Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 January 2026Main stream

Salla: Sugjerime dhe kërkesa nga fermerët për Skemën Kombëtare të mbështetjes

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Në takimin me fermerët në Divjakë për Skemën Kombëtare 2026, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla deklaroi se po rishikohet plani i mbështetjes duke marrë në konsideratë kërkesat dhe sugjerimet e fermerëve.

Gjatë fjalës së tij, Salla theksoi se deri më tani janë zhvilluar 18 takime me fermerët në qarqe të ndryshme të vendit, nga 23 të planifikuara gjithsej, duke nënvizuar se dëgjesat do të vijojnë në çdo qark.

“Komentet dhe sugjerimet e fermerëve janë të domosdoshme dhe shumë të dobishme për hartimin e Skemës Kombëtare 2026, sipas kërkesave reale të terrenit,” u shpreh ai.

Ministri Salla u ndal edhe te çështjet konkrete të adresuara gjatë dëgjesave.

“Janë shumë të domosdoshme dhe të dobishme që ne ta rishikojmë pjesën e mbështetjes dhe mënyrën si do të jemi ndaj aplikantëve, për të ulur numrin e krerëve për bagëti në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë fermerë. Kemi marrë sugjerime për bletarinë dhe kërkesa që lidhen me certifikatat e pronësisë dhe kontratat e tokave me qira”, deklaroi Salla.

Ai bëri të ditur se këto sugjerime po analizohen në mënyrë të strukturuar.

“Jemi duke i rishikuar, kemi bërë një plan me AZHBR dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe do të shikojmë atë që na sugjeroni, për t’i përafruar edhe me skemën e naftës, ku kemi pasur problematika të shtuara sipas propozimeve të fermerëve”, tha Salla.

Ministri Salla theksoi gjithashtu nevojën për sinkronizim të të gjitha instrumenteve mbështetëse.

“Duhet të jemi sinkron, të mbështesim edhe përmes IPARD-it, ku së shpejti do të ketë mbështetje për të gjithë sektorin bujqësor. Do të ndërtohen edhe dhoma frigoriferike, do të ketë mbështetje për fermerët e të gjitha fushave, si bimët medicinale, dhe mbi të gjitha duhet të jemi në terren bashkë me fermerët. Ju do të jeni zëri dhe mbështetja për çdo punë që do të krijojmë së bashku”, përfundoi Salla.

Dëgjesat për Skemën Kombëtare 2026 do të vijojnë në të gjitha qarqet e vendit, me synimin që politikat mbështetëse të ndërtohen në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me fermerët dhe të reflektojnë nevojat reale të sektorit bujqësor.

/k.s/j.p/

The post Salla: Sugjerime dhe kërkesa nga fermerët për Skemën Kombëtare të mbështetjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Jemi shtresa më e pambrojtur”/ Rama i nxehet fermerit në Divjakë: Ulu aty, s’më imponon njeri…

By: Brisi
30 January 2026 at 11:04

Një përplasje verbale është regjistruar këtë të premte, gjatë një takimi të Edi Ramës me fermerët në Divjakë. Teksa Rama po fliste mbi situatën e përmbytjeve, ku janë shkatërruar dhjetëra ha tokë prodhime, njëri nga fermerët u shpreh se janë shtresa më e pambrojtur. Ai thotë se disponon deri në 20 ha tokë, dhe se […]

The post “Jemi shtresa më e pambrojtur”/ Rama i nxehet fermerit në Divjakë: Ulu aty, s’më imponon njeri… appeared first on BoldNews.al.

Balluku vijon të sfidojë hapur drejtësinë, ‘show’ krah Ramës me fermerët në Divjakë

By: Brisi
30 January 2026 at 10:53

Zv/kryeministrja Belinda Balluku, të cilën SPAK kërkon ta arrestojë pasi akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, vijon ti bëjë karshillëk hapur drejtësisë. Edhe pse SPAK ka argumentuar se lënia e saj e lirë, rrezikon të prishë provat dhe të intimitojë dëshmitarët, Balluku shfaqet pa problem në publik, si një zyrtare ‘e përkushtuar’ për qytetarët. […]

The post Balluku vijon të sfidojë hapur drejtësinë, ‘show’ krah Ramës me fermerët në Divjakë appeared first on BoldNews.al.

Balluku: Mbi 600 milionë lekë mbështetje për fermerët, u përthithën 95 % e fondeve

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Zv/kryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi sot se “qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për mbështetjen e fermerëve dhe blegtorëve”.

Në takimin me fermerët në Divjakë për Skemën Kombëtare 2026, ku është i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, Balluku tha se “mjafton t’i referohemi shifrave nga viti në vit për të kuptuar se si ka ndryshuar kjo mbështetje dhe se si skemat e mbështetjes sot arrijnë të asimilohen shumë më mirë nga fermerët”.

“Në vitin 2025 mbi 600 milionë lekë janë vënë në dispozicion të skemave, të cilat janë ezauruar në 95% të tyre, gjë që tregon që tashmë edhe skemat janë më të kuptueshme edhe aplikuesit dinë ta kryejnë procesin më mirë”, theksoi Balluku.

Ministrja Balluku tha se “buxheti 2026 është më i madhi historik i vendosur në dispozicion nga qeveria shqiptare për bujqësinë, blegtorinë edhe peshkimin”.

/k.s/j.p/

The post Balluku: Mbi 600 milionë lekë mbështetje për fermerët, u përthithën 95 % e fondeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama takim me fermerët: Çdo projekt do financohet. Do kemi më shumë fonde nga BE

By: Fax Web
30 January 2026 at 10:46

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me fermerët në kuadër të përgatitjes së Skemës Kombëtare 2026, ku theksoi nevojën për të ndërtuar politikat mbështetëse mbi një pasqyrë sa më reale të kërkesave dhe nevojave në terren.

Gjatë ciklit të dëgjesave në qarqe të ndryshme të vendit, Rama vuri theksin te mundësitë e pashfrytëzuara të financimit në bujqësi, duke nënvizuar se sfida kryesore nuk është mungesa e fondeve, por mungesa e informacionit, përgatitjes dhe aftësisë për t’i përthithur ato.

Ai bëri me dije se janë në dispozicion 250 milionë euro kredi me garanci shtetërore dhe interesa të ulëta, si dhe fonde në rritje nga Bashkimi Europian, por kërkoi angazhim më të madh nga bashkitë dhe bashkëpunim më të ngushtë me fermerët për hartimin e projekteve të qëndrueshme dhe të financueshme.

Më vjen shumë mirë që shikojmë njëri-tjetrin këtu në këtë zonë pas një periudhe që nga zgjedhjet. Më vjen shumë mirë që jam këtu përsëri si pjesë e këtij cikli dëgjesash për të kolauduar të gjithë planin e mbështetjes për këtë vit. Dua të fokusohem në një aspekt që ka të bëjë me mundësitë e pashfrytëzuara, pasi ne jemi mësuar që i referohemi buxhetit të shtetit, por ai është vetëm një nga komponentët e zinxhirit të financimit të bujqësisë. Komponentët e tjerë janë pak më të vështirë, por janë komponentët që do të bëhen gjithnjë dhe më të pranishme. Duhen të gjithë të përpiqen të mësohen dhe të aftësohen për t’i shfrytëzuar.

Mund të them me plot gojë, që puna e financimit të ideve që secili ka nuk është më problem. Ajo që është problem është mungesa e informacionit dhe përthithjes për t’i thithur ato para. Ne do të kemi më shumë fonde nga BE, por që lidhen drejtpërdrejt me atë se sa të aftë jemi ne që t’i thithim këto fonde. Për këtë duhen disa gjëra që lidhen me një dosje, e cila duhet të ketë brenda një projekt dhe argumentet pse ky projekt duhet financuar. Ne kemi vënë në dispozicion të bujqësisë 250 milionë euro. Ku të gjithë mund të shkojnë dhe të marrin kredi që janë me garanci nga shteti dhe norma e interesit është shumë e ulët.

Kjo garanci është shfrytëzuar shumë pak. Sepse për ta shfrytëzuar këtë garanci duhet një përgatitje, duhet një dosje dhe një projekt. Në këtë aspekt ka një mangësi që ne nuk po e adresojmë dot siç duhet, dhe ka të bëjë me pushtetin vendor. Bashkitë duhet të jenë më shumë aktivë me fermerët dhe bujqit. Nuk duhet të ketë asnjë problem për financimin. Bashkitë dhe ju mund të krijoni nukle dhe struktura të përbashkëta për t’i marrë këto financime. Janë aty financimet presin”, tha kryeministri Rama.

Skema kombëtare për fermerët/ Balluku: Buxheti 2026 më i madh historik për bujqësinë, blegtorinë e peshkimin

By: Fax Web
30 January 2026 at 10:32

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë ishte e pranishëm në takimin me fermerët për Skemën Kombëtare 2026. Balluku tha se buxheti 2026 është buxheti më i madh në histori për bujqësinë, blegtorinë dhe peshkimin

“Fryma në Divjakë dhe në Lushnje edhe kur kemi problematika apo dëme nga përmbytjet është komplet ndryshe.

Më është dashur të hy në serat tuaja, të marr mësime nga më të mirët këtu dhe të kuptoj që edhe tokat tuaja ranore e përballojnë më mirë përmbytjen.

Me rëndësi është të mirëkuptohemi, të mbështesim njëri tjetrin.

Qeveria e angazhuar maksimalisht në mbështetjen e fermerëve. Tek shihja 2025, mbi 600 mln lekë janë vënë në dispozicion të skema dhe janë ezauruar në 95% të tyre. Buxheti 2026 më i madh historik për bujqësinë, blegtorinë dhe peshkimin.” u shpreh Balluku

“Domosdoshmëri ngritja e ndërrmarrjeve të përpunimit”, Rama-fermerëve: Po nuk tregove projekt, nuk merr dot lekët!

By: xhir jeta
30 January 2026 at 10:54

Rama: Mua më vjen mirë që edhe nga këto dëgjesa cfarë kemi ne në dorë si qeveri, edhe sa i përket infrastrukturës që ka të bëjë me ujitjen, kullimin, ne do e bëjmë duke i rritur financimet por për tu bërë shumë më tepër të suksesshëm në territor jo vetëm në Shqipëri duhet që secili të informohet dhe të bëjë gati atë që duhet për të marrë më shumë financim dhe kjo nuk vjen nga buxheti por nga linja e kredisë, banka e zhvillimit, agrokrediti, fondet e BE dhe të gjitha këto duan projekt.  Po nuk tregove projekt, nuk merr dot lekët.

Bashkë me bashkitë duhet që të gjithë ata që kanë interes të krijojmë ndërmarrjet e përpunimit, ku bashkitë janë garante të financimeve për të marrë këto fonde. Nuk është e vështirë nëse fokusohemi te kjo. Duket e pamundur nëse presim që cfarë kemi nevojë të na e sjellë llokum shteti nga buxheti. Po të mos kishim sot një numër jo të vogl kompanish që e bëjnë këtë gjë, mund të thoshit ca po na tregon.

Ngritja e ndërrmarrjeve të vogla është një domosdoshmëri, është strategjike dhe duhet bërë tani për të mos patur asnjë problem për të qenë zot të cmimit në cdo kohë. Duke patur edhe prodhimin e freskët, edhe fabrikën për përpunim në mënyrë që asnjë gram e atij prodhimi të mos shkojë pa marrë të gjithë vlerën që meriton./abcnews.al

Skema kombëtare për fermerët/ Balluku: Buxheti 2026 më i madh historik për bujqësinë, blegtorinë e peshkimin

By: xhir jeta
30 January 2026 at 10:24

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë ishte e pranishëm në takimin me fermerët për Skemën Kombëtare 2026. Balluku tha se buxheti 2026 është buxheti më i madh në histori për bujqësinë, blegtorinë dhe peshkimin

“Fryma në Divjakë dhe në Lushnje edhe kur kemi problematika apo dëme nga përmbytjet është komplet ndryshe.

Më është dashur të hy në serat tuaja, të marr mësime nga më të mirët këtu dhe të kuptoj që edhe tokat tuaja ranore e përballojnë më mirë përmbytjen.

Me rëndësi është të mirëkuptohemi, të mbështesim njëri tjetrin.

Qeveria e angazhuar maksimalisht në mbështetjen e fermerëve. Tek shihja 2025, mbi 600 mln lekë janë vënë në dispozicion të skema dhe janë ezauruar në 95% të tyre. Buxheti 2026 më i madh historik për bujqësinë, blegtorinë dhe peshkimin.” u shpreh Balluku./abcnews.al

Before yesterdayMain stream

GREQI – Fermerët  bien dakord për takim me kryeministrin Mitsotakis pas protestave në rrugë

14 January 2026 at 21:47

ATHINË, 14 janar /ATSH-ANA/- Fermerët ranë sot dakord për një takim midis kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe një komiteti të fermerëve, gjatë një takimi të Komitetit Panhelenik të Bllokadave Rrugore që u zhvillua në Palamas, pranë Karditsës në Tesali, Greqi.

Komiteti do të përbëhet nga 25 përfaqësues të shoqatave të fermerëve dhe pesë vëzhgues, ndërsa data e takimit do të shpallet së shpejti.

”Pas takimit, fermerët protestues vendosën të qëndrojnë në bllokadat rrugore duke nisur nga e enjtja në mëngjes”, sipas presidentit të Federatës së Bashkuar të Shoqatave Bujqësore të Karditsës, Kostas Tzellas.

Ndërkohë, në deklaratat e tij, presidenti i Federatës së Larissës, Rizos Maroudas, dënoi veprimet për dëmtimin e traktorëve./   /Ad.Ab./ a.jor.

The post GREQI – Fermerët  bien dakord për takim me kryeministrin Mitsotakis pas protestave në rrugë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PARIS – Fermerët francezë protestojnë kundër marrëveshjes BE-Mercosur

13 January 2026 at 15:34

PARIS, 13 janar /ATSH-DPA/- Qindra fermerë francezë drejtuan sot traktorët e tyre drejt parlamentit për të protestuar kundër marrëveshjes tregtare të BE-së me katër vende të Amerikës së Jugut që pritet të nënshkruhet në fundjavë.

Fermerët thanë se marrëveshja BE-Mercosur do të ndikonte në tregjet evropiane me importe të lira bujqësore, duke kërcënuar jetesën e tyre.

Traktorët u drejtuan drejt qendrës së Parisit përpara se të rreshtoheshin para ndërtesës së Asamblesë Kombëtare.

Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian i dhanë dritën jeshile të premten, nënshkrimit të marrëveshjes tregtare të vonuar prej kohësh me Brazilin, Argjentinën, Uruguain dhe Paraguain. Franca votoi kundër paktit.

Marrëveshja është planifikuar të nënshkruhet të shtunën në Paraguai.

Qeveria franceze është përpjekur të lehtësojë tensionet me masa lehtësuese, pasi kjo është hera e dytë brenda një jave që traktorët rreshtohen në Paris.

Ministrja franceze e Bujqësisë, Annie Genevard tha se Kabineti po punonte për mbështetje shtesë për sektorin, pasi njoftoi së fundmi një ndihmë me vlerë 300 milionë euro.

Fermerët gjithashtu kanë shprehur zhgënjimin për atë – që ata e përshkruajnë – si burokraci të tepruar dhe rregullore tepër të rrepta mjedisore. //a.i/

The post PARIS – Fermerët francezë protestojnë kundër marrëveshjes BE-Mercosur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fermerët grekë nuk i ndalin protestat, bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë

By: Brisi
8 January 2026 at 11:19

Aksi Kakavijë-Janinë do të bllokohet sërish ditën e sotme për shkak të protestës së fermerëve grekë. Raportohet se aksi do të jetë i bllokuar për 48 orë duke filluar nga ora 12:00 me orën greke, ndërsa do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. “Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së […]

The post Fermerët grekë nuk i ndalin protestat, bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë appeared first on BoldNews.al.

Fermerët grekë paralajmërojnë bllokim të përgjithshëm të Greqisë

By: armand
7 January 2026 at 20:52

Fermerët grekë deklarojnë se janë gati të bllokojnë të gjithë Greqinë, teksa protestat e tyre hyjnë në një fazë të re përshkallëzimi. Pavarësisht gjashtë nismave për mbështetjen e sektorit primar që shpalli sot qeveria greke duke thënë se thuajse ka plotësuar madje më tepër se sa duhej kërkesat e fermerëve, këta të fundit theksojnë se […]

The post Fermerët grekë paralajmërojnë bllokim të përgjithshëm të Greqisë appeared first on BoldNews.al.

Protesta e fermerëve grekë, nesër bllokohet për tri orë aksi Kakavijë-Janinë

2 January 2026 at 14:21

TIRANË, 2 janar/ATSH/ Aksi rrugor Kakavijë-Janinë në kryqëzimin e fshatit Kallpaq do të jetë sërish i bllokuar ditën e nesërme për shkak të protestës së fermerëve grekë.

Policia Kufitare Kakavijë, bëri të ditur se “më datë 03.01.2026, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët”.

Sipas policisë, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

/e.i/r.e/

The post Protesta e fermerëve grekë, nesër bllokohet për tri orë aksi Kakavijë-Janinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GREQI – Fermerët protestues në takim mbarëkombëtar

31 December 2025 at 20:55

ATHINË, 31 dhjetor /ATSH-ANA/ – Një takim mbarëkombëtar i fermerëve të sektorit parësor do të mbahet të dielën, më 4 janar, në orën 12:00, në Malgara, për të vendosur hapat e radhës të mobilizimeve të tyre.

Lajmin e bëri të ditur Kostas Rouzios, përfaqësues i një shoqate fermerësh në Selanik.

Takimi do të zhvillohet në ambientet e Qendrës Kulturore të Malgaras.

Ndërkohë, fermerët vazhdojnë të qëndrojnë në bllokadat në Thesalinë perëndimore, ndërsa në rrjetin rrugor kombëtar janë vendosur devijime të qarkullimit për të lehtësuar lëvizjen e udhëtarëve gjatë festave.

Policia greke publikoi një njoftim lidhur me bllokadat e fermerëve, duke informuar për devijimet e trafikut dhe duke sugjeruar rrugë alternative për qytetarët që udhëtojnë në aksin Athinë–Selanik. Gjithashtu, Policia ka publikuar edhe një video nga autostrada Athinë–Lamia, ku shfaqet bllokada e fermerëve në zonën e Kastro-Beotisë. /Ad.Ab./ a.jor.

The post GREQI – Fermerët protestues në takim mbarëkombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për 4 orë rruga Kapshticë-Selanik

By: armand
30 December 2025 at 12:45

Protesta e fermerëve grekë në vendin fqinj po vijon prej ditësh, ndërsa ka prekur edhe arteriet infrastrukturore që lidhin Shqipërinë me Greqinë. Disa herë është bllokuar rruga Kakavijë-Janinë ditët e kaluara, kurse sot, Policia Kufitare e Korçës njoftoi se për 4 orë ditën e sotme do të jetë e mbyllur rruga Kapshticë-Selanik, aksi veriperëndimor i […]

The post Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për 4 orë rruga Kapshticë-Selanik appeared first on BoldNews.al.

GREQI – Mitsotakis: Fermerët humbasin legjitimitetin nëse refuzojnë dialogun

29 December 2025 at 22:59

ATHINË, 29 dhjetor /ATSH-ANA/ – Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë me ”Action 24”, iu referua protestave të fermerëve, duke theksuar se “sa më shumë që qytetarët vuajnë, aq më shumë fermerët humbasin legjitimitetin e kërkesave të tyre, veçanërisht kur refuzojnë të angazhohen në dialog”.

Kryeministri grek theksoi se ditët në vijim janë kritike për aktivitetin ekonomik të Greqisë dhe furnizimin e tregut.

Ai pranoi se qeveria mban përgjegjësi për faktin se reformat e rëndësishme nuk janë zbatuar aq shpejt sa do të donte, duke shtuar se pagesat do të përfundojnë deri në fund të vitit.

Ai gjithashtu nënvizoi se është krijuar një sistem i ri për të siguruar që subvencionet të ofrohen shpejt dhe në mënyrë transparente.

Mitsotakis vuri në dukje se në Greqi ka 400 000 fermerë profesionistë, ndërsa mund të ketë rreth 4 000 traktorë në postblloqe.

“Nuk duam të flasim vetëm me ata që janë në bllokada, por edhe me shumicën dërrmuese të fermerëve dhe blegtorëve që nuk janë aty dhe që përballen me probleme reale”, tha ai duke vlerësuar se shumë nga ata që marrin pjesë në bllokada janë në favor të dialogut.

“Dhe ka disa që në thelb po i ngacmojnë ata, bazuar në logjikën e mosthyerjes së radhëve dhe kundërshtimit sistematik të qeverisë. Por, nëse duam të gjejmë një zgjidhje për këtë çështje, ajo mund të vijë vetëm përmes dialogut të ndershëm, jo ​​përmes veprimeve që supozohet se synojnë të dëmtojnë qeverinë, por në fund të fundit shkaktojnë vështirësi për shoqërinë në tërësi”, theksoi ai./  a.jor.

The post GREQI – Mitsotakis: Fermerët humbasin legjitimitetin nëse refuzojnë dialogun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GREQI – Fermerët bllokojnë sërish rrugët, pas përshkallëzimit të protestave

29 December 2025 at 19:21

ATHINË, 29 dhjetor /ATSH-ANA/ –  Protestat e fermerëve në bllokadën e Bralos u  përshkallëzuan sot, pas një vendimi unanim të mbledhjes së përgjithshme që u zhvillua mbrëmë.

Fermerët vendosën të vazhdojnë me një bllokim dyorësh të rrugëve dytësore dhe hyrjeve në rrjetin kombëtar dhe provincial.

Vendimi u mor në një atmosferë të tensionuar, pasi ishin bërë njoftime në orët e mëparshme sipas të cilave përfaqësuesit e tyre kishin marrë pjesë në takimin e Epanomit dhe kishin nënshkruar tekstin përkatës.

Mbledhja e përgjithshme e mohoi kategorikisht këtë, duke sqaruar se “prania e tyre në Epanomi ishte vetëm si vëzhgues dhe pa asnjë autorizim apo vendim për bllokadën”.

Njëkohësisht, ata deklaruan se mbështesin plotësisht Komitetin Panhelenik të Bllokadave, në të cilin marrin pjesë, dhe identifikohen plotësisht me vendimet dhe kuadrin që është rënë dakord, duke refuzuar çdo interpretim tjetër.

Në vendimin e tyre, ata përsëritën se, pavarësisht përshkallëzimit të protestave, do të vazhdojnë të tregojnë përgjegjësi shoqërore, duke lehtësuar trafikun në pamje të largimit dhe kthimit të udhëtarëve gjatë festave./   /Ad.Ab./ a.jor.

The post GREQI – Fermerët bllokojnë sërish rrugët, pas përshkallëzimit të protestave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fermerët në Greqi nuk heqin dorë nga protesta, përgatitje për bllokim të akseve kryesore

By: armand
29 December 2025 at 16:45

Të vendosur për të vazhduar bllokadat, fermerët në Greqi kanë paralajmëruar se do të bllokojnë sërish rrugët. Ata kanë njoftuar se në mesditë do të do të mbyllin rrugën anësore në lartësinë e Bralos. Gjithashtu ditën e sotme në orën 16:00 (me orën greke”, do të nisin bllokadën e Nikaias dhe do të bllokojnë edhe rrugët anësore. Ndërsa më […]

The post Fermerët në Greqi nuk heqin dorë nga protesta, përgatitje për bllokim të akseve kryesore appeared first on BoldNews.al.

Kjo spërkatje me bajga e policëve francezë nuk është reale

24 December 2025 at 10:25

Pretendimi: Kjo video tregon fermerët protestues në Paris duke spërkatur me pleh organik policët

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

——————————————————————-

Një video që po qarkullon në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, pretendohet se tregon fermerët protestues në Paris duke spërkatur me pleh organik oficerë policie. 

Megjithatë, ky lajm është i pavërtetë, dhe video që përdoret si dëshmi për të është gjeneruar me programe të inteligjencës artificiale (AI).

Origjina e gjeneruar e videos duket në një pjesë të videos ku mbishkrimi i një prej mburojave të policisë, të cilat janë standarte, ndryshon nga gjithë të tjerat. Programet AI shpesh hasin vështirësi në gjenerimin e tekstit brenda imazheve.

Gjithashtu në një moment të videos, kamera afrohet aq pranë njërit prej policëve, i cili dëgjohet të thotë me audio të cilësisë të lartë: “Sa erë të keqe vijnë bajgat”. Një regjistrim kaq i qartë i zhvillimeve do të ishte i vështirë në një skenë kaotike protestash dhe shpërthime bajgash.

Përtej këtyre gabimeve të AI, pretendimi se fermerët protestues në Paris kanë hedhur pleh organik mbi policët është i pavërtetë. 

Eshtë e vërtetë se fermerët francezë kanë bllokuar rrugët, kanë hedhur pleh organik dhe kanë mbajtur demonstrata për më shumë se dy javë për të protestuar kundër therjes masive të bagëtive të sëmura me dermatit nodular dhe kundër një marrëveshjeje tregtare me bllokun e Amerikës së Jugut, Mercosur. Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur në Paris, por kryesisht në jug dhe jugperëndim të Francës.

Në qytetin Millau, fermerët spërkatën pleh të lëngshëm në fasadën e një ndërtese të qeverisjes vendore, por jo mbi oficerët e policisë.

Një traktor spërkat pleh organik të lëngshëm në fasadën e zyrave qeveritare në Millau, Francë qendrore. Foto: AFP

Megjithatë, në Shkurt 2024, fermerët në Bruksel u përleshën me policinë, duke i spërkatur vërtet oficerët me pleh organik të lëngshëm dhe duke hedhur vezë teksa protestonin kundër burokracisë dhe konkurrencës nga importet e lira nga vendet ku standardet relativisht të larta të BE nuk janë të domosdoshme të përmbushen.

Fermerët po protestojnë sërish në Bruksel në Dhjetor 2025 kundër marrëveshjes tregtare midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Amerikës së Jugut, e cila sipas tyre do t’u shkatërrojë jetesën. Megjithatë, deri tani, nuk ka raportime të spërkatjes së policëve me pleh.

The post Kjo spërkatje me bajga e policëve francezë nuk është reale appeared first on Faktoje.al.

GREQI – Fermerët protestues hapin stacionet doganore për kamionët për Krishtlindje

23 December 2025 at 09:49

ATHINË, 23 dhjetor /ATSH-ANA/ – Fermerët e prefekturës së Evros thanë se ishin të vendosur të vazhdonin protestën për kërkesat ndaj qeverisë duke rritur më tej numrin e traktorëve në kryqëzimin e Ormenios dhe stacionin doganor të Kipit.

Shoqatat bujqësore të Evrosit Verior do të mbajnë sot një tubim proteste në orën 11:00 jashtë zyrave të deputetëve të ”Demokracisë së re” në pushtet, të prefekturës në Orestiada, ku do të paraqesin kërkesat e tyre.

Në të njëjtën kohë, ata u bënë thirrje qytetarëve dhe agjencive të qëndrojnë pranë tyre, duke shpjeguar se nuk kanë ndërmend në asnjë mënyrë të përplasen me asnjë grup punonjësish.

Në këtë kontekst dhe duke filluar me sezonin e Krishtlindjeve, ata thanë se do të rihapin stacionet doganore të Kipit për kamionët që nga nata e hënë (22 dhjetor) deri në natën e premte (26 dhjetor), ndërsa kamionët ndërkombëtarë do të jenë në gjendje të kalojnë edhe nëpër kryqëzimin e Ormenios./  a.jor.

The post GREQI – Fermerët protestues hapin stacionet doganore për kamionët për Krishtlindje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌