Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Krenari që bën me turp emrin e vet

By: armand
20 January 2026 at 18:14

Nga Boldnews.al Në vend të stetoskopit, mjeku dhe njëkohësisht shefi i Repartit të Reanimacionit Qëndror në QSUNT vendosi të merrte në duar “pincat e elektriçistit”, në një reagim të paprecedent, duke justifikuar shkëputjen e energjisë elektrike për më shumë se një orë në spital. “Vendosëm që të transportojmë vetëm 9 të sëmurë, të cilët ishin […]

The post Krenari që bën me turp emrin e vet appeared first on BoldNews.al.

Lilaj: Jeta e pacientëve nuk u cenua nga ndërprerja e energjisë në QSUT

TIRANË, 20 janar/ATSH/ Shefi i shërbimit të Reanimacionit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Krenar Lilaj deklaroi sot se ndërprerja e energjisë elektrike mbrëmjen e kaluar në Godinën A2 të QSUNT nuk ka cenuar aspak trajtimin e pacientëve.

Në një deklaratë për mediet, Lilaj theksoi se “pacientët që kanë qenë të shtruar në reanimacionin kirurgjikal, vazhduan ta merrnin trajtimin aty pa vështirësi dhe nuk ka komplikacion të situatës për sa i përket këtyre pacientëve”.

“Momenti më delikat është trajtimi i të sëmurëve që kanë nevojë për asistencën respiratore. Këto pacientë, në kushte të ndërprerjes së energjisë elektrike janë me pajisje back up që siguron funksionimin e tyre të potë më energji të akumuluar që janë të inkorporuar në këto aparate. Trajtim i i këtyre të sëmurëve vazhdoi normalisht, pasi këta të sëmurë e marrin mjekimin nëpërmjet aparateve që janë me back up”.

“Ndërprerja e energjisë elektrike zgjati disa minuta. Nga informacionet që morëm bëhej fjalë për një defekt të rëndë dhe rikthimi i energjisë ishte i pakonfirmuar. Në këto kushte, për të shmangur mosfunksionimin e njëkohshëm të aparateve respiratore, vendosëm kalimin e të sëmurëve në godinën tjetër të spitalit apo në njësinë e terapisë intensive të godinës ngjitur. Zhvendosja u bë vetëm 20 metra më larg, duke siguruar vazhdimin e trajtimit edhe në kushtet e reja të reanimacionit tjetër. Vendosëm që të transportojmë vetëm 10 të sëmurë, 9 prej të cilëve ishin në respiracion të drejtuar, domethënë që frymëmarrja e tyre sigurohej nëpërmjet aparateve respiratore”, theksoi Lilaj.

Lilaj vuri në dukje se “ne kemi mjetet që transporti i tyre të realizohet më respiratorë portativë, pa u cenuar shërbimi. Transporti ishte i shkurtër. Trajtim i të sëmurëve, i cili u krye të mënyrë të kontrolluar, vazhdoi në reanimacionin e kardiologjisë për rreth 30 minuta. Në 20:18 ikën dritat dhe në 20:43 filluam transportin e të sëmurëve, teksa rreth orës 21:10 përfundoi transporti i të sëmurëve. Pas disa minutash u rikthye energjia elektrike dhe pasi morëm siguri, pacientët u rikthyen përsëri në njësinë e terapisë intensive”.

“Pasi morëm njoftimin për rikthimin e energjisë pacientët rikthehen në orën 22:00 në mënyrë të kontrolluar, pa komplikacione. E them me përgjegjësi të plotë, nga pikëpamja funksionale, ndërprerja e energjisë, nuk ka cenuar aspak trajtimin e pacientëve. Ata që kanë qenë në reanimacionin kirurgjikal vazhduan ta merrnin trajtimin aty pa vështirësi dhe nuk ka komplikacion të situatës për sa i përket këtyre pacientëve”, nënvizoi Lilaj.

I pyetur nga gazetarët nëse është normale ndërprerja e energjisë elektrike, Lilaj tha se “si të them që është normale ndërprerja e energjisë elektrike në njësinë e terapisë intensive?!  Detyra ime është të mbroj jetën e të sëmurëve. Në çfarëdolloj situate ne jemi të gatshëm për të mbrojtur jetën. Kjo pyetje nuk më përket mua”.

Pyetjes për humbjen e jetës të një të sëmuri të dënuar, Lilaj iu përgjigj se “i sëmuri po trajtohej në njësinë e terapisë intensive kirurgjikale. Gjendja e tij ishte e rëndë që në ardhje ditën që është shtruar, të dielën pasdite. Ka pasur ceroza hepatike dhe ka pasur hemorragji masive për të cilën është trajtuar kirurgjikalisht. Saktësisht, i sëmuri është ndarë nga jeta në orën 04:18 minuta të mëngjesit”.

Më tej Lilaj tha se “vendimi që morëm ne për transferimin e pacientëve në reanimacionin kardiologjik, ishte për të shmangur rënien e njëkohshme të këtyre pajisjeve, gjë që do të shkaktonte probleme në transportin e pacientëve. Them me siguri që aparatet e reja sigurojnë energji për 5-6 orë. Incidente të tilla kemi pasur rëndom shumë vite më parë. Një ngjarje e ngjashme ndodhi dhe përpara 1-2 vitesh, e cila u kalua me sukses nga ana jonë, ashtu si dhe mbrëmjen e kaluar”.

/k.s/r.e/a.f/

The post Lilaj: Jeta e pacientëve nuk u cenua nga ndërprerja e energjisë në QSUT appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Komuna e Gjakovës emëron drejtorët e rinj komunalë, këta janë emrat që do ta mbështesin Gjinin

16 January 2026 at 13:53


Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka emëruar sot drejtorët e rinj të drejtorive komunale, duke kompletuar ekipin ekzekutiv që do të udhëheqë institucionin gjatë këtij mandati qeverisës.

Sipas njoftimit të Komunës së Gjakovës, me këto emërime synohet forcimi i strukturës udhëheqëse dhe rritja e efikasitetit në qeverisjen lokale, me fokus të veçantë interesin publik dhe shërbimet ndaj qytetarëve.

Sipas njoftimit për media pjesë e ekzekutivit do të jenë edhe antarë të LDK-së e PDK-së.

Në përbërjen e re të ekzekutivit komunal janë emëruar:

  • Flamur Fetahaj, Nënkryetar i Komunës
  • Durim Halilaj, Drejtor për Buxhet dhe Financa
  • Shkumbin Kastrati, Drejtor për Infrastrukturë
  • Adea Roka, Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport
  • Ferdinand Kolaj, Drejtor i Zhvillimit Ekonomik
  • Gjevalin Nikollbibaj, Drejtor për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit
  • Haxhi Sejdiu, Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim
  • Hysen Brahimaj, Drejtor i Arsimit
  • Ervin Shabani, Drejtor i Inspektoratit
  • Gani Hajdari, Drejtor i Bujqësisë
  • Lediana Bardhi, Drejtoreshë për Gjeodezi dhe Kadastër
  • Lulzim Goqi, Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
  • Jon Bytyqi, Drejtor i Shërbimeve Publike
  • Zeqë Tahiraj, Drejtor i Administratës

Nga Komuna e Gjakovës theksohet se kjo përbërje synon një qeverisje funksionale dhe profesionale, e cila do të vendosë interesin e qytetarëve në qendër të çdo vendimmarrjeje dhe do të punojë për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës. /Telegrafi/


AAK prezanton Durim Halilajn: Kandidati me numër 110 që synon të bëhet deputet dhe të përfaqësojë zërin e Hasit në Kuvend

25 December 2025 at 23:20


Durim Halilaj, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me numër 110, vjen nga Hasi i Gjakovës — një trevë e njohur për qëndresë, punë e besë. I rritur në këtë mjedis, Halilaj e sheh përfshirjen e tij në politikë si vazhdimësi të përgjegjësisë ndaj vendlindjes dhe njerëzve të saj.

Në postimin e tij të fundit, ai ka theksuar se mbështetja që ka marrë nga Hasi është e veçantë, sepse lidhet me rrënjët dhe identitetin e tij.

Sipas Halilajt, Hasi gjithmonë “ka ditur të zgjedhë drejt” dhe sot qëndron krah Aleancës dhe njerëzve të punës. Kjo përkrahje, siç thekson ai, u dëshmua edhe gjatë takimit të fundit të mbajtur në Lipovec të Hasit, ku pjesëmarrja dhe angazhimi i qytetarëve u panë si sinjal i qartë besimi.

“Hasi nuk është vetëm mbështetje — është vendlindja ime, rrënja ime, forca ime. Si bir i kësaj treve, e ndiej obligim ta ngre zërin e Hasit në Parlament, me dinjitet, përgjegjësi dhe besnikëri”, u shpreh Halilaj, i cili karrierën e tij politike e ka të pasur me ushtrimin e dy mandateve si drejtor i financave në Komunën e Gjakovës.

Ai thekson se prioritetet e tij lidhen me: përfaqësim dinjitoz të trevës së Hasit, avancimin e projekteve zhvillimore, mbështetjen e iniciativave për punësim dhe mundësi të reja, si dhe me fuqizimin e bashkëpunimit në nivel lokal e qendror.

Halilaj shprehet i bindur se Hasi, ashtu si në të kaluarën, do të dijë të mbështesë vizionin për zhvillim, duke e vendosur interesin qytetar në plan të parë.

Në fund, ai rikujton votuesit për renditjen zgjedhore:

Nr. 01 – Ramush Haradinaj
Nr. 129 – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Nr. 110 – Durim Halilaj

E rëndë në Vlorë/ Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari (EMRI)

By: Brisi
8 December 2025 at 10:03

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Vlorës këtë të hënë. Një 26-vjeçar i identifikuar si Klevis Alilaj, është goditur me thikë në pjesën e kokës, në rrethana ende të paqarta. Burime për mediat bëjnë me dije se i riu është dërguar në spital, i shoqëruar edhe nga policia ku i […]

The post E rëndë në Vlorë/ Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Paketa e Maleve/ Rama: Më dëgjon ti kryetari i Bashkisë së Kukësit? Ke 5 muaj që nuk më nis hartën, nuk është shkencë… (VIDEO)

By: V K
23 October 2025 at 12:54

Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, është i pranishëm në prezantimin e “Paketës së Maleve”.

Kreu i shtetit iu drejtua kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj:

Më dëgjon ti kryetari i Bashkisë së Kukësit? Ti më dëgjon por nuk di a më kupton sepse një nga shtysat kryesore për Paketën ishin kuksjanët, sepse interesi për të investuar është i lartë prej aty që jetojnë jashtë.

Ka 5 muaj që i ke në dispozicion të gjithë instrumentet dhe ende nuk ke sjellë hartën që është fare e thjeshtë nuk ka shkencë.

Hiq qytetin dhe i gjithë territori, përveç zonave të mbrojtura është brenda kësaj pakete.

 

 

 

The post Paketa e Maleve/ Rama: Më dëgjon ti kryetari i Bashkisë së Kukësit? Ke 5 muaj që nuk më nis hartën, nuk është shkencë… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Artisti Petrit Halilaj fiton çmimin prestigjioz të skulpturës, Nasher Prize 2027

7 October 2025 at 15:17

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Petrit Halilaj, artist nga Kosova, është shpallur laureat i çmimit prestigjioz ndërkombëtar për skulpturën “Nasher Prize 2027”, që jepet nga Qendra e Skulpturës “Nasher” në Dallas.

Juria e ka vlerësuar krijimtarinë e Halilajt për fuqinë që ka në shndërrimin e përvojave traumatike të fëmijërisë në vepra poetike, lozonjare dhe plot shpresë, duke i dhënë zë kujtesës, kulturës dhe paqes.

I themeluar në 2015-ën, Çmimi Nasher iu dedikua tërësisht ekselencave të skulpturës bashkëkohore. Ky është një çmim bienal, që dorëzohet çdo dy vjet.

Çmimi Nasher, me vlerë 100 mijë dollarë, e vendos Halilajn në mesin e emrave më të njohur të artit botëror si Doris Salcedo, Theaster Gates e Pierre Huyghe. Mediat ndërkombëtare, përfshirë The New York Times, i kushtuan hapësirë ketij lajmi. Kjo edhe për faktin se Petrit Halilaj nuk është një emër i panjohur në arenën ndërkombëtare. Vitin e kaluar ai realizoi një instalacion gjigand në Metropolitan Museum of Art, në New York.
Halilaj ka theksuar se këtë çmim ia kushton Kosovës dhe Fondacionit “Hajde”, duke planifikuar që mjetet t’i përdorë për restaurimin e Shtëpisë së Kulturës në Runik, në vendlindjen e tij.

“Puna e tij bën veçanërisht rezonancë, si për investimin e thellë në humanizmin e përvojës së jetuar, ashtu edhe për mënyrën se si krijon hapësira takimi që i kapërcejnë kufijtë artistikë, kulturorë dhe gjeografikë. Duke zgjedhur Halilajn, juria e Çmimit Nasher e njeh punën e tij si formalisht inovative dhe thellësisht të rëndësishme për momentin aktual”, thuhet në motivacionin e Çmimit Nasher.

I lindur në vitin 1986, në Kostërrc, një fshat i vogël pranë Runikut, Petrit Halilaj njihet për krijimin e hapësirave fantastike dhe zhytëse që bashkojnë mrekullinë e fëmijërisë me historinë personale dhe politike të atdheut të tij, duke përdorur një sërë gjuhësh artistike: skulpturë, vizatim, tekst dhe performancë. /j.p/

1 nga 3

The post Artisti Petrit Halilaj fiton çmimin prestigjioz të skulpturës, Nasher Prize 2027 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Artisti kosovar, Petrit Halilaj nderohet me Çmimin prestigjioz Nasher, shpërblimin e dhuron për një fondacion në Kosovë

4 October 2025 at 13:40


Artisti kosovar, Petrit Halilaj, i cili ka fituar së fundmi Çmimin prestigjioz Nasher, ka shprehur emocionin dhe mirënjohjen e tij për këtë nder të madh.

Ai deklaroi: "Nuk e prisja kurrë këtë njohje! Laureatët e mëparshëm, si Nairy Begramian, Pierre Huyghe, Doris Salcedo dhe Theaster Gates, janë njerëz dhe artistë që i admiroj thellësisht, dhe nuk kam fjalë për të përshkruar nderin dhe përulësinë që ndjej sot”.

Çmimi Nasher vjen me një shpërblim prej 100,000 dollarësh (rreth 85,000 euro), të cilin artisti ka vendosur ta dhurojë tërësisht për Fondacionin Hajde! për të mbështetur kulturën në Kosovë.

Petrit Halilaj/FaceBook

Ai shtoi: "Në vitet e ardhshme, pres të mësoj nga një institucion si Nasher Center, të njoh Dallas-in dhe komunitetin e tij. Dy vitet e ardhshme do të jenë emocionuese për Hajde!, dhe për mua, mezi pres të punoj me ekipin e jashtëzakonshëm të Nasher dhe studion time në procesin që do të kulmojë me realizimin e projektit të ri në Dallas!".

Artisti përkushtoi këtë moment për familjen dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të tij, nga nëna deri te familjarët e tjerë, partneri i tij Alvaro në Berlin, e gjithë stafi i studios dhe galeritë që e kanë ndihmuar dhe frymëzuar.

Petrit Halilaj/FaceBook

Megjithatë, ai nuk harroi realitetin e dhimbshëm që po përjeton bota: "Por nuk ka gëzim të plotë në këto ditë, kur ndodh gjenocid. Mendimet e mia janë me popullin e Gazës. Unë bëj thirrje për paqe, kërkoj nga qeveritë tona që të mos jenë bashkëfajtorë, dhe kërkoj një armëpushim të përhershëm. Unë jam me Palestinën, unë jam me njerëzimin”.

Ky çmim është një njohje e rëndësishme ndërkombëtare dhe një mundësi për të transformuar një arritje personale në një ëndërr kolektive për kulturën në Kosovë. /Telegrafi/

Petrit Halilaj/FaceBook


U gjet i va*ur në Bruksel, vëllai i 29-vjeçarit: Mesazhet që na ka dërguar na bëjnë të dyshojmë se…

By: redi
3 October 2025 at 20:40

Vëllai i 29-vjeçarit që u gjet i varur në Bruksel, Redi Halilaj hedh poshtë spekulimet që vdekja lidhet me çështje kriminale, duke nënvizuar se ka të bëjë me vetëvrasje nga depresioni. Në një intervistë për Top News, ai tregoi se autoritetet belge kanë përfunduar autopsinë, e cila konfirmon vetëvrasjen dhe nuk ka gjetur shenja dhune në trupin e të të vëllait, Bekim Halilaj.

Source

Familja Halilaj hap dyert e mortit për 29-vjeçarin, u gjet i va*ur në një tabelë sinjalizimi rrugor në Belgjikë

By: redi
3 October 2025 at 17:04

Familja Halilaj në fshatin Bicaj të Kukësit, këtë të premte hapi dyert e mortit për djalin e tyre, Bekim Halilaj. 29-vjeçari u përcoll për në banesën e fundit në varrezat e fshatit. Në ceremoninë mortore morën pjesë qindra banorë të zonës, bashkëmoshatarë, të afërm dhe qytetarë nga Kukësi, të tronditur nga lajmi i rëndë që mbërriti nga Belgjika. Bekim Halilaj u gjet i pajetë më 30 shtator në…

Source

“Ngjante si dekor për Halloween”, zbulohet e shkuara e errët e shqiptarit që u gjet i varur në Belgjikë

By: Ela
3 October 2025 at 11:22

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të dielën, më 28 shtator 2025, pranë qytetit Anderlecht në Belgjikë. Një trup i pajetë u gjet i varur në pjesën e pasme të një tabele rrugore, përgjatë një autostrade. Fillimisht, kalimtarët menduan se ishte ndonjë dekorim për festën e Halloween-it, por shumë shpejt u kuptua se bëhej fjalë për […]

The post “Ngjante si dekor për Halloween”, zbulohet e shkuara e errët e shqiptarit që u gjet i varur në Belgjikë appeared first on BoldNews.al.

Ky është 29-vjeçari shqiptar që u gjet vrarë në tabelën sinjalistike në Bruksel (EMRI)

By: V K
3 October 2025 at 09:48

Është zbuluar identiteti i të riut shqiptar që u gjet më 28 shtator, i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor pranë “Westland Shopping” në Bruksel.

Viktima është identifikuar si 29-vjeçari Bekim Halilaj, me origjinë nga fshati Bicaj i Kukësit.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregonin trupin e tij të varur për disa orë, ndërsa kalimtarët fillimisht e ngatërruan me dekorime festive.

Vetëm pas mbërritjes së policisë u bë e qartë se bëhej fjalë për një trup të pajetë, të lidhur me kabllo pas një tabele.

Autoritetet belge po hetojnë të gjitha pistat, mes tyre edhe atë të krimit të organizuar.

Pista e vetëvrasjes nuk është përjashtuar, por mënyra se si u gjet trupi ka ngjallur dyshime të forta se mund të bëhet fjalë për një ekzekutim të lidhur me konfliktet e grupeve kriminale.

Sipas mediave britanike, në vitin 2017 Bekim Halilaj, asokohe 21-vjeç, është arrestuar në Southampton së bashku me tre shqiptarë të tjerë, Nuri Muçmataj, Fitim Halilaj dhe Tamas Hela, si pjesë e një grupi të trafikut të kokainës.

Hetimet e policisë britanike, zbuluan se banda kishte shpërndarë mbi 4 milionë paund kokainë të klasit A në qytet.

Gjatë një aksioni në prill 2017, policia sekuestroi një furgon me 140 mijë stërlina kokainë të pastër dhe 30 mijë stërlina cash.

Në kontrollet e mëvonshme, Bekim Halilaj, u arrestua në një apartament ku u gjet edhe drogë me vlerë 10 mijë paund.

Ai u dënua me 7 vite burg, ndërsa katër anëtarët e grupit morën së bashku 25 vite heqje lirie. Pas daljes nga burgu dhe dëbimit nga Britania, ai rezulton se është vendosur në Belgjikë.

Paraprakisht, dyshohet se ngjarja mund të lidhet me konflikte të lidhura me trafikun e kokainës në Belgjikë, megjithatë kjo pistë nuk është konfirmuar ende nga autoritetet.

Autoritetet belge ende nuk kanë dalë me një version përfundimtar për ngjarjen, ndërsa pritet që trupi të transportohet drejt Shqipërisë.

The post Ky është 29-vjeçari shqiptar që u gjet vrarë në tabelën sinjalistike në Bruksel (EMRI) appeared first on Albeu.com.

EMRI/ I dënuar për trafik kokaine, ky është shqiptari që u gjet i varur në një tabelë në Belgjikë

2 October 2025 at 23:00

Personi që shihni në foton e mësipërme është 29-vjeçari Bekim Halilaj, me origjinë nga Bicaj i Kukësit, i cili u gjet e varur në një tabelë sinjalizimi në Bruksel (Belgjikë) më 28 shtator. Trupi u gjet pranë ‘Westland Shopping’, që ndodhet jo larg nga qyteti i Peterbos, një vend strategjik për trafikun e drogës në […]

The post EMRI/ I dënuar për trafik kokaine, ky është shqiptari që u gjet i varur në një tabelë në Belgjikë appeared first on BoldNews.al.

Muzeu etnografik i Kukësit, projekt për restaurimin e tij dhe të Kullës “Eksod ’99”

28 September 2025 at 16:34

TIRANË, 28 shtator/ATSH/ Që prej ndërtimit të saj, pas luftës së Kosovës, Kulla “Eksod ’99” në Kukës nuk i është nënshtruar asnjë rikonstruksioni.

Ndër vite ajo është amortizuar, duke krijuar lagështi dhe dëmtime të tjera. Në plan për ndërhyrje është edhe Muzeu i Kukësit, i cili gjithashtu ka nevojë për restaurim.

Kryetari i Bashkisë, Albert Halilaj, bëri të ditur se është aplikuar për projektin dhe pritet të zbardhen procedurat për të nisur punimet e rikonstruksionit.

“Kemi aplikuar tek Ministria e Kulturës në lidhje me rikonstruksionin e Kullës “Eksod ’99”. Është komplet lagështirë. Është e pamundur të aksesohet nga vizitorët për shkak dhe stendat dhe fotot janë drejt degradimit . Mendoj se shumë shpejt do të jetë projekti i cili besoj se do të bëjë një shndërrim total të kësaj kulle, në nderim të vëllezërve tanë kosovarë.“- u shpreh kryetari i Bashkisë së Kukësit , Albert Halilaj.

Në muajt në vijim pritet të zbatohen disa projekte të tjera nga ana e bashkisë, përfshirë vetë objektin e kësaj të fundit,krahas projketeve që po shkojnë drejt përfundimit si pallati i Kulturës, asfaltimin i rrugëve të Kallabakut dhe Brekijes.

/RTSH/

The post Muzeu etnografik i Kukësit, projekt për restaurimin e tij dhe të Kullës “Eksod ’99” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 42 milionë euro, Gjakova miraton buxhetin për vitin 2026

25 September 2025 at 15:00


Nën kryesimin e kryesueses Arbënesha Kuqi, sot është mbajtur mbledhja e tetë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Gjakovës për vitin 2025, ku me shumicë votash u miratua projektbuxheti komunal për vitin 2026, me vlerë totale prej 42,393,244 euro.

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, vlerësoi këtë buxhet si dëshmi të transformimit të jashtëzakonshëm financiar që ka përjetuar Gjakova gjatë viteve të fundit.

“Në vitin 2017 të hyrat ishin vetëm 2.8 milionë euro, ndërsa sot ato kanë arritur në 7.8 milionë euro. Investimet kapitale kanë qenë rreth 3 milionë, ndërsa sot vetëm në buxhetin fillestar ato kapin shifrën prej 14 milionë euro – një rritje gati pesëfish”, tha Gjini.



Drejtori për Buxhet dhe Financa, Durim Halilaj, theksoi se projektbuxheti është përgatitur në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike, duke ofruar një plan gjithëpërfshirës dhe zhvillimor për qytetarët. Ai njoftoi se buxheti ka pësuar një rritje prej 1.8 milionë euro krahasuar me vitin e kaluar, gjë që reflekton në rritjen e të gjitha kategorive.

Përveç buxhetit, Kuvendi miratoi edhe dy dokumente të rëndësishme për rritjen e transparencës institucionale:

Draft-Rregulloren për Transparencë në Komunën e Gjakovës;

Draft-Planin e Veprimit për Transparencë.

Gjithashtu, kuvendarët votuan unanimisht Deklaratën mbështetëse për eliminimin e dhunës ndaj grave në politikë dhe jetën publike në Kosovë, iniciativë e përbashkët e kuvendeve të komunave të rajonit të Dukagjinit.

Në seancë u prezantua edhe raporti për punën e Kuvendit gjatë periudhës janar–gusht 2025, i cili pasqyron aktivitetet dhe angazhimet e realizuara gjatë këtij viti.

Ky buxhet, i konsideruar si një nga më të mëdhenjtë ndonjëherë për Gjakovën, synon të krijojë kushte më të favorshme për zhvillim ekonomik, infrastrukturor dhe shërbime më të mira për qytetarët. /Telegrafi/

Prizreni dhe Kukësi drejt thellimit të bashkëpunimit ndërkufitar

24 September 2025 at 09:45


Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim homologun e tij nga Kukësi, Albert Halilaj, ku u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy komunave fqinje.

Në fokus të bisedës ishin projektet ndërkufitare që pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe turizmin, si dhe në lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve nga të dyja anët e kufirit.



Totaj dhe Halilaj u shprehën të përkushtuar për të intensifikuar lidhjet institucionale, duke krijuar më shumë mundësi zhvillimi për qytetarët e Prizrenit dhe Kukësit. /Telegrafi/

Pronar i disa karburanteve në Shqipëri, Bashkim Sulkaj i “ABBA OIL” arrestohet në Greqi për kontrabandë

5 September 2025 at 11:56

Dy shtetas shqiptarë, Bashkim Sulkaj, 66 vjeç, nga Fieri dhe banues në Tiranë, dhe Astrit Delilaj, 67 vjeç, janë arrestuar nga autoritetet greke si pjesë e një rrjeti të gjerë kriminal që merrej me kontrabandën dhe manipulimin e karburanteve në disa vende të Ballkanit. Hetimet, të cilat janë shtrirë në të gjithë territorin e Greqisë, […]

The post Pronar i disa karburanteve në Shqipëri, Bashkim Sulkaj i “ABBA OIL” arrestohet në Greqi për kontrabandë appeared first on BoldNews.al.

Rinovimet në spitalin e Ferizajt ndikojnë në kushte më të mira për punë

8 August 2025 at 23:43

Rinovimet e fundit në spitalin e Ferizajt po vlerësohen se kanë ndikuar që të krijohen kushte më të mira për punë. Ndonëse investimet janë mirëpritur edhe nga pacientët e kësaj komune, si zgjidhje më e mirë shihet ndërtimi i një objekti të ri.

Ndonëse me një objekt të vjetruar dhe me hapësirë të kufizuar, personeli i Spitalit të Ferizajt, në baza ditore ofron shërbime të shumta për qytetarët. Madje së fundi ka rinovuar hapësirat e repartit të gjinekologjisë, duke krijuar kushte optimale për punë. Këtë projekt e ka vlerësuar stafi i repartit duke vëne në dukje se janë krijuar kushte për punë profesionale.

“Është një repart i cili ka ndryshuar komplet. Ndryshimet janë pozitive sa që po vërehen si në punën tonë profesionale si mjekë po ashtu edhe tek pacientët. Falënderojmë menaxheret e Spitalit dhe të SHSKUK-së në Prishtinë që kanë ndihmuar që ky spital të ketë pajisjet e duhura mjekësore, në këtë rast dy ultrazëra të rinj, e veçanërisht duhet theksohet me pajisjet me ajrin medicinal të cilat janë nëpër sallat operative”, tha Minire Alilaj, shefe e repartit të Gjinekologjisë.

Se ky investim është tejet i qëlluar e kanë thënë edhe pacientët, teksa e kanë çmuar punën e stafit në ofrimin e shërbimeve profesionale.

“Realisht duke u nisur nga kuptimi që kujdesi shëndetësor luan rol jashtëzakonisht shumë të madh për pacientët, sigurisht që edhe renovimi në institucionet shëndetësore luan një rol të madh për neve si pacient”, tha Albulena Lecaj Mema, paciente.

Drejtuesit e Spitalit në Ferizaj kanë çmuar lart përkrahjen nga SHSKUK-ja, në realizmin e kërkesave për furnizim me pajisje shëndetësore.

“Gjithë ky investim bëhet në koordinim me spitalin e përgjithshëm e me shefat e njësive. Qëllimi është që sado kudo të bëhet një komoditet dhe të rritet cilësia dhe normal të zgjerohet gama e shërbimeve mjekësore që ofron Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj më këto kapacitete që i ka, si në atë hapësinore ashtu edhe të resurseve njerëzore”, tha Fikret Arifi, ud i drejtorit të spitalit të Ferizaj.

Kohë më parë në këtë spital janë rinovuar reparti i pediatrisë dhe sallat operative të kirurgjisë. Ndonëse investimeve të dukshme, problemin përfundimisht do ta zgjidhte vazhdimi i projektit të spitalit të ri cili prej vitesh ka mbetur në mëshirën e kohës.

The post Rinovimet në spitalin e Ferizajt ndikojnë në kushte më të mira për punë appeared first on Telegrafi.

Nga sheshi te kulla – Kronika e një hipokrizie të betonuar

28 July 2025 at 15:38

Shembja e Teatrit Kombëtar simbolizon humbjen e hapësirave publike në Tiranë dhe zëvendësimin e tyre me kulla. Por kujtesa kolektive, zëri qytetar dhe sheshet nuk mund të zëvendësohen me beton.

Nga Teatri te trotuari – Kronika e një qyteti të shembur me ligj

Në fillimin e verës së 2018-ës Tirana pa, edhe pse ende e pandërgjegjshme për atë që po dëshmonte, të vendosej një mikrofon në një nga hapësirat publike të saj, në sheshin e Teatrit Kombëtar.

E dizajnuar në vitin 1938 nga arkitekti Giulio Berté, godina kishte shërbyer gjatë jetës së vetë kryesisht në tre funksione kryesore: si hapësirë socializimi të spektatorëve në pushimin para dhe mes akteve; si shesh vallëzimi për hapësirën e jashtme të restorantit kur nuk kishte shfaqje; si fushë ping-pongu duke shoqëruar fushën e tenisit dhe pishinën e kompleksit kulturor dhe sportiv “Skanderbeg”.

Tetëdhjetë vite më pas, ai shesh do të përdorej edhe si një hapësirë ku do të zhvillohej një protestë për ta mbrojtur atë.

Teatri i kishte mbyllur dyert dhe përveç punëtorëve, që herë pas here dilnin nga salla e kuqërremtë me kuti materialesh në duar, që nga 2 korriku i 2018, kur u vu shfaqja e fundit në skenë, nuk shiheshin më spektatorë në mjediset tij.

Tre ditë më pas, më 5 korrik, Kuvendi do të miratonte me 75 vota, “Ligjin për Teatrin”*, apo siç njihet ndryshe, “Ligji Special”, i cili e transferonte hapësirën publike, si sheshin ashtu edhe teatrin, tek shoqëria private, “Fusha shpk”, që kjo e fundit të mund të ndërtonte.

Pas atij votimi, protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar mori përmasa të tjera dhe hyri në një rrugëtim ku dorëzimi nuk ishte opsion.

Në sheshin e teatrit u krijua një kuvend i qytetit. Një hapësirë e paindoktrinuar, e pakapur nga interesa të ngushta private apo motive antiligjore. Ndërsa ndërtesa që u mor nën kontroll nga qytetarët më 24 korrik 2019, të cilët filluan ta rijetëzonin edhe pse pa përvojë, mësuan ta menaxhonin dhe kujdeseshin për të.

Ndërsa salla zhvillonte aktivitete artistike dhe kulturore – rreth 65 shfaqje u vunë në skenë në më pak se 8 muaj – në sheshin e tij protesta zhvillohej 24 orë, 7 ditë në javë, në dukje si gardiane e teatrit, dhe njerëzit rojtarët e tij.

Teatri Kombëtar duke u shembur 17 maj 2020/Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, Flicr.

Nga një shesh proteste, tek një rrugë kalimi për kullën.

Ato 75 vota që miratuan ligjin Fusha, ishin edhe goditja e parë që iu dha Teatrit Kombëtar, 682 ditë përpara se Erion Veliaj të çonte fadromat për të shembur ndërtesat e tij, në orën 04:30 të mëngjesit të datës 17 maj 2020.

Miratimi i ligjit për teatrin ishte një goditje që iu bë jo vetëm protestës – si akt demokratik, – apo ndërtesës – si dëshmi e historisë së brezave para nesh – por edhe vetë hapësirës, sheshit si vendkrijim i fjalës së lirë dhe lirisë së shprehjes, nga vetë përfaqësuesit e pushtetit të popullit në kuvend.

Ato 75 kartonë jeshil, rrëzuan jo thjesht një ndërtesë, por hapësirën e përbashkët ku njerëzit shkonin për të qenë bashkë – jo thjesht për të kaluar, por për të mbetur. Ishte goditje ndaj asaj nyje urbane që mblidhte këdo, nga të katër anët, dhe nga të gjithë dhe më pas krijonte diçka.

Sot ajo hapësirë nuk ekziston më në qytet.

Shembja e “17 Majit”, i hapi rrugë lejeve të njëpasnjëshme nga “Rama & Veliaj”, të cilët vunë në zbatim planin e Bjarke Ingels, të kullës me teatër.

Sot pas më shumë se dy vjetësh nga fillimi i punimeve në atë shesh, hapësira publike nuk ekziston më. Në vend të saj, është një kalim i zgavruar në tunelin e betonuar, i cili qëndron i hijezuar nën ndërtesën si flutur e Bjarke Ingels, e cila sot të ngjan si porta hyrëse për në kullën e Fushës.

Të dyja kantieret sot janë bashkuar në një të vetëm dhe kanë lidhur mes tyresh hekurin i cili më pas mbulohet në beton, duke zhdukur krejtësisht atë çfarë ka mbetur nga dikur hapësira publike e teatrit.

Tashmë ato dy projekte po shpalosin në shkallë reale se si grabitet dhe më pas zaptohet me ligj hapësira publike.

Grabitje nga e cila do të përfitonte kushdo biznesmen apo politikan që ka investuar para në dy gropat tashmë të hapura dhe betonizuara në truallin e Teatrit Kombëtar.

Ndërsa ky i fundit, ashtu siç i ka ngritur kryet si karabina, të ngjan më shumë me një roje të kullës, e cila shkeli interesin publik, mori dhe përvetësoi tokën publike dhe grabiti përveç tokës edhe 33 kate ajër

Teatri ishte vetëm fillimi

Ai shesh, ai mikrofon i hapur, ai mur ku shkruhej “Monument Kulture, mbrohet nga populli”, dhe nuk lejonte që qyteti të shembej me turp, duhej zhdukur.

Duhej vrarë ideja që hapësira publike është e jona. Sepse aty ku publiku mbledh zërin dhe kujtesën, aty nuk ndërtohen kulla, aty nuk qarkullon paraja e zezë.

Që ajo të rrjedhë pa pengesë, duhej zhdukur sheshi, duhej shembur gjithçka që kujtonte se qyteti është i njerëzve.

Kantieri i Pixel Tower/Doriana Musai, Citizens.al

Dhe ashtu ndodhi edhe me “Pazarin e Ri” – një tjetër hapësirë publike e zaptuar, e shndërruar në “pronë private” me çati xhami dhe çmime që përjashtojnë të përditshmit dhe larguan tregtarët.

Me Sheshin “Skënderbej”, që nga vendtakim për të gjithë, u bë një shesh që eskpozon vetëm kullat.

Me Liqenin Artificial apo atë të Farkës që është rrethuar me ndërtim dhe kulla biznesi.

Me vilat historike të qytetit, zonën historike të tij, e cila u flijua për një imazh që ka për fasadë hipokrizinë.

Në çdo goditje ndaj qytetit fshihet një gënjeshtër që ka emër: integrimi evropian. Sepse çdo kullë ndërtohet me emrin e zhvillimit, çdo shembje justifikohet me progresin, çdo përvetësim me modernizimin.

Por qyteti nuk matet me lartësinë e ndërtesave, por me lartësinë e qytetarëve që guxojnë të flasin. Dhe nëse zërat e tyre janë shtypur me beton, kjo nuk është rruga drejt Evropës. Është rruga drejt një talljeje publike me ëndrrën evropiane.

Ndërkohë që BE predikon pjesëmarrjen, decentralizimin, transparencën dhe mbrojtjen e trashëgimisë, qeveria jonë betonon, centralizon përjashton dhe zhduk kujtesën.

“Në BE vetëm me Edin!” slogani që Edi Rama shpalli si lokomotivë fushate elektorale, ishte më shumë se sa propagandë; ishte privatizimi simbolik i ëndrrës evropiane të të gjithë shqiptarëve. Një fjalë e thjeshtë që i vuri drynin qytetit ku çelësat e tij i ka një njeri i vetëm.

Por historia nuk mbyllet me shembjen e teatrit.

Në vend të ndërtesës së teatrit, ngrihet rrëfimi. Në vend të sheshit, mbetet kujtesa. Në vend të mikrofonit, jemi ne – sepse ne jemi Teatri. Qyteti është ende aty ku janë njerëzit që nuk harrojnë.

Dhe po, ajo hapësirë nuk është më fizike. Por ajo ekziston në çdo rrëfim, në çdo kujtim, në çdo artist që nuk u shit, në çdo qytetar që s’u tërhoq.

Në çdo deputet që nuk votoi “pro”, në çdo anëtar këshilli, punonjës administrate, që rezistoi dhe nuk pranoi të bëhej pjesë e krimit mbi qytetin.

Në çdo të ri që sot pyet: “Po kush e dha këtë vendim? Kush e firmosi këtë turp? Kush e heshti këtë vjedhje?”

Ata që firmosën, janë ende aty. Por edhe ne jemi ende këtu. Dhe sa kohë jemi, historia nuk mbyllet.

Ajo fillon aty ku kujtesa bëhet revoltë. Dhe hapësira publike rifillon aty ku qytetari e ndjen veten pronar jo të truallit, por të së drejtës për të thënë: Ky është qyteti im. Nuk jepet me koncesion.

Hipokrizia e “pastrimit” të hapësirave publike

Për të kompletuar farsën, po i kthehen qytetit me një tjetër maskë: atë të pastërtisë morale. Po shembin mbulesat e hijezuesve, po heqin çadrat, po dëbojnë kafenetë nga trotuaret si të kishin zbritur nga ndonjë Olimp i etikës urbane.

Por kush ua lejoi? Kush ua dha lejet të zgjeroheshin me platforma druri në trotuare? Kush i mbylli sytë për vite me radhë?

Ishte e njëjta administratë, e njëjta bashki, e njëjta qeveri që sot bën sikur është e tronditur nga “shpërdorimi i hapësirës publike”.

E njëjta dorë që i hapi rrugën, sot vjen dhe thotë: “Çfarë keni bërë kështu?” E njëjta dorë që firmosi lejet, sot vendos shiritin e verdhë për moral publik.

I toleruan, i ushqyen, i kthyen në normalitet – sepse për vite me radhë edhe trotuari ishte pronë për t’u shitur. Dhe kur erdhi momenti i “Rilindjes 2.0”, në vend që të godasin veten, godasin të vegjlit. Jo ata që ndërtojnë kulla, e zaptojnë hapësira publike duke i shkatërruar dhe vjedhur, por ata që vendosin një karrige plastike mbi pllakat e betonit të trotuareve.

Ky nuk është pastrim. Është amnezi e planifikuar, është rigrabitur dhe mbuluar me moral. Është një narrativë e prodhuar nga vetë shkaktarët e kaosit, që tani luajnë rolin e shpëtimtarit. Por qyteti nuk harroi. Sepse trotuaret nuk i zaptuan qytetarët – i zaptuan ata që shesin edhe ajrin midis hapave në rrugë.

Sot, hapësira publike në Shqipëri nuk grabitet më natën – ajo miratohet me ligj, zbatohet me fadromë dhe justifikohet me moral të rremë.

Në emër të rendit, pastrohet kaosi që vetë kanë krijuar. Në emër të qytetarisë, përjashtohet qytetari. Në emër të zhvillimit, fshihet çdo gjurmë kujtese.

Por qyteti ka memorie. Dhe për sa kohë kujtojmë si u shemb Teatri, si u grabit sheshi, si u mbyt fjala dhe si u zëvendësua me beton – për aq kohë kjo histori nuk është e mbyllur.

Ata e duan qytetin pa njerëz, pa pyetje, pa rezistencë. Por qyteti nuk është kartolinë. Nuk është planimetria e një kompanie ndërtimi. Është ai vend ku dikush mund të ulet, të flasë, të protestojë, të kujtojë dhe të mos harrojë.

Për aq kohë sa nuk harrojmë, hapësira publike nuk është plotësisht e humbur. Ajo jeton në kujtesën tonë, derisa të kemi forcë ta rikthejmë.

Me mikrofonin e hapur. Me sheshin e mbushur. Dhe me qytetin si pronë të përbashkët, jo si çmim ndërtimi, jo si mall shumice për tu shitur tek kushdo kalimtar i rastit.

Shënim: Lista e deputetëve që votuan “pro” duke miratuar ligjin special, është marrë nga dokumentat e Kuvendit. Një numër i konsiderueshëm i atyre që votuan, 25% e tyre, sot janë në burg, nën hetim penal ose në kërkim nga SPAK.


*Projektligji për Teatrin 37/2018, formuluar “Për përcaktimin e procedurës së veçantë të për negocimin dhe lidhje ne kontratës me objekt: ‘Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar’,” u botua online për konsultim më 8 qershor 2018. U shqyrtua dhe votua me procedurë të përshpejtuar 20 ditë më vonë dhe u rimiratua dy muaj më tutje pasi Presidenti e pati kthyer për rishqyrtim.

The post Nga sheshi te kulla – Kronika e një hipokrizie të betonuar appeared first on Citizens.al.

❌
❌