Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 January 2026Main stream

Organizonin baste sportive, AMP ekzekuton masa sigurie per 6 efektive dhe 1 person

By: Fax Web
20 January 2026 at 08:34

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Elbasan ka ekzekutuar masat e sigurisë ndaj 6 punonjësve dhe 1 qytetari.

Efektivët janë ndëshkuar pasi hetimi në kuadër të operacionit “Last Bet” përcaktoi se kanë shfrytëzuar funksionin dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar baste sportive. Dy efektivë dhe një qytetar janë vendosur nën arrest shtëpie:

Nënkomisar Redon Tafilaku me detyrë Specialist për krimet, pranë Stacionit të Policisë Manëz, në Komisariatin e Policisë Durrës.

Inspektor Enea Kapllani me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Qytetari Ilir Tafa banues në Tiranë. Masat për ndalim daljeje jashtë shtetit dhe detyrim paraqitjeje në policinë gjyqësore janë vendosur për 4 punonjës:

Komisar Denis Sinani me detyrë Shef i Seksionit për hetimin e krimeve në volum në Komisariatin e Policisë Devoll.

Nënkomisar Aldi Molla me detyrë Përgjegjës turni pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Inspektor Gëzim Beqiraj me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Nje inspector me detyrë Trupë shërbimi operacional pranë Seksionit Special të Ndërhyrjes Taktike, në njësinë speciale “Renea”.

Gjithashtu u sekuestruan 7 telefona celularë, të cilët dyshohet të jenë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal.

Nga hetimet e kryera në kuadër të një procedimi penal të vitit 2025, rezulton se të dyshuarit, duke shfrytëzuar atributet e funksionit dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e lojërave të fatit dhe basteve sportive të paligjshme.

Veprimet e tyre dyshohet se përbëjnë elementët e veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Before yesterdayMain stream

Lamallari: Masa urgjente për forcimin e kontrollit dhe rritjen e sigurisë në burgje

14 January 2026 at 17:24

TIRANË, 14 janar /ATSh/ Pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci nga Spitali Rajonal i Durrësit, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari thirri sot në një takim të posaçëm drejtuesit e të gjitha institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale në vend.

Lamallari tha se pas shkarkimit të drejtorit të IEVP Durrës pas ngjarjes së rëndë dhe pezullimit të menjëhershëm të të gjithë zinxhirit përgjegjës, ka kërkuar masa urgjente për forcimin e kontrollit, rritjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të paligjshme nëpër burgje.

“Kërkova nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të bëjë një vlerësim të parametrave të sigurisë dhe rishpërndarjes së IEVP Durrës, duke konsideruar transferimin e të dënuarve apo paraburgosurve me rrezikshmëri në burgje të sigurisë së lartë”, tha Lamallari.

Ministri i Drejtësisë u shpreh e ka urdhëruar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve të shpeshtojë kontrollet në të gjitha IEVP-të e vendit, për të parandaluar çdo tentativë të mundshme për cenim të sigurisë.

“Siguria në burgje është një prioritet absolut dhe nuk do të tolerohet asnjë formë neglizhence apo shkeljeje e procedurave standarde”, vijoi Lamallari.

“Çdo tentativë për të sfiduar rendin, sigurinë dhe autoritetin e ligjit nëpër burgje cenon gjithashtu sigurinë publike, besimin dhe bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese dhe institucionet e drejtësisë. Në çdo rast përgjegjësit do të përballen ligjërisht pa kompromis dhe pa humbur kohë me pasojat e veprimeve të tyre”, tha ministri Lamallari.

Në vijim të ngjarjes së një dite më parë, pas një analize nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm është shkarkuar i gjithë zinxhiri komandues në IEVP Durrës.

Për këtë ngjarje, janë arrestuar edhe tetë punonjës të Policisë së Burgjeve në Durrës.


/e.i/r.e/a.f/

The post Lamallari: Masa urgjente për forcimin e kontrollit dhe rritjen e sigurisë në burgje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Vijon puna për përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq

10 January 2026 at 11:08

TIRANË, 10 janar/ATSH/ Moti i keq me reshje intensive shiu dhe bore që ka përfshirë vendin prej disa ditësh ka shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga ndërhyrjet që po kryhen përgjatë 24 orëve nga strukturat shtetërore për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga kjo situatë.

Ndërkohë, sipas kryeministrit, “puna po vijon për përballimin e situatës së krijuar nga moti shumë i keq i ditëve të fundit”.

Për përballimin e situatës së përmbytjeve, efektivë të Forcave të Armatosura janë dislokuar në zonat e prekura me fokus mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe minimizimin e pasojave nga situatat emergjente.

Aktualisht, mbi 155 efektivë, 37 mjete dhe 7 motopompa janë angazhuar në qarqet Vlorë, Fier, Durrës dhe Gjirokastër, si dhe në zona të tjera ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja.

Ndërkohë autoritetet po punojnë edhe për pastrimin e akseve rrugore në zonat malore ku reshjet e borës dhe ngricat kanë shkaktuar problematika.

Në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, autoritetet qendrore dhe vendore po vijojnë punën në terren për garantimin e sigurisë së banorëve dhe mbajtjen e situatës nën kontroll.

Deri tani në rang vendi regjistrohen 1587 banesa në praninë e uji, ndërsa janë evakuuar 339 persona dhe 51 familje.

/m.m/a.f/

The post Rama: Vijon puna për përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MSHMS: Strukturat shëndetësore në gatishmëri, aktivizim i plotë i shërbimit të urgjencës 24/7

TIRANË, 7 janar/ATSH/- Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se, në bashkëpunim me Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH), po ndjek në mënyrë të vazhdueshme situatën në terren dhe funksionimin e strukturave shëndetësore në të gjithë vendin, për shkak të kushteve të motit.

MSHMS bën të ditur në njoftimin zyrtar se nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejtë me 36 Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe 4 Drejtoritë Rajonale, po sigurohet raportim i detajuar dhe i përditësuar mbi gjendjen e qendrave shëndetësore, pikave ambulatore dhe strukturave spitalore.

Ndërkohë, strukturat shëndetësore kanë marrë masat e nevojshme për ofrimin e kujdesit shëndetësor të pandërprerë dhe të sigurt për qytetarët gjatë këtyre ditëve me mot të keq.

Në këtë kuadër, vijon monitorim i pandërprerë 24/7 i situatës në terren, verifikim i infrastrukturës, pajisjeve dhe rezervave bazë medikamentoze të emergjencës, sigurim i aksesueshmërisë së transportit të urgjencës dhe koordinim me autoritetet vendore dhe emergjencat civile si dhe caktim i personave përgjegjës për monitorimin e situatës në çdo institucion shëndetësor

Ndërsa në nivel spitalor, MSHMS nënvizon se janë marrë një sërë masash si aktivizim i plotë i shërbimit të urgjencës me gatishmëri 24/7, forcim i koordinimit operacional me OSHKSH-në, pushtetin vendor dhe strukturat e emergjencave, monitorim i situatës çdo 3 orë dhe kontroll i vazhdueshëm i infrastrukturës si dhe verifikim i rezervave kritike: medikamente, materiale mjekësore, ujë të pijshëm, karburant për gjeneratorë dhe pajisje emergjente.

The post MSHMS: Strukturat shëndetësore në gatishmëri, aktivizim i plotë i shërbimit të urgjencës 24/7 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Siguria në rrugë për festa/ Autoriteti Rrugor, plan masash në të gjithë vendin

31 December 2025 at 13:45

SHQIPËRI- Në prag të ndërrimit të viteve, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka ndërmarrë një plan masash në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë dhe qarkullimin normal në akset rrugore.

Drejtori i Përgjithshëm i ARRSH-së, Ami Kozeli, u shpreh se dita e fundit e vitit shoqërohet çdo vit me një fluks të shtuar të automjeteve në të gjitha rrugët e vendit. Sipas tij, autoritetet janë të përgatitura për të përballuar situatën.

““Sot është dita e fundit e vitit, ashtu si çdo vit. Pritet një fluks i shtuar i automjeteve në të gjitha akset e Shqipërisë. ARRSH, së bashku me të gjitha ekipet nënkontraktore, është në gatishmëri të plotë dhe ka marrë të gjitha masat për të siguruar një qarkullim të vazhdueshëm në të gjitha akset rrugore në mbarë Shqipërinë. ARRSH ka marrë masat, ku do jenë në gatishmëri 130 borëpastruese dhe 577 mjete të tjera dhe 800 punonjës, që do jenë në gatishmëri 24 orë”, deklaroi Kozeli.

Autoriteti Rrugor u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimeve festive.

Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, gjobiten qindra shoferë në Tiranë

29 December 2025 at 15:34

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Policia Rrugore në Tiranë, me qëllim garantimin e sigurisë rrugore dhe menaxhimin e fluksit të shtuar të qarkullimit në prag të festave të fundvitit, ka intensifikuar kontrollet dhe patrullimet në të gjitha akset kryesore, dytësore dhe nyjat lidhëse të kryeqytetit.

Policia njoftoi se si rezultat i kontrolleve të shtuara, janë konstatuar shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, për të cilat janë vendosur masat administrative: 529 masa për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara; 389 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit; 256 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 346 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; 170 masa për mosrespektim të radhës së qarkullimit dhe 87 masa për parakalim të gabuar.

Gjithashtu, për shkelje të rënda të Kodit Rrugor dhe për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, janë arrestuar/proceduar penalisht 39 shtetas dhe janë bllokuar 20 automjete.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në parandalimin e aksidenteve dhe në mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. /j.p/r.e/

The post Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, gjobiten qindra shoferë në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia Rrugore në Elbasan shton masat për menaxhimin e fluksit rrugor

24 December 2025 at 15:19

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Policia Rrugore e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ka intensifikuar masat dhe ndodhet në gatishmëri të plotë për menaxhimin e qarkullimit rrugor, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve në akset kryesore që lidhin Tiranën me Korçën dhe Vlorën, si edhe në drejtim të kundërt.

Si pasojë e këtij fluksi, parashikohet trafik i rënduar dhe qarkullim i ngadalësuar në disa segmente rrugore.

Patrulla shtesë janë vendosur në pikat me ngarkesë të lartë trafiku, me qëllim parandalimin e bllokimeve dhe garantimin e një qarkullimi sa më të rrjedhshëm dhe të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë drejt Vlorës dhe Gjirokastrës që, kur është e mundur, të përdorin rrugë alternative, për të shmangur vonesat dhe ngarkesën e lartë të trafikut.

Njëkohësisht, drejtuesit e mjeteve ftohen të tregojnë durim, të respektojnë distancën e sigurisë, të qëndrojnë në radhë dhe të shmangin parakalimet e gabuara, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë dhe të shkaktojnë bllokime apo aksidente.

Masat parandaluese kundër aksidenteve rrugore janë forcuar përmes monitorimit të akseve me automjete inteligjente, radarë automatikë dhe patrulla të lëvizshme, me synim rritjen e nivelit të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë rregullat e qarkullimit dhe udhëzimet e Policisë, si dhe të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112.

/gj.m/a.f/

The post Policia Rrugore në Elbasan shton masat për menaxhimin e fluksit rrugor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MOSKË – Rusia vendos masa kufizuese ndaj WhatsApp-it

22 December 2025 at 22:55

MOSKË, 22 dhjetor /ATSH-AA/ – Rregullatori shtetëror rus i komunikimeve Roskomnadzor ka njoftuar se vendi po vendos gradualisht masa kufizuese ndaj aplikacionit WhatsApp.

Duke cituar një deklaratë të shërbimit për media të Roskomnadzor-it, portali i lajmeve RBK raportoi se WhatsApp “vazhdon të shkelë ligjin rus”.

“Roskomnadzor po vendos gradualisht masa kufizuese ndaj WhatsApp-it. Përkeqësimi gradual i thirrjeve në WhatsApp ka filluar në muajin gusht, siç ka raportuar Roskomnadzor në media”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se kufizimet po zbatohen gradualisht për t’u dhënë përdoruesve mundësinë të kalojnë në aplikacione të tjera të mesazheve.

Më herët gjatë ditës, sipas faqes së internetit Sboy.rf, rreth 1.600 ankesa ndaj WhatsApp-it u regjistruan brenda 24 orëve.

Përdoruesit raportuan ndërprerje në njoftime, probleme me dërgimin e mesazheve dhe funksionim të paqëndrueshëm të aplikacionit dhe faqes së tij të internetit.

Më herët, thirrjet në WhatsApp dhe Telegram ishin kufizuar në Rusi për arsye “sigurie dhe parandalimi të mashtrimeve”.

Në fund të nëntorit, Roskomnadzor paralajmëroi se WhatsApp do të bllokohej plotësisht nëse nuk përmbushë legjislacionin rus.   /os/

The post MOSKË – Rusia vendos masa kufizuese ndaj WhatsApp-it appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Heqja nga BE e masave ndëshkuese për Kosovën, Kurti: I mirëpresim, nuk ishim ne shkaktarët!

By: armand
19 December 2025 at 16:44

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti të premten vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndëshkuese. BE-ja vendosi masat ndaj Kosovës më 2023 për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Por, Kurti gjatë mbledhjes së ekzekutivit tha se institucionet e Kosovës “nuk ishin shkaktare të përshkallëzimit […]

The post Heqja nga BE e masave ndëshkuese për Kosovën, Kurti: I mirëpresim, nuk ishim ne shkaktarët! appeared first on BoldNews.al.

Tensionet në seancë, PS kërkon përjashtimin deri në 60 ditë për 29 deputetë të PD-së

18 December 2025 at 16:26

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Grupi parlamentar i Partisë Socialiste depozitoi sot në Kuvend kërkesën për marrjen e masave disiplinore ndaj deputetëve të opozitës, pas incidenteve të rënda të ndodhura gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend.

Kërkesa i është drejtuar Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, ku kërkohet përjashtimi nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare i disa deputetëve të opozitës.

Në një deklaratë për medie zëdhënësja e grupit parlamentar të PS-së, Erjona Ismaili u shpreh se gjatë seancës së sotme plenare u regjistruan shumë akte dhune dhe incidente të rënda deri në hedhje të lëndëve piroteknike në sallë dhe të sendeve të tjera të forta kundër Kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

“Ky skenar dhe këto akte dhune kanë qenë të mirëorganizuara dhe të parapërgatitura më parë nga drejtuesit e grupit parlamentar të PD-së: deputetët Gazment Bardhi, Belind Këlliçi, Tomorr Alizoti, Elda Hoti, Ledina Alolli dhe nga drejtues të subjektit politik Partia Demokratike deputetët Sali Berisha dhe Flamur Noka”, u shpreh Ismaili.

Ismaili theksoi se disa prej deputetëve kanë goditur punonjësit e shërbimit të Gardës së Republikës, kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, hapësirën rreth saj dhe vendet e përcaktuara për anëtarët e Këshillit të Ministrave.

Ismaili solli në vëmendje se deputetët Klevis Balliu, Flamur Noka, Elda Hoti, Fidel Kreka kanë hedhur sende të forta dhe mjete të tjera drejt Kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, kanë penguar anëtarët e Këshillit të Ministrave të marrin fjalën, kanë përdorur gjuhë joparlamentare, kanë cenuar seriozisht rendin në seancë dhe kanë shkaktuar kaos.

Po ashtu, Ismaili theksoi se deputetët Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi dhe Saimir Korreshi kanë penguar anëtarët e Këshillit të Ministrave të ulen në vendet e tyre, të marrin fjalën, kanë përdorur gjuhë joparlamentare, kanë cenuar seriozisht rendin në seancë dhe kanë shkaktuar kaos.

“Siç konstatohet qartazi nga pamjet filmike deputetët Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata kanë futur dhe përdorur në seancë lëndë apo mjete piroteknike. Gjithashtu deputetët Gazment Bardhi dhe Sali Berisha kanë përdorur gjuhë diskriminuese, joparlamentare, kanë cenuar seriozisht rendin në seancë, kanë shkaktuar kaos, kanë zaptuar foltoren duke penguar deputetët të marrin fjalën dhe kanë cenuar personalitetin e drejtuesit të seancës, anëtarëve të Këshillit të Ministrave”, shtoi Ismaili.

Në këtë kuadër PS kërkon marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 60 ditë ndaj deputetëve Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata, të cilët kanë futur dhe përdorur lëndë apo mjete piroteknike, tymuese brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit.

Gjithashtu, PD kërkon përjashtimin për 60 ditë ndaj deputetëve Klevis Balliu, dhe Flamur Noka, të cilët nuk kanë pranuar të dalin nga salla, kanë kryer veprime të qëllimshme duke dëmtuar pajisjet dhe hequr funksionalitetin e tyre në sallën e seancave.

Ps kërkon përjashtimin me 30 ditë për deputetët Sali Berisha, Elda Hoti dhe Gazment Bardhi dhe me 10 ditë për deputetët Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi, Saimir Korreshi, Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha, Kliti Hoti.

/m.m/j.p/r.e/

The post Tensionet në seancë, PS kërkon përjashtimin deri në 60 ditë për 29 deputetë të PD-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani takon Kallas, i kërkon heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës

17 December 2025 at 19:31

PRISHTINË, 17 dhjetor /ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj procesit të integrimit evropian të Kosovës.

Pas njoftimit për heqjen e pjesshme të masave të Bashkimit Evropian, Osmani ka ritheksuar domosdoshmërinë e heqjes së plotë të tyre, duke theksuar se Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga BE-ja.

Ajo ka nënvizuar se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me Përfaqësuesen e Lartë dhe me partnerët evropianë, deri në eliminimin e plotë të masave, në funksion të avancimit të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian dhe forcimit të perspektivës integruese të vendit.

“Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë, meqë të gjitha kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian tanimë janë plotësuar. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me znj. Kallas dhe me të gjithë partnerët tanë deri në heqjen e plotë të këtyre masave”, ka shkruar Osmani.

Dje, zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Besnik Bislimi, njoftoi se Bashkimi Evropian ka vendosur të heqë shumicën e masave ndaj Kosovës, të lidhura me projektet e programeve IPA.

Bislimi në Facebook ka shkruar se gjatë ditës së sotme ka pranuar një letër nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, në të cilën konfirmohet vendimi i Komisionit Evropian për heqjen e këtyre masave, në vlerë prej 34.6 milionë euro.

/Kosovapress/

The post Osmani takon Kallas, i kërkon heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bislimi: Komisioni Evropian vendos heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës

16 December 2025 at 18:45

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, njofton se gjatë ditës së sotme ka marrë një letër nga drejtori i përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, ku komunikohet se Komisioni ka vendosur për heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës.

Sipas Bislimit, vendimi përfshin projekte të lidhura me programet IPA, në vlerë prej 34,6 milionë euro.

“Në vazhdimësi kemi insistuar për heqjen e masave. Mirëpresim hapin e radhës nga ana e BE-së, i cili duhet të vijojë sa më parë me heqjen e plotë të tyre. Nuk ka më asnjë arsye që një pjesë e tyre të mbeten në fuqi, sidomos pas transferimit të pushtetit në katër komunat e veriut në mënyrë ligjore dhe të qetë”, tha Bislimi.

/a.f/r.e/

The post Bislimi: Komisioni Evropian vendos heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: SPAK ka lëshuar mandate arresti kallp për tenderat e AKSHI-t

16 December 2025 at 17:03

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot lidhur me lëshimin e tetë masave të sigurisë nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar për tenderat e organizuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Infomacionit (AKSHI).

Gjatë një konference për media, Berisha u shpreh se bëhet fjalë për një skemë të gjerë korrupsioni dhe kriminaliteti të organizuar në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Berisha deklaroi se janë lëshuar “mandate arresti kallp”, pasi personat kryesorë të përfshirë, si Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, janë larguar prej javësh nga Shqipëria, ndërsa figurat kyçe nuk janë hetuar.

Berisha pretendoi se përmes tenderave sekretë, shumica dërrmuese e fondeve publike janë përqendruar në dy kompani të lidhura familjarisht, në shkelje të ligjit.

Kreu i PD-së theksoi gjithashtu raste pengmarrjesh dhe dhune ndaj personave që kishin dijeni për aferat, duke përmendur emra konkretë dhe duke kërkuar reagim nga institucionet dhe shoqëria civile.

Ai theksoi se PD ka dorëzuar dosje me denoncime, por pa hetimin e figurave kryesore, procesi mbetet i paplotë.

Por, Berisha theksoi se nuk ka ndonjë shpresë të madhe se do të bëhet hetim i plotë i kësaj ngjarje.

/m.m/j.p/r.e/

The post Berisha: SPAK ka lëshuar mandate arresti kallp për tenderat e AKSHI-t appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK, procedim penal ndaj 8 biznesmenëve dhe zyrtarëve të AKSHI-it

16 December 2025 at 13:22

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar regjistroi sot procedimin penal ndaj tetë shtetasve, ku përfshihen zyrtarë të lartë dhe biznesmenë, lidhur me tenderët e zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Në njoftimin për shtyp të SPAK bëhet e ditur se këta shtetas janë vënë nën hetim për veprat penale: “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Sipas SPAK, shtetasit e dyshuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë kryer veprime të kundërligjshme, duke konsumuar elemente të veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe konkretisht në përcaktimin e kritereve specifike jo të përcaktuara në ligj, për favorizimin e disa kompanive kundrejt të tjerave.

Në kuadër të veprimtarisë së “Grupit të strukturuar kriminal”, shtetasit e dyshuar kanë konsumuar veprën penale, “Konkurrencë e paligjshme përmes dhunës” dhe kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimit, kësisoj, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara, për të cilat shqyrtimi i ankimimit mund të sillte edhe ndryshimin e renditjes së listës së fituesve.

Gjithashtu masë sigurimi është kërkuar edhe për administratorë të disa kompanive të cilët me veprime të kundërligjshme, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë marrë pjesë formalisht në procedura tenderimi, kanë lëshuar fatura tatimore fiktive si dhe kanë realizuar transaksione kundrejt kompanive të cilat nuk ishin pjesë e procesit të tenderimit.

Në këtë kuadër, Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti dje kërkesën në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për caktimin e masës së sigurimit ndaj tetë shtetasve nën hetim.

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë ekzekutuar sot vendimin e gjykatës për disa nga shtetasit e mëposhtëm:

Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në burg”, ndaj shtetasit në hetim Ergys Agasi, për kryerjen e veprave penale: “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në burg”, ndaj shtetasit nën hetim Ermal Beqiri, për kryerjen e veprave penale; “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetases nën hetim Mirlinda Karçanaj, për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetases nën hetim Hava Delibashi, për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Caktimin e masës së sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim Erion Ismaili, për kryerjen e veprave penale; “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Caktimin e masës së sigurimit, “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim Andis Papa për kryerjen e veprës penale; “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Caktimin e masës së sigurimit, “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim, Gëzim Hoxha, për kryerjen e veprës penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Caktimin e masës së sigurimit personal, “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim Rogers Rryta për kryerjen e veprave penale; “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

SPAK konfirmon se hetimet vijojnë për zbulimin e fakteve të tjera penale dhe identifikimin e subjekteve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të jashtëligjshme.

/m.m/j.p/

The post SPAK, procedim penal ndaj 8 biznesmenëve dhe zyrtarëve të AKSHI-it appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD sërish protestë te Kryeministria, ja akset që do të bllokohen

By: Brisi
15 December 2025 at 14:03

Partia Demokratike do të mbajë sot në orën 18:00  protestën e radhës, para Kryeministrisë ku kërkohet largimi i Edi Ramës dhe Belinda Balluku pas skandaleve që përfshinë qeverinë. Bëhet me dije se nga ora 15:00 deri në përfundimin e tubimit në orën 20:00 do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga […]

The post PD sërish protestë te Kryeministria, ja akset që do të bllokohen appeared first on BoldNews.al.

Policia Rrugore intensifikon kontrollet, gjoba, arrestime dhe mjete të bllokuara në 48 orë

7 December 2025 at 16:20


TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar ndjeshëm kontrollet gjatë dy ditëve të fundit, me fokus te parakalimet e rrezikshme, mosrespektimi i radhës në trafik dhe drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit.

Përmes patrullave të pozicionuara në akset kryesore, dronëve, kamerave inteligjente dhe pikave të shumta të kontrollit të shpejtësisë, janë marrë masa të shumta administrative dhe penale.

Gjatë 48 orëve të fundit, janë vendosur 136 gjoba për parakalime të rrezikshme dhe mosrespektim të radhës, ndërsa 17 mjete janë bllokuar me karrotrec për shkelje të ndryshme, nga mungesa e dokumentacionit, deri te modifikimet e paligjshme.

Po ashtu, janë konstatuar 37 drejtues nën ndikimin e alkoolit, të cilët janë ndëshkuar sipas procedurës ligjore, ndërsa për parkime të gabura janë vendosur 2758 masa administrative.

Për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, Policia ka arrestuar ose proceduar 11 shtetas.

Policia Rrugore i bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat dhe sinjalistikën rrugore, duke shmangur sjelljet që rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve.

Sipas njoftimit, kontrollet do të vijojnë me ritme të larta në të gjitha akset e kryeqytetit, në çdo orë të ditës.

/gj.m/r.e/

The post Policia Rrugore intensifikon kontrollet, gjoba, arrestime dhe mjete të bllokuara në 48 orë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Derbi Tirana-Partizani, akset rrugore që bllokohen

7 December 2025 at 14:38

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Policia e Tiranës ka marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “KF Tirana” dhe “Partizani”, që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 18:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Policia njofton se, segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima” dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”.

Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:

Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet: Nisja përballë “Teatrit të Kukullave” bulevardi “Dëshmorët e Kombit” kthim tek ETC-ja, më pas drejt rrugës “Papa Gjon Pali 2” dhe t’i drejtohen stadiumit;

Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet: nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” ura “Vasil Shanto”, kryqëzimi i rrugës “Komuna e Parisit”, rruga “Sulejman Delvina”, Libri Univeristar, Presidenca dhe më pas t’u drejtohen hyrjeve të stadiumit.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë itinerarit të caktuar.

Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj.). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium shtetas pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pavarësisht se mund të jenë të pajisur me bileta, nuk do të lejohen pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument).

Nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si tifozë problematikë.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive, për zbatimin e masave të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, në oraret e caktuara.

/gj.m/r.e/

The post Derbi Tirana-Partizani, akset rrugore që bllokohen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FRANCË – Ushtria merr masa kundër dronëve mbi bazën bërthamore

5 December 2025 at 21:12

PARIS, 5 dhjetor /ATSH-AFP/ – Ushtria franceze ka aktivizuar masa kundër dronëve, pasi pesë mjete ajrore pa pilot u panë duke fluturuar mbi një nga bazat më të ruajtura të vendit, atë të nëndetëseve bërthamore në Ile Longue, afër Brestit.

Ngjarja shkaktoi shqetësime serioze për sigurinë kombëtare.

Ministrja e Mbrojtjes, Catherine Vautrin, përgëzoi ushtarakët për interceptimin e dronëve, duke theksuar se çdo fluturim mbi një bazë ushtarake është i ndaluar në Francë.

Baza në Ile Longue strehon katër nëndetëset e Francës me raketa balistike “Le Triomphant”, “Le Temeraire”, “Le Vigilant” dhe “Le Terrible” dhe konsiderohet qendra kyçe e fuqisë bërthamore detare të vendit.

Të paktën një prej tyre është gjithmonë në det për të garantuar parandalimin bërthamor.

Për ngjarjen do të hapet një hetim nga prokuroria ushtarake në Renne.

Zyrtarët e prefektures deklaruan se infrastruktura e ndjeshme nuk u rrezikua dhe se është ende herët për të përcaktuar origjinën e dronëve, ndonëse fluturime të tilla shihen si të synuara për të krijuar shqetësim te publiku.

Në muajt e fundit, fluturimet misterioze të dronëve mbi aeroporte dhe objekte të rëndësishme ushtarake në Evropë kanë nxitur dyshime për taktika të luftës hibride nga Rusia, edhe pse provat konkrete mungojnë. Incidentet në zonat e ndaluara të Bretanjës nuk janë të rralla; një fluturim i ngjashëm u raportua edhe më 17-18 nëntor.

Baza e “Ile Longue” punëson rreth 2 000 persona dhe mbrohet nga 120 oficerë të policisë detare në bashkëpunim me marinarët. Megjithëse zona e gadishullit Crozon dhe një pjesë e madhe e gjirit të Brestit janë të mbyllura për dronë, shkeljet e hapësirës ajrore vazhdojnë të ndodhin.

Një tjetër hetim u hap muajin e kaluar në Mulhouse, pranë kufirit gjerman, pasi një dron i paidentifikuar u pa duke fluturuar mbi një stacion policie dhe një tren që transportonte tanke.

Po këtë javë, policia irlandeze po heton disa dronë të parë në qiell ndërsa avioni i presidentit ukrainas Zelensky u ul në Dublin.

Incidenti në Ile Longue vjen në një periudhë tensioni të shtuar në Evropë, ku siguria e infrastrukturës strategjike është bërë prioritet i lartë./  /Ad.Ab./

The post FRANCË – Ushtria merr masa kundër dronëve mbi bazën bërthamore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

NATO planifikon masa më të ashpra “kundër kërcënimeve hibride të Rusisë”

1 December 2025 at 15:42

NATO po eksploron një qasje më agresive për t’iu kundërvënë luftës hibride të Rusisë, duke përfshirë sulmet kibernetike, sabotimin dhe shkeljet e hapësirës ajrore, sipas oficerit më të lartë ushtarak të aleancës.

Admirali Giuseppe Cavo Dragone, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, tha për “Financial Times” të hënën se aleanca po vlerëson mundësitë për të kaluar nga një qëndrim reaktiv në një qëndrim “më agresiv ose proaktiv”, veçanërisht në hapësirën kibernetike.

Ai sugjeroi që NATO mund të konsiderojë masa parandaluese si një formë veprimi mbrojtës, megjithëse kjo do të përfaqësonte një largim nga praktikat tradicionale të aleancës.

Misioni Baltic Sentry i NATO-s është cituar si një shembull i parandalimit efektiv, duke parandaluar incidente të mëtejshme të prerjes së kabllove nga anijet e lidhura me të ashtuquajturën flotë hije të Rusisë.

Megjithatë, kufizimet ligjore dhe juridiksionale theksohen si sfida kryesore, tha Dragone, i cili vuri në dukje se NATO përballet me më shumë kufizime sesa homologët e saj për shkak të konsideratave etike dhe ligjore.

Qeveritë evropiane po debatojnë për përgjigje më të forta ndërsa sulmet e dyshuara hibride ruse rriten në të gjithë kontinentin.

Dronët e lidhur me Rusinë thuhet se kanë shkelur hapësirën ajrore në Poloni dhe Rumani, ndërsa dronë të paidentifikuar kanë prishur aeroportet dhe bazat ushtarake në Evropën Perëndimore. Një linjë hekurudhore kyçe midis Varshavës dhe Kievit u sabotua, duke e shtyrë Poloninë të vendosë 10.000 trupa për të mbrojtur infrastrukturën kritike.

Disa anëtarë të NATO-s, përfshirë Danimarkën, Republikën Çeke dhe Mbretërinë e Bashkuar, tashmë kryejnë operacione kibernetike sulmuese, ndërsa të tjerë, si Gjermania dhe Rumania, po zgjerojnë fuqitë ligjore për të kapur dronë mbi zona të ndjeshme.

Manovra të rrezikshme në rrugë, Policia e Elbasanit gjoba ndaj katër drejtuesve

30 November 2025 at 16:34

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan bëri të ditur sot se, pas verifikimeve të kryera mbi katër video të publikuara në rrjetet sociale, në të cilat shfaqeshin tre automjete dhe një motomjet duke kryer manovra të rrezikshme, u morën masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve të identifikuar.

Sipas Policisë, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore vendosën gjobë në masën 40 mijë lekë ndaj drejtuesit të automjetit që u filmua duke kryer “drift” dhe duke lëvizur me shpejtësi të papërshtatshme në një zonë të banuar e të frekuentuar nga qytetarë.

Po ashtu vendosën gjobë 57 mijë lekë ndaj drejtuesit të motomjetit që qarkullonte pa vendosur kaskën mbrojtëse dhe kryente manovra të rrezikshme, duke vënë në rrezik veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Ndaj 2 drejtuesve mjetesh u vendosën gjoba nga 10 mijë lekë për parakalim të gabuar në akset “Përrenjas–Librazhd” dhe “Librazhd–Qafë Thanë”.

Policia e Elbasanit u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në numrin pa pagesë 112, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe mbështetje ligjore. j.p/

The post Manovra të rrezikshme në rrugë, Policia e Elbasanit gjoba ndaj katër drejtuesve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌