Banka Botërore: Si ta bëjmë më të lehtë kthimin dhe qëndrimin
Raporti âLĂ«vizshmĂ«ria NdĂ«rkombĂ«tare si Strategji Zhvillimiâ nga Banka BotĂ«rore, 2024, mbĂ«shtet ndĂ«rtimin e njĂ« sistemi gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s tĂ« migracionit, tĂ« quajtur âGlobALâ, i cili i sheh emigrantĂ«t si njĂ« forcĂ« pune shqiptare globale.
Kjo qasje synon forcimin e mbështetjes për emigrantët, shfrytëzimin e aftësive dhe burimeve të tyre, si dhe sigurimin e kontributit të tyre në ekonominë dhe shoqërinë vendase.
Â
Vendimmarrje e informuar
Banka Botërore sugjeron ndërtimin e sistemeve të forta të të dhënave mbi emigrantët. Duhen zbatuar anketa familjare mbi migracionin që ndjekin të gjithë trajektoren migratore dhe jo vetëm momente të veçuara në kohë.
Banka rekomandon krijimin e një sistemi të integruar të të dhënave që lidhin të gjitha shërbimet dhe rezultatet për emigrantët ndërmjet institucioneve, duke mundësuar menaxhim të plotë të rasteve dhe duke shmangur mbledhjen e dyfishtë të të dhënave.
Banka rekomandon zbatimin e monitorimit dhe vlerĂ«simit tĂ« bazuar nĂ« prova, pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar vazhdimisht programet mbi bazĂ«n e rezultateve reale dhe pĂ«r tâi pĂ«rshtatur ato sipas nevojave.
Â
Bashkëpunim i koordinuar
Banka sugjeron krijimin e një përgjigjeje të bashkërenduar mes të gjithë aktorëve të përfshirë në qeverisjen e migracionit dhe ofrimin e shërbimeve.
Sipas saj, duhen forcuar mekanizmat e koordinimit ndërinstitucional, me role, përgjegjësi dhe protokolle të qarta komunikimi ndërmjet ministrive dhe agjencive.
Duhet siguruar përputhshmëria ndërmjet qeverisjes qendrore dhe asaj vendore, për të shmangur mbivendosjet dhe boshllëqet në shërbime dhe për të garantuar ofrim të njëtrajtshëm në të gjithë vendin.
Vlen gjithashtu ndërtimi i partneriteteve shumëpalëshe që përfshijnë sektorin privat, organizatat joqeveritare, organizatat ndërkombëtare dhe diasporën në ekosistemin e shërbimeve.
Banka kërkon zgjerimin e bashkëpunimit ndërkufitar me vendet pritëse, për të ofruar shërbime përgjatë gjithë ciklit të migracionit.
Â
Shërbime globale shumëdimensionale
Ofrimi i mbështetjes gjithëpërfshirëse për emigrantët, duke adresuar të gjitha aspektet e nevojave të tyre të shumëllojshme dhe në ndryshim të vazhdueshëm, të tilla si zgjerimi i shërbimeve për të mbuluar të gjithë ciklin e migracionit, nga përgatitja para nisjes deri tek riintegrimi pas kthimit, si dhe për ata që qëndrojnë jashtë vendit, këshilloi Banka Botërore.
Sipas saj, duhet të bëhet përshtatja e paketave të shërbimeve sipas karakteristikave të emigrantëve, si niveli i aftësive, përbërja familjare, rezultatet në tregun e punës dhe qëllimet për kthim.
Â
Lehtësimi nga barrierat
Eliminimi i barrierave burokratike dhe thjeshtimi i ofrimit të shërbimeve për emigrantët duhet të përfshijë konsolidimin e të gjithë informacionit, shërbimeve dhe procedurave në një portal të vetëm dixhital, si e-Albania, i aksesueshëm para, gjatë dhe pas migrimit.
Nevojitet standardizimi i procedurave nĂ« tĂ« gjitha institucionet dhe bashkitĂ«, me procese tĂ« njĂ«jta aplikimi dhe kĂ«rkesa dokumentacioni dhe ndĂ«rtimi i njĂ« qasjeje âdixhitale sĂ« pariâ, me autentifikim nĂ« distancĂ«, aplikime online dhe udhĂ«zim tĂ« mbĂ«shtetur nga Inteligjenca Artificiale, duke ruajtur njĂ«kohĂ«sisht alternativat fizike.
Duhet të thjeshtohen procedurat burokratike, reduktimi i dokumentacionit, kohës së pritjes dhe hapave të panevojshëm përmes koordinimit ndërinstitucional.
Â
Ekspertizë dhe kapacitete më të forta
Banka Botërore kërkon garantimin e niveleve të mjaftueshme të stafit në të gjitha pikat e ofrimit të shërbimeve për emigrantët, nga zyrat vendore deri te rolet strategjike të vendimmarrjes.
Duhen rritur investimet në programe gjithëpërfshirëse trajnimi për të mbajtur stafin të përditësuar mbi shërbimet ekzistuese, praktikat më të mira dhe ndryshimet rregullatore.
Banka sugjeron se investimet në anketa që ndjekin emigrantët në kohë reduktojnë paragjykimet në vlerësimin e ndikimeve të migracionit dhe kontribuojnë në hartimin e politikave më të informuara.
Rezultatet tregojnë gjithashtu se zgjerimi i shërbimeve për emigrantët, përfshirë ato para nisjes, mund të përmirësojë ndjeshëm rezultatet e tyre, duke pasur parasysh lidhjen e fortë me mundësi më të mira punësimi jashtë vendit dhe pas kthimit në Shqipëri.
Po ashtu, përshtatja e paketave të shërbimeve sipas karakteristikave të emigrantëve rezulton thelbësore, për shkak të diversitetit të madh të nevojave dhe përvojave migratore.
Â
Lexo lajmin
Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban
The post Banka Botërore: Si ta bëjmë më të lehtë kthimin dhe qëndrimin appeared first on Revista Monitor.