Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Penale të Shkupit për një rast korrupsioni lidhur me fondet IPARD.
Një person akuzohet për dhënie ryshfeti dhe shpërblim për ndikim të paligjshëm, tre persona për marrje shpërblimi për ndikim të paligjshëm, ndërsa një person tjetër për marrje ryshfeti.
Sipas prokurorisë, drejtuesi i një kompanie kishte aplikuar për mbështetje financiare, por aplikimi nuk plotësonte kushtet.
Për ta ngritur në renditje dhe për ta miratuar shumën e plotë, ai kishte premtuar 50 mijë euro dhe kishte dhënë 5 mijë euro për persona që të ushtronin presion për vendim të paligjshëm.
Prokuroria kërkon vazhdim të masave të paraburgimit dhe konfiskim të parave e pajisjeve të përdorura në vepër.
Nga Boldnews.al Qëllimi ishte i qartë në Divjakë: Rama dhe tre ministrat do flisnin, ndërsa sallë do dëgjonte e në fund të duartrokiste. Por, mjafton qoftë edhe një individ, në kuptimin e plotë të fshatarit që mban frymën e tij dhe familjes me djersë të derdhur në arë, që “i fortndrituri” të nxihet nga disa […]
Komisioni Evropian ka njoftuar për mbështetje prej 171 milionë eurosh për nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës dhe rritjes së sektorit privat në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, nga këto fonde nuk do të përfitojë Kosova.
“Sa i përket Kosovës, ajo ende nuk ka përmbushur kushtet ligjore për të pranuar pagesa, pasi që ende nuk ka ratifikuar Marrëveshjen e Kredisë dhe Fondeve në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor. Prandaj, Kosova nuk mund të përfitojë nga fondet e këtij instrumenti. Ne shpresojmë se kjo çështje të zgjidhet shpejt”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i KE-së, Guillaume Mercier.
Nga kjo shumë e ndarë për nxitje të zhvillimit në Ballkanin Perëndimor, 94.7 milionë euro janë të dedikuara për investime infrastrukturore, 76.3 milionë euro për mbështetjen e sektorit privat, ndërsa 2.9 milionë euro janë ndarë për katër projekte të asistencës teknike në Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.
Këto projekte janë të orientuara drejt përgatitjes së investimeve të ardhshme në sektorët e energjisë, furnizimit me ujë, inovacionit dhe kërkimit.
Sipas njoftimit të KE-së, fondet e ndara për projektet infrastrukturore pritet të mobilizojnë gjithsej 263 milionë euro investime përmes shtatë projekteve në sektorë me prioritet, përfshirë digjitalizimin, energjinë e pastër, kapitalin njerëzor, transportin dhe mbrojtjen e mjedisit.
Projektet përfshijnë vendosjen e infrastrukturës së internetit me brez të gjerë në Shqipëri, përmirësimin e sistemit të transmisionit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, si dhe ndërtimin dhe rinovimin efikas energjetik të objekteve arsimore në Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi.
Sipas KE-së, projektet do të zbatohen nga partnerët e Ballkanit Perëndimor në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare.
“Investimi te partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor është thelbësor për afrimin e tyre me Bashkimin Evropian. Më shumë se dy vjet pas miratimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, kemi punuar – përfshirë edhe përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor – për t’i shndërruar zotimet në veprime konkrete. Nga përmirësimi i infrastrukturës deri te forcimi i zhvillimit të biznesit, këto investime krijojnë mundësi reale për qytetarët dhe e bëjnë BE-në një realitet të prekshëm në mbarë rajonin”, tha përmes një deklarate komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, njofton rel.
Paketa e re e mbështetjes përfshin kontribute investuese nga disa burime financimi të BE-së, përfshirë Instrumentin për Ndihmë të Para-Anëtarësimit (IPA), donatorët bilateralë përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, si dhe Instrumentin për Reforma dhe Rritje.
“Paketa e sotme e financimit përfshin projekte investimi dhe projekte të asistencës teknike që u miratuan sot, duke forcuar më shumë përkushtimin e BE-së ndaj rritjes së qëndrueshme dhe ndërlidhjes rajonale në Ballkanin Perëndimor”, tha KE-ja.
Pas miratimit nga Bordi Operativ i Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, projektet mund të kalojnë në fazën e zbatimit. Kjo nënkupton finalizimin e marrëveshjeve të nevojshme me institucionet partnere dhe përfituesit, nisjen e studimeve përgatitore për aktivitetet e asistencës teknike dhe përfundimin e procedurave të domosdoshme për realizimin e projekteve të sektorit privat. Pas përmbylljes së këtyre proceseve, mund të fillojë zbatimi i investimeve që mbështeten nga blloku.
Nga foltorja e Kuvendit, gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2026, kryeministri Edi Rama iu rikthye çështjes së ndërprerjes së fondeve IPARD, duke e minimizuar vendimin e Brukselit. Me ironi, Rama e cilësoi si “kënga e mjerueshme e fondeve të bujqësisë”. Ai u shpreh se hetimet e Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) për periudhën 2019–2023 kanë zbuluar shkelje të natyrës së ngjashme edhe në vende të BE-së.
Sipas kryeministrit shumat e identifikuara në këto vende arrijnë mbi 1 miliard euro.
“OLAF, i cili bën hetime për llogari të Komisionit Evropian, për vitin 2019–2023, nuk ka gjetur shkelje të të njëjtës natyrë, (siç ka gjetur në Shqipëri), vetëm në këto vende: Luksemburg, Maltë, Qipro, Irlandë edhe Holandë. Ndërkohë që shuma e vendosur nga OLAF-i përpara vendeve të tjera të Bashkimit Evropian… është mbi 1 miliard euro”, Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.
Por, ky krahasim është i pasaktë, shkruan Faktoje.al.
Shqipëria, një rast unik
Në një deklaratë për Faktoje.al, Komisioni Evropian sqaron se rasti i Shqipërisë është unik. Kjo sepse ndërprerja e pagesave për IPARD II dhe pezullimi i IPARD III u vendos mbi bazën e një hetimi të OLAF, jo thjesht mbi auditime teknike si në vendet anëtare të BE-së.
Në përgjigjen zyrtare për Faktoje.al, Komisioni Evropian thekson se masa e marrë ndaj Shqipërisë nuk ka precedent.
“Siç është thënë më parë, nuk ka raste të ngjashme”, deklaron KE për Faktoje.al
Komisioni shpjegon se është e domosdoshme të dallohen korrigjimet financiare për mangësi teknike në vendet anëtare, dhe masat e bazuara në një hetim të OLAF, siç është rasti i Shqipërisë.
“Në rastin e Shqipërisë, Komisioni Evropian ka ndërprerë rimbursimin e shpenzimeve të IPARD dhe, njëkohësisht, ka pezulluar delegimin për të gjitha masat e IPARD III mbi bazën e informacionit të marrë nga OLAF në kontekstin e një hetimi, dhe kjo që prej korrikut 2023.
Është e qartë se, për të korrigjuar mangësi të tilla, përmirësimet në sistemet kombëtare të kontrollit janë të nevojshme në të dyja situatat e përmendura më sipër”, shpjegon Komisioni Evropian.
Verën e vitit 2023, mbi bazën e informacionit të OLAF, Komisioni Evropian ndërpreu rimbursimet e IPARD II dhe pezulloi të gjitha masat e IPARD III. Për të rikuperuar besueshmërinë, Shqipëria duhet të përmirësojë sistemet e kontrollit dhe të zbatojë masa korrigjuese.
Gënjeshtër e përsëritur
Kjo nuk është hera e parë që qeveria minimizon ndërprerjen e fondeve IPARD II dhe pezullimin e programit IPARD III, për shkak të dyshimeve për korrupsion.
Korrikun e vitit 2023, kur Komisioni Evropian informoi qeverinë shqiptare se kishte pezulluar grantet për bujqësinë, vendimi ekstrem i Brukselit, u komentua si një procedurë administrative normale.
Ministrja e Bujqësisë asokohe, Frida Krifca, tha se parregullsi apo shpërdorime të ngjashme me fondet IPARD janë gjetur edhe në vende si Gjermania, Franca apo Holanda. Deklarata e atëhershme e ministres Frida Krifca, u përgënjeshtruan nga Faktoje.al përmes Komisionit Evropian.
Edhe në 2023, KE theksonte se masa ndaj Shqipërisë ishte e paprecedentë.
Përfundim
Komisioni Evropian argumenton se është e rëndësishme të bëhet dallimi midis korrigjimeve financiare të aplikuara ndaj shteteve anëtare të BE-së nga Drejtoria e Përgjithshme për Agrikulturën dhe Zhvillimin Rural (DG AGRI), kundrejt çështjeve që dalin në dritë mbi bazën e një hetimi nga Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), siç është rasti për Shqipërinë.
Nisur nga informacionet e mbledhura, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se “OLAF nuk ka gjetur shkelje të të njëjtës natyrë siç ka gjetur në Shqipëri vetëm në Luksemburg, Maltë, Qipro, Irlandë edhe Holandë” e kategorizojmë të pavërtetë.
Çështja e fondeve IPARD nuk është thjesht një “këngë e mjerueshme”, por test për besueshmërinë e institucioneve shqiptare në rrugën drejt integrimit evropian.
Në seancën e sotme parlamentare, deputeti socialist Fatmir Xhafaj doli hapur kundër qeverisë, duke kritikuar mënyrën se si po menaxhohen fondet e buxhetit 2026. Ai tha se problemi nuk është vetëm rritja e shifrave në letër, por fakti që një pjesë e mirë e fondeve nuk shpenzohen fare. Sipas Xhafajt, mosrealizimi i buxhetit po kthehet […]
Në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, deputeti i Partisë Mundësia”, Erald Kapri pyeti ministren e Europës dhe të Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, nëse Shqipëria po punon për rifitimin e fondeve IPARD3 nga Bashkimi Europian, pasi u ndërprenë në kuadër të hetimeve për abuzim nga autoritetet shqiptare. Nga ana tjetër ministrja Spiropali theksoi se Greqia nuk do të jetë pengesë për…
Nën drejtimin e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, u zhvillua një aksion ku u arrestuan pesë persona, përcjell.
Sipas Prokurorisë, menaxheri i një kompanie private i ka premtuar ryshfet prej 50 mijë eurosh drejtorit të Agjencisë për Mbështetje Bujqësore dhe Zhvillim Rural, në këmbim të nënshkrimit të një marrëveshjeje për fonde nga programi IPARD, ndonëse kompania nuk i plotësonte kushtet.
Për këtë rast reaguan nga LSDM, pas arrestimit të 5 personave, nën dyshime për ryshfet në sektorin e bujqësisë.
Ljubço Nikollovski nga LSDM thotë se ky skandal rrezikon mbështetjen evropiane për realizimin e programit IPARD-3 në vlerë të 128 milionë eurove.
Në lidhje me: 5 të arrestuar për ryshfet në bujqësi! Prokuroria zbulon skemën me 50,000 € në IPARD
“Sipas informacionit që kemi, ky skandal tashmë ka paralajmërim dhe është e mundur që Bashkimi Evropian të ndalë financimet e programit IPARD-3 të Komisioni Evropian. Janë vënë në rrezik 128 milionë euro nga i gjithë programi shtatëvjeçar, para që duhej të ishin motor i bujqësisë sonë”, tha mes tjerash Nikollovski.
Qeveria programon në buxhetin 2026, 823 miliardë lekë të ardhura të cilat janë 6.8% më të larta se buxheti fillestar 2025 dhe 6.8% më shumë se akti i fundit normativ. Shpenzimet buxhetore janë 887 miliardë lekë ose 8,9 miliardë euro, me rritje 6.7% në krahasim me aktin e fundit normativ. Deficiti buxhetor është parashikuar 63 […]
Qeveria e Shqipërisë ndryshoi për të treten herë ketë vit buxhetin e shtetit, duke reduktuar më tej fondet për arsimin dhe shëndetësinë dhe duke rritur ato për infrastrukturën.
Sipas tabelave që shoqërojnë ndryshimet, fondet për Ministrinë e Arsimit u shkurtuan me rreth 851 milionë lekë ose 1% më pak krahasuar me qershorin.
Në raport me buxhetin fillestar 2025, fondet për Ministrinë e Arsimit u shkurtuan me 1 miliard lekë, rreth 10 milionë euro ose 1.6%.
Kjo rënie vjen në një kohë kur sistemi arsimor përballet me nevoja të mëdha për investime në mjedise mësimore, staf dhe programe të reja studimore, ndërsa kërkesa për arsim cilësor po rritet.
Edhe Ministria e Shëndetësisë ka shënuar një ulje të fondeve, ndonëse më të lehtë. Ndryshimet e fundit reduktuan një shumë prej 336 milionë lekësh, ose rreth 3.4 milionë eurosh, një tregues i mungesës së politikave të qëndrueshme në një sektor ku kërkesat për shërbime janë gjithnjë e më të larta. Në raport me buxhetin fillestar, fondet për shëndetësinë u reduktuan me 0.5%.
Në të kundërt, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës (MIE) është përfituesja më e madhe e rialokimit buxhetor, me një rritje prej mbi 6.1 miliardë lekësh, ose rreth 60 milionë euro më shumë.
Në raport me ndryshimet e muajit qershor, fondet për Ministrinë e Infrastrukturës u rritën me 9%, ndërsa me buxhetin fillestar 1.6%. Përqendrimi i fondeve në këtë zë tregon prioritetin e qeverisë për të përshpejtuar investimet në projektet infrastrukturore.
Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë, ka përfituar një rritje modeste prej 331 mijë eurosh, ose 2%, duke reflektuar një mbështetje të lehtë për sektorin rural, por pa një ndikim të dukshëm në raport me nevojat e sektorit.
Në tërësi, të dhënat tregojnë një tendencë të vazhdueshme të nënfinancimit të shërbimeve sociale dhe orientim drejt rritjes së shpenzimeve për investime infrastrukturore.
Vendet e zhvilluara veçohen nga të tjerat për investimet e larta në shëndetësi, arsim dhe në përgjithësi në kapitalin njerëzor, si investimet më të qëndrueshme në kohë.
Më pak investime në arsim dhe në shëndetësi përkthehen në kosto sociale për të gjithë shoqërinë. Një shoqëri me arsim joefikas dhe e “sëmurë” nuk do të mund të rrisë produktivitetin në ekonomi.
Ndërkohë që numri i nxënësve në shkolla po ulet dhe tani ka më shumë kapacitete financiare për nxënës, cilësia e shkollave shqiptare ka pësuar rënie të dukshme, nisur nga rezultatet e testimit global PISA.
Treguesit e konvergjencës me BE tregojnë se Shqipëria, në fushat e arsimit dhe shëndetësisë, po thellon hendekun, duke bërë hapa pas në vend që të arrijë standardet aq të nevojshme për anëtarësim./ Monitor
Fondet e IPARD u ndalën në korrik 2023 pasi OLAF, zyra kundër korrupsionit pranë Komisionit Europian, gjeti shkelje me fondet e shpërndara. Nga raporti i monitorimit të buxhetit të AZHBR-së shihen në fakt “humbjet” që Shqipëria ka regjistruar nga pezullimi i programit IPARD II. Kështu, në vitin 2023 ishin planifikuar që të shpërndaheshin për fermerët […]
Flet Salla Saastamoinen, drejtoreshë në detyrë e OLAF (Zyra Evropiane kundër Mashtrimit): OLAF gjeti shkelje në përdorimin e fondeve IPARD, Komisioni kërkon masa konkrete nga Shqipëria. Gati dy vjet pas publikimit të raportit hetimor mbi keqpërdorimin e mundshëm të fondeve IPARD të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) ka konfirmuar se hetimet […]
Emisioni “Plug” Në emisionin e kaluar ju zbardhëm skemën se si u abuzua me 35 milionë euro nga fondet e IPARD, që në vend që të shkonin në xhepat e fermerëve, shkuan në kontot e zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste dhe organizatave kriminale, si dhe të familjarëve të tyre. Sonte do t’ju tregojmë se […]
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike depoziton në Kuvend kërkesë për mocion me debat dhe ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar. Kërkesa është e lidhur me gjetjet e OLAF për vjedhjen e fondeve të IPARD për bujqësinë dhe masat që duhet të marrë Kuvendi i Shqipërisë që të sigurohen mekanizmat e nevojshme që mbrojnë interesat […]
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të kompesojë Lëvizjen Bashkë, Partinë Mundësia, Partinë Shqipëria Bëhet dhe Koalicionin Euroatlantik, për votat që fituan në zgjedhjet e 11 Majit.
Për shkak se këto parti garonin për herë të parë në zgjedhjet parlamentare, ato nuk morën fonde nga buxheti i shtetit për fushatën e tyre elektorale.
Ndaj KQZ bazuar mbi rezultatet, ka caktuar shumën qe i takon secilës prej këtyre forcave politike. Sipas llogaritjeve të KQZ një votë në zgjedhjet e 11 majit vlen 94 lekë.
Ndaj për këtë arsye partia e drejtuar nga Arlind Qori përfiton 2.3 milionë lekë, partia e Adriatik Lapajt merr 3.8 milionë lekë, mundësia e Agron Shehajt 4.6 milionë lekë dhe partia e Lulzim Bashës merr 1.9 milionë lekë.
Një seri dokumentesh të publikuara rishtazi nga The Guardian, të njohura si “Dosja Boris”, kanë ngritur shqetësime serioze në Britaninë e Madhe për mundësinë që ish-kryeministri Boris Johnson të ketë shkelur rregullat e etikës dhe lobimit, duke përdorur ndikimin e tij politik për përfitime personale pas largimit nga pushteti. Sipas raportimit, zyra private e Boris […]
Një qytetare e Elbasanit ka paditur bashkinë dhe kompaninë që menaxhon mbetjet, pas ndotjes së shkaktuar nga zjarret në landfill. Rasti synon drejtësinë mjedisore dhe vendos një precedent ligjor në Shqipëri.
Fatmira Sejrani, së bashku me organizatën “Drejtësi Sociale” depozitoi sot një padi kundër Bashkisë Elbasan dhe kompanisë “Eco-Elb” sh.a, për dëme shëndetësore të shkaktuara nga zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve.
Fatmira vuan nga probleme kronike të frymëmarrjes dhe gjatë ditëve me tym iu desh ta përdorte pompën e ajrit shumë herë më shpesh, sesa e përdorte në ditë normale.
Prej 1 korrikut, tymi i dendur përfshiu Elbasanin për gjashtë ditë me radhë, duke rënduar shëndetin e banorëve. Aktivistë dhe qytetarë zhvilluan protesta në Tiranë dhe Elbasan duke fajësuar për situatën ministrinë e Mjedisit dhe Prokurorinë.
Kjo ishte e disata herë që landfilli përfshihej nga zjarret, pas vitit 2022 dhe 2023, ndaj kërkesa ishte e qartë: hetim dhe përgjegjësi për degradimin e qëllimshëm të ajrit dhe shëndetit publik.
Avokati Genti Sejrani përfaqëson padinë e ngritur për dëmin shëndetësor, moral dhe mjedisor që pësoi Fatmira. Sipas tij, kjo është padi e parë në Shqipëri me objekt të tillë, një hap domethënës drejt drejtësisë mjedisore.
Ai tha për Citizens.al se qytetarët kanë të drejtën të kërkojnë llogari ligjërisht për pasojat e ndotjes sistematike.
“Nuk ka ndodhur më parë që të jetë ngritur padi me objekt të tillë: konstatim i cenimit me faj të ndotjes së mjedisit nga bashkia dhe kompania Eco-Elb, si dhe detyrimi i palëve të paditura për dëmshpërblim paditëses dhe qytetit,” tha Sejrani.
Sipas tij, padia inkurajon qytetarët e tjerë për t’iu drejtuar kësaj organizate nëse kanë përjetuar ndërlikime shëndetësore nga zjarret në landfill.
“Padia është një hap i rëndësishëm drejt kërkimit të drejtësisë mjedisore dhe llogaridhënies institucionale, në një qytet që prej vitesh përballet me ndotje sistematike dhe mungesë transparence mbi menaxhimin e mbetjeve urbane,” përmbylli avokati.
Matjet e Institutit për Zhvillimin e Habitatit (Co-PLAN) më 2 korrik treguan nivele alarmante të ndotësve, mbi normat e lejuara nga BE.
U konstatua përqendrim i lartë komponentësh organikë dhe kimik (VOCs), grimcash pluhuri, bloze apo metalesh që ngeleshin pezull në ajër (PM2.5/PM10), nivele të larta metani (CH4) si dhe dioksidesh karboni (CO2) dhe azoti (NO2).
Personat me sëmundje të mushkërive ishin më të rrezikuarit në këtë situatë, e cila nuk u shoqërua me paralajmërim për masa mbrojtjeje nga institucionet.
Në një deklaratë të mëparshme për Citizens administratori i kompanisë publike “Eco Elb”, Leli Kaja, tha se zjarri u shkaktua nga temperaturat e larta. Sipas tij, prej të nxehtit të pazakontë, teksa u shpreh i hapur për hetime.
Vendgrumbullimi i mbetjeve në Elbasan është një investim në partneritet publik-privat i ardhur si rrjedhojë i së ashtuquajturës “skemë e incenratorëve” që përfshiu edhe Fierin dhe Tiranën.
Projekti prej 26 milionë eurosh në Elbasan, i nisur në vitin 2017, u mbyll me më shumë se 10 persona në burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre, përfshirë këtu ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.
Impianti u konfiskua në vitin 2021 dhe i kaloi në përdorim bashkive të qarkut Elbasan përmes shoqërisë aksionere “Eco-Elb”, por inceneratori i tij nuk u vu kurrë plotësisht në punë.
Administratori Kaja ka treguar për Citizens.al se impianti punoi vetëm 7 muaj gjatë vitit 2023 dhe është jashtë funksioni që prej dhjetorit të atij viti.
Rasti i zjarreve në vendgrumbullimin e Elbasanit pasqyron dështimin e menaxhimit të inceneratorëve në Shqipëri, me pasoja konkrete dhe të matshme.
Projektet në Elbasan, Fier dhe Tiranë u paguan shtrenjtë, por mbetën jofunksionale.
Pas përplasjes së Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabanit për mandatin e koalicionit “NIsma Shqipëria Bëhet”, ka ardhur një reagim edhe nga ish-sekretari i Përgjithshëm i “Nismës Thurje”, Napolon Laska. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Laska hedh akuza të forta ndaj Shabanit, ku sipas tij, ky i fundit ka vjedhur fondin prej 240 mijë euro […]
Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi SPAK-un për mbrojtje politike të aferës me fondet IPARD, të cilat sipas tij, janë grabitur përpara zgjedhjeve dhe më pas hetimi është bllokuar. Berisha deklaroi se “duart e zeza të Edi Ramës” janë shtrirë edhe mbi fondet europiane, ndërsa ish-ministrja Frida Krifca, e përmendur në skandal. “Fondet e IPARD […]
Autoritetet greke kundër Pastrimit të Parave kanë njoftuar nisjen e një hetimi të gjerë për keqpërdorimin e fondeve të Bashkimit Europian për bujqësinë, që u shpërndanë për vite të tëra përmes agjencisë greke, OPEKEPE. Sipas raportimeve në mediat e vendit fqinj, hetimi nuk do të përqendrohet vetëm te fermerët përftues, por edhe të kushdo që […]
Edi Rama u shfaq sot i preokupuar shumë për cështje të bujqësisë dhe zhvillimit rural. Hapi siparin e një serie takimesh që do të vijojnë edhe në zona të tjera të vendit. Plot teatër dhe propagandë për të mbushur hendekun e madh në këtë sektor, rrënimin e fermave dhe uljen drastike të prodhimit.
Morali i Ramës për bujqësinë vjen në një kohë kur Bashkimi Europian i ka vënë njollë të zezë Shqipërisë sepse vodhi fondet e programit IPARD I dhe II.
Ky program është i bllokuar prej më shumë se dy vitesh dhe Shqipërisë i kërkohet të kthejë lekët mbrapsht. Por si gjithmonë në këto raste, Rama s’mban përgjegjësi për ata që hanë dardhë e kumbulla pas shpinës së tij.
Nëse në Greqi një skandal i ngjashëm abuzimi me fondet europiane për fermerët solli shkarkim të ministrit përgjegjës dhe zyrtarëve të tjerë, në Shqipëri s’ka ndodhur asgjë.
Përkundrazi, Edi Rama, ministren përgjegjëse dhe ish- drejtoreshën Frida Krifca, e mbajti në kabinetin e tij si këshilltare.
Me fondet e IPARD në Shqipëri, qeveria shpërndau llokma miliona euro për ndërtime resortesh në bregdet e deri te kompania fantazmë e inceneratorit të Tiranës.