Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri

By: D Marku
27 December 2025 at 11:00

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Lela Seferi, ka vendosur të thyejë heshtjen pas një periudhe mungese nga aktivitetet publike dhe rrjetet sociale. Përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë me ndjekësit e saj në Instagram, ajo ka zbuluar arsyen e kësaj shkëputjeje.

Lela ka konfirmuar se së fundmi i është nënshtruar një ndërhyrjeje estetike, konkretisht heqjes së dhjamit në zonën poshtë mjekrës (gushë). Siç ka shpjeguar vetë, procedura ka kërkuar kohë rikuperimi dhe respektimin e disa kushteve pas operacionit.

“Jam kanë e bllokume sa i përket punës, e kam mbajt dhe vazhdoj me mbajt këtë fashën që është e detyrueshme mbas intervenimit”, ka shkruar ajo, duke publikuar edhe një foto ku shfaqet me fashën kompresuese rreth kokës.

Pavarësisht sakrificave të përkohshme, Lela shprehet shumë e kënaqur me ndryshimin. Sipas saj, rezultati ka qenë më i mirë nga sa e kishte imagjinuar: “Kur po e heku, po më shkëlqejnë sytë prej punës së bukur që e kanë bo.”

E pyetur për shenjat pas ndërhyrjes, ish-banorja ka sqaruar se aktualisht ka vetëm një shenjë të vogël poshtë mjekrës, e cila është normale duke qenë se kanë kaluar vetëm dy javë nga operacioni. Ajo thekson se me kalimin e kohës, lëkura do të vazhdojë të përmirësohet derisa shenja të zhduket plotësisht.

The post Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri appeared first on Albeu.com.

Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri

By: gaze tare
27 December 2025 at 10:38

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Lela Seferi, ka vendosur të thyejë heshtjen pas një periudhe mungese nga aktivitetet publike dhe rrjetet sociale. Përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë me ndjekësit e saj në Instagram, ajo ka zbuluar arsyen e kësaj shkëputjeje.

Lela ka konfirmuar se së fundmi i është nënshtruar një ndërhyrjeje estetike, konkretisht heqjes së dhjamit në zonën poshtë mjekrës (gushë). Siç ka shpjeguar vetë, procedura ka kërkuar kohë rikuperimi dhe respektimin e disa kushteve pas operacionit.

“Jam kanë e bllokume sa i përket punës, e kam mbajt dhe vazhdoj me mbajt këtë fashën që është e detyrueshme mbas intervenimit”, ka shkruar ajo, duke publikuar edhe një foto ku shfaqet me fashën kompresuese rreth kokës.

Pavarësisht sakrificave të përkohshme, Lela shprehet shumë e kënaqur me ndryshimin. Sipas saj, rezultati ka qenë më i mirë nga sa e kishte imagjinuar: “Kur po e heku, po më shkëlqejnë sytë prej punës së bukur që e kanë bo.”

E pyetur për shenjat pas ndërhyrjes, ish-banorja ka sqaruar se aktualisht ka vetëm një shenjë të vogël poshtë mjekrës, e cila është normale duke qenë se kanë kaluar vetëm dy javë nga operacioni. Ajo thekson se me kalimin e kohës, lëkura do të vazhdojë të përmirësohet derisa shenja të zhduket plotësisht.

The post Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri appeared first on iconstyle.al.

Mbi 1.2 milionë persona erdhën në Shqipëri gjatë nëntorit

23 December 2025 at 14:16

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ Shqipëria edhe gjatë muajit nëntor ka tërhequr vizitorët e huaj, duke konfirmuar pozicionin e saj si një nga destinacionet më të preferuara turistike në rajonin e Ballkanit edhe gjatë stinës së dimrit.

Gjatë muajit nëntor të këtij viti në territorin e Shqipërisë kanë hyrë 1.282.118 shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar një rritje me 1,4 %, krahasuar me nëntorin e një viti më parë.

Sipas shifrave të publikuara nga INSTAT 1.322.499 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 3,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Në nëntor 2025, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 652.150, duke pësuar një rënie me 1,3 %, krahasuar me Nëntor 2024. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 629.968. Ky numër është rritur me 4,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024”, thuhet në njoftimin e INSTAT.

INSTAT bën të ditur se “në nëntor 2025, 96% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 86 % të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 5 %, Evropa Qendrore/ Lindore dhe Evropa Veriore secili me 4 %”.

Sipas INSTAT, qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 97 % të rasteve është për qëllime personale.

“Në nëntor 2025, ky tregues ka shënuar një rritje me 4,5 % krahasuar me Nëntor 2024. Hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale kanë rënë me 3,6 %”, theksohet në njoftimin e INSTAT.

Ndërkohë sa i takon daljeve në muajin nëntor 2025, 677.065 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 7,5%, krahasuar me Nëntor 2024.

“Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Nëntor 2025 janë 645.434. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues paraqitet pothuajse i pandryshuar, me një rënie shumë të lehtë prej 0,01%”, vlerëson INSTAT.

/k.s/a.f/

 

 

 

The post Mbi 1.2 milionë persona erdhën në Shqipëri gjatë nëntorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spitali Memorial Fier, ndërhyrje të suksesshme në arterien karotide te 99-vjeçari

10 December 2025 at 13:20

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Në Spitalin Memorial Fier është kryer një tjetër ndërhyrje e suksesshme.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ndau eksperiencën frymëzuese të 99-vjeçarit Qemal Isufaj, i cili pak ditë më parë u paraqit në gjendje të rëndë, për t’iu nënshtruar angiografisë cerebrale në tru, në Spitalin Memorial Fier.

Falë profesionalizmit dhe përkushtimit të ekipit mjekësor, u realizua me sukses stentimi i arteries karotide të djathtë, një ndërhyrje delikate dhe e rëndësishme, e kryer për herë të parë në një spital publik në vend.

“Shërbim cilësor, ekspertizë e avancuar dhe kujdes i barabartë për çdo qytetar, kudo që jeton! Faleminderit çdo pacienti që beson dhe mbështetet tek profesionalizmi. Mirënjohje ndaj çdo mjeku e infermieri që shërben me përulje e devotshmëri në çdo strukturë shëndetësore në vend, thuhet në njoftimin për shtyp të MSHMS-së.


/m.m/a.f/r.e/

The post Spitali Memorial Fier, ndërhyrje të suksesshme në arterien karotide te 99-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mjekët e “Shefqet Ndroqit” realizojnë me sukses operacionin për heqjen e një formacioni cistik

By: lindita
2 December 2025 at 10:07

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se ekipi i kirurgjisë në spitalin “Shefqet Ndroqi” realizoi një operacion tepër kompleks për heqjen e një formacioni cistik dhe më pas riimplantimin e klavikulës me pllakë titani, një ndërhyrje që i riktheu jetesën normale pacientit. “Mirënjohje për ekipin kirurgjikal: Prof.As. Fatmir Caushi, Dr. Shk. Ilir Skenduli, Dr. Alban Hatibi, Dr.

Source

FOTO/ Dafina “zhduk” një nga ndërhyrjet e saj estetike, ja si duket tani

By: D Marku
11 November 2025 at 15:18

Këngëtarja e dashur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka habitur ndjekësit me një vendim që pak vajza të famshme do ta bënin sot: ajo ka hequr filler-in e buzëve.

Në një postim në Instagram, Dafina ndau një foto të re dhe një mesazh të shkurtër, por shumë domethënës: “Removed my lipfiller”.

Në imazhin që ka shpërndarë, artistja shfaqet me një pamje krejt ndryshe — më e butë, më natyrale dhe, sipas shumë fansave, më e bukur se kurrë më parë

Ndërkohë që shumë vajza ende vrapojnë pas trendeve të “buzëve perfekte”, Dafina duket se ka zgjedhur të ndjekë një drejtim tjetër, duke përqafuar thjeshtësinë dhe autenticitetin.

The post FOTO/ Dafina “zhduk” një nga ndërhyrjet e saj estetike, ja si duket tani appeared first on Albeu.com.

Osmani dënon ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhje

9 October 2025 at 20:06

PRISHTINË, 9 tetor /ATSH/ Presidentja Vjosa Osmani gjatë një takimi me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, vuri theks të veçantë te ndërhyrjet direkte nga  Serbia në zgjedhjet lokale, një dukuri e përsëritur ndër vite, e cila po manifestohet përmes blerjes së votës, ndërhyrjeve të jashtme, frikësimit dhe dhunës.

Në këtë takim, presidentja Osmani dënoi ashpër ndërhyrjet e Beogradit zyrtar, duke bërë thirrje për angazhim të plotë në mbrojtje të integritetit të procesit zgjedhor.

Osmani theksoi rëndësinë e zhvillimit të një procesi zgjedhor të qetë, të rregullt dhe me integritet të plotë, si themel i demokracisë dhe i besimit të qytetarëve në institucionet e vendit në zgjedhjet e 12 tetorit.

Osmani gjithashtu u bëri apel të gjithë aktorëve politikë dhe institucionalë, si dhe atyre ndërkombëtarë, që të kontribuojnë në mbrojtjen e votës së lirë dhe të dënojnë çdo akt të jashtëligjshëm që cenon vullnetin demokratik të qytetarëve të Kosovës.

Më 12 tetor, në Kosovë mbahen zgjedhjet e rregullta për kryetarë të komunave dhe asamblistë të kuvendeve komunale.

/Kosovapress/

The post Osmani dënon ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Jennifer Lopez ka bërë ndërhyrje kirurgjikale?

By: gaze tare
8 October 2025 at 21:41

Pasi finalizoi divorcin e saj nga Ben Affleck në janar 2025, Jennifer Lopez ka filluar një rikuperim intensiv të gjendjes së saj fizike dhe emocionale, ku e ka bërë veten një përparësi dhe kërkon çdo ditë të shkëlqejë përsëri përpara se dramat e dashurisë ta shkatërrojnë plotësisht.

Sipas burimeve pranë RadarOnline, Lopez është në një “mision vetëpërmirësimi” dhe rezultatet janë “shumë të dukshme”. Në moshën 56 vjeç, J.Lo thuhet se është e vendosur të qëndrojë në krye të industrisë së Hollivudit, e cila është e fiksuar pas imazhit, dhe ekspertët sugjerojnë se ajo po e arrin këtë qëllim me një sërë trajtimesh kozmetike.

Një burim i brendshëm i tha RadarOnline se ndërhyrjet e fundit i kanë bërë Jennifer Lopez mirë, duke i dhënë asaj “një dozë të madhe vetëbesimi” dhe se “ajo nuk do të ndalet me kaq. Ajo ka shumë gjëra të tjera që dëshiron të bëjë”.

Aktorja, e cila tani është beqare, duket “rikthyer në formë të shkëlqyer dhe lëkura e saj duket e mrekullueshme”, shtoi burimi. Në këtë mënyrë, si ekspertët ashtu edhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale, nxjerrin në pah imazhin e saj të ri dhe gjendjen e formës që ka arritur pas kaq shumë episodeve që e kanë lënë në një pozitë të keqe përpara botës së argëtimit.

Edhe pse burime të brendshme mohojnë se ajo i është nënshtruar procedurave invazive, spekulimet rreth shkallës së ndryshimeve të Lopez janë të larta. Flitet për një sërë trajtimesh me lazer dhe injeksione të reja për të gjeneruar kolagjen për lëkurën. Megjithatë, ndryshimi më i madh fizik që ka ndezur debatin përqendrohet në një pjesë specifike të anatomisë së saj.

“Gjoksi i saj duket se është rritur në madhësi dhe ka një ngritje të re. Mendimi i përgjithshëm është se ajo ka pasur edhe disa ndryshime në atë zonë”, tha një burim për RadarOnline, duke vënë në dukje se ndërsa artistja nuk do ta pranonte, është “një sekret i hapur midis rrethit të saj të ngushtë se ajo ka vizituar kirurgun e saj”.

Përtej trajtimeve kozmetike, burimi theksoi se pamja e saj aktuale është edhe për shkak të punës së vështirë fizike

Kohët e fundit pati spekulime për një pajtim midis Ben Affleck dhe Jennifer Lopez për shkak të një ribashkimi që ata patën falë kinemasë. Në tapetin e kuq në premierën e filmit Kiss Of The Spider Woman, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u panë duke pozuar së bashku, teksa bënë një paraqitje të përbashkët surprizë disa ditë më parë.

The post Jennifer Lopez ka bërë ndërhyrje kirurgjikale? appeared first on iconstyle.al.

Balluku: Ne jemi të bukur si fis, nuk na është dashur asnjë lekë për ndërhyrje

29 September 2025 at 15:36

“Pusho ti o bukurosh!”, kështu i drejtua gjatë seancës së sotme në Kuvend, Belinda Balluku deputetit të PD Klevis Balliu, teksa ky i fundit e ndërpreu gjatë fjalës së saj. Kaq u desh që mes Balluku dhe Balliu të shkëmbeheshin ironi dhe replika. Ky i fundit deklaroi se ka lindur i bukur, kurse sipas tij, […]

The post Balluku: Ne jemi të bukur si fis, nuk na është dashur asnjë lekë për ndërhyrje appeared first on BoldNews.al.

Okulistika në QSUT, Simaku: Ndërhyrje falas në 2200 pacientë, u trajtuan 45 të huaj

15 September 2025 at 10:40

TIRANË, 15 shtator /ATSH/ Nga muaji janar deri në gusht të këtij viti, në Shërbimin e Okulistikës pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë realizuar 2200 ndërhyrje kirurgjikale.

Kirurgu okulist në QSUT, Ermal Simaku shprehet se 2200 pacientë kanë përfituar ndërhyrje falas për kataraktën, duke iu përmirësuar shikimin qindra qytetarëve.

“Ndërhyrjet janë kryer me standarde bashkëkohore, ndërsa një pjesë e rëndësishme e përfituesve janë pacientët diabetikë, një kategori më e rrezikuar nga problemet e shikimit për shkak të sëmundjes së tyre”, tha Simaku.

Kirurgu Simaku shprehet se “falë një sistemi kompjuterik online, planifikimi për ndërhyrjet bëhet që në poliklinikat apo rrethin përkatës ku është pacienti. Caktohet një datë dhe pacienti paraqitet në spital, vizitohet, konsultohet dhe kryhet ndërhyrja kirurgjikale që është ditore”.

Sipas kirurgut Simaku, gjatë verës, 45 turistë të huaj me problematika kalimtare kanë marrë shërbim okulistik pranë QSUT-së.

“Dy raste janë hospitalizuar për trajtim më të gjerë në qendrën tonë. Për gjithë Spitalin Francez janë rreth 200 pacientë, por sa i përket okulistikës diku te 45-50 pacientë paraqiten në urgjencën e spitalit çdo ditë”, përfundon Simaku.

Në shërbimin e okulistikës në QSUT, kryhen ndërhyrje nga mjekët oftamologë te pacientët nga moshat pediatrike, adoleshentët dhe grup-moshat më të mëdha.

Shërbimi i Okulistikës pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është i pajisur me aparatura të reja diagnostike dhe terapeutike, që rrisin ndjeshëm cilësinë e trajtimit për sytë te të gjithë pacientët.

/e.i//r.e//a.f/

The post Okulistika në QSUT, Simaku: Ndërhyrje falas në 2200 pacientë, u trajtuan 45 të huaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Beteja me kancerin e lëkurës, Joe Biden i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

By: D Marku
5 September 2025 at 09:49

Ish-presidenti amerikan, Joe Bide, iu nënshtrua një operacioni për kancerit të lëkurës të enjten.

Zëdhënësja e tij, Kelly Scully, konfirmoi operacionin pasi “Inside Edition” publikoi një video të Bidenit duke u larguar nga kisha në Delaware me një shenjë në ballë.
Ajo tha se Biden iu nënshtrua operacionit Mohs, një procedurë që bëhet me qëllim që të mos mbeten më shenja të kancerit.
Dy vjet më parë, ndërsa Biden ishte në detyrë, atij iu hoq një lezion nga gjoksi. Në maj, zyra e Bidenit njoftoi se ai ishte diagnostikuar me një formë agresive të kancerit të prostatës.
“Kanceri na prek të gjithëve”, shkroi Biden në rrjetet sociale në atë kohë. “Ashtu si shumë prej jush, unë dhe Jill kemi mësuar se jemi më të fortë në vendet e thyera”.
Familja Biden është përballur vazhdimisht me kancerin gjatë viteve. Djali i Bidenit, Beau, vdiq nga një tumor në tru dhe gruas së tij, Jill, iu hoqën dy lezione kancerogjene.

The post Beteja me kancerin e lëkurës, Joe Biden i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale appeared first on Albeu.com.

Koçiu: Realizohet për herë të parë në Shqipëri stentimi i arterieve mesenterike superiore

2 September 2025 at 11:37

TIRANË, 2 shtator/ATSH/ Për herë të parë në Shqipëri, në Spitalin Rajonal të Shkodrës, u realizua me sukses stentimi i arterieve mesenterike superiore, një ndërhyrje shumë komplekse që trajton isheminë kronike të mezenterit, një sëmundje me një shkallë të lartë vdekshmërie.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, bëri me dije se ndërhyrja u realizua me metodën endovaskulare, falë bashkëpunimit të ngushtë mes kirurgëve vaskularë dhe hemodinamistëve, duke shpëtuar jetën e një pacienti 43-vjeçar.

Koçiu shprehu mirënjohjen e saj për ekipin e mjekëve që realizuan këtë ndërhyrje të suksesshme, duke përfshirë dr. Besmir Grizhja, dr. Enkelejd Lohja, dr. Gledis Zaimi dhe dr. Kevin Bektasha.

1 nga 2

/r.e//a.f/

The post Koçiu: Realizohet për herë të parë në Shqipëri stentimi i arterieve mesenterike superiore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kolektori i digës së Liqenit të Tiranës i bllokuar në dy zona problematike, nevojitet ndërhyrje

2 September 2025 at 09:20

Investigimi i kompanisë konsulente të kontaktuar nga ujësjellësi për të verifikuar gjendjen e digës së Liqenit Artificial të Tiranës dhe sistemet e saj të shkarkimit ka treguar se kolektori kryesor është i bllokuar në dy zona problematike, ku nevojitet ndërhyrje. Në mbledhjen e fundit, Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) shqyrtoi projektin për inspektimin […]

The post Kolektori i digës së Liqenit të Tiranës i bllokuar në dy zona problematike, nevojitet ndërhyrje appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Zjarri në Pishë-Poro merr përmasa të mëdha, vijon operacioni për shuarjen e flakëve

25 August 2025 at 19:51

VLORË– Në Pishë-Poro të Vlorës, zjarri i rënë në një terren ranor në fshatin Delisuf të njësisë administrative Novoselë është favorizuar nga era dhe ka marrë një shtrirje të madhe në drejtim të fshatit Pishë-Poro.

Terreni ranor nuk mundëson operimin me mjete zjarrfikëse edhe pse 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë, 4 forca AdZM dhe 10 forca bashkiake ndodhen në zonë.

Në mbështetje të forcave në terren kanë fluturuar nga Baza e Kuçovës katër helikopterë, dy të Forcës Ajrore shqiptare dhe dy të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Aktualisht, në operacionin për neutralizimin e vatrave të zjarrit, 2 helikopterë po operojnë në zonën e Poros dhe 2 të tjerë në Bogovë.

Njëkohësisht, Forca Ajrore vijon monitorimin e zonës me dronët TB-2, me qëllim identifikimin e vatrave të reja potenciale si dhe evidentimin e rasteve të mundshme të zjarrëvënieve të qëllimshme./abcnews.al

Ndërhyrje e suksesshme në Spitalin e Vlorës, Koçiu: 59-vjeçari diabetik rifiton ndjeshëm shikimin

20 August 2025 at 09:30

TIRANË, 20 gusht/ATSH/ Në Spitalin Rajonal të Vlorës u realizua me sukses një ndërhyrje delikate tek një pacient 59-vjeçar, i cili kishte humbur shikimin nga komplikacionet e diabetit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot rastin e ndërhyrjes së suksesshme, ndërsa e konsideroi Spitalin Rajonal të Vlorës një qendër ekselence rajonale për shërbimet e okulistikës.

Pas trajtimit, pacienti 59-vjeçar rifitoi ndjeshëm pamjen dhe shpresën për një jetë më të pavarur.

“Ky rezultat behet me domethënës falë investimeve në kabinetin e ri të okulistikës, të pajisur me teknologji moderne dhe paketat e rimbursuara të vitrektomisë, që garantojnë trajtime falas, pa nevojë për referim në spitale të tjera”, u shpreh Koçiu, ndërsa shprehu mirënjohjen për ekipin mjekësor: Dr. Kemal Ylsek, Dr. Edmond Isufaj, Dr. Dilaver Haskaj, Dr. Ëngjëll Lazaj, Dr. Odela Risilia dhe infermiere Kleoniqi Mustafaraj.

Spitali Rajonal i Vlorës, me një ekip të përkushtuar mjekësh dhe infermierësh, ofron shërbim dhe kujdes mjekësor jo vetëm për qytetarët vlonjatë, por edhe për pushuesit vendas dhe turistët e huaj që zgjedhin këtë qytet për të kaluar pushimet verore.

/m.m//a.f/

The post Ndërhyrje e suksesshme në Spitalin e Vlorës, Koçiu: 59-vjeçari diabetik rifiton ndjeshëm shikimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Për herë të parë në histori, një robot përfundon i vetëm një ndërhyrje të plotë kirurgjikale

By: gaze tare
11 August 2025 at 15:13

Për herë të parë në histori, një robot i drejtuar nga inteligjenca artificiale ka përfunduar i vetëm një ndërhyrje të plotë kirurgjikale: heqjen e një fshikëze të tëmthit të inflamuar. Sistemi përdor softuerin SRT-H (Surgical Robot Transformer–Hierarchy), i zhvilluar në Universitetin Johns Hopkins në Baltimore dhe i integruar në një version të modifikuar të robotit Da Vinci. Lajmi u bë i ditur fillimisht nga mediat ndërkombëtare, përfshirë “la Repubblica”.

Si funksionoi

Sipas përshkrimit zyrtar, SRT-H është trajnuar me mijëra orë video të operacioneve reale, duke “mësuar” hapat kirurgjikalë dhe logjikën e vendimmarrjes. Pas këtij trajnimi, roboti kreu me sukses tetë ndërhyrje radhazi në modelime “ex vivo” të organeve të derrit (organe të marra jashtë trupit), duke:

• u përshtatur në kohë reale me ndryshimet anatomike,
• vërejtur dhe korrigjuar gabime të mundshme gjatë rrugës,
• ruajtur saktësi të krahasueshme me një ekip njerëzor, edhe pse me ritëm më të ngadaltë.

Pse është e rëndësishme

Deri sot, shumica e robotëve kirurgjikalë – si Da Vinci – veprojnë nën drejtimin e drejtpërdrejtë të kirurgut (tele-operim). Rasti i SRT-H shënon kalimin drejt autonomisë së plotë në një procedurë të tërë, çka mund të sjellë:

• standardizim më të madh të teknikave,
• reduktim të gabimeve njerëzore,
• akses më të gjerë në kirurgji cilësore, veçanërisht në spitale me staf të kufizuar.

The post Për herë të parë në histori, një robot përfundon i vetëm një ndërhyrje të plotë kirurgjikale appeared first on iconstyle.al.

Fluks i lartë udhëtarësh në pikat e kalimit kufitar, ekipet doganore në gatishmëri të plotë

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ Administrata Doganore bën të ditur se, me kulmin e sezonit turistik, flukset e udhëtarëve në pikat doganore tokësore janë në rritje të ndjeshme çdo ditë.

Sipas Administratës Doganore, vetëm gjatë ditës së djeshme, janë regjistruar hyrje të larta të shtetasve në këto pika kufitare:

Hani i Hotit & Muriqan – mbi 25,000 shtetas
Grabom & Vernosh – rreth 2,000 shtetas
Kakavijë – 10,256 shtetas
Kapshticë – 3,853 shtetas
Bllatë – 7,468 shtetas

Ekipet doganore ndodhen në terren me gatishmëri të plotë, për të garantuar shërbim të shpejtë, mikpritës dhe me integritet të lartë për çdo qytetar dhe vizitor që hyn në territorin shqiptar.

The post Fluks i lartë udhëtarësh në pikat e kalimit kufitar, ekipet doganore në gatishmëri të plotë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidentja e Moldavisë: Rusia po përgatit një “ndërhyrje të paprecedentë” në zgjedhjet e vjeshtës

By: Ardit
30 July 2025 at 15:41

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha pas mbledhjes së Këshillit Suprem të Sigurisë më 30 korrik se Rusia synon të “kontrollojë” Moldavinë duke ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare të 28 shtatorit. Ajo paralajmëroi se Moska po përgatit mjete politike për të ndikuar rezultatin dhe për të fituar shumicën në Parlamentin e ri. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry […]

The post Presidentja e Moldavisë: Rusia po përgatit një “ndërhyrje të paprecedentë” në zgjedhjet e vjeshtës appeared first on BoldNews.al.

FOTO-VIDEO/ Zjarr në Berat, flakët i afrohen banesave

By: Ardit
25 July 2025 at 15:34

Një zjarr ka përfshirë një zonë pyjore në një nga fshatrat e Beratit. Në pamjet e siguruara nga Boldnews.al, shihet se flakët janë përhapur në një zonë kodrinore. Deri më tani flakët janë përhapur në një zonë të konsiderueshme dhe janë afruar pranë banesave.   Ndërsa për fikjen e zjarrit ka ndërhyrë edhe një helikopter […]

The post FOTO-VIDEO/ Zjarr në Berat, flakët i afrohen banesave appeared first on BoldNews.al.

Rama: Teknika e avancuar Whipple, realizohet me sukses ndërhyrja te një paciente 33-vjeçare

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Një ndërhyrje u realizua me sukses në Spitalin Universitar të Traumës tek një paciente 33-vjeçare.

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, tha se “një insulinomë 3 cm, tumor i rrallë në kokën e pankreasit, u diagnostikua dhe trajtua me sukses te një paciente 33-vjeçare, falë bashkëpunimit multidisiplinar dhe ndërhyrjes së specializuar kirurgjikale”.

Rama tha se “operacioni u krye me teknikën e avancuar Whipple (Duodeno-Cefalo-Pankreatektomi), duke ruajtur funksionin pankreatik dhe shmangur komplikacionet”.

Kreu i qeverisë shprehu mirënjohje për përkushtimin e ekipit: dr. Dritan Çela, dr. Valmira Abilaliaj, dr. Dorina Shtjefni, dr. Ervin Sulaj, si dhe infermieret Mirela Heti, Arta Prendi, Alma Shkalla, Adelina Hysa.

Në Spitalin Universitar të Traumës falë investimeve në teknologji vitet e fundit mjekët po realizojnë me sukses një sërë ndërhyrjesh delikate.

1 nga 2

/k.s//r.e/

The post Rama: Teknika e avancuar Whipple, realizohet me sukses ndërhyrja te një paciente 33-vjeçare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌