Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Historia e Hamid: Një tregim mbi vdekjen dhe rrëshqitjen e Europës drejt kampeve offshore për emigrantët

3 February 2026 at 08:31

Një fytyrë e njohur në periferinë e Torinos, Hamid Badoui dukej një kandidat i pamundur për t’u shndërruar në pamjen tragjike të eksperimentit më ambicioz të Italisë për ndalimin e emigrantëve jashtë kufijve të saj. Një endacak dhe ish-shitës frutash në treg, me origjinë marokene – i cili kishte jetuar në Itali për rreth 15 […]

The post Historia e Hamid: Një tregim mbi vdekjen dhe rrëshqitjen e Europës drejt kampeve offshore për emigrantët appeared first on Reporter.al.

Dy vëllezërit gjeni: Gjin dhe Lum Rrahmani kthehen me medalje ari nga SHBA

23 January 2026 at 09:59

Në ABC e Mëngjesit, u përcoll historia frymëzuese e Gjin dhe Lum Rrahmanit, dy vëllezër nga Kosova që po duartrokiten nga bota e shkencës.
Nxënësit kampionë u kthyen nga SHBA me 3 medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare e Shkencës dhe Inteligjencës Artificiale.

Nga Florida sollën medalje të artë në AI, medalje të artë në Biologji – “Best of the Best” dhe medalje bronzi në Matematikë. Në garë morën pjesë 23 shtete, mes tyre Kina dhe India, ku emri i Kosovës u njoh dhe u respektua.
“E dinim që do fitonim, kishim vetëbesim”, thonë vëllezërit, që testin e AI e përfunduan ndër të parët.

Sukseset e tyre shtrihen nga Emiratet e Bashkuara, Italia, Kanadaja, Holanda, Malajzia, Egjipti e deri në SHBA.

Gjithmonë me flamurin e Kosovës me vete, fitoret ia kushtojnë prindërve, mësuesve dhe vendit të tyre. Në krah të tyre, nëna Lindita Jashanica Rrahmani, një nënë mes dy “zjarresh” në shkencë.

Me lodhje, sakrifica dhe net pa gjumë, ajo flet për lot gëzimi dhe krenarie. “Lutem vetëm për shëndetin dhe rrugën e dijes”, shprehet ajo.

Amerika ishte ëndrra e tyre dhe u bë realitet. Ndërsa ëndrrat vazhdojnë, sfida e radhës i pret në gusht, në Niagara.

VIDEO/ Izolohet fshati Bashaj, rrëshqitje masive të tokës në Selenicë, bllokohet rruga në disa zona

10 January 2026 at 12:31

Mbetet e bllokuar rruga nga fshati Matogjin drejt Bashaj në bashkinë Selenicë.

Si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit rrëshqitjet e dherave kanë vijuar duke bllokuar totalisht fshatin Bashaj.

Pritet që emergjencat të vlerësojnë situatën dhe të ndërhyjnë për t’ju ardhur në ndihmë banorëve.

 

Rrëshqitje dherash në Matogjin të Vlorës, banorët në rrezik

By: Elva
9 January 2026 at 21:36

Shkarjet e dherave në zonën e Matogjinit në Vlorë po shkaktojnë probleme serioze dhe kanë rritur shqetësimin për banesat e fshatit. Fenomeni ka nisur në orët e para të së premtes dhe është intensifikuar gjatë mbrëmjes, duke lëvizur masivisht dhe duke u afruar drejt disa shtëpive të zonës. Sipas raportimeve, po vlerësohet edhe mundësia e […]

The post Rrëshqitje dherash në Matogjin të Vlorës, banorët në rrezik appeared first on BoldNews.al.

Northern Apartments by Dukagjini Resort, projekti më i pëlqyer i vitit 2025 nga Architecture Hunter

28 December 2025 at 15:21


Projekti Northern Apartments by Dukagjini Resort është renditur si postimi më i pëlqyer i vitit 2025 nga platforma globale e arkitekturës Architecture Hunter, duke e vendosur këtë zhvillim rezidencial mes projekteve më të spikatura ndërkombëtare të vitit. Vlerësimi e konfirmon Northern Apartments si një referencë të re arkitekturore për bregdetin shqiptar, ku dizajni bashkëkohor ndërthuret me natyrën e paprekur.

I pozicionuar në zonën e mbrojtur të Ranës së Hedhun në Shëngjin, Northern Apartments është pjesë e zhvillimit të Dukagjini Resort dhe shtrihet mbi një shpat shkëmbor me orientim të drejtpërdrejtë nga Adriatiku. Projekti është konceptuar për të ruajtur karakterin natyror të terrenit dhe për të krijuar një prani arkitektonike që integrohet me peizazhin përreth.

Arkitektura e projektit mban firmën e Studio Precht, e njohur për qasjen e saj të orientuar drejt natyrës dhe qëndrueshmërisë. Forma e ndërtesës ndjek pjerrësinë natyrore të shpatit, ndërsa materialet dhe paleta e ngjyrave pasqyrojnë ambientin shkëmbor dhe gjelbërimin karakteristik të zonës.



Northern Apartments përfshin 43 apartamente rezidenciale, të gjitha me pamje të drejtpërdrejtë nga deti Adriatik, të organizuara në tipologji 1+1, 1+2, 1+3, si dhe penthouses.

Në momentin e këtij vlerësimi ndërkombëtar, 28 nga këto njësi rezultonin ende të disponueshme, brenda një zhvillimi të konceptuar si komunitet i mbyllur me recepsion, privatësi dhe standarde të larta banimi.

Komoditetet e projektit përfshijnë pishinë panoramike në rooftop, ballkone të gjera, parkim nëntokësor dhe qasje të lehtë, me distancë vetëm disa minuta nga vija bregdetare.

Hapësirat e brendshme variojnë nga rreth 80 m² deri në 160 m², duke ofruar një balancë mes funksionalitetit, qetësisë dhe jetesës buzë detit.

Renditja e Northern Apartments by Dukagjini Resort si postimi më i pëlqyer i vitit nga Architecture Hunter e pozicionon projektin si një shembull të zhvillimeve të reja rezidenciale që po i japin Shqipërisë një profil të ri në arkitekturën bashkëkohore ndërkombëtare, duke e kthyer bregdetin verior në një pikë reference për dizajnin dhe cilësinë e jetesës. /Telegrafi/

Pushimi që nuk mbaron me sezonin: pse “Holiday In 2” po tërheq vëmendje këtë fundvit

23 December 2025 at 14:06


Fundviti është koha kur njerëzit mendojnë më shumë për të ardhmen dhe vendimet e rëndësishme të jetës.

Pikërisht në këtë moment vjen “Holiday In 2”, projekti rezidencial i Edil Project, që po pozicionohet si një nga ofertat më interesante të banimit dhe investimit në bregdetin shqiptar.

I vendosur në Kune, Shëngjin, “Holiday In 2” sjell një koncept të ri jetese: ndjesinë e pushimit çdo ditë të vitit. Me arkitekturë moderne, ballkone të gjelbra, ndriçim natyral dhe hapësira të hapura për relaks, kompleksi është ndërtuar për ata që kërkojnë qetësi, rehati dhe cilësi.

Përveç banimit, projekti shihet edhe si aset investimi, falë lokacionit me kërkesë të lartë dhe zhvillimit të vazhdueshëm të zonës së Shëngjinit. Kjo e bën Holiday In 2” një zgjedhje të mençur si për familje, ashtu edhe për investitorë.

Në një sezon dhuratash të vogla, Edil Project po ofron një dhuratë afatgjatë: një shtëpi që ndihet si pushim dhe një investim që ruan vlerën në kohë.

Për më shumë informacion, të interesuarit mund të kontaktojnë përmes:

📞 +355 69 203 5005
📞 +355 69 202 0608
🌐 www.edilproject.al



E vranë në oborrin e shtëpisë, kapen pas 10 muajsh autorët e ekzekutimit të të riut në Shkodër

21 December 2025 at 16:54


Dhjetë muaj hetime i janë dashur Prokurorisë dhe Policisë së Shkodrës për të identifikuar dhe vënë në pranga autorët e vrasjes së Pavlin Prekës, në muajin shkurt, të këtij viti në kryeqendrën e Veriut.

Mëngjesin e së dielës policia tha se vuri në pranga Klaudio Lisaj dhe Vasel Koçeku autorët e dyshuar të vrasjes së të riut në oborrin e shtëpisë.

Autoritetet policore thanë se, 20 dhe 43-vjeçari u kapën pas një pune hetimore disa mujore, ku u faktua se ata janë autorët që qëlluan për vdekje 20-vjeçarin.

Ngjarja e rëndë u shënua në banesën e të riut në Guci të Re, rreth mesditës, teksa ai u qëllua me armë zjarri ndërsa familja deklaroi ditën e ngjarjes se, nuk kishin hasmëri me askënd ndërsa viktima shkonte shpesh në Dukagjin.

Ishte xhaxhai i viktimës ai që zbuloi i pari vrasjen e nipit të tij, pasi po i binte telefonit dhe nipi nuk i është përgjigjur.

Më pas shkoi në banesën e nipit për të parë çfarë kishte ndodhur dhe e gjeti Pavlinin të vrarë në oborrin e shtëpisë.

Dy autorët akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.


Gjergj Luca nga rruga panoramike Shëngjin–Velipojë bën apel kundër kulturës së sharjes dhe për dinjitetin e veprës

By: berti
13 December 2025 at 21:28

Nga Albert Vataj Nga kthesat panoramike të aksit Shëngjin–Velipojë, aty ku deti shpaloset si horizont i hapur dhe perëndimi i diellit shoqëron udhëtarin deri në fund të rrugës, sipërmarrësi Gjergj Luca artikulon jo thjesht një përshëndetje, por një thirrje morale. Është një ftesë për të reflektuar mbi mënyrën se si flasim për vendin tonë, si e vlerësojmë punën dhe si e ndërtojmë narrativën…

Source

FOKUS – Austria miraton ligjin që ndalon shaminë e kokës në shkolla për vajzat nën 14 vjeç

11 December 2025 at 17:11

VJENË, 11 dhjetor /ATSH-DPA/ – Vajzat myslimane nën moshën 14 vjeç nuk do të lejohen më të mbajnë shami në shkollat ​​austriake, sipas një amendamenti ligjor të miratuar sot.

Duke iu drejtuar parlamentit të Vjenës, ministrja e Integrimit Claudia Plakolm e përshëndeti vendimin si ‘’një hap historik drejt mbrojtjes së vajzave’’.

Shamia nuk është një copë pëlhure e padëmshme, por një shenjë shtypjeje”, theksoi Plakolm, një anëtare e Partisë Popullore Austriake konservatore (ÖVP). Asnjë vajzë në Austri nuk duhet të rritet duke menduar se trupi i saj duhet të fshihet’’, argumentoi ajo.

Ndalimi vlen për shamitë që mbulojnë kokën në përputhje me traditat islame”, sipas tekstit të ligjit, i cili do të hyjë në fuqi në fillim të vitit shkollor 2026/2027.

Kjo përfshin edhe shamitë e kokës si hixhabet dhe burkat. Një “fazë informacioni” do të fillojë në shkurt për të përgatitur shkollat ​​për rregulloren e re.

Në rast shkeljesh, administrata e shkollës duhet së pari të zhvillojë një takim me vajzën në fjalë dhe prindërit e saj.

Nëse fëmija vazhdon të mbajë shaminë, prindërit duhet të kontaktojnë autoritetin përkatës shkollor. Si mjet i fundit, mund të vendosen gjoba deri në 800 euro (931 dollarë).  /os/

The post FOKUS – Austria miraton ligjin që ndalon shaminë e kokës në shkolla për vajzat nën 14 vjeç appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shembet rruga e re Shëngjin-Velipojë, rrëshqitja e dherave krijon probleme

8 December 2025 at 22:33


Për shkak të rrëshqitjes së dherave, trasa e rrugës ka pësuar çarje në një gjatësi të konsiderueshme dhe rrezikon shembjen e plotë në rrugën Shëngjin–Velipojë, pranë fshatit Rrjoll.

Pas problematikës së krijuar, është bllokuar një krah i lëvizjes në zonën ku janë konstatuar rrëshqitjet e dherave, pasi paraqet rrezikshmëri për drejtuesit e automjeteve. Kompania që ka ndërtuar këtë segment rrugor ka vendosur barriera betoni dhe sinjalistikë në një gjatësi prej 50 metrash, në vendin ku ka ndodhur shembja.

Rruga panoramike Shëngjin–Velipojë u hap për qarkullimin e automjeteve në pranverë të këtij viti. Ky segment rrugor, me gjatësi 15 km, është investim i Qeverisë Shqiptare me vlerë 3.8 milionë euro, duke shkurtuar distancën mes dy zonave turistike.

Sipas të dhënave është kompania ndërtuese ajo që ka detyrim ligjor të ndërhyjë për çdo problematikë që shfaqet deri në harkun kohor prej dy vitesh pas përfundimit të punimeve./Top Channel

Paditet qeveria italiane, shpenzimet për Gjadrin u dyfishuan brenda 3 muajve

By: Elva
2 December 2025 at 18:00

Organizata ndërkombëtare ActionAid ka depozituar një kallëzim pranë Gjykatës së Auditit, duke denoncuar qeverinë italiane dhe kryeministren Giorgia Meloni për dyshime për shpërdorim të fondeve publike në kuadër të “Operacioni Shqipëria”, i cili përfshinte ndërtimin e hotspotit në Shëngjin dhe kampit të refugjatëve në Gjadër. Sipas dokumenteve të paraqitura, Prokuroria Rajonale e Lazios duhet të […]

The post Paditet qeveria italiane, shpenzimet për Gjadrin u dyfishuan brenda 3 muajve appeared first on BoldNews.al.

Situata e motit në vend/ Rrëshqitje dherash dhe përmbytje në Dukagjin, rrufeja djeg shtëpinë

By: V K
18 November 2025 at 09:59

Rrëshqitjet e dheut dhe vërshimet e ujërave si pasojë e motit të keq, kanë bllokuar disa zona malore në Dukagjin, duke izoluar përkohësisht banorët.

Situata paraqitet më problematike në aksin Theth–Ndërlysa dhe në segmentin Ndërlysa–Breg Lumi, ku disa fshatra mbeten të shkëputur pasi rrugët janë bërë të pakalueshme.

Autoritetet vendore njoftojnë se po pritet ndërhyrja e mjeteve të bashkisë Shkodër dhe ekipeve të Emergjencave Civile, të cilave do t’u bashkohen edhe Forcat e Ushtrisë, me qëllim zhbllokimin e rrugëve dhe rikthimin e qarkullimit normal për banorët e zonës.

Ndërkohë, rruga kryesore Shkodër–Theth raportohet të jetë e kalueshme dhe pa probleme, ashtu si edhe akset nacionale dhe rrugët kryesore në gjithë qarkun Shkodër.

Përveç izolimit të fshatrave, një tjetër shqetësim mbetet mungesa e energjisë elektrike në shumë zona të bashkisë Vau Dejës dhe në disa fshatra të tjerë malorë ku moti i keq ka shkaktuar defekte në rrjet.

Situata e rënduar nga kushtet atmosferike shoqërohet edhe me një incident të rëndë gjatë natës në fshatin Preknicaj të Shkrelit në Malësinë e Madhe, ku një banesë dykatëshe u përfshi nga flakët rreth orës 02:00.

Shtëpia e shtetasit Zef Preknicaj, është djegur plotësisht pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Hetimet paraprake tregojnë se shkaku i zjarrit mendohet të ketë qenë një rrufe, e shkaktuar nga aktiviteti i shtuar elektrik në atmosferë gjatë 24 orëve të fundit.

Grupet e punës së bashkive, Emergjencave Civile, Forcave të Ushtrisë, OSHEE dhe strukturave të tjera janë në gatishmëri të plotë për të menaxhuar çdo situatë emergjente që mund të shfaqet.

Ndërkohë, autoritetet i bëjnë thirrje banorëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, sidomos në zonat malore të qarkut Shkodër, deri në përmirësimin e kushteve të motit.

The post Situata e motit në vend/ Rrëshqitje dherash dhe përmbytje në Dukagjin, rrufeja djeg shtëpinë appeared first on Albeu.com.

Senati amerikan miraton projektligjin për financim, pritet t’i japë fund mbylljes më të gjatë të qeverisë në histori

By: V K
11 November 2025 at 07:54

Senati i Shteteve të Bashkuara, ka miratuar një projektligj të rëndësishëm për financimin e qeverisë, i cili mund t’i japë fund brenda pak ditësh mbylljes më të gjatë të qeverisë në historinë e vendit, raporton BBC.

Projektligji u miratua të hënën vonë me 60 vota pro dhe 40 kundër, pasi pothuajse të gjithë republikanët iu bashkuan tetë demokratëve që u shkëputën nga linja e partisë për ta mbështetur.

Marrëveshja siguron financimin e qeverisë deri në fund të janarit.

Tani pritet që Dhoma e Përfaqësuesve ta miratojë projektligjin përpara se presidenti Donald Trump ta nënshkruajë atë. Trump sinjalizoi më herët gjatë ditës se është i gatshëm ta bëjë këtë.

Marrëveshja u arrit gjatë fundjavës, pasi disa senatorë demokratë iu bashkuan republikanëve për të negociuar një zgjidhje që do t’i kthejë punonjësit federalë në punë dhe do të rifillojë shërbimet thelbësore.

Republikanët, të cilët kanë shumicën 53 me 47 në Senat, kishin nevojë për të paktën 60 vota për të kaluar masën.

Qeveria amerikane ka qenë pjesërisht e mbyllur që nga tetori, duke lënë rreth 1.4 milion punonjës federalë pa pagesë ose të detyruar të punojnë pa u shpërblyer.

Mbyllja ka ndikuar gjerësisht në disa shërbime, përfshirë transportin ajror dhe përfitimet ushqimore për 41 milionë amerikanë me të ardhura të ulëta.

The post Senati amerikan miraton projektligjin për financim, pritet t’i japë fund mbylljes më të gjatë të qeverisë në histori appeared first on Albeu.com.

Sfida e banorëve të Dukagjinit, rrezikojnë jetën për të shkuar në shtëpi

By: Brisi
10 November 2025 at 19:38

Dhjetëra banorë të zonës së Dukagjinit duhet të kalojnë në një rrugë të amortizuar për të kryer nevojat e përditshme jetike dhe të kthehen në banesat e tyre. Sikur të mos mjaftojë i gjithë segmenti rrugor që lë shumë për të dëshiruar, veçanërisht nga ana e sigurisë, në vendin e quajtur Karmë e Kirit një […]

The post Sfida e banorëve të Dukagjinit, rrezikojnë jetën për të shkuar në shtëpi appeared first on BoldNews.al.

Pamje të frikshme/ Masivi i dheut dhe shkëmbit shkëputet nga mali në Dukagjin (VIDEO)

By: V K
6 November 2025 at 09:53

Pamjet e frikshme që shihni vijnë nga Dukagjini. Një masiv dheu është shkëputur nga mali dhe ka përfunduar në rrugën Kir –Ndërlysaj.

Fatmirësisht nga incidenti në fjalë nuk ka pasur persona të lënduar, pasi asnjë mjet nuk po kalonte në ato çaste në rrugë.

Për më tepër shihni pamjet.

 

The post Pamje të frikshme/ Masivi i dheut dhe shkëmbit shkëputet nga mali në Dukagjin (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

‘Shfryhet’ dosja e Shëngjinit, hiqet masa e arrestit në shtëpi për Luiza Balën

By: D Marku
31 October 2025 at 18:20

Hiqet masa e arrestit në shtëpi për Luiza Balën, si pjesë e operacionit në Lezhë për abuzimet tek zona turistike e Ranës së hedhun në Shëngjin.

Kujtojmë se dy ditë më parë u ekzekutuan masa sigurie për 9 shtetas, të cilët akuzohen se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrave, janë implikuar në një rast të ndërtimit të paligjshëm, në Ranë të Hedhun.

The post ‘Shfryhet’ dosja e Shëngjinit, hiqet masa e arrestit në shtëpi për Luiza Balën appeared first on Albeu.com.

Të përfituara nga veprimtari kriminale/ Shëngjin, konfiskohen mbi 15 mijë m2 truall

By: Rovena
22 October 2025 at 16:26

Konfiskohen 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2, të ndodhura në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin. Konfiskimi, në zbatim të vendimit të GJKKO-së, pasi dyshohet se pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Në zbatim të vendimit të GJKKO-së të vitit 2021, lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të vitit 2022, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 7 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 15028 m2.

Pasuritë e sekuestruara ndodhen 2 në bregun e lumit Drin dhe 5 në fshatin Ishull Shëngjin.

Konfiskohen shtatë pasuri me burim të dyshuar kriminal në Shëngjin

22 October 2025 at 16:29

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Policia e Lezhës ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për konfiskimin e shtatë pasurive të paluajtshme, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Sipas njoftimit të Policisë së Lezhës, konfiskimi vjen në zbatim të vendimit të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Në zbatim të vendimit të GjKKO-së të vitit 2021, i lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në vitin 2022, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, kanë konfiskuar 7 pasuri të llojit “arë”, me sipërfaqe totale 15 028 m²”, njofton Policia e Lezhës.

Pasuritë e konfiskuara ndodhen dy në bregun e lumit Drin dhe pesë në fshatin Ishull Shëngjin.

Policia e Shtetit thekson se vijon bashkëpunimin me organet e drejtësisë për zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe goditjen e pasurive që dyshohet se kanë origjinë kriminale.

/a.f/r.e/

The post Konfiskohen shtatë pasuri me burim të dyshuar kriminal në Shëngjin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dyshohet se janë përfituar nga krimi, konfiskohen 15 mijë m2 tokë në Lezhë

By: Elva
22 October 2025 at 16:40

Shtatë pasuri të llojit “arë”, me sipërfaqe totale 15,028 m², janë konfiskuar nga policia në bregun e lumit Drin dhe në Ishull Shëngjin. Sipas njoftimit zyrtar, vendimi është zbatuar në bazë të urdhrit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO), pasi dyshohet se pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale. “Në zbatim […]

The post Dyshohet se janë përfituar nga krimi, konfiskohen 15 mijë m2 tokë në Lezhë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌