Komuna e Gjakovës emëron drejtorët e rinj komunalë, këta janë emrat që do ta mbështesin Gjinin
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka emëruar sot drejtorët e rinj të drejtorive komunale, duke kompletuar ekipin ekzekutiv që do të udhëheqë institucionin gjatë këtij mandati qeverisës.
Sipas njoftimit të Komunës së Gjakovës, me këto emërime synohet forcimi i strukturës udhëheqëse dhe rritja e efikasitetit në qeverisjen lokale, me fokus të veçantë interesin publik dhe shërbimet ndaj qytetarëve.
Sipas njoftimit për media pjesë e ekzekutivit do të jenë edhe antarë të LDK-së e PDK-së.
Në përbërjen e re të ekzekutivit komunal janë emëruar:
- Flamur Fetahaj, Nënkryetar i Komunës
- Durim Halilaj, Drejtor për Buxhet dhe Financa
- Shkumbin Kastrati, Drejtor për Infrastrukturë
- Adea Roka, Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport
- Ferdinand Kolaj, Drejtor i Zhvillimit Ekonomik
- Gjevalin Nikollbibaj, Drejtor për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit
- Haxhi Sejdiu, Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim
- Hysen Brahimaj, Drejtor i Arsimit
- Ervin Shabani, Drejtor i Inspektoratit
- Gani Hajdari, Drejtor i Bujqësisë
- Lediana Bardhi, Drejtoreshë për Gjeodezi dhe Kadastër
- Lulzim Goqi, Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
- Jon Bytyqi, Drejtor i Shërbimeve Publike
- Zeqë Tahiraj, Drejtor i Administratës
Nga Komuna e Gjakovës theksohet se kjo përbërje synon një qeverisje funksionale dhe profesionale, e cila do të vendosë interesin e qytetarëve në qendër të çdo vendimmarrjeje dhe do të punojë për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës. /Telegrafi/
