Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Liqeni i Shkodrës, atraksion edhe në dimër për sportet ujore dhe hiking

23 December 2025 at 09:38

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ Liqeni i Shkodrës, i konsideruar si një nga qendrat turistike më të rëndësishme të rajonit, vijon të zgjojë kureshtjen e turistëve vendas e të huaj.

Për të pasionuarit e sporteve ujore, hiking, por edhe për vëzhgimin e shpendëve, ky liqen ofron kushtet e duhura për të provuar një eksperiencë të paharrueshme.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamjet e këtij liqeni këtë fund dhjetori, të mbushur me kajakë, kanoe e mjete pedaluese ujore, ndërsa vizitorët shijojnë një ditë ndryshe.

Liqeni i Shkodrës ofron mundësi argëtimi për të gjithë turistët që dëshirojnë të shijojnë turizmin aktiv.

Ai është liqeni më i madh në gadishullin e Ballkanit dhe shtrihet në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Ekosistemi i liqenit ushqen faunën dhe florën e pasur dhe unike, duke e shndërruar atë në një qendër të rëndësishme biodiversiteti në Evropë.

Pika më e thellë e liqenit është rreth 45 metra, ndërsa në skajin juglindor të tij shtrihet qyteti i Shkodrës, nga i cili ka marrë edhe emrin.

/m.m/a.f/

The post Liqeni i Shkodrës, atraksion edhe në dimër për sportet ujore dhe hiking appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK merr zyrtarisht të pandehur Benet Becin për afera me tendera kur drejtonte KESH-in

By: armand
19 December 2025 at 17:32

Prokuroria e Posaçme mori të pandehur kryebashkiakuan e Shkodrës, Benet Beci, duke i komunikuar akuzën, që rëndon mbi të. Beci akuzohet për shkeljen e barazisë në tendera bashkë me 7 persona të tjerë, për tenderin “Zhvillimi strategjik i sektorit energjitik” (projekt kërkimor me fond 800 mijë euro). Në tenderin e zhvilluar në dhjetor të vitit […]

The post SPAK merr zyrtarisht të pandehur Benet Becin për afera me tendera kur drejtonte KESH-in appeared first on BoldNews.al.

Sherri me thika pranë shkollës në Shkodër, lirohen 7 të rinjtë e përfshirë

By: Elva
15 December 2025 at 16:26

Gjykata e Shkodrës ka vendosur të lirojë shtatë të rinjtë e ndaluar pas përplasjes me thika që ndodhi pranë një shkolle në lagjen “Xhabije”. Mes të ndaluarve ishin edhe dy të rriturit, Klevin Thepi, 24 vjeç, dhe Doronesto Kulla, 19 vjeç, ndërsa pesë të tjerët janë të mitur. Pas seancës së sotme gjyqësore, trupi gjykues […]

The post Sherri me thika pranë shkollës në Shkodër, lirohen 7 të rinjtë e përfshirë appeared first on BoldNews.al.

Ndihmoi Ragip Gilën në masakrën e Shkodrës, arrestohet pas 3 muajsh 17-vjeçari/ EMRI

By: Ela
7 December 2025 at 13:20

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 17-vjeçarin Danjel Ndreu, i cili ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për bashkëpunim në atentatin e 8 shtatorit në qendër të qytetit, ku Ragip Gila vrau 2 persona dhe plagosi dy të tjerë. Ngjarja e rëndë solli humbjen e jetës së Armando Palit dhe Liridon Krajës, ndërsa mbetën […]

The post Ndihmoi Ragip Gilën në masakrën e Shkodrës, arrestohet pas 3 muajsh 17-vjeçari/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Kanosën efektivin për një gjobë, përfundojnë në gjyq dy vëllezërit! Njëri është punonjës i FNSH-së

By: redi
18 November 2025 at 15:56

Prokuroria e Shkodrës ka dërguar për gjykim dy vëllezërit A.K, dhe A.K, njëri prej tyre efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të akuzuar për kanosjen e një punonjësi të policisë. Sipas hetimeve, vëllezërit kanë kanosur punonjësin e forcave ‘Shqiponja’ pas një gjobe administrative që i kishte vendosur njërit prej vëllezërve. Ndaj vëllezërve rëndon vepra penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

Source

Tabela kundër kullës 35 katëshe përplas Myftininë me bashkinë e Shkodrës

6 November 2025 at 16:23


Përfaqësues të Myftinisë Shkodër dhe të bashkisë janë përplasur ditën e sotme lidhur me një tabelë të vendosur nga Myftinia në qendër të qytetit.

Policia bashkiake e hoqi atë tabelë me pretendimin se është vendosur pa leje dhe zë hapësirën publike.

Në tabelën përballë punimeve për kullën me 35 kate tabela shkruante: “Kush grabit padrejtësisht qoftë edhe një pëllëmbë tokë në ditën e Kiametit, Allahu ka për t’i varur në qafë edhe shtatë palë tokë”.

Myftinia pretendon se toka ku po ndërtohet kulla me 35 kate tek hotel “Turizmi” është pronë e saj, Kishës Ortodokse dhe familjes Laçej dhe e ka quajtur një grabitje që po i bëhet.

Myftinia vendosi edhe tabelën përballë kullës, ndërsa bashkia Shkodër menjëherë ka ndërhyrë duke bërë të mundur heqjen e saj.

Përfaqësuesit e Myftinisë u shprehën se kjo tabelë ka shumë vite që qëndron aty duke vendosur thënie të ndryshme të Pejgamberit Muhamed apo edhe hadithe siç ishte ky i fundit për grabitjen e tokës, por tabela u hoq pavarësisht kundërshtisë së Myftinisë.

- YouTube youtu.be


Shtigje për biçikleta, trotuare, ndriçim e gjelbërim pas ndërhyrjes në hyrje të Shkodrës

4 November 2025 at 07:24

TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Punimet në kantierin e punës në hyrje të Shkodrës që pritet të transformojë zonën po ecin me ritmin e duhur.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, pamje të kantierit të punës në hyrje të Shkodrës.

Kryeministri e cilësoi këtë një ndërhyrje dinjitoze që po transformon zonën me rrugë, shtigje për biçikleta, trotuare, ndriçim e shumë gjelbërim.

Projekti i ri për hyrjen e qytetit të Shkodrës, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe mbështetur nga qeveria, synon transformimin e kësaj zone në një hapësirë shumëfunksionale dhe argëtimi.

Ky projekt përfshin krijimin e një parku prej 17-18 hektarësh, që do të përmbajë mjedise sportive, shëtitore për këmbësorë dhe biçikleta, pika panoramike për të shijuar pamjet e liqenit, si dhe hapësira për aktivitete dhe koncerte.

Pjesë e projektit janë edhe fushat e reja sportive dhe një mol i ri, që do të lidhet me mole të tjera në Shirokë dhe Zogaj.

/e.i/j.p/

The post Shtigje për biçikleta, trotuare, ndriçim e gjelbërim pas ndërhyrjes në hyrje të Shkodrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Liqeni i Shkodrës në UNESCO, Rama: Do ti shtojmë trashëgimisë botërore një tjetër xhevahir shqiptar

By: redi
3 November 2025 at 21:42

Projekti i shpalljes së liqenit të Shkodrës si rajon biosfere ndërkufitare të UNESCO-s është finalizuar. Kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë lajmin dhe pamjet, shkruan se liqeni i Shkodrës, këtë fundjavë kremtoi përvjetorin e shpalljes si zonë e mbrojtur. Rama e konsideroi një lajm të bukur, faktin që nga Ministria e Mjedisit është hedhur një tjetër hap i rëndësishëm duke finalizuar aplikimin…

Source

Liqeni i Shkodrës në UNESCO, Ministria e Mjedisit finalizon aplikimin

3 November 2025 at 19:49

TIRANË, 3 nëntor/ATSH/ Projekti i shpalljes së liqenit të Shkodrës si rajon biosfere ndërkufitare të UNESCO-s është finalizuar.

Kryeministri Edi Rama ndau sot lajmin, ndërsa u shpreh se liqeni i Shkodrës, këtë fundjavë kremtoi përvjetorin e shpalljes si zonë e mbrojtur.

Rama e konsideroi një lajm të bukur, faktin që nga Ministria e Mjedisit është hedhur një tjetër hap i rëndësishëm duke finalizuar aplikimin pranë UNESCO-s për ta përfshirë liqenin e Shkodrës në programin “Njeriu dhe Biosfera” e për t’i shtuar trashëgimisë botërore një tjetër xhevahir shqiptar.

Përfshirja e liqenit të Shkodrës në UNESCO, i njohur si një ekosistem me vlera të rralla, fuqizon profilin e Shqipërisë në diplomacinë mjedisore, teksa nxit zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve lokale dhe prodhon bashkëpunime në menaxhimin e qëndrueshëm të ekosistemeve të përbashkëta.

Ky projekt synon të sjellë ndikim pozitiv për komunitetet vendase duke krijuar mundësi të reja për zhvillim të qëndrueshëm, në përputhje me Programin e UNESCO-s për Njeriun dhe Biosferën.

Liqeni i Shkodrës është më i madhi në gadishullin e Ballkanit dhe shtrihet në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ai cilësohet si një nga qendrat turistike më të rëndësishme të rajonit.

Ky liqen është gjithashtu një nga zonat më të pasura në Evropë për biodiversitetin, me larmishmëri peshqish dhe shpendësh ujorë. Në Censin Ndërkombëtar të Shpendëve Ujorë për vitin 2025, liqeni i Shkodrës u rendit në vendin e dytë me 23 899 individë, për numrin e specieve.

/e.i/r.e/a.f/

The post Liqeni i Shkodrës në UNESCO, Ministria e Mjedisit finalizon aplikimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lejuan lidhjen e energjisë elektrike për “shtëpitë e barit”, lirohen punonjësit e OSHEE

By: armand
3 November 2025 at 16:17

Gjykata e Shkodrës ka liruar nga paraburgimi 4 punonjësit e OSHEE të Malësisë së Madhe, të cilët u arrestuan pak ditë më parë, të dyshuar si bashkëpunëtor në lidhjen e energjisë elektrike në 3 “shtëpi bari”. Katër punonjësit dyshoheshin për veprën penale “shpërdorim detyre”. Njëri prej drejtuesve të OSHEE në Malësinë e Madhe,Gëzim Hoxha është liruar […]

The post Lejuan lidhjen e energjisë elektrike për “shtëpitë e barit”, lirohen punonjësit e OSHEE appeared first on BoldNews.al.

Nga Velipoja në Theth: Pabarazia territoriale dhe përfaqësimi në Këshillin Bashkiak të Shkodrës

By: V K
1 November 2025 at 07:51

Në trajtimin e çështjes së përfaqësimit vendor dhe funksionimit real të Këshillave Bashkiakë, një rast domethënës për analizë është ai i Bashkisë së Shkodrës, një bashki me territor të gjerë dhe me sfida të shumta zhvillimi e përfaqësimi.

Si anëtar i Këshillit Bashkiak, më është drejtuar shpesh pyetja: a janë të përfaqësuara realisht të gjitha njësitë administrative në këtë Këshill dhe a funksionon ky institucion sipas rolit që i jep ligji? Përgjigjja nuk është e thjeshtë dhe vlen të shtjellohet me kujdes.

Përfaqësim i pjesshëm, jo funksional

Në mënyrë të përgjithshme, një pjesë e mirë e njësive administrative janë të përfshira në përbërjen e Këshillit, por kjo ndodh më tepër në aspektin e origjinës së kandidatëve sesa në funksion përfaqësues të mirëfilltë.

Shumica e këshilltarëve jetojnë dhe punojnë në qytetin e Shkodrës, ndërsa lidhja me zonën që pretendojnë të përfaqësojnë është shpesh formale dhe e largët. Kjo e dobëson përfaqësimin real të komuniteteve përkatëse sepse mungon njohja e thelluar me problematikat specifike dhe komunikimi i përditshëm me banorët. Rrjedhimisht, këshilltari nuk funksionon si një zë aktiv i territorit që përfaqëson, por më tepër si pjesë e një strukture politike të centralizuar.

Logjika partiake mbizotëron në vendimmarrje

Një sfidë tjetër është mënyra si funksionon vendimmarrja në Këshillin Bashkiak, e cila zakonisht ndjek linjat partiake.

Këshilltarët votojnë në bllok dhe shumë rrallë ndodhin devijime nga qëndrimi i grupit politik. Në këtë mënyrë, këshilltari shihet më shumë si delegat i partisë që e ka propozuar sesa si përfaqësues i qytetarëve apo i zonës nga vjen. E kam theksuar edhe në mbledhje të Këshillit: kjo mënyrë funksionimi ka zhvlerësuar ndjeshëm rolin e këshilltarit dhe e ka zhvendosur theksin nga nevojat konkrete të komunitetit drejt një loje politike të centralizuar që përqendrohet në votimin e propozimeve të kryetarit të bashkisë, shpesh pa debat të thelluar. Për pasojë, gjithnjë e më pak zëra me peshë në komunitet janë të gatshëm të angazhohen në këtë rol. E kjo është një humbje për shoqërinë vendore dhe për vetë demokracinë lokale.

Një administratë pa kapacitet real për të gjithë territorin

Nga pikëpamja e shërbimeve, Bashkia e Shkodrës përballet me një sfidë të madhe në mbulimin e gjithë territorit të saj të zgjeruar. Ndërsa qyteti i Shkodrës përfiton disi më shumë vëmendje për shkak të qëndrimit të institucioneve, njësitë administrative përreth, nga Velipoja deri në Theth, shpesh trajtohen me një qasje dytësore.

Kjo mungesë ekuilibri nuk është fenomen i ri. Edhe përpara reformës territoriale, dallimet mes qytetit dhe fshatit kanë qenë të ndjeshme. Por sot, me një territor më të gjerë dhe me më pak burime, situata është përkeqësuar. Nuk ka ndodhur ende një decentralizim real, veçanërisht në aspektin fiskal. Kjo do të thotë që njësitë administrative nuk kanë kapacitete të veta as në vendimmarrje, as në financim dhe varen plotësisht nga qendra. Administrata bashkiake aktualisht nuk ka kapacitetin, as njerëzor e as financiar, për të garantuar shërbime të barabarta në të gjithë territorin.

Diferencat janë lehtësisht të dallueshme: infrastruktura arsimore në zonat rurale është shpesh në gjendje të amortizuar, rrugët janë problematike dhe ndriçimi publik ose mungon, ose është i pamjaftueshëm. Thuajse në të gjitha njësitë administrative mungojnë plotësisht mjedise për të rinjtë. Nuk ka qendra rinore, biblioteka funksionale apo ambiente ku rinia të mund të zhvillojë aktivitete kulturore, sociale apo edukative. Ky boshllëk e bën edhe më të fortë prirjen për shpërngulje dhe boshatisje të zonave rurale.

Rreziku i zbrazjes së periferive

Pabarazia në qasje dhe shërbime ka përshpejtuar edhe një tjetër fenomen shqetësues: braktisjen e njësive administrative nga banorët.

Pa shërbime publike, pa infrastrukturë funksionale, pa përfaqësim real në vendimmarrje, shumë komunitete ndihen të lëna pas dore dhe nuk shohin asnjë arsye për të qëndruar.

Në një bashki si Shkodra, ku pabarazia mes qytetit dhe zonave përreth ka qenë gjithmonë e ndjeshme, përshpejtimi i boshatisjes së njësive administrative është tashmë një fenomen i rrezikshëm që kërkon trajtim urgjent.

Mungesa e investimeve, shërbimeve dhe përfaqësimit të denjë po e thellon më tej këtë hendek, duke i lënë komunitetet jashtë qendrës gjithnjë e më të izoluara dhe të pa-përfshira në zhvillim.

Për një përfaqësim të riformatuar

Në këtë kuadër, besoj se është thelbësore të rishikohet roli dhe struktura e përfaqësimit vendor. Këshilltari bashkiak nuk duhet të jetë zgjatim i një partie politike, por përfaqësues i një komuniteti konkret, me përgjegjësi për të ngritur problemet e zonës, për të ndjekur zgjidhjet dhe për të kontribuar në planifikimin strategjik të territorit.

Vetëm duke rritur transparencën, ndarjen e kompetencave dhe fuqizimin e njësive vendore mund të rikthejmë besimin e qytetarëve dhe të ngadalësojmë procesin dramatik të zbrazjes. Ndryshe, rrezikojmë të kemi Këshilla Bashkiakë pa komunitete që të përfaqësojnë dhe administrata që qeverisin boshllëk./Monitor

The post Nga Velipoja në Theth: Pabarazia territoriale dhe përfaqësimi në Këshillin Bashkiak të Shkodrës appeared first on Albeu.com.

Vllaznia e Shkodrës e fiton derbin shqiptar ndaj Tiranës

24 October 2025 at 19:10


Vllaznia e Shkodrës ka regjistruar një fitore të madhe në derbin shqiptar kundër Tiranës, në kuadër të xhiros së tetë në kampionat.

Vllaznia këtë herë ishte dukshëm më e mirë se Tirana, për të fituar me përmbysje nga 0-1 në 3-1.

Pas vetëm nëntë minutave lojë, Serge Tabeokou kaloi Tiranën në epërsi për ta zhbllokuar ndeshjen.

Megjithatë, Vllaznia e barazoi shpejtë përmes Andrey Yago që realizoi nga afërsia (15’).

Kurse, vetëm pesë minuta më vonë Bekim Balaj u përkujdes për ta përmbysur epërsinë me një gol të bukur me thembër (20’).

Fitoren e Vllaznisë pastaj e vulosi Lirim Kastrati, duke shënuar nga pika e bardhë pasi Valerianos shkaktoi 11-metërsh (77’).

Kësisoj, Vllaznia vazhdon t’i impresionojë të gjithë këtë edicion, për të qenë lider i vetëm me 19 pikë të fituara, plot pesë mbi AF Elbasanin derisa Tirana duket se nuk di për këndellje për t’u renditur në pozitën e parafundit me gjashtë sosh.

Ndërkohë, ditën e sotme edhe Dinamo e Tiranës ka fituar pikët e plota në uhdëtim te Vora (0-2), derisa Elbasani mundi Bylisin (2-1)./Telegrafi/

Vdekja në Kelmend, hetime për vrasje/ Prokuroria e Shkodrës hap hetimet për vdekjen e 40-vjeçarit Mirel Çokaj

By: Rovena
22 October 2025 at 11:08

Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet për ngjarjen e shtetasit Mirel Çokaj, i cili u gjet i pajetë në një humnerë në malet e Kelmendit, në Malësinë e Madhe, më 18 shtator të këtij viti. Fillimisht, policia raportoi se bëhej fjalë për një rrëzim aksidental, por pas dyshimeve të familjarëve, çështja nuk është pushuar. Hetimet janë hapur paraprakisht për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes”.

Sipas të dhënave, trupi i pajetë i Çokajt u lokalizua përmes dronit, ndërsa Forcat e Ushtrisë ndërhynë me helikopter për të nxjerrë trupin nga humnera, rreth 24 orë pas njoftimit.

Familjarët e 40-vjeçarit kanë ngritur dyshime për vrasje, duke pretenduar se ai ndodhej në një parcelë kanabisi, rreth një orë larg vendit ku u gjet trupi. Sipas tyre, kanabisi ishte gati për t’u korrur, dhe pikërisht në këtë periudhë Çokaj humbi jetën. Dyshimet janë shtuar edhe për faktin se telefoni i tij nuk është gjetur ende, çka ka ngritur hipotezën se mund të jetë zhdukur qëllimisht për të fshehur provat.

Pas ngjarjes, policia gjeti dhe asgjësoi 780 bimë kanabis sativa në zonën ku ndodhej parcela.

Aktualisht, Prokuroria e Shkodrës po merr në pyetje familjarët, të afërmit dhe persona të tjerë, për të përcaktuar nëse vdekja e Mirel Çokajt lidhet me një vrasje të mundshme, siç pretendojnë të afërmit e tij.

Hetime për pastrim parash, Prokuroria e Shkodrës sekuestron një apartament

13 October 2025 at 14:52

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër sekuestron një apartament në Shkodër, në kuadër të hetimeve për pastrim parash

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në kuadër të hetimeve që janë zhvilluar për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim, ka vendosur masën e sekuestros preventive mbi një pasuri të paluajtshme.

Masa e sekuestros është vendosur mbi pasurinë e paluajtshme:

-Lloji: Apartament

-Sipërfaqja: 103.4 m²

-Adresa: Lagjja “Vasil Shanto”, Shkodër

Nga hetimet e deritanishme rezulton se shtetasi L. M (alias L. K alias L.K alias L.M), në bashkëpunim me shtetasen J. N, dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprës penale të sipërcituar.

“Sipas provave të administruara, pasuria është blerë nga shtetasja J. N me fonde të dyshuara të ardhura nga veprimtari kriminale, të transferuara më parë nga shtetasi L.M. Po ashtu, kjo shtetase nuk rezulton të ketë burime të ligjshme të të ardhurave që të justifikojnë investimin. Shtetasi L. M është dënuar nga Gjykata e Distriktit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Distrikti Jugor i New York, për vepra penale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, ky shtetas ishte në kërkim nga Interpol Roma pasi me vendimin nr.71/05 1044/05R.G.C.A, datë 07.10.2005 të Gjykatës së Apelit të Salernos është dënuar me 25 vjet burg për veprat penale të “Organizatë kriminale, drogë, pengmarrje, heqje e paligjshme e lirisë dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërkohë, Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e masës së sekuestros preventive, me qëllim parandalimin e tjetërsimit të pasurisë dhe ruajtjen e saj për konfiskim të mundshëm në përfundim të procesit penal..

Në teh të prekariatit shkëlqejnë

By: Elsa Demo
10 October 2025 at 07:11

Gjatë kohës që shkruante një pjesë teatrale mbi punën dhe zanatet, Vladimir Dodën e pushuan nga angazhimi si aktor në Teatrin “Migjeni”. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës e priti në audiencë, bashkë me shefen e kulturës. “Je i mërzitur?”, e pyetën ata. “Jo, jam i papunë”, u tha ai. “Mos e merr personale!”, i thanë […]

The post Në teh të prekariatit shkëlqejnë appeared first on Reporter.al.

Ndihmonte emigrantët nga vendet e treta që të kalonin ilegalisht kufirin/ Shkodër, arrestohet 19-vjeçari

By: Rovena
8 October 2025 at 15:04

Një 19-vjeçar është vënë në prangat e Policisë Shkodër pasi ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës prej 400 euro për person, që të kalonin kufijtë, në mënyrë të paligjshme.  19-vjeçari u kap në flagrancë, në fshatin Vukpalaj, duke transportuar me automjet, 4 emigrantë që synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi. Policia sekuestroi automjetin dhe celulari i 19-vjeçarit.

“V. T., 19 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor me Greqinë dhe më pas kufirin tokësor me Malin e Zi, duke i transportuar me automjet, kundrejt pagesës 400 euro për person”, njofton policia.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Policia e Shkodrës nis hetimin ndaj 30-vjeçarit të vetëplagosur, “mbante dhe prodhonte armë pa leje”

By: Fax Web
6 October 2025 at 13:34

Ndaj 30-vjeccarit i cili u paraqit i vetëplagosur ditën e djeshme në Spitalin Rajonal të Shkodrës, policia ka nisur procedimin e lirë penal.

Sipas burimeve i riu akuzohet për “armëmbajtje pa leje dhe prodhimin e tyre. 30-vjeçarit dyshohet se zotëronte 1 pushkë pneumatike sportive, 12 kapsolla detonatorë dhe municion luftarak.

Për momentin i akuzuari po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.

Beci: Hapësira pranë Universitetit të Shkodrës do t’i kthehet studentëve

24 September 2025 at 13:53

TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Bashkia Shkodër, vijon punën për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.

Në një njoftim për mediet, bashkia njofton se ky aksion është përqendruar edhe pranë hapësirave pranë Universitetit të Shkodrës.

Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, dhe Rektori i Universitetit, Tonin Gjuraj bashkërenduan planin për pastrimin dhe sistemimin e këtyre hapësirave, me synimin që ato të shndërrohen në ambiente funksionale për studim, aktivitete akademike dhe jetën e përditshme të studentëve.

“Një realitet që nuk i ka hije e nuk i takon vendit të dijes, hekurishte dhe lloj-lloj rraqesh që i zinin frymën dhe i ulnin dinjitetin. Këto hapësira të godinave të Universitetit të Shkodrës do të pastrohen dhe do t’u kthehen studentëve”, tha Beci.

Beci u shpreh se “bashkia Shkodër do t’i japë universitetit fytyrën e merituar, duke e kthyer atë në funksion të dijes dhe të jetës studentore”.

“Ky proces pritet të rikthejë normalitetin në një nga institucionet më të rëndësishme të arsimit të lartë në vend, duke i dhënë jo vetëm universitetit, por edhe qytetit të Shkodrës një hapësirë dinjitoze, në funksion të dijes dhe zhvillimit. Ndërhyrja është pjesë e angazhimit të Bashkisë për të mbështetur universitetin dhe për ta shndërruar atë në një qendër moderne studimi, duke reflektuar rolin historik e akademik në formimin e brezave të rinj”, tha ai.

Ndërhyrjet në Shkodër janë pjesë e aksionit që po zhvillohet në të gjithë vendin, për lirimin e hapësirave publike në mbrojtje të komuniteteve dhe lëvizjes së lirshme të qytetarëve.

Nisma do të vazhdojë deri në largimin e plotë të të gjitha strukturave pa leje, në bashkëpunim të ngushtë mes pushtetit vendor dhe institucioneve qendrore, për t’u siguruar që hapësirat publike i përkasin qytetarëve.

/e.i/j.p/

The post Beci: Hapësira pranë Universitetit të Shkodrës do t’i kthehet studentëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Liqeni i Shkodrës, thesari natyror i Veriut

21 September 2025 at 14:14

TIRANË, 21 shtator /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga liqeni i Shkodrës, i cili është shndërruar në një atraksion të preferuar për vizitorët vendas dhe të huaj.

Rama theksoi se liqeni i Shkodrës është thesari natyror i Veriut.

Kryeministri nënvizoi se liqeni i Shkodrës është një vend ku qetësia e natyrës dhe gjallëria e aktiviteteve bashkohen, duke e bërë atë destinacionin ideal për pushim, aventurë dhe kulturë.

Liqeni i Shkodrës ofron mundësi argëtimi dhe kënaqësie për të gjithë turistët që dëshirojnë të shijojnë turizmin aktiv.

Ai është liqeni më i madh në Gadishullin e Ballkanit dhe shtrihet në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Ekosistemi i liqenit ushqen faunën dhe florën e pasur dhe unike, duke e shndërruar atë në një qendër të rëndësishme biodiversiteti në Evropë. Pika më e thellë e liqenit është rreth 45 metra.

/gj.m/r.e/

The post Rama: Liqeni i Shkodrës, thesari natyror i Veriut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 300 pjesëmarrës në maratonën e Shkodrës, shpallen fituesit

15 September 2025 at 09:51


TIRANË, 15 shtator /ATSH/ Qyteti i Shkodrës të dielën u shndërrua në një “arenë” sportive, ku 300 pjesëmarrës garuan në disiplina të ndryshme në kuadër të maratonës së Shkodrës.

Ky aktivitet, i zhvilluar për herë të parë këtë vit në qytetin veriperëndimor, pritet të kthehet në një traditë të përvitshme dhe vjen gjithashtu në kuadër të titullit “Shkodra – Qyteti Evropian i Sportit”. Aktiviteti tërhoqi edhe vëmendjen e vizitorëve vendas e të huaj, që shijuan nga afër aktivitetin sportiv.

Gara u zhvillua në tri kategori: 2,5 km për moshat 10-15 vjeç, 5 km për moshat 16-19 vjeç dhe 10 km për moshat mbi 20 vjeç.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, ndau një fotoalbum nga aktiviteti, teksa publikoi edhe listën e fituesve në maratonë, sipas disiplinave. Ai theksoi se “numri i pjesëmarrësve pritet të rritet vit pas viti, duke e kthyer këtë iniciativë në një traditë të re për qytetin, ku të gjithë pjesëmarrësit janë fitues”.

Maratona u organizua nga bashkia Shkodër, shoqata e atletikës “Vllaznia” dhe Federata Shqiptare e Atletikës.

Lista e fituesve të maratonës së Shkodrës:

2,5 km – Meshkuj

  1. Elsar Balaj (2012) – 8’32”27
  2. Ares Ferhati (2011) – 9’51”69
  3. Endri Demaj (2011) – 9’52”69

2,5 km – Femra

  1. Darsia Vathi (2012) – 10’51”12
  2. Briseida Llaza (2011) – 12’28”28
  3. Oltea Zaimi (2014) – 12’30”97

5 km – Femra

  1. Elizabeta Marko (2007) – 21’06”94
  2. Medina Hykas (2007) – 22’37”91
  3. Doda [emri i paplotë] (2008) – 27’28”47

10 km – Meshkuj

  1. Gledar Mesi (1982) – 34’35”00
  2. Imer Kajoshaj (1994) – 36”58”00
  3. Florjan Bala (1983) – 37’54”00

10 km – Femra

  1. Redia Dauti (2004) – 37’45”00
  2. Kristina Pura (2000) – 40’27”00
  3. Isabella Seider (1996) – 45’35”00
Nga shpallja e fituesve të Maratonës së Shkodrës
1 nga 5

/e.i//a.f//r.e/

The post Mbi 300 pjesëmarrës në maratonën e Shkodrës, shpallen fituesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌