Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Greqia drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

By: Elva
3 February 2026 at 15:38

Greqia është pranë marrjes së një vendimi për të kufizuar përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15 vjeç. Ky zhvillim vjen vetëm pak orë pasi Spanja, pas Australisë, Francës dhe Portugalisë, njoftoi se po planifikon masa të ngjashme për ndalimin e aksesit në rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç. Kryeministri grek, […]

The post Greqia drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç appeared first on BoldNews.al.

Kryeministri grek tregon pse disa vende të BE-së nuk mund të jenë në Bordin e Paqes

23 January 2026 at 11:53


Në një intervistë në emisionin e mëngjesit Europe Today të Euronews, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis kritikoi iniciativën “Bordi i Paqes” të presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Ai gjithashtu shprehu lehtësim për uljen e tensioneve me SHBA-në për shkak të Grenlandës.

Sipas Mitsotakisit, pjesa më e madhe e Evropës nuk mund t’i bashkohet “Bordit të Paqes” të Trump, sepse kjo “shkon shumë përtej” mandatit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Konsensusi është se ajo që është njoftuar nga Donald Trump shkon shumë përtej mandatit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Mitsotakis, një ditë pas pjesëmarrjes në një takim urgjent të Këshillit, i përqendruar në marrëdhëniet transatlantike.

“Mendoj se duhet të pranojmë se ecja përpara e asaj që është vendosur është diçka në të cilën shumica e vendeve evropiane nuk mund të bashkohen”, shtoi ai.

Komentet e tij pasuan prezantimin zyrtar në Davos të iniciativës “Bordi i Paqes” të Trump, e cila ka për qëllim zgjidhjen e konflikteve në të gjithë botën. Projekti rrjedh nga plani i tij prej 20 pikash për armëpushimin në Gaza, i miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, por është zgjeruar shumë përtej mandatit fillestar.

Ai është kritikuar gjerësisht për krijimin e një strukture paralele me OKB-në, duke i dhënë Trump kompetenca joproporcionale dhe për ftesën e Rusisë.

Shumë aleatë evropianë, përfshirë Norvegjinë, Suedinë dhe Francën, kanë refuzuar pjesëmarrjen, ndërsa të tjerë, si Italia, kanë deklaruar se nuk do të bashkoheshin për momentin. Mitsotakis tha se SHBA-të duhet të përfshihen në rindërtimin e Gazës, por se plani duhet të jetë “vetëm për Gazën” dhe “vetëm për një kohë të kufizuar”.

Më pak se 20 vende iu bashkuan iniciativës në një ceremoni nënshkrimi në Davos të enjten, shumë më pak se rreth 35 vendet që pritej më parë, sipas zyrtarëve të administratës Trump. Hungaria dhe Bullgaria ishin të vetmet vende evropiane që morën pjesë.

Lidhur me tensionet aktuale me SHBA-në për shkak të Grenlandës, Mitsotakis shprehu lehtësim pasi Trump u tërhoq papritmas nga kërcënimi për të pushtuar territorin e Arktikut, duke zgjedhur në vend të kësaj një marrëveshje afatgjatë mbi sigurinë e Arktikut, të ndërmjetësuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

“Marrëdhënia transatlantike po bëhet më e ndërlikuar dhe duhet të menaxhohet në një mënyrë tjetër,” tha ai dhe shtoi se “BE-ja duhet të mbrojë interesat e veta”. /Telegrafi/

ATHINE – Moti i keq godet Greqinë, Mitsotakis shtyn vizitën në Davos

21 January 2026 at 20:13

ATHINE, 21 janar /ATSH-ANSA/ – Një anëtar i rojes bregdetare vdiq sot në Greqi për shkak të motit të keq.

Erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm kanë goditur shumë pjesë të vendit, ndërsa tragetet janë bllokuar në port.

Ministri i Marinës Tregtare Vassilis Kikilias raportoi në X se roja bregdetare vdiq ndërsa ishte “në detyrë” në qytetin bregdetar të Astros, në Peloponezin lindor.

Fronti i stuhisë, i cili po lëvizte drejt lindjes nëpër Greqi, gjeneroi erëra që tejkalonin 100 km/orë, duke i detyruar autoritetet të mbyllin shkollat ​​në Athinë dhe disa rajone të tjera.
Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për publikun që të shmangin të gjitha udhëtimet jo thelbësore.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis shtyu një vizitë të planifikuar në Forumin e Davosit në Zvicër. /os/

The post ATHINE – Moti i keq godet Greqinë, Mitsotakis shtyn vizitën në Davos appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Batuta e Ramës me moderatorin grek/ Mitsotakis: E njoh prej vitesh, ka mënyrë të veçantë të shprehuri

By: Rovena
17 January 2026 at 19:03

“Ah, ju jeni grek apo jo? Prandaj na keqshqiptuat emrat. E dimë këtë se jemi fqinjë, kështu që ju njohim shumë mirë. Mendoni se keni monopolin e filozofisë dhe jeni trashëgimtarë të Platonit dhe Aristotelit, por nuk jeni…”

Kjo frazë e kryeministrit Edi Rama në panelin e Javës së Qëndrueshme në Abu Dhabi të mërkurën me moderatorin me origjinë greke John Defterios u kthye në kryefjalë të mediave greke, të cilat batutat e shefit të qeverisë shqiptare i cilësuan si ironi dhe ofendime për të dhe Greqinë.

Por Rama rrëzoi çdo spekulim duke thënë se fraza e përdorur prej tij është nxjerrë nga konteksti duke u kthyer në një polemikë publike me pathos nacionalist.

“Nuk kam as më të voglin dyshim që Platoni dhe Aristoteli janë filozofë grekë dhe që Greqia e Lashtë është shtrati i qytetërimit evropian. Greqia është një vend për të cilin unë ushqej ndjenjat më pozitive, që populli grek është për mua një fqinj i pazëvendësueshëm e vëlla i patjetërsueshëm i popullit shqiptar dhe që për kryeministrin e Greqisë ushqej një respekt të veçantë”, tha kryeministri Edi Rama.

Të shtunën këto deklarata i komentoi edhe shefi i qeverisë greke. Kyriakos Mitsotakis e cilësoi Ramën një politikan me një mënyrë të veçantë shprehjeje.

“E njoh z. Rama prej shumë vitesh, ai ka një mënyrë të veçantë të shprehuri dhe shpeshherë i shpëtojnë gjëra që nuk do të duhej t’i thoshte. Këtë herë tha një fjalë të rëndë dhe e kuptoi gabimin e tij. Unë po mbaj parasysh korrigjimin që bëri, ishte një deklaratë e papërshtatshme dhe më mirë ta lëmë pas…”, tha Mitsotakis.

Kryeministri grek sugjeroi që ky debat të lihet pas, pasi homologu shqiptar ka sqaruar se bëhet fjalë për një fjali të thënë me humor dhe jo tendencioze, që lidhet me Greqinë si shtet. Ndërsa Athina dhe Tirana ruajnë raporte të mira si fqinjë.

Kryeministri grek për deklaratat e Ramës, Mitsotakis: I shpëtojnë shpesh gjëra që nuk do të duhej t’i thoshte

By: D Marku
17 January 2026 at 14:47

Deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama në një forum ndërkombëtar në Abu Dhabi kanë shkaktuar reagime dhe tensione në Greqi.

Në një intervistë për stacionin televiziv Alpha mëngjesin e sotëm, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i është referuar mes të tjerash edhe deklaratave të homologut shqiptar në lidhje me origjinën e grekeve.

Mitsotakis i ka cilësuar deklaratat e Ramës si “të papërshtatshme” dhe një “deklaratë të gjykuar gabimisht”, duke theksuar se ato nuk kontribuojnë në klimën e bashkëpunimit mes dy vendeve. Mitsotakis nënvizoi se kishte vënë re edhe një përpjekje të mëvonshme të Ramës për korrigjim, por pa i dhënë rëndësi të veçantë.

“E njoh z. Rama prej shumë vitesh, ai ka një mënyrë të veçantë të shprehuri dhe shpesh herë i shpëtojnë gjëra që nuk do të duhej t’i thoshte. Këtë herë tha një fjalë të rëndë dhe e kuptoi gabimin e tij. Unë po mbaj parasysh korrigjimin që bëri, ishte një deklaratë e papërshtatshme dhe më mirë ta lëmë pas”, tha ai.

The post Kryeministri grek për deklaratat e Ramës, Mitsotakis: I shpëtojnë shpesh gjëra që nuk do të duhej t’i thoshte appeared first on Albeu.com.

Mitsotakis reagon për deklaratën e Ramës: E papërshtatshme, por e kuptoi dhe e korrigjoi

17 January 2026 at 12:44


Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar për debatin e krijuar pas deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në lidhje me origjinën e grekëve.

Në një intervistë për një televizion grek mëngjesin e së shtunës, Mitsotakis u pyet edhe lidhur me batutat e shkëmbyera nga Rama në Abu Dhabi me gazetarin amerikano-grek John Defterios, raporton euronews.al.

“E njoh atë prej shumë vitesh dhe është një politikan me një mënyrë të veçantë shprehjeje, shpesh thotë gjëra që nuk duhet t’i thotë. Këtë herë bëri një gabim, të cilin megjithatë e kuptoi dhe e korrigjoi”, tha Mitsotakis.

Kryeministri Edi Rama shkaktoi reagime të shumta pas deklaratave të tij në konferencën e dy ditëve më parë në Abu Dhabi ku shkëmbeu batuta me moderatorin amerikano-grek, John Defterios dhe la të kuptohet se grekët nuk janë pasardhës të Aristotelit dhe Platonit.

Shumë media greke raportuan lidhur me këtë deklaratë të Ramës.

Ndër mediat që shkruan lidhur me deklaratën e kryeministrit është edhe “Skai.gr” e cila e cilësuan Ramën provokues.

“Rama provokues: Grekët nuk janë trashëgimtarë të drejtpërdrejtë të Platonit dhe Aristotelit”, është titulluar artikulli i shkruar nga Skai.

Sulmi i Ramës për grekët/ Mitsotakis: Flet budallëqe, nuk e marr seriozisht!

By: Brisi
17 January 2026 at 12:51

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar këtë të shtunë në lidhje me deklaratat e Edi Ramës, dy ditë më parë për grekët, gjatë një paneli të zhvilluar në Abu Dhabi. Në një intervistë për stacionin televiziv Alpha, Mitsotakis thotë se e njeh prej vitesh Ramën dhe deklaratat e tij nuk i merr shumë seriozisht, edhe […]

The post Sulmi i Ramës për grekët/ Mitsotakis: Flet budallëqe, nuk e marr seriozisht! appeared first on BoldNews.al.

“Durana”, parajsa offshore në Xhafzotaj/ Si e ngriti fiktivisht Elira Kokona parkun pa bërë asnjë godinë!

By: Brisi
11 January 2026 at 13:00

Një tjetër aferë është gati të shpërthejë, e denjë për një skenar të filmave hollivudianë, ku një drejtuese e një institucioni të rëndësishëm, kopsiti letrat për të bërë fiktivisht një park të madh, duke u lejuar dhjetëra firmave një parajsë fiskale për të mos paguar taksa. Në krye të kësaj skeme qëndron as më pak […]

The post “Durana”, parajsa offshore në Xhafzotaj/ Si e ngriti fiktivisht Elira Kokona parkun pa bërë asnjë godinë! appeared first on BoldNews.al.

Top 10 portierët me më së shumti porta të paprekura në vitin 2025, Strakosha lë pas emra të mëdhenj

6 January 2026 at 14:10


Statistikat e publikuara nga Transfermarkt zbulojnë portierët më të qëndrueshëm të vitit 2025. Në garë përfshihen 15 ligat kryesore, të gjitha garave dhe ndeshjet me kombëtare. Gara është e fortë, me emra të mëdhenj të futbollit evropian, ndërsa në mesin e tyre gjendet edhe portieri shqiptar, Thomas Strakosha.

Anatoliy Trubin ka qenë portieri më i besueshëm i vitit 2025 deri më tani, duke kryesuar listën me 26 porta të paprekura në 61 paraqitje, sipas të dhënave të Transfermarkt.

Pas tij renditet Gianluigi Donnarumma, i cili ka regjistruar 24 ndeshje pa pësuar gol në 60 takime, duke konfirmuar edhe një herë rolin kyç te klubet dhe kombëtarja.

Në vendin e tretë është Gregor Kobel, portieri zviceran me 23 porta të paprekura në 65 ndeshje, një tregues i vazhdimësisë dhe stabilitetit të tij gjatë gjithë sezonit.

Një paraqitje shumë solide ka bërë edhe shqiptari Thomas Strakosha, i cili me 22 porta të paprekura në vetëm 44 ndeshje, renditet i katërti në listë, duke lënë pas disa emra të mëdhenj të futbollit evropian.

Me këtë performancë, Strakosha ka lënë pas emra të mëdhenj si Thibaut Courtois, David Raya dhe Unai Simon, duke konfirmuar rëndësinë e tij në ekip dhe nivelin e lartë të formës gjatë gjithë vitit.

Me nga 22 porta të paprekura janë gjithashtu Konstantinos Tzolakis, Matej Hornicek dhe Diogo Costa duke e bërë top 10-shen shumë të ngjeshur dhe konkurruese.

Këto statistika dëshmojnë se viti 2025 ka sjellë një garë të fortë mes portierëve, ku përveç emrave të njohur, spikasin edhe talente që po ndërtojnë reputacion në nivelet më të larta të futbollit evropian. /Telegrafi/

GREQI – Mitsotakis: Fermerët humbasin legjitimitetin nëse refuzojnë dialogun

29 December 2025 at 22:59

ATHINË, 29 dhjetor /ATSH-ANA/ – Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë me ”Action 24”, iu referua protestave të fermerëve, duke theksuar se “sa më shumë që qytetarët vuajnë, aq më shumë fermerët humbasin legjitimitetin e kërkesave të tyre, veçanërisht kur refuzojnë të angazhohen në dialog”.

Kryeministri grek theksoi se ditët në vijim janë kritike për aktivitetin ekonomik të Greqisë dhe furnizimin e tregut.

Ai pranoi se qeveria mban përgjegjësi për faktin se reformat e rëndësishme nuk janë zbatuar aq shpejt sa do të donte, duke shtuar se pagesat do të përfundojnë deri në fund të vitit.

Ai gjithashtu nënvizoi se është krijuar një sistem i ri për të siguruar që subvencionet të ofrohen shpejt dhe në mënyrë transparente.

Mitsotakis vuri në dukje se në Greqi ka 400 000 fermerë profesionistë, ndërsa mund të ketë rreth 4 000 traktorë në postblloqe.

“Nuk duam të flasim vetëm me ata që janë në bllokada, por edhe me shumicën dërrmuese të fermerëve dhe blegtorëve që nuk janë aty dhe që përballen me probleme reale”, tha ai duke vlerësuar se shumë nga ata që marrin pjesë në bllokada janë në favor të dialogut.

“Dhe ka disa që në thelb po i ngacmojnë ata, bazuar në logjikën e mosthyerjes së radhëve dhe kundërshtimit sistematik të qeverisë. Por, nëse duam të gjejmë një zgjidhje për këtë çështje, ajo mund të vijë vetëm përmes dialogut të ndershëm, jo ​​përmes veprimeve që supozohet se synojnë të dëmtojnë qeverinë, por në fund të fundit shkaktojnë vështirësi për shoqërinë në tërësi”, theksoi ai./  a.jor.

The post GREQI – Mitsotakis: Fermerët humbasin legjitimitetin nëse refuzojnë dialogun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tabaku: Qeveria e le KIS të veprojë në errësirë, pasuritë publike të shqiptarëve në rrezik

By: Elva
30 November 2025 at 13:02

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar ashpër qeverinë për mënyrën se si funksionon Korporata e Investimeve të Shqipërisë (KIS), duke e cilësuar si një strukturë të paqartë dhe me mungesë transparence që menaxhon pasuri publike me rrezik të lartë. Në një postim në Facebook, Tabaku theksoi se edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka shprehur […]

The post Tabaku: Qeveria e le KIS të veprojë në errësirë, pasuritë publike të shqiptarëve në rrezik appeared first on BoldNews.al.

Ukraina dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshjen e energjisë për muajt e dimrit

16 November 2025 at 18:51


Naftogaz i Ukrainës dhe kompania shtetërore greke DEPA Commercial kanë nënshkruar një Letër Qëllimi për furnizimin me gaz natyror të Ukrainës gjatë periudhës së dimrit, si pjesë e takimit midis presidentit Volodymyr Zelensky dhe kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis.

Sipas Ukrinform, kjo u raportua nga shërbimi për shtyp i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, përcjell Telegrafi.

"Marrëveshjet tona me Greqinë sot janë një pjesë e rëndësishme e paketës së madhe të energjisë që kemi përgatitur për këtë dimër për të siguruar furnizimin me gaz të Ukrainës. Dua t'ju falënderoj edhe një herë, miku im i dashur. Falënderoj ekipin tuaj dhe kompanitë që e bënë të mundur këtë", ka thënë Volodymyr Zelensky.

Siç theksohet më tej, dokumenti u nënshkrua nga Kryetari i Bordit të Naftogaz të Ukrainës, Serhii Koretskyi dhe Drejtori Ekzekutiv i kompanisë shtetërore greke DEPA Commercial Konstantinos Xifaras.

Sipas marrëveshjes së ardhshme, transporti i gazit në Ukrainë do të kryhet nëpërmjet një rruge të mbështetur bashkërisht nga operatorët e sistemit të transmetimit të gazit të pesë vendeve evropiane.

Presidenti dhe Kryeministri diskutuan gjithashtu marrëveshjet afatgjata për marrjen e gazit natyror nga Shtetet e Bashkuara nëpërmjet Greqisë.

Siç raportohet nga Ukrinform, në fjalimin e tij të mëngjesit sot Zelensky deklaroi se marrëveshja e gazit me Greqinë për Ukrainën është përgatitur tashmë.

Ai vuri në dukje se kjo do të krijonte një rrugë tjetër furnizimi me gaz për të maksimizuar sigurinë e shtigjeve të importit të gazit dimëror të Ukrainës.

Përveç kësaj, presidenti ukrainas siguroi se marrëveshjet për financimin e importit të gazit janë arritur tashmë.

Sipas tij, qeveria ukrainase ka ndarë fonde për financimin e importit; bankat evropiane po ndihmojnë me garanci nga Komisioni Evropian, si dhe Norvegjia, dhe puna aktive vazhdon me partnerët amerikanë.

Financimi i plotë do të sigurohet, siguroi Zelensky. /Telegrafi

Liverpooli e gjen në Bundesliga zëvendësuesin e Konates

9 November 2025 at 11:03


E ardhmja e Ibrahima Konate te Liverpool mbetet e pasigurt, ndërsa klubi anglez po mendon opsione për të siguruar një zëvendësim të mundshëm nga Bundesliga.

Kontrata e mbrojtësit francez skadon në fund të sezonit dhe nuk dihet nëse ai do ta rinovojë. Interesimi për Konaté nuk mungon, me klube si Bayern Munich dhe Real Madrid që tashmë kanë nisur bisedime me përfaqësuesit e tij.

Në këtë kontekst, Liverpooli po monitoron me kujdes Konstantinos Koulierakis të VfL Wolfsburg.

21-vjeçari grek ka qenë prej kohësh në radarin e klubit, dhe situata e pasigurtë e Konate mund të rigjallërojë interesin për të.

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, e sheh Koulierakis si një zëvendësim afatgjatë për mbrojtësin francez, falë lojës së tij me këmbë të majtë dhe potencialit të madh.

Megjithatë, edhe Tottenham Hotspur po ndjek situatën e lojtarit grek. Trajneri Thomas Frank kërkon të shtojë thellësi në mbrojtje, dhe Koulierakis është në listën e ngushtë të skuadrës londineze.

Rezistenca e Wolfsburg do të jetë një faktor kyç, pasi lojtari është nën kontratë deri në vitin 2029, por një lëvizje gjatë merkatos së janarit nuk mund të përjashtohet. /Telegrafi/

Hajdaraga takim me zv.kryeministrin grek: Zbatim të projekteve konkrete me interes të ndërsjellë

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/- Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga ka zhvilluar një takim me Zëvendës Kryeministrin e Greqisë, Kostis Hatzidakis.

Ambasada shqiptare bën të ditur se gjatë këtij takimi miqësor dhe produktiv, Hajdaraga dhe Hatzidakis kanë diskutuar mbi thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe zbatimin e projekteve konkrete me interes të ndërsjellë.

Ambasadorja shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë në procesin e negociatave për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Ky takim konfirmoi vullnetin e përbashkët për të forcuar dhe çuar përpara marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Greqisë”, nënvizon ambasada shqiptare në Athinë.

The post Hajdaraga takim me zv.kryeministrin grek: Zbatim të projekteve konkrete me interes të ndërsjellë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pezullohet takimi Erdogan-Mitsotakis/ Ankaraja: Shkak publikimi i parakohshëm i agjendës nga Athina

24 September 2025 at 17:08

Kryeministri grek Mitsotakis dhe ai turk Erdogan nuk janë takuar në New York, në kuadër të punimeve të asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve te Bashkuara, edhe pse një takim mes tyre ka qenë i planifikuar.

Të dy udhëheqësit duhej të takoheshin të martën. Ishte pala turke që fillimisht kërkoi një shtyrje të takimit, pasi Erdogan po merrte pjesë në një takim të udhëheqësve arabë dhe myslimanë të organizuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Zyrtarët e qeverisë greke më vonë sugjeruan se takimi mund të riplanifikohej për të mërkurën, por sipas mediave greke ai nuk do te zhvillohet, ndërsa burime qeveritare turke i thanë gazetës Milliyet se Ankaraja e anuloi takimin sepse Athina e kishte publikuar atë paraprakisht, pavarësisht marrëveshjes paraprake për ta njoftuar atë vetëm me pas.

Pas këtij anulimi, një burim i lartë qeveritar lajmëron “CNN grek” se gjithsesi Greqia ka lënë kanale të hapura komunikimi për Ankaranë, ndërsa sipas gazetës turke Milliyet, kërkesa për takimin Erdogan-Mitsotakis erdhi nga Athina… dhe jo nga Turqia.

Ishte ora 16:10 e së martës kur, “papritur”, nga Nju Jorku filluan të rrjedhin informacione se takimi ishte “në ajër”. Ne atë kohë delegacioni turk e kishte informuar ekipin grek se nuk kishte kohë të mjaftueshme për takimin.

Gjate fjalës se tij në asamblenë e Përgjithshme të OKB, presidenti turk tha se projekti i ndërlidhjes së energjisë elektrike Greqi-Qipro nuk do të realizohej, ndërsa duket se kanalet e komunikimit diplomatik mes dy vendeve janë ngushtuar në New York.

/abcnews.al/

Skandali i spiunazhit telefonik në Greqi shkon në gjykatë, ndërsa kritikët pretendojnë mbulim

24 September 2025 at 11:18


Është bërë i njohur si Watergate i Greqisë: softuerët spiunë dhe inteligjenca greke shënjestruan telefonat celularë të ministrave të qeverisë, oficerëve të lartë ushtarakë, gjyqtarëve dhe gazetarëve.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis e ka quajtur skandal, por asnjë zyrtar qeveritar nuk është akuzuar në gjykatë dhe kritikët akuzojnë qeverinë se po përpiqet të fshehë të vërtetën, transmeton Telegrafi.

Në vend të kësaj, një gjyqtar i rangut të ulët do të dëgjojë të mërkurën çështjen kundër dy izraelitëve dhe dy grekëve, të dyshuar për përfshirje në marketingun e softuerit spiun të njohur si Predator.

Në verën e vitit 2022, kreu aktual i partisë socialiste Pasok, Nikos Androulakis - atëherë eurodeputet - u informua nga ekspertët e IT-së të Parlamentit të BE-së se kishte marrë një mesazh me tekst të keq nga një dërgues i panjohur, që përmbante softuer spiun.

Ky softuer spiun Predator, i cili tregtohet nga kompania izraelite Intellexa me seli në Athinë, mund të ketë qasje në mesazhet, kamerën dhe mikrofonin e një pajisjeje - duke e kthyer telefonin e një personi kundër tyre.

Gjërat u përshkallëzuan pasi Androulakis zbuloi gjithashtu se ishte ndjekur për "arsye sigurie kombëtare" nga Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës i Greqisë (EYP).

Vetëm një muaj pasi mori detyrën në verën e vitit 2019, kryeministri Kyriakos Mitsotakis e vendosi EYP-në drejtpërdrejt nën mbikëqyrjen e tij.

Qeveria e tij konservatore u gjend papritur në zemër të krizës. Kreu i EYP-së, Panagiotis Kontoleon, dha dorëheqjen, ashtu si edhe ndihmësi dhe nipi më i lartë i kryeministrit, Grigoris Dimitriadis, i cili ishte ndërlidhësi midis EYP-së dhe zyrës së kryeministrit.

Predator ishte përdorur në përpjekjet për të zënë në kurth të paktën 87 persona, sipas Autoritetit Helenik të Mbrojtjes së të Dhënave.

Njëzet e shtatë nga ata që u vunë nën mbikëqyrje u monitoruan njëkohësisht nga EYP, duke përfshirë ministra në detyrë dhe oficerë të lartë ushtarakë.

Pavarësisht kritikave se objektivat e përbashkëta nga EYP dhe Predator nënkuptonin një strategji të përbashkët mbikëqyrjeje, qeveria këmbënguli se kjo ishte një rastësi dhe se asnjë agjenci zbatimi i ligjit nuk e kishte përdorur ndonjëherë Predator-in, përdorimi i të cilit ishte i paligjshëm në Greqi në atë kohë.

Një ligj i ri i miratuar në vitin 2022 ka legalizuar që atëherë përdorimin e softuerit të mbikëqyrjes nga siguria shtetërore nën kushte të rrepta.

Por qeveria nuk u përgjigj pse shërbimet sekrete kishin spiunuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare, gjeneral-lejtnant Konstantinos Floros, dhe Kostis Hatzidakis, atëherë anëtar i kabinetit dhe sot nënkryetar i qeverisë.

Në korrik 2024, një raport i Gjykatës së Lartë greke, i parë nga BBC, arriti në përfundimin se "nuk kishte qartë asnjë lidhje" midis Predator dhe zyrtarëve qeveritarë.

"Ekziston një raport prokurori dhe përgjigjet janë të qarta. Drejtësia ka folur. Nuk ka dyshim në atë që tha", u tha gazetarëve zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis.

Katër individët privatë në gjyq në Athinë të mërkurën po përballen me akuza për kundërvajtje - dyshohet se janë të lidhur me marketingun e Predator.

Dy nga të akuzuarit thuhet se kanë lidhje me zyrtarë shtetërorë, por kjo nuk është hetuar kurrë seriozisht, thanë opozita dhe organet mbikëqyrëse.

"Ajo që filloi si një skandal politik tani është zhvilluar në një skandal institucional, duke njollosur si gjyqësorin ashtu edhe autoritetet e pavarura", thotë Thanasis Koukakis, reporter financiar që heton korrupsionin dhe ndër objektivat e mbikëqyrjes së dyfishtë - si nga Predator ashtu edhe nga shërbimet sekrete "për arsye sigurie kombëtare".

Eliza Trintafyllou, gazetare për Inside Story, ka raportuar për skandalin që nga fillimi i tij.

"Nëse dikush nuk e ka ndjekur skandalin e përgjimit, do të mendonte se katër individë, me iniciativën e tyre dhe për arsyet e tyre personale, kanë përgjuar telefonat e 87 personave në Greqi, duke përdorur spiun të përparuar që përndryshe tregtohet ekskluzivisht për shërbimet shtetërore të inteligjencës dhe autoritetet e zbatimit të ligjit në të gjithë botën", shtoi Trintafyllou.

"Asnjë ministër në detyrë, gjyqtar apo oficer ushtarak nuk paraqiti asnjë ankesë për t'u shënjestruar me Predator deri më tani. As nuk është thirrur asnjëri prej tyre për të dëshmuar si dëshmitar", tha ajo.

Pas shpërthimit të skandalit, qeveria greke prezantoi një ligj të ri mbi konfidencialitetin e komunikimeve.

Tani ka më shumë mbrojtje për autoritetet e zbatimit të ligjit, por në të njëjtën kohë legjislacioni i ri është kritikuar sepse në fakt i privon qytetarët nga e drejta për të mësuar nëse më parë kishin qenë nën mbikëqyrje. /Telegrafi/

Shpëtoi dy fëmijë nga mbytja, shqiptarit Goka i jepet nënshtetësia greke nga Mitsotakis

17 September 2025 at 17:01

ATSHINË, 17 shtator/ATSH/ Ledian Goka, shqiptari i cili u shndërrua në hero në Greqi, pasi shpëtoi nga mbytja dy fëmijë të vegjël në ujërat e rrëmbyeshme të lumit Arachthos në muajin qershor 2025, ka marrë nënshtetësinë greke.

Atij iu dha nënshtetësia greke nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në prani të ministrit të Brendshëm, Thodoris Livanios dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Shtetësisë, Dimitris Karnavos gjatë një ceremonie të veçantë të mbajtur në Rezidencën Maximos.

Kryeministri grek e ka falenderuar publikisht shqiptarin Goka për aktin heroik.

“Ju falënderojmë për atë që keni bërë, meritoni edhe më shumë”, theksoi Kryeministri grek gjatë kësaj ceremonie publikuar në mediat greke si dhe në faqen zyrtare të Qeverisë së Greqisë.

“Ledian Goka në qershor të vitit 2025 rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar nga mbytja dy fëmijë në ujërat e rrëmbyeshëm të lumit Arachthos. Një akt vetëmohimi që është shembull i humanizimit dhe heroizmit. Sot atij iu dha nënshtetësia greke. I jemi mirënjohës!”, ka shkruar Mitsotakis edhe në rrjetet sociale .

Ledian Goga nga Berati, tashmë i martuar dhe me dy fëmijë, emigroi drejt Greqisë 24 vite më parë, kur ishte vetëm 17 vjeç.

Ai tërhoqi vëmendjen e medias greke për gjestin sublim dhe që pa u menduar dy herë, u zhyt në lumin Arachthos për të shpëtuar dy të mitur.

“Këmba e tij ishte e thyer gjatë përpjekjes ekstreme për të nxjerrë fëmijët nga fundi i lumit, në ujëra të thella dhe të turbullta, plot me degë, baltë dhe frikë”, shkruanin mediat greke në qershor të 2025.

The post Shpëtoi dy fëmijë nga mbytja, shqiptarit Goka i jepet nënshtetësia greke nga Mitsotakis appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Greqi/ Kryeministri Mitsotakis i jep shtetësinë Levian Gogës që shpëtoi 2 fëmijë nga mbytja

By: armand
17 September 2025 at 17:45

Në një ceremoni të veçantë të zhvilluar në rezidencën qeveritare greke Maksimu, iu dha shtetësia greke Levian Gogës, shqiptarit i cili rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar dy fëmijë nga lumi Arahthos, në qershor të vitit 2025. Levian Goga dha betimin si qytetar grek përpara Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, në prani të ministrit të Brendshëm Theodoros […]

The post Greqi/ Kryeministri Mitsotakis i jep shtetësinë Levian Gogës që shpëtoi 2 fëmijë nga mbytja appeared first on BoldNews.al.

Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis paketë masash me vlerë 1.6 mld euro

7 September 2025 at 11:50

Në një moment të vështirë të vitit të 7 të qeverisjes, kur popullariteti i konservatorëve vazhdon të bjerë kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe banesave, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shpallur një paketë masash me vlerë 1.6 miliardëeuro që ai i quajti reformat më të guximshme të viteve të fundit, të […]

The post Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis paketë masash me vlerë 1.6 mld euro appeared first on BoldNews.al.

Odiseu, një vazhdim modern, pjesa 1

By: Kult Plus
13 August 2025 at 13:00

Poezi nga Nikos Kazantzakis

Më pas mishi u tret, shikimet u ngurtësuan, rrahjet e zemrës u ndalën,
dhe mendja e madhe kërceu në majë të lirisë së saj të shenjtë,

fluturoi me krahë bosh, pastaj drejt nëpër ajër

u ngjit lart dhe u çlirua nga kafazi i saj i fundit, liria e saj.

Gjithçka si mjegull e brishtë u shpërnda derisa vetëm një britmë e guximshme

për një moment të shkurtër mbeti e varur në ujërat e qeta të errësirës:

“Përpara, djemtë e mi, lundroni përpara, sepse flladi i Vdekjes fryn me erë të mirë!”/KultPlus.com

❌
❌