Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Travel and Tour Word”: Turistët francezë, gjermanë dhe amerikanë rrisin interesin për të eksploruar Shqipërinë

31 January 2026 at 08:07

Turizmi në Shqipëri po ndryshon profil: Rritet ndjeshëm interesi nga Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, shkruan faqja e njohur “Travel and Tour Word”.

Turizmi në Shqipëri po hyn në një fazë të re zhvillimi, me një ndryshim të dukshëm të strukturës së vizitorëve të huaj dhe një rritje të fortë të interesit nga Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo prirje evidentohet në një analizë të publikuar nga portali ndërkombëtar Travel and Tour World, i cili thekson se ‘’vendi po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregjet turistike perëndimore’’.

Sipas raportimit, ndonëse Kosova dhe Italia vijojnë të jenë burimet kryesore të turistëve për Shqipërinë, ritmet më të shpejta të rritjes po regjistrohen nga tregje më të largëta dhe me fuqi më të madhe blerëse.

Turistët nga Gjermania dhe Franca po shfaqin interes në rritje për destinacione kulturore, natyrore dhe bregdetare, ndërsa vizitorët amerikanë po e shohin Shqipërinë si një destinacion të ri, ende të paeksploruar plotësisht në Mesdhe.

Tirana, Durrësi dhe bregdeti mbeten në qendër të vëmendjes.

Tirana vazhdon të jetë porta kryesore e hyrjes për turistët e huaj, falë lidhjeve ajrore në rritje dhe zhvillimit të shërbimeve urbane.

Ndërkohë, Durrësi mbetet një nga destinacionet më të frekuentuara për turizmin familjar dhe atë detar, për shkak të afërsisë me kryeqytetin dhe infrastrukturës hoteliere ekzistuese.

Një vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe bregdetit shqiptar, veçanërisht Rivierës së Jugut, ku zonat si Vlora, Himara, Dhërmiu dhe Saranda po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë të huaj gjatë sezonit veror. Artikulli vëren se rritja e fluksit po shoqërohet edhe me shtim të kërkesës për struktura akomoduese cilësore dhe shërbime turistike më të standardizuara.

Fluturimet dhe çmimet, një faktor ndikues

Një nga faktorët kryesorë që po nxit rritjen e turizmit është zgjerimi i rrjetit të fluturimeve ndërkombëtare, veçanërisht nga kompanitë ajrore low-cost, të cilat kanë shtuar ndjeshëm destinacionet drejt Tiranës. Kjo ka lehtësuar aksesin për turistët europianë dhe ka ulur kostot e udhëtimit.

Gjithashtu, çmimet relativisht më të ulëta krahasuar me destinacione të tjera të Mesdheut, së bashku me natyrën e paprekur dhe trashëgiminë kulturore, e bëjnë Shqipërinë një alternativë gjithnjë e më tërheqëse për pushime.

Sfida për zhvillimin e qëndrueshëm

Pavarësisht rritjes së fortë sektori përballet me sfida serioze. Ndër to përmenden presioni mbi infrastrukturën, menaxhimi i mbetjeve, mbipopullimi sezonal dhe rritja e çmimeve në disa zona turistike, çka mund të ndikojë negativisht në përvojën e vizitorëve.

Ekspertët vlerësojnë se për të ruajtur ritmet e rritjes dhe për të përmirësuar cilësinë e ofertës turistike, Shqipëria duhet të investojë më shumë në turizëm të qëndrueshëm, planifikim urban dhe mbrojtje të mjedisit.

Turizmi, një shtyllë gjithnjë e më e rëndësishme e ekonomisë

Sipas të dhënave zyrtare, numri i turistëve të huaj në Shqipëri ka arritur nivele rekord, duke e shndërruar turizmin në një nga sektorët kryesorë të ekonomisë kombëtare.

Rritja e interesit nga tregje të reja shihet si një mundësi për të rritur të ardhurat, për të zgjatur sezonin turistik dhe për të diversifikuar ofertën përtej turizmit masiv veror.

Në këtë kontekst, Shqipëria po pozicionohet gjithnjë e më shumë si një destinacion emergjent europian, me potencial të madh, por edhe me nevojën për politika afatgjata që të garantojnë zhvillim të balancuar dhe cilësor.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
5 January 2026 at 07:39

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.7 lekë.

Euro, do të blihet me 95.6 lekë, do të shitet me 97.1 lekë.

Franga zvicerane, blihet me 102.4 lekë dhe shitet me 103.9 lekë.

Ndërsa paundi britanik, blihet me 109 lekë dhe shitet me 111 lekë.

Dollari kanadez, këmbehet me 59 lekë në blerje dhe me 60.5 lekë në shitje.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Investimet italiane, 48 milionë euro në 3-mujorin e tretë 2025

TIRANË, 3 janar /ATSH/ Investimet italiane në Shqipëri vijojnë të jenë të përqendruara në sektorë të konsoliduar të ekonomisë shqiptare.

Referuar statistikave të Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e tretë të vitit 2025 (korrik- shtator) Italia renditet si investitori i dytë më i madh, pas Kosovës, me 48 milionë euro.

Sipas BSH-së, Italia zë 11,3% të investimeve të huaja direkte. Krahasuar me tremujorin e dytë 2025 (prill-qershor) investimet italiane u rritën me 4 milionë euro, duke konfirmuar rolin e saj tradicional si një investitor me prani të vazhdueshme në ekonomi.

Investimet italiane kryesojnë në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë tonë si në atë financiar, të bankave dhe të shërbimeve.

Shqipëria dhe Italia vitet e fundit e kanë zgjeruar bashkëpunimin në fusha të ndryshme, duke mundësuar rritjen e mëtejshme të investimeve italiane në vendin tonë.

/e.xh/r.e/

The post Investimet italiane, 48 milionë euro në 3-mujorin e tretë 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria, bum investimesh nga vende me kontroll të dobët financiar

26 December 2025 at 14:52


Një studim i publikuar nga Fondacioni Friedrich Ebert në shtator 2025 hedh dritë mbi dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave në sektorin e pasurive të paluajtshme në Shqipëri gjatë dekadës së fundit.

Analiza e kryer nga Prof. Asoc. Dr. Adriatik Kotorri dokumenton se një pjesë e konsiderueshme e boomit të ndërtimit në vend mund të jetë financuar nga burime me origjinë të dyshimtë, shkruan faktoje.al

Sipas të dhënave të analizuara në studim, gjatë periudhës 2015-2024 në Shqipëri janë dhënë leje ndërtimi për 11.48 milionë metra katrorë me vlerë tregu mesatarisht prej 16.238 miliardë Euro. Nga kjo shumë, vetëm 7.108 miliardë Euro janë identifikuar si të financuara nga burime të ligjshme, konkretisht 5.521 miliardë Euro nga kredia bankare dhe 1.587 miliardë Euro nga investime të huaja direkte.

Diferenca prej së paku 9.13 miliardë Euro ngre pyetje serioze mbi origjinën e fondeve. Ndonëse një pjesë e kësaj diference mund të përfaqësojë sipërfaqe të pashitura ose të financuara nga kursime legjitime, studiuesi Kotorri argumenton se treguesi më shqetësues lidhet me burime të paligjshme.

Investimet e huaja

Një ndër gjetjet më të rëndësishme të studimit lidhet me rritjen dramatike të investimeve të huaja nga vende që kanë qenë ose janë aktualisht në listën gri të Task Forcës për Veprim Financiar (FATF), organizata ndërkombëtare që monitoron pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Rasti i Turqisë është i pari. Investimet nga ky vend janë rritur nga 86 milionë Euro në 2015 në 257 milionë Euro në 2024. Turqia ka qenë pjesë e listës gri të FATF deri në qershor 2024, periudhë që përkon me intensifikimin e investimeve të saj në sektorin shqiptar të pasurive të paluajtshme.

Bullgaria paraqet rastin e dytë në aspektin e rritjes relative. Nga praktikisht zero investime në 2015, ky vend arriti në 74 milionë Euro investime në 2019 dhe vazhdoi me 28 milionë Euro investime në 2024. Bullgaria gjithashtu ka qenë pjesë e listës gri të FATF deri kohët e fundit.

Studiuesi Kotorri thekson se edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, një tjetër juridiksion me kontroll historikisht të dobët financiar, kanë rritur investimet nga zero me një kulm prej 19 milionë eurosh në 2023.

Raporti argumenton se “këto prurje investimesh, nga vende me kontroll të dobët financiar, ngrenë pikëpyetje mbi natyrën e vërtetë të këtyre investimeve dhe rrezikun potencial që ato paraqesin për pastrimin e parave në Shqipëri”

Mekanizmat e depërtimit

Studimi identifikon disa rrugë kryesore përmes të cilave paratë e paligjshme depërtojnë në sektorin e ndërtimit, siç janë:

Themelimi i kompanive me kapacitete të dyshimta: Nga 2015 në 2023, numri i kompanive të ndërtimit u rrit me 40%, duke arritur në 6,955 kompani. Shqetësuese është se 82% e kompanive të reja kanë vetëm 1-4 të punësuar dhe nuk disponojnë kapacitete reale për të realizuar projekte ndërtimi. Sipas raportit, për periudhën 2017-2019, rreth 59% e kompanive që morën leje për objekte mbi 6 kate nuk kishin kapacitete financiare të mjaftueshme.

Depozitimi i fondeve në vende të treta: Metoda përfshin depozitimin e fondeve në banka të vendeve me kontroll të dobët (si Turqia, Bullgaria dhe EBA) dhe rikthimin e tyre në Shqipëri si “investime të huaja direkte”. Kjo skemë mundëson që paratë me origjinë të dyshimtë të fitojnë një “pamje legjitime” përmes sistemit bankar ndërkombëtar.

Pagesat cash dhe nënvlerësimi: Praktika e deklarimit të vlerave të ulëta në kontrata, ndërsa pjesa tjetër paguhet në dorë, mbetet e zakonshme. Megjithëse çmimet e referencës minimale u vendosën në 2018, diferenca mes çmimeve reale dhe atyre të deklaruara arrin deri në 100% në zonat elitare.

Depozitimi i fragmentuar: Shumat ndahen në depozitime të vogla për të shmangur alarmet automatike bankare (zakonisht nën 7,000 euro) dhe më pas përdoren për blerje pronash.

Deformimi i tregut

Një ndër gjetjet më alarmante të studimit lidhet me paradokset që ka krijuar ky fenomen në tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme.

Paradoksi i sasisë: Gjatë periudhës 2011-2023, ndërsa popullsia ra me 478,590 banorë, numri i banesave u rrit me 74,286 njësi. Megjithatë, numri i familjeve të pastreha u rrit me 88%, nga 70,630 në 132,563 familje. Shqipëria sot ka më shumë banesa se familje, por më shumë njerëz pa strehë.

Paradoksi i çmimit: Çmimet janë rritur me 139% (nga 862 euro/m² në 2015 në 2,057 euro/m² në 2024) ndërkohë që oferta ka shënuar një rritje prej 46%. Kjo shkel logjikën bazë ekonomike ku rritja e ofertës duhet të ulë çmimet.

Ndikimi në aksesibilitetin e strehimit: Në 2015, një personi me pagë mesatare i duheshin 38 vite për të blerë një apartament në periferi. Në 2024, kjo kohë është rritur në 47 vite, një rritje prej 23%. Për një çift, koha është zgjatur nga 19 në 23 vite.

Evazioni

Studimi vlerëson se gjatë periudhës 2015-2024, korrupsioni dhe evazioni fiskal kanë gjeneruar të paktën 8.168 miliardë Euro të ardhura të paligjshme në Shqipëri. Këto shifra bazohen në të dhëna nga ALTAX, i cili shfrytëzon burime zyrtare përfshirë INSTAT, Ministrinë e Financave, SPAK, KLSH, FMN, Bankën Botërore dhe Transparency International.

Një pjesë e konsiderueshme e këtyre fondeve besohet të ketë gjetur rrugë drejt sektorit të ndërtimit. Sipas raportit të “Global Initiative Against Transnational Organized Crime”, pastrimi i vlerësuar i parave në Shqipëri vetëm për periudhën 2017-2019 arrin deri në 1.6 miliardë Euro.

Paradoksalisht, ndërsa fenomeni ka rritur të ardhurat vendore përmes taksave dhe tarifave të ndërtimit (nga 12.9 miliardë lekë në 2015 në 30.5 miliardë lekë në 2022), ai ka krijuar një varësi të rrezikshme. Pesha e taksave të lidhura me pasuritë e paluajtshme në totalin e të ardhurave vendore është rritur nga 37% në 51%.

Performanca

Një ndër kritikuat më të forta të studimit i drejtohet Agjencisë së Inteligjencës Financiare (AIF). Analiza tregon se aktiviteti i AIF ka rënë dramatikisht gjatë 5-vjeçarit të fundit:

Rastet e dërguara në organet ligjzbatuese ranë nga 1,856 (2015-2019) në 1,204 (2020-2024).

Inspektimet në vend u reduktuan nga 806 në 550.

Pasuritë e bllokuara ranë nga 71.4 milionë euro (2015-2019) në vetëm 15.8 milionë euro (2020-2024), një rënie 4.5 herë

Veçanërisht shqetësuese është vëzhgimi se aktiviteti i AIF bie në vitet zgjedhore. Me përjashtim të 2019 (kur nuk pati garë elektorale për shkak të bojkotit), në të gjitha vitet zgjedhore (2013, 2015, 2017, 2021, 2023) u shënua rënie e pasurive të bllokuara krahasuar me vitin paraardhës.

Për mosdeklarimin e shumave në kufi, një metodë kyçe e sjelljes së parasë së paligjshme nga jashtë, AIF ka dërguar vetëm 26 raste gjatë dekadës, mesatarisht 2.6 raste në vit, me një rënie të theksuar vitet e fundit.

Dimensioni ndërkombëtar dhe lista gri

Shqipëria ka qenë pjesë e listës gri të FATF për një periudhë trevjeçare, duke u klasifikuar si vend me nivel të ulët të përpjekjeve për parandalimin e pastrimit të parave.

Raporti thekson se, zhvendosja progresive e ekonomisë shqiptare drejt sektorit të pasurive të paluajtshme, e shoqëruar me tolerancë institucionale ndaj fondeve me origjinë të dyshimtë, ka krijuar një “terren të favorshëm” për operatorë që synojnë të integrojnë kapitale të paligjshme në ekonomi.

Vakuumi ligjor

Një gjetje tjetër e rëndësishme lidhet me vakuumin ligjor që karakterizon tregun shqiptar. Ndryshe nga shumica e vendeve evropiane që kanë mekanizma mbrojtës për blerësit e pronave të papërfunduara (si llogaritë Escrow ose garancitë bankare), Shqipëria ofron mbrojtje minimale.

Kontratat e “Premtimit të Shitjes” dhe “Kalimit të të Drejtave”, që dominojnë tregun, nuk kanë bazë specifike ligjore dhe mbështeten në interpretim të përgjithshëm të Kodit Civil. Studiuesi Kotorri argumenton se “kontratat me të cilat shiten pjesa dërrmuese e pasurive të paluajtshme në Shqipëri janë të pabazuara në ligj.”

Indikatorët e “Kartelit”

Raporti identifikon shenja të një tregu të kontrolluar në mënyrë joformale, me karakteristika të ngjashme me kartelet:

Mungesa e konkurrencës mes projekteve në të njëjtën zonë

Rritje e koordinuar e çmimeve në periudha të njëjta (pranverë dhe vjeshtë)

Çmim pothuajse identik për parkingun në të gjitha projektet (së paku 15,000 Euro)

Rritje uniforme e sipërfaqes së përbashkët që i shtohet pronës (nga 7-12% në 17-35%)

Konkluzioni

Raporti arrin në konkluzionin se, “pastrimi i parave në sektorin e ndërtimit funksionon si një sistem përfitimi të gjithanshëm, ku të gjithë aktorët e përfshirë, nga blerësit me fonde të dyshimta që legalizojnë kapitalin, te ndërtuesit që sigurojnë financim të shpejtë, deri te agjentët imobiliarë që marrin komisione dhe qeveria që rrit të ardhurat tatimore, përfitojnë nga ky fenomen”.

Studiuesi Kotorri argumenton se kjo strukturë krijon një rezistencë të fortë ndaj reformave: sa më të mëdha të jenë përfitimet, aq më e madhe është kundërshtia për ta luftuar fenomenin. Vakumi ligjor, mungesa e garancive për blerësit dhe roli i agjentëve imobiliarë si ndërmjetës kyç në negociatat për pagesa “cash” janë identifikuar si faktorë që lehtësojnë penetrimin e parave të paligjshme.

Analiza përfundon se ndërtuesit, përmes marrëveshjeve të tipit “kartel”, kanë arritur të diktojnë tregun në vend që të diktohet nga blerësit, duke cenuar konkurrencën dhe rritur çmimet në mënyrë artificiale.

Blerësit vendas dhe investitorët, nga ana tjetër, shfaqin atë që raporti e quan “sjellje tufe” dhe frikë se mos humbasin mundësinë (FOMO), duke blerë jo nga nevoja reale për strehim, por nga perceptimi i një tregu në rritje të vazhdueshme.

Studiuesi Kotorri konkludon se në këtë “vallëzim” mes aktorëve të ndryshëm të tregut, ku përfitojnë spekulantët, ndërtuesit dhe agjentët, e vetmja palë që humbet janë familjet dhe çiftet e reja me nevoja reale për banesë, të cilët e kanë gjithnjë e më të pamundur të sigurojnë strehim, pavarësisht ekzistencës së një stoku të madh apartamentesh të pabanuara.

Shqyrtimi i investimeve të huaja/ Tabaku: Nismë e vonuar dhe gjysmake! Nuk i përgjigjet rreziqeve reale në vend

By: Brisi
26 December 2025 at 10:14

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka komentuar propozimin e fundit të qeverisë për shqyrtimin e investimeve të huaja, teksa e ka cilësuar si një nismë të vonuar, të pjesshme dhe larg standardeve që Shqipëria ka detyrim të zbatojë. Sipas saj, propozimi aktual i qeverisë nuk i përgjigjet as seriozitetit të momentit dhe as rreziqeve reale me […]

The post Shqyrtimi i investimeve të huaja/ Tabaku: Nismë e vonuar dhe gjysmake! Nuk i përgjigjet rreziqeve reale në vend appeared first on BoldNews.al.

Tabaku: Analiza e investimeve të huaja nuk duhet të kufizohet vetëm te mediat

20 December 2025 at 10:45

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Deputetja e Partisë Demokratike, njëherazi kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, reagoi sot ndaj nismës së qeverisë për të kryer një analizë të burimeve të investimeve të huaja në vend.

Përmes një videomesazhi, Tabaku u shpreh se ky është një legjislacion që pak muaj më parë e ka propozuar në parlament, ndërkohë që sipas saj në nismën e propozuar nga qeveria “djalli ndodhet në detaje”.

Tabaku tërhoqi vëmendjen për dy elementë kryesorë të kësaj nisme ligjore. Së pari, ajo nënvizoi se analizë e sigurisë së burimeve të kompanive që do të vijnë këtu në Shqipëri do ta bëjë vetë qeveria, që sot zyrtarisht është nën akuzë dhe nën hetim si grup i strukturuar kriminal.

“Së dyti kjo analizë do të fokusohet vetëm tek medie. Po çfarë do të ndodhë me gjithë sektorët e tjerë, me infrastrukturën, me energjinë, me teknologjinë e informacionit? A do të hetohen, do të analizohen investitorët e huaj që vijnë në këto sektorë?”, u shpreh Tabaku.

Ajo mori si shembull projektin e fundit që qeveria po zhvillon për sa i përket kamerave “smart city”.

“Cilët janë nënkontraktorët dhe si do të sigurohemi ne që këta investitorë që po vijnë janë nga burime dhe vende të sigurta. Pra, një grup i cili zyrtarisht është nën akuzë si grup i strukturuar kriminal, përveçse të dhënave të gjendjes civile, e-Albania, dosjeve hetimore, mund të ketë nesër edhe këto të kamerave të qytetarëve”, tha ajo.

Ky, sipas Tabakut, është një problem i jashtëzakonshëm sepse lidhet jo vetëm me një angazhim për procesin e integrimit dhe për një ligj që na duhet për procesin e integrimit për analizën e investimeve të huaja, por lidhet edhe me një detyrim, me norma, standarde dhe vlera që duhet të ketë Shqipëria.

/a.f/

The post Tabaku: Analiza e investimeve të huaja nuk duhet të kufizohet vetëm te mediat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mustafa: Investimet e huaja po shkojnë në patundshmëri, jo në sektorë prodhues

9 December 2025 at 08:49



Ekonomisti Muhamet Mustafa nga Instituti Riinvest ka ngritur shqetësimin se struktura e investimeve të huaja direkte në Kosovë është e gabuar dhe nuk po kontribuon në zhvillimin real të ekonomisë.

Sipas tij, shumica e kapitalit të jashtëm po derdhet në patundshmëri, në vend se të investohet në sektorë që krijojnë vlerë të shtuar, punësim dhe eksport.

Mustafa tha në “Përballje Podcast” se kjo prirje është një nga arsyet pse ekonomia e Kosovës vazhdon të mbetet e brishtë dhe e varur nga importet transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se mungesa e stabilitetit politik dhe perceptimi për konflikt të vazhdueshëm ndikojnë drejtpërdrejt në vendimmarrjen e investitorëve.

- YouTube www.youtube.com

“Investimet e jashtme janë kryesisht në patundshmëri, jo në sektorë prodhues që krijojnë vlerë të shtuar. Cili investitor i huaj vjen me investu në një vend ku në Google sheh konflikt politik permanent...”, ka shtuar ai.

Sipas Mustafës, Kosova ka nevojë për politika të qarta industriale dhe stimuj për sektorët prodhues, në mënyrë që investimet e huaja të orientohen drejt aktiviteteve që rrisin eksportin, përmirësojnë bilancin tregtar dhe krijojnë vende pune të qëndrueshme./Telegrafi/.

Investimet e huaja në “lupë”/ Qeveria gati draftin, kontrolle për investimet në sektor strategjik

By: xhir jeta
8 December 2025 at 14:03

Investimet e huaja me ndikim në  sektore  strategjike do të kalojnë në një filtër të vecantë kontrollesh. Projektligji është hedhur për konsultim dhe parashikon që të kalojnë në lupë investime të huaja direkte në sektorë të ndjeshëm që lidhen me infrastrukturën, asetet, mallrat ose shërbimet që janë thelbësore në sektorët e energjisë, transportit, shëndetësisë.Po ashtu edhe një nënkategori tjetër e cila është vlerësuar si Investime të huaja direkte në sektorë veçanërisht të ndjeshëm dhe aktiviteti i ndërmarrjes lidhet me infrastrukturat, asetet, teknologjitë, mallrat ose shërbimet, duke përfshirë shërbimet e kërkimit dhe zhvillimit.

Kjo masë ëshët marë pasi Çështjet e lidhura me sigurinë kombëtare dhe rendin publik kanë evoluar përgjatë viteve dhe aktualisht po i kushtohet një vëmendje gjithnjë e në rritje kërcënimeve hibride, si sulmet kibernetike, fushatat e dezinformimit apo rrjedhjet e të dhënave personale, të cilat shihen si mjete për cënimin e sigurisë kombëtare apo rendit publik të një vendi. Gjithashtu, sektorët kritikë të medias dhe informacionit sensitiv ndikojnë drejtpërdrejt transparencën dhe demokracinë e vendit.

Kontrolli  dhe hetimi i  investimeve të huaja do të realizohet nga  Komiteti Ndërministror për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja Direkte, i kryesuar nga Ministri i Ekonomisë dhe ku marrin pjesë përfaqësues nga financat, infrastruktura dhe energjia, mbrojtja, rendi, diplomacia, drejtësia, Agjencia e Inteligjencës, AKSHI, Agjencia Kombëtare e Falimentimit, si dhe institucione të tjera sipas rastit.

Në rats të mos zbatimit të rregullave apo mos dhënies së informacionit parashikohen edhe një sërë masash administratavite. Për të gjitha ato subjekte që nuk zbatojnë ligjin parashikohet vendosja e gjobave që varion nga 5 -10 mijë euro në rast të mosdorëzimit të informacionit të kërkuar, ndërsa për paraqitje të qëllimshme të informacionit të rremë, parashikohet gjobë 50 mijë euro./abcnews.al

Balluku: 16 miliardë euro investime të huaja në vendin tonë

10 November 2025 at 11:49

TIRANË, 10 nëntor /ATSH/ Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh sot në prezantimin e projektit “OSHEE Charge”, se energjia shqiptare renditet mes sektorëve me performancën më të mirë në raportin e fundit të Bashkimit Evropian.

Në aktivitetin ku të pranishëm ishin edhe Kryeministri Edi Rama dhe administratori i kompanisë OSHEE Group, Enea Karakaçi, Balluku tha se progresraporti i fundit i BE-së, ka kaluar bazuar në mbi 40 masa të vlerësuara, ku energjia ka marrë vlerësimin “progres i mirë”.

“’Progres i mirë’ i dhënë për vitin e dytë radhazi që pa dyshim na bën krenarë dhe pasqyron të gjitha përpjekjet e bëra nga secili prej jush në këtë sektor, nga elektriçisti dhe deri te drejtuesit e sektorit, apo edhe rendi që ne kemi ndjekur gjatë gjithë periudhës sa i përket kuadrit ligjor dhe gjithçka tjetër ka sjellë këtë rezultat. Raporti thekson si kontributor për këtë vlerësim, përafrimin me kuadrin ligjor me acquis-n e BE-së, avancimin në liberalizimin e tregut, ndarjen funksionale të operatorëve. Një proces i gjatë që kemi bërë në vitin 2019 me shumë pikëpyetje se si do t’ia dilnim me kompanitë e ndara. Sot, OSHEE funksionon si kompania-mëmë e cila merret me gjithë pjesën administrative të mbarëvajtjes së sektorit, por kemi edhe krijimin e kompanive të cilat sot po forcohen. Do të krijohen dhe kompani të tjera, siç është ajo e sektorit të energjisë së rinovueshme”, tha Balluku.

Balluku nënvizoi në fjalën e saj, se është vlerësuar integrimi rajonal sa i përket funksionalitetit të bursës në energji dhe bashkëpunimi me tregun e përbashkët me Ballkanin Perëndimor.

Një element tjetër, sipas Ballukut, është edhe zhvillimi i burimeve të rinovueshme përmes ankandeve transparente dhe rritjes së pjesëmarrjes private në prodhimin e energjisë së rinovueshme në vendin tonë.

“Sipas raportit, progres është shënuar dhe në eficiencën e energjisë me forcimin e kuadrit ligjor dhe përditësimin e planit kombëtar për energjinë dhe klimën, si dhe diversifikimin e furnizimit, që kanë përmirësuar sigurinë energjetike në vendin tonë”, vijoi ajo.

Ministrja Balluku pohoi se prioritet në vazhdim janë miratimi i planit kombëtar për energjinë dhe klimën, liberalizimi i plotë i tregut, bashkimi i tregut me vendet fqinje dhe përgatitjen e një tranzicioni të gjelbër në përputhje me objektivat e BE për dekarbonizimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

“Energjia shqiptare renditet mes sektorëve me performancën më të mirë në këtë raport të BE. Ky është një moment për të bërë një bilanc tjetër të rëndësishëm, atë të kontributit real të sektorit energjetik në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha Balluku.

“Një raport i Bankës së Shqipërisë në mesin e vitit 2025, për sa i përket kontributit të energjisë në investimet e huaja, shprehet se investimet e huaja në Shqipëri kanë arritur 16 miliardë euro. Por, energjia është në vend të parë si kontributor kryesor në investimet e huaja në vendin tonë. Në vend të dytë është sektori i nxjerrjes, të dy këto sektorë të portofolit të MIE. Sot janë 16 miliardë euro investime të huaja në vendin tonë, mbi 250% më shumë krahasuar me një dekadë më parë. Sa i përket energjisë, kontributi në valutë si investim i huaj ka rritur rreth 3,72 miliardë euro”, tha Balluku.

Sipas Ballukut, vetëm në pesëvjeçarin e fundit jemi rritur me 52% në investimet e huaja vetëm në sektorin energjetik, ndërsa sektori i nxjerrjes ka rreth 2,60 miliardë euro, ose 162% më shumë se pesë vite më parë.

Balluku tha se inovacioni mbetet busulla e mandatit të katërt qeverisës dhe synimi është që përmes inovacionit të ketë zgjerim të shërbimeve dhe produkteve në çdo sektor.

/e.i/r.e/a.f/

The post Balluku: 16 miliardë euro investime të huaja në vendin tonë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Investimet sipas shteteve, Holanda i merr kryesimin Zvicrës, rritet Kosova

By: Mira Leka
8 November 2025 at 22:06

Investitori më i madh i huaj në Shqipëri në mesin e këtij viti ishte Holanda, me një stok total investimi prej 2.6 miliardë eurosh. Krahasuar me mesin e vitit 2020, investimet holandeze në Shqipëri janë rritur me 96%.

Megjithatë, pavarësisht tablosë që japin statistikat, investitorët e mirëfilltë holandezë në Shqipëri janë të paktë. Më i rëndësishmi mes tyre ka qenë kompania Shell, që realizoi investime të mëdha të lidhura me shpimet në zonën e Shpiragut, para se të vendoste pezullimin e punimeve vitin e kaluar.

Megjithatë, përtej rolit të Shell, kryesimi i investimeve holandeze në vitet e fundit lidhet kryesisht me faktin se Holanda është një nga vendet e preferuara në Europë për të regjistruar kompani holding, me qëllim kontrollin e investimeve ndërkombëtare të grupeve të ndryshme të biznesit.

Holanda preferohet për regjistrimin e kompanive offshore sepse legjislacioni i atjeshëm garanton një shkallë të lartë konfidencialiteti lidhur me pronësinë e aksioneve.

Gjithashtu, Holanda është një juridiksion i preferuar për regjistrimin e shoqërive holding, sepse ajo ka një rrjet të gjerë të marrëveshjeve me vende të tjera të botës për shmangien e tatimit të dyfishtë.

Me përjashtim të pak rasteve të veçanta, shumica e investimeve holandeze i takojnë në mënyrë të tërthortë investitorëve nga vende të tjerë. Disa prej kompanive më të rëndësishme me aksionerë të regjistuar në Holandë janë Devoll Hydropower, Vodafone Albania, American Hospital, Karavasta Solar, etj.

Zvicra vazhdon të jetë investitori i dytë më i madh i huaj në Shqipëri. Në mesin e 2025, stoku i investimeve zvicerane vlerësohej në 2.29 miliardë euro. Stoku i investimeve zvicerane është rritur me 45% krahasuar me pesë vjet më parë.

Në pjesën më të madhe, vlerësohet se vlera e investimeve zvicerane në Shqipëri i detyrohet kryesisht gazsjellësit Trans Adriatik (TAP).

Megjithëse ky ishte një projekt shumëkombësh, kompania aksionere ishte e regjistruar në Zvicër dhe zyrtarisht ai rezulton si një investim nga Zvicra. Megjithatë, edhe Zvicra, ashtu si Holanda, është një destinacion i preferuar për regjistrimin e kompanive offshore.

Për shembull, kompania Anika Enterprise, aksioner kryesor në konsorciumin që privatizoi kompaninë ARMO 16 vjet më parë, ishte një kompani e regjistruar në Zvicër nga aksionerë shqiptarë.

Investitori i tretë më i madh i huaj në Shqipëri renditet Kanadaja, me një stok total investimesh prej 1.98 miliardë eurosh. Stoku i investimeve kanadeze është rritur me 79% krahasuar me pesë vjet më parë.

Në Kanada është e regjistruar kompania që kontrollon Bankers Petroleum Albania, një nga investitorët më të rëndësishëm të huaj në dy dekadat e fundit. Bankers është subjekti kryesor i nxjerrjes së naftës bruto në vend.

Megjithëse ajo është blerë nga një kompani kineze, transaksioni është realizuar në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet kontrollit të kompanisë mëmë në Kanada. Për këtë arsye, teknikisht Bankers Petroleum klasifikohet ende si një kompani kanadeze.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Konsolidohen Italia dhe Turqia

Italia historikisht ka qenë një ndër investitorët e huaj më të rëndësishëm në Shqipëri dhe madhësia e pranisë së saj në ekonominë shqiptare është rritur në vitet e fundit.

Në mesin e 2025, stoku i investimeve italiane ka arritur në 1.77 miliardë euro. Në harkun e pesë viteve të fundit, vlera e investimeve italiane është rritur me 123%.

Investimet italiane janë të shpërndara nga këndvështrimi sektorial, por orientohen sidomos në aktivitetet e shërbimeve.

Turqia është gjithashtu mes shteteve që kanë pasur një prani të hershme në listën e investitorëve të rëndësishëm në Shqipëri.

Volumi i investimeve turke është gjithashtu në rritje të fortë vitet e fundit. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se stoku i investimeve turke ka arritur në më shumë se 1.3 miliardë euro.

Pas largimit nga sektori i telekomunikacioneve, ndërmarrjet turke vazhdojnë të kenë një rol të rëndësishëm në sektorin financiar, atë energjetik, në industrinë nxjerrëse, arsim, shëndetësi, etj.

Të tjerë investitorë që po regjistrojnë rritje të pranisë së tyre, në terma të vlerës së investimit, janë Austria, Gjermania dhe Franca.

Investimet austriake në mesin e këtij viti kishin vlerën e 862 milionë eurove, në rritje me 52% që nga viti 2020.

Investitorë të rëndësishëm austriakë janë të pranishëm në tregun e sigurimeve, të ndërtimit, energjetikës dhe hotelerisë. Megjithatë, një prej investitorëve më të rëndësishëm austriakë, UNIQA, këtë vit finalizoi daljen nga Shqipëria dhe rajoni, me shitjen e kompanisë së sigurimeve Sigal.

Investimet franceze në mesin e vitit 2025 kishin vlerën e 593 milionë eurove, me një rritje prej 102% në pesë vitet e fundit.

Ndërmarrjet franceze kanë prani në sektorin e industrisë nxjerrëse dhe energjetikës, ndërsa koncesionari i prodhimit të dokumenteve të identitetit, ALEAT, e përfundoi kontratën me qeverinë shqiptare në vitin 2023.

Në rritje janë edhe investimet gjermane, që kanë arritur vlerën e 542 milionë eurove, në rritje me 310% në pesë vitet e fundit. Kapitali gjerman është i pranishëm në sektorë si shërbimet bankare, shërbimet postare, industria përpunuese (automotive) dhe logjistika.

 

Bie Greqia, rriten Hungaria dhe Bullgaria

Në dekadën e fundit është përvijuar qartë tendenca e daljes së Greqisë nga lista e investitorëve më të rëndësishëm në Shqipëri. Në mesin e këtij viti, stoku i investimeve greke kishte vlerën e 267 milionë eurove, 40% më pak krahasuar me mesin e vitit 2020.

Greqia ishte një nga investitorët më të mëdhenj në Shqipëri deri në vitin 2018. Më pas, shitja e disa prej ndërmarrjeve më të rëndësishme greke në Shqipëri, si banka apo kompani telekomunikacionesh, solli një rënie të shpejtë të stokut të këtyre investimeve. Që nga fundi i vitit 2018, vlera e investimeve greke ka rënë me 75%.

Rënia e peshës së Greqisë është shoqëruar me rritjen e investitorëve të rinj, si Bullgaria dhe Hungaria. Kjo tendencë është e lidhur, në një masë të madhe, pikërisht me disa transaksione të ndërmarrjeeve të mëdha në sektorin bankar dhe atë celular.

Në vitin 2019, grupi grek (pjesë e Deutsche Telekom) Cosmote shiti kompaninë Telekom Albania te një konsorcium bullgar.

Pavarësisht se epoka bullgare për kompaninë e re One zgjati vetëm tre vjet, blerja më tej nga grupi hungarez 4iG u bë në nivel të tërthortë, nëpërmjet kompanisë së kontrolluar holding në Bullgari.

Edhe për këtë arsye, zyrtarisht investimet bullgare në Shqipëri vazhdojnë të jenë në rritje. Në mesin e këtij viti, ato arritën vlerën e 880 milionë eurove, në rritje me 90% që nga mesi i vitit 2025.

Paralelisht, në rritje janë edhe investimet hungareze, që në mesin e vitit 2025 arritën vlerën e 430 milionë eurove, 383% më shumë krahasuar me mesin e vitit 2020.

Investimet hungareze janë të lidhura kryesisht me praninë e dy investitorëve të mëdhenj hungarezë, Bankës OTP dhe kompanisë së shërbimeve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, 4iG.

OTP hyri në tregun shqiptar në vitin 2018, me blerjen e Bankës Societe Generale Albania, ndërsa në vitin 2022 u zgjerua më tej, duke blerë edhe Alpha Bank Albania. 4iG hyri në Shqipëri në vitin 2022, duke blerë njëkohësisht dy operatorët ONE Telecommunications dhe Albtelecom.

 

Rriten investimet nga Kosova

Në vitet e fundit, po vërehet një rritje e shpejtë e investimeve nga Kosova. Statistikat tregojnë se në mesin e 2025, stoku i investimeve nga Kosova arriti në 485 milionë euro, në rritje me pothuajse 440% krahasuar me mesin e vitit 2020.

Për gjysmën e parë të këtij viti, fluksi i investimeve të reja arriti vlerën e 63 milionë eurove, me rritje prej 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në fund të vitit 2024, në Shqipëri vepronin 582 ndërmarrje aktive me kapital nga Kosova, duke përfshirë edhe ato me kapital të përbashkët.

Numri i ndërmarrjeve me kapital nga Kosova është rritur me 12% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, në harkun e dekadës së fundit, numri i këtyre bizneseve është rritur me 130%.

Ndërkohë, pas tremujorit të tretë janë finalizuar të tjera transaksione të rëndësishme të blerjes së bizneseve në Shqipëri nga ndërmarrjet nga Kosova.

Në muajin korrik, kompania nga Kosova, Viva Fresh, mbylli blerjen e zinxhirit të dytë më të madh të shitjeve me pakicë në Shqipëri, Spar Albania. Sipas kontratës së nënshkruar mes palëve, operacioni kishte vlerën e 36.4 milionë eurove.

Viva Fresh zotëron rrjetin më të madh të shitjeve me pakicë në Kosovë dhe zotërohet nga biznesmeni Xhevdet Rexhepi. Rrjeti është i pranishëm në aktivitetin e shitjeve me pakicë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, nëpërmjet markave Viva Fresh Store dhe Super Kit Go.

Ndërsa në fillim të muajit shtator, kompania me kapital nga Kosova, ALBI Holding finalizoi blerjen e kompanisë së tregtimit të veshjeve, Fashion Group Albania (FGA), nga grupi shqiptar i biznesit BALFIN.

Vlera e transaksionit të shitblerjes ishte rreth 7.6 milionë euro. FGA ka për objekt kryesor aktiviteti importin dhe tregtimin e veshjeve dhe këpucëve, nëpërmjet rrjetit të saj të dyqaneve të markave ndërkombëtare, brenda territorit të Shqipërisë.

Shoqëria blerëse ALBI Holding është pjesë e ALBI Group, që zotëron në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut rrjetin e dyqaneve të modës të disa markave ndërkombëtare.

ALBI Holding zotërohet prej biznesmenëve nga Kosova, Tahir Humolli, Sutki Humolli, Nexhat Humolli, Nehat Humolli dhe Betim Humolli.

Në muajin tetor, shoqëria KAN sh.p.k. njoftoi publikisht blerjen e Global Fast Food Albania, kompanisë që zotëron të drejtën e markës globale të fast food-eve, KFC për Shqipërinë.

KAN, nga ana e saj, zotëron të drejtat e kësaj marke për Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

KAN është një kompani e regjistruar në Kosovë, me pronar të vetëm biznesmenin Fatmir Zymberi. Grupi i tij i biznesit është i pranishëm në Shqipëri prej vitesh, nëpërmjet kompanisë Scandinavian Living, që zotëron të drejtën e përdorimit të markës daneze Jysk për Shqipërinë dhe vende të tjera të rajonit.

Me blerjen e Global Fast Food Albania, grupi i Fatmir Zymberit e zgjeron dhe e diversifikon më tej aktivitetin e tij në Shqipëri.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Ecuria e flukseve të reja sipas shteteve në përgjithësi nuk ka ndryshime shumë të mëdha në raport me ecurinë e stokut të Investimeve të Huaja Direkte.

Për periudhën qershor 2020 – qershor 2025, shteti që ka sjellë flukset më të mëdha të investimeve është Holanda, me mbi 1.1 miliardë euro ose 16% të flukseve të kësaj periudhe.

Vijon Italia, me 12% të totalit, Turqia, me 11%, Austria me 7% dhe Gjermania, Zvicra dhe Kosova me 5%, etj.

Ndër investitorët kryesorë sipas flukseve të reja, mungon Kanadaja (grupuar në zërin “të tjera” për arsye konfidencialiteti), për faktin që këto flukse lidhen me një investitor të vetëm.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

Lexoni edhe:

“Torta” 16 miliardë euro e investimeve, rritja pa vlerë të shtuar e pasurive të paluajtshme

 

 

 

The post Investimet sipas shteteve, Holanda i merr kryesimin Zvicrës, rritet Kosova appeared first on Revista Monitor.

Këmbimi valutor 8 nëntor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

By: Elva
8 November 2025 at 08:19

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83 lekë dhe do shitet me 84.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 97 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103 lekë dhe do shitet me 104 lekë. Ndërsa […]

The post Këmbimi valutor 8 nëntor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot appeared first on BoldNews.al.

Oda Ekonomike Kosovaro-Gjermane promovon Kosovën si destinacion për investime në Gjermani

31 October 2025 at 12:49


Kosova do të prezantohet këtë nëntor në qytetet kryesore të Gjermanisë si një destinacion i ri për investime dhe bashkëpunim ekonomik.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Kosovaro-Gjermane, Besnik Vasolli, tha për “Përballje Podcast”, që përkrahet nga kompania e derivateve EXFIS se qëllimi i këtyre vizitave është prezantimi i potencialit ekonomik të vendit dhe tërheqja e investitorëve gjermanë.

“Do të jemi në Stuttgart më 7 dhe 8 nëntor, në Frankfurt më 17 dhe 18 nëntor, dhe në Hamburg më 28 dhe 29 nëntor. Të gjitha këto vizita janë për të promovuar Kosovën”, tha Vasolli.



Ai shtoi se fokusi i aktiviteteve do të jetë te kompanitë e sektorit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (EICT), energjisë së ripërtëritshme dhe industrisë kreative, fusha ku Kosova ka potencial të madh zhvillimi.

“Do ta promovojmë ITP-në e Prizrenit si qendër inovacioni dhe zhvillimi teknologjik, dhe do të mundohemi t’i bindim kompanitë gjermane të vizitojnë Kosovën dhe të shohin nga afër sa e gatshme është për biznese”, shtoi ai.

Gjatë këtyre vizitave, Oda planifikon takime direkte me biznese, si dhe vizita në kompani dhe hapësira inovative në Kosovë, për t’i prezantuar mundësitë konkrete për bashkëpunim.

Vasolli theksoi se kjo nismë është pjesë e një agjende më të gjerë promovuese, që do të kulmojë me Forumin Ekonomik të Kosovës, i cili pritet të mbahet në Prishtinë në vjeshtë të vitit të ardhshëm.

“Qëllimi është që ta afrojmë diasporën dhe bizneset gjermane me tregun e Kosovës dhe t’i kthejmë remitencat në investime produktive”, përfundoi Vasolli. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

"Pesë miliardë euro kundrejt 700 milionë"– pse Maqedonia e Veriut po tërheq më shumë investime gjermane se Kosova?

28 October 2025 at 15:37


“Përballje Podcast”, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Besnik Vasolli, ka krahasuar nivelin e bashkëpunimit ekonomik që ka Maqedonia e Veriut me Gjermaninë, me atë që ka Kosova — duke theksuar se dallimi është i madh dhe tregon nevojën për veprim konkret institucional.

“Maqedonia e Veriut ka pesë miliardë euro qarkullim ekonomik me Gjermaninë, ndërsa ne jemi diku te 700–800 milionë euro. Pesë miliardë me shtatëqind, tetëqind – është shumë pak,” tha Vasolli. Ky podasct përkrahet nga kompania EXFIS.

Ai shtoi se Maqedonia ka avancuar në mënyrë të qëndrueshme, veçanërisht në sektorët industrialë dhe të energjisë.

“Ata kanë avancuar shumë në auto-industri dhe energji të ripërtëritshme. Kanë investuar shumë dhe kanë krijuar kushte të qarta për investitorët,” theksoi Vasolli.


Ndërsa në Kosovë, sipas tij, shpesh mbesin vetëm deklaratat pa veprime konkrete.

“Ne shpesh e kemi përmend që investitorët e huaj duhet t’i trajtojmë ndryshe, por përtej këtyre fjalëve deklarative nuk kemi lëvizur shumë,” tha ai.

Një prej arsyeve kryesore pse Maqedonia po i tërheq më shumë investitorë, sipas Vasollit, është funksionimi i mekanizmit “one stop shop”, ku proceset për investitorët janë shumë më të shpejta dhe efikase.

“Në Maqedoni, kur vjen investitori, merren institucionet vetë me të – edhe jashtë shtetit, ai që e krijon mekanizmin, infrastrukturën, të gjitha ato. Nuk është vetëm fjalë, por implementim i plotë,” shpjegoi ai.

Ndërkohë, në Kosovë, pengesat burokratike mbeten një sfidë serioze.

“Ne kemi bërë ligje, kemi bërë strategji, por në implementim gjithmonë kemi çaluar. Nuk është se nuk e dimë çfarë duhet bërë – dimë, por nuk e kemi zbatuar,” tha Vasolli.

Ai shtoi se interesimi i Gjermanisë për Kosovën ekziston, por kërkohet më shumë efikasitet nga ana e institucioneve vendore.

“Çdo ambasador apo investitor që takojmë tregon interes për Kosovën, por na duhet ta kthejmë këtë interes në veprim. Na mungon përkthimi i ideve në rezultate,” përfundoi Vasolli.


- YouTube www.youtube.com

Sipas Vasollit, konkurrenca në rajon është e fortë dhe Kosova duhet të reagojë me reforma të shpejta./Telegrafi/.

Këmbimi valutor 17 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

By: armand
17 October 2025 at 08:07

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.1 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.5 lekë dhe do shitet me 97.3 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.6 lekë dhe do shitet me 104.9 lekë. Ndërsa […]

The post Këmbimi valutor 17 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja jehonë në mediat e huaja, shkrimi i CNN për ngjarjen e rëndë në sallën e gjyqit

By: V K
7 October 2025 at 08:48

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja, u qëllua për vdekje brenda sallës së gjyqit nga një person i përfshirë në procesin gjyqësor, ka marrë vëmendje edhe nga mediat ndërkombëtare.

CNN ka raportuar për ngjarjen e paprecedentë, duke theksuar se sulmi ndodhi në një vend që ka ndërmarrë prej vitesh reforma të thella në drejtësi, por që përballet ende me sfida të mëdha në funksionimin e sistemit.

Sipas CNN, vrasja ka ndodhur në një moment kur tensionet lidhur me konfliktet e pronësisë, zvarritjet e proceseve dhe besimi ndaj sistemit gjyqësor janë ende të larta.

Shkrimi nga CNN:

Një gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Tiranës, u qëllua për vdekje të hënën nga një burrë i përfshirë në një gjyq, njoftoi policia shqiptare.

Astrit Kalaja, gjyqtar i njohur në sistemin e drejtësisë, u qëllua brenda sallës së gjyqit nga një i dyshuar 30-vjeçar me inicialet E.Sh. Kalaja ndërroi jetë gjatë transportit drejt spitalit, si pasojë e plagëve të marra.

Sipas autoriteteve, autori i armatosur qëlloi edhe dy persona të tjerë të pranishëm në sallë. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia njoftoi se autori u largua me vrap nga vendngjarja, por u arrestua pak orë më vonë, ndërsa iu gjet dhe arma e përdorur në krim – një revole.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion zyrtar mbi motivin e ngjarjes. Nga të dhënat paraprake të publikuara në faqen e gjykatës, rezulton se çështja kishte lidhje me një konflikt prone.

Ngjarja ka ndodhur në një kontekst ku Shqipëria, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, ka ndërmarrë reforma të thella në sistemin gjyqësor që nga viti 2016.

Megjithatë, sistemi vijon të përballet me sfida serioze, përfshirë vonesat shumëvjeçare të mijëra çështjeve, por edhe tensionet e rritura në çështje delikate si ato të pronave.

Vrasja e gjyqtarit brenda sallës së gjyqit, ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë në institucionet e drejtësisë në Shqipëri dhe për klimën e tensionuar që vijon të shoqërojë procese të caktuara gjyqësore në vend.

The post Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja jehonë në mediat e huaja, shkrimi i CNN për ngjarjen e rëndë në sallën e gjyqit appeared first on Albeu.com.

Lirohen hapësirat publike pranë fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Shkodër

30 September 2025 at 15:24

TIRANË, 30 shtator /ATSH/ Në Shkodër vijon puna për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci bëri sot me dije se “Fakulteti i Gjuhëve të Huaja është godina e parë që çlirohet nga rrethimet dhe barrierat, për t’iu kthyer qytetarëve dhe studentëve”.

“Ky model do të vijojë në të gjitha godinat e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi””, tha Beci.

Më herët, kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, dhe rektori i Universitetit, Tonin Gjuraj bashkërenduan planin për pastrimin dhe sistemimin e këtyre hapësirave, me synimin që ato të shndërrohen në ambiente funksionale për studim, aktivitete akademike dhe jetën e përditshme të studentëve.

“Një realitet që nuk i ka hije e nuk i takon vendit të dijes, hekurishte dhe lloj-lloj rraqesh që i zinin frymën dhe i ulnin dinjitetin. Këto hapësira të godinave të Universitetit të Shkodrës do të pastrohen dhe do t’u kthehen studentëve”, tha Beci.

Beci u shpreh se “bashkia Shkodër do t’i japë universitetit fytyrën e merituar, duke e kthyer atë në funksion të dijes dhe të jetës studentore”.

Ndërhyrjet në Shkodër janë pjesë e ndërhyrjes që po zhvillohet në të gjithë vendin, për lirimin e hapësirave publike të komuniteteve dhe lëvizjes së lirshme të qytetarëve.

/e.i/r.e/a.f/

The post Lirohen hapësirat publike pranë fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Investimet e huaja direkte arrijnë 398 milionë euro, kryeson Italia

25 September 2025 at 15:50

TIRANË, 25 shtator /ATSH/ Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, flukset hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte (IHD) gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025 arritën në 398 milionë euro, duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur investimet ishin 397 milionë euro.

Gjatë kësaj periudhe, investimet e huaja u përqendruan kryesisht në sektorët: pasuri të paluajtshme me 34% e totalit, sektori financiar me 17%, sektori i hidrokarbureve me 11%.

Referuar të dhënave nga BSH-ja, Italia, renditet si investitori kryesor.

Në tremujorin prill-qershor 2025, Italia rezulton të jetë investitori më i madh në Shqipëri, me 44 milionë euro, duke lënë pas Turqinë me 39 milionë euro dhe Kosovën me 38 milionë euro.

Investimet italiane janë përqendruar kryesisht në shërbime, turizëm, energji të rinovueshme, gastronomi.

Në vend të dytë, për sa i përket nivelit të investime në periudhën prill-qershor pozicionohet Turqia me 39 milionë euro.

Ndërkohë, investimet nga Kosova me 38 milionë euro janë të fokusuara në sektorin e tregtisë dhe ndërtimit.

Një tjetër zhvillim pozitiv është edhe dyfishimi i investimeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat arritën në 27 milionë euro gjatë tremujorit të dytë, nga 11 milionë euro në fillim të vitit.

Në total, për 6-mujorin e parë të vitit 2025, vlera e investimeve të huaja direkte ka arritur në 759 milionë euro, duke shënuar një rritje të lehtë prej 1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. /j.p/

The post Investimet e huaja direkte arrijnë 398 milionë euro, kryeson Italia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Nga rrugët te energjia, sektorët me interes për investitorët e huaj në Shqipëri

23 September 2025 at 14:32

TIRANË, 23 shtator/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama ftoi sot investitorët e huaj të investojnë në Shqipëri, ndërsa prezantoi disa prej fushave me interes për investimet e huaja.

I pranishëm në konferencën “Shqipëria, Horizonti i Ri” që po zhvillon punimet në Vjenë me pjesëmarrjen e sipërmarrjeve nga mbi 25 vende të botës, Rama veçoi investimet në infrastrukturën rrugore.

“Ne po bëjmë disa punë të mëdha, disa vepra të mëdha në infrastrukturën rrugore të cilat lidhen me interesin dhe kapacitetin e sektorit privat që të përfshihet dhe të mbështetet tek rrugët me pagesë. Ideja është që për momentin po hartojmë dhe po zhvillojmë një sërë projektesh të tjera”, tha Rama.

Sipas tij, “mund të jetë me interes që investitorët e huaj t’i eksplorojnë këto mundësi”.

“Ne jemi të pozicionuar në një vend ku trafiku nuk është vetëm brenda vendit apo në hyrje drejt vendit, por edhe në kufirin përtej vendit. Kjo është situata. Me lëvizshmërinë e madhe dhe me rritjen e turizmit, parashikimet tona janë të jashtëzakonshme në përgjithësi se si do të rritet turizmi europian, do të ketë shumë lëvizshmëri dhe rrugët do të jenë një pjesë thelbësore e kësaj”, shtoi Rama.

Hekurudhat janë një tjetër aspekt i infrastrukturës, ku sipas kryeministrit Rama, investitorët e huaj mund të shohin mundësinë për të investuar edhe pse sipas tij, “ato janë një sektor më i ndërlikuar për kompanitë private që të përfshihen”.

“Pastaj kemi sigurisht energjinë. Ne kemi shpallur thirrje ndërkombëtare për investime private. Në momentin që këto thirrje shpallen jeni më se të mirëpritur të aplikoni. Janë shumë transparente në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare, deri tani kanë qenë të një cilësie shumë të mirë dhe nuk ka pasur asnjë ankesë”, shtoi Rama. /j.p/

The post Rama: Nga rrugët te energjia, sektorët me interes për investitorët e huaj në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

​Banka Botërore e BQK-ja me parashikime të ndryshme për rritjen ekonomike, ekspertët vlerësojnë se BPV-ja është e pamjaftueshme

21 September 2025 at 15:24


Vonesat në formimin e një qeverie të re mund të ndikojnë negativisht në investime dhe zbatimin e agjendës së reformës strukturore, thuhet në një raport të Bankës Botërore për Kosovën, ku projeksionet e kësaj banke tregojnë se në Kosovë pritet të ketë një normë të rritjes ekonomike vetëm 3.8 për qind për vitin aktual dhe 2026-ën.

Në anën tjetër, Banka Qendrore e Kosovës (BQK), parasheh që kjo normë të arrijë në 4.1 për qind në vitin 2025. Ndërsa, sipas BQK-së, 4.2 për qind pritet të rritet kjo normë në vitin 2026, raporton KosovaPress.

Këto vlera të Bruto Prodhimit Vendor (BPV), sipas ekspertëve të ekonomisë nuk janë të mjaftueshme për zhvillimin ekonomik të vendit dhe reduktimin e papunësisë në Kosovë. Madje, ata shprehen skeptik se do të arrihet rritja ekonomike prej 4.1 për qind këtë vit.

Siç thonë ata, masat sanksionuese të Bashkimit Evropian, pezullimi i dialogut strategjik m Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mungesa e qeverisjes efektive ndikojnë që kjo normë të mbetet e tillë, duke mos qenë e mjaftueshme për përmirësimin e jetës së qytetarëve në vendin tonë.

Profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku në një prononcim për KosovaPress potencon se vlerësimet e BQK-së nuk janë optimiste, pasi norma aktuale e rritjes ekonomike konsiderohet e pamjaftueshme përballë sfidave që ka Kosova.

Ai përmend nivelin e ulët të eksporteve, mungesën e investimeve, sidomos atyre të huaja, si dhe projeksionet për inflacionin, të cilat, sipas tij, tregojnë shenja të një mbijetese ekonomike.

"Vlerësimet e BQK-së dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për fat të keq janë jo optimiste, sepse kjo normë e rritjes ekonomike në raport me problemet me të cilat përballet Kosova është e pamjaftuar. Duke pasur parasysh nivelin e ulët të eksportit, nivelin e ulët të mobilizimit të investimeve sidomos mungesën e investimeve të jashtme, e tërë kjo reflektohet në atë që Kosova me këtë normë, dhe duke pas parasysh projeksionet për inflacionin në vitin e ardhshëm, tregon shenjat e një mbijetese...Rritja ekonomike e Kosovës duhet të shndërrohet në zhvillim ekonomik...Këtë rritje ekonomike duhet ballafaquar me problemet që vijnë nga vendosja e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe sidomos ngjarjet e fundit që kanë të bëjnë me ndërprerjen e dialogut strategjik me SHBA-në, dhe të dy këto gjërat të shoqëruar me mungesën e qeverisjes efektive, këtë normë e bëjnë të pamjaftuar në ambiciet e Kosovës për tu bërë pjesë e BE-së dhe për të përmirësuar jetën e vet", thotë Sadiku.

Po ashtu, edhe eksperti i ekonomisë, Lekë Musa thekson se shkalla aktuale e rritjes prej mbi 4 për qind nuk është e mjaftueshme për të zbutur papunësinë dhe për të përmirësuar mirëqenien në Kosovë.

Sipas tij, për të arritur nivelet e vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian, Kosova duhet të ketë një rritje ekonomike prej së paku 8 për qind, për të ulur sado pak përqindje e papunësisë.

"Duke pasur parasysh që Kosova ngec me vendet e rajonit dhe gjithashtu e ka një shkallë të papunësisë të lartë mbi 10 për qind, atëherë shtrohet pyetja se ky 4 për qindësh a mjafton për të zbutur pa punësinë dhe për të ngritur mirëqenien apo së paku kosovarët të jetojnë barabartë me vendet e rajonit. Eventualisht që të mbërrijmë edhe normanë e mirëqenies në vendet e Bashkimit Evropian meqenëse ai është synimi ynë. Po të krahasohet niveli i të ardhurave për kokë banori në Kosovë me vendet e Ballkanit, ky trend i rritjes ekonomike në Kosovë duhet të jetë së paku 8 për qind. Rritja duhet të jetë së paku dyfish më e lartë sesa 4 për qind, me kushtin që vendet në rajon të mbesin ku janë për momentin...Kosovës i duhet së paku ta dyfishojë rritjen ekonomike dhe për të zvogëluar këtë papunësi, e cila mund të jetë e kënaqshme për Kosovën 5-6 për qind. Atëherë, gjithashtu rritja ekonomike duhet të jetë së paku 10 për qind në vit për të arritur që të zvogëlojmë diku papunësinë për 2 për qind në vit në vend", thotë Musa.

Siç thekson Musa në një prononcim për KosovaPress, për të arritur një normë më të lartë të rritjes ekonomike në Kosovë, qeveritë e ardhshme duhet të vendosin zhvillimin ekonomik si synimin kryesor.

Në Raportin e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor të Bankës Botërore thuhet se rritja ekonomike në Kosovë pritet të arrijë në 3,8 për qind në vitet 2025 dhe 2026.

“Rritja ekonomike do të mbështetet nga konsumi dhe aktiviteti investues. Megjithatë, pasiguria ekonomike, veçanërisht në lidhje me politikën e tregtisë globale, është rritur muajt e fundit. Vonesat në formimin e një qeverie të re mund të ndikojnë negativisht në investime dhe zbatimin e agjendës së reformës strukturore”, shkruan në këtë raport të Bankës Botërore.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt, por ende nuk është bërë formimi i institucioneve të reja. Gjykata Kushtetuese, ka vendosur masë të përkohshme për konstituimin e Kuvendit deri më 30 shtator.

Ndërkaq, në një përgjigje me shkrim, Banka Qendrore e Kosovës thotë se për vitin 2025 parashikohet rritje reale e Bruto Produktit Vendor (BPV) prej 4.1%, e cila mbështetet kryesisht nga kërkesa e brendshme dhe eksporti i shërbimeve.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) për vitin 2025 parashikon rritje reale të Bruto Produktit Vendor (BPV) prej 4.1%, e cila mbështetet kryesisht nga kërkesa e brendshme dhe eksporti i shërbimeve. Për vitin 2026, pritet që rritja të arrijë në 4.2%. Megjithatë, në muajin shtator pritet të publikohen nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) të dhënat për tremujorin e dytë të vitit 2025, si dhe të dhënat vjetore për vitin 2024, të cilat do të ofrojnë një pasqyrë më të qartë mbi zhvillimet në ekonominë e Kosovës dhe do të mundësojnë një rishikim e këtyre projeksioneve”, thuhet në përgjigjen me shkrim te BQK-së për KosovaPress.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, shprehet skeptik lidhur me parashikimin e Bankës Qendrore të Kosovës për rritje ekonomike prej 4.1 për qind. Sipas tij, nëse vazhdon trendi aktual, kjo normë nuk do të arrihet, duke pasur parasysh se gjashtëmujori i parë është mbyllur me 3.6 për qind rritje.

Rafuna thekson se Kosova ka nevojë për një rritje prej të paktën 6–7 për qind, ndërsa ideale sipas tij do të ishte një rritje dyshifrore.

"Ky është një parashikim i Bankës Qendrore të Kosovës, një parashikim që nëse vazhdon ky trend siç e kemi sot, nuk besoj që do ta arrijmë 4.1 përqindëshin. Për arsye se gjashtëmujorin e parë e kemi mbyllur me 3.6. Një rritje ekonomike që nuk len asnjë gjurmë në asnjë pore të Kosovës për tu vërejtur një ndryshim i madh, ne duhet ta kemi një rritje 6-7 për qind minimumi. Por, më mirë do të ishte po të kishim pasur një rritje ekonomike dyshifrore...Veprimet e fundit me çështjen e energjisë elektrike por edhe pezullimi i dialogut strategjik nga ana e SHBA-së, të qenit nën masa sanksionuese, mos ekzekutimi komplet i shumës së para në ligjin e buxhetit për investime kapitale, mos ndihma në reforma fiskale, të arsimit, shëndetësisë, sundimit të ligjit për ta ndryshuar një ambient për ta bërë më të mirë për investime, ka shtyrë që edhe investitorët e brendshëm që i kemi kosovarë, nuk i kanë zgjeruar investimet e tyre në Kosovë por i kanë nxjerrë jashtë Kosovës", potencon Rafuna.

Sipas Bankës Botërore, rritja ekonomike në Kosovë në vitin 2023 ka qenë 4.1 për qind, në vitin 2024 kjo normë ishte 4.4, derisa parashikimi për vitin 2025 është 3.8 për qind.

Përndryshe, sipas raportit të Bankës Botërore, rritja ekonomike në Ballkanin Perendimorëparashikohet të ngadalësohet në 3.2 për qind në vitin 2025, përpara se të rikuperohet në 3.5 për qind në vitin 2026, mes pasigurive të shtuara./kp/

Këmbimi valutor 13 shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

By: Elva
13 September 2025 at 08:12

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me 83.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.5 lekë dhe do shitet me 97.4 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.7 lekë dhe do shitet me 104 lekë. Ndërsa […]

The post Këmbimi valutor 13 shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot appeared first on BoldNews.al.

❌
❌