Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gonxhja me përfaqësuesit e BB, fokusi investimet në kulturë e turizëm

13 December 2025 at 16:33

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të lartë të Grupit të Bankës Botërore, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit afatgjatë dhe projektet strategjike për zhvillimin e vendit.

Në postimin e tij, Gonxhja bëri të ditur se ka mirëpritur Massimiliano Paolucci, menaxherin e ri të Grupit të Bankës Botërore për Shqipërinë, si edhe Xiaoqing Yu, drejtoreshë e Divizionit për Ballkanin Perëndimor, Evropë dhe Azi Qendrore.

Gjatë takimit u diskutua mbi iniciativa konkrete që synojnë nxitjen e investimeve në art, kulturë, trashëgimi kulturore, destinacione turistike dhe zhvillim komunitar.

Ministri theksoi se bashkëpunimi me Bankën Botërore do të vijojë të përqendrohet te transformimi i infrastrukturës kulturore dhe te modelet e reja të financimit, të cilat synojnë të gjenerojnë impakt të qëndrueshëm ekonomik, social dhe kulturor për Shqipërinë.

Sipas Gonxhes, këto projekte strategjike janë pjesë e vizionit për një zhvillim të integruar të turizmit dhe kulturës, duke i shndërruar asetet kulturore dhe turistike në motorë të rëndësishëm të zhvillimit lokal dhe kombëtar.

/gj.m/r.e/

The post Gonxhja me përfaqësuesit e BB, fokusi investimet në kulturë e turizëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja në takim me BB: Standardizim të destinacioneve dhe sistem kombëtar për të dhënat në turizëm

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me përfaqësues të Bankës Botërore, me synimin për të thelluar bashkëpunimin strategjik në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe konkurrues të turizmit në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhja tha se “në takim diskutuam mbi standardizimin e destinacioneve natyrore, përmirësimin e furnizimit me ujë dhe infrastrukturës kritike në zonat turistike, forcimin e strukturave të menaxhimit të destinacioneve (DMO), ngritjen e një sistemi kombëtar të të dhënave të turizmit dhe avancimin e ndërlidhjes rajonale, si komponentë kyç për rritjen e kapaciteteve dhe cilësisë në sektor”.

“Rikonfirmuam angazhimin e përbashkët për zbatimin e Strategjisë së Turizmit 2024–2030, duke vënë theksin te rezultatet konkrete dhe objektivat afatgjata”, theksoi Gonxhja.

Ministri Gonxhja shprehu vlerësimin për partneritetin e qëndrueshëm me Bankën Botërore, duke e cilësuar atë një aktor kyç në mbështetjen e prioriteteve të zhvillimit.

1 nga 5

/k.s/r.e/a.f/

The post Gonxhja në takim me BB: Standardizim të destinacioneve dhe sistem kombëtar për të dhënat në turizëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Banka Botërore: 4.8% e PBB-së së Shqipërisë humbet nga taksat e paarkëtuara, mbi 80% nga TVSH-ja

By: armand
2 December 2025 at 09:39

Sipas Raportit Financiar të Bankës Botërore për Shqipërinë mbledhja e taksave mbetet nën potencial për shkak të informalitetit, përjashtimeve dhe zbatimit të dobët. Të ardhurat totale janë nën mesataren rajonale, produktiviteti i ulët i tatimit mbi të ardhurat personale dhe tatimi mbi fitimin tregon baza të pashfrytëzuara, efikasiteti i TVSH-së është vetëm 54% dhe shpenzimet […]

The post Banka Botërore: 4.8% e PBB-së së Shqipërisë humbet nga taksat e paarkëtuara, mbi 80% nga TVSH-ja appeared first on BoldNews.al.

BB i “tërheq veshin” Ramës: Shqipëria, nevojë urgjente për forcimin e edukimit në fëmijërinë e hershme

By: Ela
28 November 2025 at 13:40

Shqipëria ka nevojë urgjente për forcimin e Edukimit dhe Kujdesit në Fëmijërinë e Hershme si një formë e mbështetjes së zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe pjesëmarrjes në tregun e punës. Në dokumentin e fundit të rishikimit të financave publike në Shqipëri, i Bankës Botërore nënvizohet se pavarësisht rritjes së shpenzimeve publike për këtë zë, ato […]

The post BB i “tërheq veshin” Ramës: Shqipëria, nevojë urgjente për forcimin e edukimit në fëmijërinë e hershme appeared first on BoldNews.al.

Banka Botërore: Rënia dhe plakja e popullsisë në Shqipëri, sfidë për qëndrueshmërinë fiskale

By: Ela
21 November 2025 at 12:46

Në valën e një paqeje fiskale që qeveria po diskuton gjerësisht në këtë paketë fiskale duket se institucionet ndërkombëtare financiare vënë theksin në anën tjetër të peshores atë të mbledhjes së taksave dhe forcimit të masave për pajtueshmërinë fiskale. Banka Botërore prezantoi rishikimin e financave publike në Shqipëri, një raport që vë theksin tek forcimi […]

The post Banka Botërore: Rënia dhe plakja e popullsisë në Shqipëri, sfidë për qëndrueshmërinë fiskale appeared first on BoldNews.al.

Banka Botërore vlerëson se nevojiten 185 miliardë euro për rindërtimin e Sirisë pas 14 vitesh luftë civile

22 October 2025 at 09:00


Rindërtimi i Sirisë pas më shumë se një dekade lufte civile pritet të kushtojë rreth 216 miliardë dollarë (185 miliardë euro), tha Banka Botërore në një vlerësim të publikuar të martën.

Kostoja është pothuajse 10 herë më e madhe se prodhimi i brendshëm bruto i Sirisë për vitin 2024, transmeton Telegrafi.

Konflikti shkatërroi pjesë të mëdha të vendit dhe dëmtoi infrastrukturën kritike, përfshirë rrjetin e saj elektrik.

Banka Botërore thotë se rindërtimi mund të kushtojë midis 140 dhe 345 miliardë dollarëve, por "vlerësimi i tyre më i mirë konservator" është 216 miliardë dollarë.

Banka Botërore vlerëson se rindërtimi i infrastrukturës do të kushtojë 82 miliardë dollarë (70 miliardë euro). Ajo vlerësoi koston e dëmeve për ndërtesat rezidenciale në 75 miliardë dollarë (64 miliardë euro) dhe 59 miliardë dollarë (50 miliardë euro) për strukturat jo-rezidenciale.

Provinca e Alepos dhe fshati i Damaskut, ku u zhvilluan beteja të ashpra, do të kërkojnë investimet më të mëdha, sipas vlerësimit.

"Sfidat që na presin janë të jashtëzakonshme, por Banka Botërore është e gatshme të punojë përkrah popullit sirian dhe bashkësisë ndërkombëtare për të mbështetur rimëkëmbjen dhe rindërtimin", tha në një deklaratë Drejtori i Bankës Botërore për Lindjen e Mesme, Jean-Christophe Carret.

Pavarësisht rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Perëndimin dhe nënshkrimit të marrëveshjeve të investimeve me vlerë miliarda dollarë me vendet e Gjirit që kur ish-presidenti Bashar al-Assad u largua nga Siria, vendi ende po përballet me vështirësi financiare.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë hequr shumë nga sanksionet e vendosura gjatë sundimit të dinastisë al-Assad, ndikimi në terren deri më tani ka qenë i kufizuar.

Shkurtimet e ndihmës ndërkombëtare kanë përkeqësuar kushtet e jetesës për shumë njerëz. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se 90% e popullsisë së Sirisë jeton në varfëri.

Lufta civile e Sirisë filloi në vitin 2011 kur protestat masive kundër qeverisë së presidentit të atëhershëm Bashar al-Assad u përballën me një shtypje brutale dhe u shndërruan në konflikt të armatosur.

Konflikti i ashpër vrau qindra mijëra sirianë dhe zhvendosi po aq të tjerë, me zona të gjera të vendit të shkatërruara.

Më shumë se 6 milionë sirianë u regjistruan si refugjatë ose azilkërkues deri në fund të vitit 2024, kryesisht në Turqi, Liban dhe Jordani.

BE-ja është shtëpia e rreth 1.3 milionë sirianëve, të shpërndarë kryesisht në Gjermani, Suedi dhe Austri.

Al-Assad u rrëzua nga pushteti në një ofensivë të shpejtë të rebelëve në dhjetor, pasi sundoi vendin për më shumë se 20 vjet. /Telegrafi/

A duhet të jetë kjo alarmante? Kosova me tkurrjen më të madhe të popullsisë në botë - sipas Bankës Botërore

13 October 2025 at 15:51


Sipas të dhënave të fundit të Bankës Botërore për vitin 2024, Kosova renditet e para në botë për nga shkalla e tkurrjes së popullsisë, me një rënie prej -9.7 për qind, raporton Telegrafi.

Ky rezultat e vendos Kosovën në krye të listës së vendeve me rënien më të madhe demografike në nivel global — një shifër që ekspertët e cilësojnë si alarmante për të ardhmen e zhvillimit social dhe ekonomik të vendit.

Foto: Banka Botërore/Prsc

Ndërkohë që popullsia botërore ka shënuar një rritje mesatare prej 1 për qind, Kosova po përballet me trendin e kundërt, kryesisht për shkak të emigrimit masiv drejt vendeve evropiane, në kërkim të mundësive më të mira jetese dhe punësimi.

Pavarësisht përpjekjeve të institucioneve për të frenuar largimin e qytetarëve dhe për të nxitur rritjen e popullsisë përmes subvencioneve dhe politikave stimuluese, të dhënat tregojnë se vendi po përballet me një krizë demografike të thellë.

Foto: Banka Botërore/Prsc

Në raportin e Bankës Botërore theksohet gjithashtu se Shqipëria është mes vendeve me rënie të popullsisë, me një shkallë tkurrjeje prej -1.1 për qind, ndërsa vendet e tjera të rajonit regjistrojnë shifra më të ulëta, që variojnë deri në -5 për qind.

Kjo situatë ngre nevojën për masa urgjente politike dhe ekonomike, që synojnë jo vetëm ndalimin e emigrimit, por edhe krijimin e kushteve që të rinjtë ta shohin të ardhmen e tyre brenda vendit. /Telegrafi/

Banka Botërore: Ngadalësohet rritja ekonomike në Kosovë

7 October 2025 at 19:00

PRISHTINË, 7 tetor /ATSH/ Banka Botërore parashikon rënie të rritjes ekonomike nga 3.6 për qind në 2024-tën në 3 për qind në 2025-tën për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas raportit të Bankës Botërore, rënien më të madhe është parashikuar ta ketë Kosova, që megjithatë mbetet pak mbi mesataren rajonit.

“Pas rritjes me 4.4 për qind në vitin 2024, ekonomia e Kosovës u ngadalësua në 3.6 për qind në tremujorin e parë të vitit 2025, ndërsa konsumi familjar u lehtësua dhe kërkesa e jashtme u dobësua. Konsumi privat u rrit me 4.3 për qind, duke qenë ende nxitësi kryesor i rritjes, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë krahasuar me vitin e kaluar”, thuhet në raportin e Bankës Botërore për Kosovën.

Sipas BB, pagat reale u rritën me 10.3 përqind në vitin 2024, të mbështetura nga një pagë minimale më e lartë, por punësimi formal u rrit vetëm në mënyrë modeste, duke arritur mesatarisht 1.4 për qind në gjysmën e parë të vitit 2025. Investimet gjithashtu u forcuan, me formimin e kapitalit bruto që u rrit me 13.6 përqind, duke nxitur aktivitetin në ndërtim dhe prodhim, ndërsa shërbimet financiare u zgjeruan së bashku me kërkesën në rritje”, bën të ditur Banka Botërore.

“Inflacioni i konsumatorit arriti në 4.3 përqind në korrik 2025, duke e çuar mesataren janar-korrik në 3 përqind. Inflacioni bazë gjithashtu u rrit vazhdimisht gjatë kësaj periudhe, duke arritur mesatarisht 1.5 përqind deri në korrik 2025. Rreziqet e sektorit fiskal dhe financiar mbeten të kufizuara, duke siguruar një sfond të qëndrueshëm për ekonominë pavarësisht ngadalësimit të rritjes. Pozicioni fiskal vazhdon të mbështetet nga rritja e fortë e të ardhurave tatimore”, thuhet në këtë raport.

Megjithatë, sipas Bankës Botërore vonesat e zgjatura në formimin e një qeverie të re mund të ndikojnë negativisht në investime dhe të ngadalësojnë progresin në reformat strukturore.

Kosova mbetet me raportin më të ulët të borxhit PPG ndaj PBB-së, në 17.1 për qind.

“Totali i borxhit publik dhe atij publik të garantuar (PPG) pritet të bjerë lehtë për rajonin në tërësi, në 44.4 për qind të PBB-së deri në fund të vitit 2025, nga 45.0 për qind e PBB-së në vitin 2024. Bosnja dhe Hercegovina përbën pjesën më të madhe të përmirësimit, falë ngushtimit të deficitit fiskal – me një rënie të parashikuar prej 1.5 pikë përqindje të PBB-së. Shqipëria dhe Serbia ndjekin me rënie prej përkatësisht 0.8 dhe 0.7 pikë përqindje të PBB-së, të nxitura nga shlyerja neto e borxhit të jashtëm, ndërsa Maqedonia e Veriut regjistron një rritje prej 0.5 pikë përqindje për shkak të rritjes së borxhit publik të drejtpërdrejtë. Në terma të nivelit, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi pritet të ruajnë raportet më të larta të borxhit PPG në rajon, përkatësisht në 62.9 dhe 60.6 për qind të PBB-së, të ndjekura nga Shqipëria me 53.4 për qind, Serbia me 46.8 për qind dhe Bosnja dhe Hercegovina me 25.7 për qind, ndërsa Kosova mbetet me raportin më të ulët të borxhit PPG ndaj PBB-së, në 17.1 për qind”, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

/Kosovapress/

 

The post Banka Botërore: Ngadalësohet rritja ekonomike në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Banka Botërore: Ekonomia e Kosovës u ngadalësua në 3.6 për qind në tremujorin e parë të vitit 2025

7 October 2025 at 15:07


Raporti i Bankës Botërore për rajonin e Ballkanit ka paraqitur të dhëna edhe për ekonominë e Kosovës. Në raport thuhet se në vitin 2025 presionet nga inflacioni janë rikthyer, të nxitura nga çmimet më të larta të energjisë dhe ushqimeve, duke ulur kështu të ardhurat reale të disponueshme.

raport thuhet se pas një rritjeje prej 4.4 për qind në vitin 2024, ekonomia e Kosovës u ngadalësua në 3.6 për qind në tremujorin e parë të vitit 2025, për shkak të uljes së konsumit të familjeve dhe dobësimit të kërkesës së jashtme.

Tutje thuhet se vonesat e zgjatura në formimin e një qeverie të re mund të ndikojnë negativisht në investime dhe të ngadalësojnë përparimin në reformat strukturore.

Në raport po ashtu thuhet se pagat reale u rritën me 10.3 për qind në vitin 2024, të mbështetura nga një rritje e pagës minimale, por punësimi formal u rrit vetëm në mënyrë modeste, me një mesatare prej 1.4 për qind në gjysmën e parë të vitit 2025.

Edhe investimet u forcuan, me bruto të kapitalit që u rrit me 13.6 për qind, duke nxitur aktivitete në ndërtimtari dhe industri përpunuese, ndërsa shërbimet financiare u zgjeruan përkrah kërkesës në rritje.

Kërkesa e fortë e brendshme gjithashtu nxiti rritjen e importeve, të cilat u rritën me 14.5 për qind në pesë muajt e parë të vitit, duke tejkaluar një rritje prej 12 për qind të eksporteve.

“Dërgesat nga diaspora dhe investimet e huaja direkte dhanë vetëm mbështetje të kufizuar, duke shënuar rritje përkatësisht prej 3.5 për qind dhe 3.6 për qind deri në maj”, thuhet tutje.

Kërkesa e lartë e brendshme, përfshirë rritjen e konsumit të qeverisë, së bashku me çmimet në rritje të ushqimeve, pijeve, energjisë elektrike dhe shërbimeve, nxiti inflacionin në gjysmën e parë të vitit 2025.

“Inflacioni i konsumatorit arriti në 4.3 për qind në korrik 2025, duke e çuar mesataren për periudhën janar–korrik në 3 për qind. Edhe inflacioni bazë u rrit gjatë kësaj periudhe, duke arritur një mesatare prej 1.5 për qind deri në korrik 2025”, thuhet në raportin e BB-së.

Rreziqet fiskale dhe ato në sektorin financiar mbeten të kufizuara, duke ofruar një sfond të qëndrueshëm për ekonominë, pavarësisht ngadalësimit të rritjes.

“Pozicioni fiskal vazhdon të mbështetet nga taksat e forta mbi shpenzimet aktuale, së bashku me ekzekutimin më të lartë të investimeve publike, të cilat pritet të mbajnë deficitin fiskal rreth 1 për qind të PBB-së midis viteve 2026 dhe 2027.

Një pjesë e raportit e Bankës Botërore ka të bëjë edhe me perspektivën dhe pasigurinë.

“Vonesat në formimin e një qeverie të re mund të ngadalësojnë zbatimin e agjendës së reformave strukturore dhe të vonojnë aksesin në financim të jashtëm, përfshirë Planin e ri të Rritjes së BE-së”, thuhet tutje.

Raporti thekson se emigrimi i vazhdueshëm është pengesë për rritjen, ndërsa potenciali i pashfrytëzuar vendas, veçanërisht i grave, mund të zhbllokohet duke rritur pjesëmarrjen e grave në fuqinë punëtore. /Telegrafi/

Banka Botërore i ka rritur projeksionet për Maqedoninë

7 October 2025 at 10:46


Rritja reale e BPV-së nga 3,1 për qind në vitin 2025, nga 3 për qind në vitin 2026 dhe nga 3 për qind në vitin 2027 janë vlerësimet e Bankës Botërore për vendin. Sipas raportit të fundit, dallimi në përqindje në pika përqindje nga projeksionet në raportin e pranverës për vitin 2025 është në epërsi dhe arrin 0,4, 0,3 dhe 0,2 për këto tre vite.

Vlerësimet dhe parashikimet i pasqyrojnë të dhënat e kapshme deri më 20 shtator të vitit 2025.

Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor parashikohet të përshpejtohet me ritme të moderuara në vitin 2026 dhe të rimëkëmbet më fortë në vitin 2027, e mbështetur kryesisht nga rritja e eksporteve dhe investimeve, ndërsa pasiguritë në ekonominë globale zbuten. Për të mbështetur progresin drejt përafrimit me Bashkimin Evropian, rajoni duhet të fokusohet në krijimin e vendeve më cilësore të punës, sipas raportit më të fundit të Bankës Botërore të publikuar sot.

Në vitin 2025, rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor u ngadalësua për shkak se inflacioni zbehu rritjen e konsumit dhe rritja e pasigurisë frenoi tregtinë dhe investimet, pavarësisht rritjes së fortë të pagave dhe kredive. Politika fiskale, ndonëse disi e lehtësuar, mbeti e disiplinuar, ku deficiti ishte nën 3% dhe borxhi publik vijoi trajektoren rënëse.

Raporti i Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor parashikon që rritja ekonomike e kombinuar e Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të arrijë në 3.0 për qind në vitin 2025, që është 0.2 pikë përqindje më e ulët se parashikimet e mëparshme. Rritja parashikohet të përshpejtohet në 3.1për qind në vitin 2026 dhe 3.6 për qind në vitin 2027.

“Ballkani Perëndimor po përparon në drejtim të ngushtimit të hendekut të zhvillimit me ekonomitë më të përparuara të Bashkimit Evropian, por rritja mbetet e pamjaftueshme për të përmbushur aspiratat e qytetarëve”, thotë Xiaoqing Yu, Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. “Në mënyrë që rajoni të shndërrohet në një ekonomi moderne, është e rëndësishme të riformulohen strategjitë e punësimit – siç janë nxitja e rritjes së pjesëmarrjes në tregun e punës, përmirësimi i aftësive të popullsisë dhe rritja e bizneseve përmes përdorimit të teknologjive më të reja digjitale.”

Sipas raportit, Ballkani Perëndimor përballet me një paradoks të tregut të punës: mungesa e fuqisë punëtore vijon të jetë e pranishme në disa sektorë, paralelisht me shkallën e lartë të papunësisë – mbi 10 për qind – dhe pjesëmarrjen e ulët në forcën e punës, e cila mbetet nën 55 përqind, veçanërisht për gratë, të rinjtë dhe të moshuarit.

Tendencat demografike po i përkeqësojnë akoma më shumë këto sfida. Popullsia në moshë pune ka rënë ndjeshëm dhe parashikohet të tkurret me gati 20 përqind deri në vitin 2050. Nëse tendencat aktuale të popullsisë, rritjes ekonomike dhe të tregut të punës do të vazhdojnë, rajoni mund të përballet me një mungesë prej më shumë se 190,000 punëtorësh gjatë pesë viteve të ardhshme.

Për t’i hapur rrugë rritjes ekonomike, Ballkani Perëndimor duhet të investojë në infrastrukturën bazë, e cila është thelbësore për krijimin e vendeve të punës. Kjo përfshin forcimin e sistemeve të arsimit dhe shëndetësisë dhe rritjen e pjesëmarrjes në forcën e punës – veçanërisht për gratë. Investimi në infrastrukturën e transportit, mjedisit dhe energjisë do të ndihmonte në një lidhje më të shpejtë dhe më efikase të bizneseve me punonjësit, duke përmirësuar kështu produktivitetin.

Së dyti, forcimi i qeverisjes dhe mbështetja e politikave për krijimin e bizneseve, së bashku me një mjedis rregullator të parashikueshëm, janë thelbësore për funksionimin dhe rritjen e sektorit privat. Nxitja e konkurrencës në sektorë kyç si energjia dhe transporti, reformimi i ndërmarrjeve shtetërore, thjeshtimi i rregullave dhe mbështetja e bizneseve të reja inovative (startup-eve) do t’u japë mundësi bizneseve të zgjerohen dhe të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve.

Së fundi, mobilizimi i kapitalit privat duhet të mbështesë bizneset me financim, investime, garanci dhe sigurime, duke inkurajuar gjithashtu përdorimin e teknologjive më të reja digjitale dhe të gjelbra.

Projekti 55 mln USD i urave, BB: Në tetor përfundojnë punimet për Viroin

2 October 2025 at 14:00

Banka Botërore ka vlerësuar si të kënaqshme ecurinë e projektit për rritjen e sigurisë së urave, duke parashikuar që shumica e aktiviteteve të përfundojnë brenda këtij viti.

Punimet për Urën e Viroit pritet të përfundojnë në fund të tetorit.

“Projekti ‘Ndërtimi i Urave Rezistente në Shqipëri’ është në vitin e dytë të zbatimit, pasi u shpall efektiv më 1 dhjetor 2023.

Zbatimi po ecën në mënyrë të kënaqshme, me pritshmëri që shumica e aktiviteteve kryesore të përfundojnë në mënyrë substanciale deri në fund të dhjetorit 2025. Punimet civile në Urën Viroi pritet të mbyllen në fund të tetorit,” thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Projekti, i miratuar më 16 mars 2023, ka për qëllim të forcojë rezistencën e urave kritike ndaj ndryshimeve klimatike dhe rreziqeve natyrore, si dhe të përmirësojë menaxhimin e rrugëve dhe të aseteve të urave në vend.

Ai përfshin tre komponentë kryesorë: infrastrukturë urash (44 milion USD), ndërtim të kapaciteteve institucionale (7 milion USD) dhe menaxhim të projektit (4 milion USD), duke e çuar vlerën totale në 55 milion USD.

Me herët është nënvizuar se projekti rrit sigurinë e qytetarëve dhe lehtësinë e qasjes në rrugët kombëtare, duke përfituar drejtpërdrejt rreth 300,000 banorë.

Ai synon të nxisë zhvillimin ekonomik dhe turizmin, duke krijuar vende të reja pune dhe duke përmirësuar tregtinë lokale. Gjithashtu, përmirësimi i urave të dëmtuara parandalon izolimin e fshatrave dhe rrit kapacitetet teknike të bizneseve dhe punonjësve lokalë.

 

The post Projekti 55 mln USD i urave, BB: Në tetor përfundojnë punimet për Viroin appeared first on Revista Monitor.

Banka Botërore: Maqedonia, Kosova dhe Moldavia midis vendeve me rënien më të madhe të popullsisë

26 September 2025 at 22:47


Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Moldavia janë ndër vendet që përjetojnë rënien më të madhe të popullsisë në botë, sipas një raporti të ri të Bankës Botërore, njofton "H1".

Arsyeja kryesore për këtë trend është emigrimi masiv, veçanërisht nga vendet e Evropës Lindore ku hendeku i pagave me vendet e Evropës Perëndimore dhe mundësitë e hapura nga integrimi në Bashkimin Evropian inkurajojnë emigrimin e fuqisë punëtore.

Shqipëria renditet e nënta në listën e 42 vendeve dhe territoreve me rënien më të madhe të popullsisë.

Sipas Bankës Botërore, rajoni i Evropës Lindore ka qenë një nga më të prekurit nga ky trend demografik në dekadat e fundit./Telegrafi/

​Banka Botërore e BQK-ja me parashikime të ndryshme për rritjen ekonomike, ekspertët vlerësojnë se BPV-ja është e pamjaftueshme

21 September 2025 at 15:24


Vonesat në formimin e një qeverie të re mund të ndikojnë negativisht në investime dhe zbatimin e agjendës së reformës strukturore, thuhet në një raport të Bankës Botërore për Kosovën, ku projeksionet e kësaj banke tregojnë se në Kosovë pritet të ketë një normë të rritjes ekonomike vetëm 3.8 për qind për vitin aktual dhe 2026-ën.

Në anën tjetër, Banka Qendrore e Kosovës (BQK), parasheh që kjo normë të arrijë në 4.1 për qind në vitin 2025. Ndërsa, sipas BQK-së, 4.2 për qind pritet të rritet kjo normë në vitin 2026, raporton KosovaPress.

Këto vlera të Bruto Prodhimit Vendor (BPV), sipas ekspertëve të ekonomisë nuk janë të mjaftueshme për zhvillimin ekonomik të vendit dhe reduktimin e papunësisë në Kosovë. Madje, ata shprehen skeptik se do të arrihet rritja ekonomike prej 4.1 për qind këtë vit.

Siç thonë ata, masat sanksionuese të Bashkimit Evropian, pezullimi i dialogut strategjik m Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mungesa e qeverisjes efektive ndikojnë që kjo normë të mbetet e tillë, duke mos qenë e mjaftueshme për përmirësimin e jetës së qytetarëve në vendin tonë.

Profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku në një prononcim për KosovaPress potencon se vlerësimet e BQK-së nuk janë optimiste, pasi norma aktuale e rritjes ekonomike konsiderohet e pamjaftueshme përballë sfidave që ka Kosova.

Ai përmend nivelin e ulët të eksporteve, mungesën e investimeve, sidomos atyre të huaja, si dhe projeksionet për inflacionin, të cilat, sipas tij, tregojnë shenja të një mbijetese ekonomike.

"Vlerësimet e BQK-së dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për fat të keq janë jo optimiste, sepse kjo normë e rritjes ekonomike në raport me problemet me të cilat përballet Kosova është e pamjaftuar. Duke pasur parasysh nivelin e ulët të eksportit, nivelin e ulët të mobilizimit të investimeve sidomos mungesën e investimeve të jashtme, e tërë kjo reflektohet në atë që Kosova me këtë normë, dhe duke pas parasysh projeksionet për inflacionin në vitin e ardhshëm, tregon shenjat e një mbijetese...Rritja ekonomike e Kosovës duhet të shndërrohet në zhvillim ekonomik...Këtë rritje ekonomike duhet ballafaquar me problemet që vijnë nga vendosja e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe sidomos ngjarjet e fundit që kanë të bëjnë me ndërprerjen e dialogut strategjik me SHBA-në, dhe të dy këto gjërat të shoqëruar me mungesën e qeverisjes efektive, këtë normë e bëjnë të pamjaftuar në ambiciet e Kosovës për tu bërë pjesë e BE-së dhe për të përmirësuar jetën e vet", thotë Sadiku.

Po ashtu, edhe eksperti i ekonomisë, Lekë Musa thekson se shkalla aktuale e rritjes prej mbi 4 për qind nuk është e mjaftueshme për të zbutur papunësinë dhe për të përmirësuar mirëqenien në Kosovë.

Sipas tij, për të arritur nivelet e vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian, Kosova duhet të ketë një rritje ekonomike prej së paku 8 për qind, për të ulur sado pak përqindje e papunësisë.

"Duke pasur parasysh që Kosova ngec me vendet e rajonit dhe gjithashtu e ka një shkallë të papunësisë të lartë mbi 10 për qind, atëherë shtrohet pyetja se ky 4 për qindësh a mjafton për të zbutur pa punësinë dhe për të ngritur mirëqenien apo së paku kosovarët të jetojnë barabartë me vendet e rajonit. Eventualisht që të mbërrijmë edhe normanë e mirëqenies në vendet e Bashkimit Evropian meqenëse ai është synimi ynë. Po të krahasohet niveli i të ardhurave për kokë banori në Kosovë me vendet e Ballkanit, ky trend i rritjes ekonomike në Kosovë duhet të jetë së paku 8 për qind. Rritja duhet të jetë së paku dyfish më e lartë sesa 4 për qind, me kushtin që vendet në rajon të mbesin ku janë për momentin...Kosovës i duhet së paku ta dyfishojë rritjen ekonomike dhe për të zvogëluar këtë papunësi, e cila mund të jetë e kënaqshme për Kosovën 5-6 për qind. Atëherë, gjithashtu rritja ekonomike duhet të jetë së paku 10 për qind në vit për të arritur që të zvogëlojmë diku papunësinë për 2 për qind në vit në vend", thotë Musa.

Siç thekson Musa në një prononcim për KosovaPress, për të arritur një normë më të lartë të rritjes ekonomike në Kosovë, qeveritë e ardhshme duhet të vendosin zhvillimin ekonomik si synimin kryesor.

Në Raportin e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor të Bankës Botërore thuhet se rritja ekonomike në Kosovë pritet të arrijë në 3,8 për qind në vitet 2025 dhe 2026.

“Rritja ekonomike do të mbështetet nga konsumi dhe aktiviteti investues. Megjithatë, pasiguria ekonomike, veçanërisht në lidhje me politikën e tregtisë globale, është rritur muajt e fundit. Vonesat në formimin e një qeverie të re mund të ndikojnë negativisht në investime dhe zbatimin e agjendës së reformës strukturore”, shkruan në këtë raport të Bankës Botërore.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt, por ende nuk është bërë formimi i institucioneve të reja. Gjykata Kushtetuese, ka vendosur masë të përkohshme për konstituimin e Kuvendit deri më 30 shtator.

Ndërkaq, në një përgjigje me shkrim, Banka Qendrore e Kosovës thotë se për vitin 2025 parashikohet rritje reale e Bruto Produktit Vendor (BPV) prej 4.1%, e cila mbështetet kryesisht nga kërkesa e brendshme dhe eksporti i shërbimeve.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) për vitin 2025 parashikon rritje reale të Bruto Produktit Vendor (BPV) prej 4.1%, e cila mbështetet kryesisht nga kërkesa e brendshme dhe eksporti i shërbimeve. Për vitin 2026, pritet që rritja të arrijë në 4.2%. Megjithatë, në muajin shtator pritet të publikohen nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) të dhënat për tremujorin e dytë të vitit 2025, si dhe të dhënat vjetore për vitin 2024, të cilat do të ofrojnë një pasqyrë më të qartë mbi zhvillimet në ekonominë e Kosovës dhe do të mundësojnë një rishikim e këtyre projeksioneve”, thuhet në përgjigjen me shkrim te BQK-së për KosovaPress.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, shprehet skeptik lidhur me parashikimin e Bankës Qendrore të Kosovës për rritje ekonomike prej 4.1 për qind. Sipas tij, nëse vazhdon trendi aktual, kjo normë nuk do të arrihet, duke pasur parasysh se gjashtëmujori i parë është mbyllur me 3.6 për qind rritje.

Rafuna thekson se Kosova ka nevojë për një rritje prej të paktën 6–7 për qind, ndërsa ideale sipas tij do të ishte një rritje dyshifrore.

"Ky është një parashikim i Bankës Qendrore të Kosovës, një parashikim që nëse vazhdon ky trend siç e kemi sot, nuk besoj që do ta arrijmë 4.1 përqindëshin. Për arsye se gjashtëmujorin e parë e kemi mbyllur me 3.6. Një rritje ekonomike që nuk len asnjë gjurmë në asnjë pore të Kosovës për tu vërejtur një ndryshim i madh, ne duhet ta kemi një rritje 6-7 për qind minimumi. Por, më mirë do të ishte po të kishim pasur një rritje ekonomike dyshifrore...Veprimet e fundit me çështjen e energjisë elektrike por edhe pezullimi i dialogut strategjik nga ana e SHBA-së, të qenit nën masa sanksionuese, mos ekzekutimi komplet i shumës së para në ligjin e buxhetit për investime kapitale, mos ndihma në reforma fiskale, të arsimit, shëndetësisë, sundimit të ligjit për ta ndryshuar një ambient për ta bërë më të mirë për investime, ka shtyrë që edhe investitorët e brendshëm që i kemi kosovarë, nuk i kanë zgjeruar investimet e tyre në Kosovë por i kanë nxjerrë jashtë Kosovës", potencon Rafuna.

Sipas Bankës Botërore, rritja ekonomike në Kosovë në vitin 2023 ka qenë 4.1 për qind, në vitin 2024 kjo normë ishte 4.4, derisa parashikimi për vitin 2025 është 3.8 për qind.

Përndryshe, sipas raportit të Bankës Botërore, rritja ekonomike në Ballkanin Perendimorëparashikohet të ngadalësohet në 3.2 për qind në vitin 2025, përpara se të rikuperohet në 3.5 për qind në vitin 2026, mes pasigurive të shtuara./kp/

Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor, Çano takim me përfaqësues të BB

8 September 2025 at 15:40

TIRANË, 8 shtator /ATSH/ Në kuadër të misionit teknik të Bankës Botërore për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor (TTFP 2.0)”, në ambientet e Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës u zhvillua një takim pune.

Qëllimi i takimit ishte të vlerësohej progresi i fazës së parë të projektit dhe të planifikoheshin hapat për fazën e dytë.

Massimiliano Paolucci, shefi i Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë, vlerësoi ecurinë pozitive të TTFP 2.0. Ai theksoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, që projekti të ecë me sukses dhe të shmangen vështirësitë e fazës së parë.

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, Eridana Çano, falënderoi Bankën Botërore për bashkëpunimin deri tani dhe nënvizoi rëndësinë e ndërhyrjes në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë.

Ajo përmendi edhe përgjigjen dërguar Komisionit Evropian në kuadër të nismës “Green Lanes”, që lidhet me Programin për Transport të Sigurt dhe të Qëndrueshëm (SSTP), financuar nga Kuadri i Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF) dhe menaxhuar nga Banka Botërore.

/gj.m/j.p/

The post Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor, Çano takim me përfaqësues të BB appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Korporata e Investimeve: Akti final i ‘faljes’ së pronës publike në Shqipëri

19 August 2025 at 08:04

“Pallati i Kongreseve”, një monument kulture në pronësi të Bashkisë Tiranë, që prej 25 korrikut, me vendim të mazhorancës së anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak, i ka kaluar në pronësi Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC), një shoqërie aksionare shtetërore që ka synim ‘zhvillimin’ e pronave publike. E ndërtuar në vitet e fundit të diktaturës komuniste […]

The post Korporata e Investimeve: Akti final i ‘faljes’ së pronës publike në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Turizmi rrit punësimin, Banka Botërore: Më shumë zhvillim në Berat, Gjirokastër, Përmet dhe Sarandë

15 August 2025 at 15:12

Turizmi ka përmirësuar gjendjen ekonomike të komuniteteve të ndryshme në Shqipëri por edhe ka krijuar një sërë vendesh pune.

Në një raport të fundit Banka Botëror thekson se Mundësia e krijuar nga zhvillimi i turizmit të trashëgimisë sidomos në Shqipërinë Jugore dhe investimet e sektorit privat kanë përmbysur gjithashtu rënien e popullsisë së rajonit, duke vepruar si një magnet për tërheqjen e të rinjve apo të  kthyerve nga emigrimi.

Sipas Bankës Botërore Turizmi në Shqipëri  po lulëzon, ndërsa referuar të dhënave Shqipëria pati një rritje prej 82% të mbërritjeve turistike në vitin 2024 krahasuar me vitin 2019. Në jug të Shqipërisë, shifrat janë edhe më mbresëlënëse, me Beratin që ka parë gati katër herë më shumë turistë në të njëjtën periudhë kohore dhe gjashtë herë më shumë që vizitojnë Gjirokastrën.

Ky fluks, i inkurajuar nga përpjekjet e udhëhequra nga sektori publik, po tërheq investime më të mëdha në sektorin privat. Sipërmarrja lokale po lulëzon, me familjet që i shndërrojnë shtëpitë historike në hotele me mëngjes, duke lançuar përvoja kulinare dhe kulturore, dhe madje duke investuar në infrastrukturë të re si shtigje për ecje dhe biçikleta, autobusë elektrikë, varka dhe së shpejti zipline-e funksionale, të cilat po nxisin rritjen në fusha si turizmi aventuresk dhe rekreacioni në natyrë.

Banka Botërore në një analizë të bërë për  investimet e kryera në Shqipëri për këtë sektor  thekson se në partneritet me Qeverinë, ka ndihmuar në restaurimin e vendeve historike, përmirësimin e infrastrukturës dhe zgjerimin e shërbimeve turistike – duke sjellë mundësi të reja ekonomike dhe vende pune për komunitetet përreth qyteteve të Beratit, Gjirokastrës, Përmetit dhe Sarandës.

/abcnews.al/

Banka Botërore dhe BQK riafirmojnë angazhimin për projekte të përbashkëta strategjike

11 August 2025 at 18:25

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, së bashku me zëvendësguvernatoren Shileku-Shala dhe bashkëpunëtorët e tij, ka zhvilluar një takim njoftues me drejtoreshën e re të Bankës Botërore (BB) për Kosovë, Carole Megevand me bashkëpunëtorë.

Gjatë takimit, Guvernatori Ismaili e uroi Megevand për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në avancimin e projekteve dhe reformave të Bankës Botërore në funksion të mbështetjes së ekonomisë së Kosovës.

Guvernatori Ismaili e informoi Megevand për zhvillimet më të fundit të sektorit financiar, si dhe për progresin e reformave të ndërmarra nga BQK-ja për të nxitur rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe forcimin e sistemit financiar.

Diskutimet u fokusuan në zhvillimet aktuale në sektorin financiar, bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet BQK-së dhe Bankës Botërore, si dhe programet e reja të BB-së për fuqizimin e sektorit financiar, duke përfshirë asistencat teknike përkatëse të dedikuara për BQK-në.

Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Bankës Botërore, duke theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi për arritjen e objektivave strategjike të BQK-së, veçanërisht në fushat e reformave ligjore dhe rregullative, digjitalizimit, kapitalizimit të sektorit financiar, rritjes së qëndrueshmërisë financiare, anëtarësimit në SEPA dhe zbatimit të agjendës së gjelbër.

Në këtë kuadër, Megevand vuri në dukje progresin e bërë drejt harmonizimit të kornizës ligjore e rregullative me standardet e Bashkimit Evropian nga ana e Kosovës, derisa Guvernatori e informoi për përgatitjet si dhe sfidat aktuale për procesin e aplikimit për anëtarësim në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA).

Guvernatori Ismaili theksoi rolin e rëndësishëm të projektit rajonal të Bankës Botërore për modernizimin e sistemit të pagesave, përkatësisht zhvillimin e pagesave të shpejta (Instant Payments) përmes Bankës Qendrore të Italisë dhe lidhjen e tyre me sistemet e pagesave të Bashkimit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane pas anëtarësimit në SEPA.

Të dyja palët riafirmuan angazhimin për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë, duke vlerësuar rezultatet e deritanishme të projekteve të përbashkëta.

The post Banka Botërore dhe BQK riafirmojnë angazhimin për projekte të përbashkëta strategjike appeared first on Telegrafi.

Shqipëria përballë krizave klimatike pa sistem të besueshëm monitorimi

11 June 2025 at 16:20

Autore: Ola Mitre | Citizens.al | Tiranë

Në dhjetor 2010, Shkodra u përfshi nga përmbytje masive. Shtëpi, rrugë, ura – gjithçka nën ujë. Historia u përsërit disa herë në vitet që pasuan. Ngjashëm ndodhi dhe në fundvitin 2024 në Vlorë. Mot ekstrem, pasoja shkatërruese.

Ndryshimet klimatike nuk janë më paralajmërim i së ardhmes për Shqipërinë, por realitet i prekshëm. Përmbytjet, thatësirat ekstreme, stuhitë apo luhatjet e mëdha të temperaturave, janë kthyer në dukuri të shpeshta.

Megjithatë Shqipëria vazhdon të përballet me to pa një sistem qendror funksional paralajmërimi meteorologjik dhe hidrologjik. Një boshllëk kritik ky që po rrezikon menaxhimin e ujërave, bujqësinë dhe vetë sigurinë publike.

“Në errësirë” përballë motit ekstrem

Sipas Bankës Botërore, Shqipëria është ndër vendet më të rrezikuara në Evropë nga fatkeqësitë natyrore. 95% e bashkive janë prekur nga përmbytje, zjarre, tërmete apo rrëshqitje dheu në dy dekadat e fundit. Megjithatë, sistemi kombëtar i vëzhgimit meteorologjik dhe hidrologjik është në rënie.

Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO), institucioni që monitoron dhe vlerëson rreziqet natyrore me qëllim uljen e riskut, pranon për Citizens.al se numri i vendmatjeve meteorologjike ka rënë nga 116 në vitin 2014 në 95 në vitin 2025.

Pajisjet moderne shpesh janë të mirëfinancuara – nga Banka Botërore, GIZ, apo Universiteti Politeknik i Tiranës – por të mirëmbajtura keq. Stacionet manuale mbeten dominuese, por ofrojnë të dhëna një herë në ditë – një ritëm që lë vend për tragjedi.

Ekspertët si Kristi Bashmili dhe Prof. Dr. Petrit Zorba ngrenë shqetësimin për mungesën e të dhënave të besueshme në kohë reale dhe për moskoordinimin e institucioneve. Shqipëria, thonë ata, ka nevojë urgjente për sistem qendror të dhënash dhe një rrjet të modernizuar paralajmërimi.

Bashmili, thotë se shkalla e lartë e cenimit nga faktorët e mjedisit “vjen veçanërisht nga mungesa e kapaciteteve për të përballuar ndryshimet klimatike dhe pasojat në sektorë të ndryshëm”.

Për përballimin pa dëme të situatave emergjente, Bashmili thekson se nevojiten parashikime në kohë, të dhëna të besueshme shumëvjeçare, sistematike si dhe paralajmërimi i hershëm dhe efektiv.

“Nuk kemi sistem të integruar paralajmërimi për përmbytjet apo rrëshqitjet e dherave,” thotë Prof. Dr. Zorba, nga IGJEO, sipas të cilit të dhënat që disponohen janë fragmentare, shpesh të vjetërsuara dhe që nuk përcillen në kohë reale pranë institutit.

Profesori analizon se ajo që i mungon sistemit aktual është standardi në përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve, pasi mund të qëllojë që pajisjet të jenë edhe moderne, por të mungojnë këto elementë.

Ai merr si shembull 24 stacione të ngritura nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, të cilat ai thotë se pavarësisht se janë të rregullta, kanë mangësi në mirëmbajtje dhe standard përdorimi.

“Standard nuk do të thotë të kesh celularin e fundit, që kushton 1.5 milionë lekë, duhet që dhe të dish ta përdorësh siç duhet, aq më tepër pajisjet meteorologjike,” vijon Prof. Zorba.

“Nëse një stacion ti e vë mbi një pllakë betoni, betoni të nxjerr temperatura të larta, nëse e vë në një zonë ku bari shkon 25cm, nuk do të të dallojë elementët dhe do të të raportojë për borë në korrik, pra këto elementë teknikë duhen konsideruar, pasi pajisja e mirë, po nuk pati mirëmbajtjen dhe metodologjinë e duhur të përdorimit nuk do të nxjerrë të dhënat e duhura,” thekson Zorba.

Situata paraqitet e ngjashme edhe për stacionet e monitorimit në sektorin bujqësor dhe aeroportual. Në tërësi sistemi konsiderohet i dobët në raport me infrastrukturën, dendësisë së rrjetit, digjitalizimin e të dhënave dhe kapaciteteve njerëzore.

“Rrjeti i stacioneve meteorologjike përfaqësohet nga shumë stacione manuale, të cilat nuk ofrojnë informacione në kohë reale dhe kanë nevojë për staf të shtuar,” shpjegon Bashmili.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, “Plani Kombëtar për Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike” mbetet pa një metodologji zyrtare monitorimi dhe vlerësimi. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk e ka miratuar një metodologji të tillë.

“Me qëllim realizimin e objektivave të këtij veprimi prioritar duhet të hartohet dhe aprovohet një program monitorimi i integruar si dhe të vlerësohet rregullisht një paketë treguesish,” thotë KLSH në një auditim të kryer planit.

Përmbytjet në Shkodër gjatë vitit 2022/Franc Zhurda.

Pasojat dhe nevoja për ndërhyrje

Në vitin 2023, dëmet nga fatkeqësitë natyrore në bujqësi, industrinë ushqimore dhe sektorë të tjerë të ekonomisë kapërcyen për herë të parë shifrën prej 100 milionë eurosh. Një pjesë e kësaj shifre mund të ishte shmangur nëse vendi do të kishte një sistem efikas paralajmërimi.

Eksperti i mjedisit Kristi Bashmili tregon se ndryshimi i vazhdueshëm i klimës me valë të shtuara të nxehti dhe të ftohti ka ndikuar negativisht në rendimentin bujqësor, cilësinë e jetës dhe përparimit të detit drejt tokës, faktor që po ndikon ndjeshëm në turizëm dhe ekosistemet lagunore dhe bregdetare.

“Kemi të bëjmë me emergjenca të nxitura nga kushtet e motit, të cilat duhet të parashikohen në kohë dhe hapësirë, në mënyrë që më pas të merren masa për parandalimin e dëmeve të mundshme,” thotë Bashmili, sipas të cilit sistemi shqiptar i paralajmërimit kërkon fuqizim të rrjetit dhe shërbimeve hidrometeorologjike.

Por, përballë nevojës për investime fondet mbeten të kufizuara.

Raporti i fundit i Bankës Botërore tregon qartë: kostoja e investimit në përshtatje me ndryshimet klimatike është e lartë, por mosveprimi kushton edhe më shumë. Shqipëria ka nevojë për mbi 6 miliardë dollarë për të përballuar ndryshimet klimatike, por mungesa e koordinimit e bën edhe këtë objektiv të largët.

“Përshtatja me ndryshimet redukton në masë të madhe humbjet njerëzore dhe ekonomike nga fatkeqësitë dhe ngjarjet klimatike”, thekson BB në Raportin e Klimës dhe Zhvillimit të Vendit, të publikuar në tetor të vitit të kaluar.

IGJEO thotë se vendit i duhen jo vetëm më shumë stacione matëse – së paku një për çdo 100km2 – por edhe një shumëllojshmëri pajisjesh të tjera automatike, të cilat do të mund të gjeneronin të dhëna periodike me një frekuencë dhe saktësi më të lartë.

Sipas Prof. Dr. Petrit Zorba, krahas kësaj nevoje për pajisje dhe stacione, duhet dhe një sistem qendror për mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen e të dhënave në mënyrë të standardizuar.

“Nuk po them ndonjë shpikje të madhe, por atë që kanë bërë vendet e tjera, në gjithë botën të dhënat grumbullohen në një qendër dhe ajo më pas i përpunon me përgjegjësi sa i takon standardeve dhe i nxjerr si produkt,” përfundon Zorba.

Nëse Shqipëria nuk ndërton një sistem të integruar, çdo stuhi, thatësirë apo situatë e pazakontë natyrore rrezikon të kthehet në një krizë kombëtare.

The post Shqipëria përballë krizave klimatike pa sistem të besueshëm monitorimi appeared first on Citizens.al.

Bislimi takohet me anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Deutsche Bundesbank, u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë mes Bundesbank dhe BQK-së

18 July 2025 at 12:43

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, pritën në takim anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Deutsche Bundesbank, Burkhard Balz dhe ekipin e tij.

Sipas një njoftimi për media gjatë takimit, Balz përgëzoi institucionet e Republikës së Kosovës për përparimin e qëndrueshëm në sektorin makroekonomik dhe financiar.

“Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Bislimi e njoftoi për arritjet si dhe vlerësimet pozitive të ardhura për Kosovën edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Më tej u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm ndërmjet Bundesbank dhe Bankës Qendrore të Kosovës, përfshirë mbështetjen që kjo bankë gjermane ka dhënë në ndërtimin dhe forcimin e kapaciteteve institucionale të BQK-së. Gjithashtu, u bisedua rreth mbështetjes së mëtejme për proceset e anëtarësimit të BQK-së në institucionet ndërkombëtare financiare, si dhe për zhvillimet e fundit në fushën e projekteve digjitale dhe inovacionit financiar”, thuhet në njoftim.

Tutje siç thuhet në njoftim  Bislimi ritheksoi përkushtimin e qeverisë për të përkrahur Bankën Qendrore të Kosovës edhe në shërbim të thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë si Bundesbank.

“Gjatë këtij takimi z. Balz u informua edhe mbi punën intensive që institucionet tona kanë zhvilluar rreth anëtarësimit në SEPA, në mënyrë që Kosova të bëhet pjesë e këtij mekanizmi sikurse vendet e tjera të rajonit, por e cila aktualisht ka ngecur si shkak i dërgimit të disa ligjeve në Gjykatën Kushtetuese nga opozita”, bëhet e ditur ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

The post Bislimi takohet me anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Deutsche Bundesbank, u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë mes Bundesbank dhe BQK-së appeared first on Telegrafi.

BB kërkon transparencë për borxhin: Shqipëria të publikojë detaje për çdo hua

By: Elva
4 July 2025 at 12:20

Banka Botërore rekomandoi masa dhe reforma radikale për të përmirësuar më tej transparencën për borxhet shtetërore të vendeve në të gjithë botën. Në raportin “Radical Debt Transparency” që u publikua së fundmi nga Banka Botërore, vendet në zhvillim me të ardhura të mesme të larta, ku bën pjesë edhe Shqipëria, kanë mungesë transparence në disa […]

The post BB kërkon transparencë për borxhin: Shqipëria të publikojë detaje për çdo hua appeared first on BoldNews.al.

❌
❌