❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Premtimi 50/50 mbetet në letër, ekzekutivet komunale pa barazi gjinore - kritika për mungesë ndëshkimesh institucionale



Kryetarët e komunave në Kosovë kanë nisur emërimin e drejtorëve në ekzekutivet e reja katërvjeçare, por procesi po shoqërohet me mospërputhje të theksuara mes premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore dhe praktikës institucionale pas zgjedhjeve.

Gjatë fushatës për Zgjedhjet Lokale 2025, e cila nisi më 12 shtator, shumica e kandidatëve për kryetarë komunash kishin premtuar ndarje të barabartë të drejtorive, me përfaqësim 50 me 50 mes burrave dhe grave. Megjithatë, emërimet e deritanishme tregojnë se ky premtim nuk po zbatohet.

Procesi zgjedhor përfundoi më 12 tetor në një pjesë të komunave, ndërsa 18 komuna shkuan në balotazhin e mbajtur më 9 nëntor. Komisioni Qendror Zgjedhor certifikoi rezultatet brenda afateve ligjore, ndërsa në muajin dhjetor filloi procesi i emërimit të drejtorëve, i cili ka vazhduar edhe gjatë janarit të vitit 2026.

Sipas të dhënave të deritanishme, në shumicën e komunave kryetarët kanë emëruar më shumë burra sesa gra në pozita drejtuese. Raste të tilla janë evidentuar në Podujevë, Gjakovë, Lipjan dhe Vushtrri, duke ngritur shqetësime serioze për respektimin e parimit të barazisë gjinore.

Pse nuk po mbahen premtimet?

Luljeta Demolli, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, ka deklaruar për Telegrafin se mungesa e mekanizmave ndëshkues po u krijon komunave hapësirë për të mos respektuar premtimet e dhëna.

“Komunat po e shfrytĂ«zojnĂ« edhe faktin se ende nuk ka njĂ« qeveri funksionale. Kjo krizĂ« politike po pĂ«rdoret si justifikim pĂ«r tĂ« vazhduar emĂ«rimet pa respektuar kriterin 50 me 50, edhe pse gjatĂ« fushatĂ«s ky ishte njĂ« premtim i pĂ«rsĂ«ritur dhe njĂ« kĂ«rkesĂ« e vazhdueshme nga ana jonĂ« nĂ« takimet me partitĂ« politike”, ka thĂ«nĂ« Demolli.

Luljeta Demolli, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore Foto: Ridvan Slivova


Ajo ka shtuar se emërimet janë ndikuar nga kalkulime politike dhe shpërblimi i personave që kanë siguruar më shumë vota gjatë fushatës.

“NĂ« shumicĂ«n e rasteve janĂ« emĂ«ruar burra nĂ« drejtori pĂ«r tĂ« shpĂ«rblyer strukturat partiake nĂ« terren. NdĂ«rkohĂ«, tĂ« njĂ«jtat parti ankohen se nuk ka gra nĂ« lidership apo nĂ« lista zgjedhore, pa reflektuar mbi mĂ«nyrĂ«n se si vetĂ« i pĂ«rjashtojnĂ« gratĂ« nga pozitat vendimmarrĂ«se”, ka theksuar ajo.

Sipas Demollit, qeveria duhet të ndërmarrë masa konkrete për të garantuar zbatimin e barazisë gjinore.

“Komunat qĂ« nuk e zbatojnĂ« ligjin pĂ«r barazi gjinore dhe nuk respektojnĂ« ndarjen 50 me 50 tĂ« posteve drejtuese duhet tĂ« ndĂ«shkohen pĂ«rmes buxhetit dhe granteve qeveritare, pasi nuk ka forma tĂ« tjera efektive ndĂ«shkimi”, ka pĂ«rfunduar ajo.

Edhe drejtoresha ekzekutive dhe kryeredaktorja e QendrĂ«s pĂ«r Informim, KritikĂ« dhe Aksion – QIKA, Leonida Molliqaj, ka vlerĂ«suar se sjellja e kryetarĂ«ve tĂ« komunave tregon mungesĂ« tĂ« vullnetit real politik pĂ«r barazi gjinore.

“MospĂ«rputhja mes premtimeve publike dhe praktikĂ«s konkrete pas zgjedhjeve dĂ«shmon qartĂ« se barazia gjinore vazhdon tĂ« trajtohet si retorikĂ« elektorale dhe jo si angazhim politik real”, ka deklaruar Molliqaj.

Leonida Molliqaj, drejtoresha ekzekutive dhe kryeredaktorja e QendrĂ«s pĂ«r Informim, KritikĂ« dhe Aksion – QIKA

Ajo ka paralajmëruar se dominimi i burrave në pozita drejtuese në nivel lokal ka pasoja të drejtpërdrejta dhe afatgjata në proceset vendimmarrëse.

“Vendimet e marra pa perspektivĂ«n e grave shpesh nuk adresojnĂ« nevojat reale tĂ« gjysmĂ«s sĂ« popullsisĂ« dhe riprodhojnĂ« pabarazi strukturore nĂ« fusha si punĂ«simi, shĂ«rbimet sociale, kujdesi shĂ«ndetĂ«sor dhe planifikimi urban”, ka theksuar ajo.

Sipas Molliqajt, përfaqësimi real i grave kërkon masa të detyrueshme dhe mekanizma llogaridhënieje.

“Nevojitet vendosja e kritereve tĂ« detyrueshme pĂ«r barazi gjinore nĂ« pĂ«rbĂ«rjen e ekzekutiveve komunale, mekanizma ndĂ«shkues pĂ«r mosrespektimin e tyre dhe investim i vazhdueshĂ«m nĂ« fuqizimin politik dhe profesional tĂ« grave. Pa kĂ«to hapa, pĂ«rjashtimi i grave nga sfera publike do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« normalizohet”, ka pĂ«rfunduar ajo. /Telegrafi/

Faton Peci betohet si kryetar i ri i Komunës së Mitrovicës



NĂ« QendrĂ«n e KulturĂ«s “Rexhep Mitrovica” Ă«shtĂ« mbajtur sot mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal, ku Faton Peci ka dhĂ«nĂ« betimin dhe ka marrĂ« zyrtarisht detyrĂ«n e kryetarit tĂ« KomunĂ«s sĂ« MitrovicĂ«s pĂ«r mandatin e ardhshĂ«m katĂ«rvjeçar.

Mbledhja është udhëhequr nga anëtari më i vjetër i Kuvendit, Naser Muja, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Në këtë seancë kanë bërë betimin solemn edhe 30 anëtarët e rinj të Kuvendit, të zgjedhur në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Pas betimit, kryetari Peci u shpreh mirënjohës për besimin e dhënë nga qytetarët e Mitrovicës, duke theksuar peshën e madhe të përgjegjësisë që merr përsipër.

“Mitrovica, ky qytet i historisĂ«, krenarisĂ«, rezistencĂ«s, vuajtjes e mosdorĂ«zimit, kĂ«tĂ« vit ka bĂ«rĂ« pĂ«r mua maksimumin e mundshĂ«m. PĂ«rgjegjĂ«sia pĂ«r mua Ă«shtĂ« tepĂ«r e lartĂ«. Nga sot dera ime Ă«shtĂ« e hapur pĂ«r secilin, me apo pa protokoll”, deklaroi Peci.

Ai shtoi se do tĂ« punojĂ« “me ndershmĂ«ri, me zemĂ«r, me durim e me drejtĂ«si”, duke apeluar pĂ«r dashuri dhe pĂ«rkushtim ndaj qytetit.

“Na duhet dashni pĂ«r qytetin, na duhet kujdes, na duhet pĂ«rkushtim, sepse Mitrovica Ă«shtĂ« jo vetĂ«m qyteti ynĂ«, por edhe zemra e KosovĂ«s”, tha kryetari i ri.

Pas ceremonisë së betimit, është kryer edhe dorëzimi zyrtar i detyrës, ku Faton Peci ka pranuar postin nga ish-kryetari Bedri Hamza, duke shënuar kështu fillimin e mandatit të tij si udhëheqës i Komunës së Mitrovicës.

Kuvendi Komunal i Prishtinës thirr mbledhjen inauguruese më 9 dhjetor



Kuvendi Komunal i Prishtinës do të mbajë mbledhjen inauguruese të hënën, më 9 dhjetor, ku pritet të bëhet betimi i anëtarëve të rinj të Kuvendit të Kryeqytetit, si dhe betimi i kryetarit të ri të Prishtinës.

Në këtë seancë do të zhvillohet edhe zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit. Mbledhja pritet të nisë në orën 10:00.

Zgjedhjet lokale në Prishtinë janë fituar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me kandidatin Përparim Rama, i cili do ta marrë mandatin e ri në krye të kryeqytetit.

PS fitoi në 5 bashki/ Minxhozi: Dihej fituesi dhe humbësi! Zgjedhjet të dominuara nga saga juridike e Tiranës

Të dielën, më 9 nëntor, në vend u mbajtën zgjedhjet e pjesshme lokale në pesë bashki: Mat, Berat, Cërrik, Tepelenë dhe Vlorë, ku Partia Socialiste arriti fitore në të gjitha garat. Megjithatë, procesi u karakterizua nga një pjesëmarrje shumë e ulët e votuesve dhe mungesë gare të mirëfilltë politike.

Sipas analistit SkĂ«nder Minxhozi, i ftuar nĂ« emisionin “Real Story” nĂ« ABC News, kĂ«to zgjedhje ishin mĂ« shumĂ« njĂ« procedurĂ« burokratike sesa njĂ« garĂ« elektorale reale, pasi fituesi dhe humbĂ«si njiheshin paraprakisht.

Ai vlerësoi se rezultati reflekton lodhjen e qytetarëve ndaj politikës dhe shkëputjen në rritje të elektoratit nga proceset zgjedhore, ndërsa fushata u zbeh nga debati juridik dhe politik për zgjedhjet në Tiranë.

“Vazhdoj tĂ« mendoj se nĂ« njĂ« palĂ« zgjedhje, ashtu edhe nĂ« shprehjen e famshme tĂ« tangos, pĂ«r tĂ« kĂ«rcyer duhen dy veta. Mendoj qĂ« nĂ«se Sparta qan, Athina nuk qesh, qĂ« do tĂ« thotĂ« se pjesĂ«marrja Ă«shtĂ« e ulĂ«t dhe Ă«shtĂ« e ulĂ«t pĂ«rgjithĂ«sisht. QĂ« do tĂ« thotĂ« se alibitĂ« dhe shkaqet, justifikohet janĂ«. Ishin zgjedhje pĂ«r rreth njĂ« vit e gjysmĂ« mandat tĂ« mbetur, pa kĂ«shilla. Ishin zgjedhje qĂ« zhvilloheshin gjithashtu nĂ« klimĂ«n kur dihej fituesi, dihej dhe humbĂ«si. Ishte njĂ« procedurĂ« burokratike.

 Mendoj që edhe përmasat e fitores vlejnë deri diku që të realizohen. Sa i takon përshtypjes që të jepnin, të ngjallnin të njëjtin emocion që të ngjall siguracioni i rinovimit të makinës, pra ishte si një ditë votimi. Nuk kishte votim praktikisht. Për ta vënë në kontekst ishte 334 mijë votues në pesë bashki, nga të cilët votuan më pak se 60 mijë. Ndërkohë që Tirana në 2023-in ka pasur në listë 699 mijë votues, pra kanë qenë zgjedhje që u kryhen se duheshin kryer.

Vihet re mes rreshtash qĂ« ka njĂ« lodhje ndaj politikĂ«s, ka njĂ« shkĂ«putje tĂ« qytetarit ndaj politikĂ«s. KĂ«to ishin zgjedhje qĂ« edhe pĂ«r shkak tĂ« sherrit procedural tĂ« TiranĂ«s, kandidatĂ«t tĂ« tĂ« gjitha krahĂ«ve nuk patĂ«n fare pothuajse hapĂ«sirĂ« pĂ«r tĂ« shpalosur sado pak programin e tyre dhe pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« sado pak fushatĂ«. Ka qenĂ« e dominuar nga saga juridike, politike dhe kushtetuese e TiranĂ«s, dhe kjo e dĂ«mtoi disi pjesĂ«marrjen, hutoi votuesin dhe humbi rĂ«ndĂ«sinĂ« e bashkive tĂ« tjera nĂ« garĂ«â€, tha Minxhozi./abcnews.al

Kutitë e para të numëruara në Mat, avantazh i socialisit Bojni ndaj kandidatëve të pavarur

✇Albeu
By: M C

Procesi i numërimit vijon për kutitë e votimit në bashkinë e Matit.

Vihet re një avantazh i dukshëm i socialistët Altin Bojni, ndaj dy kandidatëve të tjerë të pavarur, Eduart Brahilka i mbështetur nga PD dhe Suzana Pasha.

The post Kutitë e para të numëruara në Mat, avantazh i socialisit Bojni ndaj kandidatëve të pavarur appeared first on Albeu.com.

Socialistët vazhdojnë të mbajnë ritmet/ Berati dhe Tepelena në duart e kandidatëve të majtë, Ervin Ceca kryeson me 1105 vota dhe Gramoz Sako rrëmben 296 vota

✇Albeu
By: M C

Ka nisur numërimi i votave në 5 bashkitë, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme vendore. Në Berat janë në total 116 kuti për të regjistruar vullnetin e qytetarëve. Deri më tani janë numëruar 10 kuti, ku kryeson kandidati i Partisë Socialiste, Ervin Ceca, me 1,105 vota. Kandidati i pavarur, i mbështetur nga Partia Demokratike, Pavllo Shkarpa, ka siguruar 227 vota.

Sakaq edhe në Tepelenë duket një trend bindshëm drejt kandidatit socialist. Gramoz Sako figuron me 296 vota, ose mbi 84%, kundrejt vetëm 56 votave të kandidatit të pavarur që mbështetet nga PD-ja, Gabriel Guma.

Krahas numërimit manual, po testohet edhe numërimi me Inteligjencë Artificiale, një proces që kryhet për herë të parë në vend, duke synuar një verifikim më të shpejtë dhe më të saktë të rezultatit për kutitë e votimit.

The post Socialistët vazhdojnë të mbajnë ritmet/ Berati dhe Tepelena në duart e kandidatëve të majtë, Ervin Ceca kryeson me 1105 vota dhe Gramoz Sako rrëmben 296 vota appeared first on Albeu.com.

Vlorë, numërohen 40 nga 231 kuti/ Kandidatja socialiste kryeson me 2888 vota

✇Albeu
By: M C

Ka nisur procesi i numërimit për Bashkinë e Vlorës.

Kutitë e votimit janë ndarë në katër KZAZ.

Sipas raportimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vlora kishte numrin më të ulët të votuesve, me 12.54% pjesëmarrës.

Votat nga kutitë e numëruar:

Brunilda Mersini 2888

Dionis Sota 420

Gjergji Nika 304

The post Vlorë, numërohen 40 nga 231 kuti/ Kandidatja socialiste kryeson me 2888 vota appeared first on Albeu.com.

Lumir Abdixhiku shpall fitoren e LDK-së në pesë komuna



Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shpallur fitoren e partisë së tij në pesë komuna pas mbylljes së procesit të balotazhit.

Në një deklaratë për media, Abdixhiku ka bërë të ditur se LDK ka dalë fituese në Prishtinë, Pejë, Viti, Dragash dhe Junik, duke e cilësuar këtë si një fitore të përgjegjësisë dhe besimit qytetar.

“PĂ«r ne, qeverisja Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e jo privilegj. Deri sonte kĂ«ta ishin vetĂ«m kandidatĂ« tĂ« LDK-sĂ«, ndĂ«rsa nga sonte janĂ« pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve”, tha Abdixhiku.

Rezultatet e para nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përputhen me pretendimet e LDK-së, duke konfirmuar epërsinë e kandidatëve të saj në këto komuna kyçe të vendit.

Mbyllet procesi i votimit në zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki



Në pesë bashki të vendit Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cërrik u mbajtën këtë të diel zgjedhjet e pjesshme vendore për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive.

473 qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 të mëngjesit dhe qytetarët patën mundësi të shprehin vullnetin e tyre deri në orën 18:00, kur, sipas Kodit Zgjedhor, u mbyll zyrtarisht procesi i votimit.

Në Vlorë, numri i qytetarëve me të drejtë vote është afro 172 mijë; në Berat mbi 82 mijë; në Cërrik afro 39 mijë; në Mat 29 mijë; ndërsa në Tepelenë 12 mijë. Opozita nuk ka propozuar asnjë emër politik, por ka mbështetur kandidatët e pavarur.

Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë angazhuar 612 efektivë policie, të cilët kanë marrë në ruajtje edhe qendrat e votimit.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 17:00 pjesëmarrja ka qenë 18.55%, më e ulët krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Një ndër arsyet kryesore të këtij niveli të ulët është moti i keq, që ka përmbytur disa rrugë në Vlorë, ku është regjistruar edhe pjesëmarrja më e ulët vetëm 12%.

Në Berat pjesëmarrja ka qenë 19.84% (4,557 zgjedhës), në Cërrik 23.49% (1,467 qytetarë), në Mat 39.99% (4,019 zgjedhës) dhe në Tepelenë 32% (965 votues).

Me mbylljen e qendrave të votimit, procesi tashmë pritet të vijojë me numërimin e votave në secilën bashki./euronewsalbania/

Abdixhiku: Sot vendimmarrja i kthehet sovranit dhe vendoset fati i qyteteve tona për katër vitet e ardhshme



Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku votoi sot për kryetarin e ardhshëm të Prishtinës, gjersa theksoi se sovrani vendos për fatin e qyteteve për katër vitet e ardhshme.

Abdixhiku theksoi se qytetarët e Kosovës tregojnë standarde të larta gjatë proceseve zgjedhore.

“Sot nĂ« KosovĂ«, si gjithmonĂ« zgjedhjet trajtohen dhe janĂ« festĂ«... DitĂ« e mirĂ« dhe shpresojmĂ« tĂ« jetĂ« njĂ« proces i mbarĂ« e i mirĂ« siç ka diture gjithherĂ« populli i KosovĂ«s tĂ« sillet nĂ« proceset zgjedhore. Sot Ă«shtĂ« dita kur vendimmarrja i kthehet sovranit dhe kĂ«shtu vendoset fati i qyteteve tona pĂ«r katĂ«r vitet e ardhshme.

Jam i lumtur pĂ«r nivelin demokratik qĂ« si shoqĂ«ri tregojmĂ« nĂ« proceset zgjedhore. Disa çështje i marrim tĂ« mirĂ«qena, por mĂ« besoni se standardet e Ballkanit PerĂ«ndimor, besa edhe tĂ« EvropĂ«s mĂ«nyra si organizojmĂ« zgjedhjet e i pranojmĂ« zgjedhjet Ă«shtĂ« mrekulli e veçantĂ« demokratike me tĂ« cilĂ«n populli i KosovĂ«s duhet tĂ« krenohet”, tha ai.

Abdixhiku tuje shtoi se LDK deri tani nuk ka ndonjë ankesë dhe se vëzhguesit dhe komisionarët i kanë në vendvotime.

“Jam i bindur se gjithçka do tĂ« shkojĂ« mbarĂ« e mirĂ«. Le tĂ« sillemi si duhet, le tĂ« punojmĂ« secili nĂ« rrugĂ«n e mbarĂ« e tĂ« mirĂ«, pĂ«r tĂ« tjerat vendos qytetari i republikĂ«s”, tha ai.

Abdixhiku u pyet edhe për zgjedhjet nacionale.

“Tani besoj nga dita e nesĂ«rme do tĂ« kthejmĂ« fokusin tek zgjedhjet nacionale. Pritjet tashmĂ« janĂ« se nĂ« fund tĂ« dhjetorit do tĂ« kemi festĂ«n tjerĂ« zgjedhore dhe vendimmarrjen demokratike nĂ« RepublikĂ«n e KosovĂ«s”, tha ai. /Telegrafi/

Sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë

PRISHTINË, 9 nĂ«ntor /ATSH/ NĂ« KosovĂ« zhvillohet sot raundi i dytĂ« pĂ«r zgjedhjet lokale tĂ« 12 tetorit.

Në total janë 18 nga 38 komunat e Kosovës ku do të zhvillohen sot votimet e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë.

Vëmendja e opinionit publik do të jetë kryesisht te përballja për Prishtinën.

Kryeqyteti diskuton balotazhin pĂ«r tĂ« zgjedhur kryetarin e ri, ndĂ«rsa qytetarĂ«t presin qĂ« kandidatĂ«t – PĂ«rparim Rama nga Lidhja Demokratike e KosovĂ«s dhe Hajrulla Çeku nga LĂ«vizja VetĂ«vendosje – t’u japin fund problemeve qĂ« prej vitesh e ngarkojnĂ« jetĂ«n e pĂ«rditshme: trafik i rĂ«nduar, mungesĂ« parkingu, menaxhim i dobĂ«t i mbeturinave dhe hapĂ«sira publike qĂ« po pakĂ«sohen.

TĂ« dy kandidatĂ«t, PĂ«rparim Rama dhe Hajrulla Çeku, vijnĂ« pas njĂ« gare tĂ« ngushtĂ« nĂ« raundin e parĂ«, ku morĂ«n mbi 33% tĂ« votave.

Ata dolĂ«n pothuajse nĂ« barazim nga raundi i parĂ« i zgjedhjeve lokale tĂ« mbajtura mĂ« 12 tetor. Sipas rezultateve tĂ« Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve, Rama mori 33,79% tĂ« votave, ndĂ«rsa Çeku 33,01%, duke e çuar garĂ«n nĂ« njĂ« balotazh tĂ« ngushtĂ«.

Të dy kandidatët premtojnë zgjidhje për problemet e përditshme të prishtinasve, si trafiku i ngarkuar dhe mbeturinat.

Në Prishtinë, ku çdo votë mund të bëjë diferencën, gara pritet të jetë e fortë dhe vendimtare jo vetëm për fatin e kryeqytetit, por edhe për balancat politike në nivel vendi, sipas analistëve.

Fushata elektorale përfundon sot në orë 06:59, teksa qendrat e votimit zyrtarisht hapen në orën 07:00.

Komunat që zhvillojnë balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti.

Kujtojmë se LVV është në balotazh në 12 komuna të Kosovës, LDK në 9 komuna, PDK në 6 komuna, ndërsa AAK në 5 komuna.

The post Sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Analiza: Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

TĂ« dielĂ«n, qytetarĂ«t e KosovĂ«s nĂ« 18 komuna do tĂ« rikthehen nĂ« qendrat e votimit pĂ«r tĂ« pĂ«rcaktuar se kush do t’i udhĂ«heqĂ« nĂ« katĂ«r vjetĂ«t e ardhshĂ«m. NĂ« rundin e parĂ« tĂ« zgjedhjeve, mĂ« 12 tetor, njĂ«zet komuna siguruan kryetarĂ« tĂ« rinj, ndĂ«rsa 18 tĂ« tjerat do tĂ« vendosin nĂ« balotazhin e 9 nĂ«ntorit. [
]

The post Analiza: Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e pjesshme/ KandidatĂ«t nĂ« podcast-in “Flasim”: Do kemi fitore tĂ« thellĂ«

Zgjedhjet e pjesshme/ KandidatĂ«t nĂ« podcast-in “Flasim”: Do kemi fitore tĂ« thellĂ«

Kryeministri Edi Rama ka ftuar nĂ« podcast-in “Flasim” kandidatĂ«t socialistĂ« nĂ« bashkitĂ« qĂ« do tĂ« shkojnĂ« nĂ« zgjedhjet e pjesshme lokale qĂ« do tĂ« mbahen ditĂ«n e dielĂ«, 9 nĂ«ntor. Brunilda Mersini kandidon nĂ« VlorĂ«, Gramoz Sako nĂ« TepelenĂ«, Ervin Ceca nĂ« Berat ndĂ«rsa Florenc Doka nĂ« CĂ«rrik.

Gramoz Sako: Po shikoj nga takimet që kemi zhvilluar në qytet nga investimet që ka bërë PS në Tepelenë, do kemi një fitore të thellë. Këtë e mbështes tek të gjithë njerëzit që kemi takuar.

Ervin Ceca: Situata në qytet është shumë pozitive. Jam besimplotë që do të kemi një rezultat shumë të mirë.

Brunilda Mersini: Të dielën mendoj që do të jetë një rezultat shumë i mirë. Madje them se do të kemi një rezultat shumë të thellë. Do të marrim një rezultat shumë të mirë.

 Florenc Doka: ËshtĂ« rast historik qĂ« kryetari i bashkisĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« ministĂ«r. Mendoj qĂ« do tĂ« jetĂ« njĂ« votĂ« pĂ«rtej tĂ« majtĂ«s dhe tĂ« djathtĂ«s. Mendoj se do tĂ« kemi njĂ« rezultat tĂ« thellĂ«.

Totaj në debat: Për Prizrenin kemi mendësi zhvillimi, jo bllokimi



Kryetari aktual i Prizrenit dhe kandidati për një mandat të dytë, Shaqir Totaj, në debatin e sontëm të balotazhit tha se investimet që janë bërë në përmirësimin e jetës së qytetarëve tregojnë një mendësi zhvillimore dhe jo bllokuese apo hetuese.

Ai reagoi ndaj deklaratave tĂ« kundĂ«rkandidatit Artan Abrashi, duke thĂ«nĂ« se ka pĂ«rpjekje nga ana e tij pĂ«r t’i pĂ«rvetĂ«suar projektet dhe punĂ«t e realizuara nga qeverisja komunale.

“ËshtĂ« njĂ« tentim interesant pĂ«r me i pĂ«rvetĂ«su projektet qĂ« i ka kry qeverisja komunale. Kjo tregon mendĂ«sinĂ« e LĂ«vizjes VetĂ«vendosje qĂ« mohon çdo gjĂ«, nuk njeh asnjĂ« rezultat e tenton me kriju mjegull dhe huti”, tha Totaj.

Sipas tij, rezultatet e raundit të parë kanë treguar se qytetarët dinë të vlerësojnë punën e bërë dhe se në raundin e dytë kjo do të konfirmohet sërish.

Totaj theksoi se qeverisja e mirë do të vazhdojë me përmbushjen e premtimeve të reja dhe të projekteve që nuk kanë përfunduar ende.

Kushtetuesja rrëzon qeverinë dhe Presidentin: Veliaj mbetet kryetar i Bashkisë Tiranë

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot vendimin e qeverisë dhe Presidentit, që e shkarkonte nga detyra kryetarin e arrestuar të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, duke i konsideruar aktet të papajtueshme me Kushtetutën. Po ashtu, Gjykata shfuqizoi pjesërisht dekretin që parashikonte mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme për bashkinë e kryeqytetit.

Trupa gjykuese vendosi me shumicĂ« votash, pesĂ« “pro”, tre “kundĂ«r”, se aktet e KĂ«shillit Bashkiak, qeverisĂ« dhe tĂ« kreut tĂ« shtetit, kanĂ« shkelur parimet kushtetuese qĂ« garantojnĂ« vijimĂ«sinĂ« e mandatit tĂ« njĂ« tĂ« zgjedhuri vendor.

Vendimi parashikon pezullimin e efekteve të tyre dhe rikthimin e Veliajt në detyrën e tij publike, pavarësisht faktit se ai ndodhet në paraburgim nën akuzë për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Gjykata vlerësoi kështu, se ndërhyrja e pushteteve të tjera në ndërprerjen e mandatit të një kryebashkiaku cenon ndarjen e pushteteve dhe parimin e legjitimitetit demokratik.

Kronologjia e zhvillimeve

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vjen pas një beteje institucionale që nisi pasi SPAK i komunikoi Veliajt akuzat për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje sendesh të paligjshme në burg. Ai u mor zyrtarisht i pandehur më 22 korrik.

Një muaj e rreth dy javë më vonë, Kryeministri Rama njoftoi paraprakisht kandidimin e Ogerta Manastirliut për ta zëvendësuar në bashkinë e Tiranës.

Kjo vendimmarrje u komunikua më 11 shtator pas Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste dhe vijoi më pas me propozimin e socialistëve në Këshillin Bashkiak për shkarkimin e Veliajt me arsyetimin e mosparaqitjes në detyrë për një kohë më të gjatë se 3 muaj.

Veliajt iu mohua e drejta për të qenë i pranishëm në seancë, teksa nga qelia ai e komentoi këtë nismë si të padrejtë pasi mungesa prej 10 shkurtit, kur u arrestua, nuk kishte ardhur si rrjedhojë e vullnetit të tij.

Qeveria e miratoi propozimin unanim të Këshillit Bashkiak më 25 shtator dhe më pas Presidenti Begaj dekretoi datën 9 nëntor si datë të zgjedhjeve të pjesshme për Tiranën dhe pesë bashki të tjera: Vlora, Berati, Mati, Tepelena dhe Cërriku.

Nisur nga këto zhvillime, Veliaj iu drejtua Gjykatës Kushtetuese duke e konsideruar procesin të motivuar politikisht dhe në shkelje të Kushtetutës pasi shkarkimi, sipas tij, u parapri në organe partiake.

Arsyetimet e tij se askush nuk mund të privohet nga prezumimi i pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë, Veliaj i paraqiti në seancën e së premtes, datë 31 tetor, ku për gjatë 7 orësh Gjykata Kushtetuese dëgjoi palët.

Me vendimin e së hënës, Gjykata ndalon tashmë mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë dhe rikthen një ekuilibër të ri politik në kryeqytet, duke hapur debat mbi legjitimitetin e ushtrimit të mandatit nga një zyrtar i ndaluar me masë sigurie.

Juristët dhe aktorët politikë kishin paralajmëruar pasoja të gjera për marrëdhëniet mes pushteteve dhe për mënyrën se si trajtohen funksionarët e zgjedhur që përballen me akuza penale nëse procedura e shkarkimit të Veliajt do të legjitimohej nga Kushtetuesja.

Veliaj ndodhet nën masën e arrestit me burg që prej 10 shkurtit, dhe është në gjykim për korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe mosdeklarim pasurie, akuza që përfshijnë në disa raste edhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Lexoni gjithashtu:

The post Kushtetuesja rrëzon qeverinë dhe Presidentin: Veliaj mbetet kryetar i Bashkisë Tiranë appeared first on Citizens.al.

Numërohen mbi 90% e votave në Tetovë, koalicioni VLEN mbizotëron me 54% të votave

✇Albeu
By: M C

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka nisur me publikimin e rezultateve të para për Komunën e Tetovës. Me 94.65% e votave të numëruara, Koalicioni Vlen ka shumë gjasa që të fitojë këtë komunë.

Bajram Rexhepi ka marrë: 15.182 vota

Bilall Kasami ka marrë: 20.141 vota

The post Numërohen mbi 90% e votave në Tetovë, koalicioni VLEN mbizotëron me 54% të votave appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet lokale në RMV/ BDI akuza: Pamë blerje masive votash dhe ndërhyrje brutale të shtetit

✇Albeu
By: M C

Zëdhënësi i Aleancës për Integrim Kombëtar (AKI), Arber Ademi, në konferencën për shtyp të mbajtur në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Tetovë, denoncoi parregullsi të shumta gjatë fushatës zgjedhore gjatë të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

“PamĂ« blerje masive tĂ« votave, asfalt elektoral, betonizim tĂ« natĂ«s, shfrytĂ«zim tĂ« resurseve publike dhe ndĂ«rhyrje brutale tĂ« shtetit nĂ« favor tĂ« pushtetit,” deklaroi Ademi.

Ai shtoi se këto dukuri e dëmtojnë rëndë procesin demokratik dhe besimin e qytetarëve në institucionet e vendit.

Ademi gjithashtu falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen e tyre dhe mërgatën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj proceseve demokratike në vend.

The post Zgjedhjet lokale në RMV/ BDI akuza: Pamë blerje masive votash dhe ndërhyrje brutale të shtetit appeared first on Albeu.com.

A do tĂ« ketĂ« bashkĂ«punime tĂ« fshehta mes partive? ÇfarĂ« pritet tĂ« ndodhĂ« nĂ« balotazhin e zgjedhjetve lokale nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut

✇Albeu
By: M C

Përballjet midis VMRO-DPMNE-së dhe Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Kërçovë, si dhe midis koalicionit shqiptar VLEN dhe AKI-së në Tetovë, por edhe votimet në Karposh dhe Qytetin e Shkupit, mund të varen nga votat e kandidatëve që humbën në rundin e parë. Por, pyetja është nëse do të ketë bashkëpunime publike apo të fshehta mes partive dhe sa të bindur do të jenë këta votues?

Kush kĂ« do tĂ« mbĂ«shtesĂ« nĂ« balotazhin e zgjedhjeve lokale, dhe a mundĂ«si qĂ« mbĂ«shtetja e mundshme ndĂ«rmjet partive tĂ« ndryshme tĂ« pĂ«rcaktojĂ« se kush do tĂ« bĂ«het kryetar komune nĂ« njĂ« komunĂ« tĂ« caktuar – Ă«shtĂ« pyetja kryesore nĂ« prag tĂ« 2 nĂ«ntorit, ditĂ«s kur 33 komuna tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, pĂ«rfshirĂ« Shkupin, do ta zgjedhin kryetarin e tyre. NĂ« rundin parĂ« tĂ« zgjedhjeve mĂ« 19 tetor, tĂ« gjitha komunat zgjodhĂ«n pĂ«rbĂ«rje tĂ« re tĂ« kĂ«shillave, ndĂ«rsa kryetarĂ« komunash u zgjodhĂ«n nĂ« 44 prej tyre. Por, nĂ« komunat qĂ« gjatĂ« fushatĂ«s u vlerĂ«suan si mĂ« garĂ« mĂ« tĂ« ngushtĂ« dhe qĂ« ngjallĂ«n interes mĂ« tĂ« madh te publiku, votuesit do tĂ« vendosin mĂ« 2 nĂ«ntor.

Qendra dhe Karposhi nĂ« Shkup, por edhe KĂ«rçova, Tetova, Struga dhe Koçani, janĂ« ndĂ«r komunat qĂ« analistĂ«t politikĂ« i pĂ«rmendin si interesante pĂ«r t’u ndjekur, dhe ku votuesit e kandidatĂ«ve qĂ« nuk hynĂ« nĂ« balotazh mund tĂ« jenĂ« vendimtarĂ« pĂ«r fitore ose pĂ«r pĂ«rmbysje.

Sa i dëgjojnë anëtarët partitë për kë të votojnë?

Analisti dhe kryetari i Institutit BIRS, Xhelal Neziri, mendon se Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ« pĂ«r partitĂ« tĂ« kontrollojnĂ« votuesit dhe t’i ridrejtojnĂ« pĂ«r kĂ« tĂ« votojnĂ«. Sipas tij, Ă«shtĂ« dĂ«shmuar se kjo nuk funksionon as nĂ« rundin e parĂ« nĂ« komunat ku ka pasur marrĂ«veshje partiake publike apo tĂ« fshehta pĂ«r bashkĂ«punim, prandaj vlerĂ«son se do tĂ« jetĂ« edhe mĂ« e vĂ«shtirĂ« ta arrijnĂ« kĂ«tĂ« nĂ« balotazh.

“NĂ« rundin e parĂ« ishte shumĂ« mĂ« e lehtĂ« tĂ« orientoheshin votat drejt kandidatĂ«ve tĂ« partive tĂ« tjera, sepse votohej edhe pĂ«r pĂ«rbĂ«rjen e kĂ«shillave, pra pĂ«r vetĂ« partitĂ«. NĂ« rundin e dytĂ« votohet vetĂ«m pĂ«r kandidatĂ«t pĂ«r kryetar komune, kĂ«shtu qĂ« do tĂ« jetĂ« shumĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« bindĂ«sh votuesit tĂ« dalin dhe tĂ« votojnĂ« verbĂ«risht pĂ«r njĂ« kandidat qĂ« nuk Ă«shtĂ« i tyre”, thotĂ« Neziri pĂ«r Radio Evropa e LirĂ« (REL). MegjithatĂ«, ka disa kategori votuesish, ashtu siç ka dallime midis partive – disa i kontrollojnĂ« mĂ« shumĂ«, disa mĂ« pak, anĂ«tarĂ«t e tyre, mendon analisti politik Petar Arsovski. “Kjo varet nga baza e partisĂ«. Ka mbĂ«shtetĂ«s partiakĂ« qĂ« do tĂ« votojnĂ« pĂ«r kandidatin e partisĂ« – kĂ«ta janĂ« ata qĂ« janĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« komunikimin me strukturat partiake lokale. Por, ka edhe simpatizantĂ« qĂ« zakonisht votojnĂ« pĂ«r njĂ« parti tĂ« caktuar. Kur nuk votojnĂ« pĂ«r atĂ« parti, qĂ«ndrojnĂ« nĂ« shtĂ«pi, dhe Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ« qĂ« ata tĂ« kalojnĂ« nga njĂ« kandidat te tjetri”, shpjegon Arsovski pĂ«r REL.

Ai shton se “vetĂ« struktura e partive” ka rol, sepse tradicionalisht partitĂ« e djathta dhe mbĂ«shtetĂ«sit e tyre janĂ« mĂ« tĂ« disiplinuar sesa ato tĂ« majtat.

KĂ«rçova dhe Tetova – a do tĂ« bashkĂ«punojnĂ« VMRO-DPMNE dhe VLEN kundĂ«r AKI?

Tetova dhe Kërçova janë qytetet që Arsovski i përmend si vende ku, pa koalicion ndërmjet partive, zgjedhja e kryetarit të komunës do të jetë e vështirë.

NĂ« TetovĂ«, do tĂ« pĂ«rballen kandidatĂ«t e dy blloqeve shqiptare – Bilall Kasami nga koalicioni qeverisĂ«s VLEN, dhe Bajram Rexhepi nga Aleanca KombĂ«tare pĂ«r Integrim (AKI), e udhĂ«hequr nga Bashkimi Demokratik pĂ«r Integrim (BDI).

Dallimi në rundin e parë ishte më pak se 4.000 vota në favor të Kasamit. LSDM dhe VMRO-DPMNE nuk kishin kandidatët e tyre. E Majta (Levica) kishte dhe fitoi rreth 3.300 vota. Socialdemokratët deri tani nuk kanë dhënë mbështetje për asnjërin, ndërsa VMRO-DPMNE edhe në rundin e parë bëri thirrje të votohej për Kasamin, i cili është partner i tyre në nivel qendror. Megjithatë, deklaratat ndërmjet dy rundeve nga përfaqësues të VLEN-it, përfshirë edhe vetë Kasamin, për zgjedhjet në Kërçovë, kanë lëkundur marrëveshjet e koalicionit brenda strukturës qeverisëse.

Në Kërçovë, qytetarët do të zgjedhin midis kryetarit të tanishëm nga BDI-ja, Fatmir Dehari, dhe kandidatit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Jovanovski. Kasami, i cili në një intervistë për mediat shqiptare aludoi për një mbështetje të mundshme ndaj Deharit, më pas u tërhoq, duke thënë se deklarata ishte keqinterpretuar dhe se ishte bërë në një moment kur kundërshtari politik po përpiqej të luante me kartën etnike.

Jovanovski i VMRO-DPMNE-së, i cili pas rundit të parë kishte rreth 6.000 vota më shumë se Dehari, në një fjalim publik falënderoi votuesit e opozitës LSDM dhe E Majta, ndonëse partitë, të paktën publikisht, nuk bënë thirrje për ta mbështetur.

Karposhi dhe Qendra – mĂ« tĂ« pasigurtat nĂ« Shkup

Përveç këtyre, një garë interesante pritet edhe në disa komuna të Shkupit. Në Karposh do të përballen kryetari i tanishëm nga GROM, Stevço Jakimovski, dhe Sotir Lukrovski nga VMRO-DPMNE, i cili në rundin e parë kishte epërsi të ngushtë prej rreth 1.500 votash. Kandidatët që u eliminuan deri tani nuk kanë dhënë publikisht mbështetje për asnjërin. Por, shifrat tregojnë se votat e tyre mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar. Kandidatja e LSDM-së mori 3.800 vota, kandidati i partisë E Majta rreth 2.800, ndërsa kandidatja e pavarur Nevena Gjorgievska rreth 2.600 vota. Në Qendër, Goran Gerasimovski nga LSDM hyri në rundin e dytë me një epërsi prej rreth 2.800 votash ndaj Miroslav Labudoviq nga ZNAM. VMRO-DPMNE nuk kishte kandidat të vetin, por e mbështeti Labudoviqin.

E Majta ende nuk Ă«shtĂ« shprehur, ndĂ«rsa nga TĂ« Pavarurit e Bashkuar, kandidatja e tĂ« cilĂ«ve Biljana Ivanovska mori rreth 4.400 vota (20%), thanĂ« se nuk do tĂ« bĂ«jnĂ« thirrje pĂ«r askĂ«nd, sepse “çdo votues Ă«shtĂ« i vetĂ«dijshĂ«m, pĂ«rgjegjĂ«s dhe ka tĂ« drejtĂ« tĂ« vendosĂ« vetĂ«â€. “MbĂ«shtetja nga ata qĂ« u eliminuan nĂ« rundin e parĂ« Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme nĂ« tĂ« dy komunat, por mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme nĂ« Karposh. NĂ« QendĂ«r, votuesit e IvanovskĂ«s nuk janĂ« tĂ« lidhur me ndonjĂ« parti, dhe diferenca midis Gerasimovskit dhe Labudoviqit Ă«shtĂ« mĂ« e madhe – nuk Ă«shtĂ« e ngushtĂ« si nĂ« Karposh. KĂ«shtu qĂ«, nĂ« QendĂ«r matematika Ă«shtĂ« e dobĂ«t, ndĂ«rsa nĂ« Karposh mund tĂ« bĂ«jĂ« diferencĂ«â€, shpjegon Arsovski. Edhe Qyteti i Shkupit do tĂ« zgjedhĂ« kryetarin mĂ« 2 nĂ«ntor – shkupjanĂ«t do tĂ« votojnĂ« midis Orce Gjorgievskit (VMRO-DPMNE) dhe Amar Mecinoviqit (E Majta). Gjorgievski hyri nĂ« rundin e dytĂ« me mbi 60.000 vota epĂ«rsi, por E Majta dhe kandidati i saj bĂ«jnĂ« thirrje pĂ«r “veprim kolektiv” dhe besojnĂ« nĂ« njĂ« pĂ«rmbysje.

Tragjedia nĂ« Koçan, ku nĂ« mars nĂ« klubin e natĂ«s “Pulse” humbĂ«n jetĂ«n 63 persona dhe mbi 200 u plagosĂ«n, e ktheu vĂ«mendjen e publikut drejt kĂ«tij qyteti gjatĂ« zgjedhjeve lokale. NĂ« balotazh, qytetarĂ«t e Koçanit do tĂ« zgjedhin midis Venko Krstevskit, ushtrues detyre dhe kandidat i pavarur, dhe Vllatko Grozdanovit nga VMRO-DPMNE. MĂ« 19 tetor, Grozdanovi fitoi rreth 2.200 vota mĂ« shumĂ« se Krstevski. LSDM, kandidati i sĂ« cilĂ«s Igor Hristov ishte nĂ« vendin e tretĂ« me 2.400 vota, deri tani nuk ka dalĂ« me qĂ«ndrim publik pĂ«r mbĂ«shtetje.

Aleancat kalimtare, jo të përhershme

Cilado qoftĂ« kombinimi dhe mbĂ«shtetja ndĂ«rpartiake pĂ«r balotazh, analisti Arsovski thekson se “koalicionet kalimtare” nuk duhet tĂ« shihen si pĂ«rcaktim i qĂ«ndrueshĂ«m politik. “KĂ«to janĂ« marrĂ«veshje qĂ« bĂ«hen pĂ«r njĂ« komunĂ« tĂ« caktuar, pĂ«r njĂ« kandidat konkret dhe zgjasin aq sa zgjasin zgjedhjet lokale”, thekson Arsovski. Nga 44 komunat nĂ« balotazh, mĂ« shumĂ« pĂ«rballje do tĂ« ketĂ« midis VMRO-DPMNE dhe LSDM – nĂ« 16 sosh. Koalicionet brenda bllokut shqiptar, AKI dhe VLEN, do tĂ« pĂ«rballen nĂ« tri komuna. NĂ« komunat e tjera, kĂ«to parti dhe koalicione do tĂ« garojnĂ« me ndonjĂ« parti tjetĂ«r ose me kandidatĂ« tĂ« pavarur.

NĂ« katĂ«r komuna – Gostivar, MavrovĂ«-RostushĂ«, Vrapçisht dhe QendĂ«r ZhupĂ«, zgjedhjet pĂ«r kryetar komune u anuluan dhe do tĂ« shpallen tĂ« reja, sepse nuk u arrit cenzusi i pjesĂ«marrjes sĂ« tĂ« paktĂ«n njĂ« tĂ« tretĂ«s sĂ« votuesve tĂ« regjistruar nĂ« listĂ«n zgjedhore./REL

The post A do tĂ« ketĂ« bashkĂ«punime tĂ« fshehta mes partive? ÇfarĂ« pritet tĂ« ndodhĂ« nĂ« balotazhin e zgjedhjetve lokale nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut appeared first on Albeu.com.

Çeku: BashkĂ« do tĂ« hapim kapitullin e ri pĂ«r PrishtinĂ«n



NĂ« shkollĂ«n “Emin Duraku”, kandidati pĂ«r Kryetar tĂ« PrishtinĂ«s, Hajrulla Çeku, takoi banorĂ«t e zonĂ«s sĂ« vjetĂ«r tĂ« kryeqytetit.

Duke i siguruar se ndryshimin e merituar, do ta pĂ«rjetojnĂ« pas 9 nĂ«ntorit, Çeku tha se bashkĂ«risht do tĂ« hapin kapitullin e PrishtinĂ«s sĂ« zhvilluar e tĂ« barabartĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«.

Ai e përmbylli këtë tubim duke i falenderuar qytetarët e kësaj zone për mbështetjen e tyre.


Çeku: PrishtinĂ« qĂ« punon pĂ«r tĂ« gjithĂ«, plan konkret pĂ«r lagjen Dardania



GjatĂ« takimit me qytetarĂ«t e lagjes Dardania, kandidati pĂ«r Kryetar tĂ« PrishtinĂ«s, Hajrulla Çeku nĂ« shkollĂ«n “Xhemail Mustafa” prezantoi planin e tij pĂ«r kĂ«tĂ« lagje.


Ai tha se ndër projektet që do të realizohen përgjatë qeverisjes së tij janë vendosja e ashensorëve, riparimi i kulmeve e bodrumeve, zgjidhje për parkingje me prioritet banorët rezidentë, dy çerdhe të reja, si dhe tregu i lagjes e hapësirat e reja rekreative për të gjitha grupmoshat.


PĂ«r PrishtinĂ«n e tĂ« ardhmes sĂ« barabartĂ«, qĂ« respekton secilin e punon pĂ«r tĂ« gjithĂ«, Çeku tha se vendoset mĂ« 9 nĂ«ntor.


Ai e përmbylli këtë takim duke i falenderuar banorët e lagjes Dardania për pjesëmarrjen dhe mbështetjen.



❌