Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Gjuha dhe tradita ruhet”/ Skënderbeu në muralet e Campomarinos, simbol i identitetit arbëresh

By: Rovena
21 January 2026 at 22:30

Një pasqyrë e gjallë e trashëgimisë arbëreshe dhe lidhjes së saj me identitetin shqiptar u soll në emisionin “Të Gjitha Rrugët të Çojnë në Romë” në ABC Neës, përmes një interviste me Marco Altobellon, president i Institucionit të Kulturës të Bashkisë së Campomarinos.

Gjatë bisedës me gazetarin Artur Nura, Altobello foli për misionin e institucionit në promovimin kulturor dhe turistik të qytetit, vlerësimin e rrënjëve arbëreshe, si edhe për pasurinë historiko-kulturore që përfaqësojnë Pallati Norante, Biblioteka “Kodra” dhe Borgo i Pikturuar i Campomarinos, me muralet kushtuar Valljes arbëreshe, Skënderbeut dhe Shën Kristinës, shenjta mbrojtëse e qytetit.

Artur Nura: Me çfarë merret institucioni juaj?

Marco Altobello: Institucioni ynë merret me promovimin kulturor dhe turistik të qytetit dhe, në veçanti, me vlerësimin e rrënjëve tona arbëreshe dhe shqiptare, pasi Campomarino është një nga komunat më të mëdha në Itali me origjinë arbëreshe.

Artur Nura: Ndodhemi në një sallë që ka një emër të veçantë, apo jo?

Marco Altobello: Po, ndodhemi në Pallatin Norante, që është selia e Bibliotekës “Kodra”. Biblioteka i është kushtuar Ibrahim Korrës dhe kjo sallë, e dedikuar atij, quhet Salla Kodra. Ajo është gjithashtu selia e sportelit gjuhësor arbëresh dhe strehon disa vepra origjinale të Korrës, të dhuruara nga vetë artisti në vitin 2002, gjatë vizitës së tij në Campomarino. Vepra të tjera janë dhuruar nga Liliana Corfioti, nxënëse e Korrës. Këto janë vepra që pasurojnë trashëgiminë tonë historiko-kulturore dhe, mbi të gjitha, forcojnë lidhjen e komunitetit tonë me rrënjët arbëreshe.

Artur Nura: A ka vepra origjinale këtu në sallë?

Marco Altobello: Po, kemi dy vepra origjinale: një skulpturë të Korrës dhe një pikturë, gjithashtu të Korrës. Të dyja veprat i referohen totemit. Korra zakonisht pikturonte ose skaliste këtë simbol, i cili sipas tij përfaqëson paqen dhe vëllazërimin mes popujve. Për ne kjo ka një domethënie të veçantë, sepse komuniteti ynë ka pritur shqiptarët dhe arbëreshët, dhe vlera si mikpritja, paqja dhe vëllazërimi janë thelbësore për Campomarino-n.

Artur Nura: E ndaj plotësisht këtë mendim. Faleminderit shumë.

Marco Altobello: Faleminderit juve. Punë të mbarë.

Artur Nura: Muralët e Borgos së Pikturuar të Campomarinos paraqesin traditën arbëreshe, ndër to Vallja, Skënderbeu dhe Shën Kristina.

Zëvendëskryetar bashkie, çfarë përfaqëson kjo shesh?

Marco Altobello: Ky është Sheshi Largo Santa Maria, nga ku fillojnë lagjet tona të pikturuara dhe afresket murale. Pas meje ndodhet Kisha Nënë, për të cilën folëm edhe më parë, dhe nën të gjendet kripta, të cilën do t’ju çojmë ta vizitoni. Prej këtu nisin të gjitha muralet që shoqërojnë hyrjen në borgun e vjetër të Campomarinos.

Artur Nura: Tani i japim fjalën presidentit të Institucionit të Kulturës.

Zoti Altobello, a mund t’u shpjegoni shikuesve të ABC Neës simbolikën e këtyre muraleve?

Marco Altobello: Po, ndodhemi në Borgon e Pikturuar të Campomarinos, ku janë realizuar rreth tridhjetë murale të kushtuara traditës arbëreshe. Ky mural në veçanti paraqet Valljen, një valle tipike arbëreshe, e njohur në italisht si “ballo tondo”. Është një valle me veshje tradicionale, ku gratë arbëreshe formojnë një lloj rrethi dhe ndërrohen gjatë kërcimit. Është një traditë që ne e ruajmë ende sot.

Artur Nura: Ndër muralet është edhe ai kushtuar Skënderbeut, apo jo?

Marco Altobello: Po, Skënderbeu është një figurë shumë e rëndësishme si për shqiptarët ashtu edhe për arbëreshët. Ai udhëhoqi arbëreshët në ikjen nga osmanët, të cilët më pas mbërritën në brigjet tona, veçanërisht në shekullin XV. Në atë periudhë, Campomarino u godit nga një tërmet i fortë që e shpopulloi vendbanimin dhe më pas u ripopullua nga shqiptarët e udhëhequr nga Skënderbeu.

Artur Nura: Po murali që shohim në fund, çfarë paraqet?

Marco Altobello: Murali në fund paraqet Shën Kristinën, shenjtën mbrojtëse të Campomarinos. Të gjitha muralet e tjera të Borgos së Pikturuar kanë tematikë arbëreshe dhe rikujtojnë rrënjët dhe traditat tona.

 

Ish-deputetja e Partisë Socialiste emërohet drejtoreshë e AKU-së

By: V K
21 January 2026 at 11:24

Ish-deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti, është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Gjylametit i është besuar ky institucion, që shpesh herë ka qenë të skandaleve, sa i takon rasteve të abuzuara të produkteve bujqësore me përmbajtje pesticidesh të ndaluara.

Më herët, në krye të AKU-së ishte Manush Kullolli.

Gjylameti në zgjedhjet e 11 majit nuk arriti që të merrte mandatin e saj, pasi Olta Xhaçka siguroi më shumë vota, duke bërë që socialistja të dalë jashtë Parlamentit.

The post Ish-deputetja e Partisë Socialiste emërohet drejtoreshë e AKU-së appeared first on Albeu.com.

Për herë të parë pas gati 150 vitesh, Spanja mund të ketë së shpejti një Mbretëreshë 19-vjeçare

By: lindita
12 January 2026 at 10:15

Princesha Leonor, e lindur më 31 tetor 2005, është trashëgimtare e fronit spanjoll që nga lindja dhe mban titullin Princeshë e Asturias. Edhe pse vetëm 19 vjeçe, ajo po përgatitet intensivisht për një rol historik që Spanja nuk e ka parë prej brezash. Në tetor 2023, me mbushjen e 18 viteve, Leonor u betua zyrtarisht për besnikëri ndaj Kushtetutës së Spanjës, një hap kyç që shënoi marrjen e plotë…

Source

Moti, vështirësi në qarkullim/ Rënie gurësh e inertesh në rrugë, ekipet në terren

By: xhir jeta
7 January 2026 at 13:36

Reshjet e dendura të shiut kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve në disa akse kombetare në vend.Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se gjatë natës ka pasur reshje intensive në pothuajse të gjithë vendin . Nga subjektet kontraktore vazhdon puna gjatë gjithë kohës me kapcitetet maksimale për mbajtjen funksionale të rrugëve nacionale.

Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme.

Segmentet rrugore që kanë pasur probleme për shkak të rënies së gurëve dhe inerteve në trup ët rrugës rezultojnë se janë Bajram Curri-Valbonë, Dushaj- Lekbibaj, Sopot-Kam, Hani Hotit –Dogana, Kukës –Shishtavec, Skuraj-Burrel si dhe Peshkopi Vasije.

Ndërkohë në pjesën jugore të vendit disa prej akseve më problematike rezultojnë se janë Kardhiq-Delvinë dhe Lekël–Këlcyrë.

Në pjesën veriore reshjet e shiut kanë pushuar ndërsa për shkak të uljes së temperaturave kanë ka nisur bora e cila ka pasur intesitet në zonën e Bogë –Theth si dhe Qafë Mali-Fierzë.

Për shkak të motit të keq në aeroportin Nënë Tereza gjatë mbrëmjes, nga ora 01:30-03:30, për shkak të kushteve meteorologjike të ngarkuara janë devijuar 5 fluturime (Bologna, Milano, Torino, Bari dhe Keln) për në Brindisi dhe Bari.

Gjatë ditës së sotme operimet vijojnë normalisht.Edhe në porte aktiviteti vijon normalisht pa problematika ndërsa vazhdon të jetë e pezulluar lëvizja e mjeteve të vogla në Gjirin e Vlorës.

Furnizimi me energji elektrike po ashtu ëshët prekur nga reshjet pasi janë aktualisht janë 17 fidera të stakuar për shkak të situatës nga moti i keq.

Nënstacioni Kajan në Belsh është jashtë pune si pasojë e shkarkesave atmosferike.Të gjitha brigadat e linjave dhe nënstacioneve janë në gatishmëri./abcnews.al

Gonxhja dhe Salla në Vatikan: Forcim i lidhjeve kulturore dhe ekonomikе me arbëreshët

6 December 2025 at 10:28

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, dhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, morën pjesë në aktivitetin e posaçëm “Dita Kulturore Arbëreshe”, zhvilluar në ambientet e Vatikanit, një veprimtari kushtuar promovimit të trashëgimisë së çmuar arbëreshe dhe forcimit të lidhjeve kulturore e ekonomike mes Shqipërisë dhe komuniteteve arbëreshe në Itali.

Aktiviteti u organizua nga Përfaqësia Shqiptare pranë Selisë së Shenjtë në bashkëpunim me Urdhrin Sovran Ushtarak të Maltës dhe mblodhi së bashku kryebashkiakë nga zonat arbëreshe, përfaqësues diplomatikë, akademikë, studiues dhe dashamirës të kulturës shqiptare.

Ministri Gonxhja e konsideroi këtë aktivitet “një nder të veçantë”, duke theksuar se kultura arbëreshe është një dëshmi e fuqishme e identitetit dhe rezistencës shqiptare në Europë.

Ai prezantoi projektet kryesore që po zhvillon Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit për forcimin e këtyre lidhjeve, mes tyre: krijimin e Qendrës Kulturore Shqiptare në Itali, dosierin për përfshirjen e “Motit të Madh të Arbëreshëve” në UNESCO dhe themelimin e Muzeut Kombëtar Arbëresh.

Nga ana tjetër, ministri Salla nënvizoi kontributin e jashtëzakonshëm të komuniteteve arbëreshe në ruajtjen e gjuhës, traditës, veshjeve dhe kulturës shqiptare ndër shekuj.

“Ky aktivitet, në mbyllje të vitit jubilar, na kujton se kultura, feja, tradita dhe respekti për tokën, natyrën dhe ushqimin janë vlera thellësisht të lidhura”, u shpreh ministri Salla.

Ministri vuri në dukje se arbëreshët mbeten një prej dëshmive më të forta të identitetit shqiptar që ka jetuar, është zhvilluar dhe është integruar plotësisht në zemër të Europës, pa humbur rrënjët e veta.

Në kuadër të aktivitetit u zhvillua edhe një panair me pjesëmarrjen e 25 kompanive nga Shqipëria, kryesisht prodhues të vajit të ullirit, verërave dhe produkteve tradicionale, me synim krijimin e partneriteteve të reja dhe promovimin e produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

Salla theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në sektorë si vreshtaria, ullishtaria, blegtoria, agroturizmi dhe gastronomia.

Ministri nënvizoi angazhimin e Qeverisë shqiptare për forcimin e marrëdhënieve me komunitetet arbëreshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit institucional në funksion të zhvillimit rural dhe promovimit të identitetit të përbashkët kulturor.

“Le të jetë kjo një ditë tjetër gur themeli në ndërtimin e një marrëdhënieje edhe më të fortë mes Shqipërisë, Arbëreshëve dhe Italisë, një marrëdhënie ku kultura, bujqësia, tradita dhe solidariteti ecin së bashku”, theksoi ai.

Të dy ministrat theksuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me komunitetet arbëreshe, duke e cilësuar këtë event si një gur themeli në marrëdhëniet kulturore dhe ekonomike midis Shqipërisë, Arbëreshëve dhe Italisë.

The post Gonxhja dhe Salla në Vatikan: Forcim i lidhjeve kulturore dhe ekonomikе me arbëreshët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryebashkiaku i Piana degli Albanesi uron 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

28 November 2025 at 13:45

TIRANË, 28 nëntor /ATSH/ Kryebashkiaku i Piana degli Albanesi, Rosario Petta, ka përcjellë urimet e tij me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, duke theksuar lidhjen e pazgjidhshme mes komunitetit arbëresh dhe mëmëdheut shqiptar.

“Gëzuar 28 Nëntorin, Festën e pavarësisë dhe të flamurit shqiptar, nga Arbëreshët të Horës e Arbëreshëvet”, shkruan Petta në urimin e tij në shqip, duke nënvizuar krenarinë e komunitetit për origjinën dhe traditat që ruhen me devotshmëri prej shekujsh.

Piana degli Albanesi vijon të mbetet një prej qendrave më të rëndësishme të kulturës arbëreshe në Itali, ku gjuha, zakonet dhe simbolet shqiptare përcillen brez pas brezi.

Në këtë ditë të shënuar, bashkia e qytetit i bashkohet urimeve dhe festimeve mbarëkombëtare, duke e kthyer 28 Nëntorin në një urë të gjallë mes traditës arbëreshe dhe identitetit shqiptar.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Kryebashkiaku i Piana degli Albanesi uron 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Garderoba e mbretëreshës së ndjerë do të ekspozohet në Pallatin Buckingham

By: D Marku
4 November 2025 at 13:42

Pallati Buckingham do të presë vitin e ardhshëm një ekspozitë të paprecedentë që do të nxjerrë në pah trashëgiminë e garderobës ës së lënë pas nga mbretëresha e ndjerë Elizabeth II gjatë sundimit të saj 70-vjeçar.

“Gardëroba e madhërisë së saj është një pasqyrë e një jete shumë të gjatë, një jete përkushtimi, dhe në shumë mënyra përfaqëson një kapsulë kohore,” tha stilisti britanik Erdem Moralioglu. “Ajo përfshin një periudhë shumë të veçantë dhe të rëndësishme të historisë”.

Ekspozita e titulluar “Queen Elizabeth II: Her Life in Style” do të shfaqë rreth 200 veshje të mbajtura nga mbretëresha gjatë 96 viteve të jetës së saj, gjysma e të cilave nuk janë ekspozuar kurrë më parë, bëri të ditur sot Koleksioni Mbretëror.

Do të përfshihen edhe disa skica, disa prej të cilave mbajnë shënime nga vetë stilistët dhe madje nga mbretëresha Elizabeth.

Moralioglu, së bashku me stilistët britanikë Richard Quinn dhe Christopher Kane, do të kontribuojnë me vepra në ekspozitën që do të hapet në Galerinë e Mbretit në Pallatin Buckingham në muajin prill.

Stili i Elizabeth dhe promovimi i kulturës britanike patën “një ndikim të madh në modën britanike”, tha Quinn. “Ajo ishte vula përfundimtare e miratimit: gjithmonë nxori në pah stilistët britanikë, duke theksuar rëndësinë dhe vlerën e modës britanike në mbarë botën”.

Kane shtoi se “veshjet e saj tregojnë historinë e Britanisë dhe identitetin e saj në ndryshim përmes modës”.

Ndër veshjet që do të ekspozohen është një fustan mbrëmjeje në ngjyrë jeshile molle, i dizajnuar nga Norman Hartnell dhe i veshur nga mbretëresha gjatë një darke shtetërore në ambasadën britanike në Uashington në vitin 1957, për presidentin e atëhershëm Dwight D. Eisenhower.

Në ekspozitë do të përfshihen gjithashtu fustani i dasmës dhe ai i kurorëzimit, të dy të krijuar nga Hartnell, si dhe një fustan shoqëruese dasme që ajo veshi në vitin 1934.

Do të ketë edhe pjesë praktike nga gardëroba private e mbretëreshës, përfshirë veshje hipizmi dhe shallë karakteristikë. Një nga objektet më të pazakonta është një pelerinë transparente plastike, e krijuar nga stilisti Hardy Amies në vitet 1960, që konsiderohet “jashtëzakonisht moderne për kohën,” sipas Koleksionit Mbretëror.

“Gardëroba e Mbretëreshës Elizabeth II ishte një leksion mjeshtëror në simbolizëm, prerje dhe mjeshtëri britanike”, tha kuratorja Caroline de Guitaut.

Biletat për ekspozitën, e cila do të qëndrojë e hapur nga 10 prilli deri më 18 tetor 2026, do të dalin sot në shitje.

The post Garderoba e mbretëreshës së ndjerë do të ekspozohet në Pallatin Buckingham appeared first on Albeu.com.

Nga nderimi për Skënderbeun te homazhi për Ibrahim Kodrën/ Presidenti Begaj viziton komunat arbëreshe të Krahinës së Molises në Itali: Është një ndjenjë e veçantë të jem sot këtu

By: V K
19 October 2025 at 10:08

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në komunat arbëreshe të Rajonit Molise në Itali, ku u prit me nderime të larta shtetërore nga përfaqësuesit më të lartë të institucioneve vendore të këtij rajoni.

Një statujë e Heroi Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vendoset ne sheshin e Ururit.

Komuna e Montecilfones nderon artistin e madh shqiptar, Ibrahim Kodra.

“Kënaqësi të takohem me autoritetet e larta të Rajonit të Molises”, – deklaroi Presidenti Begaj, duke ndarë vlerësimin se çdo takim me autoritetet italiane mbart këtë frymë miqësie që karakterizon marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh në të gjitha fushat: politikë, ekonomi, kulturë, arsim, shendetësi, e të tjera.

Një kontribut të posaçëm në forcimin e vazhdueshëm të lidhjeve historike, kulturore dhe njerëzore ndërmjet dy vendeve kanë dhënë komunitetet arbëreshe dhe Diaspora e re shqiptare.

Kreu i Shtetit theksoi se; “Shqipëria–Italia–Arbëria” është një projekt që e përforcon partneritetin strategjik mes dy vendeve tona dhe nxit bashkëpunime të reja në fusha me interes të ndërsjellë.

Në komunën arbëreshe Ururi, Presidenti Begaj, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të statujës së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një simbol i përjetshëm i unitetit dhe krenarisë sonë kombëtare.

Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit vlerësoi bashkimin shpirtëror mes shqiptarëve dhe arbëreshëve, duke theksuar se; “Skënderbeu nuk ishte vetëm luftëtar, por edhe vizionar e bashkues, pararendës i Shqipërisë evropiane, që ka mbetur përherë e lidhur me qytetërimin perëndimor. Sot, ai flet me ne përmes frymës së bashkimit dhe vetëdijes kombëtare që na la trashëgimi”, – deklaroi Presidenti Begaj.

Në komunën arbëreshe Portocanone, Presidenti Begaj, vizitoi sheshin “Skanderbeg” ku jetojnë arbëreshë dhe shqiptarë të emigruar pas viteve ’90.

Në fjalën e tij për pjesëmarrësit në një tubim mirëseardhjeje nga komuniteti arbëresh që jeton në këtë komunë, Presidenti Begaj, përshëndeti përpjekjet shekullore të tyre për ruajtjen e gjuhës, zakoneve, kostumeve dhe traditave të të parëve, si dhe vlerësoi nderimin që arbëreshët u bëjnë ambasadorëve të kulturës kombëtare, artistëve të shquar që bënë që emri Shqipëri të njihet dhe përmendet me simpati e vlerësim.

“Është një ndjenjë e veçantë të jem sot këtu, në Portkanun, një vend që mban në vetvete historinë, kujtesën dhe shpirtin e gjallë të Arbërisë. Në këtë shesh, ku fjalët shqip dhe italisht përzihen me dashuri, ndihet fuqishëm ajo që as koha dhe as deti nuk e ndan dot: një gjuhë, një origjinë, një gjak”, – u shpreh Presidenti Begaj.

Gjatë qëndrimit në Portocanone, Presidenti Begaj, mori pjesë në vendosjen e një skulpture të artistit të madh shqiptar, Ibrahim Kodra, i cili u shkollua, jetoi dhe e ushtroi artin e tij në Itali, ku ka vizituar dhe është mirëpritur pothuajse në të gjitha komunat dhe fshatrat arbëreshë.

“Kodra i përkiste Shqipërisë, por fliste me gjuhën e botës. Ai dëshmoi se talenti nuk njeh kufij, se identiteti nuk humbet kur shndërrohet në frymë universale. Sot, duke kujtuar Ibrahim Kodrën, ne kujtojmë fuqinë e shpirtit shqiptar për të ndriçuar kudo, kujtojmë se arti është ura më e bukur që mund të ndërtojë një komb”, – theksoi Presidenti Begaj.

Sikurse në çdo komunë arbëreshe, edhe në Komunën Montecilfone, Presidenti u prit nga përfaqësues të komunitetit arbëresh dhe nga bashkëatdhetarë shqiptarë të emigruar në këtë zonë pas viteve ’90.

Presidenti shprehu edhe këtu vlerësimin dhe respektin për përpjekjet brez pas brezi të këtij komuniteti për ruajtjen e identitetit kulturor dhe gjuhësor arbëror, duke përmendur Qendrën Studimore për Diversitetin Gjuhësor dhe revistën “Kamastra” si shembuj të punës së çmuar të studiuesve lokalë për të vijuar në udhën e figurave të ndritura historike arbëreshe.

“Vetëm duke ndarë ato që kemi më të bukura: gjuhën, kulturën dhe kujtesën, ne e bëjmë më të fortë identitetin tonë të përbashkët. Faleminderit, Montecilfone, për mikpritjen, për dashurinë ndaj rrënjëve dhe për dëshminë se Arbëria jeton në gjuhë, në shpirt dhe në zemrën e çdo shqiptari!”,– u shpreh Presidenti Begaj.

Presidenti Begaj, vizitoi gjithashtu, Komunën e Kampo Marinës, ku theksoi se kontributi i komuniteteve arbëreshe në ruajtjen dhe respektimin e karakteristikave të forta identitare dhe individualitetit që komunitetet arbëreshe mbartin prej shekujsh i shërben njëkohësisht forcimit të lidhjeve të miqësisë mes vendit që i mikpriti dhe integroi, Italisë dhe dheut të të parëve, Shqipërisë, “vlera që janë themeli mbi të cilin forcohet miqësia e përhershme mes dy popujve tanë”.

The post Nga nderimi për Skënderbeun te homazhi për Ibrahim Kodrën/ Presidenti Begaj viziton komunat arbëreshe të Krahinës së Molises në Itali: Është një ndjenjë e veçantë të jem sot këtu appeared first on Albeu.com.

Rrëfehen dy gratë e shantazhuara për të bërë se*s në grup: Dridhesha nga ankthi sa herë i binte telefonit

16 October 2025 at 20:58

Emisioni Fiks Fare ka vijuar sot me denoncimin e dy grave që shantazhoheshin dhe detyroheshin të kryenin marrëdhënie seksuale në grup. Mashkulli që për njërën ishte burri dhe për tjetrin dashnori ishte personi që për vite me radhë ushtroi presion që të shkonin të tre në shtrat. Një telefonatë mes dy grave e publikuar në […]

The post Rrëfehen dy gratë e shantazhuara për të bërë se*s në grup: Dridhesha nga ankthi sa herë i binte telefonit appeared first on BoldNews.al.

Arlinda e qejfeve në jahte, “virgjireshë” e korrupsionit

14 October 2025 at 18:46

Arlinda e qejfeve në jahte, e jetës së luksit të shfrenuar mes vilave dhe resorteve buzëdetare, padyshim që edhe do të vidhte, edhe do të hiqej “virgjireshë”. Sot, vjedhjet nuk janë më rastësore  janë të përqendruara dhe të organizuara me kujdes. Por, Arlinda, a ke një mundësi? Përpara se të vësh “kryqin e kuq” mbi […]

The post Arlinda e qejfeve në jahte, “virgjireshë” e korrupsionit appeared first on BoldNews.al.

Yuri Kim, Balluku dhe “Tigrat” e korrupsionit në Vlorë

30 September 2025 at 17:13

E mbani mend promovimin e dy anijeve-termocentrale që na u shitën si “shpëtimi” për krizën energjetike? Ministrja Belinda Balluku dhe ambasadorja amerikane e asaj kohe, Yuri Kim, pozonin të buzëqeshura para kamerave. Ishte paraqitur si një histori suksesi, një kapitull i ri për sigurinë energjetike të Shqipërisë. Por sot, tabloja duket krejt ndryshe. Yuri Kim, […]

The post Yuri Kim, Balluku dhe “Tigrat” e korrupsionit në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Pesë tiparet kryesore të mashkullit të Virgjëreshës që e bëjnë atë të papërmbajtshëm

By: gaze tare
18 September 2025 at 14:41

Në botën e astrologjisë, mashkulli i shenjës së Virgjëreshës (23 gusht – 22 shtator) është shpesh i nënvlerësuar, por ata që e njohin nga afër, e dinë mirë se ai fsheh një magnetizëm të qetë, që e bën të papërmbajtshëm për shumë njerëz. I rezervuar në fillim, por i thellë dhe i vërtetë në thelb, mashkulli i Virgjëreshës është një kombinim i logjikës dhe ndjenjës, i përkushtimit dhe vlerave të pastra.

Ja pesë tiparet që e bëjnë këtë shenjë të dallohet dhe të jetë shumë tërheqëse në sytë e të tjerëve:

1. Inteligjenca që e flet pa e treguar me zë të lartë

Mashkulli i Virgjëreshës është i mprehtë, analitik dhe mendon me kujdes për çdo gjë që thotë dhe bën. Ai nuk ka nevojë të bëjë zhurmë për të treguar sa di – e lë zgjuarsinë të flasë përmes veprimeve. Dhe ky kombinim i qetësisë me mendjen e ndritur është shpesh një afrodiziak më vete.

2. Perfeksionist… në mënyrën më të mirë

Ai vë re detaje që të tjerët as nuk i shohin. Qoftë në mënyrën si e organizon jetën, apo në përkujdesjen ndaj partneres, mashkulli i Virgjëreshës do të mundohet të bëjë gjithçka “siç duhet”. Kujdesi i tij për perfeksion shpesh përkthehet në vëmendje të imët ndaj nevojave të të dashurës – një tipar që shumë e adhurojnë.

3. Besnik dhe i qëndrueshëm emocionalisht

Ndryshe nga shenjat më impulsive, Virgjëresha nuk është për aventura kalimtare. Kur lidhet, lidhet me shpirt. Ai është një partner besnik, që nuk e merr lehtë angazhimin dhe që qëndron pranë edhe në ditët e vështira.

4. I matur, i edukuar dhe me klas

Me një sjellje të kujdesshme dhe me vlera të qarta, mashkulli i Virgjëreshës është shpesh një “gentleman” i vërtetë. Ai e respekton partneren, është i edukuar në komunikim dhe shmang skenat dramatike. Kjo maturi dhe stabilitet emocional e bën të jetë një zgjedhje e sigurt për një lidhje afatgjatë.

5. Mbështetës i heshtur, por i palëkundur

Ai nuk do të bëjë gjeste të mëdha romantike në publik, por do të jetë aty kur të tjerët zhduken. Mashkulli i Virgjëreshës është shtylla e heshtur që të jep siguri, qetësi dhe mbështetje reale. Ai nuk do të të premtosh yjet, por do të të ndihmojë t’i arrish vetë.

The post Pesë tiparet kryesore të mashkullit të Virgjëreshës që e bëjnë atë të papërmbajtshëm appeared first on iconstyle.al.

Skema piramidale/ Si u mashtrua drejtoresha nga Gramshi: Për platformën XUEX mësova në festën e 8 Marsit

16 September 2025 at 19:00

Një “viktimë” e skemave piramidale online, tregon si është mashtruar dhe ka humbur para përmes aplikacioneve të jashtëligjshme që ka përdorur. Elisabeta Xhepexhiu nga Gramshi, ka deklaruar në prokurori se është përdoruese e platformës XUEX, ndërsa TXEX nuk e njeh. Xhepexhiu, që punon pranë Bashkisë Gramsh ne rolin e Drejtoreshës së Shërbimeve Sociale dhe ka […]

The post Skema piramidale/ Si u mashtrua drejtoresha nga Gramshi: Për platformën XUEX mësova në festën e 8 Marsit appeared first on BoldNews.al.

Kalabri, televizioni italian RAI nis programin e parë në gjuhën arbëreshe

11 September 2025 at 22:27

Kalabria është rajoni i parë me statut të zakonshëm që nis një program të RAI-t kushtuar pakicave gjuhësore në Itali. Ky program do të përfshijë programe radiotelevizive tërësisht në gjuhën arbëreshe për Kalabrinë.

Pas nënshkrimit të fundit të marrëveshjes midis presidencës së Këshillit të Ministrave – Departamentit për Informacion dhe Botime – dhe RAI-t, Koordinimi i Zyrave Rajonale dhe të Jashtme ishte në gjendje të fillonte prodhimin e programeve televizive dhe radiofonike që synonin promovimin e kulturës arbëreshe.

Këto programe janë të lidhura drejtpërdrejt si me Ligjin 482 të vitit 1999 ashtu edhe me Kontratën e Shërbimit Kombëtar, e cila siguron mbrojtjen e pakicave historike gjuhësore të pranishme në rajonet e ndryshme italiane.

“Programimi do të fillojë në mesin e shtatorit dhe do të zgjasë 13 muaj, duke synuar të përmirësojë trashëgiminë kulturore arbëreshe. Ne jemi rajoni i parë me statut të zakonshëm që prodhon programim në një gjuhë minoritare dhe kjo më bën veçanërisht krenar si kalabrez. Jam i kënaqur me punën e bërë dhe do të jetë një angazhim i vazhdueshëm për Kalabrinë, por edhe për RAI-n, i cili edhe një herë e kryen rolin e tij si një televizion i shërbimit publik”, theksoi Massimo Fedele, drejtor i zyrës rajonale të RAI Calabria.

“Ky është një hap i rëndësishëm jo vetëm për popullin arbëresh, por edhe për shoqërinë italiane në tërësi dhe për komunitetin shqiptar dhe italo-shqiptar. Ai përfaqëson jo vetëm komunikimin, por edhe mbrojtjen dhe vlerësimin e një trashëgimie unike gjuhësore dhe identitare, të ruajtur për shekuj në afërsisht 50 komuna. Ai forcon ndjenjën e përkatësisë, transmeton kujtimin e paraardhësve tanë te brezat e rinj dhe bashkon shqiptarët dhe italo-shqiptarët me universin arbëresh”, deklaroi Anila Bitri Lani, ambasadorja e Shqipërisë në Itali.

Programi do të fillojë transmetimin më 21 shtator, me një episod çdo të diel në televizion duke u përqendruar në komunitetet e pranishme në rajon.

Në radio, një program që përfshin dhe eksploron të gjitha aspektet e kulturës arbëreshe do të transmetohet nga e hëna deri të premten, me përsëritje në fundjavë.

KALABRI – RAI nis programin e parë në gjuhën arbëreshe

11 September 2025 at 20:00

KROTONE, 11 shtator /ATSH-ANSA/ – Kalabria është rajoni i parë me statut të zakonshëm që nis një program të RAI-t kushtuar pakicave gjuhësore në Itali.

Ky program do të përfshijë programe radiotelevizive tërësisht në gjuhën arbëreshe për Kalabrinë.

Pas nënshkrimit të fundit të marrëveshjes midis presidencës së Këshillit të Ministrave – Departamentit për Informacion dhe Botime – dhe RAI-t, Koordinimi i Zyrave Rajonale dhe të Jashtme ishte në gjendje të fillonte prodhimin e programeve televizive dhe radiofonike që synonin promovimin e kulturës arbëreshe.

Këto programe janë të lidhura drejtpërdrejt si me Ligjin 482 të vitit 1999 ashtu edhe me Kontratën e Shërbimit Kombëtar, e cila siguron mbrojtjen e pakicave historike gjuhësore të pranishme në rajonet e ndryshme italiane.

“Programimi do të fillojë në mesin e shtatorit dhe do të zgjasë 13 muaj, duke synuar të përmirësojë trashëgiminë kulturore arbëreshe. Ne jemi rajoni i parë me statut të zakonshëm që prodhon programim në një gjuhë minoritare dhe kjo më bën veçanërisht krenar si kalabrez. Jam i kënaqur me punën e bërë dhe do të jetë një angazhim i vazhdueshëm për Kalabrinë, por edhe për RAI-n, i cili edhe një herë e kryen rolin e tij si një televizion i shërbimit publik”, theksoi Massimo Fedele, drejtor i zyrës rajonale të RAI Calabria.

“Ky është një hap i rëndësishëm jo vetëm për popullin arbëresh, por edhe për shoqërinë italiane në tërësi dhe për komunitetin shqiptar dhe italo-shqiptar. Ai përfaqëson jo vetëm komunikimin, por edhe mbrojtjen dhe vlerësimin e një trashëgimie unike gjuhësore dhe identitare, të ruajtur për shekuj në afërsisht 50 komuna. Ai forcon ndjenjën e përkatësisë, transmeton kujtimin e paraardhësve tanë te brezat e rinj dhe bashkon shqiptarët dhe italo-shqiptarët me universin arbëresh”, deklaroi Anila Bitri Lani, ambasadorja e Shqipërisë në Itali.

Programi do të fillojë transmetimin më 21 shtator, me një episod çdo të diel në televizion duke u përqendruar në komunitetet e pranishme në rajon.

Në radio, një program që përfshin dhe eksploron të gjitha aspektet e kulturës arbëreshe do të transmetohet nga e hëna deri të premten, me përsëritje në fundjavë./   /os/

The post KALABRI – RAI nis programin e parë në gjuhën arbëreshe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pse të gjithë burrat kthehen te një grua Virgjëreshë?

By: gaze tare
10 September 2025 at 13:58

Në botën e marrëdhënieve plot drama e tension, një grua shenja Virgjëreshë duket si oaza që të gjithë burrat e kërkojnë dhe shpeshherë ku përfundojnë duke u kthyer.

Nuk është çështje fati apo magjie. Është qartësisht mënyra si ajo sillet. Ajo nuk bërtet për të dëgjuar zërin e saj, nuk dramatizon për të marrë vëmendje, dhe nuk manipulon për të mbajtur dikë afër. Gruaja Virgjëreshë thotë çfarë ndjen, me maturi dhe qartësi. Komunikimi i saj është i drejtpërdrejtë, pa shmangie apo të nënkuptuara.

Është e rezervuar në fillim, por brenda saj fsheh një forcë të rrallë: një kombinim mes qetësisë emocionale dhe dinjitetit të patundur. Ajo nuk qëndron për lojëra dhe nuk toleron përsëritje gabimesh. Por nëse e ke në jetën tënde, ajo bëhet një aleate e paçmueshme, të ndihmon të rritesh, pa të kontrolluar; të mbështet, pa të humbur vetja.

Burrat që e kanë pasur pranë dhe e kanë humbur, shpesh e kuptojnë vonë vlerën e saj. Sepse ajo nuk e bën zhurmën e zakonshme të mungesës. Ajo largohet në heshtje, por lë boshllëk të dukshëm. Dhe kthimi te ajo… nuk është i garantuar.

Ndoshta prandaj, një grua Virgjëreshë nuk harrohet lehtë dhe shpesh, është ajo që të gjithë kërkojnë të rifitojnë, kur është tepër vonë.

The post Pse të gjithë burrat kthehen te një grua Virgjëreshë? appeared first on iconstyle.al.

RAI 3 në rajonin e Kalabrisë do të transmetojë në gjuhën arbëreshe

8 September 2025 at 13:26

TIRANË, 8 shtator/ATSH/ Një programacion radiofonik dhe televiziv në gjuhën arbëreshe do të transmetohet në valët e RAI 3, në rajonin e Kalabrisë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së fundit midis Presidencës së Këshillit të Ministrave dhe RAI-t, ka nisur prodhimi i programeve televizive dhe radiofonike që synojnë promovimin e kulturës arbëreshe. Këto programe janë të lidhura drejtpërdrejt si me ligjin 482 të vitit 1999 ashtu edhe me Kontratën e Shërbimit Kombëtar, e cila siguron mbrojtjen e pakicave historike gjuhësore të pranishme në rajonet e ndryshme të Italisë.

Transmetimet në gjuhën shqipe do të nisin në 15 shtator dhe do të zgjasin për 13 muaj. Detajet mbi programacionin Radio dhe TV do të jepen gjatë një konference të posaçme për mediet, në selinë e RAI-t në Kozenca.

Siç është thënë edhe më herët nga mediet kalabreze, një nga programet që do të transmetohet nga RAI 3 për rajonin e Kalabrisë, do të jetë mësimi i gjuhës arbëreshe. /j.p/

The post RAI 3 në rajonin e Kalabrisë do të transmetojë në gjuhën arbëreshe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sezoni i Virgjëreshës: Energjitë dhe mundësitë që na presin

By: D Marku
25 August 2025 at 16:53

Muaji i fundit i verës sjell një spektakël të plotë yjor. Nga retrogradet tek eklipset, gjithçka na shtyn të forcojmë fuqinë tonë të brendshme. Ky është momenti për të qenë të vetëdijshëm, praktikë dhe për të mos dyshuar në intuitën tonë. Ditët nga 22 gushti deri më 22 shtator vijnë të mbushura me pasion, kritikë, dhembshuri e perfeksionizëm, një përzierje e fuqishme që do ta ndjejmë të gjithë.

Virgjëresha, shenja e tokës që shquhet për përkushtim dhe mençuri, na mëson se ndihma nuk mungon kurrë kur e kërkojmë. Mësimi kryesor i këtij sezoni është reciprociteti: të japim dhe të marrim energji me të njëjtin intensitet.

Virgjëreshat kanë natyrë analitike dhe shpesh mendojnë thellë mbi çdo situatë, duke i shqyrtuar gjërat nga të gjitha anët. Kjo u jep vendime të kujdesshme, por nganjëherë i bën të tepër-stresuar.

Ky sezon na fton të strukturojmë jetën, të bëjmë hapa të vegjël drejt progresit dhe të lidhemi me thelbin tonë të brendshëm. Por planetët do të na testojnë: eklipsi i plotë hënor në Peshqit më 8 shtator na shtyn të lidhemi më fort me të tjerët, ndërsa eklipsi diellor në Virgjëreshë më 22 shtator na kujton të vëmë veten në plan të parë.

Datat kyçe të sezonit

  • 23 gusht: Dielli dhe Hëna e re në Virgjëreshë → fillime të reja, më shumë empati
  • 26 gusht: Venusi hyn në Luan → romancë dhe pasion
  • 1 shtator: Saturni kthehet në Peshqit → vendos kufij
  • 2 shtator: Merkuri në Virgjëreshë → komunikim i qartë
  • 6 shtator: Uranusi retrograd në Binjakë → rishikim i ideve
  • 8 shtator: Eklipsi i plotë hënor në Peshqit → hapa drejt ëndrrave
  • 18 shtator: Merkuri në Peshore → balancë në fjalë

The post Sezoni i Virgjëreshës: Energjitë dhe mundësitë që na presin appeared first on Albeu.com.

Nesër hëna e zezë në Virgjëreshë: Çfarë pritet nga fenomeni i rrallë?

By: Elva
22 August 2025 at 22:00

Hëna e re e gushtit do të jetë një “Hënë e zezë sezonale”, term që i referohet Hënës së tretë të re në një sezon astrologjik, i cili ka në total 4 Hëna të reja. Të kesh katër Hëna të reja brenda një sezoni astrologjik (periudha mes një ekuinoksi dhe një solstici) është diçka mjaft […]

The post Nesër hëna e zezë në Virgjëreshë: Çfarë pritet nga fenomeni i rrallë? appeared first on BoldNews.al.

Muzeu i Arbëreshëve në Vuno, Gonxhja: Një urë e gjallë mes brezave dhe brigjeve

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da Agjencia Telegrafike Shqiptare (@ata.gov.al)

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Në Vuno, Himarë do të ngrihet së shpejti Muzeu i Arbëreshëve,  një projekt që sjell në atdhe kujtesën, kulturën dhe shpirtin e një komuniteti që ka ruajtur gjuhën dhe traditat për më shumë se pesë shekuj larg Shqipërisë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja inspektoi hapësirën ku do të ngrihet Muzeu i Arbëreshëve.

“Ky muze nuk do të jetë vetëm një godinë, por një urë e gjallë mes brezave dhe brigjeve, ku rrëfimet e të parëve tanë do të marrin jetë përmes ekspozitave, kujtimeve dhe dialogut kulturor”, tha Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

“Ky muze do të lidhë historinë e diasporës më të vjetër shqiptare me brezat e sotëm, duke forcuar bashkëpunimin shpirtëror e kulturor me komunitetet arbëreshe në Itali”, theksoi Gonxhja.

I vendosur simbolikisht në zemër të qendrës historike të Vunoit, pranë kishave të Shën Spiridhonit dhe Shën Mëhillit, projekti parashikon gjithashtu restaurimin e këtyre monumenteve të çmuara.

“Ky restaurim i kishave si dh ngritja e muzeut do ta kthejnë zonën në një ansambël mozaik të gjallë ku trashëgimia shpirtërore ndërthuret me muzealizimin bashkëkohor, rijetëzimin arkitekturor të lagjes e itinerareve”, tha Gonxhja.

Gonxhja vuri në dukje se “ky është një hap i madh për gjallërimin e Vunoit, për forcimin e identitetit kulturor shqiptar dhe për pasurimin e turizmit historik e kulturor përtej sezonit të plazhit dhe zhvillimit të programeve të ndryshme edukative e kulturore, por edhe të angazhimit të komunitetit”.

Ky muze, sipas ministrit Gonxhja është një ftesë për të gjithë, vendas, vizitorë dhe diasporë që të ndihen pjesë e një historie që na bashkon e na bën krenarë.

Muzeu parashikohet të ndërtohet në ish-shkollën 8-vjeçare në Vuno, ku kanë prejardhjen shekullore një numër i madh arbëreshësh, familjet e të cilave u shpërngulën nga kjo krahinë në shekullin XVII.

Muzeu do të shërbejë gjtihashtu si një  pikë turistike e shtuar në fshatin Vuno.

/k.s//a.f/

The post Muzeu i Arbëreshëve në Vuno, Gonxhja: Një urë e gjallë mes brezave dhe brigjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌