Një lajm i pabesueshëm vjen nga Arabia Saudite, dhe rolin kryesor e luan portugezi, Cristiano Ronaldo. Konkretisht, CR7 ka vendosur të mos luajë për Al Nass në ndeshjen e nesërme kundër Al-Riyadh.
Është një derbi kundër një rivali të qytetit, por Ronaldo u ka thënë qartë drejtuesve të klubit se nuk do të jetë pjesë e ndeshjes së nesërme.
Sipas gazetës portugeze “A Bola”, Cristiano Ronaldo është i pakënaqur me mënyrën se si po drejtohet Al Nassr.
Pakënaqësia e tij drejtohet drejtpërdrejti ndaj Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite. Sipas A Bola, Ronaldo është i zhgënjyer me mënyrën se si PIF e trajton Al Nassr në lidhje me rivalët e tjerë në ligë.
Sigurisht, PIF menaxhon klubet e tjera nga fondi, por sipas Ronaldos, ato janë në një pozicion më të mirë se klubi për të cilin ai luan.
Edhe Fabrizio Romano konfirmoi se Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në ndeshjen e nesërme.
Përveç kësaj, Romano deklaroi qartë se mungesa e tij nuk kishte të bënte fare me ndonjë dëmtim, por nuk donte të jepte më shumë detaje.
Është e qartë se të gjithë janë të shokuar nga vendimi i Ronaldos, por mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i Al Nassr.
🚨⚠️ Cristiano Ronaldo will not feature in tomorrow’s match between Al Nassr and Al Riyadh.
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në qendër të qytetit të Shkodrës, ku një automjet ka përplasur humoristin Nexho Shabani, i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, Shabani ka pësuar dëmtime të shumta dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.
Për lajmin ka shkruar edhe kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci.
“Sonte, Nexho Shabani, Nexhoja i tavolinave, njeriu popullor që sjell humorin tipik shkodran kudo ku ulet, ka nevojë për lutjet tona.
Pas një aksidenti të rëndë, gjendja e tij shëndetësore është e paqëndrueshme, ndërsa mjekët e Spitalit Rajonal të Shkodrës janë të angazhuar maksimalisht”.
Gjermania po shpenzon shuma rekord për armatimin. Bundeswehri po porosit armë dhe pajisje të reja në një masë të madhe. Ja disa shembuj konkretë.
Ushtria gjermane (Bundeswehr) ka në dispozicion më shumë se 108 miliardë euro sivjet - një shumë e madhe dhe e paprecedentë.
Ushtria financohet nga buxheti aktual federal dhe nga fondet speciale për të cilat shteti merr hua.
Me këto para, Bundeswehri, tek i cili është kursyer për dekada, duhet të bëhet përsëri i aftë për luftë.
Kjo duhet të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur, pasi qeveria federale druhet se Rusia mund të jetë e aftë të nisë ndonjë sulm në territorin anëtar të NATO-s që në vitin 2029.
Çfarë blen Bundeswehr me miliardat? Dhe si funksionon armatimi i shpejtë?
Drone luftarake për herë të parë për Bundeswehrin
Për një kohë të gjatë, nuk kishte shumicë politike për blerjen e dronëve luftarakë.
Por lufta në Ukrainë, në të cilën dronët janë një faktor vendimtar, ka çuar në një ndryshim të të menduarit në Gjermani.
Për herë të parë në historinë e saj, ushtria gjermane do të porositë disa mijëra dronë luftarakë këtë vit.
Porosia iu është dhënë me përparësi kompanive të reja të teknologjisë: startup-et Stark Defence nga Berlini dhe Helsing nga Mynihu do të marrin secila një porosi me vlerë deri në 300 milionë euro.
Prototipet e konkurrentit Rheinmetall nuk i kanë bindur autoritetet e Bundeswehrit.
Do të blihen dronët kamikaze, të njohur në zhargonin teknik si "municione që ecin kot".
Dronët e pajisur me një kokë rakete përplasen në objektivin e tyre dhe vetëshkatërrohen gjatë këtij procesi.
Ndër të tjera, me këto drona do të pajiset një brigadë e Bundeswehrit në Lituani, e cila po krijohet për të mbrojtur më mirë krahun lindor të NATO-s.
Mbrojtja kundër dronëve dhe armët lazer
Bundeswehri gjithashtu ka mangësi në mbrojtjen e tij kundër dronëve. Kjo duhet të zgjidhet duke kombinuar mbrojtje të ndryshme.
Spektri varion nga pajisjet elektronike të bllokimit deri te automjeti i blinduar anti-ajror Skyranger 30, i cili gjithashtu mund të neutralizojë tufa dronësh.
Skyranger, i prodhuar nga koncerni Rheinmetall, është veçanërisht i rëndësishëm sepse ka gjithnjë e më shumë fluturime të dyshimta me dronë mbi Gjermani, përfshirë edhe mbi objektet e Bundeswehrit.
Por ai mund të jetë i gatshëm për përdorim vetëm në vitin 2028.
Skyranger do të bëhet sistemi kryesor i armëve të njësisë së sapoformuar kundërajrore të Bundeswehrit.
Kjo njësi u shpërbë në vitin 2012 sepse u konsiderua se nuk ishte më e nevojshme.
Një armë e re lazer është planifikuar për mbrojtje kundër dronëve, kryesisht e rëndësishme për Marinën.
Konkretisht, anijet kanë kapacitet të kufizuar për të ruajtur municione, dhe armët lazer kanë nevojë vetëm për energji elektrike.
Një armë e tillë lazer për mbrojtje kundër dronëve, e zhvilluar nga kompanitë Rheinmetall dhe MBDA, tashmë ka kaluar fazën e testimit në Marinë. Tani është gjithashtu në listën e prokurimit të Bundeswehr.
Porosi edhe tek prodhuesit amerikanë
Edhe pse Bundeswehri blen kryesisht pajisjet e saj të reja nga prodhuesit gjermanë dhe evropianë të armëve, disa kontrata të mëdha janë lidhur edhe me koncernet amerikane.
Për shembull, ajo për aeroplanin luftarak F-35A, i cili konsiderohet aeroplani luftarak më modern në botë.
Qeveria gjermane porositi 35 copë nga gjiganti amerikan i mbrojtjes Lockheed Martin. Kostoja e të gjithë paketës, duke përfshirë armët dhe pjesët rezervë: gati dhjetë miliardë euro.
Një nga arsyet e zgjedhjes: F-35 mund të armatoset me bomba bërthamore amerikane në rast emergjence.
Ky rol më parë luhej nga aeroplanët Tornado të Bundeswehrit, të cilët së shpejti do të tërhiqen nga shërbimi për shkak të vjetërsisë së tyre.
Flota gjermane F-35 bëhet kështu pjesë e ombrellës bërthamore të NATO-s mbi Evropën.
Përveç kësaj, Bundeswehri po blen edhe 60 helikopterë të rëndë transporti CH-47 Chinook nga koncerni amerikan Boeing.
Në Evropë, thonë ekspertët, nuk ka produkt konkurrues me aftësi të tilla. Çmimi: 7.3 miliardë euro.
Nga Boeing vjen aeroplani i zbulimit detar P-8A Poseidon, i cili falë teknologjisë më moderne të sensorëve mund të monitorojë zona të mëdha detare dhe të zbulojë nëndetëse.
Kopja e parë iu dorëzua Marinës Gjermane në vjeshtë.
Sipas ministrit të Mbrojtjes, Boris Pistorius (SPD), ky aeroplan mund të jetë kontributi i Gjermanisë për mbikëqyrje më të mirë të ujërave përreth Grenlandës, si pjesë e misionit të NATO-s.
Lajm për Bundeswehrin: projekti Uranos KI
Sistemet moderne të armëve nuk mund të imagjinohen më pa inteligjencën artificiale (IA). Se sa shumë po rritet rëndësia e saj, tregohet nga projekti Uranos KI, i cili do të pajisë brigadën Bundeswehr në Lituani.
Në krahun lindor të NATO-s, zona të mëdha duhet të monitorohen me saktësi ku futet në përdorim sistemi UI.
Ai duhet të ndihmojë në analizimin e sasive të mëdha të të dhënave të mbledhura nga sensorë të ndryshëm.
Kjo, për shembull, mund të lehtësojë zbulimin e dronëve armik.
Detajet e projektit mbahen sekret nga Ministria e Mbrojtjes për arsye të mira.
Fregata F126: probleme me një projekt prestigjioz
Rasti i fregatës F126 tregon se jo të gjitha projektet e mëdha të kushtueshme ecin gjithmonë mirë.
Pasi projektimi i anijes më të madhe luftarake të Marinës u prit me entuziazëm, zhgënjimi u shfaq shpejt gjatë ndërtimit.
Kontraktori kryesor, kantieri holandez i anijeve Damen Naval, dështoi të zbatonte planet.
Sipas raporteve të medias, rreth 1.8 miliardë euro janë investuar tashmë në F126. Projekti mund të kthehet në "gropë të miliardave", kanë frikë politikanët e opozitës.
Tani kompania gjermane Naval Vessels Lürssen (NVL) duhet të marrë përsipër projektin dhe të shpëtojë atë që është ende e mundur.
Por, meqenëse marina ka nevojë urgjente për fregata të reja për shkak të angazhimeve të NATO-s, po planifikohet një zgjidhje kalimtare.
Bundeswehri dëshiron të blejë fregata shtesë të tipit MEKO A-200 nga TKMS, prodhuesi më i madh i anijeve luftarake në Gjermani.
Meqenëse ky model është ndërtuar tashmë për eksport, planet janë të plota.
Por edhe kjo "zgjidhje kalimtare" sigurisht kushton shtesë, Bundestagu tashmë miratoi 7.8 miliardë euro shtesë për të vitin e kaluar.
Uniforma të reja për ushtarët e ardhshëm
Edhe për uniformat e reja dhe pajisjet personale, Bundestagu miratoi një shumë të madhe në fund të vitit të kaluar - për një total prej 460.000 ushtarësh.
Kritikët kanë pyetur nëse kjo është e tepërt, pasi Bundeswehri aktualisht ka vetëm rreth 184.000 anëtarë.
Por numri i ushtarëve duhet të rritet ndjeshëm, përfshirë rezervat, në 460.000 burra dhe gra.
Kjo mund të zgjasë me vite, por uniformat do të jenë të disponueshme në numër të mjaftueshëm gjithsesi. Kur ushtarë të rinj bashkohen me shërbimin, "nuk mund t'i veshim me pantallona sportive", shpjegoi ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius. /DW/
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës.
Një automjet ka përplasur humoristin Nexho Shabani, i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, Shabani ka pësuar dëmtime të shumta dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.
Ende nuk dihen detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa rrethanat e aksidentit janë në hetim nga policia.
Policia Shkodër – Informacion paraprak
Rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., është përplasur me shtetasin N. Sh., i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi N. Sh., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Interi ka shënuar një fitore të rëndësishme dhe komode ndaj Cremoneses me rezultat 2-0, duke forcuar kryesimin e tabelës në Serie A .
Ndeshja nisi me një ritëm të kujdesshëm, por Interi nuk vonoi të hapte rezultatin.
Në minutën e 16-të, Lautaro Martinez realizoi pas një harkimi nga këndi, duke gjetur hapësirë në zonë dhe duke dërguar topin me kokë në pjesën e djathtë të portës për 0-1.
Më vonë, në minutën e 31-të, Piotr Zielinski kontrolloi një pasim të shkëlqyer në kufi të zonës dhe gjuajti saktë në këndin e sipërm të djathtë, duke dyfishuar avantazhin për Interin për 0-2.
Cremonese pati disa raste për të ngushtuar diferencën. Federico Ceccherini gjuajti pas një topi që u kthye nga mbrojtësi, por topi shkoi vetëm pranë shtyllës së majtë.
Në pjesën e dytë, Alessio Zerbin nuk arriti të shfrytëzonte një mundësi të artë, duke goditur shtyllën e djathtë në minutën e 84-të.
Interi kontrolloi takimin nga fillimi në fund, duke treguar superioritet në sulm dhe mbrojtje.
Lider me 55 pikë, skuadra e Cristian Chivu ruan një avantazh prej tetë pikësh ndaj Milanit dhe vazhdon rrugëtimin e sigurt drejt titullit të Serie A. /Telegrafi
Florent Hasani ishte protagonisti kryesor në fitoren bindëse 7-0 të Amedsporit ndaj Adana Demirsporit, në kuadër të Ligës së Parë të Turqisë.
Sulmuesi nga Vushtrria realizoi dy gola, duke shënuar në minutat 45’ dhe 59’, për golin e dytë dhe të pestë të skuadrës së tij.
Hasani qëndroi në fushë për 61 minuta, ndërsa paraqitja e tij u vlerësua me notën e lartë 9.5 nga SofaScore.
Me këta dy realizime, sulmuesi ka shkuar në kuotën e 16 golave, të shoqëruara edhe me 3 asistime, duke u konfirmuar si golashënuesi më i mirë i kampionatit.
Amedspor aktualisht mban vendin e parë në tabelë dhe konsiderohet favorit absolut për t’u ngjitur në Superligën e Turqisë, falë formës së shkëlqyer dhe vazhdimësisë së rezultateve.
Hasani iu bashkua Amedsporit në këtë afat kalimtar dimëror, duke u transferuar nga Boluspor, dhe menjëherë ka treguar ndikim vendimtar në repartin ofensiv të skuadrës. /Telegrafi/
Pas rreth tetë orësh bllokimi, është hapur lëvizja me një korsi në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë të Shqipërisë, pjesë e Korridorit VIII, nyja kryesore lidhëse e juglindjes së vendit me Tiranën.
Bllokimi u shkaktua nga shembja e një masivi të madh shkëmbor pranë fshatit Dragostunjë, çka la të bllokuar në rrugë mijëra qytetarë për disa orë. Fatmirësisht, nga ky incident nuk u raportuan persona të lënduar.
Segmenti ku ndodhi rrëshqitja është aktualisht pjesë e punimeve për hapjen e gjurmës së re të Korridorit VIII, në kuadër të projektit të zgjerimit të rrugës.
Sipas ekspertëve të pavarur, ndërhyrjet e pastudiuara në shpatin e malit mund të kenë ndikuar në shembjen masive. Megjithatë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka mohuar që punimet të jenë shkaku i incidentit, duke ia atribuar situatën motit të keq dhe reshjeve, shkruan Oranews.
Ekipet e ndërhyrjes punuan për orë të tëra në terren, duke kryer shembjen e kontrolluar të faqes së malit, me qëllim eliminimin e çdo rreziku të mëtejshëm për qarkullimin e mjeteve.
Gjatë kohës së bllokimit, gra, fëmijë dhe të moshuar u detyruan të qëndrojnë për orë të tëra në trafik, ndërsa policia rrugore rekomandoi përdorimin e aksit alternativ Maliq-Lozhan-Moglicë-Gramsh-Elbasan për drejtuesit e mjeteve që udhëtonin drejt Tiranës.
Bllokimi i këtij aksi përkoi me ditën e diel, kur fluksi i lëvizjes është i shtuar për shkak të kthimit të qindra pushuesve nga juglindja e vendit, duke e rënduar edhe më tej situatën në qarkullim.
Një në gjashtë gra dhe një në shtatë burra në Gjermani diagnostikohen me kancer para moshës 65 vjeç, sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch. Cilat lloje tumoresh janë veçanërisht të zakonshme?
Pothuajse një në dy persona në Gjermani do të zhvillojë kancer në një moment të jetës së tyre.
Sipas Institutit Robert Koch (RKI) në Buletinin e tij Epidemiologjik, 49 përqind e burrave dhe 43 përqind e grave diagnostikohen me kancer.
Dhe përafërsisht një në gjashtë gra dhe një në shtatë burra do të preken nga sëmundja para moshës 65 vjeç, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Sipas tyre, në vitin 2023, afërsisht gjysmë milioni njerëz në Gjermani u diagnostikuan rishtazi me kancer.
Nga këto 517,800 raste të kancerit, rreth 276,400 ndodhën tek burrat dhe afërsisht 241,400 tek gratë.
Afërsisht gjysma e të gjitha rasteve të reja përfshinin prostatën (79,600), gjirin (75,900), mushkëritë (58,300) ose zorrën e trashë dhe rektumin (55,300).
Dita Botërore e Kancerit më 4 shkurt
Sipas statistikave të vdekshmërisë, në Gjermani u regjistruan afërsisht 229,000 vdekje nga kanceri në vitin 2023, nga të cilat rreth 123,000 ishin burra dhe rreth 106,000 ishin gra.
Këto shifra vijnë nga raporti "Kanceri në Gjermani", i publikuar dhjetorin e kaluar nga Regjistri Gjerman i Kancerit dhe Qendra për të Dhënat e Regjistrit të Kancerit në Institutin Robert Koch.
Për të shënuar Ditën Botërore të Kancerit më 4 shkurt, Instituti Robert Koch (RKI) ofron informacione mbi gjetjet dhe zhvillimet aktuale.
Kjo ditë ndërkombëtare veprimi synon të rrisë ndërgjegjësimin për kancerin dhe të promovojë parandalimin dhe trajtimin. /Telegrafi/
TIRANË, 1 shkurt /ATSh/ Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli u shpreh sot, se rënia e masivit të dherave në fshatin Dragostunjë, ka ardhur si pasojë e fenomeneve natyrore.
Kozeli tha se rrëshqitja ka ndodhur në kilometrin e tretë në dalje të Librazhdit, rreth orës 10.15 minuta.
“Ka ndodhur një rrëshqitje e gurit masiv në shpatin e malit. Situata vjen për shkak të reshjeve të denduara që kemi javë të tëra që i raportojmë. Ka pasur një mbingopje të shaptit me ujë, gjë që shkaktuar edhe rëshqitje”, tha Kozeli.
Sipas drejtorit të ARRSh-së, situata ka ndodhur vetëm për shkak të fenomenit natyror të reshjeve të shiut, dhe jo për shkak të punimeve që po kryhen në zonë.
“Ka gatishmëri nga ana e kontraktorit të mirëmbajtjes së këtij aksi, që ka sjellë në dispozicion të githa mjetet”, vijoi ai.
Policia Rrugore së bashku me Autoritetin Rrugor Shqiptar po bëjnë menaxhimin e trafikut, duke kërkuar edhe mirëkuptimin e qytetarëve që kanë pritur për disa orë, për mbarëvajtjen e qarkullimit.
Aksi rrugor Elbasan – Qafë Thanë, tashmë është zhbllokuar pas rrëshqitjes të masivit të dherave, që pengoi qarkullimin e automjeteve në të dy drejtimet.
Një aksident është shënuar këtë të dielë në sheshin “Demokracia” në qytetin e Shkodrës, ku një makinë ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë. Sipas informcioneve i lënduari është identifikuar si Nexho Shabani, humorist. Ai është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Shkodrës. “Rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin […]
Nëse këtë muaj duhet të mbani mend disa fjalë të mençura, Dash, ato janë: qetësohuni dhe lërini ëndrrat të zhvillohen natyrshëm. Qëllimet mund t’ju duken të paqarta, planet të vetmuara, por kozmosi po punon në heshtje për ju. Ky muaj mund të ndihet si një moment rregullimi i brendshëm, sikur dylbitë tuaja janë ende duke u fokusuar dhe pamja nuk është plotësisht e qartë.
Mos lejoni që kjo ndjesi t’ju shuajë shpirtin luftarak. Ngjarjet botërore mund t’i përjetoni si personale, por Nëna Tokë ju kujton të ecni në ritmin tuaj, të zgjidhni stinët tuaja dhe të mos nxitoni. Nuk ka nevojë për konkurrencë apo presion. Përqendrohuni në ndërtimin e stabilitetit dhe themeleve të forta, pastaj lejojini gjërat të zbërthehen gradualisht. Kujdes nga shpërthimet emocionale dhe mbani mend: jo gjithçka kërkon reagim.
Kristali i Fuqisë: Kalcit – për optimizëm të qetë dhe rritje të besimit në kozmos.
Horoskopi Mujor i Demit – Shkurt 2026
Lëre. Ligësinë. Pas. Lexoje përsëri. Ky është mesazhi i këtij muaji për ty, Dem. Eklipsi po shënon një kalim në një nivel më të lartë të jetës, ndoshta drejt rolit të një njeriu më të mençur dhe më të pjekur. Edhe pse ky proces mund të duket i vështirë, nuk ka pse të jetë brutal.
Gjërat nuk do të shkojnë gjithmonë sipas planit – dhe po, Merkuri retrograd mund të jetë “fajtori” – por merr shembull nga mësimet e Dalai Lamës: nëse diçka nuk mund të ndryshohet, pse të shqetësohesh? Fokusi është te lëshimi i së shkuarës dhe falja ndaj vetes, që drita të hyjë më në fund në jetën tënde. Lësho atë që ke mbajtur fort për kaq gjatë. Gjej gëzimin tënd dhe lejoje të të udhëheqë. Nuk është kurrë vonë për të filluar nga e para.
Kristali i Fuqisë: Syri i Tigrit – për guxim, ekuilibër dhe pastrim energjie.
Horoskopi Mujor i Binjakëve – Shkurt 2026
Po lini pas energji të vjetra, të rënda dhe ngjitëse. Ky portal eklipsi mund të ndihet kaotik, pasi ndodh në një shenjë ajri, por gjithçka është e përkohshme. Mbrojeni shëndetin tuaj mendor dhe zgjidhni me kujdes energjitë që lejoni pranë jush.
Edhe pse ky muaj mund të sjellë humbje apo mësime të vështira, në fund të shkurtit do të ndiheni sikur po hidheni nga një trampolinë drejt një faze të re. Jini të duruar me veten dhe të tjerët. Kujtimet e vjetra mund të përpiqen t’ju tërheqin pas, por ju tashmë jeni në proces shërimi. Po bëheni shëruesi i vetes suaj.
Kristali i Fuqisë: Hematit – për tokëzim, stabilitet dhe mbrojtje.
Horoskopi Mujor i Gaforres – Shkurt 2026
Mirënjohja, fleksibiliteti dhe guximi janë temat kyçe të këtij muaji për ju, Gaforre. Ndërsa mund të keni prirjen të kapeni fort pas planeve, këtë muaj do t’ju ndihmojë më shumë të keni vetëm një ide të përgjithshme dhe të qëndroni të hapur ndaj ndryshimeve.
Shumë gjëra do të kërkojnë vëmendjen tuaj, por hiri dhe pranimi do të jenë forca juaj. Kozmosi mund të duket i trazuar, por detyra juaj është të ankoroni veten dhe të besoni në kohën hyjnore. Planet e mëdha kanë nevojë për themele të forta, jo për nxitim. Ky është muaji për të besuar rrugëtimin dhe për të bërë hapin tuaj të vogël, çdo ditë.
Kristali i Fuqisë: Azurit – për vetëdije të zgjeruar dhe besim.
Horoskopi Mujor i Luanit – Shkurt 2026
E kuptoni më në fund pse keni jetuar në ekstreme: besim dhe dyshim, pavarësi dhe varësi. Ky realizim hap kujtime dhe pjesë të vetes që fillimisht mund të ndihen të pakëndshme, por janë çelësi i shërimit.
Disa prej jush mund të zbulojnë mundësi të reja profesionale, jo vetëm për para, por për qëllim. Shpirti juaj luftëtar rikthehet dhe kjo ndjesi është e gjallë dhe çliruese. Është koha juaj për të shkëlqyer, Luani – dhe më vonë do ta kuptoni pse gjithçka ndodhi pikërisht tani.
Kristali i Fuqisë: Amazonit – për zbulimin e qëllimit dhe energjisë personale.
Horoskopi Mujor i Virgjëreshës – Shkurt 2026
Bukuria qëndron në kundërshti, Virgjëreshë, dhe këtë muaj ju jo vetëm që e shihni, por e përjetoni. Sa më shumë të dëgjoni trupin dhe zemrën tuaj, aq më lehtë rrjedhin manifestimet. Jepini vetes pushim kur e kërkon, ndarje kur e ndjeni dhe kënaqësi të vogla pa faj.
Edhe në ngjarje që duken të palidhura, ekziston një rrymë energjie që trupi juaj e kupton. Kjo është ajo që ju ndihmon të dalloni të pavlefshmen nga e çmuara.
Kristali i Fuqisë: Kuarc Rozë – për zbutje, hapje dhe shërim emocional.
Horoskopi Mujor i Peshores – Shkurt 2026
Është koha të çliroheni nga ajo që nuk ju ushqen më – qoftë mendësi, situatë apo person. Nevoja për të ndërtuar identitetin tuaj është e udhëhequr nga forca më e lartë. Mësoni të komunikoni nevojat tuaja dhe të kërkoni thellësi në lidhje.
Ky muaj ju fton të lini frikën dhe varësinë nga rezultatet dhe thjesht të shkëlqeni.
Kristali i Fuqisë: Guri i Hënës – për rrjedhshmëri dhe harmoni emocionale.
Horoskopi Mujor i Akrepit – Shkurt 2026
Keni kaluar mjaft transformime, Akrep. Ky muaj sjell qetësi dhe hapësirë për paqe. Kujdesuni për emocionet rreth Hënës së Plotë dhe shmangni dramat e panevojshme. Paqja është forcë, edhe kur duket e brishtë.
Ky është muaji për fillime të reja, të ankoruara në vetëbesim dhe dashuri.
Kristali i Fuqisë: Selenit – për pastrim shpirtëror dhe intuitë.
Horoskopi Mujor i Shigjetarit – Shkurt 2026
Ky muaj ka të bëjë me zgjedhje të vetëdijshme. Mes impulsit dhe mençurisë, ju ftoheni të zgjidhni ekuilibrin. Idetë dhe ëndrrat do të jenë intensive, sidomos rreth eklipsit. Mbani një ditar dhe ecni me ritmin tuaj. Nuk keni pse të “fitoni” këtë muaj, vetëm ta kaloni me ndërgjegje.
Kristali i Fuqisë: Howlite – për qetësi dhe vazhdimësi.
Horoskopi Mujor i Bricjapit – Shkurt 2026
Shërimi ndodh në shtresa. Këtë muaj po shëroni veten, marrëdhëniet dhe mënyrën si e shihni jetën. Manifestimet po afrohen dhe disa tashmë janë realizuar. Mbështetuni te lidhjet tuaja më të afërta dhe jepuni përparësi.
Kristali i Fuqisë: Citrinë – për bollëk, vitalitet dhe manifestim.
Horoskopi Mujor i Ujorit – Shkurt 2026
Konflikte të brendshme rreth identitetit dhe së shkuarës mund të dalin në pah. Çelësi nuk është gjykimi, por dhembshuria ndaj vetes. Mos merrni vendime të nxituara – kujdesi për veten është prioritet. Shkruani ëndrrat dhe vendosni një plan të qartë. Jo gjithçka që është e paqartë është e frikshme.
Kristali i Fuqisë: Smerald – për hapje zemre dhe fat.
Horoskopi Mujor i Peshqve – Shkurt 2026
Ashtu si Nëna Tokë, edhe ju kaloni cikle pastrimi dhe shërimi. Ky muaj sjell mësime të forta për kufijtë dhe dashurinë për veten. Qartësia do të vijë duke shkuar në rrënjë të problemeve, jo vetëm në sipërfaqe.
Kristali i Fuqisë: Shungit – për mbrojtje, shërim dhe pastrim energjie.
Në shumicën e rasteve është sjellje krejt normale, por në disa situata mund të tregojë parehati ose problem shëndetësor
Nëse një mace ndonjëherë ha ose pi me sytë e mbyllur apo gjysmë të mbyllur, kjo zakonisht nuk është shenjë problemi. Shpesh bëhet fjalë për një kombinim të nuhatjes së zhvilluar, afërsisë së ushqimit me feçkën dhe ndjenjës së sigurisë në ambient. Megjithatë, ka raste kur mbyllja e syve gjatë ushqimit mund të sinjalizojë parehati ose shqetësim shëndetësor, veçanërisht nëse shfaqet papritur ose shoqërohet me simptoma të tjera.
Ushqimi është shumë afër – shikimi nuk është shqisa kryesore
Shikimi i maces nuk është i përshtatshëm për distanca shumë të vogla. Prandaj, kur orientohen “nën hundë”, macet mbështeten më shumë te mustaqet dhe nuhatja, sesa te sytë. Mustaqet i ndihmojnë të “ndiejnë” hapësirën dhe objektet menjëherë përpara feçkës.
Kur ena e ushqimit është shumë afër dhe ushqimi nuk lëviz, macja kalon natyrshëm në kombinimin erë + kontakt i mustaqeve + pozicion i kokës. Në atë moment, mbyllja e syve mund të jetë thjesht pjesë e fokusimit në shqisa të tjera, transmeton Telegrafi.
Sytë e mbyllur si shenjë qetësie dhe sigurie
Macet janë instinktivisht të kujdesshme; ushqimi është një moment cenueshmërie. Kur ndihen të sigurta në ambient, ato mund të sillen më të relaksuara, përfshirë edhe mbajtjen e syve gjysmë të mbyllur. Kjo i ngjan “pulsimit të ngadaltë” të syve, i cili shpesh interpretohet si shenjë qetësie dhe besimi. (Kjo vlen vetëm kur nuk ka shenja të tjera parehatie ose sëmundjeje.)
Mustaqet e ndjeshme dhe ena që bezdis
Mustaqet janë jashtëzakonisht të ndjeshme. Prekja e vazhdueshme e skajeve të një ene të ngushtë ose të thellë mund të jetë e pakëndshme për disa mace. Edhe pse tema mbetet pjesërisht e diskutueshme në literaturë, përvoja praktike tregon se disa mace hanë më rehat nga ena të sheshta dhe të gjera.
Nëse macja, ha me nervozë, nxjerr ushqimin me putër, shmang skajet e enës, duket e irrituar, atëherë ia vlen të provoni një pjatë të sheshtë ose një enë më të gjerë, për të ulur kontaktin e mustaqeve me skajet.
Ndonjëherë shkaku është irritimi i syrit ose dhimbja
Nëse macja mbyll sytë fort, mban njërin sy më të mbyllur se tjetrin, ose duket sikur përpiqet të mos i hapë sytë gjatë ushqimit, kjo mund të tregojë irritim, dëmtim ose infeksion të syrit. Në këto raste, mbyllja e syve nuk është “zakon i ëmbël”, por shenjë parehatie që kërkon vëmendje.
Kur duhet kontaktuar veterineri?
Është e këshillueshme të konsultoheni me veterinerin nëse, krahas mbylljes së syve gjatë ushqimit, shfaqen edhe:
lotim i shtuar, sekrecion ose skuqje e syrit,
mbyllje e shpeshtë e syve, fërkim i fytyrës me putër, ndjeshmëri ndaj dritës,
ndryshim i papritur i oreksit, shmangie e ushqimit ose përtypje “nga njëra anë”,
shenja dhimbjeje, fshehje, nervozizëm ose apati.
Ndryshimet në mënyrën e ushqimit duhet gjithmonë të kontrollohen, sidomos nëse janë të reja ose përkeqësohen.
Çfarë mund të bëni menjëherë në shtëpi?
Pa komplikuar dhe pa “diagnoza nga interneti”, disa rregullime të vogla mund të ndihmojnë:
Ndërroni enën: zgjidhni një enë të sheshtë dhe të gjerë, prej qeramike ose inoksi. Zgjidhni vend të qetë për ushqim: pa zhurma të forta, lëvizje të shpeshta apo presion nga kafshë të tjera. Vëzhgoni: a i mbyll sytë vetëm me një lloj ushqimi, vetëm kur pi ujë, apo në një orar të caktuar? Kontrolloni sytë: shikoni nëse ka lotim, skuqje, sekrecion ose dallim mes syrit të majtë dhe të djathtë.
Nëse sjellja vazhdon ose shfaqen shenja parehatie, kontrolli veterinar është rruga më e shpejtë drejt një përgjigjeje të saktë. /Telegrafi/
Rruga e fshatit Besh-Kodër, në Tiranë, është e bllokuar prej disa ditësh, duke pamundësuar qarkullimin e automjeteve dhe duke izoluar banorët e zonës. Situata vijon të mbetet problematike, ndërsa deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete për zgjidhjen e saj. Sipas banorëve, rruga, e cila shtrihet për rreth 3 kilometra dhe lidh fshatin […]
Vijon të jetë i bllokuar prej paradites së sotme, aksi Librazhd- Qafë Thanë, ndërsa është krijuar një radhë prej 20 km me automjete. Dhjetëra qytetarë kanë mbetur të bllokuar, ndërsa disa prej tyre kanë folur për mediat dhe kanë treguar rrezikun e atij momenti. Një qytetare tregon se ishte nisur nga Tirana drejt Maqedonisë pasi […]
Dëshirat mund të jenë për rekorde mbi rekorde. Gjithsesi, realiteti është që edhe një gjigand si Bajerni nuk është plotësisht I përgatitur për një sezon të gjatë dhe tepër të ngarkuar.
Barazimi 2-2 në Hamburg ishte ndeshja e dytë radhazi e Bundesligës pa fitore, pas disfatës në shtëpi me Augsburgun, e ndoshta në Champions gjithçka shkon mirë, sërish lodhja po ndihet.
Dueli në “Folksparkshtadion” ishte I ashpër, edhe pse kampionët e Gjermanisë dominuan me 70 për qind mbajtje topi.
Kjo nuk solli epërsi në lojë, dhe Hamburgu vendas bëri po aq gjuajtje sa miqtë, e thuajse njësoj edhe në kuadrat.
Vieira kaloi gjermanët e veriut në epërsi me penallti, Kejn dhe Diaz përmbysën shifrat, por Vushkoviç barazoi shpejt.
Mungesa e fitores për të dytën sfidë radhazi krijoi nervozizëm tek bavarezët që bënë diçka që nuk e bëjnë kurrë ndaj gjyqtarit.
E përditshmja tabloide “Bild” shkruan për sherrin e Bajernit me arbitrin Osmers në tunelin e stadiumit.
Sipas saj, yjet bavarezë e rrethuan gjyqtarin duke protestuar e bërë presion, dhe se Harri Kejn deklaroi se “nuk kam parë më të keq në karrierë”.
Të njëjtën gjë raporton revista “Shport Bild” që shton fjalët e drejtorit sportiv bavarez, Eberl, që gjithashtu kritikoi arbitrin.
Gjithsesi, revista tjetër gjermane “Kiker” shkruan se Hamburgu e meritoi barazimin, edhe pse zbriti në vendin e 16-të në renditje.
Bajerni kryeson Bundesligën me 51 pikë, por mbetet me diferencë me Dortmundin e Hofenhajmin.
Keqardhja e vetme është që ndoshta nuk mund të thyen rekordet e vendosura nga ekipi I Jup Hajnkesit, por ekziston edhe frika se ky sezon I ngarkuar, bashkë me Kupën e Botës për Klubet verën e kaluar, mund të rrezikojë suksesin në Champions.
Pas 28,000 vjetësh, një autopsi zbulon fundin e Princit të Rërave të Bardha: një sulm nga ariu. Ja detajet e zbulimit që rishkruajnë historinë.
Liguria është vendi ku ndodhet një nga varrimet më të famshme të Italisë: ai i Princit të Shpellës Arene Candide, në provincën e Savonës. Ai ishte një adoleshent që jetoi 28,000 vjet më parë, gjatë kulturës Gravettiane, periudhë e njohur midis arkeologëve për prodhimin e jashtëzakonshëm artistik. Mbetjet e Princit janë të njohura që nga vitet 1940, por deri më tani nuk dihej saktësisht çfarë e vrau atë.
Sot, një studim i ri multidisiplinar ka zbuluar identitetin e “autorit të krimit”. Hulumtimi u krye nga universitetet e Kaljarit, Firences, Gjenovës dhe Pizës, së bashku me Mbikëqyrjen e Arkeologjisë Liguriane dhe Muzeun Qytetar të Arkeologjisë Liguriane. Universiteti i Montrealit dhe Konsorciumi i Meksikës së Re gjithashtu bashkëpunuan. Rezultatet, të botuara në Journal of Anthropological Sciences, tregojnë se sulmuesi ka shumë të ngjarë të ketë qenë një ari i murrmë ose ari shpellash.
Autopsia me teknologji të lartë: shenjat e luftës me arinjtë
Princi u zbulua në vitin 1942 dhe u varros me sende të pasura, duke përfshirë guaska, varëse fildishi dhe një teh prej çakri. Këto gjetje ruhen në Muzeun e Arkeologjisë Liguriane në Gjenovë. Studimi i ri nuk u përqendrua te aksesorët, por analizoi skeletin për herë të parë, duke kërkuar shenja të traumave para vdekjes.
Analiza konfirmoi se Princi u sulmua dhe u vra nga një kafshë e madhe. Lëndimet në kafkë, fytyrë dhe shpatull janë të dukshme. Midis tyre është humbja e gjysmës së nofullës dhe një pjese të klavikulës, shenja tipike të kafshimeve ose kthetrave. U gjetën gjithashtu fraktura në rruazat e qafës, një kafshim në fibulën e djathtë dhe një plagë me kthetra në kafkë. Sipas autorëve, gjendja inflamatore e kockave tregon se i riu nuk vdiq menjëherë, por mbijetoi për dy ose tre ditë pas sulmit.
Festimi i një ngjarjeje traumatike
“Pamja traumatike është çuditërisht e ngjashme me lëndimet e vërejtura te viktimat moderne të sulmeve nga arinjtë,” thonë studiuesit, duke theksuar se mbijetesa e Princit për disa ditë lidhet drejtpërdrejt me luksin e varrimit të tij. Kjo nuk ishte vetëm një shfaqje e statusit shoqëror, por ritualizimi i një ngjarjeje jashtëzakonisht traumatike.
Analiza zbuloi një detaj të fundit: përveç traumës nga sulmi, Princi tregoi shenja frakturash dhe lëndimesh në këmbë. Ky ishte një rrezik i zakonshëm për gjuetarët-mbledhës të kohës, shpesh me efekte shkatërruese në jetëgjatësinë e tyre.
Ky interpretim është në përputhje me varrime të tjera nga e njëjta periudhë, të cilat tregojnë një incidencë jashtëzakonisht të lartë të lëndimeve traumatike.
Burimi: Focus.it/ Nga Gabriele Ferrari/ Përgatiti për botim: L.Veizi
TIRANË, 1 shkurt /ATSh/ Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, përshëndeti vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për miratimin e 41 vendeve vakante për ndihmës ligjorë në gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit.
Lamallai theksoi se ky është një hap konkret që i shërben drejtpërdrejt uljes së stokut të dosjeve dhe përshpejtimit të dhënies së drejtësisë.
Sipas ministrit Lamallarit, ky vendim i shërben drejtpërdrejt uljes së stokut të dosjeve dhe përshpejtimit të procesit të dhënies së drejtësisë, një nga problematikat më të ndjeshme me të cilat përballet sot sistemi gjyqësor në vend.
“E shtrova nevojën e kësaj ndërhyrjeje edhe në takimin e së hënës për nisjen e vitit të ri gjyqësor. Shtimi i kapaciteteve dhe forcimi i burimeve njerëzore në sistemin tonë të drejtësisë nuk është thjesht një masë administrative, por një zgjedhje politike në funksion të qytetarëve, për një drejtësi më efikase, më të shpejtë dhe më të besueshme. Sigurisht edhe me standarde të panegociueshme demokratike njësoj si në vendet e Bashkimit Evropian”, theksoi Lamallari.
Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas analizimit të situatës së sistemit gjyqësor dhe mundësive që ka Shkolla e Magjistraturës, miratoi numrin prej 10 kandidatë për magjistratë, profili gjyqtar dhe 6 kandidatë për ndihmës ligjorë në Gjykatat e Apelit dhe 35 kandidatë për ndihmës ligjorë në Gjykatat e Shkallës së Parë që do të pranohen në programin e formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2026-2027.