Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 December 2025Main stream

Koplik/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte, humb jetën 27-vjeçari

26 December 2025 at 12:57

Nga Gazeta Si- Një 27 vjeçar ka ndërruar jetën ditën e sotme pasi ka rënë në kontakt me energjinë teksa po punonte.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40 në Koplik. E.K., 27 vjec ishte duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

The post Koplik/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte, humb jetën 27-vjeçari appeared first on Gazeta Si.

Tragjike në Vlorë/ U godit me top në kraharor gjatë kalçetos, humb jetën 42-vjeçari

26 December 2025 at 09:49

Nga Gazeta Si- Ka ndërruar jetë një 42-vjeçar gjatë një loje futbolli në fshatin Novoselë të Vlorës.

Sipas të dhënave paraprake, B. R., rezident në Gjermani, u godit nga topi në kraharor dhe humbi jetën gjatë transportit për në spital.

“Pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka pësuar atak kardiak.“, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Tragjike në Vlorë/ U godit me top në kraharor gjatë kalçetos, humb jetën 42-vjeçari appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Aksident i rëndë në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën gjatë transportit për në spital 16-vjeçari

25 December 2025 at 21:02

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur kryqëzimi i Cakranit. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një Mercedes dhe një Peugeot.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt spitalit drejtuesi i mjetit Peugeot, O. M., 16 vjeç. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër ka pësuar dëmtime të lehta dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

The post Aksident i rëndë në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën gjatë transportit për në spital 16-vjeçari appeared first on Gazeta Si.

Plagoset me thikë pronari i një agjencie udhëtimesh në Kavajë

25 December 2025 at 11:29

Gazeta Si – Një konflikt për motive banale ka degraduar deri në përdorimin e thikës mëngjesin e kësaj të enjteje ë Kavajë, ku mbeti i plagosur pronari i një agjencie udhëtimesh, Artur Ligeja.

Fatmirësisht biznesmeni ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mori mjekim në spital për plagën e marrë në dorë.

Raportohet se personi përgjegjës, E.V., për sulmin është ndaluar dhe dyshohet se ka probleme me shëndetin mendor.

Një grup hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur zbardhjen e plagosjes.

The post Plagoset me thikë pronari i një agjencie udhëtimesh në Kavajë appeared first on Gazeta Si.

Sekuestrohet armë, drogë dhe makinë e vjedhur në Shkodër

25 December 2025 at 10:43

Gazeta Si – Një 25-vjeçar u arrestua dhe një 39-vjeçar u shpall në kërkim në Shkodër, të akuzuar për vjedhje dhe disa vepra të tjera penale. Sipas policisë, në pranga ra S.C., ndërsa B.B., 39 vjeç, është në kërkim.

Të dy akuzohen “vjedhje të kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Më datë 29.04.2025, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur Livadhet e Kirasit, në lagjen “Guerile”, në një ambient u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, municion luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, si dhe automjeti tip “Toyota Hilux”, pa targa, i cili u gjet i fshehur dhe i mbuluar në një distancë rreth 100 m larg, ku pas verifikimit rezultoi se ishte i vjedhur në qytetin e Durrësit.

The post Sekuestrohet armë, drogë dhe makinë e vjedhur në Shkodër appeared first on Gazeta Si.

Operacion antidrogë në Tiranë, 22 të arrestuar. Lënda shitej në lokale, taksi e tabakino

24 December 2025 at 15:25

Gazeta Si – Një grup kriminal, prej 33 personash, që tregtonte drogë në zona të ndryshme të Tiranës, në lokale, tabakino dhe mjete taksi, është goditur nga policia në operacionin e koduar “Labirinti 2”.

Sipas njoftimit, 22 prej tyre javë vënë në pranga, 5 janë arrestuar gjatë periudhës hetimore, ndërsa vijon puna për kapjen e 6 personave të tjerë të identifikuar si pjesë e këtij grupi kriminal.

Gjatë operacionit, u sekuestruan rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë; 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa dhe 100 doza të kësaj lënde; 5 automjete; 28 celularë; 6 peshore elektronike dhe 3 000 euro.

Në pranga kanë rënë: R.D., 32 vjeç, E.P., 33 vjeç, A.H., 43 vjeç, O.M., 32 vjeç, F.C. (Ç), 34 vjeç, Xh.B., 31 vjeç, L.M., 23 vjeç, A.P., 47 vjeç, E.S., 39 vjeç, B.M., 34 vjeç, G.V., 39 vjeç, V.B., 19 vjeç, O.H., 35 vjeç, D.A., 39 vjeç, A.M., 23 vjeç, M.M., 19 vjeç, J.H., 29 vjeç, E.Gj., 31 vjeç, A.B., 20 vjeç, K.Rr., 27 vjeç, I.N., 22 vjeç dhe G.K., 20 vjeç.

Gjatë periudhës hetimore, janë arrestuar: A.V., 23 vjeç, E.P., 22 vjeç, G.V., 19 vjeç, S.C., 22 vjeç dhe R.Gj., 22 vjeç, të cilëve iu janë sekuestruar sasi të ndryshme lëndësh narkotike.

Nga hetimet, rezultoi se aktiviteti kriminal i shitjes së lëndëve narkotike shtrihej në disa zona të qytetit të Tiranës, kryesisht në: Bllok, Kamëz, Laprakë, Selitë, Tiranë e Re, Shkozë, Ali Demi, Xhamllik, Pazari i Ri, Shkolla e Kuqe, Astir, Myslym Shyri dhe Komuna e Parisit.

Lëndët narkotike shiteshin në lokale, tabakino, mjete taksi, si dhe të kamufluara si shpërndarje porosish të ndryshme.

The post Operacion antidrogë në Tiranë, 22 të arrestuar. Lënda shitej në lokale, taksi e tabakino appeared first on Gazeta Si.

Trafik droge drejt Greqisë, kapen 51 kg kanabis në Gjirokastër

24 December 2025 at 12:27

Gazeta Si – Një 30-vjeçar u arrestua gjatë një operacioni antidrogë të koduar “Black Scale” në Gjirokastër, ku u sekuestrua rreth 51 kg kanabis sativa, të ndarë në 48 pako, të cilat dyshohet se do të trafikoheshin drejt Greqisë.

Policia thotë se në pranga ka rënë N.P., banues në fshatin Rusan, Delvinë, i cili transportonte lëndën narkotike të fshehur në një hapësirë të improvizuar tek shasia e automjetit tip “Nissan”.

Policia identifikoi edhe tre persona të tjerë, bashkëpunëtorë të 30-vjeçarit, të cilët i ka shpallur në kërkim. Njëri prej tyre është vëllai i të arrestuarit, ndërsa dy të tjerët dyshohet se kanë pasur role organizatore dhe ndihmëse.

Gjatë operacionit, përveç lëndës narkotike, u sekuestruan automjeti tip “Nissan” dhe tre celularë të të arrestuarit. Hetimet vazhdojnë për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e përgjegjësisë penale të të gjithë të përfshirëve.

The post Trafik droge drejt Greqisë, kapen 51 kg kanabis në Gjirokastër appeared first on Gazeta Si.

‘Shtëpi bari’ në Velipojë, arrestohet 22-vjeçari dhe punonjësi i OSHEE-së

24 December 2025 at 10:07

Gazeta Si – Një 22-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi kishte përshtatur një banesë në Velipojë për të prodhuar lëndë narkotike.

Gjovalin Binaku, kishte marrë me qira një banesë në Velipojë dhe e kishte përshtatur për të prodhuar kanabis nëpërmjet llambave.

Policia njoftoi se ka arrestuar edhe punonjësin e OSHEE-së, Robert Vata 25 vjeç i akuzuar për veprën penale “shpërdorim detyre”. Policia ka vënë nën hetim dhe 2 punonjës të tjerë të OSHEE-së.

Nga operacioni policia sekuestroi 300 bimë të dyshuara narkotike kanabis, një sasi kanabisi, 125 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 4 celularë dhe një përforcues grushti.

Gjatë kontrolleve në banesën e përshtatur për veprimtari kriminale në Velipojë, Policia gjeti dhe sekuestroi: 308 bimë të dyshuara narkotike kanabis; 85 gramë kanabis të tharë; 122 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike; 4 aparate celularë; Ndërkohë, nga kontrolli në banesën e Robert Vatës, u sekuestruan: 3 llamba; 1 përforcues grushti.

The post ‘Shtëpi bari’ në Velipojë, arrestohet 22-vjeçari dhe punonjësi i OSHEE-së appeared first on Gazeta Si.

Prona e biznese, konfiskohen 3 milionë euro pasuri të Drini Alikos në Gjirokastër

23 December 2025 at 15:22

Nga Gazeta ‘Si’- Prokuroria e Gjirokastrës ka konfiskuar 3 milionë euro pasuri në pronësi Drini Alikos, prona të cilat në bazë të hetimeve, kanë rezultuar të përfituara nëpërmjet burimeve të paligjshme.

Konkretisht, 7 troje, 1 arë dhe 1 banesë 1 karburant, 1 ndërtesë, 1 lokal, 3 magazina, 1 gurore dhe 1 nyje betoni, janë pasuritë e konfiskuara për llogari të shtetit.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Gjirokastrës, u konfiskuan tre milionë euro pasuri, të cilat nga hetimet del se nuk ka burime të ligjshme për krijimin e pasurive. Kërkesa për konfiskim është paraqitur në kuadër të hetimit pasuror nr. 2 të vitit 2019.

Pas verifikimeve financiare dhe pasurore që treguan se subjekti nuk kishte të ardhura të ligjshme për krijimin e këtyre pasurive.

Vendimi i gjykatës, përfshin një listë të gjerë pasurish të paluajtshme dhe objekteve tregtare, të shpërndara kryesisht në territorin e qarkut Gjirokastër.

Në mesin e pasurive të konfiskuara janë disa troje me sipërfaqe të konsiderueshme në qytetin e Gjirokastrës, Lazarat, Grehot dhe Kordhocë, si dhe tokë bujqësore në fshatin Arshi Lengo.

Në njoftim thuhet se janë konfiskuar, ndër të tjera, pasuria e llojit ‘Truall’ me sipërfaqe 350 m² në qytetin Gjirokastër, si edhe disa prona të tjera në Lazarat dhe Grehot, që përfshijnë truall, ndërtime dhe sipërfaqe të shfrytëzueshme.

Po ashtu, pjesë e vendimit janë edhe pasuri me karakter biznesi, përfshirë një karburant, ndërtesa zyrash dy-katëshe, lokal, magazina të shumta, si dhe struktura ndihmëse si vendroje, nyje betoni dhe zona për afrimin e materialeve të ngurta, të gjitha me vendndodhje në Kordhocë, Gjirokastër.

The post Prona e biznese, konfiskohen 3 milionë euro pasuri të Drini Alikos në Gjirokastër appeared first on Gazeta Si.

Molotovët në protestën e PD te kryeministria, arrestohen 4 persona

23 December 2025 at 10:02

Gazeta Si – Katër persona janë arrestuar dhe 8 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë në lidhje me incidentet e ndodhura mbrëmjen e të hënës në protestën e opozitës para kryeministrisë.

Mes personave që do të hetohen në gjendje të lirë, është dhe sekretari organizativ i PD, Ervin Minarolli dhe një i mitur (16 vjeç).

Policia thotë se u arrestuan në flagrancë: A. K., 39 vjeç, E. S., 36 vjeç, Xh. D., 38 vjeç dhe A. H., 38 vjeç. Ndërsa nisi procedimi penal për: B. F., E. M., M. M., Sh. D., K. P., R. B. dhe një 16-vjeçar.  

Pas fjalimit të Berishës, protestuesit i vunë flakën pjesës së përparme të godinës së Këshillit të Ministrave duke hedhur shishe molotovi.

Më pas, disa prej tyre hoqën një gardh metalik, ndërsa policia nuk lejoi qytetarët që të hyjnë në oborrin e kryeministrisë.

Incidenti më i rëndë u regjistrua kur një nga protestuesit u përfshi nga flakët si pasojë e hedhjes së molotovit dhe lëndëve piroteknike. Nga ana tjetër dy efektivë policie mësohet se kanë mbetur të lënduar.

The post Molotovët në protestën e PD te kryeministria, arrestohen 4 persona appeared first on Gazeta Si.

Foto lajm/ Protestuesi përfshihet nga flakët e molotovit

22 December 2025 at 20:39

Nga Gazeta ‘Si’- Një incident i frikshëm u shënua gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë, kur një protestues u përfshi nga flakët.

Gazetasi.al ka siguruar pamjet e momentit kur ai merr flakë. Ai shihet i mbuluar nga flakët për disa sekonda, por menjëherë reagoi duke u larguar me vrap.

Ai fillimisht u afrua për të lëvizur molotovin e hedhur para gardhit të krijuar nga policia, po lënda plasëse shpërtheu për pak sekonda.

Gjatë hedhjes së molotovit nga qytetarët, mesohet se edhe një polic është lënduar.

The post Foto lajm/ Protestuesi përfshihet nga flakët e molotovit appeared first on Gazeta Si.

Dhunohen dy policë gjatë aksionit të INUV-it në Vlorë, një prej tyre qëllon me armë në ajër

22 December 2025 at 13:57

Gazeta Si – Dy punonjës policie janë dhunuar mesditën e kësaj të hëne gjatë ndërhyrjes për ndalimin e një konflikti mes punonjësve të INUV-it (Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Vendor), dhe disa personave gjatë një aksioni për lirimin e hapësirave publike në Vlorë.

Sipas njoftimit për mediat, rreth orës 12:20, policia ka marrë informacion për një konflikt në zonën e njohur si Rrethrrotullimi i Nartës.

Në përplasje, janë përfshirë punonjës të INUV dhe tre persona, konkretisht I.D., 58 vjeç, D.D., 27 vjeç dhe F.D., 23 vjeç.

Në afërsi të vendit të ngjarjes, ndodheshin duke kryer shërbim të planizuar dy punonjës të Qarkullimit Rrugor, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Por gjatë ndërhyrjes, ata janë goditur fizikisht nga tre personat e përfshirë në konflikt.

Në përpjekje për të ndalur sulmin dhe qetësuar situatën, njëri prej punonjësve të policisë ka përdorur armën e shërbimit, duke qëlluar në ajër, pa shkaktuar lëndime apo pasoja për persona të tjerë.

Si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tyre, dy policët kanë pësuar dëmtime fizike dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës. Burime zyrtare bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje është ngritur grupi hetimor, i përbërë nga Oficerë të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë dhe përfaqësues të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, të cilët po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive të ngjarjes.

The post Dhunohen dy policë gjatë aksionit të INUV-it në Vlorë, një prej tyre qëllon me armë në ajër appeared first on Gazeta Si.

Spanja e kërkonte për kultivim droge, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari (video)

22 December 2025 at 10:06

Gazeta Si – Gjergji Ceka alias Gjergj Kola, 37 vjeç, është arrestuar nga forcat Operacionale pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle.

Gjykata e Malagës kishte caktuar arrest me burg për të më 14 nëntor të këtij viti nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Pas arrestimit të 37 vjeçarit, Interpol Tirana do të bashkëpunojë me autoritetet spanjolle për ekstradimin e tij drejt Spanjës.

The post Spanja e kërkonte për kultivim droge, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari (video) appeared first on Gazeta Si.

Tiranë/ Dyshohet për vrasjen e foshnjës, arrestohet 20-vjeçarja nga Indonezia

20 December 2025 at 17:40

Policia e Tiranë ka arrestuar një 20-vjeçare, e cila është e dyshuar për veprën penale ‘vrasje e foshnjës’.

Sipas të dhënave, e reja A.P., nga Indonezia ka lindur fëmijën e saj rreth dy muaj më parë dhe më pas e ka braktisur, duke e lënë në ballkonin e banesës. Ajo kishte ardhur në Shqipëri disa muaj më parë së bashku me shoqe të tjera, me të cilat jetonte në një ambient të marrë me qira. Vajzat punonin si pastruese në lokale të ndryshme në kryeqytet.

Sipas të dhënave, ajo ka ardhur shtatzënë 5 muajshe ndërkohë që kanë qenë shoqet e saj që kanë njoftuar pronarin e shtëpisë për foshnjen, i cili më pas ka njoftuar policinë.

The post Tiranë/ Dyshohet për vrasjen e foshnjës, arrestohet 20-vjeçarja nga Indonezia appeared first on Gazeta Si.

E rëndë në Lezhë, 42-vjeçari u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma vetëvritet pasi merr lajmin

20 December 2025 at 10:25

Nga Gazeta Si- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Gurra, Lezhë, në dyqanin e tij me vegla pune, është gjetur pa shenja jete A. M., 42 vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë. Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Ndërkohë, dyshohet se nëna e tij, P. M., 72 vjeçe, pas marrjes së lajmit për humbjen e jetës së djalit të saj, në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se ka varur veten e cila u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

The post E rëndë në Lezhë, 42-vjeçari u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma vetëvritet pasi merr lajmin appeared first on Gazeta Si.

Mesazh me tritol në banesën e nipit të ish- zv.Prokurorit të Përgjithshëm

19 December 2025 at 11:58

Gazeta Si – Një sasi tritoli ka shpërthyer në automjetin e Dritan Janos, nipi i ish zv.Prokurorit të Përgjithshëm, Thoma Jano për pjesën e përgjimeve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20 të mëngjesit të kësaj të premteje në zonën e Selitës së Vogël në Tiranë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale të mjetit.

Sipas policisë, automjeti ishte i parkuar në oborrin e banesës së 39-vjeçarit dhe për fat të mirë nuk ka lëndime në njerëz.

Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e dy autorëve të maskuar, të cilët dyshohet se kanë lëvizur me dy automjete.

Njëri prej tyre është afruar te porta e shtëpisë dhe ka hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës. Më pas ata janë larguar nëpër rrugicat e zonës së Selitës së Vogël.

Dritan Jano, ka mohuar në polici të ketë pasur konflikte apo debate me ndonjë person, duke theksuar se nuk ka dijeni për rrethanat apo arsyet për ngjarjen në fjalë.

Ndërkohë dy nga pistat kryesore të hetimit janë: puna e xhaxhait të tij në sistemin e drejtësisë dhe pista e dytë dyshohet se lidhet me Dorina Janon, bashkëshorten e 39-vjeçarit, e cila rezulton se është një nga Administratorët e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme.

Dorian Jano prej gati 10 vitesh ishte i punësuar në Institutin e Metrologjisë dhe nuk është person i skeduar më herët nga policia.

The post Mesazh me tritol në banesën e nipit të ish- zv.Prokurorit të Përgjithshëm appeared first on Gazeta Si.

Tentoi të vrasë me armë zjarri një person pas sherrit në TikTok, arrestohet 36-vjeçari

18 December 2025 at 12:28

Gazeta Si – Fatmir Frroku 36 vjeç u arrestua në Tiranë, pasi tentoi të vriste me armë Mariglen Jatën, 40 vjeç, muajin e kaluar në rrugën “Ramadan Citaku” në zonën e Institutit në Kamëz.

Sipas policisë, 36-vjeçari u kap në bulevardin “Nënë Tereza”, teksa lëvizte me makinë. Ndërkohë në pranga kanë rënë edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Izet Leka, 32 vjeç dhe Marsildo Ndoja, 30 vjeç. Njëri e ndihmoi të largohej nga vendngjarja, ndërsa tjetri shoqërohej me të, në momentin e ndalimit.

Sipas burimeve, por edhe nga dëshmitë e marra, ka rezultuar se sherri mes të plagosurit Mariglen Jata dhe autorit të dyshuar, Fatmir Frroku, ka qenë banal për shkak të sharjeve në TiKTok.

Frroku e akuzonte Jatën, pasi ky i fundit e përmendte dhe e shante gjatë lidhjeve ‘live’ në rrjetet sociale. Të dy kanë qenë miq më herët, por muajt e fundit nuk flisnin për shkak të këtyre debateve.

Mbrëmjen e 23 nëntorit, Jata u qëllua me armë zjarri pistoletë nga Frroku sapo ai hyri në rrugicën e lagjes në zonën e Institutit.

Frroku akuzohet për “Vrasja me paramendim’, mbetur në tentativë, dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’”.

The post Tentoi të vrasë me armë zjarri një person pas sherrit në TikTok, arrestohet 36-vjeçari appeared first on Gazeta Si.

Goditet banda italo-shqiptare e trafikut të drogës, shoferët e mallrave punonin si korrierë

17 December 2025 at 18:34

Gazeta Si – Një bandë italo-shqiptare e trafikut të drogës u godit këtë të mërkurë  në provincat e Firences dhe Sienës.

Sips mediave italiane, janë arrestuar 9 persona, të dyshuar si pjesëtarë të një organizate kriminale të angazhuar në trafikun e lëndëve narkotike.

Hetimet, të nisura në vitin 2023 pas sekuestrimit të 20 kilogramëve kokainë në San Gimignano, zbuluan një rrjet të ri kriminal me baza në Toskanë dhe kanale furnizimi në Lombardi.

Në krye të grupit dyshohet se qëndronin dy shqiptarë, të cilët përcaktonin strategjitë, furnizimet dhe shpërndarjen e drogës.

Korrierët e bandës, të cilët rezultonin të punësuar zyrtarisht si shoferë transporti, përdornin pako të rreme për të fshehur kokainën, hashashin dhe marijuanën, duke imituar shpërndarjet e një kompanie ndërkombëtare transporti.

Gjatë hetimeve u sekuestruan gjithsej 17 kilogramë kokainë, 18 kilogramë hashash dhe një kilogram marijuanë.

Të arrestuarit janë një çift italian 36-vjeçar që banojnë në zonën e Sienës dhe shtatë shqiptarë që banojnë në Toskanë, të moshës midis 25 dhe 41 vjeç.

Tre persona ishin arrestuar më parë në flagrancë, ndërsa tani ndaj tyre janë vendosur masa të reja sigurie.

Gjykata ka urdhëruar tetë masa sigurie në burg dhe një “arrest shtëpiak”, ndërsa akuzat përfshijnë pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik të paligjshëm të drogës.

Autoritetet po kryejnë kontrolle të tjera për të zbuluar prova shtesë dhe përfitimet e narkotrafikut.

The post Goditet banda italo-shqiptare e trafikut të drogës, shoferët e mallrave punonin si korrierë appeared first on Gazeta Si.

Plagoset me armë zjarri 50-vjeçari në Mamurras, konflikt me autorin për xhirimin e gomave

17 December 2025 at 17:34

Gazeta Si – Një 50-vjeçar u plagos me armë zjarri pasditen e kësaj të mërkure, më 17 dhjetor në qytetin e Mamurrasit pas një konflikti të çastit me një person tjetër.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Zef Hoti”, ku i plagosuri, Pjetër Marku ka marrë një plumb nga një armë zjarri në dorë.

Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve, i plagosuri sapo ishte kthyer nga Anglia dhe ka pasur një konflikt të çastit me autorin, i cili tashmë është identifikuar nga policia dhe po kryhen kontrolle për kapjen e tij.

Sipas të dhënave i plagosuri i kishte kërkuar autorit që të lëviztë me kujdes dhe mos të xhironte gomat, dhe pas kësaj i riu është përgjigjur me të shtëna duke qëlluar dy herë me pistolete, ku njëri nga plumbat i kapi krahun Pjetër Markut, i cili po merr mjekim ne Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhte jashtë rrezikut për jetën.

The post Plagoset me armë zjarri 50-vjeçari në Mamurras, konflikt me autorin për xhirimin e gomave appeared first on Gazeta Si.

Plagosja e ‘Gucci’-t të TikTok-ut, shpallen në kërkim 3 persona

17 December 2025 at 13:40

Gazeta Si – Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim tre persona të cilët dyshohen si autorët e plagosjes së 33 vjeçarit Fabian Kuçi i cili njihet në rrjetet sociale me pseudonimin “Gucci”.

Mësohet se janë shpallur në kërkim A.N., 38 vjeç, F.B., 22 vjeç dhe B.Ç., 34 vjeç. Të tre këta persona kanë shkuar me 2 automjete në lokalin ku po qëndronte personazhi i njohur i TikTok.

Shkak janë bërë sherret dhe ofendimet mes tyre në rrjete sociale. Fabian Kuçi mbeti i plagosur në parakrah, por fatmirësisht nuk pati pasoja më të rënda falë ndërhyrjes mjekësore.

The post Plagosja e ‘Gucci’-t të TikTok-ut, shpallen në kërkim 3 persona appeared first on Gazeta Si.

❌
❌