Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

U zgjodh si Avokat i Popullit mes tensioneve, Shabani: Nuk e kam trazuar unë politikën, garova me mbështetjen e opozitës

By: V K
24 December 2025 at 15:27

Endrit Shabani, i ftuar në studion e News24, ka folur pas emërimit të tij si Avokat i Popullit, duke komentuar dinamikat që shoqëruan zgjedhjen e tij në këtë post.

“Nuk e kam trazuar unë politikën, ata kanë qenë të trazuar dhe në raste të tilla përdoret një person si kauzë. Nuk besoj se Avokati i Popullit është aq i rëndësishëm për partitë sa të përdoret rasti im si zhurmë”, tha Shabani.

Ai shtoi se garimi i tij ka qenë me firmat e PD-së dhe aktorëve të tjerë opozitarë, ndërsa u votua nga PS dhe disa parti të tjera të vogla, përfshirë PSD, PAA dhe disa të tjera.

“Unë kam garuar me firmat e PD dhe aktorëve të tjerë opozitarë, që firmosën për kandidimin tim, dhe u votova nga PS dhe parti të tjera të vogla. Nuk di kush më ka votuar pro dhe kundër, por qartazi PS ka votuar pro në bllok për mua”, deklaroi ai.

Shabani theksoi gjithashtu se kandidatura e tij ka pasur mbështetje të gjerë: “Unë jam propozuar nga PD dhe parti të tjera të vogla, 35 deputetë. Kandidaturë më konsensuale zor se gjen”.

The post U zgjodh si Avokat i Popullit mes tensioneve, Shabani: Nuk e kam trazuar unë politikën, garova me mbështetjen e opozitës appeared first on Albeu.com.

“Puthja e Shabanit, jonjerëzore”, Ilir Beqaj komenton në gjyq zgjedhjen si Avokat i Popullit të njeriut që e denoncoi

By: Ela
23 December 2025 at 13:25

Në seancën e sotme të dosjes “Sterilizimi”, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, komentoi zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Endri Shabani, që është edhe kallëzues i tij në SPAK. “Iniciuesi i këtij procesi, ai që ka bërë kallëzimin sot është Avokat Populli dhe i pari në listën e dëshmitarëve. Ai ka bërë deklarime publike për mua. […]

The post “Puthja e Shabanit, jonjerëzore”, Ilir Beqaj komenton në gjyq zgjedhjen si Avokat i Popullit të njeriut që e denoncoi appeared first on BoldNews.al.

Endrit Shabani u betua sot si Avokat i Popullit, PD mbledh firmat për ta çuar çështjen në Kushtetuese

By: lindita
18 December 2025 at 12:29

Pas mbylljes së seancës plenare grupi parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur në selinë e PD-së, ku ka nisur mbledhjen e firmave për të dërguar çështjen e zgjedhjes së Avokatit të Popullit dhe betimit të tij në Gjykatën Kushtetuese. Gjithashtu mësohet se deputetët e PD-së pritet të depozitojnë edhe një kërkesë për zhvillimin e një seance të jashtëzakonshme në Kuvend, ku do të kërkohet…

Source

Endrit Shabani betohet si Avokat i Popullit në Kuvend mes kaosit, një puthje edhe për opozitën (VIDEO)

By: V K
18 December 2025 at 10:54

Këtë të enjte, Endrit Shabani, është betuar si Avokat i Popullit në Kuvendin e Shqipërisë mes kaosit dhe tensioneve.

Teksa opozita ka bllokuar sallën parlamentare, duke mos lejuar ministrat të ulen në karriget e tyre, Endrit Shabani, u betua dhe më pas u largua nga salla.

Avokati i ri i Popullit, përshëndeti me dorë dhe puthje deputetët e opozitës përpara se të ikte nga Kuvendi.

Kujtojmë që kandidatura e tij u dërgua në Parlament me firmat e deputetëve të opozitës, të cilët më pas u tërhoqën.

Por maxhoranca nuk e pranoi kërkesën e PD-së, për tërheqjen nga firmat dhe u zgjodh si Avokat i Popullit me votat e maxhorancës.

 

The post Endrit Shabani betohet si Avokat i Popullit në Kuvend mes kaosit, një puthje edhe për opozitën (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit/ Sot seanca e fundit e sesionit Parlamentar

By: Rovena
18 December 2025 at 08:14

Këtë të enjte, 18 dhjetor, Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë në orën 10:00 seancën e fundit plenare për këtë sezon parlamentar. Në fokus do të jenë disa nga çështjet më të ndjeshme politike.

Në agjendën e ditës është edhe betimi i Avokatit të Popullit, ndrit Shabani, i cili u përzgjodh për këtë detyrë me firmat e Partisë Demokratike, por u miratua në seancë vetëm me votat e Partisë Socialiste, pritet të bëjë betimin zyrtar në Kuvend.

Një tjetër çështje që pritet të diskutohet është ajo e kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit të numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku./abcnews.al

Endrit Shabani zgjidhet Avokat i Popullit në një proces të kontestuar

12 December 2025 at 10:59

Me 85 vota pro, dhe 3 kundër, Endrit Shabani u votua në mesnatën e së enjtes në Kuvend si Avokat i ri i  Popullit vetëm me votat e mazhorancës socialiste dhe Partisë Social Demokrate, ndërsa opozita braktisi sallën gjatë votimit. Shabani ishte një ndër 6 emrat e mbështetur me firmat e deputetëve të Partisë Demokratike […]

The post Endrit Shabani zgjidhet Avokat i Popullit në një proces të kontestuar appeared first on Reporter.al.

Endrit Shabani zgjidhet Avokat i Popullit

11 December 2025 at 23:01

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Kuvendi zgjodhi sonte me 85 vota pro, 3  kundër dhe asnjë abstenim, Endrit Shabanin si Avokatin e Popullit për një mandat 5-vjeçar.

Deputetë e PD, braktisën sallën e Parlamentit gjatë procesit të votimit të kandidaturave për Avokatin e Popullit.

Kandidatët e tjerë për Avokatin e Popullit u votuan si më poshtë:

Tartar Bazaj  1 votë pro, 79 abstenim, 7 kundër

Aranita Brahaj, 4 vota pro, 76 abstenim, 7 kundër

Skënder Haluci 1 votë pro, 72 abstenim, 14 kundër

Adriana Kalaja 0 vota pro, 69 kundër, 17 abstenim

Besim Ndregjoni 0 vota pro, 61 abstenim, 25 kundër

/e.i/

The post Endrit Shabani zgjidhet Avokat i Popullit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shabani, Avokat i Popullit (të majtë)/ Në sallë munguan deputetët e PD dhe Belinda Balluku e PS

By: Re Nato
11 December 2025 at 22:45

Me firmat e PD dhe votat e PS, Endrit Shabani u zgjodh Avokati i Popullit.

Në seancën në Kuvend, Shabani u zgjodh me 85 vota pro dhe 3 kundër.

82 vota pro ishin nga Partia Socialiste, ndërsa 3 vota nga Partia Social Demokrate.

Endrit Shabani u propozua si kandidat me firmat e PD, por deputetët e opozitës braktisën sallën në momentin e votimit.

Pasi mbështeti me firma 6 kandidatë dhe më pas deklaroi tërheqjen nga nënshkrimet, Partia Demokratike kërkoi në seancë plenare që zgjedhja e Avokatit të Popullit të hiqej nga rendi i ditës, por kjo u kundërshtua nga mazhoranca./abcnews.al

Lapaj akuza Endrit Shabanit: Shërbëtor i Ramës, prej kohësh mbajta në supe tradhtinë e një njeriu 5 lekësh

By: redi
11 December 2025 at 19:24

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, vijon të protestojë përpara godinës së Kryeministrisë ndërsa sonte nuk i ka kursyer akuzat ndaj ish-aleatit të tij, Endrit Shabani. Ai e ka quajtur Shabanin shërbëtor të Edi Ramës ndërsa theksoi se në Parlament po luhet një akt i turpshëm pasi po garantohet që të shpërblehet tradhtari i kauzës. “Personalisht për mua është një ditë krenarie e madhe…

Source

Murrizi shpërthen ndaj PD-së për Avokatin e Popullit: Ata që hedhin firmat e kryetarit janë ushtarë

By: Elva
10 December 2025 at 22:46

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi, ka sulmuar ashpër drejtimin e PD-së pas publikimit të emrave që kanë firmosur për kandidaturën e Endrit Shabanit për Avokat të Popullit, duke e quajtur procesin një “lojë të pistë” midis mazhorancës dhe opozitës. Gjithashtu ai e cilësoi gjendjen brenda PD-së si të paralizuar dhe pa integritet. “Në dijeninë […]

The post Murrizi shpërthen ndaj PD-së për Avokatin e Popullit: Ata që hedhin firmat e kryetarit janë ushtarë appeared first on BoldNews.al.

Opozita tërhiqet nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit

9 December 2025 at 15:26

Zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit po shkon drejt dështimit për të disatën herë që prej pranverës së vitit 2022, kur nisi ky proces. Opozita deklaroi të martën se do të tërhiqen nga procesi, duke akuzuar mazhorancën socialiste se po përpiqej të diktonte emrin që do të zgjidhej nga një listë me 6 emra […]

The post Opozita tërhiqet nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit appeared first on Reporter.al.

Endrit Shabani jep dorëheqjen nga drejtimi i ”Nismës Thurje”, zbulohet pse e bëri

By: redi
6 November 2025 at 16:14

Endrit Shabani jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë Nisma ”Thurje”, Pas shpalljes së kandidaturës për pozicionin e Avokatit të Popullit. Sekretarja e Përgjithshme e Nisma Thurje, Brunilda Dhrami ka vënë në dijeni KQZ në datën 3 nëntor për zgjedhjen e kryetarit të ri, Elton Çanaj. Endrit Shabani e ka dhënë dorëheqjen nga partia që në datën 15 tetor të këtij viti. Po ashtu, në shkresë bëhet me dije…

Source

Endrit Shabani jep dorëheqjen nga drejtimi i ‘Nisma Thurje’, futet në garë për Avokatin e Popullit

By: M C
6 November 2025 at 16:47

Endrit Shabani ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen nga posti i kryetarit të Nismës Thurje. Lajmi është konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar që kjo forcë politike i ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Pas dorëheqjes së Shabanit, strukturat drejtuese të Nismës Thurje kanë zhvilluar zgjedhje të brendshme, ku Elton Çanaj është emëruar në krye të partisë.

Shabani, një nga themeluesit e Nismës Thurje, aktualisht është një nga kandidatët për postin e Avokatit të Popullit.

The post Endrit Shabani jep dorëheqjen nga drejtimi i ‘Nisma Thurje’, futet në garë për Avokatin e Popullit appeared first on Albeu.com.

KAS nuk njeh dorëheqjet, mandati i kalon Ana Dajkos

30 July 2025 at 15:47

Ka marrë një kthesë tjetër odiseja ligjore për një mandat deputeti në Tiranë, i fituar nga koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ e drejtuar nga Adriatik Lapaj e Endrit Shabani, pasi dy krerët e koalicionit u përfshinë në një konflikt publik se kujt i takonte ky mandat. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të mërkurën që të […]

The post KAS nuk njeh dorëheqjet, mandati i kalon Ana Dajkos appeared first on Reporter.al.

“U kërcënova me jetë nga Lapaj, babai dhe kushërinjtë”/ Shabani: Po përgatis dosje, grupe kriminale…

27 July 2025 at 21:51

“Telenovela” Adriatik Lapaj-Endrit Shabani vijon, teksa të dy vazhdojnë të hedhin akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit, duke dalë sa në një televizion tek tjetri, pas përplasjes që nisi mes tyre, për mandatin e vetëm të fituar nga “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 Majit. Në një intervistë për Top Channel, Shabani ka deklaruar se […]

The post “U kërcënova me jetë nga Lapaj, babai dhe kushërinjtë”/ Shabani: Po përgatis dosje, grupe kriminale… appeared first on BoldNews.al.

“Shthuret” Thurja e Shabanit/ Largohet dhe drejtuesi i Korçës: Do jem i pavarur në Këshillin Bashkiak

24 July 2025 at 11:23

Tre largime zyrtare në më pak se 24 orë kanë ndodhur nga “Nisma Thurje” pas përplasjes mes Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabanit, ku hodhën akuza të forta ndaj njëri-tjetrit, për shkak se kush do e merrte mandatin e vetëm të fituar nga “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. I fundit që ka […]

The post “Shthuret” Thurja e Shabanit/ Largohet dhe drejtuesi i Korçës: Do jem i pavarur në Këshillin Bashkiak appeared first on BoldNews.al.

“Telenovela” Lapaj-Shabani/ Largohet dhe Rigerta Loku nga “Nisma”: Do jem e pavarur në Këshillin Bashkiak

24 July 2025 at 09:35

Rigerta Loku Tushaj është e larguara e radhës nga “Nisma Thurje” pas përplasjes mes Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabanit, ku hodhën akuza të forta ndaj njëri-tjetrit, për shkak se kush do e merrte mandatin e vetëm të fituar nga “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Lajmin e ka bërë me dije vetë […]

The post “Telenovela” Lapaj-Shabani/ Largohet dhe Rigerta Loku nga “Nisma”: Do jem e pavarur në Këshillin Bashkiak appeared first on BoldNews.al.

Lapaj e ftoi të heqin dorë nga mandati, Shabani: As jam deputet dhe as dua më të bëhem! Mos më tërhiq në këtë valle

By: redi
22 July 2025 at 17:38

Nuk ka vonuar dhe Endri Shabani i është përgjigjur sfidës që dha Adriatik Lapaj, i cili e ftoi të dy bashkë të heqin dorë nga mandati i deputetit në qarkun Tiranë, dhe atë ta marrë gruaja më e votuar në listën e hapur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” që garoi në zgjedhjet e 11 Majit. ”Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë histori. As jam deputet dhe as dua më të bëhem deputet. Këtë e di Adriatiku…

Source

“Telenovela” Lapaj-Shabani/ Flet edhe Soko: E turpshme! “Lista e mbyllur” të japë dorëheqjen

20 July 2025 at 22:50

Mandati i fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 majit ka ndezur një debat të fortë mes dy palëve të këtij bashkëpunimi, Nismës Thurje dhe Lëvizjes Shqipëria Bëhet të drejtuara nga Endrit Shabani dhe Adriatik Lapaj. Kandidat i koalicioni ishte edhe Pano Soko, i cili rezultoi në Tiranë i treti si më […]

The post “Telenovela” Lapaj-Shabani/ Flet edhe Soko: E turpshme! “Lista e mbyllur” të japë dorëheqjen appeared first on BoldNews.al.

“Gabim i mesit të natës, njësoj si me Dash Sulën”/ Shabani: Dajë Zeqirin nuk e futa unë në listë

20 July 2025 at 22:34

Zeqir Kordhoni, daja i Endrit Shabanit u bë shkaku i një përplasje të ashpër mes nipit të tij dhe Adriatik Lapajt për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” më 11 Maj. Kordhoni iu drejtua me shkresë KQZ ku kërkoi që të merrte mandatin, pasi Lapaj nuk mbajti fjalën e dhënë, ndërsa […]

The post “Gabim i mesit të natës, njësoj si me Dash Sulën”/ Shabani: Dajë Zeqirin nuk e futa unë në listë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌