Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 December 2025Main stream

​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndalohet votimi familjar

25 December 2025 at 14:56


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se votimi familjar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit është i ndaluar, raporton KosovaPress.

Në një njoftim bëhet e ditur se votimi familjar ndalohet me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe se Kodi Penal e cilëson votimin familjar si vepër penale.

Vota është personale dhe e fshehtë. Respekto ligjin, respekto demokracinë, njofton KQZ-ja përmes një postimi në Facebook. /Telegrafi/


Before yesterdayMain stream

KQZ tregon se si duhet të plotësohet saktë fletëvotimi

18 December 2025 at 13:25


Qytetarët e Kosovës më 28 dhjetor do t’i drejtohen sërish kutive të votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvend.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një videoje të publikuar në Facebook ka treguar se si duhet të plotësohet saktë fletëvotimi, si zhvillohet procesi i votimit e deri te hedhja e fletëvotimit në kutinë e votimit.

Më poshtë mund ta shikoni videon e KQZ-së. /Telegrafi/

Endrit Shabani zgjidhet Avokat i Popullit

11 December 2025 at 23:01

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Kuvendi zgjodhi sonte me 85 vota pro, 3  kundër dhe asnjë abstenim, Endrit Shabanin si Avokatin e Popullit për një mandat 5-vjeçar.

Deputetë e PD, braktisën sallën e Parlamentit gjatë procesit të votimit të kandidaturave për Avokatin e Popullit.

Kandidatët e tjerë për Avokatin e Popullit u votuan si më poshtë:

Tartar Bazaj  1 votë pro, 79 abstenim, 7 kundër

Aranita Brahaj, 4 vota pro, 76 abstenim, 7 kundër

Skënder Haluci 1 votë pro, 72 abstenim, 14 kundër

Adriana Kalaja 0 vota pro, 69 kundër, 17 abstenim

Besim Ndregjoni 0 vota pro, 61 abstenim, 25 kundër

/e.i/

The post Endrit Shabani zgjidhet Avokat i Popullit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet e dhjetorit - sot përcaktohet renditja e partive në fletëvotim

7 December 2025 at 08:22


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur të shtunën në mbrëmje dhe ka miratuar ndryshimin e datës së shortit që përcakton renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat pritet të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka deklaruar se ceremonia e tërheqjes së shortit, e planifikuar fillimisht për 8 dhjetor, do të zhvillohet një ditë më herët - të dielën, më 7 dhjetor 2025.

Ai sqaroi se ndryshimi është bërë për të mundësuar miratimin më të shpejtë të dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimeve, si dhe për të nisur në kohë procesin e shtypjes së tyre.

Po ashtu, vendimi krijon hapësirë shtesë për përgatitjet që lidhen me nisjen e votimit me postë për votuesit jashtë vendit.

Ceremonia e shortit do të mbahet sot nga ora 14:00, ku pritet të marrin pjesë përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike.

Ky short përcakton renditjen e partive dhe koalicioneve në fletëvotim, një proces me rëndësi për organizimin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. /Telegrafi/

Zgjedhjet e pjesshme lokale, përfundon procesi i votimit në 5 bashki

9 November 2025 at 19:10

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ Procesi i votimit në zgjedhjet e pjesshme vendore që u zhvilluan sot në pesë bashki të vendit: Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë ka përfunduar në orën 18:00, ndërsa pas kësaj ore sopas Komisionerit Shtetëror të zgjedhjeve do të lejohen të votojnë vetëm zgjedhësit e evidnetuar nga komisioni i qendrës së votimit.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja e përgjithshme në nivel vendi deri në orën 17:00 ishte 17.89%.

Procesi i votimit është zhvilluar përgjithësisht i qetë, ndërsa numërimi i votave pritet të nisë pas mbylljes së qendrave të votimit.

Në Bashkinë Vlorë, deri në orën 17:00 kanë votuar 16,828 qytetarë nga 140,815 zgjedhës të regjistruar në 188 nga 231 qendra të raportuara, duke shënuar një pjesëmarrje prej 11.95%.

Në Bashkinë Berat, deri në orën 17:00, në 91 nga 116 qendra të raportuara, kanë ushtruar të drejtën e votës 12,455 zgjedhës, që përbën 18.94% të votuesve në listë.

Në Bashkinë Cërrik, procesi ka vijuar me 7,986 votues nga 32,686 zgjedhës, ose 24.43% e pjesëmarrjes, në 48 nga 57 qendra të raportuara.

Në Bashkinë Mat, interesimi i qytetarëve ka qenë më i lartë, me 8,146 votues nga 21,004 zgjedhës deri në orën 17:00, që përfaqësojnë 38.78% të pjesëmarrjes në 33 nga 47 qendra të raportuara.

Ndërsa në Bashkinë Tepelenë, deri në orën 17:00 kanë votuar 2,420 zgjedhës nga 7,184 të regjistruar në listë, në 13 nga 21 qendra të raportuara.

Pas përfundimit të procesit të votimit, pritet që materialet zgjedhore të dërgohen në KZAZ-të dhe  komisionet e numërimit të nisin punën, ndërsa rezultatet paraprake do të publikohen gjatë orëve në vijim.

/gj.m/j.p/

The post Zgjedhjet e pjesshme lokale, përfundon procesi i votimit në 5 bashki appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dalja në pesë komunat më të mëdha deri në orën 15:00, prin Prishtina dhe Mitrovica

9 November 2025 at 16:54


Në 18 komuna të Kosovës është duke vazhduar raundi i balotazhit për zgjedhjet lokale të këtij viti.

Kur kanë mbetur edhe pak kohë deri në mbylljen e vendvotimeve, KQZ ka bërë të ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar 21.75% apo 286 mijë e 318 votues.

Bazuar në të dhënat e KQZ-së deri në orën 15:00, dalja më e madhe në pesë komunat më të mëdha është si më poshtë:

Në Gjakovë dalja e qytetarëve është 17.24% apo 21,007 votues nga 121 mijë e 821 që janë në listën e votuesve.

Në Gjilan dalja e qytetarëve është 22.51% apo 24,291 votues nga 107 mijë e 892 që janë në listën e votuesve.

Dalja e qytetarëve në Mitrovicën e Jugut është 27.31% apo 23,132 votues nga 84 mijë e 715 që janë në listën e votuesve.

Në Pejë dalja e qytetarëve është 18.64% apo 22,408 votues nga 120 mijë e 244 që janë në listën e votuesve.

Në Prishtinë dalja e qytetarëve është 27.37% apo 60,874 votues nga 222 mijë e 418 që janë në listën e votuesve.

Kurse në Prizren dalja e qytetarëve është 16.44% apo 31,073 votues nga 188 mijë e 971 që janë në listën e votuesve.

Sipas këtyre të dhënave komuna që prin me daljen më të madhe deri në orën 15:00 është Prishtina.

Balotazhi mbahet në 18 komuna të vendit, përfshirë: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë-Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot. /Telegrafi/

Kurti pas votimit kafen e mëngjesit e kalon me Hajrulla Çekun dhe familjen e tij

9 November 2025 at 10:07


Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Hajrulla Çeku pasi kryen obligimin e tyre qytetar duke hedhur votën në kutitë e votimit, u panë në një atmosferë të qetë dhe miqësore në një nga kafet e Prishtinës.

Sipas fotografive shihen gruaja dhe dy vajzat e Çekut.

Më poshtë shikoni fotografitë e shkrepura nga fotoreporteri, Ridvan Slivova:


Kurti pas votimit, kafen e mëngjesit e kalon me Hajrulla Çekun dhe familjen e tij telegrafi.com

Nis votimi në Bashkinë e Cërrikut, në një qendër votimi probleme me pajisjen e identifikimit biometrik

By: V K
9 November 2025 at 08:51

Ka nisur normalisht procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme në Cerrik. Përjashtim bën vetëm qendra e votimit nr. 25/45, e cila ndodhet në një nga zonat periferike të Cërrikut, ku është raportuar një problem teknik me pajisjen e identifikimit biometrik (PEI).

Burime nga KAZA ne 47 Cerrik, bëjnë me dije se stafi teknik ndodhet aktualisht në QV dhe po punohet për rregullimin e pajisjes në mënyrë që procesi të vijojë pa vonesa të mëtejshme.

Ndërkohë, nga verifikimet e kryera deri tani, nuk janë evidentuar mungesa të komisionerëve në asnjë nga qendrat e votimit të bashkisë Cërrik, duke garantuar vijimin e qetë dhe të rregullt të procesit zgjedhor.

The post Nis votimi në Bashkinë e Cërrikut, në një qendër votimi probleme me pajisjen e identifikimit biometrik appeared first on Albeu.com.

KQZ shpërndan mbi 1 milion fletëvotime për balotazhin e 9 nëntorit

PRISHTINË, 8 nëntor/ATSH/- Të shtunën në orët e para të mëngjesit, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e shpërndarjes së materialeve zgjedhore, përfshirë edhe fletëvotimet.

Materialet janë dërguar në Qendrat Komunale të Numërimit në 18 komunat ku të dielën do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë komunash.

Sipas planifikimeve të KQZ-së, të dielën herët në mëngjes fletëvotimet do të shpërndahen nëpër Qendrat e Votimit, të cilat do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 19:00.

Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 525 Qendra të Votimit, me gjithsej 1,648 vendvotime, prej të cilave 507 qendra me 1,628 vendvotime për votimin e rregullt dhe 18 qendra, nga një për çdo komunë ku mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve, me 20 vendvotime, për të mundësuar votimin me kusht.

Sipas vendimit të KQZ-së, kanë shtypur 1,158,015 fletëvotime apo rreth 16% më pak se numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këtë raund. Në këtë numër përfshihen fletëvotimet për vendvotimet e rregullta, votimin me kusht, Votimin e Personave e Nevoja të Veçanta, fletëvotimet rezervë dhe për votimin me postë.

Raundi i dytë i zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave do të mbahet në këto 18 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Sipas Listës së Votuesve të aprovuar nga KQZ, pas përditësimit të të dhënave me votuesit e rinj që kanë mbushin 18 vjeç nga 13 tetori deri më 9 nëntor dhe pas largimit të personave të vdekur dhe të atyre që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës, numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këto 18 komuna është 1,316,672, pra vetëm 543 votues më shumë se në raundin e parë./KosovaPress/

The post KQZ shpërndan mbi 1 milion fletëvotime për balotazhin e 9 nëntorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Publikohen fletët e votimit për zgjedhjet e pjeshme lokale të 9 nëntorit

1 November 2025 at 08:33

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar fletët e votimit dhe renditjen e kandidatëve për kryetar bashkie në pesë bashki ku do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme lokale më 9 nëntor. Bëhet fjalë për bashkitë e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës. Ky proces zgjedhor vjen si pasojë e vakancave të krijuara në drejtimin e bashkive […]

The post Publikohen fletët e votimit për zgjedhjet e pjeshme lokale të 9 nëntorit appeared first on BoldNews.al.

Celibashi: Miratohet modeli i fletëve të votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore

31 October 2025 at 14:51

TIRANË, 31 tetor/ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi miratoi sot modelin e fletëve të votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit në pesë bashki.

Po ashtu në mbledhjen e sotme u miratua edhe renditja në fletën e votimit të kandidatëve për kryetar bashkie në bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë.

KQZ kërkoi gjithashtu që bashkitë të marrin masat për të garantuar që ambientet e qendrave të votimit që do të përdoren në datën 9 nëntor 2025.

Sipas KQZ-së këto qendra duhet të jenë funksionale dhe të përmbushin kushtet logjistike dhe infrastrukturore, si edhe aksesin e Personave me Aftësi të Kufizuara për zhvillimin e procesit.

1 nga 5

/m.m/r.e/a.f/

The post Celibashi: Miratohet modeli i fletëve të votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet e pjesshme vendore, KSHZ miraton prodhimin e rreth 335 mijë fletëvotimi

17 October 2025 at 18:43

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi shqyrtoi sot  kërkesën e dy partive politike për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie që do të mbahen në datën 9 nëntor 2025.

KSHZ vendosi regjistrimin si subjekte zgjedhore të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë.

Po ashtu, sot u miratua edhe sasia e fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, në bashkitë Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat.

Nga përpunimi i të dhënave të listës të zgjedhësve marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile për zgjedhjet e datës 9 nëntor 2025, rezulton se numri i zgjedhësve për pesë bashkitë që shkojnë në zgjedhje është 334,559 zgjedhës.

Referuar Kodit Zgjedhor, duke shtuar 2% mbi numrin e zgjedhësve në pesë bashkitë ku zhvillohen zgjedhjet e pjesshme, sasia e fletëve të votimit që duhet të prodhohen është 335,199 fletë votimi.

Gjithashtu, Komisioneri caktoi vendndodhjen e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, të datës 9 nëntor 2025.

/m.m/

The post Zgjedhjet e pjesshme vendore, KSHZ miraton prodhimin e rreth 335 mijë fletëvotimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet në Kosovë/ Serbia tentoi të fusë materiale zgjedhore për të ndikuar në rezultatin në veri

12 October 2025 at 18:37

Përveç presioneve në qytetarët e komunitetit serb në Kosovës, Serbia ka vazhduar tentimet e saj për të ndërhyrë në zgjedhjet e sotme lokale edhe në forma tjera. Sipas mediave në Kosovë në pikën kufitare në Bërnjak dhe Jarninje, Policia e Kosovës ka sekuestruar disa materiale, fletë votime me të cilat, shteti serb ka planifikuar që […]

The post Zgjedhjet në Kosovë/ Serbia tentoi të fusë materiale zgjedhore për të ndikuar në rezultatin në veri appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë zjarri pranë një qendre votimi në Kosovë

12 October 2025 at 16:09

Një përleshje fizike është regjistruar në afërsi të shkollës “Xheladin Gashi”, që sot shërben si qendër votimi, në Komoran të Drenasit, Kosovë, ku konflikti ka degraduar deri në përdorimi e armëve të zjarrit. Fatmirësisht, mediat vendase raportojnë se si pasojë e të shtënave me armë zjarri nuk ka patur persona të lënduar. Ndërkohë, raportohet se […]

The post Të shtëna me armë zjarri pranë një qendre votimi në Kosovë appeared first on BoldNews.al.

Në Kosovë “votojnë” Rey Manajn për kryetar komune

12 October 2025 at 15:55

Në Kosovë këtë të diel po mbahen zgjedhjet lokale për 38-të kryetarët e rinj të komunave.  Ndërkohë që fitorja e Shqipërisë 0-1 kundër Serbisë është manifestuar edhe në fletët e votimit. Në një prej tyre, një votues u ka hequr “vizën” të gjithë kandidatëve dhe ka votuar Rey Manajn, sulmuesin që i shënoi dje Serbisë […]

The post Në Kosovë “votojnë” Rey Manajn për kryetar komune appeared first on BoldNews.al.

Hapen të gjitha qendrat e votimit në Deçan

12 October 2025 at 07:48


Të gjitha qendrat e votimit në komunën e Deçanit janë hapur me kohë. Kjo është konfirmuar për KosovaPress nga ushtruesi i detyrës së zyrtarit ekzekutiv i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, Fatmir Cacaj i cili tha se materiali sensitiv zgjedhor është shpërndarë me kohë.

“Të gjitha qendrat e votimit në Deçan janë hapur me kohë, edhe materiali sensitiv zgjedhor është shpërndarë me kohë”, tha ai.

Në garë për të parin e Deçanit janë Faton Selmanaj nga Lëvizja Vetëvendosje, Jetmir Prekalla nga Partia Demokratike e Kosovës, Jeton Mushkolaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bashkim Ramosaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate, Shkumbin Demakuja nga Iniciativa Demokracia dhe Shefqet Tolaj nga Guxo.

Në komunën e Deçanit të drejtë vote kanë 43 mijë e 759 qytetarë prej tyre 41 mijë e 444 janë votues brenda në Kosovë dhe 2 mijë e 320 votues nga diaspora.

Votimi për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në këtë komunë organizohet në 14 qendra të votimit me gjithsej 50 vendvotime të rregullta dhe 1 vendvotim me kusht.

Në zgjedhjet e kaluara lokale garën për të parin e Deçanit e fitoi Bashkim Ramosaj nga AAK. /Kp/

VOTIMI/ OKB mbështet një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria abstenon, SHBA kundër dokumentit në Asamblenë e Përgjithshme

By: D Marku
13 September 2025 at 08:48

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re zgjidhjes me dy shtete midis Izraelit dhe Palestinës, pa përfshirjen e Hamasit.

Teksti u miratua me 142 vota pro, 10 kundër, përfshirë Izraelin dhe aleatin e tij kryesor, Shtetet e Bashkuara dhe 12 abstenime. Ai dënon qartë Hamasin dhe kërkon dorëzimin e armëve të tij.

Shqipëria ka mbajtur një pozicion neutral gjatë këtij votimi duke abstenuar.
Edhe pse Izraeli ka kritikuar organet e OKB-së për gati dy vjet për mungesën e dënimit të sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, deklarata e paraqitur nga Franca dhe Arabia Saudite nuk lë asnjë paqartësi.

Votimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
E quajtur zyrtarisht “Deklarata e Nju Jorkut mbi Zgjidhjen Paqësore të Çështjes së Palestinës dhe Zbatimin e Zgjidhjes me Dy Shtete”, teksti thotë se “Hamas duhet të lirojë të gjithë pengjet” dhe se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dënon “sulmet e kryera nga Hamasi ndaj civilëve më 7 tetor.”

Ajo gjithashtu bën thirrje për “veprim kolektiv për t’i dhënë fund luftës në Gaza, për të arritur një zgjidhje të drejtë, paqësore dhe të qëndrueshme të konfliktit izraelito-palestinez, bazuar në zbatimin efektiv të zgjidhjes me dy shtete.”

Deklarata, e cila tashmë ishte mbështetur nga Liga Arabe dhe u bashkë-nënshkrua në korrik nga 17 shtete anëtare të OKB-së, përfshirë disa vende arabe, synon gjithashtu të përjashtojë plotësisht Hamasin nga udhëheqja në Gaza.

“Në kontekstin e përfundimit të luftës në Gaza, Hamasi duhet t’i japë fund sundimit të tij në Gaza dhe të dorëzojë armët tek Autoriteti Palestinez, me angazhimin dhe mbështetjen ndërkombëtare, në përputhje me objektivin e një shteti palestinez sovran dhe të pavarur,” thuhet në deklaratë.

Nënkryetari palestinez Hussein al-Sheikh e mirëpriti vendimin, duke thënë se rezoluta “shpreh vullnetin ndërkombëtar për të mbështetur të drejtat e popullit tonë dhe përbën një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të okupimit dhe arritjes së shtetit tonë të pavarur.”

Ndërkohë, zëdhënësi i ministrisë së jashtme izraelite, Oren Marmorstein, e dënoi votimin, duke shkruar në X se Izraeli “e hedh poshtë kategorikisht” deklaratën, duke e quajtur atë dëshmi se Asambleja e Përgjithshme ishte shndërruar në “një cirk politik i shkëputur nga realiteti.”

Votimi i paraprin një samiti të ardhshëm të OKB-së të bashkëkryesuar nga Rijadi dhe Parisi më 22 shtator në Nju Jork, ku presidenti francez Emmanuel Macron ka premtuar të njohë zyrtarisht shtetin palestinez.

“Fakti që Asambleja e Përgjithshme më në fund mbështet një tekst që dënon drejtpërdrejt Hamasin është domethënës,” edhe nëse “izraelitët do të thonë se është shumë pak, shumë vonë,” tha Richard Gowan, drejtor i OKB-së në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, për AFP.

“Tani të paktën shtetet që mbështesin palestinezët mund t’i kundërpërgjigjen akuzave izraelite se ata në mënyrë të tërthortë miratojnë Hamasin,” shtoi ai, duke thënë se kjo “ofron një mburojë ndaj kritikave izraelite.”

Përveç Macron-it, disa liderë të tjerë kanë shpallur synimin e tyre për të njohur zyrtarisht shtetin palestinez gjatë samitit të OKB-së.

Këto gjeste shihen si një mënyrë për të rritur presionin mbi Izraelin që t’i japë fund luftës në Gaza, e cila u shkaktua nga sulmet e Hamasit më 7 tetor 2023.

Deklarata e Nju Jorkut përfshin diskutime mbi “dërgimin e një misioni të përkohshëm ndërkombëtar stabilizimi” në rajonin e shkatërruar nën mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me synimin për të mbështetur popullsinë civile palestineze.

Rreth tre të katërtat e 193 shteteve anëtare të OKB-së e njohin shtetin palestinez, të shpallur në vitin 1988 nga udhëheqja palestineze në mërgim. Megjithatë, dy vjet luftë kanë shkatërruar Rripin e Gazës, përveç zgjerimit të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor dhe dëshirës së shprehur nga zyrtarët izraelitë për të aneksuar territorin.

Kjo bën që shumë të frikësohen se ekzistenca e një shteti palestinez të pavarur së shpejti do të bëhet e pamundur. “Ne do ta përmbushim premtimin tonë që nuk do të ketë shtet palestinez,” u zotua kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të enjten.

Ndërkohë, presidenti palestinez Mahmoud Abbas mund të pengohet të vizitojë Nju Jorkun për samitin e OKB-së pasi autoritetet amerikane thanë se do t’i refuzojnë një vizë.

The post VOTIMI/ OKB mbështet një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria abstenon, SHBA kundër dokumentit në Asamblenë e Përgjithshme appeared first on Albeu.com.

Kosovë – Nis printimi i fletëvotimeve për zgjedhjet e 12 tetorit

10 September 2025 at 19:42

PRISHTINË, 10 shtator /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot se ka filluar pritnimi e fletëvotimeve të zgjedhjeve lokale, raporton KosovaPress.

Pritnimi i fletëvotimeve po realizohet në shtypshkronjën e dokumenteve me siguri të lartë në Cele të Sllovenisë, sipas standardeve ndërkombëtare, nën mbikëqyrjen e një delegacioni të KQZ-së të udhëhequr nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi.

Përveç fletëvotimeve, do të printohen edhe broshurat me listat e kandidatëve, të cilat do të jenë të disponueshme në vendvotime gjatë ditës së zgjedhjeve.

Në fazën e parë janë duke u printur fletëvotimet për votim jashtë Kosovës për 43.993 shtetas, të cilat, KQZ do të sigurohet që t’ua dërgojë përmes postës, ndërkohë do të vazhdohet me printimin e fletëvotimeve për procesin e votimit brenda vendit.

Më 7 shtator, KQZ mori vendim që për raundin e parë të zgjedhjeve për kryetar të komunave të shtypen 1 milion e 800 mijë e 410 fletëvotime dhe po aq edhe për kuvende komunale.

Në këtë numër përfshihen fletëvotimet për vendvotimet e rregullta, votimin me kusht, votimin e personave e nevoja të veçanta, fletëvotimet rezervë dhe votimin me postë.
Në këtë proces zgjedhor, do të shtypen 13 për qind apo 268 mijë e 688 fletëvotime më pak se numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote, që sipas Listës Votuese të certifikuar nga KQZ është 2 milionë e 69 mijë e 98.

Sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Kosovë është 2 milionë e 25 mijë e 105, ndërsa numri i qytetarëve të regjistruar për të votuar me postë jashtë Kosovës është 43.993.

Procesi zgjedhor organizohet në 938 qendra të votimit me gjithsej 2.625 vendvotime, prej të cilave 910 qendra të votimit për votimin e rregullt me 2.571 vendvotime dhe 38 qendra votimi për votimin me kusht, me gjithsej 54 vendvotime.

/Kosovapress/

The post Kosovë – Nis printimi i fletëvotimeve për zgjedhjet e 12 tetorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovë – KQZ publikon fletëvotimet për zgjedhjet e 12 tetorit

7 September 2025 at 16:07

PRISHTINË, 7 shtator/ATSH/  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e përmbajtjes dhe dizajnit të fletëvotimeve për zgjedhjet lokale për kryetar të komunave dhe kuvende komunale.

Zgjedhjet e rregullta lokale mbahen më 12 tetor dhe të drejtë vote kanë 2 milionë e 69 mijë e 98 votues, prej tyre rreth 44 mijë jashtë Kosovës.

Janë gjithsej 2571 vendvotime dhe 910 qendra votimi, raporton KosovaPress.

The post Kosovë – KQZ publikon fletëvotimet për zgjedhjet e 12 tetorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Votat e Greqisë: “PS fiton në KAS, PD refuzon numërimin”

13 May 2025 at 17:20

KAS (Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve) pranoi ankesën e Partisë Socialiste (PS) për shpalljen e pavlefshme të vendimit të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që diferencoi votat e Greqisë, gjatë numërimit të votës së diasporës.

Fillimisht KAS e shtyu vendimin në një moment të dytë për shkak të “kompleksitetit të çështjes” për të dolë më pas me këtë njoftim zyrtar.

Ky vendim pritet të sjellë zhbllokim të procesit të numërimit në Parkun Olimpik, nëse numëruesit e Partisë Demokrtike e zbatojnë.

I gjithë ky ngërç u shkaktua se demokratët akuzojnë socialistët se kanë manipuluar votat e emigrantëve në Greqi dhe zarfet e ardhura nuk janë plotësuar realisht prej tyre, por nga militantë të Partisë Socialiste.

Për këtë arsye rreth 52 mijë vota të Greqisë ishin lënë mënjanë dhe nuk po numëroheshin.

Ky konflikt nisi fillimisht nga urdhri i deputetit Flamur Noka, që nuk lejonte numëruesit e Partisë Demokratike të hapnin zarfet e Greqisë. Më pas KQZ me një njoftim sqaroi se nuk ka vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për të përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi votat e votuesve nga Greqia.

“Vendimi i marrë një ditë më parë ka për qëllim vetëm mirë administrimin e dokumentacionit zgjedhor të votuesve nga jashtë” – thekson KQZ.

Përfaqësuesja e socialistëve, Elena Xhixha, në reagimin e saj shpjegoi se sipas dispozitave ligjore, kreu tre, pika dy, KQZ administron dhe numëron çdo fletë votimi që ka hyrë në Shqipëri.

“Komisionerët në momentin që kanë marrë zarfin B, vetëm pse kanë parë se ky zarf vjen nga greqia, kanë thënë se e kontestojmë pa asnjë provë”- citoi Xhixha.

Ndërsa përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Marash Logu tha se “nuk do të lejohen që të numërohen thasë të mbushur nga patronazhistët e PS”.

“Në Greqi ka ndodhur një shkelje flagrante e kontratës nga operatori i shërbimit postar. Pa marrë autorizim, ndonëse në kontratë ishte ndaluar kryerja e nen kontraktimeve, ka nënkontraktuar operatorë për të bërë shpërndarjen dhe marrjen në dorëzim të materialeve zgjedhore”- u shpreh Logu.

Sipas tij, persona të caktuar janë paraqitur dhe kanë tërhequr në mënyrë të paautorizuar me dhjetëra dhe qindra materiale zgjedhore dhe kanë bërë dorëzimin e tyre.

Citizens ka kontaktuar KQZ për një reagim se pse në Greqi është ndjekur një procedurë nen kontraktimi shërbimi postar ndryshe nga vendet e tjera, por deri në publikimin e shkrimit, nuk është dhënë një koment.

Greqia është shteti i dytë që kryeson me numrin më të lartë të zgjedhësve që votuar, me 53,209 zarfe të kthyera. Deri më tani janë numëruar 56.824 zarfe nga 194.889 në total që kanë mbërritur nga diaspora. 53.73% të votave të diasporës kanë shkuar për Partinë Socialiste, 29.04% për Partinë Demokratike dhe aleatët, 8.36% për Nisma Shqipëria Bëhet, 3.40 % për Partinë Mundësia, ndërsa për Lëvizjen Bashkë 2.62%.

Në këtë video shpjeguese, Citizens.al tregon peshën e mundshme të votës së diasporës në zgjedhjet 2025.

The post Votat e Greqisë: “PS fiton në KAS, PD refuzon numërimin” appeared first on Citizens.al.

❌
❌