Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vengu: Gjurmueshmëri e avancuar për çdo armë zjarri

28 January 2026 at 09:26

TIRANË, 28 janar/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu prezantoi në Kuvend projektligjin për import-eksportin dhe tranzitin e armëve të zjarrit, një nismë që synon të forcojë kuadrin rregullator të industrisë së mbrojtjes.

Vengu u shpreh se kjo nuk është një nismë e izoluar por është pjesë e një pakete të gjerë ligjore, e cila synon po ashtu kontrollin e mallrave me përdorim të dyfishtë, civil dhe ushtarak.

Ministri Vengu theksoi se projektligji synon të garantojë integritetin e të gjithë zinxhirit nga prodhimi, tregtimi, eksporti, tranziti i armëve të zjarrit, duke rritur sigurinë, transparencën, bashkëveprimin e institucioneve ligjzbatuese.

Sipas tij, ky është një ligj plotësisht i ri, i cili transpozon në mënyrë të plotë rregulloren e Bashkimit Evropian, pa transpozim selektiv dhe pa asnjë kompromis.

“Ai e vendos Shqipërinë në të njëjtin standard ligjor me vendet anëtare të BE-së në një fushë kyçe për sigurinë publike dhe madje sigurinë kombëtare. Projektligji forcon mekanizmin e kontrollit shtetëror, pa krijuar institucione të reja dhe vlen ta theksojë këtë pikë”, tha Vengu.

Një risi thelbësore e këtij projektligji, sipas ministrit Vengu, është krijimi i një mekanizmi licencimi elektronik, të sigurt, të enkriptuar, i cili rrit sigurinë e të dhënave dhe efikasitetin e procesit të autorizimeve.

Paralelisht, Vengu tha se projektligji rrit bashkëveprimin mes agjencive ligjzbatuese, dhe mundëson krijimin e një baze të dhënash unike ndërinstitucionale.

Për sa i përket risive kryesore, Vengu theksoi se “elementi i parë është gjurmueshmëria e avancuar për çdo armë zjarrit”. Po ashtu sipas tij, forcohet kontrolli gjatë gjithë zinxhirit të furnizimit, administrimi elektronik i autorizimeve si dhe masat parandaluese edhe sanksionet për të mbyllur çdo hapësirë abuzimi.

Para deputetëve, Vengu sqaroi se projektligji nuk sjell kosto shtesë për buxhetin e shtetit dhe detyrimet nga zbatimi i tij do të përmbushen brenda kapaciteteve ekzistuese institucionale.

“Projektligji është pjesë e piketave ndërmjetme në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian ndaj edhe përfaqëson një hap të matshëm drejt përmbushjes së tyre”, shtoi ministri.

/m.m/j.p/

The post Vengu: Gjurmueshmëri e avancuar për çdo armë zjarri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Plagosje me armë zjarri në Shijak, 2 kushërinjtë qëllojnë 45-vjeçarin

By: Brisi
28 January 2026 at 09:01

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kaluar në lagjen Kodër, Shijak. Sipas raportimeve të policisë, shtetasit I. F., 38 vjeç dhe D. F., 35 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin, janë konfliktuar me shtetasin D. Ç., 45 vjeç. Si pasojë e konfliktit, ky i fundit është plagosur me armë zjarri. Ndërkohë dy autorët e […]

The post Plagosje me armë zjarri në Shijak, 2 kushërinjtë qëllojnë 45-vjeçarin appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë zjarri në Berlin/ Pesë të plagosur, dy në gjendje kritike

By: Rovena
25 January 2026 at 20:46

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Berlin, ku si pasojë janë plagosur pesë persona. Sipas informacioneve paraprake, dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Autoritetet gjermane bëjnë me dije se disa persona janë arrestuar në lidhje me ngjarjen, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

Policia ka rrethuar zonën ku ndodhi incidenti dhe po vijon një operacion i gjerë sigurie për kapjen e autorëve të tjerë të dyshuar. Situata mbetet nën kontroll, ndërsa priten detaje të reja nga autoritetet.

Të shtëna me armë zjarri në Berlin, 5 të plagosur

By: armand
25 January 2026 at 20:32

Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e sotme në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin. Sipas Bild, në një apartament në rrugën Wichmannstraße, në zonën Tiergarten, janë gjetur pesë persona të plagosur. Dy prej tyre raportohet se ndodhen në gjendje kritike dhe po trajtohen në spital. Një përfaqësues i qendrës operative të policisë ka deklaruar se […]

The post Të shtëna me armë zjarri në Berlin, 5 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Sherr mes disa personave në Kukës, qëllohet me armë zjarri

By: Brisi
23 January 2026 at 14:14

Të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë dëgjuar mesditën e kësaj të premte, në qytetin e Kukësit. Sipas raportimeve, disa persona janë konfliktuar me njëri tjetrën në rrugën “Brigada” në dalje të qytetit dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, apo nëse ka persona […]

The post Sherr mes disa personave në Kukës, qëllohet me armë zjarri appeared first on BoldNews.al.

Sherr mes disa personave në Kukës, qëllohet me armë zjarri

By: V K
23 January 2026 at 14:22

Mesditën e kësaj të premteje, të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë dëgjuar  në qytetin e Kukësit.

Sipas raportimeve, disa persona janë konfliktuar me njëri tjetrën në rrugën “Brigada” në dalje të qytetit dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, apo nëse ka persona të plagosur, ndërsa bëhet me dije se personat e përfshirë në sherr janë të afërm me njëri-tjetrin dhe janë shpallur në kërkim.

Policia ende nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen.

The post Sherr mes disa personave në Kukës, qëllohet me armë zjarri appeared first on Albeu.com.

Autori erdhi me taksi nga Tirana/ Zbardhet DINAMIKA e grabitjes me armë zjarri në Fushë-Krujë

By: Brisi
5 January 2026 at 21:51

Është zbardhur dinamika e grabitjes me armë zjarri, të raportuar pasditen e kësaj të hëne në zonën e Fushë-Krujës. Burime për mediat bëjnë me dije se një person, emri i të cilit ende nuk bëhet publik ka marrë një taksi në Tiranë dhe ka kërkuar në shkojë në Fushë Krujë. Në afërsi të Tapizës ai […]

The post Autori erdhi me taksi nga Tirana/ Zbardhet DINAMIKA e grabitjes me armë zjarri në Fushë-Krujë appeared first on BoldNews.al.

Grabitje me armë zjarri në një pikë karburanti në Fushë-Krujë

By: Elva
5 January 2026 at 20:24

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së hënës në një pikë karburanti në Fushë-Krujë. Sipas A2CNN, një person që lëvizte me një automjet taksi ka kërcënuar me armë punonjësit e karburantit dhe ka marrë xhiron ditore. Pas kryerjes së grabitjes, autori ka braktisur taksinë dhe është larguar në drejtim të fshatrave përreth […]

The post Grabitje me armë zjarri në një pikë karburanti në Fushë-Krujë appeared first on BoldNews.al.

Sherr mes të rinjve në Vlorë, 19-vjeçari qëllohet me armë zjarri (EMRAT)

By: V K
3 January 2026 at 10:27

Një sherr mes të rinjve në një lokal në Vlorë, ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas policisë disa persona janë konfliktuar në ambientet e jashtme të lokalit, e njëri prej tyre ka pasur pasur armë zjarri me vete.

Gjatë konfliktit 25-vjeçari Mauricio Alushaj, ka marrë armën e zjarrit nga shoku i tij, shtetasit 19-vjeç Arbri Hysaj dhe më pas ka qëlluar në ajër.

Të rinjtë janë arrestuar në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale me pasoja për jetën, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë.

Vihen në pranga dy shtetas, njëri prej të cilëve qëlloi me armë zjarri në ajër, gjatë një konflikti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në ambientet e jashtme të një lokali disa persona po konfliktoheshin dhe se njëri prej tyre kishte armë zjarri, ndërhynë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke arrestuar 2 autorët, konkretisht shtetasit:

A. H., 19-vjeç, banues në Vlorë;

M. A., 25-vjeç, banues në Orikum.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë një konflikti fizik midis 2 shtetasve të mësipërm dhe disa personave të tjerë, shtetasi M. A. ka marrë armën e zjarrit pistoletë nga shoku i tij, shtetasi A. H., dhe ka qëlluar një herë në ajër.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të patrullës, u bë e mundur neutralizimi dhe kapja e dy shtetasve, si dhe gjetja dhe sekuestrimi i armës së zjarrit pistoletë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

The post Sherr mes të rinjve në Vlorë, 19-vjeçari qëllohet me armë zjarri (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Gjendet i vdekur një person në Lezhë, dyshime për vetëvrasje me armë zjarri

By: armand
30 December 2025 at 10:40

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Spiten të Lezhës, ku një person është gjetur i vdekur. Sipas informacioneve paraprake, viktima rreth 65-vjeç kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se ai ka qëlluar veten,. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore. […]

The post Gjendet i vdekur një person në Lezhë, dyshime për vetëvrasje me armë zjarri appeared first on BoldNews.al.

Sekuestrohen armë, municion dhe pajisje ushtarake në Leposaviq

23 December 2025 at 11:40


Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka gjetur armë, municion dhe pajisje ushtarake në Leposaviq.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se në Drejtorinë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, përkatësisht në Stacionin Policor Leposaviq, më datat 19.12.2025 dhe 20.12.2025, janë iniciuar dy raste për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

"Rasti I, më datë 19.12.2025, rreth orës 22:07, zyrtarë policorë nga Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH), gjatë patrullimit në fshatin Rvatska, Komuna e Leposaviqit, në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe sekuestruar: një armë gjuetie, një karabinë, një armë të llojit AK-47, 240 fishekë, një palë dylbi".

Tutje në njoftim thuhet se si rrjedhojë e procedurave hetimore, më datë 22.12.2025, zyrtarët policorë në objektet përcjellëse të shtëpisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe: një pushkë ajrore, mekanizëm për barut, një thikë ushtarake, një fotroll për revole.

Po ashtu në njoftim thuhet se lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit penal për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Aktualisht nuk ka persona të arrestuar dhe rasti është në procedurë hetimore.

Ndërsa në rastin e dytë më datë 20.12.2025, rreth orës 06:45, Policia ka arrestuar personin R.R. (1965), pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në fshatin Veacev, Komuna e Leposaviqit, janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, një pushkë gjysmë automatike, një bombë dore, dy tromblona, fishekë të kalibrave të ndryshëm, pajisje të ndryshme ushtarake (çantë, xhaketë, thikë, etj).

"Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e posedimit të armëve të zjarrit, duke vepruar në funksion të ruajtjes së rendit, paqes dhe sigurisë së përgjithshme për të gjithë qytetarët pa dallim". /Telegrafi/


Të shtëna me armë zjarri në Kukës/ Plagosen dy persona, shpallen në kërkim 2 vëllezër

By: V K
21 December 2025 at 15:39

Pasditen e sotme rreth orës 14:35, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Kukësit, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë një pallati në zonën e Radio Kukësit.

Sakaq, të plagosur kanë mbetur shtetasit A. C., 36-vjeç, dhe S. K., 65-vjeç.

Policia bën me dije se dyshohet se autorë të plagosjes janë dy vëllezër, shtetasit F. I., 39-vjeç, dhe N. I., 38-vjeç, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Njoftimi:

Rreth orës 14:35, në qytetin e Kukësit, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. C., 36 vjeç, dhe S. K., 65 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit F. I., 39 vjeç, dhe N. I., 38 vjeç, (vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, për dokumentimin ligjor të rastit.

The post Të shtëna me armë zjarri në Kukës/ Plagosen dy persona, shpallen në kërkim 2 vëllezër appeared first on Albeu.com.

Detaje nga masakra me 16 viktima në Australi/ Autorët ishin babë e bir, dyshohen anëtarë të ISIS

By: Brisi
14 December 2025 at 22:34

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sulmi me armë zjarri që tronditi Australinë të shtunën, ku 16 persona, përfshirë edhe një fëmijë, humbën jetën në Bondi Beach. Ngjarja e përgjakshme ndodhi në kohën kur në zonë po zhvillohej një aktivitet publik për shënimin e fillimit të festës hebraike Hanukkah, ndërsa policia e New […]

The post Detaje nga masakra me 16 viktima në Australi/ Autorët ishin babë e bir, dyshohen anëtarë të ISIS appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, arrestohet një person

12 December 2025 at 08:49


Një person është arrestuar pasi të enjten rreth orës orës 19:00, dyshohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri në një fshat të Vushtrrisë.

Sipas një njoftimi për Policisë së Kosovës bëhet e ditur se njësitë policore menjëherë kanë vepruar dhe në vendin e ngjarjes kanë gjetur dy gëzhoja.

“Pas veprimeve hetimore është identifikuar edhe personi i dyshuar i cili është arrestuar dhe te i cili është gjetur një armë gjysme-automatike e cila është sekuestruar në cilës të provave materiale. Pas intervistimit dhe procedurave tjera ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprat penale: ’Mbajtje ne pronësi, kontroll apo përdorim i paautorizuar i armës’ dhe ‘Përdorim i armës’, ndërsa i dyshuari me udhëzim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Të shtëna me armë zjarri pranë “Stacionit të Trenit” në Shkodër (Detajet)

By: armand
4 December 2025 at 16:09

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pranë Stacionit të Trenit teksa forcat e rendit kanë shkuar në vendngjarje pas informacionit të marrë. Sipas raportimeve një person ka kanosur me armë zjarri një 20-vjeçar, duke qëlluar fillimisht në ajër dhe më pas duke u larguar nga vendi i ngjarjes. […]

The post Të shtëna me armë zjarri pranë “Stacionit të Trenit” në Shkodër (Detajet) appeared first on BoldNews.al.

Të shtënat me armë zjarri në Elbasan, si u fshinë pamjet e kamerave të sigurisë (Dinamika)

By: Elva
30 November 2025 at 13:47

Është zbardhur ngjarja e së premtes mbrëma në lagjen “Vullnetari” të Elbasanit, ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në drejtim të një banese. Sipas hetimeve, konflikti mes personave të përfshirë ka nisur disa ditë më parë, pas një përplasjeje për motive të dobëta mes E. C. dhe B. B. Gjatë atij incidenti, E. […]

The post Të shtënat me armë zjarri në Elbasan, si u fshinë pamjet e kamerave të sigurisë (Dinamika) appeared first on BoldNews.al.

Sulm me armë zjarri në Kaliforni, plagosen brenda qendrës tregtare tre persona

By: Brisi
29 November 2025 at 20:05

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur një qytetin e Kalifornisë kur një burrë i panjohur hapi zjarr brenda qendrës tregtare Valley Fair Mall. Sipas njoftimit të policisë, nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur 3 veta: një burrë, një grua dhe një vajzë 16 vjeçe. Të plagosurit janë dërguar në spital për të […]

The post Sulm me armë zjarri në Kaliforni, plagosen brenda qendrës tregtare tre persona appeared first on BoldNews.al.

Plagoset me armë zjarri një person në Fushë Kosovë

29 November 2025 at 19:32


Një person është plagosur nga arma e zjarrit pasditen e së shtunës në Fushë-Kosovë.

Rasti është regjistruar në rrugën “Dardania” më 29 nëntor 2025.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar për Telegrafin se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa deri tani nuk raportohet për të arrestuar në lidhje me incidentin.

“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka deklaruar Ahmeti.

Policia po vazhdon mbledhjen e provave dhe punën hetimore për të sqaruar motivin dhe autorët e mundshëm të ngjarjes.

Të shtëna me armë zjarri në Lushnjë

25 November 2025 at 12:37


Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e kësaj të marte në Lushnjë.

Sipas informacioneve paraprake, të shtënat janë regjistruar në afërsi të kthesës së spitalit ndërsa i plagosur ka mbetur 45-vjeçari Julian Sulo, i njohur si “Juli i Pashakos”, rival i bandës së Aldo Bares.

Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve të ngjarjes.

Sakaq, informacione të pakonfirmuara sinjalizojnë se në fshatin Lifaj është gjetur një mjet i djegur, që dyshohet të jetë përdorur nga personat që kanë qëlluar me armë.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 10:40 të datës 11.05.2025 në afërsi të stadiumit në Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

.

Të shtënat në armë zjarri në Lushnje/ Gjendet një makinë e djegur, dyshohet se i përket autorëve

By: V K
25 November 2025 at 11:11

Ditën e sotme, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Lushnje. Gjendet e djegur një makinë në fshatin Lifaj në Lushnje.

Dyshohet se automjeti i cili është i tipit Nissan, i përket autorëve të të shtënave të regjistruara pak më parë në afërsi të kthesës së spitalit.

Mësohet tre persona kanë qëlluar drejt një automjeti në lëvizje, megjithatë ende nuk dihet nëse ka persona të plagosur.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

The post Të shtënat në armë zjarri në Lushnje/ Gjendet një makinë e djegur, dyshohet se i përket autorëve appeared first on Albeu.com.

❌
❌