Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Arti në zi/ Ndahet nga jeta aktori Fitim Makashi

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare aktori i mirënjohur, Fitim Makashi, babai i këngëtarit Redon Makashi. Makashi, njihej si një figurë e rëndësishme e teatrit dhe kinemasë shqiptare, duke lënë pas një trashëgimi të vyer artistike. Ai lindi në 10 prill 1944 ne Gjirokastër. Në vitin 1963 nisi studimet në Institutin e Arteve për […]

The post Arti në zi/ Ndahet nga jeta aktori Fitim Makashi appeared first on BoldNews.al.

Ndërprerje masive të energjisë elektrike në Ukrainë dhe Moldavi

Të paktën tre rajone dhe Kievi po përballen me ndërprerje emergjente të energjisë elektrike, dhe sistemi energjetik i Moldavisë u prek gjithashtu nga problemet e Ukrainës. Rrjeti elektrik i Ukrainës po përjeton ndërprerje masive të energjisë për shkak të një “defekti teknik” në linjat e energjisë që lidhin Ukrainën, Moldavinë dhe Rumaninë, njoftoi Ministri i Energjisë […]

The post Ndërprerje masive të energjisë elektrike në Ukrainë dhe Moldavi appeared first on BoldNews.al.

Skandali sek*ual në Mal të Zi/ Ish-zyrtarja e lartë: Krim kibernetik! Jam kërcënuar me jetë…

Mali i Zi po përballet prej ditësh me një aferë serioze që ka përfshirë figura të larta shtetërore, në qendër të së cilës janë Mirjana Pajkoviç dhe Dejan Vukshiç, ish-drejtor i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe ish-këshilltar i Presidentit Jakov Milatoviç. Skandali ka çuar në dorëheqjen e të dyve nga funksionet publike. Vukshiç dha dorëheqjen […]

The post Skandali sek*ual në Mal të Zi/ Ish-zyrtarja e lartë: Krim kibernetik! Jam kërcënuar me jetë… appeared first on BoldNews.al.

Sherr në Durrës/ Tre persona dhunojnë një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtojnë makinën

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në Nishtullë të Durrësit. Sipas Policisë, 44 vjeçari A.Z, së bashku me shtetasit S. Z., 46 vjeç, dhe V. R., 37 vjeç, në datën 30 janar, rreth orës 17:30, në lagjen nr. 14, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë […]

The post Sherr në Durrës/ Tre persona dhunojnë një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtojnë makinën appeared first on BoldNews.al.

Shiste kokainë në qendrat tregtare në Itali, arrestohet shqiptari

Një shqiptar është arrestuar nga patrullat policore në Itali teksa bënte tregti kokaine në zona të frekuentuara dhe kryesisht në qendrat tregtare. Objektiv i aksionit të fundit ka qenë qendra tregtare “LE BEFANE”, në Rimini, ku i dyshuari shkonte shpesh me makinën e tij. Mjeti u gjet pas kontrolleve në parkingun e një dyqani në […]

The post Shiste kokainë në qendrat tregtare në Itali, arrestohet shqiptari appeared first on BoldNews.al.

U deklarua për Juelën, Seno i ‘BBV’ konfirmon rikthimin me ish-partneren!

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Seno Fishta, ka konfirmuar rikthimin me ish-bashkëshorten e tij, ku dyshja shkëmbyen puthje në publik, duke e bërë të qartë ribashkimin e tyre. Ky zhvillim vjen pasi më herët Seno ishte deklaruar për Juelën, ende konkurrente në “BBV”, deklaratë që kishte nxitur reagime dhe diskutime të shumta. Pas eliminimit […]

The post U deklarua për Juelën, Seno i ‘BBV’ konfirmon rikthimin me ish-partneren! appeared first on BoldNews.al.

Lumir Abdixhiku dorëzon dorëheqjen, i kërkon Kuvendit të LDK-së të shqyrtojë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ia ka ofruar Kuvendit të partisë dorëheqjen e tij dhe i ka kërkuar ta shqyrtojë atë në punimet që po zhvillon ai të shtunën. “Çfarë dëshironi të bëni me mua si kryetar, dhe të ardhmen e kësaj partie? Çfarëdo vendimi që merrni unë do ta respektoj […]

The post Lumir Abdixhiku dorëzon dorëheqjen, i kërkon Kuvendit të LDK-së të shqyrtojë appeared first on BoldNews.al.

KLP miraton kërkesën e kreut të SPAK/ Mbrojtje të shtuar për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar kërkesën e kreut të SPAK, Klodian Braho, për të shtuar mbrojtjen ndaj prokurorit Altin Dumani dhe disa prokurorëve të posaçëm, mes të cilëve dhe Dritan Prençi, prokurori i cili po heton zv/kryeministren Belinda Balluku. Sipas informacioneve, vendimi u dha nga një komision i posaçëm në KLP dhe për […]

The post KLP miraton kërkesën e kreut të SPAK/ Mbrojtje të shtuar për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun appeared first on BoldNews.al.

Agresiviteti i gripit/ Mbi 100 raste në ditë në QSUT, bronkopneumonia shqetësim i mjekëve

Agresiviteti i gripit të këtij sezoni ka rritur urgjencat dhe shtrimet në spitale. Fundi i janarit ka shënuar pikun e qarkullimit të gripit, por dhe infektimeve në popullatë. Mbi 100 raste në ditë i drejtohen shërbimit infektiv në QSUT me komplikacione të shkaktuara kryesisht nga AH3N2i dhe nën tipe të tjera në qarkullim. Mjekët thonë […]

The post Agresiviteti i gripit/ Mbi 100 raste në ditë në QSUT, bronkopneumonia shqetësim i mjekëve appeared first on BoldNews.al.

“Pushimi i Ragës” në Elbasan i pushtuar nga plehrat, qytetarët kritika Llatjas: Vendos kosha

Zona e njohur si “Pushimi i Ragës” në Elbasan, e ndodhur mes fshatrave Balëz dhe Letan, në rrugën që të çon drejt liqeneve të Funarit, është mbuluar nga mbeturinat. Sipas informacioneve, situata paraqitet alarmante, ku natyra dhe përroi që kalon pranë zonës janë ndotur rëndë, duke e kthyer këtë vend pushimi në një vatër ndotjeje. […]

The post “Pushimi i Ragës” në Elbasan i pushtuar nga plehrat, qytetarët kritika Llatjas: Vendos kosha appeared first on BoldNews.al.

Shpërthim i virozave në Korçë/ Virusi prek masivisht fëmijët, apeli i mjekëve

Deri në 70 vizita në ditë janë kryer gjatë muajit janar nga mjekët e Spitalit të Pediatrisë në Korçë për shkak të shpërthimit të virozave të stinës, kryesisht të gripit të tipit A. Shefi i shërbimit të pediatrisë, Robert Rado, tregon se rastet kanë qenë të shumëllojshme, nga ato më të lehta, por edhe raste […]

The post Shpërthim i virozave në Korçë/ Virusi prek masivisht fëmijët, apeli i mjekëve appeared first on BoldNews.al.

Të dënuar për plagosje, arrestohen 2 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona të shpallur në kërkim, pasi akuzohen për plagosje të rëndë me dashje. Policia bën me dije se shtetasi M. H., 31 vjeç, ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Nga ky dënim, atij i […]

The post Të dënuar për plagosje, arrestohen 2 persona në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Kush është roja që humbi jetën në minierën e Bulqizës, dyshimet

Bashkim Keta, 58-vjeç, është personi i cili u gjet pa shenja jete këtë të shtunë në një zonë minerare, në Bulqizë. Sipas Policisë, Keta punonte roje private te një subjekt minerar, emri i të cilit nuk bëhet me dije, ndërsa dyshohet se mund të ketë rrëshqitur nga një lartësi dhe, për pasojë, ka humbur jetën. […]

The post EMRI/ Kush është roja që humbi jetën në minierën e Bulqizës, dyshimet appeared first on BoldNews.al.

Socialistët që nuk flasin dhe nuk dëgjojnë për hallet e Vlorës

Ditën e sotme ministrja e Jashtme Elisa Spiropali shkoi në Vlorë për të marrë pjesë në Forumin e Dialogut “Edhe disa hapa akoma drejt BE-së”. Por me të bërë disa hapa në Vlorë, ministrja u përball me zemërimin e qytetarëve, të cilët kishin dalë në protestë kundër vendimit të Këshillit Bashkiak për zhvendosjen e tyre […]

The post Socialistët që nuk flasin dhe nuk dëgjojnë për hallet e Vlorës appeared first on BoldNews.al.

Zhvasnin qytetarët me kontrata fiktive apartamentesh, ky është çifti i arrestuar në Tiranë (FOTO)

Personat që shikoni në foton e mësipërme janë Elvis Ramca dhe Veriana Ziu, çifti i bashkëjetuesve, të arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi akuzohen për mashtrim me blerje fiktive të apartamenteve. Sipas Policisë, Ramca dhe Ziu, iu kanë marrë shuma të konsiderueshme parash qytetarëve, duke iu premtuar se do t’iu blinin apartamente. Pasi përvetësonin paratë, […]

The post Zhvasnin qytetarët me kontrata fiktive apartamentesh, ky është çifti i arrestuar në Tiranë (FOTO) appeared first on BoldNews.al.

Kompromisi gjerman për procesin e azilit/ Për çfarë ranë dakord partitë politike

Të ashtuquajturat “raste të Dublinit”, pra njerëzit që janë regjistruar në vende të tjera evropiane ose që kanë aplikuar tashmë për azil atje, do të mund të mbahen në qendra të posaçme azili deri në tre muaj. Me masa më të rrepta, qeveria gjermanedëshiron të lehtësojë kthimet dhe të sigurojë që refugjatët të mos zhduken para […]

The post Kompromisi gjerman për procesin e azilit/ Për çfarë ranë dakord partitë politike appeared first on BoldNews.al.

E la në burg, Beqaj-Kushtetueses: Nuk jeni serioz, 7 muaj për të bërë vlerësimin

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar  pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila më 28 janar 2026 rrëzoi kërkesën e tij për shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së për masën “arrest në burg”. Në një deklaratë të bërë përmes avokatëve të tij, Beqaj e cilëson vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese si të padrejtë, të vonuar dhe […]

The post E la në burg, Beqaj-Kushtetueses: Nuk jeni serioz, 7 muaj për të bërë vlerësimin appeared first on BoldNews.al.

Bulqizë/ Humb jetën një person në një stok kromi

Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në një stok kromi në një nga minierat e Bulqizë. Sipas raportiemeve në media i ndjeri, Bashkim Keta, ishte i punësuar si roje në këtë minierë. Dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak dhe më pas ka rënë në stokun e kromit

The post Bulqizë/ Humb jetën një person në një stok kromi appeared first on BoldNews.al.

Kur një “fshatar” nxjerr nga binarët Ramën dhe tre ministra

Nga Boldnews.al Qëllimi ishte i qartë në Divjakë: Rama dhe tre ministrat do flisnin, ndërsa sallë do dëgjonte e në fund të duartrokiste. Por, mjafton qoftë edhe një individ, në kuptimin e plotë të fshatarit që mban frymën e tij dhe familjes me djersë të derdhur në arë, që “i fortndrituri” të nxihet nga disa […]

The post Kur një “fshatar” nxjerr nga binarët Ramën dhe tre ministra appeared first on BoldNews.al.

“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet pse nuk fton në protesta figura që u cilësuan si intelektualë, si Lulzim Basha dhe Bamir Topi. Në përgjigjen e tij, Berisha i cilësoi ata si pseudointelektualë “Po flet për intelektualë apo pseudointelektualë? Po ta them me sinqeritet: kthehu […]

The post “Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë appeared first on BoldNews.al.

❌