Sipas Sky Sports, zyrtarĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« LigĂ«s Profesionale Saudite presin qĂ« Cristiano Ronaldo tâi japĂ« fund âgrevĂ«sâ dhe tĂ« rikthehet nĂ« aksion kĂ«tĂ« javĂ«.
Ronaldo mungoi në fitoren 1-0 të Al Nassr ndaj Al Riyadh, por tani pritet të luajë të premten kundër Al Ittihadit, pasi besohet se ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me situatën e krijuar.
Portugezi, i cili të enjten mbush 41 vjeç, nuk ishte parë pranë qendrës stërvitore të Al Nassr, ndërsa disa raportime pretendonin se ai ishte kthyer në Portugali përpara ditëlindjes.
Megjithatë, këto raportime nuk rezultuan të sakta, pasi Ronaldo është rikthyer sot në stërvitje, gjë që e ka konfirmuar vetë përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ku ka vendosur dy zemra me ngjyrat e klubit.
Sipas mediave, Ronaldo ishte i pakënaqur me investitorët kryesorë të futbollit në Arabinë Saudite, pasi rivali kryesor, Al Hilal, arriti ta transferojë Karim Benzeman nga Al Ittihad, një lëvizje që, sipas tij, prish balancat e kampionatit.
Cristiano Ronaldo mbetet ndër golashënuesit më të mirë të Ligës Profesionale Saudite, me 17 gola në 18 paraqitje, ndërsa synimi i tij i madh vazhdon të jetë arritja e shifrës historike prej 1000 golash në karrierë. /Telegrafi/
Programet arsimore të Pekinit po riformësojnë perceptimet te të rinjtë e Ballkanit, përderisa fuqia e butë shtrihet përtej infrastrukturës.
Përderisa investimet e mëdha të Kinës po vihen nën vëzhgim në mbarë Evropën, Pekini po i drejtohet një forme më të butë ndikimi në Ballkan: bursa, shkëmbime universitare dhe studentë të rinj që ndajnë jetën në Kinë me audiencat në vendet e tyre.
Kjo përfshin mundësi studimi të financuara nga Kina, e cila ofron bursa për shkollim, pagesa mujore dhe qasje në universitete me rritje të shpejtë. Shumë prej këtyre studentëve kanë ndarë, gjithashtu, përvojat e tyre në rrjetet sociale, ku kanë një numër të konsideruar ndjekësish, ndërsa të tjerë janë paraqitur në media ose në institucione zyrtare kineze.
âAplikova pĂ«r qejf [nĂ« kursin e gjuhĂ«s kineze], ngaqĂ« ishte njĂ« gjuhĂ« e re qĂ« nuk e kam mĂ«suar asnjĂ«herĂ«", i tha Radios Evropa e LirĂ« (REL), Era KĂ«rnaja, njĂ« 24-vjeçare nga veriu i ShqipĂ«risĂ« qĂ« tani studion shkenca kompjuterike nĂ« Universitetin e ShkencĂ«s dhe TeknologjisĂ« Kunming, nĂ« provincĂ«n Yunnan tĂ« KinĂ«s.
âNĂ«se dikush do ta ma bĂ«nte njĂ« pyetje para tre vjetĂ«sh, unĂ« do tĂ« thosha qĂ« Kina Ă«shtĂ« komunizĂ«m, vend i mbyllur, kaq. Por, tani mĂ« ka ndryshuar [mendimi] 360 shkallĂ«â, tha ajo.
Derisa Pekini njihet më së shumti në rajon për projekte infrastrukturore në vlera miliarda dollarëshe, kredi dhe partneritete teknologjike, arsimi është shfaqur si një kanal më i butë përmes të cilit Kina po i formëson perceptimet.
Kjo është veçanërisht e theksuar te brezat më të rinj, për të cilët sondazhet tregojnë se janë më të hapur ndaj portretizimit që Pekini i bën vetes si një fuqi e mirë dhe e përgjegjshme.
âDoja tâua ndryshoja mendimin qĂ« kanĂ« shqiptarĂ«t pĂ«r KinĂ«n dhe tâju tregoja qĂ« mos besoni nĂ« çdo gjĂ« qĂ« shikoni", tha KĂ«rnaja, e cila qĂ« nga viti 2023 - kur nisi tĂ« jetonte nĂ« KinĂ« - ka filluar tĂ« postojĂ« pĂ«r pĂ«rvojĂ«n e saj nĂ« llogarinĂ« e saj nĂ« TikTok dhe tani ka mĂ« shumĂ« se 8 mijĂ« ndjekĂ«s.
Për Pekinin, thonë analistët, këto programe i shërbejnë një qëllimi afatgjatë: kultivimin e rrjeteve personale, narrativave të favorshme dhe profesionistëve të ardhshëm që kanë përvojë të drejtpërdrejtë nga Kina dhe janë të gatshëm ta ndajnë atë në vendet e tyre.
Kjo shtytje e fuqisë së butë përbën një plotësim të rëndësishëm të ndikimit politik dhe ekonomik në rritje të Kinës në Ballkan dhe mund të sjellë audienca më të hapura ndaj përpjekjeve të Kinës për të zgjeruar shtrirjen e saj ekonomike dhe për t'i shtyrë interesat e saj.
âPekini ka interes tĂ« dĂ«rgojĂ« sa mĂ« shumĂ« studentĂ« dhe shkencĂ«tarĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ« nĂ« KinĂ«", i tha REL-it Stefan Vlladisavljev, ekspert pĂ«r rolin e Pekinit nĂ« Ballkan pranĂ« Fondacionit BFPE, njĂ« institut kĂ«rkimor me seli nĂ« Beograd.
âAjo [Kina] po pĂ«rpiqet tĂ« pozicionohet si njĂ« ofruese e zhvillimit [dhe] tĂ« qenit e pranishme nĂ« EvropĂ« Ă«shtĂ« njĂ« aspekt shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m i shtrirjes globale".
Përvoja e Kërnajës pasqyron një prirje më të gjerë që po zhvillohet në Ballkan, ku mundësitë arsimore kineze kanë ngjallur interes edhe në vende si Shqipëria dhe Kosova, të cilat mbeten fuqishëm pro perëndimore në orientimin e tyre politik, për shkak të mbështetjes historike amerikane për shtetësinë dhe demokracinë e tyre.
ShqipĂ«ria dhe Kosova â tĂ« lidhura nga lidhje tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta politike, gjuhĂ«sore dhe kulturore â janĂ« vende mĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r depĂ«rtimin kinez nĂ« Ballkan.
Ndikimi rajonal i Pekinit është zgjeruar përgjithësisht nga Serbia, ku Beogradi ka joshur miliarda dollarë investime dhe ka ndërtuar lidhje të thella politike.
Serbia dallohet si partneri më i avancuar arsimor i Kinës në rajon, ku janë vendosur tri institute Konfuci që mbështesin mësimin e gjuhës kineze në dhjetëra shkolla. Në historinë 20-vjeçare të Institutit në Serbi, numri i pjesëmarrësve është rritur nga disa dhjetëra në disa qindra çdo vit dhe bashkëpunimi arsimor është forcuar nga disa marrëveshje të reja mes dy shteteve të nënshkruara në vitin 2018.
âNĂ«se Kina ka njĂ« bastion nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor, ajo ka edhe njĂ« bastion nĂ« EvropĂ«", tha Vlladisavljev.
Por, fuqia e butë kineze, kryesisht përmes programeve arsimore dhe përhapjes në rrjetet sociale, po shënon gjithashtu disa suksese të hershme edhe gjetkë në rajon.
Instituti Konfuci në Shqipëri, ku Kërnaja mësoi gjuhën kineze dhe mori udhëzime për të aplikuar për bursën e saj, është një nga kanalet më të dukshme të shkëmbimit arsimor brenda Universitetit të Tiranës.
Ai e pĂ«rshkruan veten si njĂ« âinstitut arsimor joqeveritar, jofitimprurĂ«s", i bashkorganizuar me Universitetin e Studimeve tĂ« Huaja tĂ« Pekinit, qĂ« ofron mĂ«sime tĂ« gjuhĂ«s kineze dhe programe kulturore. Gjithashtu ofron bursa dhe ndihmon studentĂ«t tĂ« aplikojnĂ« nĂ« nivele tĂ« ndryshme, pĂ«rfshirĂ« nĂ« universitete individuale ose nĂ« nivel federal dhe kombĂ«tar brenda KinĂ«s.
Këto institute ekzistojnë kudo në Ballkanin Perëndimor, përveç Kosovës, pavarësia e së cilës nuk njihet nga Kina dhe si rrjedhojë nuk ka përfaqësim zyrtar nga Pekini.
Institutet Konfuci janë nën vëzhgim gjithnjë e më të madh në të gjithë Evropën, derisa disa qeveri i kanë mbyllur ato për shkak të shqetësimeve lidhur me lirinë akademike dhe ndikimin politik.
Por, në pjesën më të madhe të Ballkanit, ato po shihen gjithnjë e më shumë nga të rinjtë si platforma të vlefshme fillestare për të ndjekur mundësi ekonomike dhe arsimore.
Ekspertët që ndjekin angazhimin kinez në rajon thonë se historitë dhe përvojat personale të ndara nga studentë vendas që studiojnë në Kinë kanë ndikim dhe duket se po ndjekin një model të kopjuar nga vende të tjera perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara.
âKina po merr njĂ« faqe nga libri i vendit qĂ« e ka bĂ«rĂ« mĂ« sĂ« miri fuqinĂ« e butĂ« â Shtetet e Bashkuara", tha Vlladisavljev.
Bursa, shkëmbime dhe të dhëna të kufizuara
Angazhimi arsimor i Kinës në Ballkan ndërtohet mbi një mozaik programesh: bursa të Qeverisë kineze, grante të lidhura me institutet Konfuci, marrëveshje në nivel universitetesh dhe kurse trajnimi afatshkurtra.
MeqĂ« programet ndryshojnĂ« shumĂ« sipas vendit dhe vitit â dhe meqĂ« institucionet kineze dhe ato ballkanike nuk publikojnĂ« tĂ« dhĂ«na gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se â nuk ka njĂ« regjistĂ«r tĂ« qartĂ« publik qĂ« tĂ« tregojĂ« se sa studentĂ« ballkanikĂ« kanĂ« studiuar nĂ« KinĂ« ndĂ«r vite.
Radio Evropa e Lirë gjeti se disa studentë shqiptarë që studiojnë në Kinë janë shfaqur gjithashtu në mediat shtetërore kineze, përfshirë Radio Kina Ndërkombëtare (CRI), që është botimi shqip i transmetuesit kryesor shtetëror kinez (CGTN), ku kanë ndarë rrëfime shumë pozitive për përvojat e tyre.
Sondazhet e opinionit publik në Shqipëri, përfshirë Barometrin e Sigurisë së Shqipërisë, tregojnë se pikëpamjet ndaj Kinës mbeten kryesisht neutrale, megjithëse perceptimet pozitive janë rritur lehtë vitet e fundit.
NdĂ«rkohĂ«, pavarĂ«sisht mungesĂ«s sĂ« bashkĂ«punimit institucional nĂ« KosovĂ«, studentĂ« individualĂ« â shpesh nga diaspora e shpĂ«rndarĂ« nĂ« EvropĂ« dhe AmerikĂ«n e Veriut â kanĂ« gjetur rrugĂ«n drejt KinĂ«s dhe ndajnĂ« pĂ«rvojat e tyre me popullsinĂ« e re nĂ« vend.
Vlera Kelmendi, e lindur në Kosovë dhe e migruar në Norvegji, i tha televizionit lokal kosovar ATV, në një intervistë në vitin 2025, se zgjodhi Kinën nga kureshtja, duke përshkruar një përvojë shumë pozitive atje.
Kelmendi, e cila refuzoi të fliste për REL-in, dokumenton jetën e saj në Kinë në llogarinë e saj publike në TikTok me më shumë se 16 mijë ndjekës, duke arritur audienca në Kosovë, ku opinioni publik ndaj Kinës mbetet kryesisht negativ.
Në anën tjetër, ndonëse nuk ka kurse zyrtare kineze në Kosovë, zyrtarët në Institutin Konfuci në Tiranë thanë se kanë vërejtur interes në rritje nga studentët e Kosovës.
âDo tĂ« donim shumĂ« tĂ« shihnim studentĂ« nga Kosova qĂ« tĂ« mĂ«sojnĂ« gjuhĂ«n kineze", i tha Radios Evropa e LirĂ«, Zheng Baoguo, drejtori i Institutit Konfuci nĂ« TiranĂ«.
âDo tĂ« pĂ«rpiqemi maksimalisht tĂ« krijojmĂ« mundĂ«si pĂ«r ta, nĂ«se ata janĂ« tĂ« gatshĂ«m.â
Kur studimi jashtë vendit bëhet komunikim digjital
Më pak se dy orë larg Kosovës, Kadir Ismajli, një student 26-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, pati një rrugë shumë më të drejtpërdrejtë drejt Kinës.
Ndërsa fillimisht po kërkonte të studionte diku tjetër, studenti me nacionalitet shqiptar tha se mori një bursë shtetërore kineze për një diplomë master në provincën Yunnan, ku mori ndihmë edhe nga ambasada në procesin e aplikimit.
Ashtu si të tjerët, Ismajli ka ndërtuar një numër ndjekësish në TikTok me më shumë se 31 mijë persona, ku veç tjerash, poston edhe për jetën e tij në Kinë.
âE fillova TikTok-un pĂ«r biznes, por kur shoh diçka interesante kĂ«tu, e postoj", tha ai.
âNĂ« shtĂ«pi njerĂ«zit mĂ« thonĂ« se nuk e kemi ditur si ishte nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« Kina".
NjĂ« studim mbi ndikimin kinez nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut, i kryer nga organizata Estima me seli nĂ« Shkup, zbuloi se âperceptimi i reputacionit tĂ« KinĂ«s nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut Ă«shtĂ« njĂ« tablo e pĂ«rzier qĂ« ka tendencĂ« tĂ« jetĂ« mĂ« pozitive te njerĂ«zit qĂ« kanĂ« pasur pĂ«rvojĂ« dhe ndĂ«rveprim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« me KinĂ«n dhe aktorĂ«t kinezĂ«".
Sipas të dhënave të Estima-s nga viti 2005, numri i bursave kineze për studentët e Maqedonisë së Veriut ka qenë në rritje.
Programet e edukimit të gjuhës kineze po depërtojnë gjithashtu edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Mali i Zi ka pasur një institut Konfuci që nga viti 2015 dhe ka dërguar më shumë se 100 studentë në Kinë gjatë kësaj periudhe, sipas një raporti nga Qendra për Analiza të Politikave Evropiane (CEPA).
Në Bosnje-Hercegovinë ekziston një marrëveshje formale për shkëmbime arsimore me Kinën dhe programet e financuara nga Kina vazhdojnë të rriten, veçanërisht përmes Universitetit të Sarajevës Lindore, ku më shumë se 170 studentë kanë marrë pjesë në programe shkëmbimi në Kinë.
Mes këtij grupi është edhe Ana Jasarevic, një 23-vjeçare që studionte në departamentin e gjuhës kineze të Universitetit të Sarajevës Lindore.
Ajo kaloi vitin e kaluar në Universitetin e Vuhanit me disa kolegë të tjerë nga fakulteti.
âKur mbĂ«rritĂ«m, ishte pak tronditje kulturore sepse Ă«shtĂ« krejtĂ«sisht ndryshe", tha ajo.
Pas diplomimit, ajo tani thotë se planifikon të regjistrohet në një program të nivelit master në Kinë.
âMĂ« pĂ«lqeu atje, megjithĂ«se e kuptoj qĂ« shumĂ« njerĂ«z nuk e pĂ«lqejnĂ« mĂ«nyrĂ«n se si funksionojnĂ«", tha ajo. âKam qenĂ« nĂ« shumĂ« qytete, kam udhĂ«tuar nĂ«pĂ«r vend dhe jam ndier e sigurt kudo".
Pulë, viç, derr, gjeldeti apo qengj, zgjedhja e mishit është një dilemë e përhershme për shumë njerëz. Shpesh vendosim bazuar te shija dhe jo te vlerat ushqyese, por çfarë thonë studimet më të fundit dhe ekspertët e ushqimit? Nutricionistja e njohur britanike Amanda Serif ka analizuar llojet më të zakonshme të mishit dhe ndikimin e tyre në shëndet.
Nga salçiçet e lira pĂ«r hot dog deri te bifteku i shtrenjtĂ« Wagyu, mishi Ă«shtĂ« pjesĂ« qendrore e dietĂ«s pĂ«r miliona njerĂ«z nĂ« mbarĂ« botĂ«n. Ădo kulturĂ« ka preferencat e saj: diku konsumohet mĂ« shumĂ« qengji, diku pula, ndĂ«rsa nĂ« disa vende edhe lloje mĂ« pak tĂ« zakonshme. MegjithatĂ«, pavarĂ«sisht dallimeve, ekspertĂ«t bien dakord se mishi i freskĂ«t dhe i papĂ«rpunuar Ă«shtĂ« njĂ« burim i rĂ«ndĂ«sishĂ«m proteinash, hekurit, zinkut dhe vitaminave.
Mishi i pĂ«rpunuar â rreziku qĂ« nuk duhet nĂ«nvlerĂ«suar
Jo të gjitha produktet e mishit janë njësoj. Produktet e përpunuara si sallamet, proshuta dhe salçiçet përmbajnë shpesh sasi të larta kripe dhe yndyrash të ngopura. Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka klasifikuar këto produkte si kancerogjene dhe paralajmëron se konsumimi i rregullt rrit rrezikun e kancerit kolorektal.
âNjĂ« konsum i moderuar i mishit tĂ« freskĂ«t mund tĂ« jetĂ« pjesĂ« e njĂ« diete tĂ« shĂ«ndetshme, por salçiçet e skuqura çdo ditĂ« nuk duhet tĂ« jenĂ« ideja e askujt pĂ«r ushqim tĂ« balancuarâ, thekson Amanda Serif.
Pulë apo gjeldeti?
Mishi i pulës është më i konsumuar në botë dhe një burim i shkëlqyer proteinash të plota. Gjoksi i pulës ka më pak yndyrë dhe kalori, ndërsa kofshët janë më të shijshme për shkak të përmbajtjes më të lartë të yndyrës dhe mineraleve.
Gjeldeti, nga ana tjetër, konsiderohet edhe më i pasur me proteina dhe më i varfër në yndyrë, duke e bërë një zgjedhje shumë të mirë për ata që synojnë një dietë të lehtë dhe të shëndetshme.
Viçi â i vlefshĂ«m, por me masĂ«
Mishi i viçit Ă«shtĂ« i pasur me hekur lehtĂ«sisht tĂ« pĂ«rthithshĂ«m dhe proteina cilĂ«sore, tĂ« domosdoshme pĂ«r prodhimin e hemoglobinĂ«s. MegjithatĂ«, si mish i kuq, ai duhet konsumuar me masĂ«. Rekomandimi Ă«shtĂ« jo mĂ« shumĂ« se 2â3 porcione nĂ« javĂ« (350â500 g) dhe preferimi i copave mĂ« tĂ« ligĂ«ta.
Derr â nga shumĂ« i shĂ«ndetshĂ«m te shumĂ« i rrezikshĂ«m
Mishi i derrit është ndër më të konsumuarit në Europë dhe ka një profil shumë të ndryshueshëm ushqyes. Filetoja e derrit është e pasur me proteina dhe relativisht e varfër në yndyrë, ndërsa barku i derrit është jashtëzakonisht kalorik dhe i pasur me yndyrë të ngopur. Problemi kryesor mbetet përpunimi i tij në produkte si proshuta dhe sallami, të cilat rrisin rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe kancer.
Mishi nuk është armik i shëndetit, por zgjedhja e llojit, sasisë dhe mënyrës së përgatitjes është vendimtare. Preferoni mish të freskët, copa të ligëta, shmangni produktet e përpunuara dhe mos e teproni me sasinë. Një dietë e balancuar fillon gjithmonë me moderim dhe informim.
NjĂ« konflikt ka degraduar nĂ« pĂ«rdorimin e thikĂ«s nĂ« qytetin e Korçës pasditen e sotme. Sipas informacioneve paraprake, autori Ă«shtĂ« njĂ« 17 vjeçar ndĂ«rsa i plagosur ka mbetur njĂ« 37 vjeçar. Sipas tĂ« dhĂ«nave mĂ«sohet se 34 vjeçari ka marrĂ« dĂ«mtime nĂ« dorĂ« nga mjeti mprehĂ«s ndĂ«rsa ka ardhur pak ditĂ« mĂ« parĂ« nĂ« ShqipĂ«ri [âŠ]
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në një lokal në qytet, një konflikt ka degraduar në përdorimin e thikës.
Autori është një 17 vjeçar ndërsa i plagosur ka mbetur një 34 vjeçar. Sipas të dhënave mësohet se 34 vjeccari ka marrë dëmtime në dorë nga mjeti mprehës ndërsa ka ardhur pak ditë më parë në Shqipëri pasi jetonte jashtë shtetit (në Greqi).
Shkak i sherrit mendohet të ketë qenë një konflikt i mëparshëm. Autori i mitur ndodhet tashmë në komisariatin e Korçës ndërsa i plagosuri po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.
Analisti politik Ergys MĂ«rtiri, i ftuar nĂ« emisionin âTirana Liveâ nĂ« ABC News, deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka as kapacitetin dhe as mbĂ«shtetjen e nevojshme popullore pĂ«r tĂ« rrĂ«zuar qeverinĂ«. Sipas tij, mungesa e instrumentit kryesor popullit, e bĂ«n opozitĂ«n aktuale tĂ« pafuqishme, ndĂ«rsa veprimet e BerishĂ«s i cilĂ«soi si pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« fshehur dobĂ«sinĂ« e brendshme.
Mërtiri theksoi se vendi ndodhet përballë një qeverie dhe një opozite me imazh të dëmtuar, ndërsa brenda Partisë Demokratike po thellohet përplasja mes bazës që kërkon ndryshim dhe elitave që mbështesin statuskuon.
âBerisha nuk ka fuqinĂ« qĂ« tĂ« rrĂ«zojĂ« qeverinĂ«, sepse nuk ka mbĂ«shtetje popullore. Nuk ka asnjĂ« mjet qĂ« ta rrĂ«zojĂ« qeverinĂ«, sepse nuk ka popullin, instrumentin e vetĂ«m pĂ«r tĂ« rrĂ«zuar qeverinĂ«. PĂ«rpjekja e BerishĂ« pĂ«r tĂ« prodhuar tym dhe flakĂ« Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« treguar pafuqinĂ« e vet. Kemi njĂ« qeveri me imazhin mĂ« tĂ« keq, nga ana tjetĂ«r kemi edhe njĂ« opozitĂ« me imazhin mĂ« tĂ« keq ndonjĂ«herĂ«. Berisha pĂ«r shkak se ka vendosur nĂ« krye njerĂ«z servilĂ«, tĂ« cilĂ«t i kontrollon dhe i shantazhin i ka deri diku tĂ« fortifikuara rrugĂ«t pĂ«r tĂ« qĂ«ndruar nĂ« PD.
Nga ana tjetĂ«r ka njĂ« pakĂ«naqĂ«si nga anĂ«tarĂ«t e tjerĂ« tĂ« PD, sepse kĂ«rkojnĂ« ndryshim. Salianji ka filluar qĂ« tĂ« ketĂ« njĂ« rol drejtues dhe ka njerĂ«z nga mbrapa. Berisha frikĂ«sohet sepse e di qĂ« forcat e Salianjit qĂ«ndrojnĂ« tek mbĂ«shtetja e tij. Berisha Ă«shtĂ« i rrĂ«zuar dhe i kalbur nga brenda dhe mbahet vetĂ«m me paterica. Ka njĂ« dallim mes demokratĂ«ve tĂ« thjeshtĂ« qĂ« duan ndryshim dhe elitave tĂ« asaj partie qĂ« kĂ«rkojnĂ« statuskuo, sepse vetĂ«m ajo i mban nĂ« pushtetâ, tha MĂ«rtiri.
Gazeta Si â NjĂ« 37-vjeçar me iniciale B.Q., ka mbetur i plagosur me thikĂ« nĂ« njĂ« konflikt tĂ« ndodhur nĂ« njĂ« lokal nĂ« qytetin e Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është një 17-vjeçar, P.K., ndërsa i plagosuri ka pësuar dëmtime në dorë nga mjeti prerës dhe ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Konflikti dyshohet se e ka zanafillën rreth dy vite më parë, ku B.Q., kishte vjedhur banesën e familjes së 17-vjeçarit.
Pak ditë më parë i plagosuri kishte kthyer në Shqipëri nga Greqia dhe pasi adoleshenti e pa në lokal, ka nisur një debat që shpejt u përshkallëzua.
Fillimisht, sipas informacioneeve, 34-vjeçari ka goditur i pari 17-vjeçarin, por ky i fundit ka reaguar duke nxjerrë thikën dhe duke e plagosur në pjesën e krahut.
17-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes, por forcat e policisë e kapën dhe e shoqëruan në komisariat vetëm pak minuta më vonë.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe zbardhjen e dinamikës së saktë.
Sipas burimeeve në rrugë jo zyrtare nga policia, konfirmohet se ngjarja dyshohet të ketë lidhje me hakmarrjen për vjedhjen e vjetër të banesës.
NjĂ« regjistrim i trafikantit seksual Jeffrey Epstein me ish-kryeministrin izraelite Ehud Barak, tregon se si ata janĂ« tĂ« habitur me tĂ« ardhurat e ish-kryeministrit britanik Tony Blair dhe me miliona dollarĂ« qĂ« sipas tyre ai po fitonte. âTony ka marrĂ« njĂ« drejtim tĂ« çuditshĂ«m. Nuk e di çfarĂ« po bĂ«n Tony pĂ«r tĂ« fituar para. [âŠ]
Java e 23-tĂ« e Serie A ka pĂ«rfunduar me fitoren e qartĂ« 3-0 tĂ« Milanit ndaj BolognĂ«s. Kampionati do tĂ« rifillojĂ« tĂ« premten, mĂ« 6 shkurt, me ndeshjen Verona-Pisa, e cila shĂ«non fillimin e javĂ«s sĂ« 24-tĂ«. NĂ« prag tĂ« kĂ«tij raundi tĂ« ardhshĂ«m, Gjyqtari Sportiv ka zyrtarizuar pezullimin e gjashtĂ« futbollistĂ«ve. AsnjĂ« trajner nuk do tĂ« ndalet nĂ« ndeshjet e ardhshme. MĂ« poshtĂ« paraqitet kuadri i plotĂ« iâŠ
Projekti i kompanisĂ« âGener 2â pĂ«r tĂ« kthyer njĂ« pjesĂ« tĂ« bregdetit mes ShĂ«ngjinit dhe VelipojĂ«s nĂ« njĂ« resort luksoz me emrin âBlue Borgoâ ka nxitur sĂ«rish pĂ«rplasje me banorĂ«t e zonĂ«s.
Prej së hënës dhjetëra banorë të Baks-Rrjollit në Shkodër, të cilët pretendojnë se ndërtimi po bëhet duke shkelur mbi të drejtat e tyre për pronën, janë në protestë.
Ata kërkojnë që punimet të pezullohen deri në një vendim nga gjykata. Përplasja mes tyre, policisë dhe grupit të investitorëve vijon prej vitit të shkuar, kur edhe atëherë kompania provoi të niste punimet në zonë.
Nga njëra anë qëndron një leje ndërtimi e firmosur nga qeveria dhe një investitor strategjik. Nga ana tjetër, dhjetëra familje që pretendojnë se investimi po bëhet pa pëlqimin e tyre, mbi toka të grabitura përmes dokumentesh të falsifikuara.
Përplasja me policinë dhe përshkallëzimi i çështjes
Të martën, rreth 30-40 banorë u shoqëruan në komisariat pasi bllokuan rrugën Shëngjin-Velipojë dhe u përpoqën të ndalnin punimet. Protesta vijoi edhe sot, ngjashëm, me bllokim të rrugës çka u shoqërua sërish me përplasje me policinë.
Pas rreth një ore pritjeje për ambulancë, një prej protestuesve, i cili humbi ndjenjat, u transportua me urgjencë për në spital.
BanorĂ«t paralajmĂ«ruan se tĂ« enjten do tĂ« udhĂ«tojnĂ« drejt TiranĂ«s pĂ«r tâiu drejtuar StrukturĂ«s sĂ« Posaçme Anti-Korrupsion, ku prej marsit tĂ« vitit tĂ« kaluar kanĂ« depozituar njĂ« kallĂ«zim pĂ«r çështjen e pronĂ«sisĂ«, pa marrĂ« ende njĂ« pĂ«rgjigje publike.
Paralelisht, nĂ« zonĂ«, kompania âGener 2â vijon punimet. MakineritĂ« e saj kishin hapur trasenĂ« e rrugĂ«s dytĂ«sore pĂ«r nĂ« kantier. KamionĂ« dhe makineri tĂ« rĂ«nda po lĂ«viznin dherat, teksa njĂ« grup punonjĂ«sish qĂ«ndronin nĂ« anĂ«, pĂ«rballĂ« protestuesve.
Pas përplasjeve dhe sinjalizimeve të banorëve, buzë rrugës ishte vënë një tabelë, e cila pavarësisht se fliste për projektin, nuk shoqërohej me lejen e zbardhur dhe firmosur të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU).
Zona e Baks-Rrjollit në Velipojë ku pritet të ngrihet resorti Blue Borgo/Citizens.al
Tabela tregonte se investimi pĂ«rllogaritet nĂ« vlerĂ«n prej rreth 26.8 miliardĂ« lekĂ« (280 milionĂ« euro) dhe se kompania âGener 2â kishte marrĂ« licencĂ« zbatimi pĂ«r projektin (NZ. 4586/34) mĂ« 16 shtator 2025. Kjo nĂ«nkupton se kompania kur provoi tĂ« hapte kantierin nĂ« mars 2025 nuk kishte licencĂ«.
NĂ« letĂ«r, KKTU e ka dhĂ«nĂ« lejen e ndĂ«rtimit tĂ« resortit mĂ« 17 dhjetor 2024 â e zbardhur vetĂ«m nĂ« janar 2026 nĂ« web-faqen e AgjencisĂ« sĂ« Zhvillimit tĂ« Territorit. Vendimi parashikon 33 struktura akomoduese dhe shĂ«rbimi, me objekte nga 3 deri nĂ« 10 kate mbi tokĂ« dhe njĂ« kat nĂ«ntokĂ«, pĂ«rfshirĂ« struktura hoteliere dhe sociale-kulturore.
Zona e zhvillimit parashikohet nĂ« rreth 146 hektarĂ« mes âRanĂ«s sĂ« Hedhunâ dhe Rrjollit.
Sipas Agjencia KombĂ«tare e Mjedisit, pĂ«r projektin âBlue Borgoâ qe zhvilluar konsultim publik nĂ« shtator 2024, nĂ« kuadĂ«r tĂ« procedurave pĂ«r VlerĂ«simin e Ndikimit nĂ« Mjedis (VNM).
Konsultimi është pasqyruar në përmbledhjen jo-teknike të raportit mjedisor, ku projekti prezantohet si zhvillim turistik me ndikim të menaxhueshëm në mjedis.
Tabela e vendosur nĂ« kantierin e resortit âBlue Borgoâ/Citizens.al
NĂ« dhjetor 2024, projekti ka pĂ«rfituar statusin e investitorit strategjik pĂ«r strukturĂ« akomoduese me pesĂ« yje, duke i hapur rrugĂ« pĂ«rparĂ«sive procedurale dhe mbĂ«shtetjes institucionale. MegjithatĂ«, referuar njĂ« korrespondence tĂ« Citizens.al me AgjencinĂ« Shqiptare tĂ« Zhvillimit tĂ« Investimeve (AIDA), deri nĂ« maj 2025, âi vetmi projekt me status aktivâ ishte projekti âDukagjini Resortâ me subjekt âDukagjini Groupâ.
Sidoqoftë, këto vendimmarrje janë marrë paralelisht me një konflikt të hapur pronësie në zonë, i cili po kundërshtohet nga banorët dhe është ende në proces gjyqësor, duke e kthyer projektin në një nga rastet më të debatuara të zhvillimit turistik të momentit për bregdetin në veri.
Konflikti i pronës: Ligjshmëri formale, konflikt real
Thelbi i përplasjes nuk lidhet vetëm me përmasën e projektit, por me pronësinë e tokës. Banorët pretendojnë se parcela të trashëguara prej dekadash janë regjistruar në emër të palëve të treta përmes dokumenteve të falsifikuara dhe më pas janë shitur te investitori.
Pikërisht kjo çështje është objekt i një procesi gjyqësor ende në zhvillim. Banorët kërkojnë që, në kushtet e një konflikti të hapur pronësie, punimet të ndalen deri në një vendim përfundimtar, për të shmangur një situatë të pakthyeshme.
Megjithatë, leja e ndërtimit nuk parashikon asnjë klauzolë pezullimi në rast kontestimi gjyqësor, duke e zhvendosur konfliktin nga salla e gjyqit në terren, mes banorëve dhe policisë.
Kompania âGener 2â reagoi vitin e shkuar duke theksuar pĂ«rmes njĂ« njoftimi pĂ«r shtyp se âpretendimet janĂ« spekulimeâ dhe se ajo garantonte se âgjatĂ« gjithĂ« procesit, nuk ka shkelur tĂ« drejtat e pronĂ«s sĂ« askujtâ.
Sipas lejes, subjekti zhvillues i projektit Ă«shtĂ« shoqĂ«ria âABA Blue Borgoâ, e themeluar nĂ« janar 2024. Por, ajo Ă«shtĂ« pjesĂ« e grupit âGener 2â, nĂ« pronĂ«si si aksioner kryesor tĂ« sipĂ«rmarrĂ«sit Bashkim Ulaj.
Pamje e zonës bregdetare të Rrjollit dhe zona që parashikohet të merret për shfrytëzim nga resorti Blue Borgo.
Dokumentet tregojnë ndryshime të shpeshta në strukturën e ortakëve dhe transferime kuotash gjatë viteve 2024-2025, një element që banorët e përdorin si argument shtesë për të shtuar pretendimet për abuzime të mundshme.
Rasti i Rrjollit ndjek një model të njohur në zhvillimet turistike të viteve të fundit: projekte të mëdha të miratuara në nivel qendror, mbi toka me histori të paqarta pronësie, ku banorët përballen përpara faktit të kryer.
Ndërsa shteti e konsideron projektin si investim strategjik, banorët mbeten përballë vetëm një alternative: Zhvendosjes së pretendimeve në rrafshin juridik, çka nënkupton largimin nga prona.
Në mungesë të një reagimi publik nga SPAK apo nga qeveria që ka miratuar lejen, përplasja duket se do të thellohet pasi asnjë prej banorëve nuk duket se do të tërhiqet.
Rrjeti i Organizatave tĂ« Personave me AftĂ«si tĂ« Kufizuara dĂ«noi dje gjuhĂ«n e urrejtjes sĂ« pĂ«rdorur ndaj gazetarit Stenaldo MĂ«hilli, person me aftĂ«si tĂ« kufizuar nĂ« shikim, gjatĂ« programit âBig Brother Albania VIPâ.
Sipas organizatave, gjuha e pĂ«rdorur Ă«shtĂ« e papranueshme dhe pĂ«rbĂ«n shkelje tĂ« rĂ«ndĂ« tĂ« parimeve tĂ« barazisĂ« dhe dinjitetit njerĂ«zor. âPĂ«rbĂ«n ableizĂ«m, njĂ« formĂ« diskriminimi qĂ« buron nga premisa se personat me aftĂ«si tĂ« kufizuara janĂ« mĂ« pak tĂ« vlefshĂ«m se personat pa aftĂ«si tĂ« kufizuaraâ, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e tyre.
Organizatat theksuan se kjo është gjithashtu gjuhë urrejtjeje, pasi nuk cenon vetëm individin, por edhe komunitetin e personave me aftësi të kufizuara.
âDuke pĂ«rcjellĂ« mesazhin se jetĂ«t tona janĂ« mĂ« pak tĂ« denja pĂ«r tâu jetuar se ato tĂ« tĂ« tjerĂ«ve, veçanĂ«risht duke marrĂ« parasysh audiencĂ«n e gjerĂ« tĂ« kĂ«tij programiâ, thuhet mĂ« tej nĂ« deklaratĂ«n e organizatave.
MĂ« tej, ato theksuan se njĂ« gjuhĂ« e tillĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rdorur historikisht pĂ«r tĂ« izoluar dhe pĂ«rjashtuar personat me aftĂ«si tĂ« kufizuara, âduke i penguar ata tĂ« marrin pjesĂ« nĂ« shoqĂ«ri nĂ« baza tĂ« barabarta me tĂ« tjerĂ«t. Ajo ushqen stigma dhe paragjykimâ.
Njëjtë reagoi edhe Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë, të cilët u shprehën se është një mesazh i rrezikshëm që cenon dinjitetin njerëzor dhe ushqen paragjykimet ndaj personave me aftësi të kufizuara.
âShoqata e tĂ« VerbĂ«rve tĂ« ShqipĂ«risĂ« (SHVSH) dĂ«non me forcĂ« gjuhĂ«n e pĂ«rdorur ndaj konkurrentit tĂ« verbĂ«r, Stenaldo MĂ«hilli, ku verbĂ«ria u etiketua si âdĂ«nimâ apo âmallkimâ (âTy tĂ« ka dĂ«nuar Zoti / tĂ« ka mallkuar Zotiâ)â, u shpreh shoqata.
Rrjeti i organizatave kĂ«rkuan qĂ« produksioni i âBig Brother Albania VIPâ tĂ« marrĂ« masa pĂ«r pĂ«rjashtimin e pjesĂ«marrĂ«sve qĂ« pĂ«rdorin gjuhĂ« urrejtjeje, si dhe ndĂ«rhyrjen e Autoritetit tĂ« Mediave Audiovizive (AMA).
Sipas Suela LalĂ«s, drejtuese e Fondacionit âSĂ« Bashkuâ qĂ« advokon pĂ«r tĂ« drejtat e personave me aftĂ«si tĂ« kufizuara, do tĂ« dĂ«rgojnĂ« brenda ditĂ«s sĂ« sotme edhe njĂ« ankesĂ« zyrtare pranĂ« Autoritetit tĂ« Mediave Audiovizive dhe Komisionerit pĂ«r Mbrojtjen nga Diskriminimi pĂ«r tĂ« marrĂ« masa administrative.
Në një reagim publik, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dënoi gjuhën e përdorur dhe kërkoi vëmendje më të shtuar në transmetimin publik për të parandaluar situata që shkojnë drejt gjuhës së urrejtjes.
âKMD gjithashtu shpreh shqetĂ«simin mbi paragjykimet dhe stereotipet negative qĂ« rĂ«ndojnĂ« sidomos tek njerĂ«zit mĂ« tĂ« pamundur, prandaj kĂ«rkon nga Operatori qĂ« tĂ« garantojĂ« moscĂ«nimin e dinjitetit njerĂ«zorâ, u shpreh Komisioneri pĂ«r Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Komisioneri ftoi televizionin Top Channel dhe produksionin e âBig Brother VIPâ tĂ« analizojnĂ« protokollet e formatit dhe tĂ« krijojnĂ« hapĂ«sirĂ« pĂ«r diskutim mbi personat me aftĂ«si tĂ« kufizuara dhe zĂ«rat e tyre.
Miranda Kerr ka folur hapur rreth divorcit tĂ« saj nga Orlando Bloom dhe premtimit qĂ« i bĂ«ri atij pas ndarjes. Modelja e Victoriaâs Secret, e cila ishte e martuar me aktorin pĂ«r tre vjet, foli pĂ«r martesĂ«n e tyre dhe udhĂ«timin e tyre tĂ« mĂ«vonshĂ«m si prindĂ«r tĂ« 15-vjeçarit Flynn, duke folur nĂ« podcastin âWe Need to Talkâ mĂ« 3 shkurt. Ajo gjithashtu pĂ«rshkroi se si tĂ« dy arritĂ«n tĂ« krijonin njĂ« marrĂ«dhĂ«nie pune pĂ«r djalin e tyre.
Miranda tha konkretisht se ata premtuan tĂ« vinin nevojat e Flynn mbi tĂ« gjitha: âTĂ« dy e dinim qĂ« marrĂ«dhĂ«nia nuk po nxirrte mĂ« tĂ« mirĂ«n tek ne. Dhe kĂ«shtu, kur morĂ«m vendimin pĂ«r tâu ndarĂ«, i thashĂ« atij: âLe tâi vendosim gjithmonĂ« nevojat e Flynn nĂ« vend tĂ« parĂ«'â .
Shikoni videon
Kerr, e cila u nda nga Bloom nĂ« vitin 2013 pas gjithsej gjashtĂ« vitesh lidhje, tha se u desh pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« rindĂ«rtuar lidhjen e tyre pĂ«r hir tĂ« fĂ«mijĂ«s sĂ« tyre. Siç vuri nĂ« dukje ajo, ky proces pĂ«rfshinte punĂ« shpirtĂ«rore dhe, mĂ« e rĂ«ndĂ«sishmja, â faljen e njĂ«ri-tjetrit â dhe â faljen e vetes, krijimin e paqes brenda situatĂ«sâ.
Pas ndarjes sĂ« tyre, ata i dhanĂ« pĂ«rparĂ«si djalit tĂ« tyre mbi veten e tyre. âNĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, le tĂ« sigurohemi qĂ« ta falim plotĂ«sisht njĂ«ri-tjetrinâ, vazhdoi ajo, âpĂ«r tâu pajtuar, sepse pĂ«rndryshe kjo rĂ«ndon shumĂ« mbi juâ.
Miranda Kerr theksoi se bashkĂ«prindĂ«rimi ka tĂ« bĂ«jĂ« me lidhjen e qĂ«ndrueshme. âKur ke njĂ« fĂ«mijĂ« me dikĂ«, ai do tĂ« jetĂ« gjithmonĂ« prindi i fĂ«mijĂ«s tĂ«nd pĂ«r pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« jetĂ«s sĂ« tijâ, tha ajo.
NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, ajo pranoi se nĂ« fillim e kishte tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« vendoste kufij, derisa takoi bashkĂ«shortin e saj tĂ« tanishĂ«m, Evan Spiegel. âBurri im ka kufij tĂ« mirĂ«â, tha ajo, duke shtuar se nĂ« tĂ« kaluarĂ«n pĂ«rshtatej me ndryshimet e minutĂ«s sĂ« fundit nga Bloom.
Miranda Kerr tani është nënë e tre fëmijëve të tjerë, Hart, Miles dhe Pierre, të cilët i ka me Evan Spiegel.
ShumĂ« besojnĂ« se çdo ushqim ruhet mĂ« mirĂ« nĂ« frigorifer, por kjo nuk Ă«shtĂ« gjithmonĂ« e vĂ«rtetĂ«. Disa produkte, nĂ«se futen nĂ« tĂ«, prishen mĂ« shpejt ose humbasin aromĂ«n dhe strukturĂ«n e tyre. Ja disa prej tyre dhe mĂ«nyrat mĂ« tĂ« mira pĂ«r tâi ruajtur.
Qepët nuk duhet vendosur në frigorifer, pasi lagështia i bën të myken më shpejt. Ato ruhen më mirë në një vend të freskët dhe të thatë, larg patateve, me të cilat prishen më shpejt në kontakt. Kafeja duhet mbajtur në kavanoz hermetik në një vend të freskët dhe të errët, jo në frigorifer, për të ruajtur aromën dhe për të shmangur shijen e ushqimeve të tjera.
Borziloku ruhet më mirë në ujë të ftohtë si një lule, jo në frigorifer, ku vyshket shpejt. Vaj ullirit duhet të mbahet jashtë frigoriferit, në vend të errët dhe të freskët, pasi ftohja e humb vetitë dhe e bën të trashë. Mjalti, nga ana tjetër, nuk prishet kur mbahet i mbyllur në temperaturë ambienti dhe frigoriferi mund të ndryshojë strukturën e tij.
Buka thahet shpejt në frigorifer, ndaj më mirë ruhet jashtë. Avokadot piqen jashtë frigoriferit, ndërsa pjesët e përdorura mund të ruhet pjesërisht në të. Patatet nuk duhen mbajtur në frigorifer, pasi niseshtja shndërrohet në sheqer, duke ndryshuar shijen; më mirë vendosini në një qese letre në një vend të freskët.
Të ndjekësh këto rregulla të thjeshta ndihmon që ushqimet të ruajnë shijen, aromën dhe strukturën e tyre për më gjatë, duke shmangur humbjen e cilësisë për shkak të frigoriferit.
Pothuajse 40 përqind e rasteve të reja të kancerit në nivel global ka të ngjarë të parandalohen, sipas një studimi të ri.
Studimi zbuloi se pirja e duhanit kontribuoi në më shumë raste të kancerit në nivel global sesa çdo faktor tjetër rreziku, e ndjekur nga infeksionet dhe përdorimi i alkoolit.
Hulumtimi u botua në Nature Medicine të martën, një ditë para Ditës Botërore të Kancerit. Studimi mori në konsideratë 36 lloje kanceresh në 185 vende, nga të dhënat e rasteve në mbarë botën në vitin 2022.
Gjithashtu, u shqyrtuan 30 faktorë të modifikueshëm të rrezikut të kancerit, të cilët mund të kontrollohen, ndryshohen ose menaxhohen për të ulur shanset e prekjes nga sëmundja.
Aktualisht, pirja e duhanit, infeksionet dhe pirja e alkoolit janë faktorët kryesorë që kontribuojnë në rastet e kancerit në nivel global, që do të thotë se kontrollimi i tyre mund të ulë potencialisht rrezikun e sëmundjes.
Duke përdorur të dhëna nga viti 2012, studiuesit shqyrtuan gjithashtu ekspozimin në nivel popullate ndaj secilit faktor rreziku, duke zbuluar numrin e rasteve të lidhura drejtpërdrejt me secilin kontribues.
Më parë, shumica e studimeve mbi kancerin janë përqendruar në faktorë të vetëm rreziku dhe në numrin e vdekjeve, në vend të numrit të përgjithshëm të rasteve.
Pirja e duhanit dhe infeksionet shkaqet kryesore të rasteve të kancerit të parandalueshme
Nga gjithsej 18.7 milionë raste të reja të kancerit në nivel global në vitin 2022, rreth 7.1 milionë, ose 38 përqind, ishin të lidhura me shkaqe të parandalueshme. Kanceri i stomakut, mushkërive dhe qafës së mitrës përbënte pothuajse gjysmën e rasteve të kancerit të parandalueshme.
Rreth 15 përqind e rasteve të parandalueshme ishin për shkak të pirjes së duhanit, i cili ishte faktori kryesor i rrezikut, ndërsa 10 përqind ishin për shkak të infeksioneve. Konsumi i alkoolit shkaktoi 3 përqind të këtyre rasteve.
Midis 9.2 milionë rasteve të reja tek gratë, afërsisht 30 përqind u konsideruan të shmangshme, me mbi 11 përqind të këtyre të përkeqësuara nga infeksione të tilla si papillomavirusi njerëzor (HPV).
Rajonet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, si Afrika Sub-Sahariane, kanë shumicën e këtyre rasteve. Kanceri i qafës së mitrës, në veçanti, ishte veçanërisht i përhapur në këto zona.
Nga ana tjetër, në rajonet me të ardhura të larta si pjesa më e madhe e Evropës dhe Amerikës së Veriut, pirja e duhanit kontribuoi në numrin më të madh të rasteve të kancerit tek gratë.
Pirja e duhanit ishte gjithashtu kontribuesi më i madh në rastet globale të kancerit tek burrat, si në rajonet me të ardhura të ulëta ashtu edhe në ato me të ardhura të larta, përgjegjës për gati 25 përqind të 4.3 milion rasteve të kancerit të shmangshme. Shkaku i dytë kryesor tek burrat ishin infeksionet, të cilat ishin më të zakonshme në Azi, Afrikë dhe Amerikën e Jugut.
Ky studim i fundit synon ta bĂ«jĂ« mĂ« tĂ« lehtĂ« zhvillimin e strategjive tĂ« parandalimit tĂ« kancerit duke marrĂ« nĂ« konsideratĂ« rajone tĂ« ndryshme dhe faktorĂ«t e tyre mĂ« tĂ« mĂ«dhenj tĂ« rrezikut, nĂ« vend qĂ« tĂ« miratohet njĂ« qasje ânjĂ« masĂ« i pĂ«rshtatet tĂ« gjithĂ«ve./VOXNEWS
TIRANĂ, 4 shkurt/ATSH/ Policia Rrugore e TiranĂ«s paralajmĂ«roi sot drejtuesit e mjeteve pĂ«r penalitetet nĂ« rast parkimi tĂ« gabuar.
Përmes një njoftimi për shtyp, Policia Rrugore bëri të ditur se drejtuesit e mjeteve do të ndëshkohen me masë administrative për parkim të gabuar, me masë për ngritjen me mjet ngritës dhe për qëndrimin në pikën e bllokimit.
Policia Rrugore është pajisur me dy mjete të reja, karrotrec dhe platformë ngritëse, me qëllim heqjen e automjeteve të parkuara gabim. Mjetet e reja do të ndikojnë në lehtësimin e punës dhe në garantimin e lëvizjes së lirë e të sigurt të automjeteve, si dhe në përmirësimin e qarkullimit rrugor në kryeqytet.
Në këtë drejtim, Policia Rrugore e Tiranës u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Duke apeluar për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve dhe parkimit të tyre, Policia Rrugore bën thirrje që të mos pengohet lëvizja e këmbësorëve, personave me aftësi të kufizuara dhe mjeteve të emergjencës dhe të mos parkojnë në kryqëzime, mbi trotuare apo përpara hyrje-daljeve të institucioneve dhe banesave, pasi do të hiqen me mjetet ngritëse dhe do të dërgohen në pikën e bllokimit.
Policia Rrugore fton përdoruesit e rrugës të bashkëpunojnë me shërbimet e Policisë për një qarkullim sa më të rregullt dhe të sigurt për të gjithë.
TIRANĂ, 4 shkurt/ATSH/ Ministrja e PunĂ«ve tĂ« Brendshme, Albana Koçiu prezantoi sot administratorin e ri tĂ« shoqĂ«risĂ« âIllyrian Guardâ, Florenc Spahon, i cili pason nĂ« kĂ«tĂ« detyrĂ«, Enrik Banushin.
Koçiu u shpreh se me emërimin e Spahos shënohet hapja e një kapitulli të ri për këtë kompani sigurie.
GjatĂ« prezantimit, ministrja theksoi se ndryshimi nĂ« lidership nuk pĂ«rfaqĂ«son vetĂ«m njĂ« emĂ«rim tĂ« ri, por mbi tĂ« gjitha njĂ« vizion tĂ« qartĂ« pĂ«r transformimin e âIllyrian Guardâ nĂ« njĂ« model shĂ«rbimi me standarde tĂ« larta profesionale dhe cilĂ«si tĂ« qĂ«ndrueshme.
âQĂ«llimi ynĂ« Ă«shtĂ« i qartĂ«, ta kthejmĂ« âIllyrian Guardâ nĂ« njĂ« kompani moderne, efektive dhe referencĂ« nĂ« sektorin e sigurisĂ«, njĂ« partner tĂ« besueshĂ«m pĂ«r institucionet publike dhe private qĂ« kĂ«rkojnĂ« shĂ«rbime sigurie profesionale me standarde tĂ« larta,â u shpreh ministrja.
Ajo nënvizoi se fokusi do të jetë te forcimi i kapaciteteve menaxheriale, rritja e profesionalizmit të personelit dhe garantimi i shërbimeve të sigurta, transparente dhe në përputhje me kërkesat bashkëkohore të tregut të sigurisë.
Pa shpresĂ« dhe me projekte tĂ« dĂ«shtuara qĂ« do tĂ« siguronin punĂ«sim, banorĂ«t e Lazaratit kanĂ« si mundĂ«si tĂ« vetme emigrimin pĂ«r tĂ« siguruar tĂ« ardhurat pĂ«r veten dhe familjet e tyre. Edhe projekti pĂ«r laboratorin e bimĂ«ve medicinale tĂ« inaguruar 3 vite mĂ« parĂ« nuk funksionoi asnjĂ«herĂ«. Kjo godinĂ« dikur e shkollĂ«s âMuhamet Gjolleshaâ [âŠ]
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi mori pjesë sot në Forumin për Sigurinë të organizuar nga Kongresi Amerikan, ku mbajti një fjalë mbi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rëndësinë e rritjes së investimeve në mbrojtje.
Në fokus të diskutimeve ishin çështjet e sigurisë në kontekstin global e rajonal, sfidat e reja gjeopolitike dhe bashkëpunimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, në përputhje me qëndrimet dhe prioritetet strategjike të SHBA-së dhe NATO-s.
Gjatë fjalës së tij, Kryetari Peleshi theksoi se Shqipëria është një aleat i besueshëm i SHBA dhe një anëtare e denjë dhe aktive e NATO-s, e cila është e vetëdijshme dhe mban mbi supe barrën e saj të sigurisë. Ai vuri në dukje se Shqipëria ka rritur investimet në mbrojtje në 2.12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, me një trajektore të qëndrueshme rritjeje në vitet në vijim, në përputhje me angazhimet e aleatëve për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe sigurisë kolektive.
Kryetari i Kuvendit nënvizoi gjithashtu se partneriteti Shqipëri-SHBA nuk është transaksional, por strategjik, afatgjatë dhe i bazuar në vlera të përbashkëta demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Ai theksoi rolin aktiv të Shqipërisë si partnere operative, kontributin në misione ndërkombëtare dhe bashkëpunimin e ngushtë në fushën e modernizimit të forcave të armatosura dhe sigurisë kibernetike.
Në fjalën e tij, Peleshi vuri theksin edhe te rëndësia e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar rajonin si një hapësirë gjeopolitike të ndjeshme ndaj kërcënimeve hibride, ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit, çka kërkon vigjilencë, qëndrueshmëri dhe koordinim të ngushtë me aleatët. Integrimet euroatlantike dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO janë të domosdoshme për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Forumi mblodhi drejtues komisionesh të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, senatorë e kongresmenë, përfaqësues të lartë të sigurisë, parlamentarë dhe qeveritarë nga vendet e Europës dhe të rajonit si dhe personalitete të larta ushtarake të SHBA-së etj.
Në përfundim, Kryetari Peleshi ritheksoi se Shqipëria nuk kërkon përfitime pa kontribut, por synon të forcojë partneritetet strategjike mbi bazën e përgjegjësisë, besueshmërisë dhe veprimit konkret, duke e konsideruar sigurinë një investim thelbësor për paqen dhe stabilitetin afatgjatë.