Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit, fluks i lartë në portin e Vlorës dhe Kakavijë

By: Elva
21 December 2025 at 09:37

Kthimi i emigrantëve shqiptarë për festat e fundvitit ka sjellë fluks të lartë pasagjerësh si në Portin e Vlorës, ashtu edhe në pikat kufitare tokësore me Greqinë. Në Portin e Vlorës, këtë të diel ka mbërritur trageti “European Star” nga Brindisi i Italisë, me 692 pasagjerë dhe 45 anëtarë ekuipazhi në bord. Bashkë me pasagjerët […]

The post Emigrantët kthehen për festat e fundvitit, fluks i lartë në portin e Vlorës dhe Kakavijë appeared first on BoldNews.al.

Reuters: Nis ardhja e emigrantëve të parë të deportuar nga SHBA në Kosovë

12 December 2025 at 18:32


Kosova ka nisur të pranojë emigrantë të deportuar nga Shtetet e Bashkuara dhe që nuk janë me origjinë nga Kosova, tha vonë të enjten kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Kosova pranoi një kërkesë nga administrata e Presidentit Donald Trump për të pranuar fillimisht 50 të dëbuar.

“Ne po pranojmë ata që SHBA-të nuk i donin në territorin e tyre”, tha Kurti për televizionin Kanal10, shkruan Reuters.


Ai nuk dha detaje se nga cilat vende ishin ata dhe tha se vetëm një ose dy emigrantë kanë mbërritur deri më tani.

Paratë që emigrantët sollën në shtëpi arritën rekordin e 817 milionë eurove në periudhën janar-shtator

By: V K
11 December 2025 at 07:47

Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëri po vijojnë të kenë një tendencë rritjeje, duke reflektuar ciklin e ri të emigracionit në vend.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave, bënë të ditur se të ardhurat nga emigrantët ishin 817 milionë euro në janar-shtator 2025, me një rritje prej 5.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ritmet e rritjes u përshpejtuan në tremujorin e tretë, që tradicionalisht ka flukse më të larta hyrjeve për shkak se emigrantët vijnë në Shqipëri gjatë pushimeve të verës.

Për korrik-shtator 2025, emigrantët sollën tek të afërmit në vendlindje 285 milionë euro, ose 8.8% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Që nga viti 2013, paratë që emigrantët sjellin në Shqipëri janë rritur vazhdimisht (shiko grafikun), duke reflektuar një cikël të ri emigracioni, që nisi kryesisht pas vitit 2015.

Pas një rënieje në vitin 2020, si efekt i pandemisë, tendenca rritëse u përshpejtua dukshëm. Në 9 muajt e parë të 2024-s, për herë të parë u tejkalua kufiri prej 800 milionë eurosh.

Me këto ritme viti mund të mbyllet me nivele rekord prej mbi 1 miliardë euro. (në tremujorin e fundit 2024 prurjet ishin 273 milionë euro).

Emigrantët e rinj duket se nuk ikin pa e kthyer kokën pas, duke u kujdesur për të afërmit që lënë në Shqipëri.

Sipas të dhënave të Eurostat, vetëm në 2022-2023 u dhanë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë. Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 920 mijë shtetas shqiptarë, të cilët janë një potencial për të dërguar para tek të afërmit që kanë lënë në Shqipëri.

Aktorët e tregut pohojnë se kanalet kryesore vijojnë të mbeten vendet tradicionale ku ka emigracione, si Greqia e Italia, por vitet e fundit ka pasur rritje dhe nga destinacionet e reja si Anglia dhe Gjermania.

Remitancat llogariten nga Banka e Shqipërisë si pjesë e llogarisë korrente në bilancin e pagesave, sipas standardeve të FMN-së (BPM6).

Ato përfshijnë të gjitha prurjet monetare që emigrantët dërgojnë drejt familjeve dhe individëve rezidentë në Shqipëri, si përmes kanaleve formale (bankat, institucionet financiare dhe operatorët e transfertave), ashtu edhe përmes vlerësimeve të prurjeve informale.

Për këtë qëllim, Banka përdor të dhënat e sistemit bankar, raportimet periodike të subjekteve të licencuara dhe anketa specifike tek familjet përfituese, duke synuar të kapë tërësinë e flukseve reale të remitancave në ekonomi./ Monitor

The post Paratë që emigrantët sollën në shtëpi arritën rekordin e 817 milionë eurove në periudhën janar-shtator appeared first on Albeu.com.

Emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi do të sillen në Shqipëri/ Zbardhet plani i qeverisë italiane për Gjadrin

By: V K
10 December 2025 at 10:28

Qendra e Gjadrit në Shqipëri, pritet të rihapet për azilkërkuesit që vijnë nga vendet e konsideruara të sigurta, në pritje të procedurave të përshpejtuara të kufirit.

Plani i ministrit të Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, parashikon që migrantët të mos merren më drejtpërdrejt nga deti përmes kontrolleve në bord të anijeve të Marinës, por të dërgohen në Shqipëri pas regjistrimit fillestar në hotspot-et italiane, pavarësisht nëse mbërritja e tyre ndodh me anije shtetërore, gomone apo mjete të tjera.

Sipas qeverisë italiane, qendra shqiptare do të funksionojë si një qendër kthimi në një vend të tretë të sigurt, duke u mbështetur te rregullat e reja evropiane që lejojnë mbajtjen dhe shqyrtimin e kërkesave të migrantëve nga vende të sigurta përmes procedurave të përshpejtuara.

Autoritetet presin që numri i personave të transferuar të jetë shumë më i lartë se në fazën e parë, pasi lista e re evropiane e vendeve të origjinës së sigurta do të përfshijë tashmë Bangladeshin dhe Egjiptin, prej të cilëve këtë vit kanë ardhur mbi 28 mijë persona, gati gjysma e mbërritjeve totale.

Kësaj do t’i shtohen edhe shtetasit tunizianë dhe marokenë, të cilët gjithashtu mund të riatdhesohen shpejt sipas procedurave të përshpejtuara.

Plani i Viminales parashikon që pjesa më e madhe, në mos të gjitha 1.100 vendet e qendrës së Gjadrit, të mbushen me një qarkullim të shpejtë emigrantësh, pasi procedurat e përshpejtuara të kufirit parashikojnë riatdhesimin brenda një muaji.

Ministria e Brendshme italiane beson se, me rregullat e reja të BE-së, migrantët nuk do të mund të përdorin më apelimet automatike për të shmangur qëndrimin në qendër dhe për t’u rikthyer në Itali gjatë pritjes së vendimit përfundimtar të gjykatës.

Ndër normat e miratuara në Këshillin e BE-së, është edhe heqja e pezullimit automatik të riatdhesimit në rast ankimi. Emigranti mund të paraqesë apel, por riatdhesimi do të kryhet, përveçse nëse gjykata vendos të pezullojë urdhrin e dëbimit.

Ministri italian i Drejtësisë, Carlo Nordio, e ka përshkruar këtë paketë rregullash si një hap të rëndësishëm drejt qartësimit juridik, duke theksuar se vendimet e pritshme të trilogut do të eliminojnë çdo paqartësi gjyqësore dhe do të forcojnë zbatimin e procedurave.

Qeveria italiane po përgatitet të riaktivizojë mekanizmin e dërgimit të migrantëve në Shqipëri, e bindur se lista e re evropiane e vendeve të sigurta adreson të gjitha kundërshtimet e ngritura më herët nga gjykatat italiane.

Aktualisht, qendra e Gjadrit, zemra e të ashtuquajturit “model Shqipëria” ka mbetur kryesisht e zbrazët, një situatë që Konferenca Ipeshkvnore Italiane e ka kritikuar duke e cilësuar si “në kufijtë e demokracisë”.

The post Emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi do të sillen në Shqipëri/ Zbardhet plani i qeverisë italiane për Gjadrin appeared first on Albeu.com.

Italia: Qendrat shqiptare të migrantëve, modeli i parë i BE-së

By: melisa
9 December 2025 at 12:47

“Pika e kthesës që kërkonte qeveria italiane për çështjen e migracionit është arritur”, tha Ministria e Brendshme italiane, sipas shkrimit të Nicoletta Ionta për Euractiv. Italia njoftoi se miratimi nga Këshilli i BE-së i dosjeve kryesore të migracionit do t’i lejojë më në fund vendit të vërë në funksion dy qendrat e përpunimit të azilit në Shqipëri, pas muajsh pengesash ligjore që i kishin…

Source

Emigrantët e huaj azil në Shqipëri, Rama “azil” në Europë

By: Elva
6 December 2025 at 16:34

Nga Boldnews.al Nëse laku i shtrëngohet nga ata që ai deri dje ua shtrëngonte, kryeministri Edi Rama e ka një zgjidhje alternative. Faktet janë dhënë… Kur ish-numri dy i qeverisë ka marrë arratinë dhe kërkon azil për t’iu shmangur drejtësisë në vend, pse mos e provojë edhe numri një, gjithnjë nëse në SPAK hapet dera […]

The post Emigrantët e huaj azil në Shqipëri, Rama “azil” në Europë appeared first on BoldNews.al.

Emigrantët/ Britania ashpërson masat, shqiptarëve me azil të refuzuar u ofrohen deri në 10,000 paund për t’u kthyer në shtëpi

By: Fax Web
6 December 2025 at 10:10

Kriminelët e huaj dhe azilkërkuesit e refuzuar nuk do të marrin më shumë se 10,000 paund për t’u kthyer në shtëpi, tha sekretarja britanike e Shtetit për Departamentin e Brendshëm, Shabana Mahmood, sipas “Daily Express”. Mahmood kërkon të rrisë shumën e dhënë për shkelësit e ligjit të emigracionit, të dënuarit e huaj dhe për personat që u është refuzuar strehimi në Britaninë e Madhe – për t’i inkurajuar ata të largohen.

Ministri i Sigurisë Kufitare, Alex Norris tha se pagesat – aktualisht deri në 3,000 paund – ishin një shumë e madhe – për shkak të kostove të akomodimit të të ardhurve të paligjshëm. Ai këmbënguli se ndihmat nuk do të kalonin 10,000 paund – megjithëse refuzoi të përcaktonte një shifër të saktë.

Norris zbuloi, për herë të parë, se Ministria e Brendshme do të deportonte fëmijët e lindur në Britaninë e Madhe nëse prindërit e tyre ishin caktuar për t’u larguar.

Deklarata e tij erdhi përpara mbërritjes së emigrantëve të parë në Qendrën e Emigracionit “Campsfield”, e cila është rihapur si pjesë e përpjekjejeve për të rritur deportimet.

“Për momentin, lloji i regjimit për të cilin po flasim është rreth 3,000 paud”, tha Norris në Qendrën e Largimit të Emigracionit në Campsfield, të cilën Ministria e Brendshme e rihapi ndërsa përpiqet të rrisë deportimet.

“Po shqyrtojmë një program pilot të mundshëm për ta rritur këtë”, shtoi ai.

“Realiteti është, se kjo është një shumë e madhe sepse – nëse dikush ka nevojë të qëndrojë në hotel për një periudhë të gjatë kohore – është shumë e kushtueshme për taksapaguesin”, theksoi ai.

“Ofrimi i stimujve për kthimet vullnetare u shërben taksapaguesve, e bën këtë proces më të lehtë”, tha Norris.

“Nëse ka mënyra për t’u siguruar që kjo të ndodhë më shpesh, atëherë kjo është ajo që po shqyrtojmë nga afër”, shtoi ai.

I pyetur nëse pagesat mund të arrinin në 10,000 paund për emigrant, Norris këmbënguli se nuk mund ta miratonte këtë shifër. Çdo azilkërkues kushton, mesatarisht, 30,000 paund në vit për akomodim, ushqim, veshmbathje dhe pagesa emergjente në para të gatshme.

Familjet emigrante, kërkesat e të cilave për azil janë refuzuar, do të deportohen nëse refuzojnë stimujt, në para të gatshme.

Sekretarja e Brendshme, Shabana Mahmood do të urdhërojë deportimin me forcë të familjeve që refuzojnë të marrin stimuj më të mëdhenj, sipas Ministrisë së Brendshme.

“Aktualisht, ka një numër të konsiderueshëm familjesh që do të deportohen. Megjithatë, kjo nuk ka qenë pjesë e qasjes kryesore të Ministrisë së Brendshme britanike, që do të thotë se jemi në një situatë ku kemi 700 familje shqiptare që janë azilkërkues të refuzuar, nga një vend që është nënshkrues i KEDNJ-së “Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut” dhe nuk po largohen”, tha Norris.

“Në fund të fundit, do të jetë rasti i të gjithëve në bazë të meritave sipas ligjit të emigracionit, por për shkak të rrethanave dhe në këto raste, njerëzit do të largohen”, tha Norris i pyetur nëse kjo përfshin fëmijët që lindin në Britaninë e Madhe. Partia Laburiste këmbëngul se 50 000 kriminelë të huaj, azilkërkues të refuzuar dhe shkelës të ligjit për emigracionin janë larguar që kur qeveria e kryeministrit britanik, Keir Starmer mori detyrën.

Debati për emigrantët/ Britania ashpërson masat, shqiptarëve me azil të refuzuar u ofrohen deri në 10,000 paund për t’u kthyer në shtëpi

By: D Marku
6 December 2025 at 09:32

Kriminelët e huaj dhe azilkërkuesit e refuzuar nuk do të marrin më shumë se 10,000 paund për t’u kthyer në shtëpi, tha sekretarja britanike e Shtetit për Departamentin e Brendshëm, Shabana Mahmood, sipas “Daily Express”.

Mahmood kërkon të rrisë shumën e dhënë për shkelësit e ligjit të emigracionit, të dënuarit e huaj dhe për personat që u është refuzuar strehimi në Britaninë e Madhe – për t’i inkurajuar ata të largohen.

Ministri i Sigurisë Kufitare, Alex Norris tha se pagesat – aktualisht deri në 3,000 paund – ishin një shumë e madhe – për shkak të kostove të akomodimit të të ardhurve të paligjshëm.

Ai këmbënguli se ndihmat nuk do të kalonin 10,000 paund – megjithëse refuzoi të përcaktonte një shifër të saktë.

The post Debati për emigrantët/ Britania ashpërson masat, shqiptarëve me azil të refuzuar u ofrohen deri në 10,000 paund për t’u kthyer në shtëpi appeared first on Albeu.com.

Pamjet tronditëse në Egje: Roja greke përplas qëllimisht varkën me emigrantë për t’i mbytur në det, pse Europa hesht sërish?

By: Iconstyle
23 November 2025 at 20:35

Ka vite që ne e ndjekim këtë histori. Ka vite që shohim të njëjtat pamje, dëgjojmë të njëjtin mohim, lexojmë të njëjtat deklarata dhe presim të njëjtat “hetime që janë në proces”. Ka vite që Greqia bën të njëjtën gjë: Merr jetë njerëzish në det dhe ia hedh pa asnjë pasojë. Dhe nëse dikush do të kishte dyshime pse kjo histori u përsërit sërish, përgjigjja është e kuptueshme: sepse asnjëherë nuk u ndëshkua.

Ngjarja e fundit është treguesi i pastër i kësaj kulture shtetërore. Një anije e rojes bregdetare greke i afrohet një varke të vogël me emigrantë, burra, gra e fëmijë dhe e përplas me qëllim. Këta njerëz nuk kishin armë, nuk kërcënonin askënd, nuk po shkelnin ligje që justifikojnë dhunë fizike.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Turning Point UK 🇬🇧 (@tpointuk)

Ky veprim është i paligjshëm në çdo nivel të së drejtës ndërkombëtare.

Neni 33 i Konventës së Gjenevës ndalon kthimin e refugjatëve drejt rrezikut. Është krim ndërkombëtar. Çdo shtet që e bën mban përgjegjësi të plotë. Dënimi? Padi ndërkombëtare dhe dëmshpërblime që arrijnë qindra mijëra euro për viktimë.

Neni 18 i Kartës së BE-së garanton të drejtën për të kërkuar azil. Greqia, me këtë veprim, ua mohoi këtë të drejtë. BE mund të hapë procedura shkeljeje, të vendosë gjoba milionëshe, të bllokojë fonde. Por nuk e ka bërë. Asnjëherë.

Protokolli 4 i KEDNJ ndalon dëbimet kolektive. Kjo që bën Greqia është fiks kjo: marrje dhe shtyrje e një grupi të tërë njerëzish me dhunë. GJEDNJ parashikon dëmshpërblime me mijëra euro për person. Por Greqia nuk është prekur kurrë, sepse nuk ka dashur askush ta çojë deri në fund.

Neni 98 i UNCLOS detyron çdo anije shtetërore të shpëtojë persona në rrezik. E kundërta e shpëtimit është sulmi. Ajo që u pa në video është shkelje e qartë e këtij neni, që në ligj çon në hetime ndërkombëtare dhe dënime shtetërore. Nuk është marrë asnjë masë.

Konventat SOLAS dhe SAR thonë qartë: shpëtimi i jetëve në det është detyrim absolut. Nëse sjellja e oficerëve shkakton vdekje, ata mund të dënohen deri në 20 vite burg për mosdhënie ndihme.

Neni 3 i KEDNJ ndalon trajtimin çnjerëzor dhe degradues. Kur përplas një barkë me gra e fëmijë, ky është trajtim çnjerëzor. Dënimi? Burgim i rëndë për individët. Por përsëri: zero pasoja.

Pra, në vetëm disa sekonda video, Greqia ka shkelur të gjitha ligjet që ekzistojnë për të mbrojtur jetën. Dhe për ironi, të gjitha këto ligje Greqia i ka nënshkruar vetë.

Fatkeqësisht, kjo ngjarje nuk është e vetmja.

Në 2024, BBC zbuloi se rojet greke i kishin hedhur emigrantët në det. I kishin rrahur. I kishin futur në gomone të çara dhe i kishin braktisur. Të paktën 40 vdiqën. Greqia i mohoi, si gjithmonë.

Në 2023, Adriana u mbyt me rreth 600 persona. Rojet greke thanë se “nuk kishte nevojë për ndihmë”. BBC Verify provoi se anija ishte në rrezik për orë të tëra. Të mbijetuarit thanë se u intimiduan që të mos tregonin të vërtetën. Asnjë hetim i mirëfilltë, asnjë përgjegjësi.

Në 2020, NYT tregoi se Greqia kishte marrë me forcë më shumë se 1,000 njerëz nga tokat e veta dhe i kishte braktisur në det në gomone pa motor. Prapë, asnjë ndëshkim.

Shqiptarët e kanë përjetuar këtë mentalitet në kurriz shumë më herët. Nga rrahjet, braktisjet, djegiet e dokumenteve, trajtimet çnjerëzore në Kakavijë e Kapshticë, rasti shqiptar është i dokumentuar prej vitesh. Greqia i ka keqtrajtuar shqiptarët gjatë krizës së tyre më të madhe, i ka trajtuar me nënçmim institucional dhe as sot nuk është shkëputur dot nga ky mentalitet. Historia e dhunës së rojeve greke ndaj shqiptarëve është pjesë e të njëjtës praktikë. Ndryshon vetëm kombësia e viktimës, jo sjellja e autorit.

Ana morale rëndon njësoj në këtë histori. Sepse nuk është vetëm shkelje e ligjit, por tallje me jetën. Është humbje totale e ndjenjës së humanizmit. Nuk ka dilema ideologjike. Ka vetëm një realitet: të rrezikosh jetë njerëzish në det është akt i ulët, i pamoralshëm, i papranueshëm për një vend që pretendon të jetë pjesë e Bashkimit Europian.

Europa e di këtë. E ka kritikuar Greqinë dhjetëra herë, por nuk ka marrë masa. Asnjë sanksion, asnjë pezullim fondesh, asnjë hetim serioz. Fjalë shumë, veprime zero.

Ky është realiteti. I zhveshur. I pistë. I patolerueshëm. Dhe ka ardhur koha të thuhet siç është: Greqia po shkel ligjin, po shkel moralin dhe po shkel njerëzit. Dhe po e bën sepse askush nuk e ka ndalur. Ende.

The post Pamjet tronditëse në Egje: Roja greke përplas qëllimisht varkën me emigrantë për t’i mbytur në det, pse Europa hesht sërish? appeared first on iconstyle.al.

Shtëpia e zakonshme që fshihte një rrjet milionash – kush ishte TikToker-i pas 'perandorisë së kontrabandës së emigrantëve' në Britani?

20 November 2025 at 18:28


Një shtëpi me pamje normale fshihte një “perandori multi-milionëshe” të kontrabandës së emigrantëve, e drejtuar nga një TikToker që kërkonte 8 mijë funte për kalim të rrezikshëm.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Amanj Hasan Zada përdori taktika për të drejtuar një biznes "të sofistikuar" që organizonte kalimet përmes Kanalit për emigrantët që të vinin në Britani.

Ai më pas u mburr se kishte mbledhur para, duke postuar video ku i hidhte ato në ajër dhe duke festuar se ishte "kontrabandisti më i mirë i njerëzve".

I quajtur "Mbreti i Detit", ai drejtonte ndërmarrjen e tij nga një shtëpi me tarracë me pamje normale në Preston, Lancashire.

Por ai postonte pa pushim në internet për suksesin e tij, madje duke qëlluar me një pistoletë në ajër ndërsa qeshte nga gëzimi në një video.

Zada arrogant, dikur kërcënoi se do t'i priste këmbët një burri pasi zbuloi se familja e tij kishte paguar gjysmën e çmimit për një kalim.

🚨 Shocking: Kurdish Asylum Seeker Anjan Ahmadi jailed for 5yrs 7mths for aiding his brother Amanj Hasan Zada's people-smuggling gang!

He was granted indefinite UK leave to remain! They ferried migrants across the Channel via dinghies from France. #StoptheBoats #EnoughIsEnough pic.twitter.com/6sJTRK4gLv
— 🇬🇧 British Bronson (@BritishBronson) October 28, 2025

Në një rast tjetër, 35-vjeçari ofroi zbritje për emigrantët që pranuan të filmonin veten duke kaluar Kanalin dhe t'i linin vlerësime të mira në Facebook dhe TikTok.

Ai i përdori këto "vlerësime" për të fituar më shumë biznes.

Por ai u kap nga Agjencia Kombëtare e Krimit pasi kontrabandoi qindra emigrantë nga Iraku, Turqia dhe Lindja e Mesme e gjerë.

Zada, vetë një migrant i paligjshëm, u monitorua nga policia në Preston, ku ai menaxhonte biznesin e tij dhe i detyroi bashkëpunëtorët e tij të vinin tek ai.

Zada u shpall fajtor për tre akuza për “lehtësimin e imigracionit të paligjshëm” në lidhje me shtatë persona dhe u dënua me 17 vjet burg në nëntor 2024.

Besohet se ai investoi pasurinë e tij në prona dhe tokë në Irak pasi emigrantët e paguanin përmes sistemit “hawala”, i cili vepron jashtë rregullave normale bankare. /Telegrafi/

“Marrëveshja për emigrantët, ekskluzivitet i Italisë” Rama në “Cinque Minuti”: “Diella” do jetë pjesë në mbledhjet e qeverisë (VIDEO)

By: D Marku
15 November 2025 at 10:04

Kryeministri Edi Rama ishte në intervistë me gazetarin Bruno Vespa në “Cinque Minuti”

Rama foli në lidhje me emigrantët, ndërsa tha se shumë shtete kanë tentuar të replikojnë marrëveshjen që Shqipëria ka me Italinë sa i përket kësaj fushe, por se kjo është një ekskluzivitet vetëm i marrëdhënieve speciale mes Romës dhe Tiranës.

Intervista e plotë:

Bruno Vespa: Mirëmbrëma Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, socialist, i rizgjedhur këtë pranverë për mandatin e katërt. Atëherë, Giorgia Meloni dje tha se plani Itali–Shqipëri për emigracionin do të vazhdojë, pavarësisht përpjekjeve për ta bllokuar. A e konfirmoni këtë?

Kryeministri Edi Rama: Ajo është një lidere që nuk heq dorë dhe, duket, pret rezultatin e kësaj përpjekjeje të përbashkët në nivel europian. Mendoj se deri nga qershori do të ketë një përgjigje në nivel europian për të zhbllokuar këtë proces në nivel europian dhe për t’u dhënë shteteve diskrecionalitetin për vendet e origjinës dhe vendet e sigurta.

Bruno Vespa: Ka një interes të madh nga Europa për këtë formulë, ndër të tjera.

Kryeministri Edi Rama: Disa vende kanë eksploruar mundësinë për të punuar me ne dhe për të përsëritur këtë model, por ne kemi refuzuar pasi ai është një ekskluzivitet i marrëdhënies shumë të veçantë me Italinë.

Bruno Vespa: Lidhur me këtë, është hera e parë që në një mbledhje dypalëshe, dje, të gjithë ministrat e vendit mik të flisnin në italisht.

Kryeministri Edi Rama: Nuk besoj se mund të ketë një qeveri tjetër, përveç tonës, që do fliste 100% italisht si qeveria italiane. Dhe kjo me siguri pasqyron shumë gjëra, por para së gjithash, pasqyron faktin se në një mënyrë a në një tjetër shqiptarët ndihen edhe italianë.

Bruno Vespa: Atëherë, ju nënshkruat dje një numër të madh marrëveshjesh, ushtarake, shëndetësore, me pak fjalë shumë marrëveshje. Cilat janë më të rëndësishmet?

Kryeministri Edi Rama: Unë besoj se ato që kanë të bëjnë me industrinë e mbrojtjes janë të rëndësishme. Ato që kanë të bëjnë me energjinë dhe, mbi të gjitha, puna për projektin e ri të përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë për të ndërtuar këtë linjë interkoneksioni mes Lindjes dhe Perëndimit që përfshin Rumaninë, Bullgarinë, Greqinë, Shqipërinë dhe Italianë, është shumë e rëndësishme. Më tej, janë të rëndësishme edhe projekte të tjera që kanë të bëjnë si me sigurinë, luftën kundër trafiqeve, krimit të organizuar ashtu dhe me mjedisin apo, siç e thatë me të drejtë ju, me shëndetësinë.
Bruno Vespa: Atëherë, çfarë do ndodhte nëse Ukraina do e humbte luftën me Rusinë?

Kryeministri Edi Rama: Unë besoj se përpara se t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje ne duhet të kërkojmë t’i përgjigjemi një pyetjeje tjetër që, sipas meje, është shumë shqetësuese. ‘Kur do ketë Europa një plan paqeje dhe kur do jetë në gjendje mbarë komuniteti politik dhe europian të shpjerë përpara një ide sesi të mbyllet ky konflikt pa i hequr asgjë mbështetjes për Ukrainën?’ Por nëse nuk duam një inerci që do e shndërronte Europën në një faktor të parëndësishëm dhe që do e vinte atë para një fakti të kryer që mbase nuk do na pëlqejë, duhet të përpiqemi t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje: ‘Si mundet Europa të shpjerë përpara një ide paqeje?’

Bruno Vespa: Atëherë, ju do hyni në Europë brenda vitit 2030. Por gjëja që më ngjall kureshtje është se pjesë e qeverisë tuaj është një ministër, një ministre virtuale, Diella, fryt i inteligjencës artificiale. Ju e krijuat atë për të luftuar korrupsionin.

Kryeministri Edi Rama: Po, sidomos për këtë. Diella, siç e thatë ju, është një produkt i inteligjencës artificiale. Është një anëtar i qeverisë. Në muajt e ardhshëm do marrë pjesë në mbledhjet e qeverisë. Më tej, ndoshta në fund të pranverës, mund ta sjellim edhe në ‘Porta a Porta’ për të bërë një intervistë me ju.

Bruno Vespa: Me shumë kënaqësi.

Kryeministri Edi Rama: Dhe detyra e saj është të përpiqet t’i bëjë shumë më të shpejta, shumë më transparente dhe shumë më pak të prekshme nga subjektiviteti njerëzor, le të themi, proceset e shërbimeve për qytetarët dhe, mbi të gjitha, prokurimet publike.

Bruno Vespa: Faleminderit Kryeministër. Urime për vendin tuaj dhe për miqësinë me Italinë, dhe për ju, mbrëmje të mbarë me Stefano De Martino dhe ‘Affari tuoi’.

The post “Marrëveshja për emigrantët, ekskluzivitet i Italisë” Rama në “Cinque Minuti”: “Diella” do jetë pjesë në mbledhjet e qeverisë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

OECD: Shqipëria ka numrin më të madh të emigrantëve në raport me popullsinë

By: V K
4 November 2025 at 07:34

Shqipëria kryeson me diferencë të madhe listën e 45 vendeve me përqindjen më të lartë të emigrantëve në raport me popullsinë në vitin 2023.

Sipas vlerësimeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), për çdo një mijë banorë në Shqipëri 22.1 ishin emigrantë në 38 vendet OECD, një tregues që e vendos Shqipërinë shumë përpara vendeve të tjera si Rumania si vendi i dytë me 12.7 emigrante për 1000 banorë, Bullgaria (11.9) apo Kuba (10.6) (shiko grafikun e mëposhtëm).

Ky nivel i lartë emigrimi nënkupton se gati një në çdo 4 shqiptarë ka emigruar jashtë vendit, duke reflektuar përmasat e jashtëzakonshme të lëvizjes demografike që ka prekur vendin tonë gjatë dekadës së fundit.

Shqipëria, ndryshe nga vendet me konflikte apo kriza humanitare, si Siria apo Afganistani, po përjeton një emigracion të motivuar kryesisht nga faktorë ekonomikë dhe socialë të tilla si, mungesa e mundësive në tregun e punës, pagat e ulëta, rritja e kostove të jetesës dhe perceptimi i një të ardhmeje më të mirë jashtë vendit.

Në kontekstin europian, fakti që Shqipëria e tejkalon disa herë mesataren e rajonit dhe të BE-së tregon një boshatisje të vazhdueshme të popullsisë aktive po përkthehet në mungesë fuqie punëtore, plakje të shpejtë të shoqërisë dhe presion mbi sistemet e sigurimeve shoqërore.

Ndërsa vendet fqinje po arrijnë të ngadalësojnë ritmet e emigracionit përmes rritjes ekonomike, Shqipëria vazhdon të humbasë një pjesë të madhe të qytetarëve të saj drejt vendeve të OECD-së, kryesisht Italisë, Gjermanisë, Greqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ky tregues e kthen emigracionin në një nga sfidat më të mëdha strukturore të ekonomisë shqiptare, me pasoja të drejtpërdrejta në produktivitet, konsum dhe zhvillimin afatgjatë të vendit.

Motivi kryesor i emigracionit mbetet niveli i ulët ekonomik. Paga mesatare në Shqipëri, është ende shumë më e ulët se në vendet e destinacionit të emigrantëve shqiptarë, veçanërisht në Itali, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Edhe pse ekonomia ka pasur rritje të qëndrueshme në shifra, kjo nuk është përkthyer në një përmirësim të ndjeshëm të jetesës për shtresat e mesme dhe të ulëta.

Çmimet e larta, qiratë e papërballueshme dhe mundësitë e kufizuara për punë të paguara mira, kanë shtyrë shumë të rinj dhe profesionistë të kërkojnë një jetë më të qëndrueshme jashtë.

Një faktor tjetër i fortë është mungesa e perspektivës dhe besimit te institucionet. Shumë shqiptarë e shohin emigrimin si mënyrën e vetme për të pasur siguri ekonomike dhe sociale, për shkak të perceptimit të korrupsionit, mungesës së meritokracisë dhe pasigurisë politike.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për të rinjtë, të cilët ndihen të përjashtuar nga vendimmarrja dhe mundësitë e zhvillimit profesional.

Gjithashtu shpopullimi strukturor lidhet me valët e mëparshme të emigracionit: shqiptarët që kanë emigruar vite më parë, tani po tërheqin familjarë të tjerë përmes bashkimit familjar apo kontratave të punës. Kjo po krijon një efekt zinxhir, ku çdo brez i ri e sheh emigrimin si rrugë të natyrshme jetese.

Nga ana tjetër shërbimet e dobëta publike, sidomos në arsim dhe shëndetësi po bëhet shkak për emigrimin e shumë familjeve të arsimuara, të cilat largohen për tu ofruar fëmijëve të tyre një arsim më cilësor dhe mundësi karriere në tregjet perëndimore.

Nëse këto tendenca vazhdojnë, Shqipëria rrezikon të humbasë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë në moshë pune, duke e bërë më të vështirë rritjen ekonomike dhe zhvillimin afatgjatë./ Monitor

The post OECD: Shqipëria ka numrin më të madh të emigrantëve në raport me popullsinë appeared first on Albeu.com.

Dy vjetori i marrëveshjes Rama-Meloni kujtohet me protesta

3 November 2025 at 16:07

Aktivistë shqiptarë dhe italianë protestuan në Tiranë, të shtunën, kundër marrëveshjes “Rama-Meloni”, e cila shënjoi dy vjetorin e saj.

Disa rrjete si “Mesdhe” dhe “Network Against Migration Detention” bashkëpunuan për një plan treditor të quajtur “Të shfuqizohen qendrat e paraburgimit për migrantët”.

Më 1 nëntor u mbaj një marshim nga qendra e Tiranës, në drejtim të Kryeministrisë dhe Ambasadës Italiane, për t’u përmbyllur jashtë qendrave të kampit në Gjadër, në Lezhë.

Të dielën, 2 nëntor, në ambientet e Universitetit të Drejtësisë, u mbajt një konferencë ku pati panele të ndryshme diskutimi mbi ëndrrën evropiane, kolonializmin, të drejtën e lëvizjes, etj.

“Marrëveshja ilegale, rezistenca globale!”

Me një banderolë të madhe, e cila shkruante “Meloni, Rama, Von Der Leyen, Trump, burgjet tuaja të imigrimit janë kriminale” aktivistët marshuan në rrugët e Tiranës, përpara nisjes në Lezhë. Ndërkohe që gjatë marshimit dëgjoheshin thirrjet “Marrëveshja ilegale-Rezistenca globale”.

Aktivisti Edison Lika, i cili ishte i pari që mbajti fjalën, tha se kryeminstri Edi Rama për të mbajtur pushtetin, është i gatshëm, të bëj pakt edhe me djallin dhe është i gatshëm të burgos jo vetëm emigrantët, por të bëj çfarëdolloj “pisllëku” tjetër të nevojshëm.

“Edi Rama e mirëmban pushtetin e tij përmes këtyre figurave; duke bërë marrëveshje ilegale me Melonin, gjë e cila u kalua në heshtje nga Bashkimi Evropian,” theksoj Lika.

Lika shtoj se për shumë vite Evropa ka qenë ëndrra e shqiptarëve dhe jo vetëm si vend që kishte liri ekonomike, që mund të lëvizje lirshëm, por më shumë si aspiratë demokratike.

“Evropa pa demokraci është një Evropë së cilës i ka ardh fundi,” përmbylli Lika.

Të njëjtën retorikë për “shuarjen” e Evropës demokratike mbajtën edhe aktivistë të tjerë. Kështu,  Detjon Begaj, aktivist i diasporës shqiptare në Itali tha se Shqipëria dhe Italia ndajnë të njëjtin vizion oligarkie dhe demokracie dhe kjo nuk është Evropa që ne ëndërruam.

“Giorgia Meloni tha se ky pakt do  të funksiononte, por në fakt nuk funksionoi, e vetmja gjë që funksionoi ishte dhunimi i të drejtave të njeriut” nënvizoi Begaj.

Aktivistët u ndalën edhe tek shpjegimi i narracioni të së djathtës ekstreme dhe jo vetëm, e cila për migrantët jep zgjidhjen “ti ndihmojmë në shtëpitë e tyre”.

“T’i ndihmojmë në shtëpinë e tyre. Dhe pastaj çfarë bëjnë? Giorgia Meloni dhe qeveria italiane, është e gjashta në botë për eksportimin e armëve” përmbylli aktivisti Damiano Borin.

“Kampe që s’po funksionojnë”

Kjo ishte hera e dytë që këto grupime aktivistësh protestojnë në Tiranë kundër marrëveshjes Rama-Meloni. Hera e parë që marshuan në rrugët e Tiranës ishte më 2 dhjetor 2024.

6 nëntor 2023, qeveritë e dy vendeve nënshkruan marrëveshje për të ndaluar valën e refugjatëve. Marrëveshja e pa-konsultuar më parë u bë e njohur për publikun vetëm nga mediat.

Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët parashikonte që rreth 3,000 refugjatë të mbërrinin çdo muaj në kampet e Gjadrit.

Por shifra zyrtare e pakonfirmuar deri më tani e migrantëve që ndodhen aktualisht në Gjadër mendohet të jetë rreth 20 persona. Ajo që është e konfirmuar është se deri në 2 tetor zyrtarisht kanë qenë 17 persona.

I gjithë qëllimi madhor i  kampit, për të cilin ishte krijuar fillimisht, për të shërbyer si qendër depërtimesh për emigrantët e kapur në detin Mesdhe, ra poshtë për shkak të rezistencës dhe ndërhyrjes së Gjtykatës së Romës, e cila hodhi dyshimin mbi listën e vendeve të sigurta, të krijuar nga Italia.

Kjo bëri që Gjykata Evropiane e Drejtësisë të dilte me vendim zyrtar më 1 gusht 2025.

Sipas gjykatësve evropianë, çdo shtet anëtar ka të drejtë të hartojë një listë të vendeve të sigurta të origjinës, por kjo vendimmarrje nuk është absolute. Ajo duhet të mbështetet në të dhëna të qarta, të dokumentuara dhe të aksesueshme, dhe të jetë e kontrollueshme nga proceset gjyqësore.

Kështu kjo solli që disa vende që Italia i konsideronte të sigurta si Bangladeshi, Egjipti, etj. sipas ekspertëve të drejtësisë të kishin shumë aspekte politiko-sociale që mund ti shndërronte të pasigurta për shumë qytetarë, përmendim këtu pasiguria e anëtarëve të komuniteti LGBTQ+ etj.

Për këtë arsye Italia ndryshoi funksionin primar të kampit, duke e përdorur tashmë për riatdhesimin e migrantëve të paligjshëm që ndodhen aktualisht në CPR- të (qendër qëndrimi për riatdhesim) italiane.

Figura të ndryshme të opozitës italiane e kanë quajtur kampin një projekt të dështuar dhe propagandistik të kryeministres italiane Giorgia Meloni. Vetë ish-kryeministri i Italisë dhe senatori i Firences, Matteo Renzi, në një vizitë të tijën në Gjadër në Mars të 2025, tha se ishin rreth një miliard lekë të shkuara dëm.

The post Dy vjetori i marrëveshjes Rama-Meloni kujtohet me protesta appeared first on Citizens.al.

Rruga e errët e emigrantëve shqiptarë

27 October 2025 at 19:05

Historia e mijëra shqiptarëve që përpiqen të kalojnë Kanalin e La Manshit me varka të vogla dhe përballen me varfëri, shfrytëzim dhe izolim në shtëpitë e barit dhe burgjet britanike. Mbi 15 mijë shqiptarë besohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar përmes Kanalit të La Manshit që nga viti 2018. […]

The post Rruga e errët e emigrantëve shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Më shumë se një e katërta e punëtorëve në Gjermani kanë prejardhje emigrante

22 October 2025 at 18:46


Shumë sektorë të ekonomisë gjermane do të kishin vështirësi të funksiononin pa punonjës me sfond migrimi, sipas shifrave zyrtare të publikuara të mërkurën.

Zyra Federale e Statistikave e Gjermanisë tha se 60% e teknikëve të saldimit dhe montimit kishin sfond imigrues në vitin 2024.

Kjo vlen edhe për më shumë se gjysmën (54%) e shefave të kuzhinës dhe punëtorëve të prodhimit të ushqimit.

Shifrat bazohen në një vlerësim të vitit 2024 dhe tregojnë se në ekonominë në tërësi, pak më shumë se një e katërta (26%) e punonjësve kanë sfond imigrues.

Përkufizimi i Zyrës Federale për "sfond imigrues" përfshin njerëzit që erdhën vetë në Gjermani dhe ata prindërit e të cilëve emigruan në vend pas vitit 1950.

Vetëm pjesë të vogla të punëtorëve imigrues gjenden në profesione me mungesë në shërbimet e emergjencës (8%), sistemin e drejtësisë (9%) dhe bujqësi (15%).

Jashtë profesioneve me mungesë, njerëzit me sfond imigrues gjithashtu rrallë punojnë në forcat policore, administratën publike, shkolla ose zyrën e taksave.

Sa i përket sektorëve ekonomikë, përqindja e migrantëve është veçanërisht e lartë në industrinë e ushqimit, pastrimit të ndërtesave, akomodimit, magazinimit dhe shërbimeve të korrierit.

Një numër mbi mesataren i njerëzve me prejardhje migrante punojnë në dy sektorët e mëdhenj të kujdesit për të moshuarit dhe prodhimit të automobilave, secili me më shumë se 1 milion punonjës në Gjermani, me 32% në secilin rast.

Ata janë të nën-përfaqësuar në sektorin publik, kompanitë e sigurimeve dhe bujqësinë.

Edhe në sektorin e arsimit dhe mësimdhënies, numri i migrantëve të punësuar është nën mesataren, me 17%. /Telegrafi/

Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, investigimi: Miliona të shpenzuara por pak rezultate

By: Elva
14 October 2025 at 22:48

Gazeta italiane Euobserver ka publikuar një investigim mbi marrëveshjen për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë, duke theksuar se, pavarësisht shpenzimeve milionëshe, rezultatet janë minimale. Sipas raportit, gjatë vitit të parë të funksionimit të marrëveshjes, operacionet janë pezulluar disa herë për shkak të pengesave ligjore në Itali. Pas zbarkimit të parë, përveç migrantëve që përballeshin me […]

The post Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, investigimi: Miliona të shpenzuara por pak rezultate appeared first on BoldNews.al.

Emigrantët arritën me një varkë të vogël në plazhin jashtë hotelit spanjoll – por më pas ndodhi një përleshje nga e cila mbeti një i vdekur

25 September 2025 at 16:24


Një burrë britanik pretendoi se pushimet e tij në një resort spanjoll u shndërruan në një makth kur një grup emigrantësh mbërritën me një varkë të vogël në plazhin jashtë hotelit të tij.

Emigrantët po vraponin nëpër oborrin e hotelit për të arritur në anën tjetër të pronës kur dyshohet se shpërtheu një përleshje vdekjeprurëse midis burrave duke lënë një të vdekur.

Joseph, një menaxher shërbimesh 32-vjeçar nga Twickenham, i tha Daily Mail se incidenti i tmerrshëm ndodhi mëngjesin e 11 gushtit në Hotel Playavera në bregdetin e Almerías, Spanjës juglindore, përcjell Telegrafi.

Ai po shijonte kafenë e mëngjesit në ballkonin e katit të parë kur vuri re një skelë të vogël të zezë për varka të vogla në bregun me rërë të detit rreth orës 6 të mëngjesit.

Në një video të ndarë ekskluzivisht me Daily Mail, midis 10 dhe 15 emigrantëve kërcyen nga varka dhe notuan drejt plazhit, përpara se të vraponin në drejtim të hotelit.

Përpara se të niseshin me vrap drejt fshatit nëpërmjet oborrit të hotelit, migrantët morën para dhe një telefon celular nga një 'shitës', pohoi Joseph, i cili po priste në breg për t'i pritur kur varka e vogël u ankorua.

Pasi pa mbërritjen e varkës, Joseph zbriti poshtë për të ngrënë mëngjes, ku mysafirët e tjerë i thanë se situata ishte 'serioze' dhe se duhej të 'shikonte jashtë'.

Kur zbriti poshtë, tha se pa një trup të pajetë të mbuluar me një peshqir të bardhë të përgjakur në hotel, të shtrirë në oborr.

Edhe pse Joseph nuk e pa vetë përleshjen, një tjetër banor i hotelit - një ish-oficer policie spanjolle - tha se pa një sherr midis migrantëve.

Ish-polici po qëndronte në një dhomë në katin përdhes dhe dëgjoi një burrë të bërtiste për ndihmë dhe të përplaste dritaren e tij.

Ai i tha Joseph se viktima ishte 'rrahur për vdekje' nga rreth dy ose tre burra që sapo i ishin bashkuar në udhëtimin e rrezikshëm jashtë shtetit, të cilët donin t'i vidhnin paratë dhe telefonin.

Britaniku përshkroi tmerrin kur pa një trup të lënë jashtë hotelit për orë të tëra në nxehtësinë 35 gradë Celsius, pa ardhur askush për ta marrë deri në orën 14:00 - rreth shtatë orë pas incidentit.

Recepsionisti me sa duket i tha Joseph se ndërhyrjet nga emigrantët që ankorohen në plazh me varka të vogla po bëhen gjithnjë e më të zakonshme. /Telegrafi/

Turistët shtyjnë varkën e mbushur me emigrantë larg bregut, pasi ajo u përpoq të zbarkonte në një plazh në ishullin grek

16 September 2025 at 15:35


Disa turistë janë parë duke u përpjekur të shtynin një varkë të mbushur me emigrantë larg bregut, ndërsa ata zbrisnin në një plazh grek.

Një video e filmuar të shtunën tregon një varkë të vogël që mbante një grup azilkërkuesish, ndërsa ajo përpiqej të zbarkonte në plazhin Sarakiniko në ishullin jugor të Gavdos, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ata u filmuan duke hyrë në ujë dhe duke e shtyrë varkën me duart e tyre në një përpjekje për të ndaluar emigrantët e paligjshëm, nga Libia, të arrinin në brigjet greke.

Ata më pas u thanë emigrantëve të mos zbarkonin në plazh dhe i ridrejtuan ata në port, sipas mediave lokale.

Incidenti vjen ndërsa vendi po përballet me një rritje të mbërritjeve të emigrantëve në kufijtë e tij jugorë këtë vit.

Ministri i Imigracionit dhe Azilit Thanos Plevris tha të hënën se autoritetet po punonin për largimin e emigrantëve nga ishulli, duke shtuar se "brenda dy ose tre ditësh të gjithë do të jenë larguar".

Më herët këtë muaj, parlamenti i Greqisë miratoi një ligj që ashpërson dënimet për azilkërkuesit e refuzuar dhe përshpejton kthimet në vendet e tyre të origjinës.

Kombi mesdhetar ishte në vijën e parë të krizës së migracionit të viteve 2015-2016, kur më shumë se një milion njerëz që iknin nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme dhe Afrikë kaluan në Evropë.

Flukset e migrantëve kanë rënë që atëherë. Por një rritje e mbërritjeve nga Libia përmes ishujve të Kretës dhe Gavdos këtë vit e shtyu qeverinë të ndalojë përkohësisht përpunimin e kërkesave për azil të migrantëve që vijnë nga Afrika e Veriut.

Ligji përcakton që migrantët pa dokumente që hyjnë në pikën më jugore të Evropës nga vendet e treta të konsideruara të sigurta nga BE-ja dhe që nuk kanë të drejtë për azil duhet të kthehen në shtëpi ose të mbahen të ndaluar për të paktën 24 muaj dhe të përballen me gjoba deri në 10,000 euro. /Telegrafi/

Emigrantët shqiptarë “braktisin” Italinë e Greqinë, “magneti” i ri janë Gjermania dhe Europa Veriore

9 September 2025 at 22:24

Rreth 79% e emigrantëve shqiptarë jetojnë në Itali, Greqi dhe SHBA. Sipas të dhënave të raportuara nga Misionet Diplomatike dhe Konsullore të Shqipërisë, numri më i madh i shqiptarëve të regjistruar jashtë vendit gjendet në Itali, konkretisht mbi 389 mijë. Në vend të dytë renditet Greqia me mbi 264 mijë emigrantë shqiptarë dhe Shtetet e […]

The post Emigrantët shqiptarë “braktisin” Italinë e Greqinë, “magneti” i ri janë Gjermania dhe Europa Veriore appeared first on BoldNews.al.

Në Shqipëri ka rreth 22 mijë të huaj, 54% janë për punë, kryesojnë India e Italia, rritet Afrika

By: M C
25 August 2025 at 17:10

Gjeografia e shtetasve të huaj që vijnë në Shqipëri për të punuar, bashkim familjar apo arsye të tjera sa vjen e po zgjerohet. INSTAT raportoi se shtetasit nga India dhe Italia kanë pasur numrin më të madh të aplikimeve për leje qëndrimi në 2024-n. Rritje shënuan dhe Amerika, Afrika dhe Oqeania.

Në fund të vitit 2024, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 21.940, duke pësuar rritje me 2,2 %, krahasuar me vitin 2023, raportoi INSTAT. Nga këta gati 12 mijë janë për të punuar.

61,9 % e të huajve me leje qëndrimi dominohet nga meshkujt, kundrejt femrave me 38,1 %;

Grupmosha më e përfaqësuar është ajo 30–39 vjeç, me 24,6 % të të huajve gjithsej;

Sipas INSTAT, numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2024 shënoi rritje prej 6,0 %, krahasuar me vitin 2023. Shtetasit nga Italia dhe India përbëjnë 28,8 % të aplikimeve.

Europa zë pjesën më të madhe me 65,5 % (14.367 persona me leje qëndrimi), duke shënuar një rënie prej 5,6 %, krahasuar me 2023. Edhe Azia ka shënuar rritje të ndjeshme me 20,1 % (4.545 persona). Amerika, Afrika dhe Oqeania shënuan rritje me 23,4 % (3.028 persona).

Të huajt me origjinë nga Kosova, Italia dhe Turqia përbëjnë numrin më madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri;

Punësimi është arsyeja kryesore: 54,3 % e lejeve të qëndrimit ndjekur nga:
– bashkimi familjar: 24,5 %;
– arsye të tjera: 16,3 %;
– studimi: 4,0 %;
-qëllime humanitare: 0,9 %.

Në 2024 u identifikuan 1.540 të huaj të parregullt në territorin e Shqipërisë, duke shënuar një rënie të konsiderueshme, krahasuar me 6.630 në vitin 2023.

Në vitin 2024, të huajt me origjinë nga Kosova janë 4.592 banorë, duke shënuar një rritje me 23,7 %, krahasuar me 2023, ndërsa të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri me origjinë nga Italia janë 3.763 banorë, duke shënuar një rritje me 11,5 %, krahasuar me 2023./MONITOR

The post Në Shqipëri ka rreth 22 mijë të huaj, 54% janë për punë, kryesojnë India e Italia, rritet Afrika appeared first on Albeu.com.

❌
❌