Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

38 mijë dollarë të padeklaruara në kufi, procedohet 67-vjeçari korçar

By: Brisi
17 January 2026 at 09:48

Një 67-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia, pasi është kapur në kufi me 38 mijë dollarë të padeklaruara. Sipas policisë, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, është ndaluar për kontroll automjeti me drejtues shtetasin Gj. F. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup 38 000 dollarë amerikanë të padeklaruara. […]

The post 38 mijë dollarë të padeklaruara në kufi, procedohet 67-vjeçari korçar appeared first on BoldNews.al.

Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë

By: armand
14 January 2026 at 15:13

Policia ka nisur hetimin për një 30-vjeçar grek. Ai u ndalua nga policia kufitare, pasi po tentonte të kalonte kufirin ilegalisht. Ndërkohë gjatë kontrollit të automjetit të tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi kanabis. “Shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, […]

The post Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë appeared first on BoldNews.al.

Kapshticë, vijon fluksi i lartë i emigrantëve shqiptarë që rikthehen në Greqi

By: armand
4 January 2026 at 18:20

Të shumtë janë ata emigrantë të cilët po presin në tokën neutrale për të kaluar drejt doganës greke e më pas drejt vendit fqinj, aty ku jetojnë e punojnë. Dogana greke po punon me 2 sportele ne hyrje dhe 2 në dalje, ndërsa pala shqiptare po punon me 4 sportele në dalje dhe 2 në […]

The post Kapshticë, vijon fluksi i lartë i emigrantëve shqiptarë që rikthehen në Greqi appeared first on BoldNews.al.

Kapshticë/ Ndihmoi një shtetase të kalonte ilegalisht kufirin, arrestohet 41-vjeçari

By: armand
31 December 2025 at 14:27

Një 41-vjeçar me banim në Elbasan është ndaluar në pikën kufitare Kapshticë pasi dyshohet se ka ndihmuar një shtetase të kalojë kufirin ilegalisht nga Shqipëria në Greqi. Ngjarja u regjistrua gjatë kontrolleve intensive në kufi, ku u evidentua se shtetasi E. Ç ishte në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. […]

The post Kapshticë/ Ndihmoi një shtetase të kalonte ilegalisht kufirin, arrestohet 41-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për 4 orë rruga Kapshticë-Selanik

By: armand
30 December 2025 at 12:45

Protesta e fermerëve grekë në vendin fqinj po vijon prej ditësh, ndërsa ka prekur edhe arteriet infrastrukturore që lidhin Shqipërinë me Greqinë. Disa herë është bllokuar rruga Kakavijë-Janinë ditët e kaluara, kurse sot, Policia Kufitare e Korçës njoftoi se për 4 orë ditën e sotme do të jetë e mbyllur rruga Kapshticë-Selanik, aksi veriperëndimor i […]

The post Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për 4 orë rruga Kapshticë-Selanik appeared first on BoldNews.al.

Të kërkuar për krime, kontrabandë mallrash dhe kalim i paligjshëm kufiri, 8 të arrestuar në Kapshticë!

By: armand
26 December 2025 at 15:44

Policia Kufitare e Kapshticës ka arrestuar 8 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, që variojnë nga kontrabanda e mallrave, prodhimi dhe shitja e narkotikëve, deri te kalimi i paligjshëm i kufirit shqiptaro-grek. Të ndaluarit janë nga qytete të ndryshme të vendit, përfshirë Elbasanin, Korçën, Lezhën, Tiranën, Pogradecin, Peshkopinë dhe Maliqin. Mes […]

The post Të kërkuar për krime, kontrabandë mallrash dhe kalim i paligjshëm kufiri, 8 të arrestuar në Kapshticë! appeared first on BoldNews.al.

Fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26 December 2025 at 13:18

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Pikat e Kalimit Kufitar të Kapshticës dhe Kakavijës kanë shënuar fluks të lartë udhëtarësh që vijnë për festat e fundvitit nga shteti fqinj, Greqia.

Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole tha sot për ATSH-në se “lëvizjet në kufi gjatë ditëve të fundit janë më të shumta në drejtim të hyrjes në Shqipëri, pasi emigrantë të shumtë shqiptarë kthehen për të kaluar festat pranë familjeve të tyre. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Policisë së Kalimit Kufitar të Kapshticës vetëm gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet PKK Kapshticë kanë hyrë dhe dalë 8424 shtetas me 3046 mjete. Konkretisht kanë hyrë në vendin tonë 6907 shtetas me 2485 mjete si dhe kanë dalë 1517 shtetas me 561 mjete”.

Sipas tij, për të përballuar fluksin e shtuar të udhëtarëve dhe mjeteve Policia Kufitare është angazhuar për të shmangur krijimin e radhëve dhe për të minimizuar kohën e pritjes.

Ndërsa Drejtoria e Kalimit Kufitar të Kakavijës bën të ditur se në 24 orët e fundit janë përpunuar 10.087 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 8537 në hyrje dhe 1550 në dalje, si dhe 2902 mjete në hyrje-dalje, nga të cilat 2413 në hyrje dhe 489 në dalje.

Autoritetet kufitare u bëjnë thirrje udhëtarëve të planifikojnë lëvizjet dhe të respektojnë rregullat, pasi fluksi pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

/k.s/r.e/a.f/

The post Fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Krishtlindjet, fluks në Kapshticë/ Shqiptarët kthehen nga Greqia për festat e fundvitit

By: Rovena
24 December 2025 at 15:41

Në vigjilje të Krishtlindjeve është shënuar një fluks i shtuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Sipas informacioneve nga autoritetet doganore, fluksi është kryesisht në hyrje të territorit shqiptar, pasi shumë shtetas shqiptarë po kthehen në atdhe për të festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri pranë familjarëve të tyre.

Aktualisht po punohet me tre sportele në hyrje dhe dy sportele në dalje, ndërsa janë në funksion edhe dy sportele të posaçme për autobusët.

Sipas të dhënave zyrtare, ka nisur edhe regjistrimi me procedurë të përshpejtuar për mjetet me targa greke.

Pavarësisht fluksit të mjeteve, situata po menaxhohet nga Policia Kufitare me qëllim shmangien e radhëve të gjata dhe reduktimin e kohës së pritjes për udhëtarët.

Nga data 19 deri në 23 dhjetor, në Kapshticë kanë hyrë afro 25 mijë qytetarë dhe kanë dalë përmes kësaj pike kufitare 11 mijë e 844 të huaj e shqiptarë.

Emigrantët nisen drejt atdheut për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës

By: Ela
24 December 2025 at 11:16

Në pikën kufitare të Kapshticës është shënuar një rritje e numrit të personave, të cilët kanë hyrë në territorin vendas. Ky fluks vjen në prag të vigjiljeve të Krishtlindjes. Fluksi më i madh është në hyrje të territorit shqiptar. Kjo pasi shumë emigrantë kanë zgjedhur të kthehen pranë familjeve, për të festuar festat e fundvitit. […]

The post Emigrantët nisen drejt atdheut për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim nga policia, 36-vjeçari kapet në pikën kufitare të Kapshticës

By: Ela
7 December 2025 at 11:52

Policia ka vënë në pranga në pikën kufitare të Kapshticës një 36-vjeçar të shpallur në kërkim. Ai u arrestua teksa po tentonte të kalonte kufirin në kundërshtim me ligjin. Ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Dëshmi e rremë” dhe “Futja e sendeve të palejuara në institucionet e ekzekutimit […]

The post Në kërkim nga policia, 36-vjeçari kapet në pikën kufitare të Kapshticës appeared first on BoldNews.al.

Fluks automjetesh në Kapshticë, pala greke probleme me sistemin e ri

By: Ela
28 November 2025 at 11:53

Në pikën kufitare të Kapshticës po regjistrohet një fluks i shtuar i automjeteve, pasi dhjetra drejtues po udhëtojnë drejt Greqisë. Sipas informacioneve, pala shqiptare po operon me tre sportele në dalje, ndërsa pala greke funksionon me sistemin e ri, i cili herë pas here përballet me probleme, gjë që ka shkaktuar vonesa dhe radhë. Automjetet […]

The post Fluks automjetesh në Kapshticë, pala greke probleme me sistemin e ri appeared first on BoldNews.al.

Policia shoqëron 3 emigrantë sudanezë, akomodohen në Kapshticë

23 November 2025 at 17:42

TIRANË, 23 nëntor /ATSH/ Policia kufitare në Korçë shoqëroi sot tre shtetas të huaj nga Sudani, të cilët u konstatuan në aksin rrugor Korçë-Dardhë, të cilët lëviznin në këmbë në kushte të vështira atmosferike.

Policia bëri të ditur se tre shtetasit janë marrë nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Korçë dhe janë akomoduar në qendrën e përkohshme të migrantëve pranë pikës kufitare në Kapshticë.

Sipas policisë po trajtohen me ushqime, veshje dhe u është ofruar ndihmë mjekësore dhe aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

/m.q/a.f/

The post Policia shoqëron 3 emigrantë sudanezë, akomodohen në Kapshticë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I shpallur në kërkim pasi tentoi të vriste gjyshin e tij, arrestohet 35-vjeçari në Kapshticë teksa po kalonte kufirin në mënyrë të jashtëligjshme

By: M C
23 October 2025 at 17:12

Policia ka arrestuar sot një 35-vjeçar në Kapshticë. 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi para pak kohësh tentoi të vriste gjyshin e tij me thikë. Ai kishte goditur disa herë me thikë gjyshin e tij dhe ishte larguar në drejtim të paditur.

35 vjeçari banues në Bilisht, u kap në flagrancë nga polica ndërsa po tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të jashtëligjshme. Mbi 35- vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja për shkak të mardhënieve familjare” mbetur në tetativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë SPKM Kapshticë/Kontrolleve intensive nga shërbimet e Policisë Kufitare, për parandalimin e lëvizjes në kundërshtim me ligjin, në kufi. Tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari në kërkim, i cili dyshohet se tentoi të vriste me thikë gjyshin e tij, më datë 04.10.2025. Në vijim të punës intensive të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e shtetasve në kërkim, është kapur nga shërbimet e Kufirit të Gjelbërt në PKK Kapshticë, në fshatin Vërnik, Devoll, shtetasin V. Sh. që po tentonte të kalonte kufirin, në kundërshtim me ligjin.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve të Rënda ndaj Personit ekzekutuan urdhrin e ndalimit që ka nxjerrë Prokuroria e Korçës për shtetasin V. Sh., 35 vjeç, banues në Bilisht, për veprat penale “Vrasja për shkak të mardhënieve familjare” mbetur në tetativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ky shtetas dyshohet se më datë 04.10.2025, ka goditur disa herë me thikë, gjyshin e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

The post I shpallur në kërkim pasi tentoi të vriste gjyshin e tij, arrestohet 35-vjeçari në Kapshticë teksa po kalonte kufirin në mënyrë të jashtëligjshme appeared first on Albeu.com.

Aksidentoi për vdekje 42-vjeçaren në aksin “Bilisht- Kapshticë”, arrestohet shoferja 36-vjeçare

By: Fax Web
3 October 2025 at 11:42

Një ditë pas aksidentit të rëndë në aksin “Bilisht-Kapshticë”, ku humbi jetën një 42-vjeçare, policia ka arrestuar drejtuesen e një prej mjeteve.
Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet A. Sh., 36 vjeçe, banuese në Përrenjas.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Bilisht- Kapshticë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen A. Sh., 36 vjeçe, banuese në Prenjas. Nga përplasja e automjetit që drejtonte kjo shtetase me një automjet tjetër, humbi jetën pasagjerja në automjetin e saj, shtetasja E. S., 42 vjeçe.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.

EMRI/ Publikohen pamjet nga aksidenti ku humbi jetën 41-vjeçarja në aksin Bilisht-Kapshticë (VIDEO)

By: V K
2 October 2025 at 13:15

Këtë të enjte rreth orës 11:30, një aksident i rëndë u regjistrua në aksin Bilisht-Kapshticë, ku dy mjete jane përplasur,  e për pasojë humbi jetën 41-vjeçarja Erjola Sinani.

Dy automjete u përplasën, përfshirë makinën e firmës “Lajthiza” që transporton ujin.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën pasagjerja që udhëtonte në makinën tip Volkswagen.

Viktima është identifikuar si 41-vjeçarja Erjola Sinani, ndërsa një tjetër është në spitalin e Bilishtit, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

“Rreth orës 11:30, në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, automjeti me drejtuese shtetasen A. Sh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K.

Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja A. Sh., shtetasja  Erjola Sinani., 41- vjeçe”, tha policia vendore pas hetimit paraprak.

 

The post EMRI/ Publikohen pamjet nga aksidenti ku humbi jetën 41-vjeçarja në aksin Bilisht-Kapshticë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Bilisht-Kapshticë/ Përplasen dy makina, humb jetën 41-vjeçarja

By: V K
2 October 2025 at 11:59

Ditën e sotme, një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Bilisht-Kapshticë. Dy mjete jane përplasur,  e për pasojë ka ndërruar jetë 41-vjeçarja.

Policia njofton se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa mësohet se ka humbur jetën një 41-vjeçare.

Devoll/Informacion paraprak:

Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Bilisht-Kapshticë”, automjeti me drejtuese shtetasen A. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K.

Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja A. Sh., shtetasja E. S., 41 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Nuk dihen ende rrethanat, policia sapo ka mbërritur në vendngjarje, njofton policia.

 

The post Aksident i rëndë në Bilisht-Kapshticë/ Përplasen dy makina, humb jetën 41-vjeçarja appeared first on Albeu.com.

Dogana ndalon mallra të falsifikuara me logo të markave të famshme

25 September 2025 at 13:29

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Dogana në Kapshticë ka kapur dhe ndaluar një sasi të madhe mallrash të dyshuar si falsifikime të markave të njohura ndërkombëtare.

Kontrolli u bë gjatë inspektimit të një automjeti që po kalonte në këtë pikë kufitare, ku u zbuluan veshje dhe aksesorë që mbanin logo të markave të tilla si Nike, Lacoste, Prada, Hugo Boss, dhe shumë të tjera.

Këto mallra dyshohet se shkelin pronësinë intelektuale, pasi nuk janë produkte origjinale dhe mund të dëmtojnë konsumatorët dhe bizneset që operojnë në mënyrë të ndershme.

Ky operacion vjen pas dy ndalimeve të ngjashme gjatë ditëve të fundit në të njëjtën pikë doganore, ku u sekuestruan edhe mallra me logo të markave si Adidas, Vans, dhe Massimo Dutti.

Dogana shqiptare thekson se do të vazhdojë me kontrolle të tilla për të mbrojtur tregun dhe për të siguruar që konsumatorët të mos bien pre e produkteve të falsifikuara. /j.p/

The post Dogana ndalon mallra të falsifikuara me logo të markave të famshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gazheli: Prioritet forcimi i kapaciteteve të administratës doganore

20 September 2025 at 15:02

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi sot një vizitë pune në Doganën e Kapshticës, një nga portat hyrëse kryesore të vendit në kufirin me Greqinë.

Gjatë takimit me stafin, u analizuan rezultatet e performancës së 8-mujorit. Gazheli theksoi se arritjet e deritanishme janë pjesë e rrugëtimit drejt objektivit madhor “Shqipëria Europiane” dhe vizionit strategjik “Dogana 2030”.

Ai vuri në dukje se modernizimi dhe forcimi i kapaciteteve të administratës doganore mbeten prioritet, për të garantuar shërbime më efikase dhe në përputhje me standardet europiane.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore, ku përfshihen të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare, gjatë periudhës janar-gusht, u realizuan në vlerën 158 miliardë lekë, 5.4 miliardë lekë ose 3,5% më shumë se janar-gushti i vitit 2024, dhe me realizim 99% e planit të periudhës për të ardhurat doganore, për vitin 2025.

/a.f/

The post Gazheli: Prioritet forcimi i kapaciteteve të administratës doganore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

50-vjeçari shqiptar kapet pranë Kapshticës duke transportuar 21.5 kg heroinë drejt Greqisë

20 September 2025 at 12:52

Autoritetet policore në Greqi kanë arrestuar një 50-vjeçar shqiptar në kufurin greko-shqiptar, pranë Kapshticës, duke transportuar 21.5 kilogramë heroinë. Sipas mediave greke, policia e Ksanthit kishte informacione se shqiptari do të transportonte një sasi të madhe heroine nga Shqipëria në Greqi nëpërmjet një shtegu specifik “sekret” në vargmalin e Follorinës. Të enjten në mëngjes, organizuan […]

The post 50-vjeçari shqiptar kapet pranë Kapshticës duke transportuar 21.5 kg heroinë drejt Greqisë appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim për mashtrim, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohen 3 persona në Qafë Thanë e Kapshticë

By: Elva
10 September 2025 at 13:00

Policia Kufitare e Korçës ka arrestuar dhe proceduar tre shtetas në pikat kufitare të Qafë Thanës dhe Kapshticës, gjatë operacioneve të fundit për goditjen e krimeve ndërkufitare. Në Qafë Thanë, u kap dhe u arrestua shtetasi F. A., 32 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden/Gjermani për veprën […]

The post Në kërkim për mashtrim, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohen 3 persona në Qafë Thanë e Kapshticë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌