen pa procedurë të rregullt ndaj Focus Media Group

By: BIRN
12 August 2025 at 12:36

Njëzeteshtatë organizata lokale dhe ndërkombëtare të lirisë së medias dënuan njëzëri më 12 gusht ndërhyrjen e fortë të Policisë shqiptare ndaj grupit mediatik Focus Media Group, duke shkaktuar ndërprerjen prej tre ditësh të sinjalit të televizionit informativ, News 24. Sipas deklaratës së përbashkët, ndërhyrja është bërë mbi baza ligjore të paqarta dhe pa respektuar procedurën […]

The post Organizatat dënojnë ndërhyrjen pa procedurë të rregullt ndaj Focus Media Group appeared first on Reporter.al.

Gazetarë, punonjës të medias dhe qytetarë protestë para News24: Liria e medias nuk negociohet

By: V K
11 August 2025 at 12:26

Prej tre ditësh, News24 televizioni më i madh informativ në vend nuk është në televizorët e shqiptarëve, kjo pas ndërprerjes së sinjalit në sulmin e bërë me bllokimin e godinës ku vepronin News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Gazetarët dhe kolegët tanë po protestojnë sot para godinës si akt revolte dhe rezistence ndaj asaj që po u ndodh padrejtësisht.

Me pankarta në duar ata kërkojnë drejtësi.

 

 

“Ne nuk jemi kriminelë që na sillni polici e ushtri”

“Mos e fikni të vërtetën”

“Sot News24, nesër kush?”

“Liria e medias nuk është negociatë”

Thuhet në pankartat që gazetarët dhe punonjësit e medias mbajnë në duar.

The post Gazetarë, punonjës të medias dhe qytetarë protestë para News24: Liria e medias nuk negociohet appeared first on Albeu.com.

Kodi i ri Penal/ Rama mbron Ulsiun: S’ka marrë pjesë në hartimin e draftit

By: Ela
1 August 2025 at 13:24

Shoqatat e gazetarëve i kanë bërë thirrje qeverisë për ndërhyrje urgjente në draftin e Kodit të Ri Penal, duke shprehur shqetësime për lirinë e shtypit. Pas kritkave të shumta për draftin, kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje Ulsi Manjës. Sipas tij, drafti aktual i Kodit te ri Penal nuk është hartuar nga Ministria […]

The post Kodi i ri Penal/ Rama mbron Ulsiun: S’ka marrë pjesë në hartimin e draftit appeared first on BoldNews.al.

AGK dhe EFJ e përsërisin thirrjen për Qeverinë në detyrë: Ndajeni buxhetin për RTK-në

29 July 2025 at 15:42

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Federata Evropiane  e Gazetarëve shprehin shqetësim që nuk ka ndodhur asnjë lëvizje e dukshme rreth nevojës për të shmangur kolapsin financiar të transmetuesit publik, RTK.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se derisa janë ditët e fundit të korrikut, dhe afati për alokimin e pjesës së dytë të buxhetit po afron, AGK dhe EFJ i bëjnë thirrje urgjente Qeverisë në detyrë të Kosovës që menjëherë të ndërmarrë masa për të alokuar buxhetin që i takon RTK-së.

“Në dështim për ta bërë këtë, vihet në pikëpyetje funksionimi bazik i Transmetuesit Publik, RTK duke përfshirë ofrimin e informacioneve dhe lajmeve për audiencën. AGK dhe EFJ theksojnë përsëri rëndësinë e punës së papenguar të gazetarëve, kameramanëve dhe gjithë punonjësve të RTK-së në interes të publikut”, shkruhet në postim. /Telegrafi/

The post AGK dhe EFJ e përsërisin thirrjen për Qeverinë në detyrë: Ndajeni buxhetin për RTK-në appeared first on Telegrafi.

Gazetarëve lokalë u ndryshohet kontrata e punës “nga sot për nesër”

23 May 2025 at 17:41

Pesë operatorë të televizionit informativ “ABC News” u pushuan pa paralajmërim nga puna, ndërsa tre reporterëve nga rrethet iu komunikua se nga 1 qershori do të paguhen me honorarë. Këto vendime të papritura, të komunikuara përmes mesazheve nga redaksia, kanë ngjallur shqetësim në radhët e komunitetit të medias.

“Para dy ditëve nga redaktorja e rretheve na erdhi mesazh, që nga 1 qershori, me urdhër të drejtorit, do kaloja me honorarë,” tha në kushte anonimati për Citizens një prej bashkëpunëtorëve të “ABC News” që prekej nga vendimi.

Në mesazhin e dërguar, të cilin Citizens pati mundësi ta shqyrtojë, tregoheshin edhe pagesat specifike si: për një raportim “Live!” 1,000 lekë, raportim i thelluar 2,000 lekë, ekskluziv 5,000 lekë, dhe raste të veçanta deri në 10,000 lekë.

Në tregun e medias në Shqipëri, pagesat me honorarë përgjithësisht janë informale me para kesh, në dorë. Ndërkohë, gazetarët lokalë përballen shpesh me ngarkesa të shumta pune, duke përfshirë edhe rolin e operatorit dhe shoferit, ndërsa shpesh nuk u rimbursohen shpenzimet.

Kjo praktikë përbën një tjetër dëshmi të pasigurisë në të cilën funksionon sot gazetaria lokale në Shqipëri.

Rasti u bë publik fillimisht nga gazetarja Anila Prifti, e cila në një postim në rrjetet sociale u shpreh se “një profesion që dikur ngjallte respekt, sot përfundon i papërfillshëm, si mbetje pas zgjedhjeve, pa mbrojtje, pa vlerë.”

Citizens.al iu drejtua Drejtorit të Informacionit në “ABC News”, Sokol Balla, për të pasur një koment rreth kësaj çështjeje, por nuk pati përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

Sipas Blerjana Binos, e cila përfaqëson Rrjetin e Gazetarëve të Sigurt (Safe Journalist) dhe njëherësh drejton Qendrën Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV), fakti që punonjësit e medias zgjedhin të mos flasin publikisht për një situatë të tillë reflekton për një klimë frike, presioni dhe autocensure që i dekurajon ata për të denoncuar shkeljet ndaj të drejtave të tyre.

Bino thekson se ndryshimi i njëanshëm dhe pa paralajmërim i kontratave të punës në kontrata me honorare i vendos gazetarët në pozitë të vështirë duke i detyruar ‘de facto’ të japin dorëheqjen për shkak të kushteve të papranueshme.

“Kjo praktikë i lë ata pa mbrojtje ekonomike dhe sociale. Nuk u është dhënë koha dhe hapësira e nevojshme, siç parashikohet nga Kodi i Punës, për të negociuar apo për t’u përshtatur me ndryshimet e reja” thotë ajo për Citizens.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) reagoi ashpër, duke e konsideruar këtë si një hap pas në drejtim të të drejtave të punës dhe bëri thirrje për hetim nga Inspektorati Shtetëror i Punës.

“Gazetarët nuk mund dhe nuk duhet të trajtohen si punëtorë të përkohshëm, të ekspozuar ndaj pasigurive financiare dhe mungesës së të drejtave elementare” citohet në deklaratë.

Ndër të tjera, AGSH tha se do të kërkojë sqarim nga drejtuesit e “ABC News” për këtë vendimmarrje të njëanshme.

Lexoni gjithashtu:

The post Gazetarëve lokalë u ndryshohet kontrata e punës “nga sot për nesër” appeared first on Citizens.al.

Terreni i pasigurt për gazetarët: Pa trajnime dhe pajisje mbrojtëse

21 May 2025 at 18:03

Media, si një pasqyrë e problemeve të shoqërisë, shpesh përballet me dhunë dhe agresivitet – sidomos ndaj gazetarëve të kronikës. Ata shpesh punojnë në kushte të rrezikshme, mes protestash të dhunshme, operacionesh policore, apo vendngjarjesh kriminale.

Gazetari Sokol Dema, i cili prej afro një dekade mbulon ngjarjet e kronikës, tregon për Citizens.al se puna në terren është një nga më të vështirat. Ai kujton një protestë ku gazi lotsjellës ia bëri të vështirë edhe frymëmarrjen.

“Nuk ndaloja së foluri, edhe pse mezi merrja frymë,” thotë ai.

Sipas tij, edhe kur redaksitë i pajisin gazetarët me mjete mbrojtëse, rreziku është gjithmonë prezent dhe shpesh nuk ka kohë për reagim.

“Protestat e dhunshme të opozitës kanë qenë në mesin e situatave më të rrezikshme,” shton Dema.

Ai kujton gjithashtu një rast në Lezhë, kur gjatë mbulimit të vrasjes së një efektivi policie, ishte pranë operacionit për kapjen e autorit që ende ishte i armatosur.

“Rreziku ishte real,” thekson Dema.

Gazetari Besar Bajraktari, gjithashtu me rreth 10 vite përvojë, tregon se sfidat në terren nuk janë gjithmonë të dukshme në transmetim.

“Janë momente tensioni dhe pasigurie që nuk duken në ekran,” shpjegon ai.

Një nga episodet më të vështira për të ka qenë vrasja e policit Saimir Hoxha, në shtator 2021.

“Na u desh të largohemi, sepse ishim afër vendit ku fshihej autori,” tregon Bajraktari duke nënvizuar se i largoi policia.

Ai kujton gjithashtu episodin me Lefter Zhidrun në Elbasan, protestat me gaz lotsjellës dhe ujë, si edhe një zjarr të madh që zgjati tre ditë në një qendër tregtare në Tiranë.

Të dy gazetarët e kronikës nënvizojnë nevojën për trajnime specifike për të përballuar situatat të rrezikshme në terren.

“Përballja me autorë dhe viktima të veprave penale kërkon përgatitje të veçantë,” thotë Bajraktari.

Sipas Demës, situata në tërmetin e vitit 2019 tregoi se shumë gazetarë të rinj nuk ishin të përgatitur. Ai shton se ndonëse Shqipëria nuk është vend lufte, zhvillimet globale tregojnë se gjithçka mund të ndryshojë shpejt, ndaj gazetaria e kronikës duhet të trajtohet me seriozitetin që meriton.

Në këtë pikë Bajraktari apelon që edhe policia të organizojë trajnime për gazetarët dhe të ofrojë mbështetje në terren.

Përballja me rreziqet dhe mungesën e mbrojtjes ligjore

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa thekson se puna e gazetarëve është thelbësore për lirinë e informacionit. Ai bën thirrje për trajnime të specializuara nga redaksitë dhe organizatat e mediave, për pajisje mbrojtëse dhe mbështetje psikologjike për gazetarët që mbulojnë ngjarje tronditëse.

“Duhen protokolle sigurie për të mbuluar ngjarjet e rrezikshme, si caktimi i një punonjësi sigurie dhe krijimi i një plani emergjence për veprim,” thotë Softa teksa këmbëngul se gazetarëve u nevojitet dhe ndihmë psikologjike.

“Mendoj se duhet të ofrojnë mbështetje psikologjike për gazetarët që kanë mbuluar ngjarje tronditëse të një kategorie të caktuar,” vijon ai teksa i bën thirrje shtetit të hartojë ligje specifike për mbrojtjen e gazetarëve.

Sipas Softës shteti duhet t’u japë mbështetje financiare organizatave mediatike dhe të krijojë njësi të posaçme mbrojtëse për të mbuluar pasojat nga rrethanat e vështira të raportimeve.

Isa Myzyraj, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), e përshkruan situatën si të vështirë dhe shqetësuese. Ai thekson se gazetarët përballen me presione politike, censurë, mungesë transparence dhe sigurie në punë.

Referuar edhe raportimeve nga organizata vendase dhe ndërkombëtare, Myzyraj shprehet se Shqipëria renditet në një pozicion problematik sa i përket lirisë së shprehjes.

“Këto kushte janë pasojë edhe e mungesës së mbështetjes ligjore dhe ekonomike për profesionistët e medias, si dhe e një kulture të brishtë demokratike që nuk e respekton misionin kritik të gazetarisë” thotë ai.

Sipas Myzyrajt nevojitet reformë ligjore dhe investim në trajnim e teknologji, për të rritur cilësinë dhe sigurinë në gazetari.

Raporti SCiDEV dhe klima e pasigurt

Në 10 mars 2025, Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) publikoi raportin mbi lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në Shqipëri për vitin 2024 ku u evidentuan 45 incidente ndaj gazetarëve, krahasuar me 24 raste në vitin paraardhës.

Sipas SCiDEV rritja e sulmeve ka krijuar një klimë pasigurie dhe vetë-censure në redaksi. Raporti kritikon edhe reagimin e ngadaltë të drejtësisë, që shpesh nuk ofrojnë mbrojtjen e nevojshme për gazetarët e kërcënuar duke dekurajuar kështu denoncimin dhe duke u dhënë terren abuzuesve.

Në raport theksohet si dështim përpjekja për të dekriminalizuar shpifjen.

Blerjana Bino, drejtore e SCiDEV, e cilëson mjedisin e medias në Shqipëri si “shumë sfidues”. Sipas saj, gazetarët janë të ekspozuar ndaj presioneve politike, sulmeve verbale dhe fizike, padi gjyqësore apo presioneve ekonomike.

“Problemet thellohen nga mungesa e transparencës në financimin dhe pronësinë e mediave, që shpesh është e përqendruar në pak duar, duke u dhënë përparësi interesave private në kurriz të interesit publik,” thotë Bino.

Ajo shton se për katër muajt e parë të vitit 2025 janë evidentuar 10 raste shkeljesh të Kodit të Punës ndaj gazetarëve, që lidhen me mungesë kontratash, paga të ulëta dhe pagesa informale.

Ajo vlerëson miratimin e protokolleve nga Prokuroria e Përgjithshme dhe nismat e Policisë së Shtetit, si hapa pozitivë. Ndërkohë, organizatat që mbështesin gazetarët inkurajohen të ofrojnë ndihmë ligjore, psikologjike dhe të vazhdojnë monitorimin e pavarur të rasteve të dhunës.

Indeksi Vjetor i Lirisë së Shtypit për vitin 2025, i publikuar nga organizata ndërkombëtare Reporterët pa Kufij (RSF), e renditi Shqipërinë në vendin e 80-të, me një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar ku ndodhej në vendin e 99-të.

Megjithatë raporti nënvizoi sërish të njëjtat problematika që rrezikojnë mjedisin mediatik në vend.

Lexoni gjithashtu:

The post Terreni i pasigurt për gazetarët: Pa trajnime dhe pajisje mbrojtëse appeared first on Citizens.al.

Protesta e PD-së kthehet në sulm ndaj gazetarëve

16 May 2025 at 22:34

Protesta e Partisë Demokratike, zhvilluar pasditen e së premtes për të kontestuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, u shoqërua me një klimë të tensionuar dhe sulme verbale ndaj gazetarëve që raportonin nga terreni.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka dhe anëtari i Kryesisë Aldo Bumçi, së bashku me disa simpatizantë të pranishëm, refuzuan të komunikonin me televizionin Euronews Albania dhe gazetaren Sara Demushi. Ata e përballën atë me fjalë përçmuese si: “Largohu! Të thashë, largohu!” apo “Nuk dua të jap intervistë apo deklaratë”.

Paloka iu drejtua Demushit me akuza politike: “Është ylli që mbajti Edi Rama dhe që mbajti televizioni juaj gjithë kohën, se keni marrë paratë e Ramës”, duke iu referuar bexhës së akreditimit të gazetares, e pajisur nga Këshilli i Evropës për raportimin nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian mbajtur gjatë ditës së sotme në Tiranë.

Situatë e ngjashme u përsërit edhe me ish-deputetin Bumçi dhe më pas ndaj gazetarëve të tjerë si Anesti Bajramemaj dhe Arestina Skëndëri nga A2 CNN, si dhe Daniela Maloku, Esido Brakaj dhe Besar Bajraktaraj.

Gazetarja Sara Demushi u shpreh në një reagim se vuajti “stërkalat e inatit” të përfaqësuesve të PD-së ndërsa ushtronte detyrën vetëm prej bexhës identifikuese si media. Ajo theksoi se retorika agresive ndaj saj, e nxitur veçanërisht nga Paloka, rrezikoi të nxiste edhe një përplasje fizike me protestuesit e pranishëm.

“Fillimisht ishte Z. Paloka, i cili mu hakërrye vetëm se e pyeta përse je në protestë, më pas Z. Bumçi,” tha Demushi, e cila theksoi se ish-ministri i PD-së shpërdoroi kohën televizive duke theksuar disa herë se përse gazetarja nuk e pyeti paraprakisht nëse ishte i disponueshëm për intervistë.

Reagimet nga organizatat mediatike

Ngjarja e ndodhur sot me gazetarët në protestë u dënua gjerësisht nga organizatat e mediave. Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt e konsideroi incidentin si sulm fizik dhe verbal ndaj përfaqësuesve të medias.

Rrjeti përmendi edhe një episod ku Klevis Balliu – i cili pritet të marrë mandatin e deputetit në legjislaturën e ardhshme – iu drejtua me ton përçmues një gazetareje, duke e penguar të ndërvepronte me protestuesit, pavarësisht se ishin këta të fundit që i afroheshin medias dhe ushtronin presion.

Sipas Rrjetit, këto incidente pasqyrojnë një qëndrim shqetësues dhe të paprecedentë ndaj punës së gazetarëve dhe medias gjatë një proteste.

Sulmin ndaj gazetarëve e dënoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), i cili e konsideroi shkelje të rëndë të parimeve të demokracisë dhe kujtoi se gazetarët nuk janë palë në konfliktet politike dhe për këtë ata “nuk mund të trajtohen si kundërshtarë për shkak të pyetjeve apo raportimeve që japin”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias i kërkoi PD-së të distancohet publikisht nga çdo akt dhune, duke theksuar se “sulme të tilla përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias dhe të drejtës për informim të paanshëm”.

“Gazetarët, në ushtrimin e misionit të tyre informues, përfaqësojnë një funksion publik në shërbim të qytetarëve”, u shpreh sindikata teksa shtoi se çdo akt që synon të intimidojë apo dhunojë gazetarët, është një shkelje e rëndë ndaj demokracisë dhe duhet të dënohet pa keqkuptime.

The post Protesta e PD-së kthehet në sulm ndaj gazetarëve appeared first on Citizens.al.

❌
❌